Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Kërkon dëbim nga SHBA-ja, jeta e shtrenjtë Derisa disa njerëz bëhen copë e grimë për të arritur deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një emigrant nga Guatemala ka shkuar në stacion policor dhe kërkuar nga policët e shtetit amerikan Massachusetts ta dëbojnë në shtetin e tij, sepse në SHBA nuk po ia zë muaji muajin. Policia ka thënë për mediat amerikane se ka arrestuar aty për aty 29-vjeçarin Carlos Boc i cili ka pranuar se ka jetuar me identitet të huaj në SHBA.
Boc u ka thënë policëve se dëshiron të kthehet në Guatemalë, por nuk ka para të mjaftueshme për biletë. U ka thënë se është i papunë dhe ka frikë se nuk do të arrijë të mbijetojë dimrin. Në SHBA ai kishte ardhur para 13 vitesh.
/ Telegrafi / KosLAB /
Ky artikull eshte marre nga: http://koslab.blog.al/?p=54. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://koslab.blog.al/?p=54
Shtatzëna mbetet edhe një herë shtatzënë Një shtatzënë amerikane nga Arkansasi është habitur kur ka shkuar në kontroll rutinor dhe ka kuptuar se ka mbetur shtatzënë edhe një herë.
Julia Grovenburg tani në bark ka dy fetuse, edhe pse foshnjat nuk janë binjakë. Mjekët thonë se ajo ka mbetur dy herë shtatzënë, dhe se fëmija i parë është ngjizur dy javë e gjysmë para të dytit.
A është kjo me të vërtetë e mundur? Doktoresha Karen Boyle, kirurge në qendrën mjekësore Greater Baltimore, për një emision të televizionit kombëtar amerikan ABC ka thënë: “Kur gruaja ka ardhur për ultrazë, fillimisht mjekët kanë parë një foshnje në zhvillim, e më pas edhe një fetus shumë më të ri. Edhe pse mund të ekzistojnë dallime në madhësi dhe zhvillim të fëmijëve, kjo nuk ka të bëj me shtatzëninë e hershme”.
Shtatzënia e dyfishtë rrallëherë ndodh, derisa Boyle thotë se ajo di për vetëm për dhjetë raste të tilla.
Boyle ka shtuar se diç e ngjashme i ka ndodhur para pak kohe një gruaje në Angli, dhe se të dy foshnjat e saj kanë lindur shëndosh e mirë.
Nëse krejt shkon sipas planit, vajza e cila do të emërohet Jillian do të lind në vitin 2009, derisa djali me emrin Hudson në vitin 2010.
/ Telegrafi / KosLAB /
Ky artikull eshte marre nga: http://koslab.blog.al/?p=49. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://koslab.blog.al/?p=49
Shkurtabiqët ndërtojnë fshatin e tyre Njerëzve me rritje shkurtabiqe nga provinca kineze Yunnan u kanë ardhur në maje të hundës maltretimet dhe ofendimet e përditshme, prandaj në qytetin Kunming kanë ndërtuar fshatin e vet dhe ua kanë ndaluar hyrjen të gjithë atyre që janë më të gjatë se një metër e tridhjetë centimetr
Të revoltuar me diskriminimin e përditshëm të cilit i nënshtrohen njerëzit me rritje shkurtabiqe, njerëzit në Kunming në jug të Kinës e kanë shndërruar veten në një atraksion turistik.
Njerëzve më të gjatë se një metër e tridhjetë centimetra u është ndaluar hyrja në komunën private në një kodër në të cilën tani jetojnë 120 njerëz. Ata kanë zjarrfikësit dhe policët e vet, derisa fshatin e kanë shndërruar në një park tematik në të cilën rriten shtëpitë në formë të kërpudhave, derisa banorët vishen si role nga përrallat.
Si njerëz me rritje të shkurtabiqe jemi mësuar që njerëzit e gjatë të na shfrytëzojnë dhe fyejnë. Megjithatë, tani në fshatin tonë nuk ka njerëz të gjatë prandaj krejt çfarë bëjmë, e bëjmë për vetveten, ka thënë Fu Tien, i cili është zëdhënës i këtij grupi të njerëzve.
/ Telegrafi / KosLAB /
Ky artikull eshte marre nga: http://koslab.blog.al/?p=52. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://koslab.blog.al/?p=52
Pse Universiteti i Vlorës ka të drejtë Liberalizimi i universiteteve i gjeti të papërgatitur shqiptarët. Dyert e hapura për këdo u kuptua si një ftesë për marrje diplome për të gjithë, pa dallim feje, race, lidhje familjare, gjinie dhe kryesisht pa dallim përgatitjeje. Mirëpo pavarësisht nga keqkuptimi, është e qartë se universiteti shtetëror zgjedh dhe mirë madje se kë do të pranojë si student/e dhe kë jo. Vërtet sot nuk ka më konkurse të cilat me një provim vendosnin fatin e dikujt pavarësisht prej cilësisë së përgatitjes në katër vite (gjë që u vu re, sidomos kur provimkonkursi u bë me zgjedhjen e alternativës së duhur, që rezultoi në pranimin e plot njerëzve të paaftë në shkolla që nuk i bënin dot!), por edhe mbledhja e pikëve dhe renditja e tyre nuk është gjë tjetër veç një formë përzgjedhjeje. Synon meritokracinë, por shumë prej nesh kanë dëgjuar histori fantastike kopjimi në provimet e maturës shtetërore dhe ato me zgjedhje. Me pak fjalë, dëshira e mirë nuk mjaftoi për të arritur cilësinë e dëshiruar.
Përveç shtrembërimit të rezultateve të konkursit, gjithashtu vihet re se caktimi i studentëve nëpër universitetet e Shqipërisë ndikohet nga fakti se Tirana vjel më të mirët, dhe se të mesmit dhe ata pa mbështetje përfundojnë të studiojnë cikël të ulët në Korçë, apo ndonjë degë tjetër në Lushnje, ku kërpudhat universitare po përpiqen të justifikojnë ekzistencën.
Në këtë situatë, kur Universiteti i Vlorës në autonomi të plotë të ligjëruar në dokumentet zyrtare sipas të cilave universitetet shtetërore gëzojnë autonomi, vendos ta ushtrojë këtë pushtet dhe të shtojë një kriter tjetër cilësie (studentët me mesatare nën 6 nuk do ti rregjistrojë), pikërisht për të shmangur degradimin e shpresës për ndërtimin e një universiteti të mirëfilltë, reagimit janë të ashpra. Palët, përfshi dhe ministrinë e linjës, argumentojnë se nuk është e drejtë dhe se po diskriminohen të rinjtë, duke iu hequr të drejtën e studimit. Kjo është qesharake duke menduar se i gjithë sistemi është ndërtuar në bazë diskriminimi që caktohet nga pikët, dhe se disave iu mohohet Tirana, edhe pse është zgjedhja e tyre e parë. Nëse liberalizim do të thotë të futet kush të dojë, ku të dojë, atëherë pse shumë nuk fitojnë të drejtën për tu futur në shkollën që është alternativa e tyre e parë?! Sepse nuk është e mundur, dhe sepse shkollat e larta duan të përzgjedhin. Në këtë situatë, Vlora ka të drejtë të zgjedhë të mos pranojë ata që mezi e kanë kaluar shkollën e mesme, që fatkeqësisht shpesh në Shqipëri do të thotë se janë dhe më dobët se çtregojnë notat e tyre.
Përveç të drejtës për të përzgjedhur studentë në një sistem i cili është në bosht përzgjedhës, Universiteti i Vlorës do të hyjë në historinë e shkollimit shqiptar, si universiteti i cili i pari bëri me dije hapur dëshirën për tu përmirësuar, jo me fjalë, por me vepra. Shkolla shqipe po vuan më rëndë se kushdo pasojat e tranzicionit, dhe një 18 vjeçar/e futet në universitet, por nuk di të mendojë në mënyrë kritike dhe në plot raste as edhe të shkruajë gjuhën standarde shqipe, ndërkohë që mesataren e ka të lartë. Në një situatë kur edhe mesatarja e lartë nuk garanton cilësi, është e drejta e shkollës për të refuzuar ata që kanë mesataren e ulët. Vlora spo bën gjë tjetër veç po refuzon të diskriminohet si shkollë e lartë e dorës së dytë, të cilës i dërgohen ata studentë që shkolla të tjera që pretendojnë se janë më të mira, nuk i pranojnë. Pra, refuzimi në fakt është ndaj vendimit të ministrisë për të çuar të dobtit në Vlorë, teksa më të mirën i çon gjetkë. Natyrisht, pas disa vitesh përvojë me modelin e maturës shetërore Vlora ka kuptuar se si universitet i ri që është me studentë të dobët nuk ka asnjë shans për të dalë nga mediokriteti e për të ndërtuar një traditë universitare, me një fjalë: të bëhet UNIVERSITET. Kështu që refuzimi më duket mëse i drejtë. Kushdo, përfshi dhe një shkollë të lartë shtetërore si Universiteti Ismail Qemali ka të drejtë të synojë dhe përpiqet të bëhet cilësor. Në fund të fundit, Ministria, me pushtetin që mbart, mund tu caktojë të refuzuarve një tjetër vend, në një shkollë të lartë që i pranon gjithsesi.
Ky artikull eshte marre nga: http://shteguidhive.blog.al/?p=11. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://shteguidhive.blog.al/?p=11

Xhons: Suksesi i Kosovës, faktor stabiliteti në rajon Zv/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Stjuart Xhons, ka vlerësuar se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka ecur përpara, ku të gjitha vendet kanë kaluar nëpër tranzicione dramatike politike, ekonomike dhe shoqërore.…
Xhons ka theksuar se suksesi i Kosovës si një shtet demokratik, i pavarur, tolerant e shumetnik vazhdon të jetë një faktor i rëndësishëm kritik për stabilitetin në rajon, duke nënvizuar se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme. Këto komente zyrtari i lartë amerikan i bëri gjatë një senace të Komisionit Amerikan të Helsinkit mbi sfidat, me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor. Lidhur me zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri, Xhons tha se ato treguan se është bërë përparim i dukshëm krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, duke përfshirë përmirësimet në regjistrimin e votuesve, kartat e identifikimit dhe në kornizën ligjore. Sipas vlerësimeve të ODHIR it, zgjedhjet e 28 qershorit përmbushën shumicën e standardeve, megjithatë nuk arritën të përmbushnin standardet më të larta të zgjedhjeve demokratike, tha Xhons. Bashkimi Evropian, me synimin e tij për t’u zgjeruar e integruar, ka marrë kohët e fundit përgjegjësi më të mëdha për rimëkëmbjen dhe reformimin e Ballkanit. Sfidat e reja në Bosnje Hercegovinë, Kosovë e gjetkë kanë nxitur debate lidhur me rolin e Shteteve të Bashkuara në Ballkan.
RTK
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23317. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23317

Enciklopedia maqedonase; reagimet, protestat, të rejat e fundit
Gruevski dhe Ahmeti diskutuan për enciklopedinë
Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski dhe kryetarit të BDI s Ali Ahmeti gjatë një takimi kanë diskutuar për gjendjen aktuale lidhur me kontraversat rreth enciklopedisë së ASHAM it, temë kjo aktuale, e cila prek ndjenjat e qytetarëve të Maqedonisë “Enciklopedia përjetoi reagime serioze si nga shqiptarët edhe nga maqedonasit dhe nga përfaqësuesit e komuniteteve të tjera ndërkombëtare nga disa qarqe shkencore dhe nga vendet fqinje”, thuhet në njoftimin nga ky takim. Gruevski dhe Ahmeti kanë konstatuar se nuk duhet që ky rast të ketë ndikim në marrëdhëniet pozitive ndëretnike në Republikën e Maqedonisë dhe nuk duhet që të lejohet kjo të ndikojë mbi perspektivat e shtetit në kontekstt të aspiratave euroatlantike. “Partnerët qeveritarë nuk do të lejojnë që asnjë individ, politikan, apo qytetar të shfrytëzojë momente të tilla dhe ta prishë bashkëjetesën ndëretnike në vend dhe së bashku do të bëjnë përpjekje për tejkalimin e gjendjes” theksohet në këtë njoftim. Në lidhje me enciklopedinë dhe reagimet e subjekteve të lartëpërmendura, konstatohet se problemi duhet të tejkalohet përmes dialogut, bisedave, respektimit të ndërsjellë dhe dhënien e përpjekjeve maksimale, me qëllim që të anashkalohen të gjitha kontraversionet dhe dyshimet. Të dypartnerët qeveritarë kanë shprehur keqardhje për shkeljet dhe pjesët kontestuese të enciklopedisë së përpunuar nga ana e ASHAM it dhe rekomanduan që ASHAM të gjejë mënyrë t’i tejkalojë këto probleme dhe t’i zgjidhë çështjet e hapura.
Ambasada amerikane sërish reagon ndaj enciklopedisë maqedonase
Shkup, 30 shtator Ambasada amerikane në Shkup në një deklaratë me shkrim për enciklopedinë maqedonase dhe reagimet ndaj saj inkurajon qytetarët, politikanët dhe mediat të cilat i përgjigjen “pjesëve kontraverse të cilat dalin nga mangësitë e këtij publikimi”, që të fokusohen në qëllimet afatgjatë të shtetit. “Publikimi i Enciklopedisë së ASHAM it nxiti disa reagime, duke e përfshirë edhe njërën prej nesh, në lidhje me disa pjesë të gabueshme, apo në një mënyrë tjetër problematike nga teksti. Maqedonia është shtet multietnik, dhe ne i inkurajojmë qytetarët, politikanët dhe mediat të cilat u përgjigjen pjesëve kontraverse të cilat dalin nga mangësitë e këtij publikimi, të fokusohen në qëllimet afatgjate të Maqedonisë”, porositi në deklaratën Ambasada amerikane në Shkup. Fokusi i përpjekjeve amerikane në Republikën e Maqedonisë, thuhet në deklaratë, është ta inkurajojë dhe mbështesë zhvillimin e një vendi të suksesshëm i cili ka për qëllim të bëhetpjesë e bashkësisë Euro Atlantike.
Shqiptarët në Maqedoni protestojnë kundër enciklopedisë Tetovë, 30 shtator – Nxënësit shqiptarë të shkollave të mesme të Tetovës kanë protestuar dje rrugëve të qytetit duke kërkuar tërheqjen e enciklopedisë maqedonase. Ata hodhën parulla: “Poshtë enciklopedia”, “Jo shtrembërimit të historisë” etj. Sot po në Tetovë në mesditë do të protestojnë studentet e dy universiteteve shqiptare, të përkrahur edhe nga Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar. Ndërkaq nesër, protesta do të mbahen edhe në Shkup para Qeverise se Maqedonisë, në organizim të Bashkimit Demokratik Kombëtar. Ndërkohë ish-presidenti Branko Cervenkovski, lider i opozitës maqedonase, kërkoi nga kreu shtetëror qe të distancohen nga enciklopedia. “Projekti i Enciklopedisë nuk është financuar nga donacionet private, por nga buxheti i shtetit, kurse Enciklopedia ishte promovuar personalisht nga kryeministri Gruevski”, tha Cërvenkovski. “LSDM edhe një herë e fton presidentin Ivanov dhe kryeministrin Gruevski të distancohen nga pjesët kontestuese në enciklopedi, në të kundërtën del se kreu shtetërorë e miraton dhe pajtohet me përmbajtjen e kësaj enciklopedie”, ka deklaruar Kryetar i LSDM së, Branko Cërvenkovski.
QIK/Shqipmedia
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23313. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23313

Parlamentarët evropianë kërkojnë heqjen e vizave edhe për Kosovën Parlamenti Evropian është duke rritur presionin ndaj Komisionit dhe Këshillit të BE-së që të gjendet mënyra për përfshirjen e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave, njësoj sikurse është duke u bërë edhe për vendet e tjera të rajonit. Propozimit të raportueses Tanja Fajon nga Komiteti për liri, drejtësi dhe punë të brendshme për përfshirjen e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave i është shtuar edhe raportuesja në Komitetin e politikës së jashtme që Kosovës ti jepet një road map. Këtë dje në debat në Komitetin e politikës së jashtme e ka propozuar deputetja Brotanike, Sarah Lutford. Propozimet e deputetëve Fajon nga Sllovenija dhe Lutfgord nga Britania e Madhe, raportuese përkatëse në dy komitetet e Parlamentit Evropian, përputhen në masë të madhe sa i përket Kosovës. Në të dyja rastet, ndonëse në mënyra të formuluara ndryshe, thuhet se Kosova duhet të përfshihet në këtë proces pa paragjykuar statusin e Kosovës, ose pa paragjykuar kompetencat e vendeve anëtare rreth njohjes së pavarësisë së Kosovës. Kosova nuk duhet të përjashtohet nga procesi i cili përfitojnë shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe komisioni do të duhej menjëherë të niste një dialog për liberalizimin e vizave me Kosovës dhe të caktojë një udhërrëfyes, shprehet Kontesha Ludford. Në raportin e saj propozohet për Kosovën ky amendament. Me qëllim të avancimit të implementimit të agjendës së Selanikut, komisioni duhet të nisë një dialog për liberalizimin e vizave me Kosovën dhe të caktojë një udhërrëfyes (road map) të ngjashëm me ato për shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Kjo është pa paragjykim ndaj kompetencave të shteteve anëtare sa i përket njohjes së Kosovës si shtet të pavarur. Po ashtu ajo, sikur edhe Fajon, kërkojnë që pos vendimit për heqjen e vizave për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë të merret që tashti vendimi edhe për Shqipërinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, i cili do të hynte në fuqi kur këto shtete ti përmbushin kriteret e nevojshme dhe kur kjo të vërtetohet nga Komisioni Evropian. Në një debat në Komitetin për politikë të jashtme është mbështetur fuqishëm ideja që edhe Kosova të përfshihet në liberalizimin e vizave në mënyrë që populli i Kosovës të mos mbetet viktimë e ndasive mes shteteve anëtare të BE-së rreth statusit të Kosovës. Vetëm disa deputetë nga Spanja kanë kundërshtuar përmendjen e Kosovës në çfarëdo mënyre. Por atyre u është përgjigjur deputeti demokristian gjerman Bernd Poselt, i cili ka thënë se Vullneti i shumicës, mbi 75 %, të Parlamentit Evropian kishte mbështetur raportin e deputetit të atëhershëm Joosst Langedijk me të cilin Parlamenti mbështet sovranitetin e Kosovës. Ka pasur shqetësime nga disa deputetë edhe rreth tregtisë me pasaporta nëse vizat hiqen vetëm për disa shtete dhe për të tjerat jo. Përfaqësuesja e Komisionit Evropian në këtë debat ka thënë se kjo është një brengë e Komisionit, por kanë marrë sqarime nga shtetet të cilave do tu hiqen vizat lidhur me procedurën e marrjes së shtetësisë dhe pasaportave. Përfaqësuesja e Komisionit Evropian ka pranuar se vendimi për heqjen e vizave është politikë, por me elemente teknike. Ajo ka thënë se një delegacion i Komisionit Evropian do të vizitojë Serbinë pas dy javësh për tu vërtetuar në terren se Serbian po i zbaton të gjitha kriteret e caktuara për heqjen e vizave. Do të shkojmë edhe në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë dhe të vërtetojmë se ky kufi kontrollohet si çdo kufi tjetër. Duam të vërtetojmë se Serbia po e përmbush Marrëveshjen e arritur me EULEX-in ka thënë në debat në Parlamentin Evropian përfaqësuesja e Komisionit…
KTV
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23309. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23309

Masa u rikthehet garave Felipe Masa i ri-kthehet timonit, rreth dy muaj pas incidentit të rëndë në Çmimin e Madh të Hungarisë. Piloti i Ferrarit ka kryer 6 xhiro me një makinë Kart, në pistën e Granja Vinjas, pranë San Paolos. Braziliani nuk ka shfaqur asnjë problem fizik, ndërsa është detyruar të ndërpresë kolaudimin për shkak të një rrëbeshi shiu. Gjatë provave, Masa mbante veshur uniformën e Ferrarit dhe kaskën e tij të zakonshme me ngjyrat e flamurit brazilian.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23305. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23305

Britney Spears, VIP me ndikim më të madhë në botë Sipas një sondazhi të Getpark.co.uk , mbretëresha e muzikës pop, Britney Spears, është vlerësuar si personi VIP me influencën më të madhe në planet. Në klasifikim ajo ka marrë 33 % të preferencave, e ndjekur nga Cheryl Cole, anëtare jurie në shoë-n, “X Factor” në Angli.
Në sondazh morën pjesë 2000 persona dhe në pozicionin e fundit të podiumit është renditur Robert Pattison, i ndjekur nga Emma Ëatson.
Në pozicionin e pestë u rendit Pirati Johny Depp, ndërsa në të shtatin Madonna.  Oprah Ëinfrey u rendit e teta duke lënë pas Angelina Jolie, ndërsa top 10 e mbyll Steven Gerrard.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23302. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23302

VIDEO: Mbi 100 të vdekur nga cunami në Ishujt Samoa Mediat lokale njoftojnë se në ishujt Samoa deri në orët e fundit është raportuar se të paktën 100 persona kanë humbur jetën nga dallgët e mëdha që përmbytën zonën si pasojë e cunamit i cili u regjistrua të martën në ishullin e quajtur Upolu. Autoritetet e Samoas thanë gjithashtu se të paktën 145 të tjerë janë plagosur dhe fshatra të shumtë janë shkatërruar. Delegati i Samoas në Kongresin Amerikan tha se mijëra njerëz kanë mbetur të pastrehë. Disa zona janë përmbytyr krejtësisht duke kaluar nivelin e detit. Ishujt Samoa përfshijnë dy entitete, Samoan dhe American Samoa, një territor amerikan, me një popullsi prej 250 000 njerëzish.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23297. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23297

VIDEO: Protestë para Ambasadës së Maqedonisë në Tiranë

Dhjetëra protestues me flamuj shqiptarë në duar, janë mbledhur mbrëmë përpara Ambasadës së Maqedonisë në Tiranë në shenjë revolte ndaj botimit të enciklopedisë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, e cila është vlerësuar si fyese për shqiptarët, bën të ditur Balkanweb.

Mësohet se protestuesit janë tifozë të Kombëtares së futbollit të një grupimi të quajtur “Ilirida”.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të bërë të mundur mbarëvajtjen e tubimit.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23292. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23292

Kanga e qytetit të huej
Migjeni, botuar më 1935
Kanga e qytetit te huej asht kanga e jetës që rrohet. E jeta rrohet, kështu thote kanga: O njeri që vjen nga dheu i huej, hiqe melankolinë, ose nostalgjinë për vendin tënd nëse e ke, – zë vend në një skaj në kryqëzimin e udhëve dhe vre lëvizjen e tërbueme, që shkaktojnë pasionet njerzore.
-O dritat e bukura të qytetit të huej!
-Dritat e bukura… kuq, blu, jeshile, e verdhë. Secila dritë një grishje.
Sinema, kabare, kafe, tregtiza. Të gjitha janë për plotësimin e dëshirave tueja. U shembëllejnë luleve kah hyjnë bletët, thithin nektarin dhe dalin të dehuna nga ambëlsina e jetës. Ambelsinën, ambelsinën e jetës kërko ta gjesh se e hidhuna e jetës vjen vetë. Prandaj janë dritat me ngjyra që ta kujtojnë: mos harro ta shijosh ambëlsinën e jetës! Prandej dhe ngasin këta njerëz. Prandaj vrapojnë këto makina. Prandej uturijnë kështu tramet. Dhe të gjitha këto ngjajnë me një tempo të shpejtë, e cila të kujton se sa e shkurtër asht jeta.
Posht, nalt, djathtas e majtas ngajnë rrugat e drejta të pagabueshme si nimagjinatën e një inxhinieri të larëzum në qiell(!).
Posted in Lart & Poshtë, Letërsi, Në rrënjët penës shqiptare Tagged: migjeni, shqip Ky artikull eshte marre nga: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2568. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2568

Shqiptaret preferojne veshjet e errta Ka nje detaj qe verrejme shume rralle nese dalim nje shetitje ne rruget e Tiranes, veshjet. Te gjithe priren drejt ngjyrave te erreta dhe te ftohta. Ne nje krahasim me pamjet e kalimtareve jashte, veshjet e shqiptareve dallohen pa shume veshtiresi.
Ne look-un e tyre dominojne ngjyrat e erreta, kjo ndoshta per mungese informacioni, ose ndoshta ju duket me komforte si ngjyre. Zgjedhja per te perfaqesuar te erreten nuk eshte nje rastesi pasi sipas psikologeve ajo reflekton te kaluaren tone te erret. Te rinjte jane ata qe thyejne tabute dhe reflektojne kete edhe tek ngjyra se si vishen, megjithate eshte e cuditshme se si ne Shqiperi per ta eshte me e prefreruar e zeza. Vete ata pranojne se e zeza eshte me terheqese dhe asnjehere jashte mode. Tek te rinjte veshja e ngjyrave te erreta eshte nje ceshtje mode per te rene ne sy dhe ata i perdorin ngjyrat e erreta per te treguar personalitetin e tyre, shprehet psikologu Gezim Tushe./tch/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23185. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23185

Dobësimi i lekut, jo problem serioz (Sali BERISHA) Kur ne (VOA News) shkuam për të intervistuar kryeministrin Sali Berisha, ai ishte duke i dhënë dorën e fundit fjalimit që do të mbante në debatin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ne e pyetëm atë fillimisht se çfarë kontributi mund të ofrojë një vend i vogël si Shqipëria në këtë debat.
Sali Berisha – Së pari, shembullin e saj, e përzgjedhur si vend pilot në kuadrin e reformës së organizatës së Kombeve të Bashkuara. Por dhe në kuadrin e “Millenium Goals”, mendoj se Shqipëria ka qenë e suksesshme në luftën kundër varfërisë. Po të kemi parasysh se në tre vjet, 400 000 qytetarë kanë kaluar pragun e varfërisë për të ardhurat për frymë, e proporcionuar kjo me numrin e përgjithshëm të popullsisë, është një arritje e konsiderueshme. Shqipëria merr pjesë në operacionet e organizatës së Kombeve të Bashkuara në Çad, dhe është e vendosur që të shtojë praninë e saj në operacionet paqeruajtëse në kuadrin e kësaj organizate.
VOA – Z.Berisha, sa e dëmton ekonominë e Shqipërisë zhvfleftësimi i monedhës vendase, lekut, dhe a ishte një keqinterpretim i deklaratave tuaja që solli reagimin e tregut? Sali Berisha – Realiteti është ky, gjatë gjithë muajve të fundit ka një dobësim që luhatet nga 7% deri në 10%, dobësim i cili nuk është problematik. Përderisa ky dobësim nuk ka pasoja mbi indeksin e çmimeve, nuk përbën një problem serioz. Natyrisht ka pasoja pozitive dhe negative. Pasoja pozitive është favorizimi i eksportit, pasoja negative, është shtrenjtimi i kredive. Por sidoqoftë mendoj se është në kuadrin e një fleksibiliteti krejtësisht të pranueshëm. Banka e Shqipërisë, ka bërë një menaxhim shumë të mirë të këtij problemi, dhe në limitete e kësaj lëvizjeje është plotësisht e pranueshme. A ndikoi deklarata..? Unë nuk përjashtoj një ndikim të lehtë të saj, por çështja e deklaratës ka të bëjë më shumë me një plan perspektiv dhe aspak të menjëhershëm. - Ndoshta ishte zgjedhja e papërshtatshme e fjalëve nga ana juaj… Sali Berisha – Nuk ishte zgjedhja e fjalëve nga ana ime, ishte ekoja që i dhanë mediat fjalëve të mia. Por mediat kanë të drejtën e tyre…
VOA- Z. Kryeministër, duket se në Shqipëri ende nuk është dalë nga situata paszgjedhore, pasi në parlament nuk ndodhet opozita. A është problem për ju që të qeverisni, nëse opozita do të vazhdojë të mungojë? Sali Berisha – Për këto zgjedhje ka një vlerësim të arbitrit, i cili thotë për herë të parë se zgjedhjet në Shqipëri, plotësuan angazhimet kryesore të organizatës së OSBE – ODHIR- it dhe se vlerësimi i përgjithshëm për to është pozitiv. Zgjedhjet nuk ishin të përsosura, sepse zgjedhje të përsosura Shqipëria do të dojë shumë kohë për të patur, dhe janë të pakta vendet që i kanë zgjedhjet të përsosura. Arbitri ndërkombëtar ka bërë një seri sugjerimesh. Opozita është e ftuar nga unë të ulet, dhe unë do t’i jap asaj të drejtën që të përcaktojë rrugët e zbatimit të këtyre sugjerimeve të arbitrit ndërkombëtar. Por zbatimi i këtyre sugjerimeve bëhet në parlament dhe jo jashtë parlamentit. Në rast se opozita përcakton kushte të cilat dalin jashtë kërkesave të bëra nga arbitri ndërkombëtar…; zgjedhjet janë sa kombëtare aq dhe ndërkombëtare, ne nuk mund t’i ngatërrojmë gjërat. Ndaj dhe unë e mirëpres opozitën, të vijë në parlament, e garantoj se sikundër ka përcaktuar thuajse çdo gjë në kuadrin zgjedhor të këtyre zgjedhjeve, duke filluar nga sistemi tek komisionet, sërish i njoh asaj të drejtën, dhe përsa kohë të jem në pushtet, do t’i njoh të drejtën e përzgjedhjes opozitës. Ky është një qëndrim i pandryshueshëm i imi.
Pra ky është kompromisi që ju ofroni? Sepse opozita ka një numër kërkesash… Sali Berisha – Duhet të dalë më thelbësorja… Nuk ka të dhëna për parregullsi në numërim dhe manipulim të rezultateve. Opozita ka vërejtje për numërimin, pozicionimin etj. Le të përcaktojmë rregullat. Por duhet të them një gjë. Ky ka qenë numërim unik në botë. Është hera e parë në historinë e zgjedhjeve botërore që çdo votë filmohet, fotografohet, numërohet, transmetohet on line në Komisionin Qëndror të Zgjedheve. A ka pasur probleme në vendosjen e njerëzve ose të teknologjisë..? Le të përcaktojmë rregullat se si t’a përmirësojmë.
- Sa herë që vini në SHBA, ju u bëni thirrje shqiptaro-amerikanëve që të investojnë në Shqipëri. Por sa janë dëgjuar thirrjet tuaja, a ka shembuj suksesi, apo ata ngurrojnë për shkak të imazhit të Shqipërisë, si një vend që është ende në tranzicion? Sali Berisha – Mendoj se në klimën e biznesin janë bërë dhe po bëhen përparime shumë të mëdha. Regjistrimi i biznesit sot kryhet për një gjysëm ore, në dallim nga pagesa prej 4 mijë eurosh apo ditë të tëra pëmes gjykatave që bëhej kohë më parë. Kemi krijuar “One Stop Shop” për liçensat dhe lejet. Kemi hequr dy të tretat e lejeve dhe liçensave, kemi ndërrmarë një seri masash të tjera dhe po vazhdojmë. Një problem mundues që ka qenë për investimet, çështja e pronësisë, po i jepet një përgjigje shumë e mirë përmes parqeve industriale. Qeveria po punon me dy nga ekspertët më të njohur në Europë për investimet e huaja. Do të bëhet një reformë e thellë e Agjencisë së Investimeve të Huaja. Do të bëhet një profilizim i ri i diplomacisë shqiptare drejt diplomacisë ekonomike. Pra kjo përbën një nga temat më themelore të qeverisë sime. Shqiptarët po vijnë, dhe po investojnë, dhe do të vijnë dhe më shumë./voa/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23188. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23188

Demton femijen seksi gjate shtatzanise? Duhet te dini, gjithcka eshte e mundur… Frika per t`i bere keq femijes Midis frikave te ndryshme qendron edhe ajo qe mund t`i besh keq femijes. Rreth 70% e meshkujve qe nuk bejne dashuri me femren e tyre shtatzene e kane kete frike. Asnje panik fetusi eshte i mbrojtur nga mbeshtjellja e tij e cila e izolon ate nga bota e jashtme. Ky leng funksionon si nje amortizator: femija ndjek levizjet, por nuk mund te jete i perfshire gjate raportit, pavaresisht nga pozicioni seksual qe do te marrin prinderit gjate kryerjes se marrdhenies. Per sa i perket mikrobeve ato nuk kane mundesi te hyjne tek femija.
Nuk ka rrezik qe penisi te shpoje mbeshtjellesen e femijes, ose qe te preke femijen, edhe ne rastet e nje penetrimi te thelle. Sepse vagina dhe mitra jane te ndara: jane rreth 4 – 5 cm midis fundit te vagines dhe kokes se femijes. Nese shtatzanite jane normale, nuk ka asnje rrezik qe raporti seksual te shkaktoje nje lindje premature.
Cfare ndjen femija Femija nuk ndjen asgje dhe nuk mund te jete spektator i kesaj marrdhenieje! Atij mund t`i transmetohet mireqenia dhe kenaqesia e te emes, sidomos pergjate orgazmes. Femija eshte pikerisht si ne nje hidromasazh, i cili eshte vertete i kenaqshem.
Tre mujori i pare
Gjate tremujorit te pare, nga pikpamja seksuale, ndjesite jane pak te zbehura. Ne kete periudhe kemi te tjera gjera ne koken tone dhe nuk jemi shume disponibel edhe fizikisht, sepse ne kete faze trupi person nje sere transformimesh qe jane nen influencen e hormoneve.
Efektet sekondare Me pare jane te vjellat dhe lodhja. Por edhe djegja e stomakut, thatesia vaginale etj… Ne se ne kete faze te shtatzanise raportet seksuale jane te rralla, ‘80% e rasteve jane rezultat i lodhjes se femrave dhe renia e deshires se tyre seksuale.
Edhe kur marrdhenia realizohet, gjakderdhjet qe mund te shkaktohen nga eksitimi ne kete faze e bejne te mos jete i pelqyeshem per te dyja palet. Penetrimi mund te jete i dhimbshem, duke qene se muret e vagines modifikohen dhe pesojne ndryshime. Ne kete faze ajo qe i pelqen partnerit eshte gjoksi qe fillon e rritet, por problemi eshte se shpesh ai dhemb! Kjo kerkon nje shpjegim taktik qe perkedhelejt mbi gjoks ne kete faze jane te dhimbshme.
Te dish te flasesh me partnerin Ndani dyshime dhe dhimbje me partnerin tuaj dhe ne kete menyre ai do t`ju ndihmoje te kaloni ne harmoni kete periudhe te veshire per ju.
Tre mujori i dyte Nje oreks seksual qe shkon ne qiell Me ne fund erdhi rikthimi ne piste! Periudha e veshtire kaloi. Ne kete faze fillojme te ndjejme qe femija leviz dhe se eshte mire, gje qe na e mundesojne ekografite. Kjo eshte faza me e lumtur e shtatzanise pasi te vjellat dhe perzierjet fillojne te zhduken duke ilene hapsire nje kenaqesie te pafund.
Un piacere decuplicato Ne kete periudhe vagina i rikthehet normalietit te saj dhe keshtu rikthehet deshira e humbur per te bere dashuri.
Bonus: orgazma arrihet me lehte dhe me shume intensitet, sepse zona gjenitale eshte ne forme te shkqlqyer. Disa femra shtatzena zbulojne orgazmen qe nuk e kane provuar kurre gjate periudhes “normale”!
Tre mujori i trete
Renie e vogel e intensitetit Vlen ta themi qe ne fillim se tre mujori i trete i shtatzanise nuk eshte i nje intensiteti te larte seksual. Femija leviz me shume dhe lodhja behet me e dukshme. Nga pikpamja teknike raporti seksual eshte gjithnje i mundshem, por nuk behet komod per shkak te madhesise se barkut. Partneri duhet te jete i i kujdesshem qe te mos lendoje nenen me dhimbje te shkaktuara nga penetracioni.
Shkaqet
Nena e ardhshme pengohet dhe bezdiset nga nje trup i rende; Ajo ka dhimbje te shpines dhe te kembeve dhe nuk merr dot fryme lirisht. Dhe per te kompletuar te gjithe kete ajo e ndjen veten te shendoshe, te shemtuar dhe me pak te deshiruar nga partneri. Ajo ka nevoje te degjoje t`i thone qe eshte ende terheqese dhe e bukur!
Cfare mendon ai? Shikimi dhe deshira e tij ndryshojne
Mashkulli mund te rezervoje nje deshire shume intense per partneren e tij, edhe pse ajo eshte shtatzene. Ajo i duket me e bukur, me e embel dhe me sensuale. Por shume here eshte e veshtire te adaptohet: pasi barku i fryre dhe trupi ne transformim e dekurajojne mashkullin ne vend qe ta eksitojne.
Te pershtasesh seksualitetin tend
Harroni pozicionin e misionerit i cili eshte aq komod per ju. Ky pozicion veshiresohet duke filluar qe ne tre mujorin e dyte. E vetmja mundesi qe keni eshte qe partneri juaj te mbeshtetet me duar.
Gjate marrdhenies tuaj me partnerin duhet te zgjidhni pozicione qe nuk ju lendojne dhe nuk ju provokojne dhimbje te shpines dhe sforcim. Nese penetrimi mund te rezultoje i dhimbshem, disa ledhatime mund te zbusin situaten. Dhe per ta mbyllur seksi oral dhe masturbimi jane shume te pershtatshme dhe efikase gjate shtatzanise.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23182. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23182
Top