Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Elementi i 5-të O-o-ou Hou-hou, hou-hou Hej
Tjetër film nëpër qytet Flet një tip që nuk mund të më ketë Si filozof ngacmon në mëndjen Kërkon të paktën vetëm një fjalë prej meje
Po emrin tim, pseudonim “Bad girl” e kam nga ti E ti më ndjek çdo ditë Shkruan ne e-mail-in tim
Ref. (O-o) Dua të kem unë o-o Në jetën tënde access (O-o) Dua te jem unë o-o Vetëm anti-stres (O-o) E gjen tek unë hou-hou Elementin e 5-të E dija, unë e dija (O-o) Hou-hou
Nëse tek unë kërkon të jesh Ujë, zjarr, tjetër element Duhet kohë dhe pse më pëlqen Akoma duhet që më tepër të më jepesh
Po emrin tim, pseudonim “Bad girl” e kam nga ti E ti më ndjek çdo ditë Shkruan ne e-mail-in tim
Ref. (O-o) Dua të kem unë o-o Në jetën tënde access (O-o) Dua te jem unë o-o Vetëm anti-stress (O-HO) E gjen tek unë hou-hou Elementin e 5-të E dija, unë e dija (O-o)
[(Bad girl) Hey, you keep on moving like (bad girl) like, like... I gotta make you mine (bad girl) mine, mine... You keep on dancing like (bad girl) You keep on dancing like that (bad girl) Hey, you keep on moving like (bad girl) like, like... I gotta make you mine (bad girl) I gotta make you... My girl]
Ref. 2x (O-o) Dua të kem unë o-o Në jetën tënde access (O-o) Dua te jem unë o-o Vetëm anti-stress (O-o) E gjen tek unë hou-hou Elementin e 5-të E dija, unë e dija (O-o) Hou-hou (My girl)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4432. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4432

Youtube thyen rekord të audiencës Përcjellësi i industrisë comScore të hënën ka raportuar se shërbimi i videove për shikim online, ka shënuar një rekord të lartë gjatë muajit gusht, me çrast YouTube ka arritur një pjesëmarrje dominuese të audiencës.
Sipas comScore, një numër i paparë prej 161 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kyçur online për të shikuar video gjatë këtij muaji, ku numri i përgjithshëm i videove të shikuara në internet ka kaluar për herë të parë shifrën prej 25 miliard.
Ueb faqet e Google seruan më shumë se 10 miliard video online të shikuar nga përdoruesit e internetit në Amerikë gjatë muajit gusht, gjersa YouTube ka qenë pjesëmarrës i videove të ofruara me 99%.
Google ka tërhequr 121.4 milion shikues, ku secili ka shikuar një mesatare prej 82 videove.
Ueb faqet e operuara nga Microsoft, rivale të Google, kanë vendosur një sekondë të distancuar prej 574 milion videove të lëshuara prej pothuajse 55 milion përdoruesve amerikan të internetit gjatë muajit gusht.
Sipas comScore, përafërsisht 539 milion video janë shikuar onlne përmes Viacom Digital dhe 488 milion tjera janë ofruar përmes Hulu.
Pothuajse 82% e tërë përdoruesve amerikan të internetit kanë shikuar video online gjatë muajit gusht, me një mesatare shikueshmërie prej 9.7 orësh. Kohëzgjatja e një videoje të zakonshme ka qenë më pak se katër minuta.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1130. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1130

Nvidia bashkohet me Microsoft për HPC Nvidia është duke punuar me Microsoft për të përdorur GPU Tesla në lidhje me performancë të lartë për llogaritje paralele përmes përdorimit të sistemit operativ Windows HPC Server 2008.
Nvidia thekson se ka zhvilluar disa aplikacione të përshtatura me GPU për Windows HPC server 2008, duke përfshirë aplikacione për përcjellje të rrezeve të cilat mund të përdoren për modelim të avancuar foto-real të automjeteve. Kompania gjithashtu është duke punuar me Microsoft për të instaluar një grup të madh të elementeve të ngjashme llogaritëse që punojnë së bashku (Cluster) dhe është duke hulumtuar aplikacione që mund të përshtaten për GPU.
Të dy kompanitë theksojnë se janë duke shikuar para drejt aplikacioneve si miniera të të dhënave, mësim të makinave dhe inteligjencë të biznesit, si dhe aplikacione shkencore për dinamikë molekulare, llogaritje financiare dhe përpunime sizmike të cilat mund të shfrytëzojnë në mas të madhe arkitekturën paralele CUDA, në të cilën janë të bazuar GPU-të e Nvidia-së.
Lidhja e GPU-ve dhe CPU-ve ilustron fuqinë e jashtëzakonshme dhe mundësitë për përpunime shumë bërthamëshe tha Dan Reed, zëvendës president korporate për Extreme Computing pranë Microsoft.
Puna e Nvidia me Microsoft dhe platformën Windows HPC Server është duke iu ndihmuar shkencëtarëve dhe hulumtuesve në shumë fusha të ndryshme aplikative për të arritur performancë të super kompjuterëve në aplikacione të ndryshme.
Kombinimi i GPU-ve dhe platformës Windows ka qenë një përfitim i shkëlqyer për WMD-në (Visual Molecular Dynamics) tonë në komunitetin e përdorimit, duke sjellë vizualizim molekular të avancuar dhe aftësi analizuese për mijëra përdorues tha John Stone, programer hulumtues pranë Universitetit të Illinois, Urbana-Champaign.
Gjersa ne lëvizim para drejt një strukture më të madhe biomolekulare, GPU-të do të bëhen pjesë e domosdoshme dhe shumë e rëndësishme sepse ato sjellin më shumë fuqi llogaritëse.
Komuniteti Shkencor ishte një prej të parëve që ka realizuar potencialin e GPU-ve për të transformuar punën e saj, duke përcjellë përshpejtime prej 20 deri në 200 herë më të mëdha përmes përdorimit të një bashkësie të gjerë të aplikacioneve intensive kompjuterike tha Andy Keane, menaxher gjeneral pranë biznesit Tesla të Nvidia-së.
Hulumtuesit në mënyrë të vazhdueshme janë duke përdorur Windows në stacionet e tyre punuese dhe në qendrat e tyre të të dhënave për shkak të veglave të fuqishme zhvilluese si Microsoft Visual Studio, dhe falë kësaj menaxhimi i sistemit është i lehtë dhe më i lirë në pronësi të përgjithshme të tij.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1127. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1127

Samsung SCH-W880 me 12 megapiksel dhe 3x zoom optik Duke përcjellë trendet e paraqitjes së produkteve të reja, Samsung siç duket është afër shpalosjes së një celulari të ri 3G me kamerë 12 megapiksela dhe 3x zoom optik.
Modeli i ri M8920 apo ndryshe SCH-W880 më shumë mund të quhet aparat digjital sesa shumica e celularëve tjerë që përmbajnë thjerrëz 12 megapikselëshe.
Sipas të gjitha gjasave ky është pasardhës i Samsung Pixon 12 (M8910), por këto janë ende supozime sepse fjalë zyrtare nga Samsung ende nuk ka. Megjithatë duket se debutimi para publikut është shumë afër dhe imazhet të cilat po i shihni janë paraqitur gjatë vikendit në internet.
Ajo çfarë është mbresëlënëse për këtë aparat është zoom-i i zgjeruar optik 3x (diçka që është bartur nga SCH-B600), dhe tastet e dedikuara për kontrollim të kamerës. Përveç kësaj modeli i ri do të përmbajë një ekran të madh 3.3 inç WVGA AMOLED. Sipas specifikave të përgjithshme ky celular do të sjellë video në format HD (720p), transfertë HSDPA, Wi-Fi, GPS, Bluetooth, port microSD dhe teknologji DMB për televizion në mobil.
Specifikat e mëtutjeshme do të paraqiten vetëm kur ky produkti i dedikuar për tregun Korean të paraqitet në skenë.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1124. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1124

Apple App Store arrinë në dy miliardë aplikacione të shkarkuara Apple ka bërë të ditur se më shumë se dy miliard aplikacione janë shkarkuar prej App Store, të cilën kjo kompani në mënyrë modeste e përshkroi si dyqanin më të madh të aplikacioneve në botë Tani ekzistojnë më shumë se 85.000 aplikacione për konsumatorë anembanë botës të iPhone dhe iPod Touch, dhe mbi 125.000 zhvillues të cilët janë nënshkruar për programin e Apple, iPhone Developer Program.
Shkalla e shkarkimeve në App Store vazhdon të shpejtojë me përdorues të cilët kanë arritur të shkarkojnë 2 miliardë aplikacioneve brenda një viti, duke përfshirë më shumë se gjysmë miliard aplikacione vetëm brenda këtij çereku  tha shefi ekzekutivi i Apple, Steve Jobs. App Store ka ri-zbuluar atë se çfarë mund të bësh me një pajisje mobile të dorës dhe përdoruesit tanë janë vërtetë duke e adhuruar këtë gjë.
Në lajme të ngjashme,sipas CoolBrands iPhone sot është votuar si marka më cool për konsumatorët në tregun e Britanisë së Madhe, duke larguar kështu për herë të parë  veturën Aston Martin nga shkalla më e lartë. Apple gjithashtu arriti në vendin e tretë me vetë emrin e saj Apple dhe vendin e katërt me pajisjen iPod.
Lista e plotë e gjërave më cool:
iPhone Aston Martin Apple iPod Nintendo YouTube BlackBerry Google Bang & Olufsen Playstation Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1121. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1121

Milingona digjitale për të luftuar kërcënimet Ekspertët e sigurisë janë duke luftuar krimbat përmes përdorimit të një strategjie të modeluar sipas sjelljeve të milingonave
Për dallim prej pajisjeve tradicionale të sigurisë, të cilat janë statike, këto milingona digjitale udhëtojnë përmes rrjeteve të kompjuterit duke kërkuar për kërcënime. Kur ata gjejnë një të tillë, një armatë e milingonave mbulon atë lokacion, duke tërhequr vëmendjen e operatorëve human.
Koncepti, që quhet inteligjenca e tufës, do të mund të transformonte sigurinë e internetit sepse adoptohet menjëherë në varësi të kërcënimeve të ndryshme.
Gjersa variantet e reja janë duke u zbuluar dhe problemet po përditësohen, programet e sigurisë janë duke tërhequr më shumë resurse, skanimet nga antiviruset po kërkojnë më shumë kohë dhe makinat po ngadalësohen në punën e tyre.
Glenn Fink, një shkencëtarë hulumtues pranë PNNL (Pacific Northwest National Laboratory), ka arritur deri tek ideja e kopjimit të sjelljes së milingonave, duke përdorur një rrjet të 64 kompjuterëve.
Ideja jonë është vendosja e 3.000 llojeve të ndryshme të milingonave digjitale, ku secila kërkon për dëshmi në lidhje me një kërcënim tha Fink. Gjera ata lëvizin nëpërmes rrjetit, ata lëshojnë gjurmë digjitale të modeluara sipas gjurmëve të ngjashme të milingonave në natyrë, të cilat drejtojnë milingonat tjera. Secilën herë që një milingonë digjitale identifikon ndonjë dëshmi, ajo është e programuar të lëshoj prapa aromë më të fuqishme. Aromat më të fuqishme gjurmuese tërheqin më shumë milingona, duke formuar në këtë mënyrë një tufë që shënon një infektim të mundshëm kompjuterik.
Hulumtuesit theksojnë se qasja e re e sigurisë është shumë e përshtatshme për rrejte të mëdha që përmbajnë shumë makina identike, ku si shembull mund të përmenden qeveritë, korporatat e mëdha, universitetet, etj.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1118. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1118

Konsumatorët me borxhe milionëshe ndaj PTK-së Borxhi i konsumatorëve të Telekomit të Kosovës kap shumën mbi 34 milionë euro, borxh që është evidentuar sipas sistemit të faturimit të datës 1 shtator 2009 dhe grumbulluar prej vitit 2000.
Në shumën e lartpërmendur janë përfshirë edhe borxhet e UNMIK-ut ndaj PTK-së.
Kjo gjendje, jo vetëm që rëndon buxhetin e PTK-së, por është tregues i gjendjes së mjerë juridike në Gjyqësorin e Kosovës dhe gjendjen alarmante në gjykatat kosovare me një numër tepër të madh të lëndëve të pazgjidhura.
Postë Telekomunikacionin e Kosovës (PTK), përmes këtyre fakteve pasqyron qartazi. problemin e madh që ka me Gjyqësorin e Kosovës.
Që nga periudha e pasluftës e deri më tani Departamenti Legal ka ngritur gjithsejtë 320 padi për kompensim dëmi, të cilin dëm PTK-së ia kanë shkaktuar personat e pandërgjegjshëm në vlerë të përgjithshme prej 93.580,04 euro, ndërsa janë realizuar 22 lëndë dhe janë inkasuar gjithsejtë 9.956,10 euro.
Po ashtu janë nxjerrë edhe 101 aktgjykime për të cilat, pas plotfuqishmërisë së tyre, duhet ushtruar propozim-përmbarimet. Në total kanë mbetur pa u kryer edhe 197 lëndë. Gjithashtu, borxhet e këqija janë në rritje në krahasim me periudhën e vitit të kaluar për 66 për qind.
Ndërkaq, për VALA-n, numri total i propozim përmbarimeve/paditë e VALA-s nëpër gjykata janë 1318. Vlera e përgjithshme e borxheve është mbi 2 milionë euro. Nga ana tjetër VALA tashmë ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm dhe kanë filluar procedurat për inkasimin e borxheve të këqija.
Në bazë të të dhënave nga njësia VALA deri më tani Departamenti Legal i saj ka dorëzuar rreth 20 mijë kërkesa për padi në gjykatë, përveç kësaj ka filluar negocimi me borxhlinjtë.
Paditë e Telekomit të Kosovës
Për Telekomin e Kosovës, numri total i propozim-përmbarimeve që nga viti 2000 e deri në fund të muajit gusht 2009 është: 55051 lëndë në vlerë prej 13.158.845,61 euro (borxhi total), prej të cilave janë realizuar gjithsejtë 13640 lëndë në vlerë prej 1.897.775,86 euro të inkasuara.
Duke respektuar vendimet e Menaxhmentit Ekzekutiv, shërbimet përkatëse të Telekomit të Kosovës, kanë lidhur kontrata për të paguar borxhet me këste.
Gjatë vitit 2008 janë lidhur gjithsejtë 986 kontrata në vlerë prej 191.479,17 euro, kurse gjatë këtij viti (deri në fund të gushtit 2009) janë lidhur gjithsejtë 487 kontrata për të paguar borxhet me këste, në vlerë prej 87,887,28 euro.
Numri i lëndëve të realizuara mund të jetë edhe më i madh, mirëpo për shkak të vonesave të informatave kthyese nga gjykatat dhe bankat, PTK ka raportuar vetëm për ato lëndë për të cilat posedon informata të sakta nga gjykatat, bankat dhe nga shërbimet përkatëse të PTK-së, se ato janë realizuar, përkatësisht ku parapaguesit i kanë kryer obligimet e tyre ndaj PTK.Sh.a.
Gjykatat lidhur me paditë tona kanë nxjerrë edhe mbi 1000 aktgjykime aprovuese për të cilat tani duhet zhvilluar procedura e ekzekutimit të tyre. Po ashtu në procedurë janë afërsisht edhe 1000 lëndë, për të cilat pritet që gjykatat të nxjerrin vendimet përkatëse.
Duke mbledhur lëndët e realizuara, përkatësisht ato për të cilat PTK posedon aktgjykime si dhe ato të cilat janë në procedurë (për të cilat gjykatat kanë caktuar shqyrtimet), rezulton se numri i përgjithshëm i lëndëve të kryera është 15640 prej 55051 padi gjithsejtë.
Rruga për të dalë nga ky mjerim juridik i Gjyqësorit të Kosovës do të ishte ngritja e efikasitetit në punë, zgjidhja në mënyrë dinamike e lëndëve të pazgjidhura, përndryshe te qytetarët, te Kompanitë dhe institucionet tjera ngjallet edhe më tej shqetësimi dhe mosbesimi në gjyqësor.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1115. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1115

ECS sjellë në Kosovë prezantim mbi portofolin e produkteve të Extreme Networks Falë partneritetit të suksesshëm mes ECS dhe Extreme Networks, në Kosovë do të mbahet një prezantim i portofolit të produkteve të Extreme Networks.
ECS është një kompani për informim dhe inxhinieri të komunikimit dhe është një prej kompanive IT më të mëdha dhe më me përvojë që janë të pranishme në tregun e Maqedonisë
Ndërsa në anën tjetër Extreme Networks ofron rrjeta Ethernet të cilat mbështesin të dhëna, audio dhe video për kompanitë dhe ofruesit e shërbimeve të këtij lloji. Zgjidhjet e kësaj kompanie ofrojnë performancë të lartë dhe dispozicion të madh të shkëmbimit (switching), duke ofruar kështu depërtim dhe kontroll për tiu mundësuar shfrytëzuesve zgjidhjen e sfidave të biznesit të sotëm.
Me veprimtari në më shumë se 50 shtete, Extreme Networks sjellë LAN të sigurt me kabllo dhe pa to (wireless), infrastrukturë për qendrën e të dhënave (Data Center) dhe rrugëzgjidhje për ofruesit e shërbimeve Ethernet, të cilat kompletohen me mbështetje dhe shërbime globale, 24 orëshe. Prezantimi do të mbahet me 30 shtator në ora 9:00 në lokalet e Hotelit Grand (Prishtinë), dhe do të zgjas deri në ora 14:00, ku brenda kësaj periudhe kohore ju do të njiheni për së afërmi me produktet nga portofoli i Extreme Networks.
Të interesuarit për të marrë pjesë në këtë prezantim, duhet të bëjnë njoftimin paraprak dhe atë më së largu deri më 28 shtator (sot).
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1112. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1112

Opera Mini po Rriet Çdo Dit Kompania Opera ka njoftuar se shfletuesi i tyre versioni Mini për telefona mobil, ka arritur një shifër prej 30 milion përdoruesve në nivel global.
Shifra e rritjes së përdorimit të këtij shfletuesi është ngritur për 10 për qind krahasuar me muajin korrik të këtij viti, dhe nëse e marrin në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2008 rritja është e madhe për 147 për qind.
Tri faqet në të cilat hyjnë përdoruesit e Opera Mini në internet më së shumti janë: Facebook, Google dhe BBC. Nga vendet ku përdoruesit janë më të shumtë, në radhë të parë është Rusia, dhe pastaj pasojnë Indonezia dhe India.
Kur vjen puna për në Evropë ky shfletues është më i popullarizuar në mesin e gjermanëve, francezëve dhe çekëve, ndërsa në Turqi shfletuesi ka shënuar rritjen më të lartë kur është fjala për përdoruesit e rinj të Opera Mini.
“Ne po punojmë shumë për të garantuar të gjitha kushtet që Opera Mini të punojë në pothuajse çdo telefon mobil që paraqitet. Misioni ynë është që të japim qasje në internet të gjithë përdoruesve të internetit ndërsa telefonat mobil janë një mënyrë e mirë për ta bërë këtë, sepse ato janë pajisjet më të përdorura gjerësisht si mjete komunikimi,” tha Jon von Teçner – CEO i Operas.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1109. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1109

Opera Mini po Rriet Çdo Dit Kompania Opera ka njoftuar se shfletuesi i tyre versioni Mini për telefona mobil, ka arritur një shifër prej 30 milion përdoruesve në nivel global.
Shifra e rritjes së përdorimit të këtij shfletuesi është ngritur për 10 për qind krahasuar me muajin korrik të këtij viti, dhe nëse e marrin në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2008 rritja është e madhe për 147 për qind.
Tri faqet në të cilat hyjnë përdoruesit e Opera Mini në internet më së shumti janë: Facebook, Google dhe BBC. Nga vendet ku përdoruesit janë më të shumtë, në radhë të parë është Rusia, dhe pastaj pasojnë Indonezia dhe India.
Kur vjen puna për në Evropë ky shfletues është më i popullarizuar në mesin e gjermanëve, francezëve dhe çekëve, ndërsa në Turqi shfletuesi ka shënuar rritjen më të lartë kur është fjala për përdoruesit e rinj të Opera Mini.
“Ne po punojmë shumë për të garantuar të gjitha kushtet që Opera Mini të punojë në pothuajse çdo telefon mobil që paraqitet. Misioni ynë është që të japim qasje në internet të gjithë përdoruesve të internetit ndërsa telefonat mobil janë një mënyrë e mirë për ta bërë këtë, sepse ato janë pajisjet më të përdorura gjerësisht si mjete komunikimi,” tha Jon von Teçner – CEO i Operas.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1109. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1109

Microsoft Jep Antivirus Falas Microsoft Corp, tha se programi i saj i ri për siguri në kompjuter mund të shkarkohet duke filluar nga e marta.
Microsoft Security Essentials, është një softuer për antivirus i cili jepet falas nga kompania, dhe i njëjti ka qenë në dispozicion në një version beta që nga qershori i këtij viti.
Softueri rifreskohet në baza ditore për të qëndruar aktual me programet e fundit të cilat janë të dëmshme për kompjuterin tuaj, të cilat mund të vjedhin fjalëkalimet në PC, apo do të kthente në kompjuterin tuaj në një server me spam. Microsoft thotë se programi nuk do ta bëjë kompjuterin më të ngadaltë.
Microsoft ka thënë se nuk e ka për qëllim për të vjedhur biznesin nga kompanitë si Symantec dhe McAfee Inc Corp, që i bëjnë programet e antiviruseve të famshme, të cilat kanë më shumë karakteristika. Microsoft thotë se shpreson se programi saj falas do të apelojë për njerëzit që deri tani nuk kanë një softuer për antivirus.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1105. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1105

TomTom për iPhone në tetor Kompania TomTom në muajin tetor fillon me shitjen e shtojcave për navigim në automjet me anë të celularit iPhone dhe aplikacionet përkatëse.
Kompania holandeze TomTom ka publikuar informatat mbi çmimin dhe datën e shitjes së kompletit TomTom Car kit for iPhone. Shtojca për navigim në shitje del në tetor, derisa do të shitet ndaras nga aplikacioni i kompanisë për iPhone.
Çmimi i rekomanduar në Evropë është 100 euro, por kompania ende nuk i ka publikuar detajet teknike për vet pajisjen. Megjithatë, flitet për funksionalitetin e integruar Bluetooth handsfree dhe chipsetin e veçantë GPS, i cili do të duhej të përmirësonte pranimin dhe saktësinë e pozicionimit, si dhe të mundësoj navigacionin në pajisjet të cilat nuk kanë GPS të integruar.
Pajisja posedon edhe konektor për mbushje të iPhone gjatë vozitjes dhe dalje audio. Shtojca do të jetë kompatibile me të gjithat modelet e iPhone (2G, 3G e 3GS), por jo edhe me iPod Touch.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1102. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1102

Acer A1 gjatë këtij muaji
Deri në fund të këtij muaji Acer lëshon në shitje telefonin e mençur elegant me shenjën A1.
Pajisja është e bazuar në sistemin operativ Android 2.0 (Donut) dhe ka ekran 3.5 inçësh të ndjeshëm në prekje të rezolucionit WVGA.
Karakteristikat harduerike janë procesori Qualcomm 8250 me takt prej 768 MHz, 256 MB RAM dhe 512 MB RAM memorie si dhe 3G, GPS, WiFi e Bluetooth 2.0.
Kamera e integruar ka rezolucion prej 5 megapikselash, e në të gjendet edhe konektori 3.5 milimetërsh për dëgjuese dhe qasja për kartela microSD.
Pesha e përgjithshme me bateri është 135 gramë, gjersa Acer thekson autonominë e baterisë prej 400 orë në pritje apo 300 minuta bisedë.
Çmimi i pritur, pa kontratë, është 390 euro.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1099. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1099

Dy miliardë shkarkime nga Apple AppStore Me rritjen e shitjes së pajisjeve iPhone e iPod rritet edhe numri i aplikacioneve të cilat shfrytëzuesit e tyre marrin aplikacione nga dyqani online App Store i kompanisë.
Pak kohë më parë, në maj të këtij viti, ju kemi informuar për shkarkimin e një miliardët, e tani kjo shifër ka arritur dyfishin e aplikacioneve të shkarkuara.
Shumica e këtyre aplikacioneve janë pa pagesë, mirëpo një përqindje e caktuar edhe paguhet, (kompania AdMob pohon se secili aplikacion i katër për iPhone paguhet), gjersa Apple merr 30 për qind të secilit aplikacion të shitur. Prandaj vlerësimet e bëra kohë më parë se tregu i aplikacioneve të iPhone kushton 2.5 miliardë nuk na çudisin, madje tani për tani duken edhe si nënvlerësuese.
Aktualisht në Apple App Storeu gjenden rreth 85.000 aplikacione në të cilat punojnë mbi 125.000 programues të autorizuar zhvillimor nga mbarë bota.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1096. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1096

Një gigaherc në telefon të mençur Prodhuesi i njohur i telefonave të mençur (smartphones) HTC ka përgatitur një pajisje e cila tregun do ta kënaqte me performansa të larta, e testet e para edhe e dëshmojnë këtë gjë.
Karakteristikat kryesore të telefonit të mençur Leo të kompanisë HTC janë procesori i fuqishëm qendror dhe ekrani i madh. Në të është integruar procesori Snapdragon me takt punues prej 1 GHz. Matjet e para të performansave dëshmojnë se Leo do të jetë tri herë më i shpejt sesa telefoni i mençur TouchHD po ashtu i HTC-së, gjersa 18 herë më i shpejtë në zbatimin e aplikacioneve tredimensionale.
Leo është i bazuar në sistemin operativ Windows Mobile 6.5, e HTC do ta maskojë me paraqitjen e vet tredimensionale TouchFlo në mënyrë që të udhëhiqet me lehtë me pajisjen me anë të gishtave.
Ekrani i Leos ka diagonale prej 4.3 inç (12.5 centimetra) dhe rezolucion prej 800 x 480 pikselash, që pajisjen e bën diç më të madhe sesa konkurrentët.
Leo do të duhej të del në shitje në tregun evropian gjatë muajit tetor. Parashihet se çmimi i tij do të jetë rreth 600 euro.
www.htc.com
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1089. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1089
Top