Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Lejla Mos më thuj ma se të du Me sy ma s’du me t’shikju Si s’të erdhi keq për mu Që t’kam dasht e t’kam besu
Ref. 2x S’të du, s’të du, s’të du Lejla Lejla, Lejla, Lejla, Lejla
II Fjalën ti s’ma ke n’dëgju Kur të thoja se të du Tash të lutem largohu Se është vonë për me u pendu
Ref. 2x S’të du, s’të du, s’të du Lejla Lejla, Lejla, Lejla, Lejla
Mos mendo se po gaboj Se ma ty s’të dashuroj Tash me tjetër po kaloj Ajo zemrën t’ma dhurojë
Ref. 2x S’të du, s’të du, s’të du Lejla Lejla, Lejla, Lejla, Lejla
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4450. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4450
Kanë kaluar ditë e net Kanë kaluar ditë e net Që unë jetoj vet E vetmuar zemra e shkretë Ni lajm po e pret E vetmuar zemra e shkretë Ni lajm po e pret
Unë pa ty jetoj kot Askush s’e din sa kam derdh lot As vet s’e di pse jam n’këtë botë Ditët i shty me ni pikë shpresë Nga ti ni lajm po e pres Para se të vdes
Ref. Ndoshta nesër unë s’jam gjallë Ndoshta dhe qyqja m’knon mbi varr Ndoshta dhe ti m’kërkon me mall E na takoft i madhi Zot Do të tregoj në atë botë Sa kam derdhur lot Aaaa sa kam derdhur lot
Më ka lodhur truri rrugës Ty duke t’kërku Cila rrugë t’mund t’na bashkojë Prap ty edhe mu Cila rrugë t’mund t’na bashkojë Prap ty edhe mu
Unë pa ty jetoj kot Askush s’e din sa kam derdh lot As vet s’e di pse jam n’këtë botë Ditët i shty me ni pikë shpresë Nga ti ni lajm po e pres Para se të vdes
Ref. 2x Ndoshta nesër unë s’jam gjallë Ndoshta dhe qyqja m’knon mbi varr Ndoshta dhe ti m’kërkon me mall E na takoft i madhi Zot Do të tregoj në atë botë Sa kam derdhur lot Aaaa sa kam derdhur lot
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4448. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4448

Lorik Cana nën vëzhgimin e ekipeve të mëdha Lorik Canës i kanë mjaftuar shtatë ndeshje në Premier Ligën, kampionatin më të fortë më botë, për të qenë në vëmendjen jo vetëm të medias britanike, por edhe të skanohet çdo javë nga katër Top-skuadrat angleze.
Mesfushori 26-vjeçar shqiptar, vlerësohet si një nga prurjet më të bujshme të merkatos verore dhe një bast i fituar i trajnerit të Sandërlendit. Stiv Brjus, i cili këmbënguli në blerjen urgjente të ish-kapitenit të Olimpikut të Marsejës, që për të sjellë në Stadiumin e dritës pagoi 6 milionë euro.
Cana vlerësohet në mënyrë të veçantë për ndërhyrje e fuqishme të tij, në dyluftimet e përhershme me kundërshtarët, një lojë tipike dhe e pëlqyer shumë në Britani. Peshkaqenët e mëdhenj të ishullit anglez, përfshirë edhe kampionen në fuqi, Mançester Junaitid, e kanë venë në rreth kapitenin e fuqishëm të Sanderlendit.
Për të, sipas disa medieve britanike, mund të ketë një hapësirë transferimi në dritaren e merakos së muajit janar. Loriku ka fituar simpatinë e fansave, sidomos me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme kundër Çelsit, Boltonit dhe Bllekbërnit.
Më parë, për Lorikun ishte i interesuar edhe Arsenali, që kërkon një partner të fortë në mbështetje të mesfushorit Sesk Fabregas, por dhe Liverpuli, që po vuan paksa nga agresiviteti në mesfushë.
Sipas medieve angleze, Cana përmbush kriteret e katër të mëdhave të Premiership, të cilat marrin pjesë rregullisht në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, por dhe më tej.
Beteja për Canën ekziston në një farë mënyre edhe midis Çelsit dhe Mançesterit, pavarësisht se bluve të Londrës u është ndaluar nga UEFA shit-blerja e lojtarëve deri në vitin 2011, por deri në atë kohë, një grup i fuqishëm lojtarësh si Esien, Mikel, Lampard e Balak, do të kenë rënë nga bateritë e Cana është një objektiv i mirë.
Sandërlendi, që nga ana e tij investoi të mesfushori shqiptar, synon ta mbajë Canën të paktën për disa vite, duke synuar rritjen e vlerës së kartonit të tij. Gjithsesi, Cana, i ka të gjitha gjasat që të lëvizë drejt Jugut të Londrës apo Liverpulit pas përfundimit të Kupës së Botës 2010.
Dash Frasheri  A-S
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23277. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23277

Champions league: Sonte ndeshjet e rradhës Liga e Kampioneve kthehet sot ne mbremje me ndeshjet e dyta ne grupe. Pas humbjes ne sfiden e pare ne fushen e Lionit, Fiorentina do te kete nje test tjeter te veshtire, pasi do te prese ne shtepi Liverpulin. Italianet do te kerkojne suksesin e pare ne grupin E, nderkohe qe skuadra angleze e drejtuar nga Rafael Benitez do te zbrese ne fushe per te marre fitoren e dyte ne kete kompeticion. Ne ndeshjen tjeter te ketij grupi, Lioni do te luaje ne transferte kunder Debrecenit.
Ne grupin F, Interi do te luaje ne fushen e kampioneve rus Rubin Kazan. Pas barazimit ne ndeshjen e pare kunder Barcelones, objektivi i skuadres se Murinjos eshte fitorja e pare. Nje sfide me te lehte ne leter ka Barcelona, qe do te prese ne Camp Nou Dinamon e Kievit. Kampionet e Spanjes nuk kane aspak kujtime te mira nga kjo përballje, megjithatë Guardiola do te mbeshtetet perseri te talenti i tij Lionel Mesi per te siguruar fitoren e pare ne fazen e grupeve ne Champions. Ne grupin G, Gllaskou Rangers do te prese ne shtepi Seviljen.
Skuadra skoceze do te kerkoje te siguroje tri piket e para ne fushen e saj, perballe spanjolleve qe e kane nisur ne menyren me te mire aventuren evropiane. Nderkohe sfida tjeter e këtij grupi do te zgjidhet mes rumuneve te Unireas dhe gjermaneve te Shtutgard. Grupi H do te vendose perballe ne ndeshjen e dyte Arsenalin dhe Olimpiakos. Anglezet e drejtuar nga Arsen Venger vijne ne kete takim pas fitores fushen e Standartrit te Liezhit, qe ne ndeshjen e dyte do te luaje kunder holandezeve te  Alkmaar.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23274. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23274
Ishin puthje mëkatare Dje më the të dua tepër Sot del me dikënd tjetër Dhe ma helmon jetën Sa ke ndryshuar Që të deshta Si duket kam gabuar
Ref. 2x Ishin puthje mëkatare Ato që dikur m’i fale N’zemrën tënde s’jam i vetmi Tash bën pjesë edhe ai tjetri
Ky s’është gabim i vetëm Ti paske dhe një tjetër Tash mos kërko falje Nga unë u ndave Por do t’mallkoj Kjo zemër që e vrave
Ref. 6x Ishin puthje mëkatare Ato që dikur m’i fale N’zemrën tënde s’jam i vetmi Tash bën pjesë edhe ai tjetri
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4446. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4446
Edhe sivjet Je larg syve, jo larg zemrës Ende s’më ke dal prej mendjes Afër nuk më ke E imja më s’je
Po shkon nata e vjen tjetra Si jetim pa ty unë mbeta Emrin ta thërras S’kam me kënd të flas
Ref. 2x Edhe sivjet (edhe sivjet) Si t’ia bëj në gurbet Kur e di që s’mundem me u kthy Edhe sivjet (edhe sivjet) Zemra ime a pret A kam forcë të jetoj pa ty
Ditën kur pa ty u nisa Mos mendo se të braktisa Veç një çast e pres Çdo natë, çdo mëngjes.
Në këtë dhe unë jam i humbur Më mungojnë dy sytë e bukur Që kurrë s’pata fat T’i shikoj më gjatë
Ref. 3x Edhe sivjet (edhe sivjet) Si t’ia bëj në gurbet Kur e di që s’mundem me u kthy Edhe sivjet (edhe sivjet) Zemra ime a pret A kam forcë të jetoj pa ty
Edhe sivjet
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4444. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4444
E sa të du Si lule pranvere më je ti Si lule në barqe të kam une ti moj Mos më le të lutem mua vet o dashurinë e zjarrtë ti mu ma jep
Ref. 2x E sa të du, e sa të du O ma e bukra je për mu E sa te du, e sa të du, O dashurinë ta kam dhuru
Ka dy vite që jam bashkë me ty E lus perëndinë Që të kam moj afër shpirtit tim O se më ngroh me dashuri
Ref. 4x E sa të du, e sa të du O ma e bukra je për mu E sa te du, e sa të du, O dashurinë ta kam dhuru
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4442. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4442
E mallkoj S’më besohet që ndryshove Për një javë e dy-tre ditë Që të ndahesh sot prej meje Ka shumë kohë që paske prit
Kisha dasht për herë të fundit Me të pa njëherë me sy Ta kuptosh se zemra ime S’do të ketë më vend për ty
Deri dje m’i puthje buzët Bëje be në emrin tim Krejt ajo që kam menduar Paska qenë gabim
Ref. Po e mallkoj gati çdo ditë Momentin kur të kam pa Nuk e kam dit, s’e kam prit Që ke me m’vra Po e mallkoj, po e mallkoj Momentin kur dola me ty Nuk e kam dit që zemrën tem Ti ke me thy
Po e shoh që ke vendosur Që e imja të mos jesh Sa i hap e i mbyll sytë Tjetër kënd nuk mund ta gjesh
Kisha dasht për herë të fundit Me të pa njëherë me sy Ta kuptosh se zemra ime S’do të ketë më vend për ty
Deri dje m’i puthje buzët Bëje be në emrin tim Krejt ajo që kam menduar Paska qenë gabim
Ref. 2x Po e mallkoj gati çdo ditë Momentin kur të kam pa Nuk e kam dit, s’e kam prit Që ke me m’vra Po e mallkoj, po e mallkoj Momentin kur dola me ty Nuk e kam dit që zemrën tem Ti ke me thy
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4440. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4440
Ani ani shko Ani mirë që u largove Edhe shpirtin pse s’ma morre Pa ty jeta s’ka çka m’duhet mu S’bën mëkat por do t’shpërblehesh Guximtare do të ndjehesh Në këto dhimbje më kishe shpëtu
(2x) Ndoshta s’e teproj Ndoshta shumë s’kërkoj Po ndoshta është më mir të vdes Se të jetoj
Ref. 2x Ani ani shko e pa mu jeto Sa t’kam dasht kujt mos i trego Kur t’kalosh pran varrit tim E fort qëndro
Nuk është fundi i botës zemër Nëse humb dashnori i vjetër Tjetrin ti përjetë moj e ke gjetë Ke mendu se veç në prralla Ndodhin vdekje si untralla S’ke besu se krejt është e vërtet
(2x) Ndoshta s’e teproj Ndoshta shumë s’kërkoj Po ndoshta është më mir të vdes Se të jetoj
Ref. 4x Ani ani shko e pa mu jeto Sa t’kam dasht kujt mos i trego Kur t’kalosh pran varrit tim E fort qëndro
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4438. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4438

Edi Rama, vizita e parë pas rizgjedhjes, në shtëpinë e Dritëro Agollit TIRANË- Kryetari i sapo rizgjedhur i Partisë Socialiste, Edi Rama, ishte për një vizitë në familjen e Dritëro Agollit, së bashku me deputetët Eduart Shalsi e Vasilika Hysi.
“Nano vërtet jeton në Vjenë, në një nga qendrat më të mëdha të kulturës në Evropë, por ai sikur nuk vinte nga Vjena, por nga qenefët e Vjenës. Një keqardhje e madhe ku mund të përfundoj njeriu, por edhe fjalët, jo vetëm të këqija, por edhe thashetheme, dmth një diskutim në televizor me thashetheme, filani ka thënë kur dëgjoi që erdha unë, filani ka thënë kështu” – tha shkrimtari i njohur, nje nga figurat me te respektuara te bazës së PS-së.
Duke ju referuar faktit që Rama, nuk i ktheu përgjigje Nanos, pas deklaratave të tij gjatë një interviste, ai u shpreh:
“Populli e thotë shumë mirë atë shprehjen, që po u përzjeve me krundet të hanë pulat. Ndaj më mirë me krundet të mos përziesh.” – “Është një qeveri me këmbë shumë të shkurtra, është qeveri xhuxhe, – tha me pas Agolli, me gjuhen e tij te njohur metaforike.
Kreu i socialisteve Rama tha nderkohe se “kushti thelbësor, është një: është që të bëjmë komisionin hetimor, me shumicë të opozitës. Jemi gati të hyjmë në kuvend që nesër nqs ata bien dakord që ne të hetojmë dhe të bëjmë transparencë për procesin zgjedhor dhe brenda hetimit është hapja e kutive për të parë realisht se çfarë kanë brenda kutitë, qoftë vota, qoftë lista”.
“Hapen kutitë dhe gjithë populli e shikon çfarë kanë kutitë brenda, sepse këtë e ka ligji. Hapja e kutive i jep fund një historie 20 vjeçare, bëj procesverbale fallco, fut vota në kuti, bëji listat sipas qejfit, hap tjetër listë në kuti, tjetër listë e shpallur, votojnë pesë herë, voto si emigrant dhe në fund fare e pëson një popull i tërë, se nuk merr dot vendim, ky është thelbi i çështjes, – tha Rama

Dy dite me pare, shkrimtari dhe një figurat mitike të Partisë Socialiste, Dritëro Agolli, e vlerëson pozitiv procesin e zgjedhjeve për kryetarin e ri të kësaj force, duke i njohur vlerat që kanë dy kandidatët respektivë në këtë garë. Menjëherë pasi votoi në qendrën e votimit të vendosur në selinë qendrore të PS-së, Agolli, në një prononcim për mediat ka komentuar jo vetëm garën brenda partisë, por edhe zhvillimet politike që rrodhën që pas zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Kështu, ai ndryshe nga shumë kritikë të tjerë të kryetarit në detyrë të PS-së, Edi Ramës, nuk e ka quajtur atë humbës të zgjedhjeve parlamentare, duk e arsyetuar se vota që dhanë shqiptarët nuk nxori asnjë fitues për të dalluar më pas humbësit. Për rrjedhojë, ai shprehet se kërkesat që janë bërë gjatë kësaj kohe për dorëheqjen e Ramës dhe mos rikandidimin e tij për postin e kryetarit të PS-së nuk qëndrojnë, pasi nëse do ndodhte një gjë e tillë, këtë akt duhet ta ndiqnin edhe Berisha me Metën, partitë e të cilëve për Agollin, gjithashtu nuk fituan në zgjedhje. Nga ana tjetër, Agolli ka bërë të ditur se shpresonte që vendimi i PS-së për të bojkotuar Kuvendin të ishte i përkohshëm, ndërsa ka kritikuar si të pamoralshme qëndrimet që një grup deputetësh socialistë kanë mbajtur ndaj këtij vendimi.
Si e vlerësoni procesin zgjedhor dhe garën mes dy kandidatëve?
Gara është normale. Ka dy kandidatë dhe secili përpiqet të fitojë. Të dy janë njerëz me eksperiencë në fushën e pluralizmit politik dhe të shohim si do dalë.
Meqenëse nuk mund t’ju pyesim se për cilin votuat, çfarë do t’i sugjeroni kryetarit të ri? Kryetarit të ri tani shpejt e shpejt nuk ia sugjeron dot, siç po më pyesni ju mua, por partia duhet të ketë një drejtim tjetërlloj nga ekzekutivi, nga organet shtetërore. Duhet që kryetari i partisë të jetë më i afërt me njerëzit, më kokulur, të shprehë dashurinë ndaj të gjithëve, mos të ketë mendjemadhësi.
Z. Agolli, për shkak të kontestimeve për procesin zgjedhor, grupi parlamentar socialist nuk ka pranuar të shkojë deri më tani në Parlament, duke e bojkotuar atë. Sipas jush, a duhet të shkojë PS-ja në Parlament? Deri këtu, unë nuk mund ta them, sepse janë strukturat e partisë që do ta vendosin. Po kjo parti është e domosdoshme për të shkuar në Parlament, sepse nuk mund të merren vendimet. Mendoj se kjo është punë kohe, ma merr mendja mua, dhe është një kërkesë për të verifikuar edhe veten dhe për të ditur se vërtetë janë bërë këto çrregullime dhe abuzime në votime. Por kjo nuk duhet të zgjasë shumë.
Po kundërshtimet që i janë bërë këtij procesi dhe vetë Edi Ramës, si i cilësoni? Po gjithmonë në Partinë Socialiste ka patur të tilla diskutime, të tilla polemika dhe tani është një polemikë e tillë se përse PS-ja nuk fitoi. Më thoni ju cila parti fitoi?! Me aleancat e koalicionet parazgjedhore, fitoi ndonjë parti? Nuk fitoi asnjëra, as Partia Demokratike, as Partia Socialiste dhe as LSI-ja, të tria këto. Pasi u numëruan votat u duk kjo që nuk fitoi asnjë. Atëherë lindi nevoja për një koalicion tjetër, jo koalicionet e vjetra dhe kështu që me koalicion fitoi Partia Demokratike bashkë me LSI-në, por të gjithë kryetarët e partive kanë qenë humbës dhe i kërkohet Edi Ramës që të japë dorëheqjen. Dorëheqjen duhet ta japin të tre, edhe Sali Berisha, edhe Edi Rama edhe Ilir Meta, sepse nuk përmbushën ato detyra. Vetë a formonte qeveri Partia Demokratike?! Nuk e formonte dot, sepse i duheshin 71 deputetë. Por bashkë me LSI-në a i fitoi plotësisht, a mund të marrë vendime të mëdha, për të cilat duhen 84 deputetë?! Nuk mundet. Atëherë kush fitoi?! Askush.
Por pavarësisht kësaj logjike, kemi një grupim të shfaqur edhe publikisht që kundërshton vendimin e PS-së për të bojkotuar Kuvenditn… Grupi “Ndryshe”, siç e quajnë, hedh parulla dhe nxit socialistët që të bojkotojnë zgjedhjet për kryetarin e Partisë Socialiste. Pra, nga njëra anë je kundër bojkotit dhe nga ana tjetër ti je me bojkotin. Moralisht kjo është më keq, pra një veprim më i keq sesa ai për të bojkotuar Kuvendin. Pasi i thonë të bojkotosh partinë tënde.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/lifestyle-showbiz-kuriozitete/edi-rama-vizita-e-pare-pas-rizgjedhjes-ne-shtepine-e-dritero-agollit.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/lifestyle-showbiz-kuriozitete/edi-rama-vizita-e-pare-pas-rizgjedhjes-ne-shtepine-e-dritero-agollit.html

Rasmussen, mesazh amerikanëve për luftën në Afganistan Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë se amerikanët nuk duhet ta vënë në dyshim përkushtimin e anëtarëve të tjerë të NATO-s në luftën në Afganistan.
Në fjalimin e parë si kreu i Aleancës në Uashington, Z. Rasmussen tha në Institutin Këshilli Atlantik, se fushata në Afganistan bëhet nga nevoja.
NATO, shtoi ai, nuk kishte rrugëzgjidhje tjetër, por ta vazhdonte atë që ka nisur atje.
“Duhet të bëjmë durim, do të na nevojiten burime të tjera dhe fatkeqësisht, do të humbasim ushtarë të tjerë në sulmet terroriste të talibanëve,” tha z. Rasmussen.
Por ai shtoi se ishte “plotësisht dakord me Presidentin Obama kur ai thotë se kjo luftë nuk bëhet nga dëshira, por nga nevoja”.
Solidaritet
Kreu i NATO-s u përpoq të siguronte audiencën se në këtë çështje kishte solidaritet mes të 28 vendeve anëtare.
Ai përmendi faktin se 40 përqind e trupave të NATO-s në Afganistan janë nga vendet e tjera dhe se në Afganistan kanë humbur jetën ushtarë nga mbi 20 vende të ndryshme janë vrarë atje.
Gjatë qëndrimit në Uahsington, z. Rasmussen do të takohet me presidentin Obama dhe me zyrtarë të tjerë të lartë. Vizita e kreut të NATO-s në Amerikë bëhet në një kohë kur amerikanët po debatojnë me zjarr për të dërguar dhjetëra mijëra trupa të reja shtesë në Afganistan.
Përkushtim
“Kreu i NATOs është këtu për t’u kujtuar atyre (amerikanëve) se lufta në Afganistan është përpjekje e përbashkët e koalicionit,” thotë Paul Adams gazetar i BBC-së.
“Nuk do ta pranoj argumentin se evropianët dhe kanadezët nuk po paguajnë çmimin e suksesit në Afganistan”, i tha ai audiencës në Uashington.
Duke theksuar se duhet bërë çka kërkohet për aq kohë sa kërkohet për t’u mundësuar afganëve që të marrin kontrollin për sigurinë e tyre, fjalimi i tij ishte mbështetës ndaj komandantit amerikan në terren, Stanley McChrystal.
Por kreu i NATO-s nuk tha dhe nuk është e qartë nëse mendon që dërgimi i trupave shtesë ishte përgjigja e duhur për situatën aktuale në Afganistan./BBC/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23111. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23111

Gënjeshtrat e mira u bëjnë keq fëmijëve Sipas studiuesve amerikanë, për zhvillimin e fëmijëve nuk ekzistojnë gënjeshtrat “për mirë”, por tetë në dhjetë prindër vazhdojnë ti gënjejnë fëmijët
Rezultatet e studimit amerikan: Edhe prindërit që gënjejnë për mirë e humbasin besimin e të vegjëlve
Paralajmërime të rrezikshme (”Vazhdo të mos i lash veshët… Ke për të parë po nuk të mbiu majdanoz brenda tyre”), ose këshilla fantazmagorike: “Hiqe biberonin, kështu do të vijë ta marrë zana”. Jeta e fëmijëve gjatë viteve të para të jetës është e mbushur me krijesa imagjinare, pajisje të çuditshme shtëpiake dhe bimë që në vend të tokës preferojnë dyllin e veshit.
Sipas një studimi të Universitetit të Kalifornisë- San Diego dhe të Torontos, ky është realiteti i ndërtuar nga gënjeshtrat e prindërve, të cilët gënjejnë më shumë se fëmijët. Efektet e këtyre absurditeteve mbi psikologjinë e fëmijës nuk mund të anashkalohen, madje për psikologen amerikane, Gail Heyman, autore e studimit të publikuar nga “Journal of Moral Education”. Kur fëmijët kuptojnë mekanizmin, e humbasin besimin te nëna dhe babai. “Në fakt, kjo gjë ka edhe avantazhet e saj. Të kuptojnë se prindërit e tyre gënjejnë, ndihmon në zhvillimin e skepticizmit, përbërësi kryesor i shpirtit kritik”, shpjegon bashkautori Diem Luu. Studimi është kryer në bazë të ekzaminimit të një grupi studentësh dhe prindërish. Grupit të studentëve u është kërkuar të rimendojnë për gënjeshtrat që u janë treguar gjatë fëmijërisë. Përfundimi? 88 për qind kujtonte më shumë se një. “Fëmijët i ruanin në mendje gënjeshtrat, pastaj kur i zbulonin, prindërit e kishin më të vështirë ti bënin ti besonin”, shpjegon drejtori i Institutit për Studimet mbi Fëmijët i Universitetit të Torontos.
79 për qind e të rinjve të intervistuar ka pohuar se i kanë dëgjuar prindërit të thonë që “nuk është mirë të gënjesh”. Vetëm 21 për qind është shprehur se ka pasur me prindërit një dialog të sinqertë, ku shpjegohej se të pakën një gjysmë e vërtete është thënë. “Kur i dëgjon të thonë se të gënjesh nuk është mirë dhe më pas të zbulosh që prindërit janë të parët që e bëjnë, mund të krijojë konfuzion. Ja përse, para se të thoni një gënjeshtër, duhet të mendoni mirë alternativat”, thotë ai.
Nga prindërit e intervistuar, 78% pranoi se u kishte thënë gënjeshtra fëmijëve, pjesa më e madhe e të cilëve, e kanë bërë për egoizëm. Ti thuash një fëmije që nëse vazhdon ta hapë frigoriferin ai do të shpërthejë, është më e thjeshtë sesa ti shpjegosh se si funksionon ajo pajisje elektroshtëpiake. Sipas studiuesve, në këto raste gënjeshtra nuk thuhet për të shmangur një dhimbje, apo për të mos e shqetësuar fëmijën, por për ti arritur më shpejt gjërat. “Gjithsesi, nëse nuk është e rrezikshme tu thoni fëmijëve që babagjyshi i vitit të ri ekziston, mund të jetë me rrezik ti gënjeni, për të ndryshuar një sjellje”, thotë studiuesja. “Do të ishte e tmerrshme ti thoshit një fëmije që shkarravinat e tij janë të shëmtuara, por ndonjëherë prindërit gënjejnë për të mos i mërzitur ata, pra për të mirën e tyre”, thekson ajo.
Studimi ka treguar se më gënjeshtarë nga ky këndvështrim janë aziatikët. “Për ta edukimi është parësor dhe për të arritur një qëllim janë të gatshëm të gënjejnë shpesh. Gënjeshtrat e të rriturve tregohen sa për të kaluar radhën, për tiu bashkuar mendimit të një fëmije, ose për të fshehur realitetin e hidhur. Zgjidhja më e mirë është gjithmonë sinqeriteti. Ambienti shtëpiak dhe mënyrat e trajtimit të fëmijës duhet të jenë gjithmonë larg hipokrizisë e mashtrimit, larg njerëzve që tregojnë gënjeshtra, edhe kur ata i bëjnë këto vetëm për qëllime humori. Duhet ti nxisni fëmijët tuaj për veprime të sjellshme, duke u lënë të kuptojnë që me durimin dhe respektin në krahë do të respektohet më shumë. Është shumë e rëndësishme që një fëmijë të ndihet i sigurt dhe të mendojë që prindërit e tij gjithmonë kërkojnë më të mirën për të dhe se me ndihmën e tyre do të përparojë gjithnjë e më shumë. Prindërit duhet të angazhohen të gjejnë fjalët dhe shpjegimet e duhura. Fëmijët kanë një aftësi të madhe për tu përshtatur me situata të ndryshme, që ndonjëherë për të rriturit janë të çuditshme dhe të pazakonta. Është e gabuar të nënvlerësohet kjo forcë e tyre”, thotë një psikoterapeut, ekspert për psikologjinë e fëmijëve.
Një proverb afrikane thotë kështu: “Për të rritur një fëmijë nevojitet një fshat i tërë dhe guximi në momentin e duhur”.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23102. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23102

Majko: Rizgjedhja e Ramës, mbyll kapitullin Nano në PS TIRANË – Ish-Kryeministri dhe deputeti i PS-së, Pandeli Majko deklaroi se pas rizgjedhjes së Ramës në postin e Kryetarit të PS-së, shihet qartë se opozita nuk ka ndërmend të tolerojë mazhorancën për transparencën e zgjedhjeve. Gjatë emisionit Kontrast në “Alsat”, ai tha gjithashtu se me rizgjedhjen e Ramës u mbyll edhe kapitulli delikat në PS, pra kapitulli Nano. Majko iu është shmangur përgjigjeve të drejtpërdrejta ndaj shantazhit të ish-liderit të PS-së, pak ditë më parë në një tjetër TV.
Z. Majko çfarë do të thotë rikonfirmimi i Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste për katër vitet e ardhshme?
Mendoj se jemi në një situatë ku ngjarjet flasin më shumë se komentet. Rizgjedhja e Ramës tani më bën të qartë që në një mënyrë apo tjetër që në më shumë se sa zgjodhëm një kryetar apo e rizgjodhëm atë, mbyllëm një sipar shumë delikat të historisë sonë politike, të zgjedhjeve 28 qershorit. Kështu që, mendoj se duhet parë pikërisht si e tillë më shumë se sa rizgjedhja e një kryetari, duhet parë si një moment shumë delikat për ato që po zhvilloheshin rreth Partisë Socialiste dhe brenda saj. Mos harrojmë se dolëm nga një traumë e cila gjithsesi vinte edhe nga mënyra shumë e balancuar të paktën në aparencë ishte rezultati në fazën e parë. Më pas erdhën ngjarjet e tjera dhe sigurisht një debat do të ishte dhe është më se i kuptueshëm për atë që njeh historinë dhe ka të qartë kulturën politike që ekziston brenda radhëve të Partisë Socialiste. Më pas ishte Kongresi i Jashtëzakonshëm, i cili u thirr menjëherë sapo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaroi rezultatin zyrtar të zgjedhjeve dhe pastaj ajo është një histori e cila do të jetë në vazhdim që ka të çështjen e zgjedhjeve me kushtet për të filluar negociatat me Partinë Demokratike dhe mazhorancën për t’u futur në Parlament dhe kështu me radhë. Por, mendoj se nga pikëpamja e fokusimit të politikës dhe të një pjesë të madhe të energjive që ne e harxhonim për historinë tonë të brendshme në mënyrë absolutisht të justifikuar dhe të logjikshme . Për momentin mendoj se tani kemi një histori tjetër dhe në këtë kontekst mendoj se kemi kaluar një provë jo të lehtë.
Pra, ju do të thoni që u mbyllën debatet brenda Partisë Socialiste për humbjen më 28 qershor?
Jo, jo. Kjo do të ishte deri diku edhe pak naive të them të drejtën, ta thosha. E kam fjalën që nga pikëpamja e historisë së negociatave që ne duam të ndërmarrim. Sigurisht qenia e procesit zgjedhor e linte deri diku një lloj hapësire. Edhe një pjesë e fushatës së brendshme që po zhvillohej brenda radhëve të Partisë Socialiste, e filluar kjo edhe me debatin përkatës, negociatat me mazhorancën e vinin atë në plan të dytë. Siç e thashë një pjesë të energjive ne e orientonim brenda vetes. Kurse tani mendoj se misioni jonë është shumë herë më i qartë dhe hapat që do të ndërmarrim do ta tregojnë këtë në vazhdim.
Duke i përmbledhur në dy – tre pika, cili është misioni tashmë pas rikonfirmimit të Ramës në krye të Partisë Socialiste, i kësaj partie?
Opozita në një mënyrë apo tjetër, edhe mënyrën e prodhimit të politikës e ka të ndërlidhur me mënyrën se si lëviz kundërshtari i saj, që është mazhoranca. Ajo që është e rëndësishme të thuhet është që pikësynimi ynë fillon nga dialogu. Lidhur me atë që ne kemi shprehur dhe rishprehur në publik përsa i përket çështjes sonë të pjesëmarrjes në Parlament. Aktualisht ka një histori e cila, nëse mund të thuhet kështu ka shumë arsye për të shtyrë qoftë PD-në, qoftë PS-në në dialogun përkatës. Kemi një parti demokratike e cila për herë të parë ka një koalicion me një parti të majtë. Për herë të parë Sali Berisha nuk ka 71 vota dhe një problem shumë të madh, përsa i përket çështjes së reformave, nëse këto reforma do të duhet të kalojnë në Parlament duhet të kenë më shumë se 84 vota dhe jo 74. Sigurisht, ka përballë një opozitë, ka vetëm një parti, nuk dua të shmang rëndësinë këtu që ka Partia e Drejtave të Njeriut e cila në mënyrë konsekuente është e vendosur të kërkojë deri në fund dhe kam përshtypjen se edhe zgjedhjet në Partinë Socialiste, në një mënyrë apo tjetër treguan qartë psikologjinë e brendshme të Partisë Socialiste lidhur me këtë problem. Pra, është e qartë që ne nuk kemi ndërmend të tolerojmë përsa i përket historisë së një negociate të nevojshme dhe të domosdoshme, përsa i përket çështjes që ka të bëjë me hapjen e kutive të votimit.
Si nisin këto negociata?
Mendoj se do të jenë negociata shumë të qarta, shumë të sinqerta. Nuk bëhet fjalë për të ndryshuar rezultatin zgjedhor. Ne e kemi pranuar pozicionin tonë si opozitë, kemi pranuar rezultatin e zgjedhjeve. Rihapja e kutive të votimit nuk do të thotë që të kemi ndryshim të rezultatit të zgjedhjeve. Në fakt do të hapet një precendent shumë i rëndësishëm, qoftë sot kur Partia Socialiste është në opozitë, qoftë nesër kur mund të jetë Partia Demokratike e cila do të ketë të bëjë me një precedent i cili nuk do të lejojë që mbyllja e kutive të votimit të jetë një kapak për të gjithë historitë e çuditshme që zhvillohen gjatë 24 orëshit të votimit në Shqipëri.
E marrim të mirëqenë, nëse se këto kuti hapen dhe vërtetohen ato që Partia Socialiste i ka cilësuar si manipulim, çfarë ndodh në katër vitet e ardhshme me PD-LSI, do të vazhdojnë të qeverisin, ju do të kërkoni zgjedhje të parakohshme ?
Nga pikëpamja ligjore kjo është e pamundur që hapja e kutive dhe gjetja e defekteve në të krijojë një realitet juridik i cili t’i thotë Partisë Demokratike që s’të takojnë kaq po kaq vende apo partive të tjera e kështu me radhë.
Atëherë ju do të kërkoni zgjedhje të parakohshme?
Mendoj se e thëna nga ana jonë është e qartë. Ne duam thjesht të bëjmë transparencën e kutive të votimit. Flasim për një vend si Shqipëri ku edhe marrëdhëniet me politikën evropiane të jemi të sinqertë me vetveten. Shpesh në Ballkan, cilësia e demokracisë nuk ka qenë në vendin e parë të listës që e kanë kërkuar të huajt nga ne. Ka qenë stabiliteti dhe pastaj cilësia e demokracisë. Kështu që duke respektuar këtë logjikë, mendoj se është e mjaftueshme të krijohet ky precedent. Pra, precedenti që kutitë mund të hapen dhe mund të rinumërohen pasi të mbarojë procesi zgjedhor dhe pasi të ketë dalë rezultati .
Kjo do të thotë që edhe nëse vërtetohen pretendimet e opozitës, qeveria Berisha – Meta edhe për katër vjet…?
Është fjala për kristalizimin e një precedenti e cila do të bëjë të qartë për zgjdhjet e ardhshme. Ky precedent do të jetë një masë preventive shumë e fortë për zgjedhjet e ardhshme që historia e manipulimit nuk mbyllet tek kutia e votimit. Historia e manipulimit po u mbyll tek kutia e votimit siç ka ‘ndodhur deri tani do të kemi këtë histori ku ai që humbet nuk pranon rezultatin.
Zgjedhjet e ardhshme do të jenë më 2013 apo zgjedhje të parakohshme për Partinë Socialiste?
Në qoftë se do të ishim kaq moralisht të shkurtër duke thënë që tani socialistët po kërkojnë të hapin kutitë që atje të gjejnë ca probleme dhe të thonë që duam zgjedhje të parakohshme, këtë mund ta marr si monedha me krahë. Nga njëri krah kemi një mazhorancë e cila thotë që gjithçka ka qenë transparente. Dëgjova Kryeministrin në një intervistë që tha që kanë qenë zgjedhjet më transparente të krahasuara të demokracive të përparuara. Kështu që, në vazhdim të kësaj transparence edhe të asaj historie politike që ne kemi zhvilluar në Shqipëri pa mbingarkesat: që do të kemi zgjedhje të parakohshme, që hapja e kutive do të na “shpërthejë ndonjë bombë”. Edhe vetë Partia Demokratike do të ishte vetë në një pozitë delikate dhe morale. Mos harrojmë se me kompromiset që ne kemi bërë me demokratët, komisionet zgjedhore dhe në ato të numërimit kanë qenë në pjesëmarrje pothuajse të barabartë dhe nën vëzhgimin qoftë të syve të socialistëve, qoftë të syve të demokratëve. Kështu që, nuk mendoj se trajtimi apo problemet që do të dalin me hapjen e kutive do të fajësojnë vetëm ata që janë në pushtet . Në fund të fundit, nuk besoj se nga ky faj do të përjashtohet edhe PS-ja. Ne e kemi pranuar këtë. Mos harrojmë se pas zgjedhjeve të qershorit, pothuajse të gjitha partitë akuzuan qoftë PD-në qoftë PS-në për manipulime rezultati ose më saktë për vjedhje votash në tavolinë. Në një mënyrë apo tjetër, ne e kërkojmë këtë çështje që të shikojmë së bashku çfarë ka ndodhur si defekte të përbashkëta jo si defekte të atyre që kanë marrë ose që janë në pushtet sot. Hapja e këtij precedenti, bazuar edhe në atë që u tha në raportin e ODIHR-it dhe të OSBE-së ku një e treta e kutive janë numëruar keq ose shumë keq, të jetë baza për një hetim të rëndësishëm i cili në fund të fundit, mbase edhe në një mënyrë ligjore të përkthyer më pas, do të ketë një reformë që do të ketë të bëjë me çështjet zgjedhore. Çështja e rihapjes së kutive kur ajo kërkohet edhe pas zgjedhjeve të jetë e definuar edhe në formë të ligjshme brenda Kodit Zgjedhor.
Si nis dialogu me Partinë Demokratike, do të jetë një ulje Rama – Berisha në tryezë?
Nuk besoj se duhet me s’bën një histori e tillë. Mendoj se ajo që duhet të shikojmë nuk është forma, duhet të shikojmë substancën. Ne na intereson hapja e kutive dhe kaq.
Partia Socialiste do të kërkojë uljen në tavolinë me përfaqësuesit e Partisë Demokratike, duke shmangur LSI-në apo një dialog në tryezë me mazhorancën PD-LSI?
Të jem i sinqertë nuk e kam menduar me kaq detaje teknike, nëse ky dialog do të bëhet për të shmangur një palë apo një palë tjetër . I gjithë ky dialog do të kërkojë thjesht një histori e cila nuk është as e komplikuar për të thënë që këta janë dy që kanë vendosur mirë ose keq, dhe do të vendosin mirë ose keq për interesat e partive të tjera . Mendoj se hapja e kutive në thelb është një kusht i cili nuk godet asnjë palë por në thelb rregullohen sistemin.
Pa u biseduar në tavolinë, Partia Socialiste nuk ka shanse të hyjë në Parlament, pa u rënë dakord paraprakisht që do të ketë një hetim parlamentar për këtë çështje ?
Edhe për atë eksperiencë që ka kaluar politika shqiptare është e qartë se në qoftë se ne hyjmë në Parlament historia do të vazhdojë sikur nuk ka ndodhur asgjë, të paktën për këtë jemi të sinqertë edhe kur i shohim demokratët ne, edhe kur ata na shohin ne. Historia që hajdeni në Parlament se ai është vendi i dialogut, mendoj se nuk ka kuptim kur në deklaratat publike qoftë të përfaqësuesve të lartë të Partisë Demokratike, qoftë dhe kryeministri Berisha ka deklaruar se kutitë nuk do të hapen. Kjo kokëfortësi nuk i shërben kësaj situate që po kalon Shqipëria.
93% e socialistëve që të shtunën votuan mes Ramës dhe Lakrorit për kryetarin e Partisë Socialiste, menduan se votuan edhe për bojkotin për këtë vendim të marrë nga forumet e Partisë Socialiste?
Mendoj se votuan edhe për atë që është thënë pothuajse në çdo takim që Partia Socialiste kërkon që transparenca e kutive të votimit është një problem shumë i madh, një problem i cili nuk ka të bëjë me interesat e ditës. Mendoj se kjo do të jetë një precedent ka për ta ndihmuar çdo lloj skenari politik apo zgjedhje që do të vinë në vazhdim. Fiksimi përfundimisht i precedentit se kutitë mund të hapen dhe mund të rishikohen, dhe mund të hetohen mendoj se është brenda një arsyetimi i cili nuk vjen nga histori krizash të brendshme por vjen nga një histori shumë e logjikshme për atë që ka ndodhur dhe mund të ndodhë.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23105. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23105
Vetëm ty Hëë Shiko sytë e mi Dhe tregom çka mendon ti S’ke nevojë me m’rrejt Sepse në mes nesh gjithçka drejt Dua t’jetë
S’dua më ty t’lëndoj Jo s’dua më shumë lot unë jo T’jem pran teje ëndrroj Se vetëm ti, vetëm ti je ajo
Ref. 2x Pse unë vetëm ty të kujtoj Unë vetëm ty, vetëm ty, vetëm ty Pse unë vetëm ty të kujtoj Unë vetëm ty, vetëm ty, vetëm ty
Vetëm për ty flas Gjithçka jap me ty t’jam Krejt ajo që kam unë për ty Është dashuri apo dhembje në shpirt
Çdo gjë është e kotë pa ty Ku të shkoj s’mund t’vazhdoj S’mund t’jetoj pa ty Krejt ajo që pres unë nga ti Është dashuri dhe fat për të dy
Ref. 2x Pse unë vetëm ty të kujtoj Unë vetëm ty, vetëm ty, vetëm ty Pse unë vetëm ty të kujtoj Unë vetëm ty, vetëm ty, vetëm ty
Vetëm ty…
Ref. 2x Pse unë vetëm ty të kujtoj Unë vetëm ty, vetëm ty, vetëm ty Pse unë vetëm ty të kujtoj Unë vetëm ty, vetëm ty, vetëm ty
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4435. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4435

Redukto administratën IT dhe kontrollo kostot e printimit në institucione arsimore Në fillim të vitit, Art House Co. Ltd ka prezantuar Zgjidhjen Edukative. Falë bashkëpunimit me partnerin e prodhimit të dokumenteve Xerox, është arritur të ofrohet një zgjidhje e cila mund të përmirësojë monitorimin dhe menaxhimin e printimit.
Duke marrë parasysh faktin se studentët, profesorët, stafi dhe administratorët së bashku gjenerojnë më shumë se pesë milionë kopje dhe printime në printerë dhe makina fotokopjuese çdo vit, kjo e bën një sfidë monitorimin dhe kontrollimin e aktiviteteve të printimit dhe të kopjimit.
Zgjidhja: kombinimi i pajisjeve të Xerox me Zgjidhjen Edukative të Art House dhe zëvendësim i printerëve që kërkojnë mirëmbajtje të shtrenjtë me pajisje më efikase të Xerox Document Center Multifunction, të integruar me zgjidhjet Monitorimi i Printimit, Kthimi i Kostos dhe zgjidhje të ndërtuara për ju në shërbim të institucioneve arsimore. Një institucion i tillë mund të ketë një zgjidhje të vetme që i shërben fakultetit dhe stafit me një kontroll të kompletuar dhe të thjeshtë. Shërbimet e kopjimit dhe të printimit operojnë në mënyrë më efikase; rregullimi është i thjeshtuar, ka më pak kërkesa administrimi në departamentin e IT-së dhe është një proces printimi i cili siguron privatësi të dokumenteve.
Për stafin IT, rregullimi i llogarive guest për akses të mbrojtur me fjalëkalim në pajisjet anembanë kampusit është shpenzim kohe dhe mundi. Institucioni ka nevojë për një zgjidhje të vetme që të identifikojë përdoruesit dhe të menaxhojë kostot në mënyrë më efikase.
Zgjidhja gjithashtu kursen burimet. Art House Co. Ltd. përdor metodologjinë Lean Six Sigma për të definuar gjendjen e tanishme dhe matjet e procesit të universitetit në mënyrë që të definojë ndikimin që këto procese do të mund të sillnin. Pasi sigurohen se zgjidhja e rekomanduar do të përkojë me misionin, vizionin, vlerat themelore dhe punën e universitetit si dhe punën e rrjetit ekzistues dhe të sistemit informativ, të dy palët hapin elementet e para të programit në disa faza.
Institucioni arsimor largon printerët e shtrenjtë për desktop dhe i zëvendëson ata me pajisjet shumë funksionale (MFDs) të Xerox, të cilat janë miqësore ndaj ambientit. Kjo përfshin pajisjet Xerox Document Center, duke ofruar pajisje për printim me ngjyra dhe bardh e zi. Studentët do të paguajnë për shërbimet e printimit duke përdorur karta me çip.
Në mesin e përfitimeve kryesore nga Zgjidhja Edukative është se përdoruesit printojnë në printerin që zgjedhin vetë.
Me këtë tipar, të quajtur printimi Follow You, përdoruesit nuk janë të lidhur vetëm me një printer, por mund të printojnë në cilëndo pajisje në rrjetin e fakultetit.
Opsioni Follow You është mjaft i vlerësuar nga të gjithë përdoruesit sepse nëse një makinë është e zënë ose jashtë shërbimit, përdoruesit mund të shkojnë te makina tjetër. Është mjaft e kënaqshme pasi ata mund ti bëjnë printimet e tyre nga cilado makinë.
Përdoruesit mund të dërgojnë punë printimi në serverin e printimit dhe ato do të presin në radhë deri në momentin që mund të printohen. Ky koncept eliminon automatikisht keqpërdorimin e printimit, mbron privatësinë e hulumtimeve të universitetit dhe është një punë e mençur, e thjeshtë dhe e menduar mirë.
Kalimi në Zgjidhje Edukative do të sjellë një ndryshim edhe në tregun e punës, pasi fotokopjimet dhe printimet nuk do të bëhen më në dyqane të tilla, por në vetëshërbimin e printimit brenda universitetit.
Si rezultat i kësaj, administrata ndihmëse e universitetit do të jetë e lumtur dhe përdoruesit gjithashtu do të jenë të kënaqur. Aksesi te printeri dhe pagesa është shumë e thjeshtuar për përdoruesit e thjeshtë, shërbimi është përmirësuar dhe gjithashtu reduktimi i kostos së mirëmbajtjes, materialit harxhues dhe përkrahjes teknike është substancial.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1133. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1133
Top