Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

I pasuri afrikan martohet me 4 gra njekohesisht Disa nuk durojne dot edhe partneren qe kane perkrah, por ja qe disa te tjereve nuk u mjafton vetem nje. Ky eshte rasti i rralle i nje 44-vjecari te pasur nga Afrika e Jugut, i cili eshte martuar me kater gra njekohesisht, sipas tij per te kursyer para dhe per te shmnagur tradhetine. Edhe pse poligamia eshte e pranuar me ligj ne Afriken e Jugut, babai i dhjete femijeve Milton Mbele ka terhequr vemendjen e shume njerezve duke organizuar dasmat ne te njejten kohe. Ai ka premtuar besnikeri dhe dashuri per te katerta, duke u shprehur se nuk ben diferencime mes grave. “Nuk eshte mire te kesh nje grua dhe 30 te dashura qe te marrin leket. Mund te them se ishte dita me e shumepritur gjate te gjithe jetes time”, thote vete Mbele, i cili i veshur me nje kostum te bardhe ka shkembyer unazat me nuset e tij, edhe ato te veshura me fustane te bardha. Grate nga ana e tyre nuk e kane konsideruar aspak problem, teksa nuk shohin asgje te cuditshme ne kete lidhje poliglote. Mbele ka shtate femije me grate e tij aktuale dhe tre nga lidhjet e meparshme. Ai thote se edhe pse ndahet ne kater, dashuria e tij eshte e barabarte dhe se mes grave ekziston konkurenca. Me e reja ne moshe eshte Smangele Cele, 23 vjec, ndersa nga 24 jane Zanele Langa dhe Happiness Mdlolo. Ndersa me e madhja eshte Thabile Vilakaz, me te cilen Milton ka qene martuar me pare per 12 vjet me radhe./Mirror/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23176. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23176

Shpëton nga aksidenti një avion me shqiptarë ne bord Aeroplani Boeing 737-700 me 80 pasagjerë në bord, ishte nisur nga Dyseldorfi i Gjermanisë dhe po fluturonte drejt Prishtines. Një aeroplan me 80 pasagjerë, shumica e të cilëve shqiptarë, i ka shpëtuar për mrekulli një incidenti që mund të ishte me pasoja fatale. Aeroplani Boeing 737-700 me 80 pasagjerë në bord, ishte nisur nga Dyseldorfi i Gjermanisë dhe po fluturonte drejt Prishtinës. Foto dramatike janë bërë publike pasi avioni ndeshi një tufë zogjsh, gjatë ngritjes nga aeroporti i Dusseldorfit. Tufa e shpendëve që u përplas me aeroplanin që po udhëtonte me 300 kilometra në orë, bëri që motori në anën e djathtë të dalë jashtë përdorimit. Sipas gazetës gjermane Bild, aeroplani i Germania Airlines u detyrua të kthehej përsëri në pistë. /oranews/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23179. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23179

Stankovic shpëton Interin, mbyllet 1-1 me Rubin Kazan Inter ka marrë një barazim të vuajtur në fushën e kampionëve të Rusisë, Rubin Kazan, në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të Grupit F në Champions League. Rusët kaluan në delir mijëra shikuesit vendas kur shënuan në minutën e 11-të të pjesës së parë me Dominguez, që shfrytëzoi hutimin e mbrojtjes zikaltër duke tundur rrjetën me një goditje të bukur.
Në pjesën e dytë ishte serbi Dejan Stankovic që riktheu barazpeshën në stadiumin rus, pasi ishte lënë i lirë para portës duke finalizuar krosin e brazilianit Maicon. Më pas Mario Balotelli la lojën pas kartonit të dytë të verdhë. Për Mourinho dy pikë në dy ndeshje.
Rubin Kazan (4-4-2): Ryzhikov; Salukvadze, Sharonov, Navas, Ansaldi; Ryazantsev, Noboa, Semak, Karadeniz; Dominguez (41′ Kasaev), Bukharov. Trajner. Berdyev Inter (4-3-3): Julio Cesar; Maicon, Lucio, Samuel, Chivu; Zanetti, Cambiasso (34′ Vieira), Stankovic; Balotelli, Eto’o, Mancini (63′ Quaresma). Trajner. Mourinho Arbitëro: Hauge (Norvegji)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23170. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23170

Kërkon babanë e fëmijës mes të burgosurve Nëna e ardhshme Raluca Dionescu nga qyteti Iasi thotë se secili prej të burgosurve që ajo ka takuar derisa po punonte me gjysmë orari në burg mund të jetë babai. Një grua shtatzënë ka bërë kërkesë për të marrë vesh se cili nga 6 të burgosurit e një burgu rumun është babai i fëmijës që ajo pret ta linde. Nëna e ardhshme Raluca Dionescu nga qyteti Iasi thotë se secili prej të burgosurve që ajo ka takuar nderkohe qe po punonte me gjysmë orari në burg, mund të jetë babai.
Të burgosurit, në mes të moshave 24 e 35 vjeç, do të duhet të bëjnë testet e gjakut dhe të ADN-së.
Dionescu, e cila ishte e punësuar si pastruese në burgun afër qytetit Iasi, ka pranuar se ajo është lëshuar në marrëdhënie të nxehta seksuale më të burgosurit në dhomën e lavanderisë së burgut.
“Nuk mund tu rezistoja disa prej burrave. Unë nuk i shihja si kriminelë apo krimet e tyre që ata kishin bërë, ka thënë ajo. “Ajo që dua të di tani është se cili prej tyre është babai i fëmijës së tij. Nuk e di çfarë do të ndodhë më pas, nëse unë, apo edhe babai, do të duam të rrisim fëmijën bashkë, ka shtuar ajo. /telegraf/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23173. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23173

Arbnora Ademaj në Miss Globe International Arbnora po ashtu ka bërë të ditur se në këtë garë të bukurisë do të paraqitet edhe me veshje kombëtare dhe se zgjedhja e saj është veshja e Rrafshit të Dukagjinit. Vajza shtatgjatë nga Peja, Arbnora Ademaj do të përfaqësojë Kosovën në garën e bukurisë Miss Globe International, që do të mbahet në muajin që vjen në Tiranë. Në një intervistë për të përditshmen Lajm, Arbnora ka bërë të ditur se është duke u përgatitur për këtë garë dhe çdo ditë, përveç se ushtron, ajo po e përgatit një koreografi, sepse në këtë spektakël të bukurisë kandidatet do të kenë edhe një pikë interpretimi muzikor ose vallëzim me çrast do të jepet edhe çmimi Miss Talenti.
Arbnora po ashtu ka bërë të ditur se në këtë garë të bukurisë do të paraqitet edhe me veshje kombëtare dhe se zgjedhja e saj është veshja e Rrafshit të Dukagjinit. /telegraf/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23167. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23167

Koleksionisti i materialeve Pllaka qelqi, të cilat pastrohen vetë, tuba që ndryshojnë formë kur bërtet, meteorë. Prej nëntë vjetësh mbledh dhe katalogon gjërat më të çuditshme të botës për të frymëzuar shkencëtarët dhe artistët
Mark Miodownik po mendon për udhëtimin e tij të radhës. Dëshiron të shkojë në një fshat të humbur të Bosnjë-Hercegovinës për të rimarrë një copëz meteori të rënë mbi çatinë e një ferme, por të bësh marrëveshje me pronarin është shumë e vështirë. Është hera e pestë brenda gjashtë muajve që meteorët godasin shtëpinë e tij dhe është i bindur se jashtëtokësorët e kanë vënë në shënjestër. Edhe Miodownik duhet ta pranojë se pesë meteorë brenda gjashtë muajve janë të pamundur nga ana statistikore. Gjithsesi, ai është më shumë i interesuar për substancën, se sa për prejardhjen. Një copëz meteori do të ishte diçka me shumë vlerë për tia bashkangjitur koleksionit të materialeve, të cilin Mark e ka krijuar tetë vite më parë dhe që sot është bërë libraria “Materials library del Kings college” e Londrës. Në Strand, në një pallat të vjetër gjenden rafte të mëdha të mbushura me materialet më të çuditshme të së kaluarës, të tashmes, e ndoshta edhe të së ardhmes. Pranë sendeve të çuditshme janë vendosur edhe materialet më të zakonshme, si alumini, çeliku dhe bakri. Këto materiale janë vënë bashkë me një qëllim të vetëm: të mrekullojnë vizitorët. Të paktën, kjo është ideja e Mark Miodownik. Ky profesor i shkencave materiale është 39 vjeç, mban mjekër, flokët i ka pjesërisht të rënda dhe mban syze me skelet të errët. Edhe pse ka pamje serioz, është një njeri shumë i dashur.
Miodownik tregon se interesi i tij për materialet ka lindur gjatë kohës së shkollës, kur bleu një vizore plastike, të cilën e kishin reklamuar si të pathyeshme. Kur vizorja u bë copë e cikë, Miodownik mbeti i çuditur: “Isha aq i habitur saqë me vizore të thyer u riktheva te dyqani ku e kisha blerë. Shitësi më tha që mund të merrja një të re, por unë i thasë se problemi qëndronte diku tjetër: që vizorja nuk ishte e pathyeshme dhe ose do ti ndryshonin emërtimin, ose do ta nxirrnin nga qarkullimi. Që atëherë fillova të interesohesha se si prodhohej një vizore plastike dhe përse disa sende thyhen e disa të tjera jo”. Këto pyetje e nxitën të mbronte doktoraturën në Universitetin e Oksfordit dhe të udhëhiqte grupin e studimit mbi materialet e “Kings college” në Londër.
Të shohësh dhe të prekësh
Miodownik e ka krijuar librarinë e materialeve, sepse nuk është i kënaqur se si mësohet shkenca e materialeve. Kur ishte student, nuk i ka parë dhe prekur kurrë materialet pas të cilave ishte shumë i pasionuar. Kështu, filloi të koleksiononte materiale të pazakonta që sot i përdor për të bërë mësim. “Hap një kasetë dhe i them klasës: Të dashur nxënës, sot do të flasim për këtë dhe u jap në dorë diçka që i habit”.
Zërat mbi koleksionin e çuditshëm u përhapën shpejt dhe Miodownik u kontaktua menjëherë nga “National endowment for science, technology and the arts” (Nesta) që i dha 80 mijë euro për të themeluar atë që sot quhet “Materials Library” (Libraria e Materialeve).
Materialet në raftet e mëdha nuk janë të emërtuara dhe vizituesit mund ti prekin dhe ti nuhasin. “Është një përqasje artistike ndaj shkencës”, thotë Miodownik. “Për shkencëtarët është një leksion estetike dhe një mënyrë për të zbuluar aspektin ndijor”. Kolegët e tij të librarisë së materialeve marrin gjatë javës shumë e-mail-e nga persona që dëshirojnë të vizitojnë koleksionin, sidomos nga studentët e disiplinave artistike.
Mbledhja e materialeve është një fenomen jashtëzakonisht i bukur. Në të shkuarën studioja e materialeve përbëhej nga metalurgjia, kimia dhe fizika. Gjatë 50 viteve të fundit janë zbuluar substanca të reja plastike, gjysmë përçuese, materiale biologjike që i kanë vjetruar disiplinat e vjetra.
Një prej baballarëve themelues të shkencës së materialeve ishte James Edward Gordon, i cili në vitin 1968 publikoi “Shkenca e materialeve rezistente”. Gordon ishte një mësues argëtues dhe i çuditshëm, i bindur se çdo material kishte një karakter dhe forcë jetësore. Edhe Cyril Stanley Smith, eksperti i metalurgjisë së institutit të teknologjisë së Masaçusets, pati një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e kësaj shkence. Në librin e tij të vitit 1970, “Arti, teknologjia dhe shkenca”, Smith thekson se arti dhe estetika kanë qenë gjithmonë një burim frymëzimi për zhvillimin teknologjik.
Miodownik bën të pamundurën për të ecur mbi gjurmët e tyre. Ka krijuar një instalim fluoreshent në galerinë “Hayward” dhe bashkëpunon me muzeun “Victoria and Albert Museum” për prezantimin e koleksionit të ri të qeramikës. Ndërkohë, organizon takime mes artistëve dhe studentëve të shkencës së materialeve. Libraria e materialeve është e populluar në veçanti nga pjesëmarrësit e cikleve të konferencave të organizuara nga Miodownik. “Në këto takime shkencëtarët thonë gjëra të tipit: materiali im ndryshon formë kur bërtet”, tregon Miodownik. Libraria e materialeve nuk ka një komision të specializuar që filtron dhe përzgjedh materialet. Miodownik dhe stafi i tij i bëjnë vetë kërkimet. Çdo javë marrin shumë pako dhe zarfe, brenda të cilave gjendjen sende nga më të çuditshmet.
Mark Miodownik e mban gjallë koleksionin e tij falë organizmave si “Nesta” ose “Engineering and physical sciences research council” dhe nuk dëshiron absolutisht ti komercializojë.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23163. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23163
Merkel, Westerwelle dhe epoka e re politike Merkel do të vazhdojë edhe për 4 vjet të tjera që të qe-verisë Gjermaninë në postin e Kancelares, por çmimi që konservatorët do të duhet të paguajnë për këtë do të jetë shumë i lartë. Rezultati i zgjedhjeve të së dielës për Unionin Kristian-Demokrat të qendrës së djathtë dhe partinë e saj motër, bavarezen Unioni Kristian-Social është më i ulët se në vitin 2005. Megjithatë, Merkel mund të formojë një koalicion qeveritar me Partinë e Lirë Demokratike, duke qenë se mbështetja ndaj kësaj partie është rritur ndjeshëm, madje në përmasa të tilla të paparashikuara as nga vetë analistët politikë dhe institucionet e sondazheve. Kjo do të thotë se “arkitektura” e aleancës qeverisëse që do të drejtohet nga Merkel do të ndryshojë thelbësisht dhe tashmë ngjyrat e reja do të jenë e zeza dhe e verdha, përkatësisht ngjyrat e partive përbërëse të koalicionit. Në qeveritë e ish-kancelarit Helmut Kohl ishte gjithmonë shumë e qartë se kush ishte partia qeverisëse, sepse kristian-demokratët kishin gjithmonë shumë më tepër vende në Parlament në krahasim me partnerin e tyre liberal. Një fakt i tillë tashmë ka ndryshuar dhe, sipas të gjitha gjasave, ka ndryshuar përgjithmonë. Në konfi gurimin e ri, Merkel do ta ketë të vështirë që të mbajë premtimin e bërë gjatë fushatës elektorale në lidhje me zbutjen e politikave të FDP-së ndaj eko-nomisë së tregut. Kjo, sepse këtë herë kristian-demokratët nuk janë aq të fortë sa në të kaluarën dhe nuk do të mund të diktojnë politikat që duan pa hasur në kundërshtitë e liberalëve. Lideri i FDP-së, Guido Westerwelle, do të ketë shumë zë në qeverinë e ardhshme. Për sa i përket Merkelit si Kancelare ajo është e padis-kutueshme, ndërsa për sa i përket rolit të saj në krye të konservatorëve ai mund të ndryshojë në një të ardhme jo të largët. Kështu pritet që guvernatorët rajonalë të CDU-së të nisin diskutimet për ndry-shim. Dhe në radhët e CDU-së nuk është se ka krizë për emrat e mundshëm që mund ta zëvendësojnë Merkelin. Kjo do të thotë se në muajt e ardhshëm, Merkel do të përballet me beteja në dy fronte, atë të një koalicioni, ku ajo do të luftojë për të pasur fjalën e fundit, çka do të jetë e vështirë dhe brenda partisë së saj. Kris-tian-Socialët e Bavarisë, të “plagosur” nga këto zgjedhje nuk do të jenë shumë të dobishëm për Merkelin. Në zgjedhjet e së dielës në Bavari ata morën vetëm 41% të votës, që përbën edhe rezultatin më të ulët që prej shumë dhjetëvjeçarësh. Gjatë viteve të qeverisjes së Khol, CSU dhe FDP ishin njësoj të fortë, ose në rastet e tjera ishin bavarezët ata që dilnin mbi FDP-në. Ndryshimet e fundit fl asin për një kthesë historike edhe në këtë drejtim, pasi tashmë ndryshimi është në favor të FDP-së. Megjithatë, humbësja e madhe e zgjed-hjeve të së dielës është e majta social-demokrate. Rezultati që ata morën ishte më i ulët se humbja që ata e konsideronin më të rëndën në zgjedhjet e vitit 1953, humbje pas së cilës atyre iu deshën vite të tëra për ta marrë veten. Pas 11 vitesh në qeverisje, kjo parti ka dalë në opozitë dhe tashmë është vënë në diskutim edhe statusi i saj, si një nga dy partitë kryesore në vend, pas Kristian-Demokratëve. Kjo parti ndodhet vetëm 10 pikë larg partisë së ekstremit të majtë, Partia e Majtë. Kjo parti u krijua nga bashkimi i Partisë së Socializmit Demokratik (PDS), pasuesja e Partisë Komuniste që udhëhoqi vendin gjatë Luftës së Ftohtë dhe WASG, një grup sindikatash dhe anëtarësh të ikur nga SPD-ja me qendër në Gjermani. Bashkëkryetari i kësaj partie, Oskar Lafontaine, ka qenë njëherë e një kohë kryetar i SPD-së. Kur ai e la partinë në vitin 1999 dëshironte që kjo parti të shkonte keq e më keq dhe me siguri që rezultati i këtyre zgjedhjeve duhet tia ketë kënaqur egon. Por rezultati i keq do të thotë që brenda socialdemokratëve do të nisë një betejë e madhe, madje jo vetëm mes partisë kryesore të së majtës, por mes gjithë partive në lidhje me fatin e “shpirtit të socialdemokracisë gjermane”. Shefi i SPD-së, Frank-Walter Steinmeier, mesa duket dështoi në përpjekjen e tij për të krijuar sërish edhe për 4 vitet e ardhshme një marrëveshje për vazhdi-min e koalicionit të madh me CDU-në. Në këto rrethana, në këtë parti gjithçka është e mundur që nga zëvendësimi i liderit e deri te krijimi i koalicioneve të ndryshme brenda së majtës. Ndërkaq, disa nga politikat e partisë do të sakri-fi kohen, duke qenë se nuk kanë qenë popullore. Por cilat syresh? Ndoshta rritja e moshës së daljes në pension në 67 vjeç? Misioni i diskutueshëm i Gjermanisë në Afganistan? Aktualisht atmosfera brenda partisë humbëse mund të përshkruhet edhe si “panik”. Franc-Walter Sreinmeier ka lënë të kuptohet se do të jetë shefi i grupit parlamentar të SDP-së. Kësisoj ai kërkon që të përcjellë mesazhin e vazhdimësisë në këto momente të përjetimit të tronditjes nga humbja. Por gjermanët, nga ana tjetër, po përjetojnë tjetërsimin e kësaj partie, të paktën e asaj që e kanë njohur që nga vitet 60. Ajo ka qenë një parti që ka qenë në qendër të së majtës gjermane, një parti që zhvillonte politika jo vetëm për bazën e saj, por për gjithë vendin. Kohët në vazhdim do të tregojnë se si do të shkojnë punët në këtë parti. Pas zgjedhjeve të së dielës, Gjermania e vjetër Perëndimore me kryeqytetin në Bonin e përgjumur dhe kampet politike e qendrat e pushtetit qartësisht të përcaktuara, nuk është më veçse një kujtim i vagëlluar. Ndërkohë, një peizazh i ri ka nisur të formëzohetâ¦
Hyrja e re
Guido Westerwelle, lideri i liber-alëve gjermanë do të bëhet pas zgjedhjeve të së dielës ministri i ri i Jashtëm i Gjermanisë. Ai e ka drejtuar Partinë Demokratike të Lirë (FDP) drejt rezultateve më të mira të arritura këto 60 vitet e fundit. Të dielën ai e riktheu partinë pas 11 vitesh në qendër të politikës së vendit. Është 47 vjeç, vjen nga Boni dhe do të jetë zëvendëskancelari i parë i Gjermanisë si homoseksual i shpallur. Veç postit të lartpërmendur dhe atij të ministrit të Jashtëm mund të marrë edhe tri vende në kabinetin e ardhshëm të rezervuar për partnerin e ardhshëm. Në vendin e tij, Guido njihet si personi që ka “përqafuar” vazhdimisht politikën e reformave të ashpra ekonomike, tipike për qeverisjen e Thatçerit në Britaninë e Madhe. Por ajo që do ta bëjë interesant në politikën e jashtme është pozicionimi që ka pasur dhe ka ndaj Afganistanit. Ndërkohë që përfshirja e trupave gjer-mane në vend po bëhet gjithnjë e më e kundërshtuar, Guido sa vjen e po del si person që e mbështet një politikë të tillë. Mbështetja e Demokratëve të Lirë për energjinë bërthamore do të thotë që Gjermania ka të ngjarë që të rikthejë politikën izolacioniste të deritanishme. Nga pamja e jashtme, Guido është një person që tregon një vëmendje dhe kujdes të vazhdueshëm për pamjen e tij të jashtme. Është gjithmonë i nxirë nga dielli, me kostumet e prera bukur dhe me qëndrime tashmë të sofisti-kuara të një lideri, që ka qenë në krye të forcës së tretë politike në një vend si Gjermania. Ndërsa ka festuar fi toren të dielën, ai u ka kujtuar zgjedhësve dhe mbështetësve të tij për sfi dat e vështira që ka përpara partia dhe qeveria në vitet në vijim. “Jemi të kënaqur me rezultatet e jashtëzakonshme, por e dimë se mbi të gjitha këto rezultate janë një përgjegjësi e jashtëzakonshme”, ka deklaruar Guido. 47-vjeçari nga Boni është i vetëdijshëm që jo rrallë sjelljet e tij paksa të fryra e kanë vënë në rrezik kredibilitetin e partisë së tij, që është një forcë liberale ekonomike që përfaqëson interesat e klasës së mesme urbane. Për sa i përket jetës private, ai jeton me partnerin e tij, me të cilin doli hapur në publik në vitin 2004 në darkën e organizuar nga Merkel me rastin e 50-vjetorit të lindjes. Partneri është biznesmeni Michael Mronz dhe ka dëshirë që të ketë një familje me Guidon. Ky i fundit jo rrallë është cilësuar nga analistët dhe kundërshtarët e tij politikë si “spitullaq” dhe “i pispillosur”, për shkak të tendencave të tij dhe shfaqjeve të çuditshme publike, ndër të cilat edhe një shfaqje në “Big Brother”. Por 11 vitet e opozitës dhe “çudive” të Guidos kanë marrë fund m Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23157. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23157

Një votë për dy politikanë Analistët grekë vlerësojnë se zoti Karamanlis është më afër grekut të mesëm, ndërsa zoti Papandreu dëshiron ta ndryshojë grekun e mesëm. Zoti Karamanlis është veçanërisht dinamik, por qeverisja e tij u karakterizua nga një inerci e madhe
Më 4 tetor, qytetarët grekë do të votojnë për qeverinë e re, natyrisht edhe për Kryeministrin që do të jetë kreu i ekzekutivit të Greqisë.Në zgjedhje marrin pjesë dhjetëra parti, dhjetëra kryetarë, por zgjedhja e grekëve për Kryeministër dhe jo për votën kufizohet te Kostas Karamanlis dhe Jorgos Papandreu. Dy personalitete të jetës politike greke, me pasues, dashamirës e kundërshtarë, me miq e armiq, të shpallur e të fshehur. Dy personalitete me divergjenca politike e ideologjike, të cilat janë të njohura e të ditura tashmë, por edhe me ndryshime në karakter. Të dy premtojnë një revolucion politik, ekonomik, social, moral dhe paqësor, por njëri ishte në pushtet vitet e fundit, ndërsa tjetri ende nuk është provuar.Dy politikanë që vijnë nga familje me tradita në jetën politike të Greqisë, ndoshta mundet të quhen si pasardhësit e “fundit” të dinastive që kanë dominuar për gati një shekull jetën politike e ekzekutive të Greqisë. Jo pak herë analistët grekë kanë paraqitur ndryshimet në personalitetin e dy politikanëve kryesorë të Greqisë.Kostas Karamanlis konsiderohet si orator i lindur e me një “paraqitje skenike” të shkëlqyer, ndërsa zoti Papandreu nuk shquhet për oratori, por konsiderohet si një “forcë e qetë”, shumë i vendosur për të arritur objektivat që i ka vënë vetes.Kostas Karamanlis konsiderohet nga analistët grekë si politikani klasik grek, që ha shumë, pi goxha, është shakaxhi. Nuk e ka problem të ulet në pjektoret e famshme të Athinës, të hajë biftekë e suvlake dhe të akuzojë “Davaxhinjtë e pushtetit”, që uzurpojnë gjithçka.Është nga ata njerëz që ka oratori, i kupton gjërat dhe thotë nëpër kafene: “Ah sikur të isha unë Kryeministër, të shikonit se çfarë do të bëja!”.Karakteristikë e Kryeministrit Karamanlis është se nuk para i pëlqen udhëtimet e gjata, në përgjithësi nuk i pëlqen fare udhëtimet. Preferon të rrijë në shtëpi me gruan e fëmijët, se sa të shkojë nëpër takime ndërkombëtare. Nga ata që e njohin konsiderohet si tip i këndshëm për shoqërim, por është vërtetuar se shoqëritë nuk di ti zgjedhë, gjë që vërtetohet edhe nga skandalet e mëdha, në të cilat ishin pleksur bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Lideri socialist, Jorgos Papandreu, kandidati më potencial aktualisht për postin e Kryeministrit, është diametral-isht i kundërt: nuk ha shumë, nuk pi fare, nuk thotë anekdota. Preferon shumë sportet, vrapin, çiklizmin, notin, në vend që të rrijë i ulur në ndonjë tavernë. Në kundërshtim me zotin Karamanlis, Jorgos Papandreu dëshiron e preferon të udhëtojë shumë jashtë shtetit, është president i Internacionales Socialiste dhe ndihet veçanërisht mirë dhe lirshëm me liderët e huaj. Është karakteristike për tu shënuar se në mes të fushatës elektorale, zoti Papandreu gjeti kohën që të shkonte për dy ditë në SHBA, për të folur në Samitin e G20 dhe të propozojë disa masa për ndryshimin e sistemit global ekonomik dhe të qeverisjes politike me synim kufi zimin e pabarazive. Po atë ditë që foli në Samitin e G20, zoti Papandreu shkoi të vizitonte Muzeun e Artit Modern të Nju Jorkut, i ftuar në një banket nga ish-presidenti Klinton.
Miqtë e Kryeministrit aktual, zotit Kostas Karamanlis, janë funksionarë par-tiakë të Demokracisë së Re dhe shumicën e tyre ai i njeh qysh kur ishte i ri dhe anëtar i Forumit rinor të Demokracisë së Re në Athinë e Selanik. E kundërta ndodh me zotin Papandreu. Ndër miqtë e tij të ngushtë renditen edhe shumë personalitete të huaja, me rrezatim e infl uencë të madhe, si nobelisti Amartia Shen, arkitekti me famë botërore Xhuzepe Asebrilio, i cili me projektin e tij ndryshoi rrënjësisht pamjen e Barcelonës me ras-tin e Lojërave Olimpike. Zoti Karamanlis për të mos humbur elektoratin e djathtë nga fashisti Karaxhaferris, u tërhoq në një “gjueti shtrigash”, me operacione policore me viktima emigrantët, për të kënaqur “ndjenjën e pasigurisë së grekëve”, ndërsa zoti Papandreu, qysh kur erdhi në krye të PASOK-ut, ishte shumë i hapur e i afërt me emigrantët. Madje shumë prej tyre i përfshiu edhe në Këshillin Kombëtar të partisë së tij. Zoti Karamanlis u është shmangur prononcimeve të drejtpërdrejta në lidhje me dhënien e nënshtetësisë për fëmijët e emigrantëve, ndërsa zoti Papandreu ka deklaruar hapur se me ardhjen e tij në pushtet do tu japë të gjithë fëmijëve të lindur në Greqi nënshtetësinë, ndërsa emigrantëve të ligjshëm të drejtën e votës në zgjedhjet lokale.Analistët grekë vlerësojnë se zoti Karamanlis është më afër grekut të mesëm, ndërsa zoti Papandreu dëshi-ron ta ndryshojë grekun e mesëm. Zoti Karamanlis është veçanërisht dinamik, por qeverisja e tij u karakterizua nga një inerci e madhe. Zotin Papandreu nuk e kemi parë ende të qeverisë. Zoti Karamanlis deklar-on se nuk e ka frikë koston politike kur duhet të ndërmarrë vendime e të veprojë në të mirë të popullit e Greqisë. Por zoti Karamanlis nuk guxoi jo të rithemelonte shtetin, ashtu siç kishte premtuar, por as të dëbonte miqtë e tij të ngushtë që ishin të implikuar në skandalet më të mëdha në jetën politike e ekonomike të Greqisë në pesë vitet e fundit që ai qeveris. Në të kundërt, zoti Papandreu nuk ngurroi të dëbonte deputetë, anëtarë e funksionarë të lartë të partisë së tij, qoftë edhe miq të tij, të cilët ishin të implikuar në skandale, ose që ekzistonin edhe dys-hime se ishin të implikuar në skandale.Zoti Papandreu nuk ngurroi të largonte nga partia dhe grupi parlamentar i PASOK-ut edhe ish-kryeministrin Kostas Simitis, si edhe shumë funksionarë të tjerë të lartë dhe fi toi në luftën e ashpër për kreun e partisë kundrejt kandidatit tjetër, E. Venizelos.Në vija të përgjithshme ky është profili i dy personaliteteve, për të cilat do të votojnë qytetarët grekë më 4 tetor dhe që do ti qeverisë nga 5 tetori.Dhe grekët ndërmjet këtyre të dyve do të zgjedhin e do të marrin.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23160. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23160

Adriatik Coli rrëfehet: Si e njoha Lul Berishën Pas 835 ditësh, Adriatik Coli, i penduari i organizatave kriminale të Durrësit, ka rrëfyer më në fund për disa minuta njohjen me kreun e bandës së Durrësit, Lul Berishën. Por dëshmia e tij është penguar me forcë nga avokatët e të pandehurve, të cilët kanë refuzuar në mënyrë kategorike thëniet e tij dhe të prokurorit. Për më shumë se dy orë e gjysmë, Coli është gjendur nën trysninë e palëve në proces, të cilët debatonin në lidhje me procedurat e seancës. Megjithatë ai ka mundur të shkëpusë disa fjalë që kanë të bëjnë me bandën, ku ka qenë vetë pjesëmarrës. Sipas tij, në vitin 1994 kishte njohur në Itali Lul Berishën, me të cilin më pas nisën të trafikonin femra. Ai deklaroi përpara gjykatësve se në vitin 1997 kishte pasur kontakte të vazhdueshme me Lul Berishën, me grupin e të cilit u bashkua më vonë për të ndërmarrë një fushatë të egër vrasjesh dhe plagosjesh të rivalëve të tyre. Shumë prej tyre gjendeshin dje në kafazin e hekurt të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Por “tekat” e avokatëve e kanë ndërprerë sërish dëshminë e rrallë. Trupi gjykues i detyruar, edhe këtë herë, e ka shtyrë seancën për dy ditë, në datën 1 tetor.
Dëshmia Dhjetëra forca të repartit special BRISK kanë shoqëruar dje Adriatik Colin, të penduarin e bandave të Durrësit, për në gjykatë. Nën masa të larta sigurie automjeti i blinduar i policisë është futur rreth orës 09:45 të mëngjesit në mjediset e pasme të Gjykatës së Krimeve të Rënda, ndërsa Coli ka zënë vend në kafazin e hekurt, i veçuar nga të pandehurit e tjerë. Seanca ka filluar rreth orës 10:00, ndërsa në sallë ishin të pranishëm si rrallëherë të gjithë avokatët dhe prokurorët. Ndërkohë kreu i trupit gjykues, Gurali Brahimllari, pasi ka verifikuar palët, i ka dhënë fjalën prokurorit Anton Martini të vazhdojë me pyetjet për dëshmitarin dhe të penduarin Adriatik Coli. Pyetja e parë kishte të bënte me njohjen e Colit me të pandehurin Lulzim Berisha, ishte ulur fare pak larg tij në kafazin e hekurt. Konkretisht ai ka deklaruar: “E kam njohur Lul Berishen në vitin 1994 në Itali. Por ne u njohëm më mirë në vitin 1997, atëherë kur Lul Berisha vinte në një palestër pranë shtëpisë time në Durrës. Në atë kohë, Luli u plagos”. Më pas prokurori ngulmoi për detaje të tjera nga njohja, dhe Coli u përgjigj se në Itali Lulzim Berisha merrej me trafik femrash. “Jam njohur me Lul Berishën në vitin 1994 në Itali, ku ai trafikonte femra. Miqësia ime me të është përforcuar në 1997″, përsëriti Coli, ndërsa prokurori e pyeti nëse kishte marrë pjesë në organizatën kriminale të drejtuar pikërisht nga i pandehuri Lulzim Berisha. Në momentin që Coli u bë gati të fliste për bandën, një nga avokatët e anëtarëve të bandës, konkretisht Riza Icka, doli nga salla, pas një debati me prokurorin Anton Martini.
Përplasja Megjithëse të gjitha palët në proces ishin të pranishme seanca u shty sërish për të njëjtën arsye: se avokatët u larguan. Fillimisht “përplasja” e parë ndodhi midis prokurorit Martini dhe avokatit Icka. Ky i fundit e kundërshtoi me forcë prokurorin, pasi ai i ishte drejtuar Colit duke e pyetur për organizatën kriminale. Avokati tha se cilësimi është i gabuar, pasi nuk është provuar nga gjykata një gjë e tillë. Në këtë moment ka ndërhyrë kreu i trupës gjykues, Gurali Brahimllari, i cili i ka dhënë të drejtë prokurorit për të vazhduar seancën e pyetjeve. Coli ka vijuar të dëshmojë edhe për një ngjarje kriminale, ku kishte marrë pjesë edhe vetë, pasi kishin plagosur një kundërshtar të bandës, i cili një ditë më pas kishte gjetur vdekjen. Në këtë moment sipas burimeve i pandehuri Kristian Begu ka kërkuar të largohet nga salla, ndërsa i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i avokatit të tij, Pjeter Deda. Ky i fundit i tha gjykatës se një kafe e konsumuar në mëngjes i kishte dëmtuar shëndetin dhe ai duhej të largohej nga gjykata. E ndodhur në këto kushte Gjykata e Krimeve të Rënda shtyu procesin për dhjetë minuta me shpresë se shëndeti i avokatit do përmirësohej, por kur palët u mblodhën në sallë për të dëgjuar më tej Colin, avokati Deda mungonte.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23151. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23151

Dhjetë fëmijët dhe jeta sekrete e Fidelit Një libër i ri, “Without Fidel”, shkruar nga gazetarja amerikane Ann Louise Bardach, tregon për herë të parë detaje të veçanta për jetën e “Leader Maximo”. Lidhjet e tij të fshehura dhe fëmijët e jashtëligjshëm…
Për të përshkruar sipërmarrjet revolucionare të Fidel Kastros, boja është derdhur lumë dhe janë harxhuar me qindra fletë revistash e gazetash. Por, deri më sot nuk dihej asgjë e saktë mbi jetën e tij private dhe mbi të gjitha se sa fëmijë kishte sjellë në jetë. Më në fund libri “Without Fidel”, i shkruar nga gazetarja amerikane Ann Louise Bardach, që do të dalë në shitje këto ditë në Amerikë, na rrëfen sekretin. Në jetën e tij prej amatori, EL Comandante kishte joshur me dhjetëra gra dhe sot mendohet se ka dhjetë fëmijë biologjikë. Libri i fundit i Bardach, një pjesë e të cilit është publikuar para kohe nga britanikja “Daily telegraph”, nuk tregon vetëm për jetën e gjatë politike të Kastros dhe vëllait të tij Raul, por jep edhe detaje të pafundme të jetës intime të ish-diktatorit kuban.
Fëmijët
Lideri kuban ka pasur një jetë të paqëndrueshme nga ana sentimentale. Gruaja e parë e Fidel Kastros ishte Myrta Diaz-Balart, me të cilën u martua më 11 tetor 1948. Në atë kohë të dy të dashuruarit ishin 22 vjeç. Me Myrtan, Kastro pati një fëmijë, Fidel Angel Kastro Diaz-Balart, që ndryshe quhej Fidelito e që lindi në vitin 1949. Çifti u divorcua më 1955-n. Më pas ajo u martua me Emilio Nunez Blanko. Fidelito u rrit në Kubë dhe për një periudhë të caktuar, para se të pushohej nga i ati për paaftësi në detyrë, ishte në krye të Komisionit për Energjinë Atomike. Vetëm dy vjet pas triumfit revolucionar, më 1961-shin, Fidel Kastro gjeti një lloj qëndrueshmërie me Dalia Soto del Valle, një vajzë 20-vjeçare nga Trinidadi. Dalia i dha pesë fëmijë: Alexis, një programues informatike, Alexander, inxhinier informatik, Alejandro Castro, edhe ky programues informatike, Antonio, kirurg ortoped, dhe i fundit Angel, lindur më 1975-ën, i diplomuar për Mjekësi. Dalia dhe Fideli u martuan në fshehtësi të plotë në vitin 1981, por ajo u shfaq për herë të parë në ekranin e televizorit në krah të tij vetëm në vitin 2003. Këta janë fëmijët e lindur nga lidhjet zyrtare të EL Comandante. Por, mendohet se Castro ka pasur edhe një numër shumë të madh lidhjesh klandestine. Vetëm në vitin 1956 supozohet të kenë lindur tre fëmijë të paligjshëm nga lidhjet e tij jozyrtare: fëmija i parë erdhi në jetë nga lidhja me Natalia Revueltan, një aristokrate kubane, që më pas u bë një pasionante e revolucionit, të cilën e njohu pak muaj pas divorcit. Ajo lindi një vajzë më 3 mars të vitit 1956, të cilën e pagëzoi me emrin Alina Fernandez. Alina më vonë do të bëhej ylli radiofonik i të dëbuarve në Majami dhe autorja e një libri të dhimbshëm kujtimesh mbi veten dhe të atin. Fëmija i dytë lindi nga lidhja me një vajzë misterioze të quajtur Panchita Pupo. Po në vitin 1956, Maria Laborde, gruaja që pati një histori të shpejtë dashurie me Fidelin vetëm një ditë pas daljes së tij nga burgu, lindi Jorge Angelin. Nga një tjetër flirt në vitin 1960, mendohet të ketë lindur fëmija i dhjetë i Kastros, i quajtur Ciro, emër që iu vu për nder të një martiri të revolucionit. Nëna e tij mbeti e panjohur dhe asnjëherë nuk u mor vesh gjë për të. Ciro, sipas atyre që trego Bardach në librin e saj, i ngjan një “ylli kinemaje”. Ai i ka sytë jeshile dhe lëkurën e errët. Pasi studioi edukim fizik në kolegj, Ciro është martuar me një funksionare të Partisë Komuniste dhe jeton në një shtëpi luksoze në Havana. Por, fëmijët e Fidelit mund të mos “ndalen” këtu. Sipas rrëfimeve të një dezertori kuban, që më parë punonte në shërbimet sekrete në vendin karaibik, një tjetër fëmijë i Kastros ka lindur në vitin 1970 nga lidhja klandestine e radhës. Kur gazetarja Ann Louise Bardach pyeti Kastron se sa fëmijë kishte, gjatë një interviste për “Vanity fair” në vitin 1993, ai buzëqeshi dhe u përgjigj: “Pothuajse një fis”. Emri Kastro rrjedh nga latinishtja dhe do të thotë besnik, por edhe pse i qëndroi besnik politikës së tij, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për gratë me të cilat u lidh gjatë gjithë jetës. Në vitin 2008, një tjetër dokumentar i bërë nga një gazetar amerikan tregoi se ai kishte fjetur me më shumë se 35 000 gra. “Ai ka fjetur të paktën me dy gra në ditë për më shumë se katër dekada. Një për drekë, një për darkë”, pati treguar një ish-zyrtar i Kastros me emrin Ramon. Që Kastro ka qenë shumë i preferuar nga gratë, kjo gjithmonë është ditur në Kubë. Para dhe pas revolucionit ai u prit si hero në Havanë, gjithmonë i shoqëruar nga një numër i madh admiruesesh femra.
Sëmundja
Fidel gjatë gjithë jetës së tij kishte bërë gjithçka kishte mundur për të mbajtur të fshehta lidhjet e tij jashtëmartesore dhe fëmijët e tij kanë respektuar të atin duke mbajtur gjithmonë një profil të ulët. Sipas tregimit të Bardach, asnjë nga fëmijët e Kastros nuk do të marrë në të ardhmen frenat e pushtetit. Më i besueshmi për të pasuar Raulin është 43-vjeçari Alejandro, djali Raul Kastros, kolonel dhe “ylli i ri i Ministrisë së Punëve të Brendshme”. Libri hedh dritë edhe mbi sëmundjen që në vitet e fundit ka prekur Fidelin dhe vuajtjet e ish-diktatorit. Kastroja krenar, tregon shkrimtarja, fillimisht kishte refuzuar një ndërhyrje kirurgjike që do e kishte detyruar të jetonte për një periudhë të gjatë në spital me një qese plastike të mbërthyer në trup. Megjithatë ai vendosi ti nënshtrohej një operacioni më të rrezikshëm, që sapo të shërohej do ti garantonte pavarësi të plotë. Për fat të keq ndërhyrja dështoi dhe Fidel gati sa nuk vdiq nga një infeksion i rëndë që i preku zorrët. I ndodhur në këtë pikë, ish-diktatori pranoi ndërhyrjen kirurgjikale standarde, por mbeti shumë zemërthyer: “Fideli qante shumë herë në ditë. Ishte me të vërtetë i shkatërruar”, i ka rrëfyer shkrimtares një burim anonim, i cili punonte në të njëjtin spital ku Fideli ishte operuar. Nga kontaktet me sistemin shëndetësor Kuban, ajo zbuloi se Kastro ushqehej vetëm në mënyrë intravenoze pesë muaj pas operacionit dhe humbi më shumë se 20 kilogramë. Një doktor spanjoll i thirrur posaçërisht për tu marrë me shëndetin e tij, i frikësuar se nuk kishte më shpëtim, zëvendësoi ushqimet e forta me një dietë ushqimore shumë të rreptë.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23154. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23154

Enciklopedia, reagon Cervenkovski: Botimi nxit ndarje dhe tensione “Enciklopedia nuk është një libër i thjeshtë, dhe akademia e Republikës së Maqedonisë nuk është një organizatë joqeveritare”. Kështu është shprehur kryetari i partisë opozitare më të madhe në Maqedoni, Branko Cërvenkovski.
Ish-presidenti i Maqedonisë kërkon përgjegjësi nga njerëzit e parë të Akademisë së Maqedonisë dhe Redaksisë. Sipas tij, disa pjesë në enciklopedi, nxisin ndarje dhe tensione brenda në shoqëri dhe na konfrontojnë me miqtë tanë të jashtëm.
“Vlerësoj se për një projekt i cili është botuar nga ana e Akademisë, pa dyshim përgjegjësi mbajnë bartësit kryesorë- njeriu i parë i Akademisë dhe bordi i redaktorëve”, deklaroi Branko Cërvenkovski.
Ai tha se projekti është financuar nga Qeveria e Maqedonisë dhe është promovuar nga kryeministri, Nikolla Gruevski dhe Presidenti, Gjorgje Ivanov, prandaj sipas tij, nuk lejohet që këta dy persona të mos kenë qëndrim lidhur me këtë çështje. Cërvenkovski theksoi se Qeveria të mos mendojë që forcat e errëta për të cilat ka folur, ti kërkojë tek opozita.
“Maqedonisë i duhet një presidenti dhe kryeministër me qëndrim dhe që i zgjidhin problemet, e jo që ikin nga problemet. LSDM edhe një herë e fton presidentit Ivanov dhe kryeministrin Gruevski të distancohen nga pjesët kontestuese në enciklopedi”, theksoi Cërvenkovski. Në të kundërtën sipas tij, del se kreu shtetërorë e miraton dhe pajtohet me përmbajtjen e kësaj enciklopedie. (INA)
Maqedoni, enciklopedia famëkeqe ‘lëkund’ koalicionin
Enciklopedia maqedonase e botuar javën e kaluar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve Maqedonase (ASHAM) vazhdon të shkaktojë tensione dhe përkeqësime në raportet e koalicionit qeveritar mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Mësohet se në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën mbrëma ka mbretëruar atmosferë tejet e tensionuar mes kryeministrit Nikolla Gruevski nga njëra anë dhe ministrave të BDI-së nga ana tjetër, për shkak të enciklopedisë famëkeqe. Nuk dihet ende se çfarë është debatuar, por e sigurtë është që vetëm pak kohë pas nisjes së mbledhjes Gruevski ëhstë larguar duke e lënë atë që ta udhëheqë Zëvendëskryeministri Zoran Stavrevski.
BDI-ja konteston 50 dispozita në këtë enciklopedi duke kërkuar njëherësh që akademiku Bllazhe Risteski të japë dorëheqje nga funksioni redaktor kryesor në Enciklopedinë maqedonase, pasi ai paralajmëroi se në botimin e korrigjuar nuk do të bëhen korrigjime të mëdha në dispozitat të cilët janë ofenduese për shqiptarët. Përveç reagimeve të ashpra ndaj ASHAM-it, BDI-ja edhe më tej insiston që edhe Qeveria të distancohet nga pjesët kontestuese në Enciklopedi me çka kanë filluar të përkeqësohen marrëdhëniet në koalicionin qeverisës me VMRO-DPMNE-në.
BDI-ja kërkon tërheqjen e tërësishme të enciklopedisë dhe formimin e një një këshilli të ri redaktues në të cilin akademikë dhe profesorë shqiptarë do të marrin pjesë në përgatitjen e dispozitave që kanë të bëjnë me shqiptarët.
Ndryshe, deri më tani kryeministri Gruevski dhe institucionet shtetërore nuk janë distancuar nga Enciklopedia e cila shtrembëron historinë e shqiptarëve dhe ofendon popullin shqiptar me gjuhën e urrejtjes.
Edhe përskaj reagimeve të ashpra nga faktori politik shqiptar, intelektual dhe ai civil në Maqedoni, si dhe nga SHBA-të, Britania e Madhe dhe nga vendet fqinje si Shqipëria, Kosova dhe Bullgaria akademikët maqedonas mbeten edhe më tej në qëndrimin se në enciklopedinë maqedonase duhet bërë vetëm disa korrigjime por assesi tërheqje të saj, gjë me të cilën nuk pajtohen shqiptarët. (INA)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/lajme-flash/enciklopedia-reagon-cervenkovski-botimi-nxit-ndarje-dhe-tensione.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/lajme-flash/enciklopedia-reagon-cervenkovski-botimi-nxit-ndarje-dhe-tensione.html

Faktori Plus: Zbulohet vjedhja e votave, ja provat e manipulimit Emisioni “Faktori Plus” në Vizion Plus sjell fakte tronditëse të manipulimit përmes procesverbaleve. Ndryshe dalin votat gjatë numërimit, ndryshe shkruhen. E vërteta bëhet më e hidhur, për shkak se kutitë e mbyllura mund të fshehin skandale më të mëdha
Hetimi paraprak, përmes regjistrimeve problematike, i siguruar prej kamerave vëzhguese në qendrat e votimit, përmbys rezultatin për shumicën e shpallur në parlamentin shqiptar. “Faktor Plus” bashkëpunoi me një grup ekspertësh, që po hetojnë regjistrimin prej kamerave të KZAZ-ve të Shkodrës dhe përfundimet e para janë tronditëse. Nëse merret mesatarja e manipulimit në favor të PD në KZAZ nr. 40, që i përket qytetit të Shkodrës dhe që është KZAZ me pak e manipuluar, rezulton që PD të ketë shtuar në gjithë qarkun e Shkodrës rreth 9 mije vota në favor të saj, pra një deputet. Nëse marrim KZAZ të tjera, si ajo 42, që i përket periferisë apo zonës së Pukës, dhe e konsiderojmë si mesatare, atëherë shifra mund të jetë mbi 12 mijë vota.
Por, le t’i shikojmë konkretisht disa rezultate…
- Në Qendrën e Votimit nr. 0255, në Shkodër, sipas procesverbalit të dorëzuar në KQZ, PD ka marrë 327 vota, kurse sipas numërimit, që ne i bëmë nga kamera, ajo ka marrë 273 vota, pra ka një shtesë prej 54 votash në favor të PD.
Po në këtë Qendër Votimi, Partia Republikane, sipas procesverbalit, ka 26 vota, por sipas numërimit tonë ka 14 vota. Pra i bie që PR i janë shtuar 12 vota.
Interesante është se i janë shtuar dhe Partisë Socialiste 6 vota, pasi në procesverbal ka 162, kurse realisht ka 156 vota. Pra socialistëve u kanë dhënë sa gjysma e Fatmir Mediut.
Por më i dëmtuari në këtë qendër votimi del Nikollë Lesi, partisë së të cilit i kanë hequr 16 vota. Në procesverbal ai figuron me 3 vota, ndërkohë që nga numërimi ynë ai ka marrë 19 vota.
Nëse këto shifra i marrim si maksimumin e manipulimit, atëherë i bie që Partia Demokratike në Shkodër, nëse ka shtuar nga 54 fletë në çdo qendër, mund të ketë shtuar teorikisht rreth 20 mijë vota. Por, nga llogaritë për gjithë KZAZ-të, del se mesatarisht PD ka shtuar rreth 25 vota për qendër votimi, çka e çon në gati 9 mijë vota të vjedhura prej saj në një qark, shifër kjo e mjaftueshme për t’i hequr PD një deputet. Ky deputet mund të kalojë në favor të PS ose LZHK.
- Një tjetër procesverbal është ai qendrës nr. 0294. Në këtë qendër, sipas procesverbalit të dorëzuar në KQZ, PD ka marrë 246 vota, ndërsa nga numërimi ynë ka marrë 196 vota, duke shtuar pra 50 vota. Po ashtu, Partia Republikane ka shtuar nga 9 në 15 vota.
- Një tjetër qendër rekord, ku PD ka shtuar 64 vota, është qendra 259, në Shkodër. Nga numërimi ynë PD ka marrë 341 vota dhe ka shënuar 405 vota, kurse LZHK i janë hequr 5 vota. Në këtë qendër ka dhe 27 vota të shtuara për Partinë Socialiste. Sipas numërimit tonë, PS ka marrë 153 vota, ndërsa në procesverbal ka 180 vota. Ky shkatërrim i procesit në këtë mënyrë shton dyshimet se shifrat reale të dy partive të mëdha dhe partive që kanë mbetur jashtë parlamentit, janë krejt të ndryshme. Partia Demokratike ka minimalisht një deputet më shumë në Shkodër, por, nëse marrim këto shifra, ajo mund të ketë shtuar edhe dy deputetë artificialisht në Shkodër. Po ashtu ndryshon historia dhe për Partinë Socialiste dhe LZHK.
Por, siç e theksuam dhe në fillim, ky është një hetim në kushte shumë skandaloze, pasi regjistrimi me kamera mbart një sërë problemesh, që të shtojnë dyshimin se kemi të bëjmë me një veprim të paramenduar.
Eksperti Julian Mema, që ka hetuar CD-në e KZAZ numër 40 në Shkodër, shpjegon problemet që ka hasur.
Sipas tij, problemi i parë është gjendja pa inventar e filmimit. Në regjistrim mungon numri i Qendrës së Votimit, kur hapet kutia dhe ekspertëve u është dashur ta hetojnë atë nga vula e komisionerit pas fletës së votimit.
Një tjetër problem, sipas ekspertëve, është dhe thyerja e Kodit për filmimin e fletës. Siç mund ta shihni në kamera, fletët nuk mbahen 4 sekonda para objektivit të saj, siç parashikon Kodi, por kalojnë formalisht pa u kuptuar asgjë në fund.
Sipas ekspertëve, që kanë hetuar, ka edhe probleme të tjera të rënda, siç është censurimi i pamjeve filmike, duke ndërprerë filmimin në mënyrë të pakuptimtë. Një gjë e tillë ilustrohet për shembull në qendrën 263, sipas ekspertit Julian Mema.
Hetimi i CD-ve nxjerr dhe një sërë problemesh, që kanë të bëjnë me mungesën e filmimit të procesverbaleve, kur mbyllen kutitë dhe kur hapen ato, si dhe cilësinë shpesh shumë të keqe të filmimit.
Pra, gjithë parregullsitë, që ne kemi hetuar, janë gjetur, duke marrë parasysh dhe këto vështirësi që me probabilitet mund të rrisin numrin e falsifikimeve në kutitë e votimit.
Si përfundim, një hetim për CD-të hedh në erë procesin zgjedhor, por nuk na çon tek e vërteta e hidhur që mund të jetë brenda kutive. Për këtë arsye, një hetim fizik i kutive përmes ekspertëve të paanshëm do ta bënte më të qartë historinë e këtij procesi, që po mban peng besimin politik në vend. Faktet konkrete janë brenda kutive dhe çdo përpjekje për ta shmangur këtë hetim, do të shtojë më shumë dyshimet për një dirigjim të procesit të manipulimit, prej pushtetit.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23144. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23144

Korrupsioni, arrest shtëpie për tre mjekë dhe dy infermiere Tre mjekë dhe dy infermierë janë dërguar për ndjekje penale nën akuzën e korrupsionit, ndërkohë që gjykata ka vendosur për ta masën “arrest shtëpie”. Gjykata e Tiranës mori dje vendimin për të vënë në arrest shtëpie tre mjekët dhe dy infermierët e maternitetit “Koço Glozheni” në kryeqytet. Bluzat e bardha akuzohen për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa ishin nën hetim nga policia prej 8-muajsh. Në arrest shtëpie janë vënë Petrit Rexhepi, Dritan Xhangolli, Hyra Reçi, Nilka Ferhati dhe Lefter Mano.
Burimet zyrtare të policisë së Tiranës bënë të ditur se dje specialistët e Seksionit Kundër Korrupsionit pranë Policisë së Tiranës, në sajë të një hetimi intensiv 8-mujor, i realizuar me teknika speciale të hetimit, në bashkëpunim me njësinë “Task Forcë”, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë përfunduar me sukses operacionin policor të koduar “Trashëgimtari”. Gjatë këtij operacioni u ekzekutuan vendimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, për caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” për pesë persona. Sipas të dhënave policore, një ndër personat e proceduar penalisht është Petrit Ferik Rexhepi, 56 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i paproceduar, me profesion mjek dhe i punësuar gjinekolog, i cili është njëkohësisht edhe shefi i Klinikës Obstetrike, pranë qendrës spitalore gjinekologjike “Koço Glozheni”. Gjithashtu, masa “arrest shtëpie” është dhënë edhe për Dritan Lutfi Xhangollin, 38 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i padënuar, me profesion dhe i punësuar mjek reanimator pranë qendrës spitalore gjinekologjike “Koço Glozheni”. Ndërsa i treti në radhën e mjekëve që është dërguar për ndjekje penale është Lefter Pando Mano, 53 vjeç, lindur e banues në Tiranë, me profesion anestezist dhe i punësuar në të njëjtën qendër.
Ndërkaq, veç tre mjekëve, gjykata ka vendosur të njëjtën masë sigurie edhe për dy infermiere-mami. “Hyre Brahim Reçi, 54 vjeçe, lindur në Pukë e banuese në Tiranë, me profesion dhe e punësuar infermiere-mami, dhe Nilka Hasan Perhati, 57 vjeçe, lindur e banuese në Tiranë, me profesion dhe e punësuar infermiere-mami, do të ndiqen penalisht me arrest shtëpie”, deklaroi zyrtarisht Drejtoria e Policisë së Tiranës. Të sipërcituarit dyshohen se për këtë periudhë 8-mujore hetimi kanë përfituar në mënyrë të paligjshme shuma të konsiderueshme parash, kundrejt ofrimit të shërbimit mjekësor në lindje normale dhe lindje me operacion për disa shtetase. Procedimi penal në ngarkim të tyre filloi mbi bazën e disa kallëzimeve të kryera nga disa paciente, të cilat kanë deklaruar se stafi mjekësor i lartpërmendur ka përfituar prej tyre një shumë të konsiderueshme parash, për ofrimin e shërbimeve mjekësore të mësipërme.
Pas regjistrimit të denoncimeve, grupi hetimor kishte marrë një vendim gjykate për përgjimin e pesë personave dhe gjatë verifikimeve ka rezultuar se ata kishin dy tarifa për nënat shtatzëna. Sipas të dhënave hetimore, për lindjet normale ata merrnin 30 mijë lekë, ndërsa për lindjet me operacion merrnin 50 mijë lekë. Këtë veprim e kanë kryer disa herë, në kohën që ishin në përgjim nga ana e policisë, ndërkohë që janë regjistruar edhe disa kallëzime nga disa shtetase, të cilat kanë pretenduar se u janë marrë para nga mjekët. Nga specialistët e Seksionit Kundër Krimit Ekonomik-Financiar u ekzekutuan vendimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, ndërkohë që disa mjekë të tjerë janë nën hetim. Vendimet e gjykatës për ndalimin e tyre u ekzekutuan në banesa dhe në ambientet ku ata ishin të punësuar.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23148. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23148
HERE IS THE ALL SOLUTION OF PHARMACY hello there Well here is the We Care Pharmacy. We providing the all type of medication control and non-control. We ship the medication in all over the world. we have overnite shipping also. by Fedex or USPS. We accept Payment only by the Western Union. you can mail us also on pharmawecare@yahoo.com +17726174080
Meda Une e du kosoven Ky artikull eshte marre nga: http://hiphopi.com/?p=630. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hiphopi.com/?p=630
Top