Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Kim Kardashian ka rikthyer lidhjen Bukuroshja Kim Kardashian ka rikthyer lidhjen me yllin e futbollit amerikan Reggie Bush.
Kim Kardashian është paraqitur të dielën në martesën e motrës së saj Khloe e shoqëruare nga Bush, me çrast thuhet se ata kanë rindërtuar lidhjen e prishur në muajin korrik.
Sipas disa burimeve kanë thënë se 28-vjeçarja dhe sportisti kishin kaluar disa muaj të ndarë për të kuptuar se nuk mund të qëndronin pa njëri-tjetrën sepse ata janë shumë të dashuruar.
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1306. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1306
Meda Click here to view the embedded video.
Ky artikull eshte marre nga: http://hiphopi.com/?p=618. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hiphopi.com/?p=618

Prishtinë: Digjet flamuri maqedonas, reagon MPJ e Maqedonisë Enciklopedia maqedonase kapërcen edhe kufijtë e botës akademike dhe politikës, duke u përfshirë edhe në sport. Në ndeshjen e futbollit mes Prishtinës dhe Vllaznimit në stadiumin e kryqytetit kosovar, është djegur flamuri shtetëror i Maqedonisë. Ndërkohë, në stadium nuk kanë munguar as pankartat anti-maqedonase. Pamjet e djegies së flamurit janë shpërndarë përmes fotove të publikuara në mediat lokale. Deri tani nuk ka pasur reagime lidhur me këtë incident, i cili është në vazhdën e debateve që hapi botimi i Enciklopedisë së Maqedonisë nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë
Maqedonia reagon lidhur me incidentin e flamurit maqedonas në Prishtinë

Lidhur me këtë incident sot pati reagime nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës Maqedonisë.

“Në këto momente të ndjeshme çdo hap i cili ndërmerret duhet të jetë në drejtim të zbutjes së tensioneve, e jo të ndezjes së tyre të mëtutjeshme”, thuhet në reagimin e MPJ-së dhe shtohet se “çdo kryrës përgjegjës në shoqëri duhet ashpër t’i dënojë veprimet e këtilla ekstreme”.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23282. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23282

Barrot: Krimi rrezikon integrimin e Ballkanit Zv/presidenti i Komisionit Evropian, Jacques Barrot ka deklaruar se krimi i organizuar nuk është çështje që ka të bëjë vetëm me Ballkanin, por ka shtuar se në Evropën Juglindore ai ka peshë të veçantë, sepse vë në pikëpyetje stabilitetin e kësaj pjese të Evropës dhe procesin e integrimi të saj në BE. Barrot, i cili po merr pjesë në konferencën “Përballja me sfidat e krimit të organizuar dhe veprat e rënda penale në territorin e Ballkanit Perëndimor”, që ka filluar të hënën në Beograd, ka thënë po ashtu se, përmes territorit të Ballkanit çdo vit kontrabandohen rreth 100 tonë të heroinës, në vlerë prej 416 milionë eurosh. Andaj, sipas tij, testi i vërtetë i efikasitetit të një shteti në luftën kundër mafies, do të jetë forcimi i gjyqësisë dhe konfiskimi i pasurisë së kriminelëve. Sikurse është paralajmëruar, në këtë konferencë po marrin pjesë përfaqësuesit e lartë të policive, gjyqësive dhe prokurorive të 16 vendeve të rajonit dhe me gjerë, por jo edhe Shqipëria e Kosova. /Telegrafi/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23133. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23133

Gjermania: Kur Serbia të jetë gati, do përpiqemi të fusim gjithë rajonin në BE PAS ZGJEDHJEVE GJERMANE – Ç’pret lidhur me politikën e jashtme politikani liberal dhe eksperti për Ballkanin Rainer Stinner prej ministrit të ri Punëve të Jashtme, i cili pritet të jetë nga radhët e partisë së tij. Radio gjermane Dojçe Vele (Deutche Welle) e intervistoi ate dhe e pyeti per politiken e jashtme te qeverise se re gjermane ndaj Ballkanit
Zoti Stinner, partia juaj së shpejti do të ketë në dorë Ministrinë e Jashtme. Sa do të ndryshojë politika gjermane në lidhje me vendet e Ballkanit?
Stinner: Për politikën e jashtme ekziston një konsenus i madh tek të gjitha grupet parlamentare. Nuk llogarisim me ndonjë ndryshim thelbësor as në politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian e as në atë kundrejt Ballkanit.
Unioni më parë është shprehur që pas Kroacisë të bëhet një pauzë zgjerimi. Çfarë qendrimi kanë këtu liberalët?
Stinner: Ne qendrojmë pas deklaratave të Selanikut për perspektivën evropiane. Procesi mund të zgjasë disa vjet, por perspektiva është që vendet ballkanike një ditë duhet të hyjnë në Bashkimin Evropian. Por nuk mund të përcaktoj një shinë kohore. Kjo nuk do të kishte kuptim.
Kosova është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor, që nuk përmendet në deklaratat e zgjerimit, ndërkohë që Serbia është më afër anëtarësimit në BE. Cili është mendimi i liberalëve për këtë çështje?
Stinner: Ne tani jemi një ditë pas zgjedhjeve dhe nuk e kemi gati programin e qeverisë. Por Kosova duhet t’i afrohet Evropës, ne e mbështesim atë. Serbia është rrugës për në Evropë. Ne këtë sigurisht që e mbështesim por edhe ngulim këmbë që Serbia t’i përmbushë të gjitha kriteret dhe kur ta ketë bërë këtë do të përpiqemi ta fusim të gjithë rajonin në Evropë.
A duhet të hyjë edhe Turqia në Bashkimin Evropian?
Sa i përket çështjes së Turqisë qendrimi i liberalëve ka qenë gjithnjë i qartë. Ne filluam me negociatat të cilat janë të hapura, tani po presim procesin e negociatave. Kur të përfundojnë ato do të vendoset se a mjafton kjo apo jo dhe se si do të shkohet më tutje me Turqinë. Por ky do të jetë një proces, që do të zgjasë disa vjet.
Meqë ju nuk doni të ndryshoni asgjë, a jeni të kënaqur me politikën e jashtme që ka bërë Frank Walter Steinmeier?
Stinner: Në vija të përgjithshme ne do ta vazhdojmë politikën e Steinmeierit. Ne e kritikojmë zotin Steinmeier, sepse ai është angazhuar shumë pak konkretisht për politikën e çarmatimit, ne kritikojmë qeverinë e deritanishme, sepse ajo ka arritur shumë pak ndikim gjerman në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Në këtë drejtim presim impulse të reja. Por në vija të trasha, të gjitha partitë e përfaqësuara në parlament, t’i lëmë mënjanë të majtët, ndjekin të njëjtën linjë në politikën e jashtme.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23136. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23136

KE-Serbisë: Trajto kufirin me Kosovën, si kufi shtetëror “Komisioni Evropian do ta vizitojë kufirin Kosovë-Serbi në mënyrë që të bindet edhe vetë se autoritetet e Beogradit e trajtojnë këtë kufi, si secilin kufi shtetëror”, bën të ditur RTK. Këtë gjë e kanë konfirmuar zyrtarët e Komisionit Evropian duke precizuar se vizita do ndodhë në mesin e muajit tetor dhe ka për qëllim të vërtetohet se ne ç’masë po implementohet protokolli i nënshkruar në mes EULEX-it dhe Serbisë.
Kjo u tha gjatë një debati për vizat në Parlamentin Evropian, kur shumica e deputetëve kërkoi që edhe me Kosovën të nisë procesi i dialogut për liberalizim, duke precizuar se ky proces në asnjë mënyrë nuk paragjykon të drejtën e atyre vendeve të BE-së që mos ta njohin pavarësinë.
Pos deputetëve spanjollë, të gjithë të tjerët insistuan se nuk duhet përzier çështjen e njohjes së një shteti me çështjen e mundësisë së lëvizjes së lirë të qytetarëve të të njëjtit.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunachek, përshëndeti vendimin e Qeverisë së Kosovës që në mënyrë të njëanshme të nisë implementimin e udhërrëfyesit për vizat, dhe insistoi që procesi i liberalizimit duhet të nisë edhe me këtë vend, sepse vetëm ne këtë mënyrë vërtetohet agjenda e Selanikut, kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor patën marrë premtimin e perspektives evropiane. /RTK/Telegrafi/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23139. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23139

Big Mama - E vërteta e puthjeve lesbike E thjeshtë, e pa kompleksuar, e hareshme gjithmonë, karakteristika këto me të cilat përshkruhet personazhi i radhës. Është kjo këngëtarja Big Mama, e cila për herë të parë pas operacionit flet hapur rreth përhapjes nëpër media të fotografive lesbike, për lidhjen me Agim Krasniqin dhe për konfliktin me këngëtaren Tuna Sejdiu.
Na trego si doli me sukses rregullimi i trupit deri në këtë perfeksion?
Tashmë një vit ose më shumë që jam në një dietë rigoroze, ushtroja shumë, bëj trening në Tetovë, njëkohësisht bëj një jetë të shëndetshme dhe me të vërtetë ndihem shumë mirë dhe shumë energjike.
Tani kur jeni rënë në peshë,  publiku do vazhdojë tju thërrasë Big mama apo Seksi mama?
(Qesh) Jo, le të vazhdojnë të më thërrasin Big mama por edhe Seksi Big mama nuk është keq. Mua shoqëria më thërrasin Big mama jo vetëm se jam kështu e madhe, por kam një zemër dhe një shpirt të madh, dhe di me të vërtetë ti dua njerëzit,  të cilët më rrethojnë dhe ata e dinë se gjithmonë mund të drejtohen tek unë.
Edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë ekziston një Big mama, mos jeni diçka familje?
E di, dëgjova se ekziston. Kam folur për këtë rast me mikun tim Dejan Miliçeviç, por nuk jemi familje. Unë kam dalë në skenë më herët se ajo, pra ajo më ka kopjuar emrin (qesh).
Në fotografitë e reja sa kishe nevojë për fotoshop?
Këtë pyetje parashtroje tek Armend Ramadani, (qesh). Bëj shaka, më herët derisa fotografohesha tek Armendi, për një fotografi më duhej katër orë për tu rregulluar, ishte puna e Armendit që të më bënte më të hollë në foto. Kurse tash ai ka një punë më të lehtë.
Keni ndryshuar metodën e re të rënies nga pesha apo vazhdoni me të vjetrën?
Me dietë humba diku 30 kilogramë. Nuk e fsheh që kam qenë në operacion, d.m.th në rregullim të barkut dhe gjoksit në Turqi sepse me dietën ekstreme që realizova, humba shumë kilogram dhe për këtë arsye filloi të varej lëkura në trup dhe më duhej një intervenim i shpejtë pasi nuk e kisha ndërmend të dukesha në publik si gjyshe.
Sa keni harxhuar për rregullim të këtyre gjërave?
Drejtë tju them, të hollat nuk i qaj pasi jam shumë e kënaqur nga suksesi i operacionit. E gjithë kjo më kushtoi 8000 euro.
Sa është i kënaqur i dashuri juaj me pamjen e re? Më seksi ishe me disa kilogram më shumë apo më pak?
Për atë më seksi isha kur kisha më shumë kilogramë (qesh).
Do na zbulosh kush është i dashuri?
Nuk do zbuloj asgjë, pasi jetën private e ruaj me shumë kureshtje vetëm për mua. Vetëm do tregoj se është shumë zotëri dhe çka është më e rëndësishmja më do shumë.
Para një kohe ke deklaruar se dashuria juaj nga 1 tek 10, ka notën 0, tash është ngjitur lart apo..?
Uhh, tash është një milion, dhe për këtë është fajtor i dashuri im.
Nëpër disa media është publikuar një foto, në të cilën ju putheni me një vajzë, jeni ju në atë foto?
Kjo ishte edhe një çmenduri tjetër e cila u plasua në media. Isha shumë në disponim atë mbrëmje dhe dikush këtë ngjarje e shfrytëzoi kundër meje. E vërtetë se unë jam në foto. Dëshirojnë të më etiketojnë si lesbike, por unë them se kush dyshon në orientimin tim seksual, le të urdhërojë lirisht që të bindet (qesh). Sa të ka dëshpëruar fakti se nuk të lejuan të garoje në zgjedhjen e këngës për Eurovision në Maqedoni?
Shumë më ka lënduar, por ja ngadalë harrohet. Këtë vit jam përsëri në përgatitje me kolegun tim maqedonas Boki 13 dhe do të paraqitemi në mënyrë të ligjshme dhe do shohim kush do na pengojë (qesh).
Përse nuk jeni në raporte të mira me Tunën, për shkak të Mert Asllanit apo..? Unë Mert Asllanin e admiroj dhe e dua si vëlla, por Tuna nuk ishte për atë. Nuk jemi hidhëruar, unë e respektoj si këngëtare, më herët kishim një shoqëri të shkëlqyer por tash jo. Kur dikush ndaj meje bën ndonjë gabim katastrofal atëherë unë prej atij personi ftohem krejt dhe mbetemi vetëm me një tung. Si është show bizi në Tiranë, si ju presin këtu?
Shumë ka dallime. Ja të fillojmë nga pagesat për mbrëmje muzikore, në Maqedoni akoma është mizerje sa paguhen këngëtarët deri sa në Shqipëri dhe Kosovë është më mirë. Duhet të jeni prezent dhe të shihni se sa jam e kërkuar në Shqipëri. Mos lavdërohem shumë por publiku më do shumë dhe këndon së bashku më mua.
Menaxheri juaj përkujdeset për gjitha këto?
Nuk mund të them se kam menaxher, pasi 90% të punëve i realizoj vetë. Tek ne nuk ka menaxher. Nuk më duhet menaxher që të paraqitet në telefon dhe të më caktojë një mbrëmje muzikore. Dhe unë ti jap përqindje të honorarit! Jo faleminderit, këtë gjë mundem dhe unë vetë ta bëj.
Emisioni i juaj Mamas Big Show kishte një shikueshmëri të madhe në televizionin Alsat, do vazhdoni akoma me emisionin? Tashmë javën e ardhshme fillojmë xhirimet me produksionin Tomato. Kështu që me skenë të re dhe me shumë surpriza filloj punën e dytë që e kryej me shumë dashuri, d.m.th moderimin.
Mund edhe prej jush të pritet ndonjë album në gjuhën maqedonase, si disa këngëtarë të tjerë shqiptarë? Definitivisht jo. Kam menduar shumë në këtë temë dhe të gjithë e dimë si shkon tregu muzikor dhe si është biznesi. Unë ekzistoj nga ky profesion dhe nuk dëshiroj të eksperimentoj.
Përveç muzikës dhe moderimit, me çka tjetër merret Bigi? Kam biznesin tim personal Big mama fashion butiqe në Tetovë dhe Shkup, të cilët punojnë shumë mirë. Aty ka fustane ekskluzive cavali, dior, me të cilët fustane, të cilat i vesh shpeshnëpër mbrëmje të ndryshme, por unë nuk lavdërohem si disa këngëtare të cilat mbajnë gjëra fallco dhe gënjejnë veten se kanë veshje origjinale.
Në ditëlindjen tënde, ke marrë një dhuratë të shtrenjtë nga Agim Krasniqi, ai është vetëm shok i mirë i juaj apo ka pasur diçka më shumë këtu? Agim Krasniqi është shoku im, shumë i mirë. Me Agimin mund Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4695. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4695

Roizy dhe Noizy, cift edhe ne festa Një çift që mesa duket u shkon edhe miqësia. Rozana Radi dhe reperi Noizy dalin bashkë jo vetëm në klip, por edhe kur janë të ftuar në festa apo party të ndryshme, siç ka qenë të hënën në mbrëmje festa e organizuar nga kolegia dhe mikesha e tyre, Anjeza Branka. Edhe pse kanë diferencë në moshë me njëri-tjetrin ata duket se e gjejnë gjuhën e përbashkët për të qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Rozana e veshur me një fustan bojë qielli dhe Noizy si gjithmonë me veshje reperi kanë qëndruar pothuaj gjithë darkën bashkë. Ata mund të quhen shumë mirë çifti i suksesshëm i vitit, pas nxjerrjes në treg të klipit të tyre të dytë së bashku me titull Mr Yesterday, i realizuar në një jaht luksoz në liqenin e Ohrit. Pas bashkëpunimit të një viti më parë me këngën Fly, dy këngëtarët iu rikthyen bashkëpunimit me një klip të nxehtë në stilin regea. Mënyra e të kënduarit është e stilit amerikan, ndërsa marrëdhënia mes tyre shumë ekspresive. Noizy është një nga këngëtarët më të rinj në tregun e muzikës rap. Ai sapo ka përfunduar albumin Pak më ndryshe, ku të gjitha këngët sjellin muzikën e rrugës me tekstet e krijuara nga vetë ai. Në klipin Fly, ai bëri shumë përshtypje me pamjen e veçantë dhe sidomos linjat e trupit, të një ish-boksieri në Londër. Ndërsa Rozana, nuk mungon me klipet e reja me fabula interesante.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4692. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4692
Një mijë herë (2x) Sonte kam ra n’dert moj çikë Se kush je nuk jam ka e di Ndër ni shoqe ti je kanë N’fustan t’kuq e mindil t’bardhë
Ref. 2x Një mijë herë zemra mu kall Një valle ta luajmë bashkë Një herë dorën me ma dhanë Një shami ta djegim flakë
(2x) Kur po lun me naze ti Shoqet gjithë ta kanë Zili Ma shumë herë që po t’shikoj Pa hy n’valle sun duroj
Ref. 2x Një mijë herë zemra mu kall Një valle ta luajmë bashkë Një herë dorën me ma dhanë Një shami ta djegim flakë
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4454. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4454

Korrigjimi i historisë, PS: Ska kohë, duhet tërhequr nga shkollat Pas deklaratës së kreut të Ministrisë së Arsimit se teksti “Historia 12″ do të korrigjohet, ka reaguar PS-ja, e cila ka kërkuar tërheqjen urgjente të librit nga shkollat. Gjatë një deklarate për mediat, deputetja e PS-së Ledi Shmaku ka thënë se nuk ka kohë për korrigjime, ndaj libri duhet të tërhiqet nga të gjitha shkollat e vendit.
“Dje, porositësi i tekstit të turpshëm të historisë, neodiktatori Sali Berisha, u shpreh se ky tekst paskësh nevojë për korrigjime. E kështu sot, vasali i tij, Ministri i Arsimit, doli dhe pranoi publikisht se teksti ka probleme dhe do të korrigjohet brenda vitit. Kjo vërteton edhe njëherë atë çka u thamë shqiptarëve: në këtë vend nuk po ka më institucione të lira që bëjnë punën e vet. Nuk ka as ministra” tha Shamku. Sipas saj, nuk ka kohë të pritet një vit deri sa teksti të korrigjohet.
Sot Ministria e Arsimit deklaroi se tërhiqet nga të pavërtetat në tekstin e Historisë. ministri, Myqerem Tafaj tha se “teksti do të rishkruhet që këtë vit”.
Ai argumentoi se “specialistet kanë qenë të mendimit që për zhvillimet e viteve të fundit, në literaturën shkollore të jepen fakte, pa u plotësuar me argumentime shtesë rreth ngjarjeve”.
Deklarata e ministri të Arsimit vjen një ditë pas asaj të Kryeministrit Sali Berisha i cili pranoi se historia është shkruar keqas dhe se Ministria e Arsimit duhet të shohë mundësinë e rishkrimit të saj.
Faktet mbi gabimet në tekst u denoncuan më media. Më pas reaguan historianët të cilët kritikuan kolegët e tyre për mënyrën se si e kishin trajtuar historinë e kohës së sotme në tekstin mësimor ‘Historia 12′. Ministria e Arsimit fillimisht tha se libri është shkruar nga pedagogë dhe është zgjedhur për tu përdorur nga mësuesit, kështu që s’ka hapa pas. Por pas reagimit qytetar dhe profesional MASH u detyrua të pranojë rishkrimin e historisë për nxënësit e shkollave të mesme. Ministri Tafaj, thotë se pasi është këshilluar me historianë ka mësuar se librat mësimor duhet të bëhet vetëm me fakte dhe pasi të kenë kaluar shumë vite, mund të pasurohen me argumente të tjera.
dt. 28 shtator
‘Historia 12′, protestë tek ‘Çajupi’, ndalohen aktivistët
TIRANË (UPDATE) – Gjimnazistët e shkollës ‘Çajupi’ kishin njoftuar sot bojkotimin e mësimit, në shenjë proteste ndaj tekstit me gafa të ‘Historia12′. Protesta është penguar nga drejtuesit e shkollës dhe nga policia. Të organizuar nga lëvizja “Rinia Aktive”, nxënësit nuk kanë pranuar të hyjnë në orën e parë të mësimit, duke qëndruar para oborrit të shkollës. Ata thanë se “ne kërkojmë ndryshimin e tekstit të historisë i cili është i politizuar”.
Disa aktivistë të organizatës “Rinia Aktive” u shoqëruan në ambientet e komisariatit nr 4 pasi u denoncuan nga drejtoria e shkollës “Cajupi” për prishje të procesit mësimor. Protesta nuk u arrit të zhvillohej pasi gjimnazistët, sipas dëshmisë së tyre, u kërcënuan nga drejtoria e shkollës me përjashtim nga shkolla apo nota të ulëta.
Në ambientet e shkollës Cajupi, i pranishëm në protestë ka qenë dhe deputeti socialist Ilir Gjoni i cili pas ndërhyrjes së policisë ka zhvilluar një takim me drejtoresh e shkollës. “Teksti i Historisë 12 është i turpshëm, si ato të neodiktaturës. I kërkova drejtorisë së shkollës të tërheqë denoncimin, pasi nuk nderon trupën arsimore”, tha Gjoni.
Drejtoresha e shkollës “A. Z Çajupi”, Albana Kosovrasti tha se kjo shkollë nuk është njoftuar për protestën dhe se nxënësit nuk kanë pasur ankesa më parë për librin. “Nga gjimnazistët nuk ka pasur ankesë për pakënaqësi ndaj tekstit. Shkolla nuk ishte njoftuar për protestën”, u shpreh Kosovrasti.
Ajo shpjegon se “5 persona djem të rinj dhe një vajzë si përfaqësues se një OJQ-je i shpërndanë fletushka dhe i bënë thirrje gjimnazistëve të bashkohen në protestë kur ata janë ende më pak se 18 vjeç”. Drejtoresha e “Çajupit, Kosovrasti tha se ka kërkuar verifikimin e dokumentacioneve të lëvizjes “Rinia aktive” nëse ajo është një lëvizje ligjore. Lidhur me faktet që jepen në tekstin e historisë, ajo tha se nuk është njohur me to, por libri i historisë është pjesë e katalogut të MASH-it, ndaj nuk ka pse të paraqesë problem.
Sipas nxënësve, drejtoria e shkollës ka bërë shantazh ndaj tyre dhe i ka detyruar që të hyjnë në mësim. Ndërkohë forca të policisë kanë qenë aty që në orën 08:00, kur edhe ishin lajmëruar nga shkolla për protestën e nxënësve.
dt. 27 shtator
Shefja e departamentit të Historisë, Valentina Duka: Teksti duhet korrigjuar
Në qoftë se sot kemi tekste të politizuara, sikundër është teksti në fjalë, kjo nuk vjen nga diktati politik, por nga fakti se historianët që kanë marrë pjesë në shkrimin e tij kanë shkelur integritetin e tyre profesional. Por edhe komisioni i seleksionimit të teksteve nuk e ka kryer si duhet misionin e tij, në qoftë se e ka përcaktuar këtë tekst si tekst fitues.
Mendoj që historianët i kanë të gjitha mundësitë që të japin mendimin tyre të ftohtë për historinë e sotme të Shqipërisë. Historianët janë shkencëtarë dhe nuk duhet të bien në pozitën e publicistit ose folkloristit, përndryshe historia që ata shkruajnë mund të jetë gjithçka, por jo shkencë.
Historiani mund të thotë fjalën e tij edhe për ngjarje të ditës, por ai mund të arrijë tek e vërteta historike vetëm pasi të ketë në dorë dokumente primare, të cilat ndodhen nëpër arkiva. Pasi ai t’i disponojë ato, i ka të gjitha mundësitë të bëjë një analizë shkencore të ngjarjeve historike.
dt 23 shtator
Pjesë nga teksti ‘Historia 12′, për vitet 1997-2005
Për pjesën më të madhe të vendit, viti 1997 do të mbyllej në kaos. Në zgjedhjet e 26 qershorit 1997, ishte organizuar edhe referendumi për formën e qeverisjes: republikë parlamentare apo mbretëri kushtetuese. Pati shumë kontestime për rezultatin e këtij referendumi, i cili u cilësua si i manipuluar, por autoritetet zgjedhore shpallën se kishte fituar republika parlamentare.
President i vendit u zgjodh Rexhep Mejdani, socialist. Shqipëria po ecte me hapa të ngadalshëm ekonomikë dhe politikë. Opozita demokratike po e merrte veten pas atij sulmi të egër që kishte pësuar në vitin 1997.
Ethet për ta çuar vendin në kaos të përsëritur dukeshin sheshit. Kështu, një vit më vonë, në shtator 1998, u vra deputeti demokrat Azem Hajdari, vrasje e cila çoi në ngjarjet e 14 shtatorit 1998, që morën pamjen e një grushti shteti.
Në një ditë u pushtuan me forcë institucionet qendrore të vendit, Radiotelevizioni Publik dhe Kryeministri i vendit u largua nga Shqipëria. Me tërheqjen e forcave që mbështesnin opozitën, qeverisjen e vendit e mori Ilir Meta, një nga drejtuesit e PS-së.
Në zgjedhjet e vitit 2001, përsëri në pushtet erdhën socialistët, nën drejtimin e Fatos Nanos, i cili u bë sërish Kryeministër. Por vendin e përfshiu një valë e paparë korrupsioni, trafiku dhe një gjendje e madhe pasigurie, ndonëse Shqipëria kishte filluar rrugën drejt NATO-s dhe MSA-së (Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit) për në BE.
Ekonomia ecte ngadalë. Biznesi nuk ecte me hapat e duhur. Kreditimi i ekonomisë nuk u përshtatej ende nevojave të zhvillimit. Kjo gjendje solli që në zgjedhjet e vitit 2005 të fitonte PD-ja dhe të vinte sërish në pushtet Sali Berisha, i cili me projektet për luftën antikorrupsion, me flamurin e luftës kundër krimit të organizuar dhe me një program për zhvillimin e shpejtë ekonomik, çeli një epokë të re zhvillimi për vendin tonë.
Gabimet trashanike me datat dhe protagonistët. Injorim qeverisjeve të majta dhe himnizim sukseseve të së djathtës
Autorët: “Berisha çeli një epokë të re për vendin në 2005″
Historianë? Edhe amatorët apo studentët do të bënin një tekst më të mirë. Jo vetëm që janë të politizuar deri në palcë, por nuk kanë as kujtesën minimale për ngjarjet e rëndësishme që kanë ndodhur vetëm një ose dy dhjetëvjeçarë më parë.
Megjithëse mbajnë titujt shkencorë, i lejojnë vetes të bëjnë gabime trashanike. P.sh., megjithëse janë zhvilluar vetëm mbi 12 vjet më parë, zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 29 qershorit 1997, në tekst thuhen se janë mbajtur më 26 qershor!!!
Kjo është e keqja më e vogël. Teksti që flet për vitet 1997-2005 është jo vetëm i pasaktë, por edhe i manipuluar. Aty mbrohet monarkia, e cila u rrëzua me referendum popullor po në zgjedhjet e 29 qershorit 1997. Rindërtimi i vendit të shkatërruar nga rënia e shtetit të kriminalizuar gjatë qeverisjes së PD-së 1992-1997, shumëzohet me zero.
Flitet për një opozitë që është nën represionin e qeverisë socialiste, duke e bërë viktimë. Ndonëse dihet historikisht se PD-ja e Berishës, pas vitit 1997 punoi çdo minutë për të rrëzuar qeverinë e majtë, aty thuhet se partia në pushtet donte ta çonte sërish vendin në kaos (!). Ndër të vetmet saktësi është cilësimi i 14 shtatorit 1998 grusht shteti dhe pushtim institucionesh.
Por pas kësaj, vjen pasaktësia tjetër: pas ikjes së Nanos, Kryeministër deri në 1999-ën ishte Pandeli Majko dhe jo Ilir Meta, i cili u bë kryetar qeverie pas dorëheqjes së tij, nga humbja për të marrë drejtimin e PS-së, përballë Fatos Nanos.
Pasaktësia tjetër ndodh me vitin 2001, kur Kryeministër vijoi të ishte Meta dhe jo Nano ,siç thotë teksti i profesorëve, i cili erdhi në krye të qeverisë në korrik 2002, pasi kishte bërë lëvizjen për “katharsis” antiMeta, ngjarje e fshirë fare nga “kujtesa” historike e autorëve. Qeverisja e majtë e Nanos përshkruhet me nota të errëta, për t’ia lënë vendin në fund “periudhës së ndritur” nën udhëheqjen e Sali Berishës.
Është pjesa e fundit e tekstit që tregon një histori të shkruar në zyrat e PD-së, sipas direktivave të Kryeministrit Sali Berisha, sepse thuhet në mënyrë të turpshme: “Kjo gjendje solli që në zgjedhjet e vitit 2005 të fitonte PD-ja dhe të vinte sërish në pushtet Sali Berisha, i cili me projektet për luftën antikorrupsion, me flamurin e luftës kundër krimit të organizuar dhe me një program për zhvillimin e shpejtë ekonomik, çeli një epokë të re zhvillimi për vendin tonë”.
Sa për saktësi historike, mandati i kaluar i qeverisjes së drejtuar nga Sali Berisha do të mbahet mend gjatë nga shqiptarët për nivelin galopant të korrupsionit, me vjedhje monstruoze në emër të “rrugëve patriotike” dhe me tragjedi të rënda, si ajo e Gërdecit, ku u vranë 26 shtetas shqiptarë, në një biznes ku ishte implikuar rëndë qeveria dhe familja e Kryeministrit Berisha.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23123. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23123

Zhurmat, Selenica: Lokalet të na paguajnë për dëmin Përgatitet padia civile ku banorët e dëmtuar kërkojnë dëmshpërblim nga pronarët e lokaleve të natës pranë Parlamentit
TIRANË- Geront Selenica ka ndërmarrë hapin e radhës, për ruajtjen e qetësisë në bllokun e banesave në lagjen e tij. Ditën e djeshme ka depozituar pranë Prokurorisë së Rrethit, një kallëzim penal ku kërkon mbylljen e dy lokaleve verore “Living Room” dhe “Folie”. Por sipas Selenicës ky është vetëm hapi i parë i një beteje të gjatë. Së shpejti një grup banorësh do të depozitojnë një padi civile, në Gjykatën e Tiranës. Ai shpjegon se një grup avokatësh do të shqyrtojnë ngërçin e ligjit dhe më pas do të kërkojnë dëmshpërblim për dëmin që u është shkaktuar banorëve nga muzika e lartë e këtyre lokaleve.
Z. Selenica cili është hapi i radhës që keni ndërmarrë për të vendosur qetësinë në lagjen tuaj?
Unë sot bëra padi penale, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor këtu në Tiranë. Ndërkohë një grup tjetër qytetarësh po përgatisin padinë civile. Janë banorë të lagjes, të Torre Drin dhe pallateve këtu pranë. Hapi i dytë i protestës qytetare do të jetë ballafaqimi i avokatëve tanë me ligjet. Qeveria dhe komisioni i ligjeve thonë se ekzistojnë gjithë draftet ligjore, por nuk vepron Bashkia e Tiranës. Bashkia e Tiranës dhe Policia Bashkiake thonë të kundërtën. Sipas tyre baza ligjore nuk është e plotë. Ne kemi një ekip ekspertesh dhe juristësh për të verifikuar nëse kjo bazë ligjore është e plotë apo jo.
Çfarë do të ndodh pas kësaj?
Ne do të zhvendosim betejën tonë ligjore në Parlament. Sigurisht kjo do të ndodhë pasi lokalet të na paguajnë për dëmin që na kanë shkaktuar. Këtë çështje duam ta zgjidhim më themel për gjithë Republikën, jo vetëm për lagjen tonë.
Dhe sa mendoni se është shifra e këtij dëmshpërblimi për dëmin që ju kanë shkaktuar?
Është çështje ekspertësh. Ata do të vendosin se sa do të jetë dëmshpërblimi. Ky është fillimi i kallëzimeve penale dhe i padive civile.
Në rezidencën “Torre Drini” ndodhen dy ambasada si dhe banojnë një numër i madh diplomatësh nga e gjithë bota
Banorët i kërkojnë ndihmë Ministrisë së Brendshme
TIRANË- Përveç ankesa dhe peticioneve që ka bërë në Bashkinë e Tiranës, për zhurmat të shkaktuara nga muzika e lartë e lokaleve të natës, Administrata e “Torre Drini” iu është drejtuar dhe Ministrisë së Brendshme. Të nxitur dhe nga banorët që jetojnë në Rrugën “Abdi Toptani”, pikërisht brenda kompleksit “Torre Drin”, kjo administratë ka kërkuar ndihmën e dikasterit të Rendit për të mos lejuar muzikën e lartë të lokaleve në orët e vona të natës, me pretendimin e prishjes së qetësisë publike. Letra është nisur që në javën e parë të muajit korrik të këtij viti, bashkë me letrën ankimuese të një funksionareje të Ambasadës Italiane në Shqipëri, e cila banon në godinën “Torre Drini”. “Në afërsi të Kinema Millenium është hapur një disko verore “Folie”, që me muzikën e saj që në orët e mëngjesit (4-5 të mëngjesit) po shqetëson të gjithë banorët në këtë zonë. Administrata jonë iu është drejtuar dhe Policisë bashkiake në qershor të këtij viti, por kjo e fundit nuk është marrë me asnjë masë dhe problemi vazhdon duke kërkuar një zgjedhje imediate. I drejtohemi autoritetit tuaj që me gjithë forcë që ligji iu jep në mbrojtje të interesave të qytetarëve, të ndërhyni në mënyrë efektive për zgjidhjen e kësaj situate” thuhet në letrën ankimuese të Administratës së “Torre Drin” që i drejtohet Ministrisë së Brendshme disa ditë më parë. Banorët që jetojnë pikërisht në apartamentet e “Torre Drinit” shprehen se ato kanë vendosur të jetojnë në këtë pallat, nisur nga niveli i lartë i sigurisë dhe i qetësisë që ishte në fillim, pa menduar se situata do të ndryshonte më vonë. Në godinën “Torre Drini” ndodhen katër ambasada si dhe banojnë një numër i madh i funksionarëve të ambasadave të vendeve të ndryshme që janë të akredituara në vendin tonë. Por përveç diplomatëve të huaj në këtë godinë jetojnë dhe zyrtarë të organizmave ndërkombëtarë që janë me mision në Shqipëri. Dy funksionare të ambasadave iu janë drejtuar personalisht Bashkisë së Tiranës, për të zgjidhur problemin e muzikës se lartë. Atasheu kulturor britanik Clare Saeas dhe sekretarja e parë për çështjet e tregtisë e Ambasadës Italiane, Raffaella Valentini banuese në kompleksin “Torre Drini” kanë depozituar në mënyrë individuale dy letra në të cilat shprehin shqetësimin e tyre në lidhje me muzikën e lartë që luhet në lokalin “Folie”. Diplomatët kërkojnë që të zgjidhet përfundimisht problemi i zhurmës, përndryshe ato mund të vendosin të zgjidhin kontratat e qerasë me “Torre Drini”. Fatjon Cuka
Zhurmat, kallëzim penal për “Folie” dhe “Living Room”
28 shtator
Banorët do të depozitojnë paraditen e sotme kallëzimin në prokurori për veprën penale prishje të qetësisë publike
TIRANË- Banorët e pallateve pranë “Living Room” dhe “Folie” kanë përgatitur ditën e djeshme një kallëzim penal që do ta dorëzojnë sot në Prokurorinë e rrethit Tiranë në lidhje zhurmat shkatërruese që po i shqetësojnë çdo natë.
Ata kanë kontaktuar disa herë me përfaqësuesit e policisë së rendit, asaj bashkiake si dhe zyrtarë të lartë shtetërorë por askush prej tyre nuk ka mundur që t’i japë zgjidhje. Në këto kushte banorët kanë ndërmarrë aktin e fundit, atë të kallëzimit penal.
Të kontaktuar nga “Shekulli”, banorët e rezidencës “Torre Drini” shpjeguan se kallëzimi që do të depozitohet sot në prokurori bazohet në nenin 274 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Në këtë nen përkufizohet prishja e qetësisë publike dhe tregohet qartë se krijimi i zhurmave shqetësuese është kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Si provë banorët do të depozitojnë dëshmitë e tyre për vite të tëra stres të shkaktuar nga zhurmat e lokaleve.
Madje ata kanë kërkuar që të gjithë njerëzit që banojnë në atë zonë dhe që kanë shqetësime nga zhurmat e larta të lokaleve gjatë natës të bashkohen në këtë nismë dhe të japin dëshmitë e tyre për stresin që po kalojnë.
Banorët kanë pohuar se kanë kontaktuar disa herë me pronarët e lokaleve por pa asnjë rezultat. Madje ata kanë dërguar edhe letra tek krerët më të lartë të shtetit si kryeministri Berisha, kryebashkiaku i Tiranës Rama apo kryetarja e parlamentit Topalli. Letra të veçanta janë dërguar nga ambasadorët e Kroacisë dhe Rumanisë por sërish asnjë zgjidhje.
Diplomatë të tjerë janë bashkuar në këtë shqetësim duke i kërkuar shtetit shqiptar të njëjtin trajtim që marrin diplomatët tanë në vendet e huaja por në të gjitha rastet nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Dy ditë më parë, biznesmeni Geri Selenica ka njoftuar krerët e policisë për situatën e rëndë të zhurmave dhe përgjigjja që ka marrë është se lokaleve u është dhënë leje deri në orën 02.00 të natës. Por edhe pas kësaj ore lokalet “Living Room” dhe “Folie” kanë vazhduar të mbajnë muzikën e lartë duke kthyer të gjithë zonën në një disko gjigante.
Neni 274 Prishja e qetësisë publike
Hedhja e gurëve apo sendeve të tjera në banesën e shtetasit, krijimi i zhurmave shqetësuese si, me anë të shkrepjes së armëve apo plasjeve të ndryshme, të përdorimit jashtë rregullave të sirenave të automjeteve, apo çdo lloj tjetër sjelljeje të papëlqyeshme, në rrugë, sheshe e vende publike, që cenojnë dukshëm qetësinë e moralin apo tregon mospërfillje të hapët për mjedisin, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.
“Living Room” betonon kalanë e Tiranës
TIRANË- Paraditen e djeshme “Folie” ka nisur ndërtimin e një lokali tjetër, shumë pranë atij ekzistues.
Banorët e zonës që kanë kontaktuar me pronarët e “Folie” pohuan se bëhet fjalë për një lokal që do të funksionojë edhe në dimër pasi lokali aktual është vetëm për në verë.
Do të jetë një lloj çadre e mbuluar dhe brenda saj do të zhvillohet sërish aktiviteti i “Folie”. Por ky lokal ka një problem jo të vogël. Ndërtimi ndodhet në zonën e mbrojtur nga Instituti i Monumenteve të Kulturës pasi aty janë rrënojat e kalasë së Tiranës. Ky monument kulture është zbuluar së fundmi dhe ende nuk dihet se sa shtrihet nën tokë.
Pikërisht mbi të, paraditen e djeshme, është hedhur beton që do të jetë edhe themeli i lokalit të ri. “Shekulli” publikon sot foton e betonieres pikërisht mbi monumentin e kulturës…
Lokali “Living Room” ndodhet në rrugën “Xhorxh Bush” në kryeqytet në një ndërtesë dykatëshe. Ai ka nisur punë në këtë zonë në fund të vitit 2004 dhe si pronari i lokalit njihet zoti Blendi Bombaj. Fillimisht lokali ka marrë leje për bar-restorant por më pas është shndërruar në pub.
Eshte nje nga lokalet qe perhap zhurme ne nje rreze shume te gjere me banore qe nuk munden te flene naten. Muzika eshte shurdhuese, ne nje nivel, qe nese nuk jeton vete ne ate zone nuk e beson dot.
Vec te tjerash Living Room eshte lokali i nate si preferuar nga politikanet. Te gjithe banoret i shohin makinat dhe truprojat e tyre, por vetem nje prej tyre eshte aq i guximshem sa te na thote duke u identifikuar emrat e politikaneve qe :kotribuojne” ne zhurmat e nates ne lokalet ne zona te populluara.
Sipas Ilir Sopotit, banor i zonës, në këtë lokal janë parë shumë shpesh ish-ministri Blendi Klosi dhe ministri aktual Sokol Olldashi. “Unë e kam parë personalisht shumë herë në orët e vona të natës Z. Blendi Klosi duke dale nga “Living Room” dhe kam parë edhe fuoristradën e tij të deputetit (Mitsubishi ngjyre blu) të parkuar në rrugicën “Myrteza Kelliçi”. Persona të tjerë më kanë thënë se ai është përnatë në lokal.
Ndërsa thuhet se duke filluar nga Shtatori 2005 dhe deri me sot është parë vazhdimisht ta frekuentoje këtë lokal edhe Z. Sokol Olldashi”,- thotë Ilir Sopoti. I kontaktuar nga “Shekulli” për këtyë gjë Blendi Klosi ka pohuar se nuk është më klient i atij lokali. “E kam frekuentuar kohë më parë por tani jo më. Kam kohë që nuk shkoj aty dhe nuk kam asnjë lidhje me këtë lokal”,- tha Klosi. Ndërkohë Sokol Olldashi nuk i është përgjigjur telefonave dhe sms-ve të gazetarëve të “Shekullit”.
Në maj 2005 “Living Room” nisi zgjerimin duke kryer punime në tarracën e ndërtesës dykatëshe. Aty u vendosën konstruksione metalike dhe pedana, karrige, tavolina dhe bokse të mëdhenj muzike. Sipas banorëve, në këtë kohë nisi edhe stresi i lokalit. Pak muaj më pas banorët i kanë dërguar letra edhe kryeministrit Berisha por pa marrë asnjë përgjigje. Në muajt prill dhe maj të vitit 2006 në këtë lokal u kryen punime shtesë por asnjë institucion nuk reagoi. Edhe sot lokali vazhdon që të punojë në dy kate, pjesën brenda dhe tarracë, pa pasur leje për të qëndruar hapur pas orës 23.00 dhe aq më tepër pa pasur leje për të mbajtur muzikën e lartë.

Rrefimi i banorit qe ka pese vjet qe ankohet ne te gjitha instancat e shtetit por pa marre asnje here pergjigje per zhurmat.
z.Ilir ju ankoheni se prej disa vitesh shqetësoheni nga zhurmat e shkaktuara nga një lokal nate që ndodhet pranë shtëpisë suaj, si qëndorn ky problem?
Unë banoj në rrugën Xhorxhi Martini përballë parlamentit. Këtu pranë kemi lokalin “Living Room”, prej disa vitesh thuajse çdo natë, mbajnë muzikë me zë të lartë. Bisedat, fillojnë nga ora 22-23 e natës dhe përfundojnë nga ora 03.00 deri në 05.00 të mëngjesit. Përpiqem të shkoj sa më vonë në shtëpi por ështe e pamundur të flesh. Ndihen dridhje në shtëpi nga volumi i lartë i muzikës. Zhurma ështe shumë shqetësuese për njerëzit në një rreze deri 200 metra larg. Zhurmat në këtë lokal kanë filluar që në Nëntor – Dhjetor 2004 por për arsye se nuk ishin aq shqetësuese per mua mendova se ata qe e kishin problem do te ankoheshin dhe do ta zgjidhnin. Se banorët e lagjes ishin ankuar por askush nuk ia kishte marrë parasysh. Kishin shkuar t’i ankoheshin njërit nga bashkëpronarët e “dukshem” por ai dhe nena e tij i kishin përzënë brutalisht. Po kështu ka pasur raste kur banorët u kishin prerë furnizimin me energji elektrike ose u kishin prishur pompen e ujit, etj., por ky lokal kishte vazhduar punë normalisht.
Po për sa i përket organeve të rendit, pushtetit qëndror apo lokal, i jeni drejtuar ndonjerit prej tyre?
Unë kam disa vite që e kam trajtuar këtë problem duke iu drejtuar jo nga një herë por disa herë të gjitha organeve që t’ përmende më sipër. I jam ankuar edhe zotit Kryeministër, por ai ia dërgoi çështjen prefektit dhe prefekti ia dërgoi policisë së ndërtimit, duke mos gjetur zgjidhje asnjëherë. Jam ankuar edhe në Minisrinë e Mjedisit, Komisariatin nr.2, Bashkinë e Tiranës, Institutit të Shëndetit Publik, etj. Këtë e kam bërë direkt por edhe me postë pasi, një pjesë e tyre nuk pranonin ta protokollonin. Asnjë nga organet e mësipërme nuk ka marrë masa për përmirësimin e gjëndjes në lagjen tonë. Deri në vitin 2006 kam punuar në minstrinë e Mjedisit, në vitin 2005 na është kërkuar një program për 100 ditët e para të qeverisjes së Kryeminstrit Berisha, ku unë propozova që të hartohej një ligj për zhurmat urbane. Mirë që nuk ma moren parasysh po një funksionar i kësaj ministrie që ka lidhje me pronarët e “Living Roomit”, më ka thënë, “Unë e di se përse e propozon ti këtë, se do të mbyllësh aktivitetin e “Living Roomit”.
Po nga Kryeminstri Çfarë përgjigje moret?
Atij i jam drejtuar me një letër në 22 Tetor 2005, ku i parashtroja të gjitha sa u thanë më lartë për “Living Room-in” duke i përmendur edhe korrupsionin dhe bashkangjitur ankesën, e firmosur nga 22 persona pjesa më e madhe e të cilëve ishin kryefamiljarë. Jo që nuk mora përgjigje por, problemin tim ia kishin dërguar Prefektit, por edhe ky ia kishte dërguar Policisë Ndërtimore. Për të gjitha këto veprime me mbajtën në kontakt me letra por për sa i përket problemit asgjë nuk u zgjidh.
Pak më lartë më thatë që një pjesë të ankesave i keni dërguar me postë dhe jo direkt, përse?
Ankesen e kam dërguar shoqëruar edhe me firmat e banorëve të lagjes, në Komisariatin Nr.2, Drejtorisë së Policisë së qarkut Tiranë, Ministrisë së Rendit, Agjencisë Rajonale të Mjedisit , Inspektoriatit, Ministrisë së Mjedisit, Bashkisë së Tiranës, etj. Me postë ia ka dërguar Komisariatit nr.2 dhe Drejtorisë së përgjithshme të Policisë pasi nuk pranuan ta protokollojnë. Kishin shkuar ata të Agjencisë Rajonale të Mjedisit dhe më vonë vetë Kryeinspektori, siç me tregoi, dhe ju kishte thënë atyre të “living Room” se do t’u vendoste gjobë. Mirëpo të nesërmen më tregoi se një funksionar Ministrisë së Mjedisit kishte ndërhyrë për mos vënien e saj.
Po me pronarët e lokalit a jeni përpjekur të kontaktoni?
Kemi kontaktuar por pa zgjidhje. Mua me çduti fakti se megjithëse ka shumë ankesa për këtë lokal, kam parë që ai frekuentohet nga politikanë të lartë, si deputeti Blendi Klosi, ministri Sokol Olldashi, etj. Madje një herë ka qenë edhe kryeministri Berisha. Ky i fundit ka qënë kur ministri Olldashi festoi ditëlindjen në këtë lokal, aktiviteti është pasqyruar në faqet e RD-së.
Si mendoni ta zgjidhni këtë çështje? Vetëm me gjyq. Duhet hapur një process gjyqësor. Me sa di unë ky lokal ka pasur aktivitetin e tij në zonën e “Shallvareve”, por dikush e hodhi në gjyq dhe me vendim gjykate u zhvendos nga aty. Këtë duhet të bëjmë edhe ne, duhet të ngrihen të gjithë banorët e lagjes.

Lokalet që kanë bërë zhurmë natën e djeshme
“Magic 4″, “Baroque”, “Folie” dhe “Living Room” kanë mbajtur muzikën në nivel shumë të lartë deri në mëngjes
TIRANË- Mesnata mes së premtes dhe të shtunës ka shndërruar pothuajse të gjithë Tiranën në një disko gjigante. Lokalet e zonës së ish-bllokut i janë rikthyer ritmit normal të muzikës së lartë dhe ahengut që i ka karakterizuar për muaj me radhë. E njëjta situatë është ndjerë edhe në zonën e përballë Parlamentit. Banorë të ndryshëm të kryeqytetit kanë telefonuar në redaksinë e “Shekullit” duke denoncuar raste zhurmash të forta pothuajse në të gjithë Tiranë e re.
Në zonën e bllokut zhurmat më të mëdha janë shkaktuar në rrugën “Ismail Qemali”. Lokalet “Magic 4″ dhe “Baroque” kanë mbajtur nivelin e lartë të zhurmave edhe disa orë pas mesnatës. Zhurmat e tyre forcoheshin edhe më shumë sa herë që hapeshin dyert e lokalit. Dhe në zonën përballë këtyre lokaleve ndodheshin dhjetëra njerëz të vendosur në rrugë që vazhdonin ahengun e nisur brenda.
Vetëm dhjetë metra më larg qëndronin efektivët e policisë bashkiake të kryeqytetit, të cilët nuk kanë marrë asnjë masë për të ndaluar zhurmat, qoftë edhe duke u thënë lokaleve që të ulin nivelin. Policët bashkiakë kanë qëndruar deri rreth orës 01.30 dhe më pas janë larguar në një rrugicë tjetër të bllokut, aty ku nuk kishte pothuajse fare zhurmë pasi lokalet e hapura mbanin nivel të ulët muzike. Zhurmat e larta kanë vazhduar deri rreth orës 04.00 të mëngjesit.
E njëjta situatë është hasur edhe në zonën përballë parlamentit. Lokalet “Living Room” dhe “Folie” kanë mbajtur një nivel tepër të lartë zhurmash. Të dy këto lokale kanë shfrytëzuar tarracat e tyre dhe muzika është shpërndarë në një zonë me rreze 300 metra. Banorët e pallateve përreth kanë kontaktuar me pronarët e tyre duke i kërkuar që të ulin muzikën por kanë marrë përgjigje negative. Muzika në këto dy lokale ka vazhduar në nivele shumë të larta deri në orën 04.30 të mëngjesit. Në asnjë rast policia bashkiake dhe ajo e rendit nuk kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23126. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23126
Më thuaj pse Të deshta edhe kur s’më deshte Nga tjerat unë të kam veçu Ndodhi një ditë vere Shkove më s’u ktheve Ai gurbet kish ndryshu
Këtë shpirt krejt ma pushtove E mëkatet s’i numërove A me t’dasht a me t’mallku
Ref. Më thuaj pse (më thuaj pse) S’më ke tregu (s’më ke tregu) Se ti veç për avanturë më pate mu (mu) Më thuaj pse (më thuaj pse) Më ke lëndu (më ke lëndu) E sa shumë o zemër ty t’kam dashuru
Gabova njëherë për tan jetën Sa dua mos t’jetë e vërtet Oh kur s’e kam kujtue Se ke me u largue Ndoshta faj ka gurbet
Këtë shpirt krejt ma pushtove E mëkatet s’i numërove A me t’dasht a me t’mallku
Ref. Më thuaj pse (më thuaj pse) S’më ke tregu (s’më ke tregu) Se ti veç për avanturë më pate mu (mu) Më thuaj pse (më thuaj pse) Më ke lëndu (më ke lëndu) E sa shumë o zemër ty t’kam dashuru
Ref. Më thuaj pse S’më ke tregu Se ti veç për avanturë më pate mu (mu) Më thuaj pse (më thuaj pse) Më ke lëndu (më ke lëndu) E sa shumë o zemër ty t’kam dashuru
Më thuaj pse
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4452. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4452

Rama: Berisha po zbraz arkën e pushtetit vendor Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, reagoi për ligjin e taksave që miratoi Kuvendi, duke akuzuar Kryeministrin Berisha se po zbraz arkat e pushtetit vendor për të mbushur gropën e zezë të buxhetit të shtetit. “Një kryeministër i paaftë, delirant dhe i pandreqshëm s’mund të zhbëjë autonominë vendore”, tha Rama.
Rama i bëri thirrje sot Berishës të ndalë sulmin ndaj financave pasi do të hasë në rezistencën e pushtetit lokal. “Përfitoj nga rasti që ti bëj një paralajmërim kryeministrit, pas sulmit të pandalshëm ndaj financave ta ndalë pasi do të ndeshë në një rezistencë e refuzim që unë nuk do ta dëshiroja, si një pjesë tjetër e jetës shoqërore në Shqipëri që është në krizë të gjithanshme”, u shpreh Rama.
Sipas tij, Berisha më kot përpiqet të mbushë arkën e shtetit duke vjedhur atë të vendorëve. “Është e patolerueshme që një njeri i papërgjegjshëm e i paaftë, delirant i pandreqshëm të zhbëjë atë që është ndërtuar në gjithë këto vite, dhe të zbrazë arkat e pushteteve vendore dhe pushteteve te vendit që të mbushë atë që nuk mund të mbushë më, buxhetin e shtetit që u zbraz si rezultat i të gjitha abuzimeve dhe shpërdorimeve të gjithanshme dhe politikave të tij shkatërruese, të cilave shqiptarët, po ua dëgjojnë dhe dua tua dëgjojnë përditë e më shumë krismën”, u shpreh Rama në një prononcim të shkurtër për mediat, gjatë inspektimeve të punimeve që po bën Bashkia tek Liqeni Artificial i Tiranës.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23120. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23120

Libra të bukur Për herë të parë Biblioteka e Bushatllinjve Ekspozita e 1 tetorit në Biblitekën Kombëtare në Ditët Evropiane të Trashëgimisë paraqet 150 njësi të dorëshkruara nga koleksioni oriental i pashallarëve Bushatlli të Shkodrës.
Plasari: “Një pasuri e rrallë. Për shkak të kushteve të sigurisë do të ekspozohen ndoshta vetëm për 1 javë”
Pasditen e 1 tetorit, në Bibliotekën Kombëtare, hapet ekspozita “Biblioteka e Bushatllinjve”.
Me rastin e Ditëve të Trashëgimisë Evropiane në Shqipëri, hapen në vitrina për të parën herë për publikun një nga koleksionet e rralla të BK-së: rreth 150 njësi bibliotekare të dorëshkruara të Bibliotekës së famshme të Bushatllinjve (shek. XV-XIX) ku përfshihen filozofi, fe, gjuhësi, letërsi, administratë, kozmografi, retorikë etj.
Janë pasuria shpirtërore e pashallarëve të Shkodrës, si për të dëshmuar në njëfarë mënyre edhe thuajse krejt autonominë që gëzonte ky sanxhak kur u sundua prej tyre, në harkun kohor 1757-1831.
Biblioteka u themelua si institut i përgjithshëm prej Mehmet Pashë Plakut dhe u mbajt e pasurua nga djemtë e tij, sidomos Mustafa Pasha që përmendet si njeri studioz që kishte mëkëmbur një bibliotekë me libra frëngjisht dhe turqisht, të cilat në fund ia fali vakëfit të Shkodrës.
“Po i la vakëf të gjitha librat e bibliotekës sime që kam lanë në Shkodër të Shqipnisë që janë të vulosuna me vulën time dhe të regjistrueme dhe të ruejtuna në depon e veçantë”, shënon Mustafa Pasha.
Është fat që dëshmitë për këtë bibliotekë se ç’ishte dhe ku ishte vendosur, si ishte konstruksioni i saj, me dhoma, sallon dhe vend studimi për lexuesit, vijnë prej një bashkëkohësi në fazën e fundit të shkëlqimit të objektit dhe pasurisë brenda tij. Madje ai ishte më shumë se kaq, ishte kujdestar i bibliotekës dhe administrator i zyrës së vakëfit të Shkodrës në vitet tridhjetë. Hami Bushati informon tek vepra e tij e çmuar “Shkodra dhe motet” se:
“Në bibliotekën e Vakëfit ka pasur afro 3000 volume teologjie, jurisprudence e libra të ndryshëm fetarë, tekste shkencore mbi fizikën, shkenca natyrore, matematikë, gjeometri, filozofi, astronomi, histori etj.
Nga librat e bibliotekës po shënojmë disa ekzemplarë që edhe në botën orientale ishin të rrallë: p.sh. Historia e Ibni Halëdunit, e përkthyer turqisht, Historia e Xhevdet Pashës 12 volume, Tarihi Vasif, Tarihi Taberi etj. Kurse tekstet e filozofisë qenë të autorëve: Ibni Sina (Avvicenna), Ibni Rushdi (Averroe), Imam Gazali, Fahruddini Rrazi, Mahjuddini Arabi etj. etj. Kishte edhe vepra origjinale në dorëshkrim. Duhet përmendur se në atë bibliotekë gjendej edhe libri i shkruar shqip prej Tahir Ef.
Gjakovës me titullin “Vehbije” dhe historia turqisht e Ahmet Pashë Dukagjinit. Të gjithë librat e biblotekës vuloseshin me vulën personale të Mustafa Pashës, por me largimin e tij nga Shkodra librat e bibliotekës vuloseshin me vulën personale të Mustafa Pashës, që Pasha i kishte dërguar bibliotekës nga jashtë. Vula kishte këtë përmbajtje: “Mbështetja ime është Zoti dhe ai është i mjaftueshëm – nga librat të cilët i ka bërë vakëf i përvuajturi pranë të mirave të Perëndisë, nga vezirët i quajturi Sherif Mustafa. Zoti është më i përhershmi…”.
Ekspozimin e koleksionit oriental do të shoqërohet me të dhënat e Bushatit, përfshi këtu rregullat, të rrepta fort, në bazë të të cilave pat funksionuar biblioteka e Bushatllinjve. Një pjesë të kësaj rregulloreje po e botojmë përbri ilustrimeve, të cilat ilustrime dëshmojnë kaligrafinë dhe artin e ornamentikës, një kulturë islame e shprehur në libra.
Jetuan në shekujt XVIII-XIX, por siç vë re edhe Aurel Plasari, drejtori i Bibliotekës Kombëtare, blinin libra treqind vjet më të vjetër se ata. Për shembull tek kjo trashëgimi që trajtohet dhe ruhet si pasuri kombëtare, gjen një Kuran të vitit 1451, ndër më të vjetrit e koleksionit. Ky kuran mban vulat e Kara Mahmut Bushatit, sundimtar i Shkodrës, pasha i tretë i dinastisë së Bushatllinjve dhe të Mustafa Pashës.
“Identifikimi tyre ka qenë i sigurtë nëpërmjet vulave, përndryshe do të kishin humbur në detin e fondeve orientale”, thotë Plasari, i cili me këtë rast i bën homazh punës së jashtëzakonshme që kreu në vitet ‘60-’70, Zyber Bakiu (1897-1987), orientalist, përpunues i Koleksioneve Orientale të Bibliotekës Kombëtare. Bakiu bëri këtë selektim që kemi sot.
Pikërisht në atë kohë, sajë “politikës së përqëndrimit të vlerave të rralla të kombit”, përqëndrim që siç thotë Plasari “duhet të ketë ndodhur kur janë mbyllur institucionet fetare”, erdhën deri këtu, në BK, këto libra.
E përse ekspozohen tani këto? Ditët e Trashëgimisë Evropiane të shpallura nga Këshilli i Evropës për festa të kulturës një javë në shtator, ekzistojnë prej vitit 1991.
Pavarësisht se në Shqipëri ka së paku dhjetë vjet që “festohet” për trashëgiminë, Plasari thotë se bibliotekat shqiptare nuk kanë qenë të ndërgjegjshme se duhet të kryejnë edhe këtë funksion të ekspozimit të fondeve të tyre të rralla.
Vërtetë kemi të bëjmë me një koleksion oriental jo vetëm në kuptim e gjuhës po edhe të estetikës, Plasari kujton se tekstet e autorëve antikë, një pjesë e të cilëve, erdhën nga përkthimet arabisht. Jo thjesht për këtë kjo pasuri konsiderohet sot e ka mot pjesë e kulturës evropiane.
“Në Evropë sot janë shumë të çmuar dorëshkrimet arabo-persiane edhe për vlerat estetike. Jo vetëm për kaligrafinë. Një pjesë e tyre janë të punuar me ar që tregon modelin e një zhvillimi të lartë të prodhimit të veprave.
Koleksionet e dorëshkrimeve orientale më të pasura i ka Parisi, Biblioteka Nacionale e Parisit”, thotë Plasari duke mos bërë më shumë koment për koleksionin që ekspozohet pas dy ditësh, si një pasuri e rrallë. “Dhe në rast se sigurojmë ruajtjen”, përfundon ai, “ekspozita do të qëndrojë e hapur një javë.”
Rrëgulla dhe detyrime për lexuesit
“…Kam vu kusht që pikësëparit: mbi çdo libër duhet të shkruhet çmimi i caktuam ndershmënisht prej një grupi të ylemave në të holla sermi. Kur ndokush dëshiron me marrë një libër për studim në shtëpi, ai person do të parapaguejë të paktën një të tretën e çmimit si peng e, pa u pague ajo shumë libri mos t’i jepet. Së dyti, ylematë e qytetit do të zgjedhin dy kujdestarë, të parë e dytë, për librat e bibliotekës.
Këta do të subvencionohen prej myteveli nga të ardhunat e vakëfeve të mia. Në rast se kujdestarët e bibliotekës abuzojnë ose e neglizhojnë detyrën të pushohen dhe të zavendësohen me dy të tjerë të zgjedhun nga grupi i ylemave dhe të mytevelisë, tue iu sigurue atyne rrogat e caktueme.
Në qoftë se në vakëfin e përmendun (në bibliotekë) ndodh zjarm ose ndonjë katastrofë tjetër, duhet të zavendësohet me te ardhunat e një viti të vakfe të mia ose me uhana të siguruese me peng apo me dorëzanës dhe me interes ligjor, mandej poqese se mbeten teprica nga ato fonde duhet të ndahen studentëve, krye për emën të medreseve.
Hoxhallarët që japin mësime falas në ato medrese duhet të survejohen që të jenë të rregullt kurse myderrizi Sylejman efendi Fakja, derisa të vazhdojë rregullisht tu dhanë mësime në medrese, do të marrë një grosh mëditje vazhdimisht”. Prej Vakëfnames së Vezirit Mustafa Pashë Shkodra(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23114. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23114

Reforma, Vasili përzë pacientët nga spitalet Sipas ministrit të Shëndetësisë, asnjë pacient nuk do pranohet në spitale, nëse nuk zbaton sistemin e referimit. Hana: Do ndëshkohen edhe mjekët
Asnjë pacient nuk do të paraqitet në spital, nëse nuk ka rekomandim nga mjeku i familjes. Madje ata nuk do të marrin shërbim në spitale nëse nuk kanë këtë rekomandim dhe mjekët që do t’i vizitojnë do të ndëshkohen.
Sipas ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili, i cili mori pjesë dje në një konferencë për Shëndetësinë, kjo është një ndër reformat në Shëndetësi që synon të orientoje pacientët në mënyrë që të marrin një shërbim më cilësor dhe më të lirë, duke mos e përqendruar atë vetëm në spitale, por edhe në poliklinikat e lagjeve. “Jemi në fazën që ky sistem referimi do të zbatohet me këmbëngulje.
Pacientët nuk do të kenë akses në QSUT për probleme banale. Ata do të detyrohen të kthehen në qendrat shëndetësore, apo spitalin rajonal, ku mund ta marrin fare mirë këtë ndihmë, theksoi Vasili, duke shtuar se pacientët që nuk do të kalojnë filtrin tek mjeku i familjes nuk do të pranohen në spitalet e nivelit të dytë apo të tretë dhe ndaj mjekëve të këtyre institucioneve që shkelin rregullat do të ketë masa administrative.
“E reja në këtë proces është kontrolli, i cili nuk ka ndodhur”, – theksoi Vasili. Për t’i ardhur në ndihmë kësaj reforma duket se do të ndikojë edhe drejtoresha e Institutit të Kujdesit Shëndetësor, Elvana Hana, e cila paralajmëron se për ato spitale që do të pranojnë pacientë pa rekomandime, do të ketë masa ndëshkimore, çka u rrezikon atyre përfitimet nga ISKSH-ja.
“Natyrisht do të ketë dhe sanksione në kontratat që ne i shoqërojmë, qoftë në kontratat e nivelit të parë me shërbimin parësor, ku kjo pikë ecën më mirë, qoftë me kontratat e nivelit të parë me shërbimin spitalor, ku kjo pikë ka disa ngecje, por ne do të vëmë sanksione që të mos pranohen raste pa rekomandime, pa fletët përkatëse që shoqërojnë pacientin”, – theksoi Hana, duke shpjeguar se do të përjashton rastet urgjente. Sipas saj, nëse do të shkelen këto masa, do të ketë sanksione kontraktuale që do të shkojnë deri në prishje të kontratës.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23117. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23117
Top