Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Brezi i humbur i rinisë ruse. Festivali i të Drejtave të Njeriut sjell në Tiranë regjisoren gjermane Alexandra Westmeier. Prezanton dokumentarin “I vetëm mes katër mureve”.
Pas Joshua Marston regjisori i ardhur nga SHBA për premierën e mbrëmshme, që pati në Tiranë filmi i tij “Maria full of Grace”, në ditën e dytë të IHRFFA-së, Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut, ka ftuar Alexandra Westmeier.
Ajo është e pranishme në Akademinë Marubi ku shfaqet në orën 18.30 dokumentari i saj “I vetëm mes katër mureve” (Alone in Four Walls), Gjermani, 2007, 85′.
Westmeier e cila ka shkruar edhe skenarin, e vendos kamerën në mjedisin e të drejtave të të miturve. Në fokus është fati i adoleshentëve që bëjnë përpjekje të mëdha për t’u rritur në një shtëpi riedukimi për kriminelët e mitur në Rusinë rurale, ku jeta pas hekurave mund të duket më e mirë sesa lënia në liri.
“I vetëm mes katër mureve” jep një vështrim intim të një shoqërie nga brenda jashtë, ku djemtë nën të katërmbëdhjetat, mbahen të izoluar për krime që shkojnë nga vjedhja në përdhunim, e deri tek vrasjet në seri.
Para se të zhvendosej në Gjermani, ajo ishte Alexandra Salomatova, një ruse që kishte studiuar teatër dhe kinema në Akademinë e Dramës në Shën Petërburg dhe Moskë. Prej 2001 jeton në Gjermani, ku fillimisht ka punuar si reportere televizive për t’u përqendruar më pas në regjinë e filmit, tek dokumentarët.
“I vetëm mes katër mureve” është deri më tani suksesi i saj më i madh, qysh kur u shfaq premierë në festivalin prestigjioz të Sandensit 2008 dhe prej atëherë ka marrë afro 13 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Kritika e ka quajtur një vepër tronditëse, një ode për brezin e humbur të rinisë rusë. Madje gjen edhe vlerësime si ky: “Sikur të jetë një dokumentar i Kubrickut.”.
Programi i sotëm nis pasdreke në orën 15.00 me filmin holandez “Të drejtat e jetës”. Në orën 16.00 shfaqet dokumentari grek “Varrezat dixhitale” i Yorgos Avgeropoulos; në 17.00 “Fëmijët e vjedhur të Kinës” prodhim britanik me regji të Jezza Neumann dhe në mbrëmje në orën 20.00 “Një planet tjetër” i regjisorit hungarez Ferenc Moldovayi, i cili na shpie në katër kontinente, me qëllimin për të parë së pari ku shkon përdorimi i fëmijëve si punëtorë, prostituta apo ushtarë në Kongo, Kamboxhia dhe Ekuador.
“Me një përzgjedhje të gjerë filmash origjinalë që provokojnë mendimin dhe pjesëmarrjen e kineastëve, festivali i të drejtave në Tiranë, është sjellë në një standard profesional të krahasueshëm me festivale të tjera të zhvilluara rreth e rrrotull botës”, tha dje në ceremoninë e hapjes në Akademinë Marubi, Presidenti i Nderit Theodore S. Orlin.
Ai kujtoi se si nisi ky festival në vitin 2006, në mënyrë modeste, me qëllim përcjelljen e mesazhit të të drejtave të njeriut në një shoqëri që ishte duke u shkëputur nga e kaluara e saj totalitare dhe që dëshironte të bëhej një shtet i gjallë evropian, i përkushtuar ndaj të drejtave të gjendura në institucionet ndërkombëtare me të cilat ai kishte rënë dakord.
“Gjatë bisedave tona, dy kolegë, Kujtim Çashku dhe unë, që kishim punuar bashkë që në ‘92 për promovimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri, kuptuam se mesazhi për të drejtat e njeriut kishte nevojë për përkujdesje dhe rigjallërim.
Dhe nuk kishte asnjë metodë më të mirë për të bërë këtë, sesa të sillje në vëmendjen e shqiptarëve filma nga të gjitha anët e botës, në mënyrë që të mund të vlerësonin dilemat njerëzore që shqetësojnë kudo e vazhdimisht përmbushjen e dinjitetit njerëzor. Kështu lindi IHRFFA.
Ngjarja sot është shumë më ambicioze seç ishte katër vjet më parë.” Orlin, profesor i Studimeve dhe Përkrahjes së të Drejtave të Njeriut në Kolegjin UTICA, Nju Jork, e mbylli përshëndetjen e tij të përvitshme, duke kujtuar se IHRFFA po bëhet një traditë e rëndësishme dhe në vazhdimësi për Shqipërinë gjatë shndërrimit të saj nga një vend i mbyllur ndaj botës, në një demokraci moderne, vazhdimisht në kërkim të përmirësimit të angazhimeve për të drejtat e njeriut.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23207. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23207

Vllaznia, ikën Hasan Lika vjen Roland Luçi Shkodranët nuk presin të djelën por mbyllin që të martën bashkëpunimin me trainerin kryeqytetas
Nuk u desh ndeshja me Vlorën deri të djelën pasi Lika me Vllazninë ka mbyllur të gjithë bashkëpunimin e nisur që para disa muajsh, para fazës përgatitore të Vllaznisë për Kupat e Europës, ku kaloi një tur, ndaj Sligo Roversit, ndërkohë që në turin tjetër të “Europa League” pësoi dy humbje, 5-0 në Vjenë, me Rapidin, ndërsa në Shkodër u mund 3-0.
Presidenti Valter Fushaj ka vendosur t’i jape fund bashkepunimit me trajnerin tiranas pas polemikave te javeve te fundit per shkak te formes se dobet te treguar nga kuqeblute.
Lajmin e shkarkimit te Likes e ka konfirmuar vete presidenti Fushaj. Humbja e fundit në Durrës nuk është kapërdirë mirë nga presidenca shkodrane, e cila, e vënë edhe nën presion të madh nga tifozët kuqeblu, ka parë të udhës që të bëjë lëvizjen e parë, duke larguar trajnerin Lika.
Nisja shumë e keqe e kampionatit nga skuadra shkodrane, vetëm 4 pikë në pesë javë kampionat, vetëm një gol i shënuar në po kaq javë, përbëjnë bilancin më negativ të kuqebluve. Presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, e ka konfirmuar këtë lëvizje, ashtu sikurse e ka justifikuar largimin e Likës me rezultatet e dobëta në pesë javë kampionat.
Gjithashtu, burimet pranë klubit shkodran bëjnë të ditur se është menduar dhe gati për t’u vendosur edhe zëvendësuesi i Likës te Vllaznia. Kësaj here drejtuesit kuqeblu do të besojnë tek futbollisti i viteve 80-të, që është shpallur edhe kampion me Vllazninë në edicionin 1982-1983. Ky është Roland Luçi, i cili jeton prej vitesh në Austri dhe ka kryer të gjitha specializimet dhe kualifikimet e nevojshme në fushën e trajningut.
Bisedimet paraprake me Luçin janë zhvilluar dhe parimisht është gjetur akordi, ndërkohë që pritet që kandidati kryesor për stolin kuqeblu të vijë në Shkodër dhe të zyrtarizojë gjithçka, për të nisur edhe nga puna. Në lidhje me këtë situatë te Vllaznia, traineri Lika do të deklaronte: “Kur skuadra funksionon dhe merr rezultatet e dëshiruara, trajneri gjithmonë qëndron disi në hije, meritat e tij harrohen.
Por, sa herë që gjërat nuk ecin ashtu si të gjithë dëshirojnë, trajnerët dhe ndihmësit e tyre bëhen shkaktarët kryesorë. Gjithsesi, dua të them se unë nuk jam e keqja e Vllaznisë. Natyrisht që kam pjesën time të përgjegjësisë, por situata duhet analizuar në tërësi dhe përgjegjësitë duhen ndarë.
Së bashku me stafin teknik kemi punuar me përgjegjësi e profesionalizëm, duke dhënë gjithçka për skuadrën”.Java e gjashtë e kampionatit e vë Vllazninë përballë një tjetër skuadre zhgënjyese deri më tani, që e ka ndryshuar trajnerin e saj para 1 jave, Flamurtari i Vlorës, në fushën e këtij të fundit. Ikja e Likës ishte e katërta në këtë start kampionati.
Pas dorëheqjes së Maganit dhe mbërritjes së Miles te Shkumbini, dorëheqjes së Memushit dhe mbërritjes së Maganit te Flamurtari, shkarkimit të Qirjakos dhe mbërritjes së Canajt te Gramozi, vjen edhe largimi i Likës dhe mbërritja, ende e pazyrtarizuar, e Luçit te Vllaznia.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23210. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23210

Adelina shtyn dasmën Adelina Ismajli ka vendorur ta çojë lidhjen e saj të dashurisë drejt martesës. Lajmi është bërë i ditur nga të afërm të këngëtares. Adelina është duke përgatitur ceremoninë e dasmës që pritet të zhvillohet muajin tjetër në Zvicër.
Edhe pse familja Ismajli përpiqet ta mbajë të fshehtë këtë lidhje dhe gjithë detajet e saj tashmë janë lajmëruar të afërmit, të cilët do të shkojnë drejt Zvicrës për dasmën e shumë pritur.
Ishte përfolur muaji shtator, por zhvillimi i gjyqit të ish të dashurit të këngëtares duket se ka qenë motivi që e kanë shtyrë ceremoninë për disa javë.
Për këngëtaren e madhe kjo do të jetë hera e parë që martohet dhe do të vishet me fustanin e nusërisë, pas disa lidhjeve që nuk kanë përfunduar në martesë.
Fatlumi: Për emrin e bashkëshortit të këngëtares është spekuluar mjaft, duke e cilësuar si pronar të diskos Ulpiana ku këngëtarja Adelina Ismajli ka kënduar së fundmi. Sipas burimeve tona kemi mësuar se ai nuk është aspak pronar i diskos, por një biznesmen i vogël në Zvicër. Dy të dashuruarit në fakt janë njohur në disko Ulpianën.
Fatlumi ka hedhur ndërkaq një lidhje pas krahëve, ai ka qenë i martuar me vajzën e pronarit të diskos Ulpiana. Prindërit e të cilës e kishin mbajtur afër ish dhëndrin e tyre edhe pas ndarjes me të bijën. Por kur kanë marrë vesh se ai është lidhur me këngëtaren (Adelinën) që ata paguanin për të kënduar dhe bërë show për shqiptarët e Zvicrës, ata e kanë larguar atë nga diskoja dhe thuhet se kanë prishur edhe kontratën me këngëtaren. Ndërkaq çifti bashkëjeton nën një çati prej disa muajsh dhe kanë marrë vendimin të bëjnë hapin e madh të martesës, për të cilën kanë gati një muaj që po përgatiten.
Nga ana tjetër pikërisht gjatë këtyre ditëve të bukura të Adelinës, ku i duhet të mendojë për fustanin, darkën, ceremoninë, lulet dhe gjithë detajet e dasmës, në Prishtinë po zhvillohet gjyqi i ish të dasshurit të saj Triumf Rizës.
Rikthimi :Këngëtarja u rikthye në skenë mbi një vit më parë, pas fatkeqësisë që i ndodhi. Ajo bashkëjetonte me Tiumf Rizën, i cili u vra në gusht të vitit 2007, ndërsa Adelina ndodhej në studion e kompozitorit Florent Boshnjaku dhe po inçizonte këngën Ujk, tekstin e të cilës e kishte shkruar gjatë qendrimit me Triumfin në fshatin Stogovë.
Pas asaj dhimbjeje që kaloi këngëtarja i kushtoi një këngë Triumfit, Trimit tem, që shënoi dhe rikthimin e saj në muzikë, gjë që u pasua me një album të tërë. Menjëherë në këtë kohë nisën ofertat dhe daljet publike të këngëtares. Ajo erdhi verës së shkuar në një koncert në Durrës e më tej realizoi koncerte në Kosovë, Mal të Zi, Zvicër etj. Duke marrë spunton nga rikthimi një kompani në Zvicër i ofroi këngëtares të ishte zëri i Zvicrës, ofertë që Ismajli e pranoi dhe që prej shtatorit të kaluar ajo e realzion karrierën e saj në këtë vend.
Dyshimet: Triumfi është vrarë për shkak të Adelinës?!
Enver Sekiraqa akuzohet si vrasës i TriumfRizës, ish të dashurit të Adelina Ismajlit. Arsyeja kryesore sipas dëshmitarëve janë xhelozia që ka pasur Enveri për shkak se ai më herët ka qenë i dashur i Adelinës.
Ndërkaq këtë fillim jave në Prishtinë është zhilluar seanca gjyqësore ku ka dëshmuar kunati i Adelinës, i dashuri i Zanfina Isamjlit (shok i Enverit por edhe i Triumfit), i cili ka hedhur dritë edhe pse me shumë frikë mbi disa detaje të rëndësishme. Zhvillimet e seancës gjyqësore i kemi zbardhur enkas për lexuesit tanë.
Me shumë hezitime e frikë nga dhënia e dëshmisë, i dashuri i këngëtares Zanfina Ismaili, Faton Shoshi, ka dhënë dëshminë e tij në procesin gjyqësor kundër tre të akuzuarve për vrasjen e policit Triumf Riza. Polici për mbrojtje të afërt është vrarë dy vite më parë në Prishtinë. Vrasjen akuzohet se e ka kryer Arben Berisha, ndërsa si ndihmës në bërjen e planit për vrasje është i akuzuar Fitim Avdiu. Agron Emini, ndërkaq akuzohet se i ka ndihmuar Arbenit të fshihet pasi ai e ka kryer vrasjen.
Të tre të martën kanë qenë të ulur në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Ata janë duke u gjykuar prej disa muajsh, ndërsa personat kryesore të kësaj vrasjeje janë në arrati; Enver Sekiraqa si dhe Ilir e Rrahim Avdullahu. Se pas vrasjes së Trimfit qëndron Enver Sekiraqa këtë e thotë tërë Prishtina, tha dëshmitari i vetëm i së martës.
Tutje shtoi se e ka njohur edhe të ndjerin Riza, por edhe të arratisurin Enver Sekiraqa. Rizën tha se e ka njohur që nga fëmijëria dhe me të është endur shpesh. Deri në lidhjen e Rizës me këngëtaren Adelina Ismaili, dëshmitari tha se me të ndjerin ka pasur raporte të mira. Me të kam pas raporte të mira, derisa ai filloi më Adelinën. Kjo për faktin se unë e kam njohur Enverin e ai më herët kishte pasur marrëdhënie me Adelinën, tha më tej dëshmitari.
Enverin, ndërkaq, tha se e ka njohur në një lavazh dhe pas atij takimi ka vazhduar shoqërimin me të. Mua me Enverin na kanë lidhur femrat, tha dëshmitari. Faton Shoshi tha më tej se ka shkuar shumë herë tek kafeja e Enverit në Dardani. Në atë vend, sipas tij, ka ndenjur Enveri me vëllanë e tij si dhe me disa shokë.
Dëshmitari përmendi emrat e Ilir e Rrahim Avdullahut, të Agron Bytyqit e të disa të tjerë. Me sa i kujtohej dëshmitarit, dy të akuzuarit Arben Berisha e Fitim Avdiu kanë punuar në atë lokal. Aty sa herë që kam shkuar është folur si të rrihnin dhe çfarë ti bënin Triumf Rizës, tha dëshmitari teksa hezitonte në dhënien e dëshmisë. Unë kam frikë se askush nuk më mbron nga grupi, tha dëshmitari. Pas pyetjes së gjyqtarit Dehari, dëshmitari sqaroi se frikësohet nga anëtarët e grupit Sekiraqa. Me sa i kujtohej, dëshmitari tha se problemi i Sekiraqës me Triumfin ka lindur vite më parë te Swiss Casino për të vazhduar edhe disa herë të tjera. Por, dëshmitari tha se i ndjeri Riza nuk është njohur me të akuzuarin Arben Berisha. Motivi i vrasjes
Berisha ndërkaq pretendon se e ka vrarë Triumf Rizën jo se ka qenë i shtyrë nga dikush për ta bërë atë, por se vetë ka pasur probleme me të. I pyetur nga prokurori Reshat Millaku nëse Sekiraqa ka paguar njerëzit e grupit të tij, dëshmitari pohoi se Enver Sekiraqa ka ndihmuar shumë persona duke iu dhënë shuma nga 20 apo 50 euro. Po, disave iu ka ndërtuar edhe shtëpia për shembull Ilir dhe Rrahim Abdullahut, tha ai. Dëshmitari shtoi se nuk kishte dëgjuar se po bëhej plan për vrasjen e Triumfit.
Për vrasjen e kryer ai tha se është njoftuar nga e dashura e tij, Zanfina. Edhe pas vrasjes së Triumfit, dëshmitari tha se ka kontaktuar me Enver Sekiraqën, por jo më pas lëshimit të fletëarrestit për të. Atij nuk i kujtohej biseda që ka pasur me të. Prokurori Millaku ia kujtoi deklaratën që ka dhënë në prokurori, ku kishte thënë se i kam thënë Enverit të ndërronte numrin dhe telefonin.
Këtë deklaratë dëshmitari nuk e mohoi. Seanca e radhës në të cilën pritet që të sillen dëshmitarët me dhunë që nuk iu janë përgjigjur ftesave të gjykatës, pritet të mbahet me 21 tetor të këtij viti. Marrë nga Gazeta Express
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1326. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1326

Cunam shkatërrimtar në ishujt Samoa, 85 të vdekur Një cunam i shkaktuar nga një tërmet i fuqishëm nënujor në Oqeanin Paqësor ka çuar në shkatërrime të medha në ishujt e Samoes dhe Samoes Amerikane.
Se paku 85 vetë deri tani thuhet të kenë vdekur por një zyrtar lokal thotë se kjo shifër mund të kalojë në 100 sepse disa fshatra të tërë thuhet të jenë përmbytur nga valët e mëdha.
Banorët lokal thonë se janë dërmuar nga një dridhe e madhe që është pasuar nga dridhje të tjera të gjata disa minuta.
Zyrtarët kanë shprehur frikën se fshatra të tërë mund të jenë përmbytur dhe se shumë trupa mund të jenë varrosur në rërë.
Ata që ishin me fat kanë arritur në vende me të larta para se valët ti përbinin shtëpitë e tyre.
Niveli i vërtetë i kësaj katastrofe do të kuptohet vetëm pasi të ketë kaluar më shumë kohë.
Presidenti Obama e ka shpallur gjendjen në Samoen Amerikane si katastrofë e madhe dhe ka urdhëruar fonde federale përt të ndihmuar sitautën.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23204. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23204

Madonna në altar Madonna do martohet per here te trete ne jeten e saj dhe kete do ta beje brenda vitit 2009.
Madonna 51 vjecarja e lidhur me modelin brazilian Jesus Luz, ka vendosur te shkoje drejt altarit pasi eshte marrezisht e dashuruar me te.
23 vjecari brazilian dhe kengetarja jane njohur gjate nje feste ne Rio De Janeiro dhe bashkejetojne prej disa muajsh ne New York.
Lajmin e marteses e ka dhene biografi i kengetares Randy Taraborrelli, i cituar nga televizioni MsNbc.
Nderkohe, miqte e ngushte te kengetares e konfirmojne kete hipoteze. Dua te martohem sa me shpejt me te pasi eshte shume i embel, u ka thene Madonna miqve te saj.
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1323. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1323

Dorela: Dashuria per Vedatin, e pafund Ajo eshte shoqja e jetes e kengetarit te njohur per frekuentuesit e jetes se nates ne Tirane, Vedat Ademit.
Quhet Dorela dhe e gjejme ne pushimin e punes se saj si menaxhere ne Qendren e Pasaportave Elektronike.
Ndersa buzeqesh nis te na zbuloje motivin e pare te dashurise, tekstin poetik te kenges Ecim te dy” te interpretuar dikur nga i vellai i Doreles, edhe ky muzikant i skenes rock ne klubet e Tiranes.
“Dashuria s’ka fund, motive ka gjithnje. Nje prej tyre eshte dedikimi im drejtperdrejt per Vedatin”, thote Dorela.
Ajo eshte ekonomiste e profilit te finances me dhunti menaxhimin. Aftesite drejtuese i ka shfaqur qe ne gjimnaz si menaxhere e grupeve muzikore te te rinjve dhe punet part time.
Piktakimi i profesionit me pasionin na shpjegon dhe harmonine e ciftit.
“E kam mirekuptuar shume profesionin e Vedatit dhe Vedatit timin. Secili po punon ne profesionin e vet sa me shume te mundet dhe deri tani ka patur shume tolerance”, thote Dorela.
Rikthehet pas pune ne apartamentin ne katin e katert prane prokurorise. Eshte momenti i vetem kur takohen para se te nderrojne turnet.
Vedati sapo eshte zgjuar nga gjumi prej te kenduarit ne klabe deri ne mengjes. Ndersa Dorela perfiton nga koha per ti shkruar refrenin e kenges se tyre ne kompjuter.
Duket sikur kane qene se bashku edhe pse larg.
Dorela me shume dashuri dhe delikatese i sjell para syve shenjat e marteses, lulet e thata te nuses dhe nje stoli ne kornize ku eshte qendisur kuptimi i lidhjes se tyre.
Perqafohen si ne nje pikture ku gjithshka eshte jete dhe levizje. /Top-Channel
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1316. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1316

Enciklopedia, reagon SHBA: Botimi po sjell probleme në Maqedoni Debati për Enciklopedinë Maqedonase ka vijuar edhe sot me reagimin e ish presidentit, aktualisht kreu i opozitës, Branko Cervenkovski dhe me një tjetër deklaratë të Ambasadës së SHBA-së në Shkup.
SHBA: Enciklopedia, dëme edhe për Maqedoninë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, përmes një deklarate për shtyp sërish është prononcuar lidhur me enciklopedinë maqedonase, ndaj së cilës ditëve të fundit është hapur një debat i gjerë. “Fokusi i përpjekjeve Amerikane në Republikën e Maqedonisë është në inkurajimin dhe përkrahjen e zhvillimit të një anëtari të suksesshëm dhe në lulëzim të bashkësisë Euro-Atlantike. Publikimi i Enciklopedisë së ASHAM ka nxitur disa reagime, duke përshirë edhe reagimin tonë, ndaj shkrimeve të pasakta, fyese dhe problematike në kuptime të tjera. Maqedonia është një shtet multietnik dhe derisa qytetarët, politikanët dhe mediumet reagojnë ndaj kundërthënieve që burojnë nga mangësitë e këtij publikimi ne dëshirojmë që ata të fokusohen në mënyrë konstruktive në qëllimet afatgjata të Maqedonisë”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-ve në Shkup.
Cervenkovski: Të përgjigjen hartuesit “Enciklopedia nuk është një libër i thjeshtë, dhe akademia e Republikës së Maqedonisë nuk është një organizatë joqeveritare”. Kështu është shprehur kryetari i partisë opozitare më të madhe në Maqedoni, Branko Cërvenkovski.
Ish-presidenti i Maqedonisë kërkon përgjegjësi nga njerëzit e parë të Akademisë së Maqedonisë dhe Redaksisë. Sipas tij, disa pjesë në enciklopedi, nxisin ndarje dhe tensione brenda në shoqëri dhe na konfrontojnë me miqtë tanë të jashtëm.
“Vlerësoj se për një projekt i cili është botuar nga ana e Akademisë, pa dyshim përgjegjësi mbajnë bartësit kryesorë- njeriu i parë i Akademisë dhe bordi i redaktorëve”, deklaroi Branko Cërvenkovski.
Ai tha se projekti është financuar nga Qeveria e Maqedonisë dhe është promovuar nga kryeministri, Nikolla Gruevski dhe Presidenti, Gjorgje Ivanov, prandaj sipas tij, nuk lejohet që këta dy persona të mos kenë qëndrim lidhur me këtë çështje. Cërvenkovski theksoi se Qeveria të mos mendojë që forcat e errëta për të cilat ka folur, ti kërkojë tek opozita.
“Maqedonisë i duhet një presidenti dhe kryeministër me qëndrim dhe që i zgjidhin problemet, e jo që ikin nga problemet. LSDM edhe një herë e fton presidentit Ivanov dhe kryeministrin Gruevski të distancohen nga pjesët kontestuese në enciklopedi”, theksoi Cërvenkovski. Në të kundërtën sipas tij, del se kreu shtetërorë e miraton dhe pajtohet me përmbajtjen e kësaj enciklopedie. (INA)
Maqedoni, enciklopedia famëkeqe ‘lëkund’ koalicionin
Enciklopedia maqedonase e botuar javën e kaluar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve Maqedonase (ASHAM) vazhdon të shkaktojë tensione dhe përkeqësime në raportet e koalicionit qeveritar mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Mësohet se në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën mbrëma ka mbretëruar atmosferë tejet e tensionuar mes kryeministrit Nikolla Gruevski nga njëra anë dhe ministrave të BDI-së nga ana tjetër, për shkak të enciklopedisë famëkeqe. Nuk dihet ende se çfarë është debatuar, por e sigurtë është që vetëm pak kohë pas nisjes së mbledhjes Gruevski ëhstë larguar duke e lënë atë që ta udhëheqë Zëvendëskryeministri Zoran Stavrevski.
BDI-ja konteston 50 dispozita në këtë enciklopedi duke kërkuar njëherësh që akademiku Bllazhe Risteski të japë dorëheqje nga funksioni redaktor kryesor në Enciklopedinë maqedonase, pasi ai paralajmëroi se në botimin e korrigjuar nuk do të bëhen korrigjime të mëdha në dispozitat të cilët janë ofenduese për shqiptarët. Përveç reagimeve të ashpra ndaj ASHAM-it, BDI-ja edhe më tej insiston që edhe Qeveria të distancohet nga pjesët kontestuese në Enciklopedi me çka kanë filluar të përkeqësohen marrëdhëniet në koalicionin qeverisës me VMRO-DPMNE-në.
BDI-ja kërkon tërheqjen e tërësishme të enciklopedisë dhe formimin e një një këshilli të ri redaktues në të cilin akademikë dhe profesorë shqiptarë do të marrin pjesë në përgatitjen e dispozitave që kanë të bëjnë me shqiptarët.
Ndryshe, deri më tani kryeministri Gruevski dhe institucionet shtetërore nuk janë distancuar nga Enciklopedia e cila shtrembëron historinë e shqiptarëve dhe ofendon popullin shqiptar me gjuhën e urrejtjes.
Edhe përskaj reagimeve të ashpra nga faktori politik shqiptar, intelektual dhe ai civil në Maqedoni, si dhe nga SHBA-të, Britania e Madhe dhe nga vendet fqinje si Shqipëria, Kosova dhe Bullgaria akademikët maqedonas mbeten edhe më tej në qëndrimin se në enciklopedinë maqedonase duhet bërë vetëm disa korrigjime por assesi tërheqje të saj, gjë me të cilën nuk pajtohen shqiptarët. (INA)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23195. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23195

Manipulimet, Ndoka: PD na mori një mandat deputeti në Shkodër Pas denoncimit në “Faktor Plus” të manipulimit të zgjedhjeve në Qarkun e Shkodres, PDK qe ka kryer investigim deklaron se kësaj partie i është marrë një mandat deputeti në qarkun e madh verior.
Kryetari i PDK-së, nard Ndoka shprehet se “nga këto të dhëna, PD është manipulatore numër një nëpërmjet komisionerëve të vet. Në çdo qendër votimi i ka shtuar vetes 30-70 vota sipas madhësisë së qendrave të votimit, ku ne total, PD flitet qe ka vjedhur ndaj partive te tjera 9-11 mijë vota, duke e deformuar totalisht rezultatin per Qarkun e Shkodres.
Më tej, Ndoka shpjegon se “grupi i punës në selinë e PDK-së ka verifikuar përmes pamjeve filmike të marra nga KQZ me vështiresi, se procesverbalet nuk përputhen me votat që grupi i tij i punes po numëron përmes filmimeve një për një në çdo qendër votimi”.
Nje pjese e atyre votave qe i jane hequr PDK-se, i kane kaluar PD-se. Por tek PD verehet edhe një fenomen tjetër me negativ, për faktin qe i ka shtuar vetes vota me procesverbale. Ne zonën e votimit nr.42 ne qendrën 107, rezulton që PDK ka 78 vota, ndërsa ne kutitë e votimit janë 138 vota. Në këtë rast 60 vota i ka i janë vjedhur kësaj partie nga PD-ja. Në zonen e votimit 255, PD ka në procesverbal 327 vota ne një kohe qe ka 273 vota faktike, pra i ka ndryshuar vendet numrit 3 dhe 2, duke i shtuar vetes 54 vota.
Kreu i PDK-se thotë se për të gjitha shkeljet flagrante, bashke me dokumentacionin përkatës do t’i drejtohet Prokurorisë së Përgjithshme, me një kërkese-padi, ndërsa shton se do te mbështese çdo lëvizje te opozites qe kerkon hapjen e kutive.
Faktori Plus: Zbulohet vjedhja e votave, ja provat e manipulimit
Emisioni “Faktori Plus” në Vizion Plus sjell fakte tronditëse të manipulimit përmes procesverbaleve. Ndryshe dalin votat gjatë numërimit, ndryshe shkruhen. E vërteta bëhet më e hidhur, për shkak se kutitë e mbyllura mund të fshehin skandale më të mëdha
Hetimi paraprak, përmes regjistrimeve problematike, i siguruar prej kamerave vëzhguese në qendrat e votimit, përmbys rezultatin për shumicën e shpallur në parlamentin shqiptar. “Faktor Plus” bashkëpunoi me një grup ekspertësh, që po hetojnë regjistrimin prej kamerave të KZAZ-ve të Shkodrës dhe përfundimet e para janë tronditëse. Nëse merret mesatarja e manipulimit në favor të PD në KZAZ nr. 40, që i përket qytetit të Shkodrës dhe që është KZAZ me pak e manipuluar, rezulton që PD të ketë shtuar në gjithë qarkun e Shkodrës rreth 9 mije vota në favor të saj, pra një deputet. Nëse marrim KZAZ të tjera, si ajo 42, që i përket periferisë apo zonës së Pukës, dhe e konsiderojmë si mesatare, atëherë shifra mund të jetë mbi 12 mijë vota.
Por, le t’i shikojmë konkretisht disa rezultate…
- Në Qendrën e Votimit nr. 0255, në Shkodër, sipas procesverbalit të dorëzuar në KQZ, PD ka marrë 327 vota, kurse sipas numërimit, që ne i bëmë nga kamera, ajo ka marrë 273 vota, pra ka një shtesë prej 54 votash në favor të PD.
Po në këtë Qendër Votimi, Partia Republikane, sipas procesverbalit, ka 26 vota, por sipas numërimit tonë ka 14 vota. Pra i bie që PR i janë shtuar 12 vota.
Interesante është se i janë shtuar dhe Partisë Socialiste 6 vota, pasi në procesverbal ka 162, kurse realisht ka 156 vota. Pra socialistëve u kanë dhënë sa gjysma e Fatmir Mediut.
Por më i dëmtuari në këtë qendër votimi del Nikollë Lesi, partisë së të cilit i kanë hequr 16 vota. Në procesverbal ai figuron me 3 vota, ndërkohë që nga numërimi ynë ai ka marrë 19 vota.
Nëse këto shifra i marrim si maksimumin e manipulimit, atëherë i bie që Partia Demokratike në Shkodër, nëse ka shtuar nga 54 fletë në çdo qendër, mund të ketë shtuar teorikisht rreth 20 mijë vota. Por, nga llogaritë për gjithë KZAZ-të, del se mesatarisht PD ka shtuar rreth 25 vota për qendër votimi, çka e çon në gati 9 mijë vota të vjedhura prej saj në një qark, shifër kjo e mjaftueshme për t’i hequr PD një deputet. Ky deputet mund të kalojë në favor të PS ose LZHK.
- Një tjetër procesverbal është ai qendrës nr. 0294. Në këtë qendër, sipas procesverbalit të dorëzuar në KQZ, PD ka marrë 246 vota, ndërsa nga numërimi ynë ka marrë 196 vota, duke shtuar pra 50 vota. Po ashtu, Partia Republikane ka shtuar nga 9 në 15 vota.
- Një tjetër qendër rekord, ku PD ka shtuar 64 vota, është qendra 259, në Shkodër. Nga numërimi ynë PD ka marrë 341 vota dhe ka shënuar 405 vota, kurse LZHK i janë hequr 5 vota. Në këtë qendër ka dhe 27 vota të shtuara për Partinë Socialiste. Sipas numërimit tonë, PS ka marrë 153 vota, ndërsa në procesverbal ka 180 vota. Ky shkatërrim i procesit në këtë mënyrë shton dyshimet se shifrat reale të dy partive të mëdha dhe partive që kanë mbetur jashtë parlamentit, janë krejt të ndryshme. Partia Demokratike ka minimalisht një deputet më shumë në Shkodër, por, nëse marrim këto shifra, ajo mund të ketë shtuar edhe dy deputetë artificialisht në Shkodër. Po ashtu ndryshon historia dhe për Partinë Socialiste dhe LZHK.
Por, siç e theksuam dhe në fillim, ky është një hetim në kushte shumë skandaloze, pasi regjistrimi me kamera mbart një sërë problemesh, që të shtojnë dyshimin se kemi të bëjmë me një veprim të paramenduar.
Eksperti Julian Mema, që ka hetuar CD-në e KZAZ numër 40 në Shkodër, shpjegon problemet që ka hasur.
Sipas tij, problemi i parë është gjendja pa inventar e filmimit. Në regjistrim mungon numri i Qendrës së Votimit, kur hapet kutia dhe ekspertëve u është dashur ta hetojnë atë nga vula e komisionerit pas fletës së votimit.
Një tjetër problem, sipas ekspertëve, është dhe thyerja e Kodit për filmimin e fletës. Siç mund ta shihni në kamera, fletët nuk mbahen 4 sekonda para objektivit të saj, siç parashikon Kodi, por kalojnë formalisht pa u kuptuar asgjë në fund.
Sipas ekspertëve, që kanë hetuar, ka edhe probleme të tjera të rënda, siç është censurimi i pamjeve filmike, duke ndërprerë filmimin në mënyrë të pakuptimtë. Një gjë e tillë ilustrohet për shembull në qendrën 263, sipas ekspertit Julian Mema.
Hetimi i CD-ve nxjerr dhe një sërë problemesh, që kanë të bëjnë me mungesën e filmimit të procesverbaleve, kur mbyllen kutitë dhe kur hapen ato, si dhe cilësinë shpesh shumë të keqe të filmimit.
Pra, gjithë parregullsitë, që ne kemi hetuar, janë gjetur, duke marrë parasysh dhe këto vështirësi që me probabilitet mund të rrisin numrin e falsifikimeve në kutitë e votimit.
Si përfundim, një hetim për CD-të hedh në erë procesin zgjedhor, por nuk na çon tek e vërteta e hidhur që mund të jetë brenda kutive. Për këtë arsye, një hetim fizik i kutive përmes ekspertëve të paanshëm do ta bënte më të qartë historinë e këtij procesi, që po mban peng besimin politik në vend. Faktet konkrete janë brenda kutive dhe çdo përpjekje për ta shmangur këtë hetim, do të shtojë më shumë dyshimet për një dirigjim të procesit të manipulimit, prej pushtetit.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23198. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23198

Djegia e flamurit maqedonas në Prishtinë, reagon Shkupi SHKUP- Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë (MPJ) ka reaguar pas raportimeve për djegien e flamurit të këtij shteti, disa ditë më parë, në një ndeshje futbolli në Prishtinë, nga ana e tifozëve.
Shkupi zyrtar thekson se në këto momente të ndjeshme çdo hap që ndërmerret duhet të jetë në drejtim të uljes së tensioneve ndëretnike, e jo të nxitjes së mëtejshme të tyre. lajmi i referohet raportimit të televizionit Alsat.
Ndërsa Zyra për Komunikim e Maqedonisë në Prishtinë ka kërkuar nga zyrtarët e Kosovës që të ndërmarrin të gjitha masat ligjore ndaj autorëve të veprës penale. “Besimi i ndërsjellët dhe respekti ndërtohen në afat të gjatë dhe çdo palë duhet të kontribuojë në këtë drejtim. Nga Kosova, si shtet më i ri në rajon pritet që në situata të tilla të demonstrojë kapacitet dhe aftësi, që të veprojë në mënyrë adekuate në drejtim të ndërtimit të marrëdhënieve ndër fqinjësore dhe zhvillimit të stabilitetit rajonal”, thuhet në komunikatën e MPJ-së së Maqedonisë.
Edhe politika maqedonase ka dënuar këtë akt dhe kërkon nga zyrtarët e Kosovës që të distancohen nga ky akt. “Vlerësojmë se bëhet fjalë për rast të izoluar i cili nuk guxon të ndikojë në marrëdhëniet pozitive mes dy vendeve dhe nuk guxon të keqpërdoret në kontest ndëretnik të brendshëm”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.
“Djegia e flamurit të Maqedonisë në Kosovë paraqet përzierje në politikën e brendshme dhe atak të vrazhdë ndaj sovranitetit të shtetit fqinj. Pres që institucionet zyrtare të Kosovës ta dënojnë dhe të distancohen nga ky akt i cili nuk çon në drejtim të ndërtimit të marrëdhënieve të mira ndëretnike”, deklaroi Roza T. Karevska, deputete e PLD-së.
Por BDI thekson se nuk duhet nënçmuar asnjë flamur i cilido shteti, por se në këtë drejtim hap i parë që duhet ndërmarrë është tërheqja e enciklopedisë, pasi ishte ajo që i nxiti veprimet e tilla.
“Konsideroj se e keqja që iu është bërë raporteve shqiptaro-maqedonase, marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni, marrëdhënieve ndërshtetërore të Maqedonisë me vendet shqiptare siç është Shqipëria dhe Kosova ka ndodhur me enciklopedinë. Konsideroj se hapi i parë që duhet të ndodhë është tërheqja e menjëhershme enciklopedisë nga ana e akademisë së Maqedonisë për të treguar një hap pozitiv në drejtim të tejkalimit të katre tensioneve dhe për të treguar vullnet se ka interes për tu tejkaluar kjo situatë si do që të jetë flamuri i asnjë shteti konsideroj se nuk duhet të nënçmohet ashtu si ne nuk duam të na nënçmojmë flamurin tonë gjithsesi se e njëjta nuk duhet t’ju ndodh edhe flamujve të shteteve tjera”, theksoi Teuta Arifi, deputete e BDI-së.
Për momentin nuk ka reagime nga zyrtarët e Kosovës lidhur me incidentin e djegies së flamurit të Maqedonisë.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23201. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23201

Xhejmi Preslli është martuar Aktorja e popullarizuar, Xhejmi Preslli, është martuar për herë të dytë kete të shtunën, madje me avokatin e saj Simran Sing, vetëm pas gjashtë muajve nga divorci i bashkëshorti te  parë, Erik Kabish, me të cilin ka edhe një djalë, i cili quhet Dejxi Xhejms.
Aktorja seksi, e cila së fundmi është bërë e famshme  me rolin e saj në serinë komike My Name Is Earl, është martuar me avokatin e famshëm, i cili mbron shumë prej yjeve të showbiznesit.
Ceremonia e martesës është mbajur  në rrethin e miqve dhe familjes së ngushtë në Malibu të Kalifornisë, pranë Oqeanit të Qetë, po të njëjtin vend ku në vitin 2003 është martuar edhe aktori Adam Sandler.
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1313. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1313
Jemi 1 (Dhe Zana Imeri)
Akoma s’është siç duam ne Është e plotë kur ike krejt
Unë këtu e ti andej Akoma ka kufi që t’i duam tjerat ty
Ref. Jemi 1, jemi 1, do t’jemi 1 Do t’jemi 1, do t’jemi 1, do t’jemi 1
Në ëndërr per çdo ditë t’ëndrroj Çdo ditë më shumë e dëshiroj
Dua të zgjohem unë një ditë Kur mes nesh s’do të ketë as një emër kufi
Ref. Jemi 1, jemi 1, do t’jemi 1 Do t’jemi 1, do t’jemi 1, do t’jemi 1
Jemi 1, jemi 1, jemi 1, do t’jemi 1 Do t’jemi 1, do t’jemi 1, do t’jemi 1
Ref. 2x Jemi 1, jemi 1, do t’jemi 1 Do t’jemi 1, do t’jemi 1, do t’jemi 1
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4477. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4477

Rrëfimi i të penduarit të Bandës së Durrësit: Vrasje, trafiqe e tradhti Rrëfimi i të penduarit të drejtësisë, Adriatik Coli, për krimet e banës së Durrësit hyn në një fazë tepër interesante. Coli tregon nisjen e zinxhirit të vrasjeve në qytetin e Durrësit. Sot publikohet plani i vrasjes së njërit prej “armiqve” të bandës, Marsel Sotirit dhe gjithçka që ndodhi pas kësaj ngjarjeje. Si nisi trafiku i klandestinëve për të arritur tek droga që solli përçarjen e madhe mes Klodian Saliut dhe Lulzim Berishës. Dy miqtë e mirë u kthyen në armiq të betuar 600 milionë lireta të përfituara nga trafiku. Ndarja e treguar nga goja e vetë Klodian Saliut: Kemi qenë shokë deri dje, ruajtëm ç’kishim për të ruajtur. Tani nuk jemi armiq, por të shikojë çdonjëri punën e vet
TIRANË- Në korrik të vitit 1999, unë shkova në shtëpinë e Lulit. Aty ishte edhe Plarenti. Luli na tha të merrnim dy armët “Skorpions” dhe një kallash që e kisha mbrapa në bagazh dhe një paruke të kuqe dhe ti çoja tek shtëpia ime, pasi do t’i binim Ed Ongarit. Unë ashtu bëra dhe po prisja gati në shtëpi. Mora edhe një Benz 240, që ma dha Luli për ta përdorur për vrasjen. Këtë makinë, ai nuk e ka përdorur më parë. E kam parë vetëm atë ditë që e mora unë. Pas një ose dy ditësh, Plarenti, Luli, Klodi dhe Indriti ishin tek shtëpia e një të afërmes së Lulit. Ai më mori në telefon dhe më tha që të marr makinën, skorpionsin dhe kallashin dhe të shkoja tek ” 5 katëshi”, në hyrje të lagjes. Shkova aty dhe gjeta Klodin, Indritin dhe Lulin. Hipëm të katërt tek Benzi jeshil. Luli hipi në timon, Klodi në vend të parë ndërsa unë me Indritin u ulëm mbrapa. Në atë moment, Luli vuri parukën e kuqe, ndërsa Klodi vendosi kapelën dhe u nisëm. Armën Skorpions e mori Klodi, ndërsa Kallashnikovin e kishim ne mbrapa, unë me Indritin. U nisëm me makinë dhe kur u afruam afër lokalit, Luli më tha që të zbrisja dhe të shikoja sa vetë ishin në lokal dhe t’ia bëja me shenjë. Kur zbrita dhe ju afrova lokalit, pashë që jashtë në karrige ishin ulur Edi me dy veta të tjerë. Në atë moment i bëra me shenjë Lulit duke i treguar me gisht që janë tre veta. Menjëherë zbriti Luli me parukën e kuqe në kokë dhe me kallash në dorë, ndërsa Klodi kishte vënë kapelën e zezë me strehë të gjatë para dhe me automatikun Skorpions në dorë. Edi ra përmbys në tavolinë, ndërsa Luli me Klodin hipën në makinë dhe u larguan. Unë ika në këmbë deri në shtëpi. Ata e lanë makinën afër rajonit të policisë në një rrugicë që të nxjerr te tregu industrial dhe më vonë erdhën në këmbë te shtëpia e ime. Në shtëpinë time s’kishte njeri dhe i pyeta gjatë muhabetit për makinën. Më treguan se ku e kishin lënë, bashkë me të gjitha armët dhe paruken. Pas disa minutash, një makinë erdhi para shtëpisë, që nuk e mbaj mend se çfarë dhe kush ishte dhe nga shtëpia ime ikën Indriti dhe Klodi, ndërsa Luli iku në këmbë. Pas disa minutash shkova për të marrë makinën, pa më thënë njeri dhe e solla afër Muzeumit mbrapa shtëpisë sime, ndërsa armët dhe parukën i mora dhe i fsheha në një ferrë aty afër. Makinën e mbylla.
Ekzekutimi i Marsel Sotirit
Një javë pas kësaj ngjarjeje, në korrik të vitit 1998 erdhi një djalë që nuk mbaj mend kush ishte dhe më mori te shtëpia, duke më thënë se të kërkon Luli. Shkova me të dhe më dërgoi tek një shtëpi një katëshe të vjetër, që ndodhej tek unaza e plazhit. Aty ishin Plarenti, Luli, Klodi dhe Indrit Taullai dhe një tjetër që tani është në Amerikë. Sa hyra brenda, më thanë: “Sot do palosim Marselin”. Unë i thashë “ishalla” dhe po vij po gjuaj edhe unë, se më la gjysmë njeriu. Kur u bënë planet, Luli tha të merrnim Benzin jeshil që përdorëm tek vrasja e Ed Ongarit dhe t’i çonim tek shinat e trenit, që del tek plazhi “Iliria”. “Vetë do të rrish sipër te kodra dhe kur të dëgjosh krisma, do vish menjëherë aty ku na le dhe do të bllokosh rrugën nga krahu i “Plepave” që të kemi të lirë kalimin për në Durrës pas vrasjes”,-më tha. Me t’u errësuar koha, unë mora Benzin dhe u nisëm bashkë me Lulin, Plarentin, Indrit Taullain e Klodin. Me vete morëm një mitraloz të rëndë “Kolinov”, një mitraloz të lehtë me rrotacile, ku futëm fishekët, një kundra tank dhe katër automatikë kallashnikov, ku njërin e mora unë. Shkova dhe i lash çunat të ura dhe vetë u ktheva mbrapsht dhe qëndrova buzë rrugës, në faqe të kodrës. Pas 30 minutash pritje, dëgjova krisma të shumta armësh dhe menjëherë shkova te makina te ura, ku më thanë ata. Mora kallashin, dola nga makina dhe e bllokova qarkullimin e rrugës nga drejtimi i rrugës së Plepa – Durrës, që të kishim rrugën e lirë për të ikur. Pas rreth 10 minutash, aty erdhi në këmbë Luli me Plarentin. Luli kishte në dorë kallashnikovin, kurse Plarenti nuk kishte gjë. Kur po vinin, unë i pyeta ku është Klodi. Luli thirri dy herë “o Klodo, o Klodo”. Pastaj hipëm në makinë dhe u larguam, shofer isha unë, ku me të mbërritur tek shinat e trenit tek unaza që merr për në Durrës, ata zbritën. Luli mori kallashin tim dhe më tha kthehu: merr Klodin. Ata vetë ikën mes shinave ndërsa unë nuk u ktheva, se kisha frikën e policisë, por vazhdova drejt. Kalova Nish-Gomën e re dhe vazhdova nga këneta, ku lashë makinën dhe u ktheva në këmbë. Çarja e parë Saliu-Berisha Të nesërmen, kur dola nga shtëpia pashë në afishe se kishte vdekur Marsel Sotiri dhe shkova e mora makinën. Pas dy ditësh u mblodhëm bashkë unë, Luli, Klodi e Indrit Taullai dhe biseduam për ngjarjen. Në muhabet e sipër, Klodi i tha Lulit: “po ti si ike dhe më le vetëm?. Luli i tha që unë të thirra dy herë, por ti nuk u përgjigje dhe e dija se ke ikur. Klodi kishte ikur me Indritin nga kodra dhe kishin shkuar në Spitallë. Pas disa ditësh, kur isha te shtëpia e Klodit, ky më pyeti se si ndodhi muhabeti që ikët me Lulin atë ditë. Unë i tregova që erdhi Luli dhe unë i thashë: ku është Klodi? Ai thirri dy herë dhe më tha hip në makinë dhe ec. Klodi nuk foli. Më vonë e mora vesh nga çunat se Marseli atë ditë që u vra kishte një makinë BMË të blinduar. Pastaj çunat filluan të lëviznin, se vdiq Marseli
Përfshirja në trafiqe
Luli mori një anije me qira 500 tonëshe nga një fierak, që nuk më kujtohet emri dhe ia dha A.Sh. për të punuar. Ai çonte klandestinë dhe drogë në Itali. Këtë gjë unë e di, sepse e shihja atë që vinte tek shtëpia e Lulit dhe jepte çdo muaj lekët e punës. Ndërkohë, Plarenti kishte ndërtuar një shtëpi trekatëshe përballë shtëpisë së tij të vjetër në pallat dhe ne atje mblidheshim. Unë aty dëgjova për herë të parë emrin e një femre, që nuk e njihja se kush ishte. Më vonë e mora vesh nga Klodi emrin e plotë. Ajo kishte qenë e dashura e Klodit që ky e kishte përdor si karrem për ta tërhequr në pritë Marsel Sotirin. Vajza u bë e dashura e Marselit dhe njoftonte Klodin për lëvizjet e tij. Ditën e atentatit, ajo kishte qenë me Marselin dhe njoftoi Klodin kur po ktheheshin për në shtëpinë e saj që ndodhej afër vendit ku u vra Marseli. Më pas u nisën për në Itali, Luli me Klodin me anije. Pas rreth dy javësh, me të njëjtën anije ikën në Itali Plarenti, Indrit Taullaj dhe ish-e dashura e Klodit. Gjatë kohës së qëndrimit në Shqipëri, kur iku Klodi, Indrit Taullai e zuri dashnore. Për këtë, Klodit i ngeli qejfi pak, por nuk tha gjë. Pas një muaj kur ikën çunat, edhe unë ika për në Itali. Shkova tek vëllai ku kam qëndruar tre muaj dhe kam punuar si ndihmës murator. Pastaj u ktheva përsëri në Shqipëri dhe mësova që Klodi, Luli, Plarenti dhe Indrit Taullai kishin jetuar në Ravena të Italisë. Luli kishte nxjerrë në punë si prostitutë vajzën nga veriu. Po ashtu, mësova se Klodi kishte gjetur disa lidhje për t’u marrë me drogë. Rreth muajit maj e qershor 2000, u kthye në Shqipëri Klodi. Më pas erdhi edhe Plarenti e Indrit Taullai. Dy ditë pas ardhjes së tyre në Shqipëri, Lulin e arrestoi policia italiane, për një punë droge dhe e mbajtën në burg më shumë se një vit. Gjatë kësaj kohe, unë e forcova shoqërinë me Klodin dhe në atë kohë u fut në shoqëri edhe Indrit Dokle, i cili ishte si çerr i shkathët, i vogël. Por gjatë kësaj kohe, edhe Plarenti rrinte shumë me Klodin.
Vrasja e Tan Dishës
Rreth fillimit të muajt korrik 2000, E. L. vrau Mehmet Saliun, këtë muhabet e mora vesh nga çunat. Ne shkuam në varrimin e Mehmetit dhe aty u bisedua që Metin e kishte vrarë një çerr i vogël, që na vajti mendja se ishte E. L. Dua të them se Lul Berisha e kishte fis të largët Mehmet Saliun. E. L. gjatë kësaj kohe shoqërohej me Tan Dishën, i cili kishte lidhje me Marsel Sotirin. Vendosëm ta vrisnim Tan Dishën, meqë shoqërohej me ata që thashë më lart dhe këtë detyrë ma ngarkuan mua dhe Indrit Dokles. Klodi më thirri një javë pas vrasjes së Mehmet Saliut, ku aty ishte Indrit Taullai që e thërrisnim Indriti i madh dhe Indrit Doklen e thërrisnim Indriti i vogël, Plarenti, Klodi. Klodi i tha një personi që kishte një furgon , që do na merrte ne dhe të na dërgonte deri në Shënavlash. Ai pranoi. Unë bashkë me Indritin e vogël morëm nga një kallash tek shtëpia e Klodit dhe u nisëm. Shkuam në Shënavlash tek shtëpia e Mehmet Saliut, ku pritëm sa u errësua pak. Kishim lënë një djalë, që nuk e di se kush ishte, për ta ruajtur tek lagja Tan Dishën se kur do të dilte Tani për në Durrës. Dolëm me makinë dhe zbritëm poshtë. Shoferi iku. Unë me Indrit Doklen dolëm dhe zumë pritë rreth 300 – 400 metra larg shtëpisë së Tan Dishës, kurse Indrit Taullai shkoi 500 metra para nesh që kur të kalonte Tani, të na lajmërojnë me një të shtënë pistolete. Ne e kishim planifikuar që kur të vinte Tani Disha të sinjalizoheshim nga dy shokët dhe të dilnim në rrugë e ta qëllonim. Pasi kemi ndenjur rreth 30 minuta aty, në të dy anët e rrugës afër një gardhi, ku kishte parkim makinash në krahun e kënetes, dëgjuam të shtënën e pistoletës që na sinjalizonte për ardhjen e Tan Dishës.
Indrit Dokle doli në rrugë, ndërsa unë isha pak para tij, në anën tjetër të rrugës. Sa pashë dritat e makinës që po afrohej, e lashë të afrohet rreth 20 metra dhe fillova të qëlloj me automatik në drejtim të makinës deri sa mbarova karikatorin e kallashit. Makina doli nga rruga dhe ra në kanal. Unë iu afrova me karikatorinrreth 1 – 2 metra dhe e qëllova përsëri Tanin me breshëri. Pastaj ne u larguam në këmbë nga këneta dhe armët i hodhëm në kanalin e madh, që kalon aty afër. Pastaj, shkuam në Spitallë, takova Klodin, Plarentin e Indrit Taullain. Ata më pyetën: “vdiq?, Unë i thash: po, po. U shpërndamë në shtëpitë tona. Në atë kohë, Luli ishte në burg në Itali.
Trafiku i drogës
Pas vrasjes së Tan Dishës, ra qetësia dhe secili shikonte punën e tij. Ne vazhduam të qëndronim në Spitallë me Klodin. Dua të them se kur kishin qenë në Itali, Klodi kishte punuar fort me drogë me Lulin, Plarentin dhe Indritin e madh. Lekët, rreth 600 milionë lireta i mbanin bashkë. Pas vrasjes së Tan Dishës, Plarenti erdhi për të ndarë paratë e drogës me Klodin dhe Indritin. Unë isha tek Klodi, kur erdhi Plarenti për të kërkuar pjesën e parave. Klodi i dha rreth 5.5 kg e gjysmë heroinë dhe i tha ta shiste. Plarentit i ngeli qejfi, por e mori drogën dhe nuk tha gjë. E nisi për në Itali. Klodi i tha kur të vijë Luli, i bëjmë llogaritë përfundimtare. Klodi për pjesën e tij ishte ortak me Indrit Taullain. Pas disa ditësh, unë isha tek Klodi dhe ai në muhabet e sipër më tha: “Plarenti me Lulin fut dorën e merr. Kanë marrë lekë pa hesap te shuma që ishte bashkë, se ku shkuan për ndryshe 300 milionë lireta”. Më pas u ftohën muhabetet me Plarentin dhe ai rrallë vinte në Spitallë, tek Klodi. Pas nja një muaji e gjysmë pas vrasjes së Tan Dishës, në shtator të vitit 2000 është arrestuar Klodian Saliu. Arrestimi i tij erdhi fillimisht për çështjen e një vrasje me thikë shumë kohë më parë, rreth viteve 1992 ose 1993, por më pas u akuza edhe për vrasjen e Arjan Pajës dhe Viron Currit si dhe plagosjen e Marsel Sotirit, pasi i dolën gjurmët e gishtave në makinën “Golf” që ishte përdorur për këtë vrasje. Klodi ndenji mbi një vit në burg. Gjatë kësaj kohe, Klodin shkonim e takonin në burg unë, Indrit Taullai, vëllai i tij dhe Indrit Dokle. Indrit Dokle gjatë gjithë kësaj kohe rrinte te shtëpia e Klodit, si vëlla me Klodin.
Vrasja e Erion Lames
Disa muaj para se Klodi të dilte nga burgu, mbaj mend se ka qenë dimër dhe vija re se ErionLame ishte fuqizuar shumë. Ai kishte bërë shumë lekë dhe kishte blerë Benz katër fenerësh. Unë kur shkëmbehesha me Erionin më shikonte shtrembër. Një ditë, Indrit Dokle më tha që e kishte marrë në telefon Erion Lame dhe i kishte thënë që kur do pijmë kafe për t’u sqaruar. Indrit Dokle i kishte thënë që nuk pi kafe me njeri. Erioni ishte përgjigjur që: “po mirë, kush t’i këpusë kokën njëri-tjetrit pra”. Pas kësaj, unë i thashë shkojmë e i këpusim kokën. E ruajtëm të dy Erionin për tre muaj rresht, po nuk po na dilte në shteg. Pastaj një ditë, na lajmëruan vendin ku ndodhej ai. Menjëherë pas kësaj telefonate, Indriti erdhi tek shtëpia ime, ku unë e mora pistoletën dhe ai automatiku të tipit Skorpions dhe u nisëm për t’i bërë pritë poshtë rrugës së Bashkisë. Ai nuk kishte nga të kalonte dhe ishte i detyruar të kalonte andej ku ne po prisnim. Ndenjëm rreth gjysmë ore, derisa Indriti pa makinën e Erion Lames, pasi unë nuk e njihja makinën e tij. Pak metra para se te vinte tek ne, ai ndaloi makinën dhe takoi një mik të tij. Ata biseduan rreth 5 minuta dhe makina erdhi në drejtimin tonë. Kur ishte rreth tre metra larg nga ne, e qëlluam me Skorpions. Makina doli anash rrugës dhe goditi shtyllën elektrike. Unë u mundova të hapja derën e pasagjerit, pasi pashë se Erioni ishte shtrirë. Nuk e hapa dot derën se ishte me siguresë dhe dola nga ana e Erionit. Në atë kohë ai po lëvizte dhe donte të hapte derën e tij. Unë në atë çast e qëllova me pistoletë dy herë, njëherë në bark dhe njëherë në gjoks, ku ai hapi derën dhe ra. Pasi u siguruam se e vramë, ikëm me vrap në drejtim të magazinës së birrës dhe armët i hodhëm përballë ambulancës, ku po ndërtohet një pallat i madh në atë kohë dhe u ndamë secili në shtëpinë e tij. Në darkë erdhi dhe më shoqëroi policia, ku më pyetën për vrasjes së Erionit po nuk tregova, duke thënë se nuk di gjë. Aty e mësova se ai kishte vdekur. Mësova gjithashtu se të nesërmen, edhe Indritin e shoqëroi policia dhe e kishte pyetur për të njëjtën ngjarje.
Ndarja e bandës
Gjatë kohës që Klodi ishte në burg, unë e Indrit Dokle gradualisht u ftohëm me Indrit Taullain, pasi ky i fundit bënte pisllëqe të vogla. Në atë kohë unë shoqërohesha vetëm me Indrit Doklen, ndërsa nga ana tjetër Plarenti rrinte me Indrit Taullain dhe J. M. Dy muaj pas vrasjes së Erion Lames doli nga burgu Luli. Unë me Indrit Doklen shkuam për vizitë tek shtëpia e tij të re që e kishte ndërtuar në Spitallë. Nuk ndenjëm shumë dhe u larguam, aty ishin edhe njerëz të njohur të tij. Rreth 20 ditë pas ardhjes së Lulit nga burgu italian, doli nga burgu në Shqipëri edhe Klodi. Atë ditë, kur doli e takova pak pasi kishte shumë njerëz për vizitë. Të nesërmen po bëja xhiro me një fuoristradë të një mikut dhe pashë se Luli bashkë me Plarentin po shkonin në Spitallë, tek shtëpia e Klodit për vizitë. Pas dy ditësh më thirri Klodi dhe unë shkova në Spitallë. Ai më tha: njerëz më të afërt të kam ty dhe Indrit Doklen. Me Lulin nuk kam më punë, meqë kur isha në ditë të zeza, nuk më pa njeri. Pas tre- katër ditësh, Klodi shkoi për vizitë tek Luli, për t’i kthyer vizitën. Unë e pashë vetë këtë, pasi në atë kohë isha te shtëpia e Klodit. Unë me Indritin e pritëm rreth 30 minuta Klodin jashtë shtëpisë së Lulit, me dy makina. Që nga ajo ditë, Klodi nuk është takuar më me Lulin. Mbas takimit, Klodi u shpreh: “Kishim ç’kishim me Lulin, i pashë pisllëqet e tij dhe nuk më ka ndihmuar. Tani ai në punën e tij, unë në punën time. Kemi qenë shokë deri dje, ruajtëm ç’kishim për të ruajt. Tani nuk jemi armiq, por të shikojë çdonjëri punën e vet”. Pas ndarjes me Lulin, Klodi kishte si shok të ngushtë Indrit Doklen dhe pastaj mua. Në atë kohë filloi të afrohej edhe një çun lagjeje. Ai i rrinte në shërbim me makinë vëllait të Klodit, kur bridhte për punën e Klodit, kur ishte në burg. Pas një muaji, aty nga mesi i vitit 2002, Klodi shiti një tokë që kishte tek Plepat në Durrës dhe mori nga ai 70 mijë dollarë që i futi në punë. Klodi na tha: “çuna, ju m’u gjendet në ditë të zeza dhe ju, me kismet të na ecë puna do t’u ndihmoj dhe do të rregullohemi të gjithë”. Klodi filloi të blinte drogë, heroinë të pastër. Unë nuk e di se ku e blinte, pasi Klodi ishte shumë i zgjuar dhe nuk na tregonte se ku e merrte drogën. Ai zakonisht merrte 6 kg heroinë, ndonjëherë 12 kg dhe e sillte te shtëpia e vjetër dhe për këtë nuk dinte gjë njeri. Këtë muhabet e dinim vetëm unë dhe Indrit Dokle. Klodi na mësoi se si bëhej përzierja. Përzierja bëhej me frutatriçe. Aparatin elektrik e fusnim në prizë dhe e përziente vetë. Ne hidhnim në aparatin përzierës 150 gram heroinë të pastër dhe e përzinim me 350 gram që është pluhur apostafat dhe bëhej gjysmë kile, të cilën e paketonim dhe e stamponim. Ne e paketonim me skoç kafe, i cili është ngjitës rulo dhe e stamponim me një kallëp hekuri. Klodi pasi e bënim gati, e niste për në Itali. Dua të them se Klodi ishte shumë i kujdesëm edhe me transportimin e drogës, ku nuk ngatërronte asnjë nga ne, pasi ne vetëm e paketonim dhe e lajmëronim që ishte gati dhe iknim. Klodi niste zakonisht një dërgesë prej 20 kg drogë në muaj. Pasi merrte paratë e ngarkesës së parë, ai niste tjetrën. Paratë i merrte gjithmonë në dorë. Pasi merrte paratë e dërgesës së parë, merrte drogën e pastër që e përzienim ne. Për rreth një vit, puna eci normalisht dhe ne dërgonim nga një ngarkesë në muaj. Pas një viti që filluam këtë punë, Klodi na tha që na u kap një ngarkesë rreth 20 kg heroinë në Kroaci dhe që atëherë, puna ra pak, pasi ishte e vështirë për të gjetur transportues si dhe kishim frikë mos kapnin ngarkesën. Që atëherë dërgonim më rrallë, rreth 1 herë në dy muaj, deri pas kapjes së ngarkesës tjetër prej 15 kg drogë të llojit heroinë, e cila u kap në qytetin e Modenës në Itali. Shoferi më duket se ka qenë ose slloven ose kroat, por nuk mund të them me siguri këtë. Pasi u kap kjo ngarkesë u bënë dhe dy ose tre rrugë me heroinë dhe u la puna. Klodi më ka thënë se fitimi ishte rreth 40 mijë euro për ngarkesë.
dt.29 shtator
Coli: Ja krimet e bandës së Durrësit
Vrasje dhe trafiqe. Historia e bandës së Durrësit, e rrëfyer nga i penduari Adriatik Coli në këtë dëshmi të fundit për Prokurorinë luhatet mes ekzekutimeve për të eliminuar rivalët dhe qetësisë së shkurtër për të ngritur “në këmbë” linja të trafiqeve të të gjitha llojeve.
“Shekulli” boton sot planin e vrasjes së njërit prej rivalëve më të mëdhenj të bandës, Marsel Sotirit dhe periudhën pas kësaj ngjarjeje, ku krerët e bandës e nisëm me trafik klandestinësh dhe u katapultuan në rrjetin e trafikut të drogës, prej nga erdhi edhe çarja e madhe mes Klodian Saliut dhe Lulzim Berishës.
600 milionë liretat e heroinës i kthyen miqtë në armiq të betuar të njëri-tjetrit, edhe pse në kujtesën e të penduarit, Klodian Saliu do të thoshte për Lul Berishën: “Kemi qenë shokë deri dje, ruajtëm ç’kishim për të ruajtur. Tani nuk jemi armiq, por të shikojë çdonjëri punën e vet”
1 mars 2008
TIRANË- Historia e të penduarit të bandës së Durrësit, Adriatik Coli, është e lidhur ngushtësisht me historitë e dhjetëra atentateve dhe vrasjeve për pushtet dhe para, në zonën “e errët” të qytetit bregdetar.
Në dëshminë e tij të fundit, dhënë për grupin hetimor shtatorin e vitit të kaluar, Adriatik Coli rrëfen vullnetarisht dhe pa avokat njohjen dhe miqësinë e tij me Lul Berishën si dhe hakmarrjet e përgjakshme mes bandave rivale, anëtarët e së cilave janë një pjesë të vrarë dhe pjesa tjetër në pritje të vendimit të gjykatës.
“Shekulli” boton sot jetën e të penduarit para se të bëhej pjesë e bandës së Durrësit si dhe rrëfimet e tij për atentatin e parë ndaj Lul Berishës, përplasjen me bandën e Marsel Sotirit, vrasjen e Arjan Pajës, Viron Currit, Ilir Xhungës dhe Arben Pajëssi dhe plagosjen e vetë Adriatik Colit. Për herë të parë, i penduari dëshmon edhe për përplasjen e Gaxhait dhe Viktor Ymerit me bandën e Lulzim Berishës.
Unë kam ikur në Itali, dy ditë pas vrasjes së shtetasit Ilir Koldashi, në fund të muajit tetor 2005, tek diskoja tek Sheratoni. Unë kam qenë bashkautor në këtë vrasje dhe u largova në Itali për t’iu shmangur kapjes nga policia. Shkova në Itali dhe qëndrova 4 muaj. Aty mora vesh që kishin ardhur persona për të më eliminuar.
Po kështu, mora vesh që të gjithë përgjegjësinë për vrasjen e Ilir Koldashit ma kishin hedhur mua. Në Itali kam mësuar se kishin dërguar njerëz për të më eliminuar shtetasit Indrit Dokle, Lulëzim Berisha si dhe të afërmit e viktimës.
I gjendur në këto kushte, vendosa që me vullnetin tim të lirë,të kthehem në Shqipëri dhe të paraqitem para organeve të drejtësisë për të deklaruar gjithçka di lidhur me vrasjen e shtetasit Ilir Koldashi, si dhe të gjithë aktivitetin kriminal të grupeve kriminale të qytetit të Durrësit, në të cilat edhe unë kam qenë pjesëmarrës.
U nisa nga Italia dhe shkova në Austri me makinë. Në kufirin midis Austrisë dhe Sllovenisë më kapi policia sllovene dhe nuk më la të kaloj për në Slloveni. Pastaj, policia austriake më kthehu në Kosovë, pasi unë u prezantova me emrin Arben Krasniqi si shtetas i Kosovës.
Nga Kosova erdha me avion në Shqipëri, ku zbrita në Rinas. Pas kësaj erdha drejt e në polici me qëllim dhe me dëshirë për të treguar të gjithë aktivitetin tim si dhe lidhjet e mia shoqërore që kam pasur më parë.
Dua të shpjegoj se unë kam banuar në lagjen nr.9 në qytetin e Durrësit, në shtëpi private, lindur dhe rritur aty. Arsimi im është tetëvjeçar, të cilin e kam mbaruar në shkollën tetë-vjeçare në lagje. Pas mbarimit të Shkollës kam punuar marangoz, tek zdrukthtaria në Spitallë.
Në vitin 1991 kam shkuar në Itali dhe kam jetuar përkohësisht deri në vitin 1995. Në vitin 1995 unë u nisa nga Italia për në Gjermani, për të transportuar 1 kg heroinë, të cilën ma kishte dhënë një qytetar kosovar që jetonte në Itali.
Emri i tij nuk më kujtohet, pasi kanë kaluar vite. Në Gjermani, në qytetin Singen, mua më kapi policia gjermane me 1 kg drogë me vete. U dënova 4 vjet burg, nga të cilat bëra vetëm 2 vite, pasi dy të tjera më liruan me kusht për të mos u kthyer në Gjermani.
Në muajin dhjetor të vitit 1997, unë u ktheva në Shqipëri, pasi më ktheu policia gjermane. Kur u ktheva në shtëpi, vura re se përballë banesës time kishte ardhur për të jetuar një familje e re.
Pjesëtari i kësaj familje ishte shtetasi Lulëzim Berisha, i moshës rreth 35 vjeç. Unë këtë shtetas e njihja. Si rezultat i fqinjësisë ne krijuam shoqëri me njëri-tjetrin, e cila u forcua pasi Lulin e qëlloi me pistoletë Festim Qoli, të cilin e thërrisnin “Feste”, ngjarje ku Luli u plagos. Kjo ngjarje ka ndodhur në verë, ndoshta në vitin 1998, tek lokali “Xhorxhit të Nores” që ndodhet në afërsi të Nish Gomës së vjetër në Durrës.
Nga Luli dhe persona të tjerë kam mësuar se së bashku me Festen, atë ditë që u qëllua Luli ka qenë edhe K. P. Të dy këto shtetas kanë qëlluar ndaj Lulit. Edhe Luli i kishte qëlluar këta të dy me pistoletë, po nuk i kishte goditur. Unë jam informuar për ngjarjen në orën 17:00 të pasdites dhe shkova në spital tek Luli, ku gjeta edhe disa djem të tjerë që kishin qenë te lokali që nuk më kujtohen emrat.
Që atë natë, Luli erdhi në shtëpinë e tij dhe unë e vizitoja dhe e ruaja përnatë, prandaj edhe miqësia jonë u forcua. Unë kam mësuar se shkaku i përplasjes me armë midis Festes dhe Lulit ishte një shkak banal. Nga mesi i verës të vitit 1998, Luli filloi ndërtimin e një shtëpie në një truall të cilin e zuri pa leje, afër shtëpisë së kunatit të tij, Plarent Dervishi. Në atë kohë, me Lulin shoqëroheshin edhe shtetasit Plarent Dervishi, Redi, vëllai i Plarentit dhe Julian Meçaj.
Unë e ndihmoja Lulin për ndërtimin e shtëpisë, duke porositur në emër të Lulit materiale për ndërtimin e shtëpisë. Në atë kohë, Lulëzim Berisha kishte para të shumta në dorë, pasi këtë e shikoja nga mënyra se si blinte materialet e ndërtimit për shtëpinë e tij.
Në vitin 1994, Luli ka qenë në Rimini dhe erdhi në Monza me një femër që punonte si prostitutë dhe ishte nga veriu. Përveç parave që Luli kishte nxjerrë nga ajo, në kohën që po ndërtonte shtëpinë, unë mësova që ai merrej me transportimin drogës në drejtim të Italisë.
Në vitin 1998 qëllojnë me kallashnikovë tek shtëpia e tyre, tek dritarja e kuzhinës, Redi dhe Plarent Dervishin, por nuk u godit asnjë nga ata. Më pas doli që atë natë kishin qëlluar Tan Sallaku dhe një shtetas tjetër që e thërrisnin ‘Torra”, emri i vërtetë është I. N. me banim në Shkozet.
Të nesërmen, Luli më mori në telefonin e shtëpisë dhe më tha hajde në Spitallë. Shkova në Spitallë dhe u takova me Lulin tek klubi i Latës. Në atë kohë, jashtë lokalit ishin Lulëzim Berisha, Plarent Dervishi, Ilir Xhunga dhe Klodian Saliu.
Ata po bisedonin me njëri- tjetrin. Sa shkova unë, Luli më tha që do shkosh në Tiranë, teknjë lokal i njohur. Luli më tha që do takosh një shtetas me emrin Geri, mbiemrin nuk ia di. Luli më tha që do takosh Gerin dhe do t’i marrësh makinën dhe do ta sjellësh në Spitallë. Unë ashtu bëra. Shkova takova Gerin, të cilin e kisha takuar edhe 2 – 3 herë tjera tek shtëpia e Plarentit.
Geri ishte rreth 171 cm, me moshë rreth 23 vjeç në atë kohë, flokët kaçurrela të zeza, të shkurtra, me fytyrë të rrumbullakët. I thashë Gerit që Luli më kishte thënë për t’i marrë makinën dhe ai më dha një makinë tip BMË 325 me ngjyrë gri e zezë me targa TR, numrat nuk më kujtohen. Mora makinën dhe shkova në Spitallë, ku më priste Luli. Lashë makinën dhe ika në shtëpinë time.
Në darkë, rreth orës 18:00 shkova përsëri në Spitallë, ku takova Klodin, Plarentin, Ilirin dhe Lulin. Këta ishin jashtë lokalit dhe po bisedonin dhe po bënin plane si të qëllonin Tan Sallakun. Ata e dinin që Tani rrinte në një lokal afër shkollës “7 nëntori” dhe çuan një person që ta ruante dhe t’i lajmëronte kur Tani të shkonte atje.
Unë nuk e dija se kush do t’i lajmëronte, por do të flisnin me telefon celular, pasi në atë kohë kishin dalë numrat e celularit. Luli dhe Klodi kishin celular me “20″, po unë nuk ja mbaj mend numrat, se ka kaluar kohë e gjatë.
Rreth orës 19:30 – 20:00 të darkës, ata u lajmëruan se Tani kishte ardhur te lokali. Ata hipën në makinën BMW që solla unë nga Tirana. Luli ishte shofer, në vend të parë hipi Klodi, ndërsa mbrapa hipën Plarenti dhe Ilir Xhunga.
Plarenti kishte një armë “Skorpions”, Klodi kishte pistoletë dhe Ilir Xhunga kishte pistoletë. Unë qëndrova tek lokali. Pas 10 minutash, ata u kthyen me shpejtësi dhe Luli ma bëri me dorë nga makina që të ikja. Unë ika në shtëpi dhe kur shkova atje mora vesh se ishte vrarë Dritan Sallaku dhe ishte plagosur Torra dhe Gim Rexhepi.
Luli mori vesh nga policia që ishte zbuluar fotografia e Gerit tek makina BMË dhe filloi të ruhej dhe të rrinte mbyllur tek shtëpia e Plarentit, që ndodhej te Stacioni i ri i Trenit tek shtypshkronja “10 Korriku”. Ndërsa Klodi rrinte tek shtëpia e tij në Spitallë dhe nuk dilte. Gjatë kësaj kohe, unë lëvizja lirshëm duke shkuar edhe në shtëpinë time si dhe tek Plarenti.
Pas një jave, Dash Sallaku dhe Marsel Sotiri, i cili ishte shoku i ngushtë i Dashit si dhe Arjan Paja, i cili kishte ardhur nga Italia, pasi e kishte thirrur Marseli për këtë rast, filluan të lëviznin nëpër Durrës për të qëlluar Lulin. Ata po i ruanin dhe ishin vendosur për rreth shtëpisë së Plarentit.
Një nga këto ditë doli Redi, vëllai i Plarentit nga shtëpia rreth mesditës, ndërkohë unë isha te shtëpia me Plarentin, Lulin dhe familjarët e tyre.
Redi shkoi te shtëpia në ndërtim e Lulit, e cila është afër me shtëpinë e Plarentit, për të kontrolluar punimet dhe në momentin që po kthehej në shtëpi, afër hyrjes së pallatit i afrohet duke e gjuajtur me pistoletë Arjan Paja. Në këto momente, Redi ishte afër hyrjes dhe vrapon i përkulur dhe futet brenda shtëpisë dhe shpëton pa u goditur.
Sa u fut në shtëpi, në dritaren e shtëpisë që shihte nga rruga u qëllua me kallash. Nga plumbat nuk u plagos asnjë. Ne nuk dolëm nga shtëpia dhe pak më vonë erdhi policia bëri veprimet dhe na pyeti kush qëlloi, por ne nuk treguam gjë dhe policia u largua. Unë pas gjysmë ore u largova për në shtëpinë time. Të nesërmen, Luli dhe Plarenti shkuan në Spitallë dhe u takuan me Klodin, ku i treguan ngjarjen dhe pas dy ditësh shkuan dhe u vendosën tek shtëpia e dajës së Lulit në Shkozet.
Mbas disa ditësh shkova në Shkozet, me kërkesë të Lulit dhe aty gjeta Lulin, Plarentin, Ilir Xhungën, Klod Saliun dhe dy djem nga Elbasani që nuk i kam njohur në atë kohë pasi kam ndenjur jo më shumë se 5 minuta.
Aty mora vesh që ata ndenjën rreth 3 apo katër ditë dhe mora vesh që kishin plane për të vrarë Marsel Sotirin, pasi ky ishte më i fuqishëm se Dritan Sallaku dhe kishte rrjet më të madh shoqëror. Ia kishin frikën atij.
Gjatë kësaj kohe, nuk e realizuan dot goditjen e Marselit dhe shkuan për të qëndruar te shtëpia e gjyshit të Lulit në kodrën e Rrashbullit. Kjo ishte një shtëpi njëkatëshe me oborr, në të cilin kishte pemë të mbjella dhe më duket se kishte dy dhoma dhe një kuzhinë.
Pas dy ose tre ditësh, te shtëpia në Rrashbull filloi të mblidhej gjithë shoqëria e Lulit. Atje erdhën Plarenti, Ilir Xhunga, Klodian Salihu si dhe unë. Ndonjëherë unë shkoja vetë dhe ndonjëherë më thërrisnin ata. Aty flitej sesi do të organizonin vrasjen e Marsel Sotirit. Dua të sqaroj se Marseli atë kohë punonte në doganën e Tiranës dhe për lëvizjen e tij, na jepnin informacion.
Gjithashtu, për të kontrolluar lëvizjet e Marselit kur vinte në drejtim të Durrësit kishim lënë Julian Meçen në Maminas, i cili do të lajmëronte në telefon celular për mbërritjen e Marselit. Vëzhgimi për lëvizjet e Marselit vazhdoi për dy a tre ditë. Ditën e ngjarjes në mëngjes, më thërret Luli në telefon dhe unë shkova me furgon tek shtëpia e gjyshit të Lulit dhe atje gjeta Lulin, Klodin, Plarentin dhe Ilir Xhungën dhe aty qëndruam deri në mesditë.
Aty u morëm vesh se Juli kishte dalë për të vëzhguar Marselin në Maminas, i cili lëvizte me makinën e doganës. Ajo ishte një makinë fuoristradë me ngjyrë ulliri me fenelinë. Rreth mesditës, mori në telefon Juli dhe lajmëroi Lulin se po vinte Marseli. Atëherë Luli na tha hajde shpejt se po vjen.
Lulëzim Berisha, Klodian Saliu, Plarent Dervishi dhe Ilir Xhunga hipën në makinën tip “Golf” duke marrë secili nga një automatik kallashnikov në dorë. Në timon hipi Luli, në vendin e parë të pasagjerit hipi Klodiani dhe dy të tjerët hipën mbrapa. Mua më lanë si detyrë që të merrja makinën “Lancia” dhe të shkoja t’i prisja tek shinat e trenit, tek unaza. Në makinën që hipi Luli ishte një paruke, më duket me ngjyrë të zezë dhe tre kapele sportive me strehë të gjata para.
Ata u nisën para meje dhe u shkëputen nga unë, ndërsa unë mora “Lancian” dhe rrugës për tek Unaza rashë në një gropë me ujë, që ndodhej poshtë shinave të trenit. Unë kërkova ndihmë në një shtëpi aty pranë, ku ngeci makina, në krahun e djathtë të rrugës për në plazh. Shtëpia ishte larg shinave rreth 20 metra.
Aty doli një burrë i moshës 40 vjeç, nxorri makinën e tij me të cilën tërhoqi “Lancian”, derisa e nxorri nga gropa. Unë i thashë nëse mundesha ta lija makinën në oborrin e tij dhe të shkoja të nesërmen ta merrja dhe ai pranoi. Dua të theksoj se para se të ikja, pashë pozicionin ku kishte ndaluar “Golfi”. Ai ishte afër një ferre të madhe, ku zunë pozicionin Luli, Plarenti, Klodiani, Iliri.
Në atë pozicion kryqëzohej rruga e trenit me rrugën automobilistike Tiranë-Durrës dhe makinat që kalonin aty ishin të detyruara të ulnin shpejtësinë. Si rrjedhojë, ishte pozicion shumë i përshtatshëm për t’u bërë prita. Pasi pashë këtë vendosje, unë ika atje ku shpjegova më sipër.
Pasi lashë makinën e prishur tek oborri, unë prita Lulin megjithë shokët e tjerë. Pas rreth 10 minutash, Luli bashkë me shokët e tjerë erdhën në këmbë drejt meje. Ata panë makinën që ishte prishur, Luli më bëri shenjë me dorë që të largohesha. Ata u nisën në drejtim tjetër dhe unë në drejtim tjetër. Unë shkova në shtëpi dhe atë ditë nuk u takuam me njëri-tjetrin.
Po atë ditë unë mora vesh se ishin vrarë Virion Curri dhe Arjan Paja, ndërsa Marseli ishte plagosur dhe e kishin çuar nëspital në Tiranë. Atë e kishte kapur një plumb në qafë dhe një tjetër në këmbë. Të nesërmen u takuam tek shtëpia e Plarentit, ku ishte edhe Luli. Ai më tha: si e humbe fare, që e fute makinën në ujë, po s’ka gjë se e kishe për herë të parë. Pas dy ditësh jemi takuar përsëri tek shtëpia e Plarentit, ku kemi qenë unë, Plarenti, Luli, Iliri dhe Klodi.
Aty filluam të diskutonim rreth ngjarjes. Unë mësova se ata kishin qëlluar të katërt dhe Iliri tha në bisedë: desha të kthehesha të qëlloja përsëri mbi Marselin, por vura re se dera e makinës ishte e hapur dhe Marseli ishte në pozicion të shtrirë. Kujtova se ai kishte vdekur.
Aty u diskutua se në makinën e Marselit kishte qenë edhe një kile kokainë, e vendosur në kroskotin e makinës si dhe 80 mijë marka. Po aty u diskutua sesi nuk arritën të vrisnin dot Marselin si dhe ku i hodhën armët pas vrasjes. Ata treguan se armët i kishin hedhur në një kanal me ujë, i cili ishte afër makinës “Golf”. Gjatë bisedës njëri thoshte se arma ime u zhyt e tëra brenda kanalit, ndërsa një tjetër tha se arma e tij nuk ishte zhytur e tëra.
Nuk e di me saktësi nëse ata i hodhën të gjitha armët në kanal apo mbajtën ndonjë me vete për t’u mbrojtur nga frika e ndonjë përplasjeje që mund të ndodhte gjatë rrugës në kthim. Pas kësaj prite morëm vesh se Marseli u shpërngul dhe shkoi të jetonte në një shtëpi në plazh, ndërsa Luli, Plarenti, Iliri dhe Klodi rrinin gjithnjë bashkë. Ata jetonin në dy shtëpi, tek shtëpia e Plarentit dhe tek shtëpia e Klodit në Spitallë dhe nuk para dilnin në qytet, se ruheshin. Kurse unë dilja vazhdimisht.
Unë në atë kohë përdorja “Lancën Tema”, që i kasha vënë targat e fuoristrës së Lulit. Ndërkohë, mbaroja çdo punë që më thoshte Luli, shoqëroja familjarët e tij në pazar dhe për punë të ndryshme. Një ditë, nga fillimi ose mesi i nëntorit 1998, nuk më kujtohet data e saktë, unë dola me të fejuarën time në një restaurant.
Pasi mbaruam së ngrëni, rreth orës 21.30, u nisa për të çuar të fejuarën në shtëpinë e saj, në një pallat në kat të parë tek fusha e druve. Unë ndalova makinën në kryqëzimin tek fusha e druve dhe po bisedoja prej 5 minutash me të fejuarën në makinën e ndezur. Në një moment unë vura re se përballë me makinën time kishte ndaluar një Benz i bardhë 240, i cili më lëshoi dritat e gjata dhe ishte 10 metra larg meje. Unë nuk i kushtova vëmendje.
Në momentin që makina lëshoi dritat e gjata u nis në drejtimin tim dhe kur ishte 2-3 metra larg meje pashë që shoferi ishte me kapuç, por nuk e kishte fytyrën e mbuluar. E pashë vetëm si siluetë: ishte i dobët dhe i imët. Në atë moment unë pashë tek xhami i pasëm nga prapa shoferit një grykë arme që nxirrte flakë dhe më qëlluan. Menjëherë u shtriva në sedilje nga ana e të fejuarës dhe disa plumba më kapën tek gishtat e dorës së majtë, në krahun e majtë, tek këmba e majtë dhe tek vithet. Një plumb më kapi tek zorra e trashë. Benzi i bardhë nuk ndaloi fare.
Kur më qëlloi mua ngadalësoi shpëjtësinë dhe pasi u qëllova, iku në drejtim të shtëpisë së shtetasit Erion Lame. Vura re që edhe e fejuara ishte plagosur në krahun e djathtë. Erdhi policia dhe na çoi në spital. Dua të sqaroj se atë natë, “Lancia” kishte targat e fuoristradës së Lulit, të cilat ishin DR, numrat nuk më kujtohen.
Këto targa m’i ka dhënë Luli dhe më ka thënë se janë të fuoristradës time që kam pasur më parë. Në spital kam qendruar rreth 20 ditë, në Durrës, tek kirurgjia e vjetër. Në kohën që isha në spital, mua më erdhën e më takuan të afërm të Lulit. Kur dola nga spitali, shkova në shtëpinë time. Aty erdhi e më takoi Luli, Klodi, Iliri dhe Plarenti. Deri në atë moment, unë nuk e dija se kush më kishte qëlluar me saktësi, vetëm dyshoja tek grupi i Marselit. Iliri më tha që:” a e ke dorën e djathtë në rregull?
Sa ta kesh në rregull, mos e vrit trurin”. Pas njëfarë kohe, unë u shërova dhe dola nga shtëpia. Shkova në polici, ku mora makinën tip “Lancia”, sepse ma kishte marrë policia që kur më goditën. Makinën ma dorëzoi hetuesi i dosjes sime. Mora makinën dhe e çova në një servis që ndodhet sa hyn tek dera e Porto Romanos. Pasi makina u rregullua, nuk e mora unë më. Atë e mori Julian Meçe dhe e përdorte ai.
Më pas, unë shkoja ndonjëherë tek shtëpia e Plarentit ose e Klodit, ku takoja çunat. Pas rreth një muaji unë bisedova me Lulin, Plarentin, Klodin dhe Ilirin dhe ata më thanë se mua më kishte qëlluar Erjon Lame dhe A. S. Kur shkova në Spitallë pas plagosjes time pashë që aty ishte edhe Arben Paja, i cili shoqërohej me Klodin dhe çunat e tjerë. Unë u takova me të, kur hëngrëm një drekë në Spitallë, dua të them që Paja ishte shumë shok me Ilir Xhungën.
Një ditë, gjatë verës së vitit 1999, nuk e mbaj mend me saktësi unë po bëja stërvitje me një shokun tim, tek shtëpia e tij, e cila ndodhet në lagjen “Stani”, sipër muzeumit. Ka qenë ora rreth 17.00, kur dëgjuam krisma që zgjatën rreth 5 minuta pa ndërprerje. Zbritëm menjëherë poshtë, morëm taksi dhe shkuam tek shtëpia e re e Lulit, e cila ishte afër me shtëpinë e Plarentit. Sa shkuam aty, pamë Klodin që po qante. E pyeta se ç’kishte ndodhur dhe ai më tha që kishin vrarë Ilir Xhungën dhe Arben Pajën, rreth 50 metra pa hyrë në Spitallë.
Aty mora vesh që çunat ishin qëlluar nga Gaxhai dhe Viktor Ymeri, të shoqëruar nga Marsel Sotiri dhe disa të tjerë që banonin në Durrës. Të gjithë këta persona kishin qenë të strehuar tek shtëpia e Eduart Ongarit. Klodi na tha të marrim armët dhe të shkojmë të qëllojmë Gaxhain, ku të jetë, por nuk e la Luli. Dy ditë më pas, unë isha tek shtëpia e Klodit, së bashku me Plarentin dhe Lulin.
Aty u bisedua sesi kishte ndodhur ngjarja. Pas kësaj ngjarjeje u arrestua Gaxhai dhe ujërat u qetësuan. Në të njëjtën kohë u kthye nga Italia Indrit Taullau, i cili e kishte shtëpinë në Spitallë.
Unë rrija tek shtëpia e Lulit, që e kishte marrë me qera Plarenti, ndërsa Klodi e afroi në shoqëri Indritin. Gjatë takimeve tona, ne bisedonim se kë do të vrisnim më pas.
Muhabetet tona i drejtonin Luli dhe Klodi, por edhe në futeshim në bisedë. Në atë kohë, çunat vendosën që të vrisnim Ed Ongarin, pasi ishte ai që kishte strehuar vrasësit e Arben Pajës dhe Ilir Xhungës në shtëpinë e tij…

Justifikimi skandaloz: Piva një kafe me qumësht dhe më zuri barku “Coli”, avokatët bllokojnë dëshminë
TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda në kryeqytet, pas 26 muajve proces gjyqësor arriti mëngjesin e djeshëm që vetëm për 15 minuta të dëgjojë fjalët e para të rrëfimit të të penduarit të “bandës” së Durrësit, të pandehurit Adriatik Coli. Por, sërish pas 15 minuta rrëfim, mbrojtësi ligjor i të pandehurit Kristian Begu, avokat Pjetër Deda largohet nga salla e gjyqit për shkak të “dhimbjeve” të barkut.
Dhimbje këto që sipas pretendimit të avokatit, erdhën një orë pasi kishte pirë një kafe me qumësht në një lokal në afërsi të institucionit të togave të zeza, në pritje të fillimit të procesit gjyqësor të “bandës” së Durrësit. Ka qenë largimi i avokat Deda, që e detyroi Gjykatën të ndërpresë rrëfimin e të penduarit Coli, duke e zëvendësuar avokatin me një mbrojtës kryesisht, por për shkak se ky fundit nuk është njohur me aktet, seanca gjyqësore u shty për të enjten në ora 9:00 të mëngjesit.
Ndërkohë, edhe pse togat e zeza i krijuan mundësinë të penduarit Coli të fillojë rrëfimin e tij, kjo mundësi nuk kaloi pa “zhurmë”, pasi kryesuesi i pesëshes gjykuese, gjyqtari Gurali Brahimllari, u detyrua të nxjerrë nga salla të pandehurin Lulëzim Berisha dhe avokatin e kunatit të këtij të fundit, Riza Icka. Largimi i të dyve nga salla e gjyqit, u bë me urdhër të kryesuesit të seancës gjyqësor për prishje të mbarëvajtjes së procesit gjyqësor dhe ndërhyrje të panevojshme pa lejen e gjykatës, duke sjellë pengesa për mbarëvajtjen e dëshmisë së të penduarit Adriatik Coli.
Pas largimit të avokatit Icka dhe të pandehurit Berisha, me leje të gjykatës, prokurori Anton Martini filloi pyetjen e të penduarit Coli, ku nuk munguan edhe replikat mes avokatëve, të pandehurit Endrit Dokle dhe bashkëpunëtorit të drejtësisë i cili rrethohej nga efektivë të policisë të veshur me maska dhe me pistoleta në brez. Coli tregoi për kohën dhe kushtet e njohjes me të pandehurit.
“Me Lul Berishën jam njohur në 1994 në Itali. Unë isha në atë kohë në Monza ndërsa Luli me shokët ishte në Rimini dhe kishte një femër me emrin Moza që e shfrytëzonte për trafik “prostitutë”. Më pas, unë kam ikur në Gjermani dhe kur jam kthyer më 1997 atëherë kam marrë vesh se Lul Berisha kishte bërë shtëpinë pranë times dhe shkonte në një palestër për stërvitje aty pranë banesës.
Por, kam filluar të shoqërohem me të, kur një ditë në verën e 1998 plasi një sherr në lokalin e “Xhorxhit të Nores” që ndodhet në afërsi të Nish Gomes së vjetër në Durrës, dhe Luli u qëllua me pistoletë nga Festim Qoli që e thërrisnin “Feste”. Që nga ajo ditë unë rrija me ata pastaj…”-tha ndër të tjera Coli, duke u ndërprerë pikërisht në këtë moment nga avokati Deda që kërkoi të largohet nga salla e gjyqit.
BATUTAT Avokat Icka – Colit “Aman more, nga i paske mësuar të gjitha këto. Po tjetër çfarë di për çunat e Durrësit, ke ndonjë që nuk e ke përfshirë në këtë “bandë” Coli – Ickës “Po jo mo shpirt, mos ki merak se do të flas për ata që di unë, do keni rast edhe do më pyesësh. Më lerë të them ata që di pastaj më pyet ti për çunat e Durrësit” Dokle-Colit “Ore, që kur ke hy në burg ke filluar burrave t’iu thuash shpirt a?” Coli-Dokles “Qesh… po ja që do flas edhe për këtë kur të vijë koha” Dokle – Colit “Ik more ti, ku di ti se kush janë çunat e Durrësit dhe ç’farë kanë bërë ata. Ku i mësove ti?” Coli-Dokles “Mos fol t’i për çunat durrsakë, se ti nuk i njeh edhe Durrësin, se je nga Kukësi, e je larg prej aty” Dokle-Colit “Mos ki merak se nuk është larg, se është bërë rruga tani e vij shpejt nga Kukësi në Durrës”
Dëshmia e plotë e të penduarit të drejtësisë(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23192. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23192
Jemi 1 (Dhe Edona Imeri)
Akoma s’është siç duam ne Është e plotë kur ike krejt
Unë këtu e ti andej Akoma ka kufi që t’i duam tjerat ty
Ref. Jemi 1, jemi 1, do t’jemi 1 Do t’jemi 1, do t’jemi 1, do t’jemi 1
Në ëndërr per çdo ditë t’ëndrroj Çdo ditë më shumë e dëshiroj
Dua të zgjohem unë një ditë Kur mes nesh s’do të ketë as një emër kufi
Ref. Jemi 1, jemi 1, do t’jemi 1 Do t’jemi 1, do t’jemi 1, do t’jemi 1
Jemi 1, jemi 1, jemi 1, do t’jemi 1 Do t’jemi 1, do t’jemi 1, do t’jemi 1
Ref. 2x Jemi 1, jemi 1, do t’jemi 1 Do t’jemi 1, do t’jemi 1, do t’jemi 1
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4473. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4473

Juli dhe Genti braktisin Ardit Gjebrenë Aktorët e humorit heqin dorë nga E Diela shqiptare, por edhe nga të gjitha projektet artistike në TV Klan. Juli dhe Genti, të identifikuar tashmë si grupi i suksesshëm i humorit The SHBLSH nuk do ti shohim këtë të diel në hapjen e sezonit të ri të spektaklit të përjavshëm në TV Klan,
E Diela shqiptare, që drejtohet nga Ardit Gjebrea. Ende nuk dihet nëse do të zëvendësohen nga aktorë të tjerë, apo nëse organizatorët kanë ndryshuar formatin e emisionit. Gjithsesi të pyetur nga Panorama Plus, aktorët kanë pohuar se arsyeja e largimit ishte sepse nuk u ndiem mirë.
Jul Deda pohoi se, kështu vendosëm të mbyllim kontratën me Tv Klan, Pra jemi larguar nga ky televizion duke hequr dorë nga të gjitha projektet e planifikuara për të realizuar atje. Po të njëjtën gjë ka pohuar dhe Genti, duke sqaruar se, jemi duke negociuar me një tjetër televizion, dhe shumë shpejt do të zhvendosemi atje, edhe pse nuk kanë zbuluar detaje për cilin ekran bëhet fjalë se ku do të mund ti shohim këtë sezon të ri televiziv.
Ndërkohë burimet tona pranë Tv Klan kanë treguar se, arsyeja pse dy aktorët kanë vendosur të ndërpresim marrëdhënien e punës me këtë spektakël të përjavshëm por edhe me Tv Klan, ka qenë pakënaqësia në mënyrën e të punuarit atje, zhgënjimi që kanë ndier pasi nuk kanë realizuar atë që u është premtuar, dhe se në një vit pune artistike nuk u është ofruar mbështetja për të arritur çfarë kanë pretenduar.
Aktorët e grupit THE SHBLSH, Julian Deda dhe Gentian Zenelaj gjatë sezonit të kaluar bënë humor çdo të diel në show-n maratonë E diela shqiptare si dy karaktere shumë të veçantë. Ata luajtën rolet e dy grave në moshë, që vinin në lojë personazhe të njohur të politikës, dhe showbizzit madje dhe vetë prezantuesi Ardit Gjebrea.
Në fakt pjesëmarrja e tyre në këtë program u pa si zgjidhje e momentit për ta, ndërkohë që ishin punësuar nga TV Klan pas divorcit të tyre nga spektakli Portokalli në Top Channel, TV. Ata lidhën kontratë me Klan për të realizuar një emision që do të kishte autorësinë e tyre. Bëhej fjalë për një show humoristik me titull Klandestin, që u njoftua edhe me anë të një reklame që do të niste në Tv Klan, por që nuk nisi asnjëherë.
Spektakli ishte ideuar me shumë personazhe humori dhe do të moderohej nga vetë aktorët. Ndërkohë ky mund të konsiderohet i dyti divorc artistik i aktorëve të njohur të humorit brenda dy viteve. Pas largimit të bujshëm nga Top Channel, ambicia e tyre artistike ishte të krijonin një program ku të krijonin profilin e moderatorit, i provuar më parë në drejtimin e Festivalit të Këngës në RTSH, por edhe në spektakle të tjera. Gjithsesi ata suksesin e patën si grupi The SHBLSH që përbëhej nga Juli, Genti dhe Ermal Mamaqi.
Ermali për arsye të punëve të tij personale u shkëput më parë nga ata, ndërkohë që me kalimin e kohës emri i grupit u mbajt dhe u përvetësua kryesisht nga Juli dhe Genti. Ende nuk dihet nëse ata kanë hequr dorë përfundimisht nga emisioni komik dhe satirik, Ping-Pong, në bashkëpunim me radio Energy dhe Andy DJ.
Në emisionin ku me shumë ironi komentohet mbi fenomenet shqiptare, çdo të hënë dhe të mërkurë nga ora 11:00-13:00, ata realizojnë pothuaj diçka të ngjashme me Rikoshet që bënin në Top Albania Radio.
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1310. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1310
Celular me fotoaparat prej 12 megapiksela Celulari Samsung SCH-W880 është i pajisur me fotoaparat prej 12 megapikselash, e pamja e tij lë të kuptojë se bëhet fjalë më shumë për një fotoaparat i cili ka mundësi edhe të bëj telefonata.
Kompania Samsung edhe zyrtarisht ka njoftuar për ekzistimin dhe fillimin e shpejtë të shitjes së telefonit celularit i cili do të jetë i pajisur me fotoaparat digjital me rezolucion 12 megapiksela dhe me objektiv të aftë për zmadhim të trefishtë të fotografisë.
Brenda mundësive të fotoaparatit bie edhe incizimi i video materialeve me rezolucion prej 720 p. Krejt këto që u përmendën e bëjnë SCH-W880 të kategorizohen në mesin e fotoaparateve kompakte digjitale të ditëve të sotme.
Kjo pajisje tani për tani sigurisht do të shitet vetëm në Korenë Jugore, por besojmë që prodhuesi korean do të vendos që ta shes edhe në tregjet tjera të botës.
/ Telegrafi / KosLAB /
Ky artikull eshte marre nga: http://koslab.blog.al/?p=56. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://koslab.blog.al/?p=56
Top