Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Gërdeci, familjarët dorëzojnë padinë për Fatmir Mediun Familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit kanë depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme kallëzimin penal ndaj ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu.
Ashtu si kishin njoftuar edhe më parë, familjarët në kallëzimin e tyre kërkojnë sërish heqjen e imunitetit të Mediut dhe rihapjen e çështjes në ngarkim të tij për tragjedinë e Gërdecit, që mori 26 jetë njerëzish, gjymtoi 300 të tjerë dhe shkatërroi qindra shtëpi banimi.
Padia është dorëzuar nga Zamira Durda, nëna e Edisonit, një prej 26 viktimave të tragjedisë. “Kërkojmë të zbardhet e vërteta dhe të dalin përgjegjësit. Fatmir Mediut duhet t’i hiqet imuniteti dhe të vazhdojë hetimi”- tha ajo, pas dorëzimit të padisë.
Sipas grave që kanë shoqëruar Zamirën në këtë procedurë dorëzimi, kallëzimi penal është firmosur nga 21 përfaqësues të familjarëve. Ata janë shprehur shumë të indinjuar nga vendimi i Gjykatës së Lartë për pushimin e çështjes ndaj Mediut, me arsyetimin e rizgjedhjes së tij si ministër në kabinetin e ri, për pasojë një person me imunitet.
Pas kësaj, familjarët besojnë se prokuroria do të vijojë me kërkesën drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të Mediut, për t’i hapur rrugë edhe njëherë hetimit me themel të dosjes së bujshme, që vazhdon prej 7 muajsh të zvarritet në seanca që shtyhen pafund.
dt 3 tetor Reagojnë gjyqtarët: Pse nuk duhet të ishte pushuar dosja ‘Mediu’
TIRANË- Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë zbardh vendimin e pushimit të akuzave ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, të pandehurit deputet Fatmir Mediu, duke bërë publike edhe mendimin e pakicës së pesëshes gjykuese të këtij kolegji penal. Sipas vendimit, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Besnik Imeraj, Ardian Nuni dhe Majlinda Andrea kanë votuar pro pushimit të akuzave ndaj Mediut, ndërsa gjyqtarët Evjeni Sinoimeri dhe Evelina Qirjako kanë votuar kundër pushimit të akuzave, duke kërkuar nga kolegët e tjerë vazhdimin e gjykimit për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Sipas këtij vendimi, gjyqtarët e Gjykatës Supreme, kanë renditur argumentet dhe interpretimet e tyre juridike të nenit 73 të Kushtetutës, ku tre nga gjyqtarët e interpretuan këtë nen si taksative për mos vazhdimin e procedimit penal ndaj Mediut, ndërsa, dy të tjerët si një nen që nuk e mbron ish-ministrin nga procedimi, pasi Kuvendi kishte vendosur kohë më parë heqjen e imunitetit të tij parlamentar. Më poshtë “Shekulli” boton njërën nga pjesët kryesore të mendimit të pakicës të argumentuar nga gjyqtaret Evjeni Sinoimeri dhe Evelina Qirjako, për mos pushimin e akuzave ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes tashmë ministër i Mjedisit deputetit Fatmir Mediu. Vendimi “Në Kushtetutën e Shqipërisë dhe në doktrinën juridike është parashikuar qartë instituti i imunitetit parlamentar dhe ai i mandatit .Mandati në vetvete është forma me të cilën vishet përfaqësimi politik, respektivisht delegohet ushtrimi i pushtetit shtetëror. Imuniteti nuk është gjë tjetër veçse një veshje mbrojtëse që i bëhet mandatit të deputetit për të parandaluar ndjekjen penale nga organi i hetimit pa autorizimin e Kuvendit. Qëllimi i paprekshmërisë penale është pikërisht mënjanimi i mundësive të ndjekjeve arbitrare dhe të pabazuara në ligj, që do të pengonin përfaqësuesin e popullit të kryente misionin e tij për të cilin ai është zgjedhur. Fryma e Kushtetutës nuk është paprekshmëria absolute e deputetit. Paprekshmëria e tij është një shmangie nga parimi i përgjithshëm i barazisë së shtetasve para ligjit, prandaj ajo duhet të zbatohet në mënyrë të kufizuar vetëm për efektin që thamë më lart. Në rastet ku organi i prokurorisë kërkon nga Kuvendi autorizimin për të ndjekur penalisht një person me imunitet siç është në rastin konkret deputeti Mediu, detyra e parlamentit nuk është gjë tjetër veçse të shqyrtoje nëse kjo kërkesë është e përligjur apo jo, sepse në të kundërt do të hynte në kompetencë të organeve të drejtësisë. Kuvendi në këtë rast vetëm çmon nëse ndjekja penale cenon pavarësinë e parlamentit në përgjithësi dhe të deputetit konkret në veçanti, pra nëse ndjekja sjellë pasoja për funksionim e mirë të parlamentit, apo mos është vetëm një pretekst për të goditur deputetin apo grupin e tij parlamentar. Ky shqyrtim nga parlamenti ka karakter thjesht politik që do të thotë se i siguron liri veprimi drejtësisë pa paragjykuar nëse deputeti është ose jo fajtor. Në kushtet kur Kuvendi i Shqipërisë e ka dhënë njëherë autorizimin duke lejuar organin procedues të kryejë procedimin përkatës, presupozohet që e ka ushtruar një kontroll të tillë dhe e ka çmuar të drejtë kërkesën e tij. Për pakicën kërkesa kushtetuese që i paraqitet Kuvendit për dhënien e autorizimit për procedimin e një kategorie personash, përfshirë edhe deputetet dhe dhënia në fakt e këtij autorizimi nuk presupozon zhveshjen e personit konkret nga mbrojtja e veçantë që ai gëzon për shkak të imunitetit parlamentar, të cilën e ka fituar me zgjedhjen nga elektorati dhe konfirmimin nga KQZ-ja. Përkundrazi, pas dhënies së autorizimit për procedim, madje dhe pas marrjes së tij si i pandehur, deputeti ashtu sikurse ndodhi dhe me të pandehurin Fatmir Mediu, vazhdon të ushtroje funksionet e tij si deputet duke gëzuar të drejtat dhe garancitë ligjore përfshirë dhe mbrojtjen e posaçme juridiko-penale për veprime të drejtuara kundër tij dhe që përbëjnë vepër penale, pa kufizim, njëlloj si edhe deputetet e tjerë. Autorizimi për procedim i dhënë nga Kuvendi është parakusht për organin procedurës pa të cilin ky i fundit nuk mund të kryeje një numër veprimesh procedurale përfshirë edhe marrjen si të pandehur. Fakti që i pandehuri Fatmir Mediu u rizgjodh si deputet në Kuvendin e Shqipërisë nuk mund të konsiderohet se ka shërbyer për të krijuar një gjendje të re juridiko kushtetuese për sa i përket imunitetit parlamentar në përgjithësi dhe kuptimit e qëllimit të autorizimit për procedim në veçanti. Ky i pandehur u rizgjodh deputet po i Kuvendit të Shqipërisë, organ ky i cili pavarësisht numrit progresiv të legjislaturave të tij (nga 17 në 18) ishte shprehur tashmë pozitivisht për kërkesën e organit të procedurës për dhënien e autorizimit për procedim mbi bazën e po atyre fakteve për të cilat ishte duke vazhduar shqyrtimi gjyqësor i kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme. Sipas mendimit të pakicës, vijimësia e efekteve kushtetuese dhe juridiko-penale të autorizimit të dhënë njëherë nga Kuvendi është rrjedhojë e vijimësisë së veprimtarisë së këtij organi kushtetues pavarësisht ndarjes në legjislatura dhe ndryshimeve që ndodhin në përbërjen nominale të tij për shkak të zgjedhjeve të reja. Jemi në kushtet e gjykimit të se njëjtës çështje për të cilën është marrë njëherë autorizimi nga organi procedurës. Ne pakica mendojmë se dhënia e një autorizimi të ri për të njëjtën çështje është një tejkalim në interpretimin dhe qëllimin e nenit 73 të Kushtetutës. Në këto kushte jemi dakord me kërkimin që bëri organi i akuzës për vazhdimin e këtij gjykimi. Përveç sa më sipër nuk e mendojmë të drejtë referimin ligjor të bërë nga shumica në nenin 290 të K.Pr.P. Kjo dispozitë parashikon rastet kur procedimi nuk mund të fillojë ose në rast se ka filluar duhet të pushojë. Rasti objekt gjykimi nuk përfshihet në asnjë parashikim të kësaj dispozitë. Në vendimin e shumicës arsyetohet se Gjykata e Lartë ka mbajtur po të njëjtin qëndrim (ka pushuar çështjen) kur ka gjykuar të pandehurin Azgan Haklaj, mbas marrjes prej tij të mandatit të deputetit. Theksojmë se rrethanat për çështjen e mësipërme nuk janë të njëjta me rrethanat e çështjes objekt gjykimi. Shtetasi Azgan Haklaj u zgjodh deputet për herë të parë pasi ndaj tij kishte filluar procedimi penal, madje pasi ishte vendosur masa e sigurimit “arrest në burg” dhe ishte marrë si i pandehur. Patjetër që edhe për pakicën, me zgjedhjen e tij si deputet, u krijua një rrethanë krejtësisht e re për këtë person, kapërcimi i së cilës pa marre autorizimin nga Kuvendi do të binte ndesh me ndalimin kategorik të pikës 2 të nenit 73 të Kushtetutës. Në analizë të gjithë sa thamë më lart mendojmë se procedimi penal nuk duhej pushuar.
Gjyqtare Evjeni Sinoimeri
Gjyqtare Evelina Qirjako
PS: Prokuroria të kërkojë imunitetin e Mediut
TIRANË- Partia Socialiste ka kërkuar sot nga Prokuroria e Përgjithshme të depozitojë sa më shpejt në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit të ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu, për t’i hapur rrugë edhe njëherë hetimit të tragjedisë së Gërdecit. Gjatë një deklarate për mediat, deputeti Sajmir Tahiri ka theksuar se çdo dështim i ardhshëm apo hezitim për të vepruar nga Gjykata e Lartë apo Prokuroria e Përgjithshme vlen të konsiderohet si bashkëfajësi për të fshehur drejtësinë e për të amnistuar Fatmir Mediun pas artificave ligjore tërësisht të kapërcyeshme. Ai kujtoi se familjarëve të viktimave, me vendimin e fundit për lirimin e Mediut nga akuzat iu bë një vrasje e dyfishtë. “Tragjedia e Gërdecit nuk është një ngjarje e arkivuar në librat e historisë, por përkundrazi, është një ngjarje aktuale, pasojat e të cilës nuk i vuajnë vetëm ata që kanë humbur fëmijët, prindërit, familjarët apo pasurinë, por i vuajnë të gjithë shqiptarët e ndershëm”- tha ai. Ai ka akuzuar kreun e qeverisë, Sali Berisha si strehues të Fatmir Mediut, një të kërkuar për vrasjen e 26 qytetarëve të pafajshëm, duke e punësuar për Ministër, ndërkohë që edhe sipërmarrësi më i vogël i Republikës, një person me të tillë akuzë, nuk do e kishte punësuar as për kamerier. “I bëjmë thirrje Sali Berishës të shpreh qartë, pa ekuivokë dhe larg çdo deklarate demagogjike, gatishmërinë e tij për të hequr imunitetin e Ministrit Fatmir Mediu, si dhe të ndalojë çdo formë presioni apo joshjeje ndaj Gjykatës dhe Prokurorisë”- tha ai.
dt 25 shtator Mediu, rikallëzohet nga familjarët e viktimave të Gërdecit
TIRANË- Mbrojtësit ligjorë të familjarëve të 26 viktimave të tragjedisë së Gërdecit kane bërë gati kallëzimin penal ndaj ish-Ministrit të Mbrojtjes tashmë me detyrën e Ministrit të Mjedisit deputetit Fatmir Mediu dhe “arkitektëve” e kompanisë që ngritën fabrikën e ferrit në ish-repartin e tankeve.
Ky lajm bëhet i ditur nga mbrojtësja ligjore e familjarëve të viktimave të Gërdecit, e cila gjatë një bisede me “Shekullin” konfirmoi këtë informacion, duke shtuar se të hënën kallëzimi do depozitohet pranë institucionit të akuzës.
“Të hënën do të dorëzojmë pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë një kallëzim penal ndaj Ministrit të Mjedisit deputetit Fatmir Mediu, ish-drejtorit të MEICO-së Ylli Pinari, administratorit të kompanisë “Albademil” shtetasit Mihal Delijorgji dhe kunatit të tij, me detyrë drejtues teknikë në fabrikën e çmontimit në Gërdec Dritan Minxholli. Këta persona do të kallëzohen si shkaktarë të vdekjes së 26 personave, familjarët e të cilëve i mbrojmë ne në proceset gjyqësore”-tha nje nga avokatet.
Me kallëzimin që do bëhet në prokurori, do i jepet mundësi e dytë organit të akuzës të rifilloi ndjekjen penale për ish-Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, për të cilin Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vetëm pak ditë më parë vendosi pushimin e çështjes për shkak të imunitetit të fituar në zgjedhjet e 28 qershorit në vend.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23696. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23696

Drita 2009 Don 2009 Kishot 2009 nga Bubi Kaçurrel
adami ,drita , adhurimi , kureshtja , don kishoti , kthim pas , peneli heshtë, guacka mburojë ,kokëfortesi…asgjë

Posted in Lart & Poshtë Ky artikull eshte marre nga: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2605. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2605

FaceBook i merr vendin Yahoo-s Alexa eshte nje sherbim i ofruar nga Amazon.com e cila bene renditjen e faqeve te internetit ne baze te vizitave qe kane.Keshtu FaceBook ka kaluar Yahoo-n e cila ishte ne vendin e 2,tashme ne te 3,por llogaritjet e vizitave nga Alexa nuk jane 100% te sakta,por nje gje eshte e sigurte,se Yahoo po humbet vizitat,duke u ndjekur nga Youtube vend te 4 dhe Microsoft ne te 5.

Klikoni ne figure per te pare renditjen e Facebook ne Alexa.
Artikuj qe mund tju interesojne:
Si ishin faqet 10 vite me pare? 10 fakte interesante rreth Google FaceBook,mjaft i rrezikshem ! Biseda me ze ne FaceBook FaceBook Lite tashme Online Ky artikull eshte marre nga: http://albpc.com/?p=1084. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://albpc.com/?p=1084

Sony avancon 14 inçëshin VAIO CW me Windows 7 VAIO CW përditësohet nga Sony për të sjellë veçori më të avancuara në duar të konsumatorëve
VAIO CW ka një ekran 14 inçësh (16:9 apsect radio) dhe është i pari produkt i kategorisë së mesme të Sony, që do të bartë sistemin operativ Windows 7. Duke qëndruar një hapë me sistemet e mëparshme VAIO C, CW është produkt me dizajn të veçantë dhe arrin me ngjyra të ndritshme si në anën e jashtme ashtu edhe në atë të brendshme.
Një konfigurim bazë për këtë sistem do të duhej të fillonte me një çmim prej 780 dollarë, megjithëse Sony deri më tani ka vendosur sistemin më të lirë me një çmim prej 850$ që përmban procesor 2.2 GHz Core 2 Duo, 4GB RAM, një hard disk 320GB dhe kartelë grafike të dedikuar GeForce GT 230M për 3D më të shpejtë në lëvizje.
Porositë e veçanta mund të arrijnë deri në një procesor 2.8 GHz, 8GB RAN dhe 500 GB HDD e njësi lexues Blu-ray.
CW pritet të arrijë në fund të tetorit në treg, të cilat janë ditët e para kur Windows 7 është i gatshëm për treg.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1402. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1402

Foxconn përgatitet për lansimin e Apple Tablet Apple raportohet se ka përzgjedhur Foxcon Electronics për të kryer punimet rreth produktit të saj të shumëpritur Tablet PC.
Sipas DigiTimes, pajisja enigmatike do të jetë e pranishme në treg në çerekun e parë të vitit 2010, kur pritet që të prodhohen 300.000 deri në 400.000 njësi.
Apple Tablet, që pritet të fokusohet më shumë në funksionalitetin e librit elektronik sesa në atë muzikor, duket se do të veçohet me një ekran 10.6 inç, bateria të zgjeruar për punë më të gjatë, GPU interaktive dhe qasje të shpejtë në internet.
Sam Oliver nga AppleInsider, që duket se ka bashkëpunuar në raportin e Digitimes, ka theksuar se pajisja që përkrahë 3G pritet të punojë në një çip të veçantë nga P.A. Semi.
Informacioni që ka të bëjë me marketingun e tabletit si një lexues elektronik duket se ka fuqizuar raportet e fundit se Apple ka bërë marrëveshje me publicistë dhe ka tërhequr vëmendjen e tyre në riprodhimin e përmbajtjes në këtë pajisje shkroi Oliver.
Tableti i veçantë i Apple sipas të gjitha gjasave do të përballet me konkurrencë të theksuar, pasi që HP dhe prodhues tjerë janë duke u përgatitur për të lansuar një bashkësi të produkteve të tipit tablet të ndjeshëm në prekje, gjatë çerekut të dytë të vitit 2010.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1400. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1400

Google nuk do tia dijë për të drejtën e autorit Kolosi i webit do të vazhdojë të skanojë tekste librash pa kërkuar të drejtën e autorit, por a është i drejtë, sodomos në afat të gjatë kohor ky veprim?
Një ndër ngjarjet historike të webit do të marri formë javën e ardhshme në një sallë gjyqi të New York-ut dhe, ka pak për tu habitur, Google është në qendër të çështjes. Përsëri punë të drejtash dhe ankesash formojnë një çështje komplekse, shkurtimisht, Google ka ndër mend të skanojë dhe të bëjë të disponueshëm rreth një milion apo më shumë kopje librash të cilët nuk botohen më, por që janë gjithësesi ende me të drejta të autorëve përkatës.
Google ka mbështetjen e Shoqatës së Mbrojtjes së Autorit dhe asajë të Botuesve Amerikanë, dhe ju mund të supozoni se çdo gjë po shkon mirë. Në fakt është komplet e kundërta; mëse 400 padi janë regjistruar dhe departamenti i Drejtësisë së SHBA e ka marrë shumë seriozisht. Kjo çështje në fakt ka filluar disa vite më parë, kur Google filloi të skanonte libra në bibliotekat shkencore. Për bibliotekat kjo ishte pozitive sepse përmirësonte aksesin, por shoqatat e autorit dhe botuesve nuk e shikonin njësoj, kështu që ndërmorën një veprom ligjor mbi Google, e cila gjithësesi, arriti të vendoste një kompromis.
Librat me të drejtë autori lejoheshin kështu të skanoheshin në rast se nuk kishte kërkesë të shprehur për të kundërtën nga mbajtësi i së drejtës, por problemet nuk mbaruan me kaq, sepse kjo marrveshje hapi debate akoma më të mprehta dhe thelbësore, të cilat tentojnë të modifikojnë tërësisht konceptin dhe lëgjislacionin e së drejtës së autorit në SH.B.A. Mos vallë Google po fiton një monopol i cili do ta bëjë zotëruesen e vetme të një sasie kaq të madhe njohurish? A do të pengojë kjo marrveshje autorët për të ushtruar të drejtën e tyre? Përse sutorët duhet të shqetësohen duke i kërkuar Google të mos bëjë diçka që sipas ligjit NUK DUHET ta bëjë dhe të mos jetë Google që tu kërkojë lejen të gjithë autorëve një nga një? Përse Shoqata e Autorëve duhet të vendosë për të gjithë? Përse Google duhet të jetë ndjekësi i vetëm i kësajë strategjie? Dhe mbi të gjitha këto, vazhdojnë të renditen gabime katalogimi dhe identifikimi të teksteve të cilat përtej shërbimit të madh të digitalizimit, bo shtojnë një lëmsh të vërtetë në renditje dhe katalogim.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1398. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1398

Radeon HD5000 do të përshpejtojë mjaft mirë Flash Player AMD ka punuar me Adobe për optimizimin e GPU-ve të sajë në përshpejtimin e Flash 10.1
Kur Adobe shpalli se Flash Player 10.1 i cili do te paraqitet së shpejti, Nvidia ishte ndër kompanitë e para që mbështeti energjikisht këtë lançim duke premtuar se GPU-të e sajë do të përshpejtojnë përpunimin e videove Flash, si adaptorët e desktopit klasik, GeForce, ashtu dhe platforma ion. Të njejtën gjë ka bërë dhe AMD, duke informuar shtypin se produktet e sajë do të mbështesin akselerimin e Flash në të njejtin nivel të atyre të Nvidias.
Një përfaqësues i AMD u shpreh se “AMD është përkushtuar shndërrimit të skenarit video në një pikë fokale për novacionin e platformës AND, duke përdorur potencialin e plotë, CPU + GPU për të pasuruar dhe përshpejtuar eksperiencën.
Në fakt, në Adobe MAX event në Los Angeles, Adobe paraqiti një version alfa të Flash Player 10.1 të mbështetur nga një Radeon seria HD5800, e vetmja GPU në treg për momentin që mbështet Direct X 11. Adobe dhe AMD punuan sëbashku mbi API-në e compute shader të Direct X 11, duke përdorur teknologjinë ATI Stream për të akseleruar performancën e Flash nëpërmjet GPU-së.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1396. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1396

Ilustrimet e para të Alfa Romeo 169 Prodhuesi italian Alfa Romeo ka paraqitur ilustrimet e para të modelit të tij – 169.
Për limuzinën e re italiane të prodhuesit Alfa Romeo flitet për një kohë të gjatë. Ato që dihen janë se automjeti është në fazën e testimit, dhe se ai do të paraqitet në treg për më pak se tri vjet.
Fuqia e motorit do të transmetohen në boshtet e pasme, derisa ai do të jetë në gjendje të transportojë katër persona, sikur edhe modelet konkurrente Mercedes-Benz CLS apo Maserati Quattroporte. Në fotografi paraqiten ilustrimet e para se si do të duket ky model i ri automjet, përderisa të dhënat tjera priten të publikohen së shpejti.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1394. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1394

Vazhdon të shpërndahet sulmi në postat elektronike Sulmi i hakerëve me anë të teknikës phishing në shërbimet e postës elektronike si Hotmail, Yahoo e Gmail vazhdon të shpërndahet, kanë tërhequr vërejtjen ekspertët.
Kompania për siguri në internet Websense ka hetuar rritje drastike të e-mailave spam, respektivisht e-mailave të padëshiruar në llogaritë e shërbimeve Yahoo, Gmail e Hotmail.
Kjo ndodhë për shkak se llogaritë e vjedhura fillojnë të dërgojnë porosi të personalizuara në të gjitha adresat e arkivuara, me të cilat sugjerojnë blerje në faqe të caktuara komerciale, të cilat janë të rrejshme.
Eksperti për siguri Carl Leonard u ka tërhequr vërejtjen që të janë më të kujdesshëm.
Ai ka këshilluar njerëzit që me miqtë e tyre të kontrollojnë nëse me të vërtetë u kanë dërguar porosi, para se të vizitojnë faqet për blerje.
Problemi është paraqitur kur në internet janë shfaqur disa lista me mbi 30.000 emra përdoruesish dhe shifra për shërbimet e postës elektronike Yahoo, Google e Hotmail, edhe pse këto nuk janë të vetmet shërbime të prekura.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1392. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1392

Shën Joan Kukuzeli, muzikanti i famshëm nga Durrësi Të shumtë janë ata që kanë shkruar për Joan Kukuzelin: historianë, filologë, muzikologë, vendas e të huaj, nga Lindja e Perëndimi. Për të janë shkruar shumë më tepër materiale në krahasim me çdo kompozitor tjetër kishtar. Veprat e tij në dorëshkrime janë
Shenjtor, himnograf, mjeshtër dhe teoricien i muzikës kishtare bizantine
Joani lindi në Durrës, një qytet-port kozmopolitan, në atë kohë nën zotërimin bizantin në shek. XII (sipas disa studiuesve) ose në fund të shek. XIII (rreth 1270-s, sipas disa studiuesve të tjerë). I ati i vdiq kur ishte shumë i vogël, kështu që nëna u mor me edukimin e tij, duke ia besuar mësuesve më të mirë të asaj kohe. Ai u dallua për një zgjuarsi të rrallë, për zërin engjëllor dhe për aftësitë e mëdha muzikore. Duket që për shkak të atij zëri e dërguan në Kostandinopojë, në kryeqytetin e perandorisë, për të studiuar dhe kënduar në oborrin perandorak. Duke parë talentin e tij të madh dhe përparimin e habitshëm në muzikë, e emëruan drejtues të veprimtarive muzikore të kryeqytetit, duke i dhënë titullin “Mjeshtër”, titull që në atë kohë ishte shumë i rëndësishëm. Muzika luante një rol të veçantë në Kostandinopojë, kështu që Joani u bë një anëtar i oborrit perandorak dhe favorit i vetë perandorit. Për zërin e tij të mahnitshëm e quajtën “zë engjëllor”. Kur ai këndonte atje, në kishën e Shën Sofisë mblidheshin të gjithë për ta dëgjuar dhe të prekur nga ai zë, fillonin të qanin me ngashërim. Por, ndërsa ishte i preferuari i perandorit dhe i nderuar nga të gjithë, zemra e tij nuk ishte e gëzuar. Shpirti i tij dëshironte një jetë asketike kushtuar tërësisht Zotit, ndërsa jeta në oborr me tërë tundimet dhe lavditë, e pengonte të bënte një jetë shpirtërore. Madje Mbreti, ngaqë e donte shumë, dëshironte që ta martonte me një vajzë të një fisniku. Djaloshi i ri vendosi të largohej fshehurazi. Kështu, i veshur si një bari i varfër u largua dhe shkoi në Manastirin e Lavrës së Madhe në Malin Athos (Ãgjion Ôros ose Malin e Shenjtë). Atje kërkoi të pranohej në jetën murgjërore. Askush nuk e njihte Joanin dhe nuk e identifikonte këtë bari me artistin e madh të kryeqytetit, ndonëse fama e tij kishte arritur edhe në Malin e Shenjtë. Një ditë, kur kulloste dhitë në një vend të shkretë, duke menduar se ishte vetëm, filloi të këndonte një himn kushtuar Hyjlindëses Mari, me zë më të lartë se zakonisht. Por një asket (murg që jeton në vetmi), i cili banonte aty pranë e dëgjoi dhe i mahnitur nga bukuria e këndimit dhe e melodisë, madje duke parë edhe kafshët që nuk kullotnin, por shijonin të magjepsura, shkoi tek igumeni i Lavrës së Madhe, i cili e thirri bariun dhe e detyroi të thoshte të vërtetën. Joani iu lut që të rrinte në manastir e të mos ta dorëzonte te perandori, sepse donte më shumë jetën murgjërore se sa jetën e oborrit. Igumeni e urdhëroi që ta linte punën e bariut dhe të merrte drejtimin e korit të kishës qendrore të manastirit. Joani u bind. Por, në të njëjtën kohë, igumeni, i cili nuk donte të ishte në kundërshtim me urdhrat e perandorit, u nis për në Kostandinopojë për ta takuar, që ti kërkonte falje për Joanin. Monarku donte që të gjithë të përuleshin para vullnetit hyjnor dhe e urdhëroi igumenin që Joani të lihej i lirë dhe të vendoste vetë se çfarë do të bënte. Igumeni plot gëzim u kthye në manastir dhe i tha lajmin e gëzuar Joanit dhe vëllezërve të manastirit. Ai vazhdoi jetën e tij asketike (të ushtrimit shpirtëror) më shumë se më parë. U vendos në një shtëpi dedikuar Kryeengjëjve të Shenjtë pranë manastirit, duke praktikuar agjërimin, pendimin dhe lutjen e pandërprerë. Pjesën tjetër të jetës e kaloi duke i kënduar këngë e lavde Zotit dhe Hyjlindëses Mari, si edhe duke kompozuar shumë pjesë muzikore kishtare, që kanë lënë gjurmë të thella në traditën e krishterë ortodokse. Tepër e njohur është mrekullia kur iu shfaq Shën Maria Hyjlindëse, duke e shpërblyer me një monedhë floriri për himnet e tij të mrekullueshme, ku edhe sot në kishëzën për nder të tij, ndodhet edhe ikona “Shën Maria e Kukuzelit” (Kukuzélisa). E mësoi ditën e vdekjes, shumë kohë më parë, prandaj kur iu afrua, Joani mblodhi të gjithë vëllezërit, u kërkoi ndjesë dhe i porositi që ta varrosnin në shtëpinë e Kryeengjëjve të Shenjtë, aty ku rrinte. Ndërroi jetë më 1 tetor.
Joani sistemoi dhe riformoi melodi më të vjetra, kompozoi tërësi veprash origjinale të famshme, kryesisht “mësime të ngadalta për zëra të bukur” (kalifonik), në mënyrën tradicionale. Pothuajse të gjitha u përkthyen nga shkrimi i vjetër muzikor në shkrimin muzikor të kohës së tij. Shkrim muzikor, i cili do të qëndrojë në përdorim për disa shekuj deri në shkrimin e ri muzikor të Krisanthit (mitropolit i Durrësit) dhe Hurmuzit, në fillim të shek. XIX. Aftësia dhe ofrimi i tij psaltik (i mënyrës së të kënduarit kishtar) është krejtësisht një art kishtar bizantin në një fazë të zhvillimit të Artit Psaltik, të cilin e nisi mësuesi i tij Protopsalt (Kënduesi i Parë) Joan Glikis. Joan Kukuzeli konsiderohet “burimi i dytë” i Muzikës Kishtare Bizantine, pas Joan Damaskinit. Jemi në kohën kur kompozitori himnograf është zëvendësuar nga kompozitori që është njëkohësisht psalt (këndues). Është epoka e mjeshtërve të mëdhenj, përfaqësuesi më i shquar i të cilëve është vetë Kukuzeli. Në këtë periudhë kjo muzikë arrin kulmin e artit të madh. Në të njëjtën kohë krijohen kompozimet e lira, me iso. Kukuzeli kompozoi melodi për shumë shërbesa kishtare: a) Shërbesa të përditshme: Polielei “Shërbëtorë të Zotit⦔, “Lavdëroni Zotin⦔, Psalmi 118 [119], “Aliluia” tingulli Tërthor I, “Aliluia” të kremteve të mëdha etj. b) Shtëpitë e Himnit Akathist (gjatë Pashkës): “Përlufteshës gjenerale…”, “Fuqia e të Lartit…” etj. c) Mësime muzikore: “Që lartazi profetët…” tingulli i Rëndë dhe Tërthor II; Mbi 40 mësime në vargje 15-rrokëshe etj. ç) Mbajtja iso (shoqërimi me iso): Mbajtje iso në 8 tinguj, ku disa kanë edhe emërtime karakteristike d) Metoda të të Psalurit (mënyrës së të kënduarit): Metoda e vendosjes së shenjave muzikore bizantine: Mega Ison, Ison, Oligon, Oksia, metoda e mbajtjes iso, këndimi i shenjave muzikore, pa tekst, që quhet “Këndimi i urtë i shenjave” njihet si “Sistemi rrethor i Kukuzelit (Trohója)”. Veprat e tij muzikore, dorëshkrime, gjenden të shkruara në greqisht pothuajse deri në shek. XVI, por ka edhe disa kodikë të mëvonshëm jo të plotë që janë të shkruar edhe në bullgarisht.
Joan Kukuzeli është pikturuar si kompozitor dhe si shenjtor në mjaft miniatura dorëshkrimesh, në afreske dhe piktura murale kishash, si edhe në ikona druri. Ikona më e hershme gjendet në kodikun 457 të Manastirit Kutlumusi (Mali i Shenjtë) (shek. XIV). Ikona të tij janë pikturuar në manastirin e tij në Malin e Shenjtë, në Shqipëri në Manastirin e Ardenicës (Lushnjë), në Greqi, Bullgari, Serbi, Munih, Moskë etj. Gjithashtu janë ngritur mjaft kore kishtare në botë dhe në vendin tonë, që mbajnë emrin e tij. Edhe qytetarët durrsakë janë krenarë për këtë figurë të lartë të muzikës kishtare, e kujtojnë kontributin e madh e të çmuar që ky bir i Durrësit ka dhënë si artist dhe shpresëtar, si një shembull historik për shoqërinë e sotme durrsake e më gjerë.Kontributi i tij muzikor është nderuar edhe nga kultura qytetare e vendlindjes, Durrësi, duke i dhënë emrin e tij, Jan Kukuzeli, shkollës së mesme artistike.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23689. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23689

Aishwarya Rai dhe Abhishek Bachchan Edhe Bollivudi ka nxjerrë një prej çifteve më të famshme në botë, Aishwarya Rai dhe Abhishek Bachchan. Ash dhe Abhi, të njohur nga më shumë se 5 milionë fansa në të gjithë botën, ishin yjet e Bollivudit para se të dashuroheshin dhe më pas martoheshin në prill.
Një histori dashurie në Bollivud
Amerika ka Hollivudin, Nigeria ka Nollivudin, ndërsa India Bollivudin. Bumi i industrisë së filmave në gjuhën hindi prodhon çdo vit qindra të tillë, përveç produksioneve muzikore. Ndërkohë që shumë çifte të famshme të Hollivudit kanë arritur të kenë famë në të gjithë planetin, edhe Bollivudi ka nxjerrë një prej çifteve më të famshme në botë, Aishwarya Rai dhe Abhishek Bachchan. Ash dhe Abhi, të njohur nga më shumë se 5 milionë fansa në të gjithë botën, ishin yjet e Bollivudit para se të dashuroheshin dhe më pas martoheshin në prill të 2007-s. Abhi, bashkëshorti i Ash, ka qenë pjesë e industrisë indiane të prodhimit të filmave që i vogël. Të dy prindërit e tij kanë qenë aktorë Bollivudi dhe përgjatë viteve ai ka interpretuar në më shumë se 40 filma. Pasi u kurorëza si “Miss Bota” në vitin 1994, Ash u bë një nga yjet më të mëdha të Bollivudit. Që atëherë aktorja me sytë e mrekullueshëm dhe bukurinë mahnitëse ka lidhur me qindra kontrata, ka bërë me dhjetëra reklama dhe ka interpretuar në më shumë se 40 filma. Aktualisht ajo fiton më shumë se 15 milionë dollarë për film. Pas kaq kohësh, për herë të parë, Ash and Abhi janë ulur për të dhënë intervistën e tyre të parë së bashku. Përpara se të ishin burrë e grua, Ash dhe Abhi ishin kolegë dhe miq shumë të mirë. Pasi punoi me Ash në disa filma, Abhi tregon se nisi të ndiejë diçka për aktoren e cilësuar si gruaja më e bukur në botë. “Isha duke xhiruar në Nju Jork për një film. Po rrija në ballkonin e hotelit, duke menduar sa i lumtur do të isha nëse ndonjë ditë unë dhe Ash do të ishim bashkë dhe të martuar”. Vite më vonë, ish-kolegët u kthyen sërish në Nju Jork, por kësaj here si një çift i lumtur. Kishin ardhur në Amerikë për premierën e “Guru”-t, një film për të cilin kishin punuar së bashku, por Abhi kishte rezervuar diçka speciale për të. “Pas premierës ne u kthyem në hotel. E çova Ash tek i njëjti ballkon ku shpreha dëshirën dhe e pyeta nëse donte të martohej me mua”. Pas fejesës, dasma e Ash dhe Abhi u bë një nga ngjarjet më të pritura në të gjithë Indinë. Për muaj me radhë media shkruante çdo detaj dhe plan të çiftit për dasmën. Në prill të vitit 2007 u bë celebrimi. “Dasmat indiane janë shumë të komplikuara, por njëkohësisht edhe mjaft të bukura. Si pjesë e kulturës sonë ne duam të festojmë gjithçka. Dasma jonë zgjati për më shumë se një javë, rreth dhjetë ditë”, tregon Abhi. Në ditën e ceremonisë së dasmës, mijëra fansa mbushën rrugët jashtë shtëpisë së Abhit, duke u përpjekur të shikonin ndonjë pjesë nga dita më e rëndësishme e yjeve të Bollivudit. Çifti mbajti edhe një ceremoni private për familjen dhe miqtë larg syve të paparacëve. Disa kohë pas martesës, Ash tregon se media dhe gazetat e thashethemeve nisën të shkruanin se çifti më i famshëm i Indisë do të sillnin së shpejti në jetë një fëmijë. “Më kanë bërë shtatzënë shumë herë. Njerëzit janë të prirur të shohin çdo ndryshim te ty dhe nëse ti nuk je në formë, ose shton ndonjë kilogramë më shumë, nuk është e vështirë ta shohësh veten në faqet e para të gazetave nën titullin Ash është shtatzënë”, tregon aktorja bukuroshe.
Aishwarya Rai dhe Abhishek Bachchan tregojnë se jetojnë së bashku në një shtëpi me prindërit e Abhit. Sigurisht ata janë të pasur dhe të famshëm, por si pjesa më e madhe e çifteve indiane, ata nuk jetojnë vetëm. Ash dhe Abhi kanë një apartament në vilën e prindërve të tij. “Është diçka normale dhe krejtësisht natyrale për ne. Jetoja me prindërit para se të martohesha, kështu që nuk më bën përshtypje kjo gjë”, thotë Abhi, që më tej rrëfen se edhe gjyshërit e tij jetonin në një shtëpi së bashku me ta para se të vdisnin. Kjo praktikë është shumë e zakonshme në disa vende të botës. “Të jetosh me prindërit dhe të kesh respekt për ta bën pjesë në proceset e jetës. Ata janë pjesë e jona përgjithmonë”, thotë Ash. Edhe pse i kanë kaluar të 30-at, Ash and Abhi u janë bindur rregullave të shtëpisë. “Njëra prej tyre, e vendosur nga mami, është se nëse jemi të gjithë në qytet, duhet të hamë patjetër një vakt së bashku”, tregon Ash. Diferencat kulturore i kanë vënë re edhe në ekranin e madh. “Për shembull, djali takon vajzën, bien në dashuri dhe më pas duan të shprehin dashurinë për njëri-tjetrin. Në Indi ne kemi një këngë për këtë moment të jetës. Është shumë argëtuese”, tregon Abhi.
Hollivudi dhe Bollivudi bashkëveprojnë në produksione të ndryshme artistike. Shumë aktorë amerikanë bëjnë një ose dy filma në vit në Bollivud, ndërsa yjet indianë shfaqen në pesë apo gjashtë filma në vit në Hollivud. “Ne po punojmë së bashku dhe aktualisht kemi katër filma në përpunim e sipër. Prandaj jemi gjithmonë të zënë”. Kur kanë ndonjë moment të lirë, Ash dhe Abhi nuk udhëtojnë nëpër vende ekzotike apo frekuentojnë klubet e natës më në zë të Mumbait. Në vend të tyre, ata preferojnë të qëndrojnë në shtëpi. “Ne na pëlqen të qëndrojmë në shtëpi, të kalojmë kohën me familjen dhe miqtë. Është diçka e natyrshme për ne. Kjo na argëton më shumë se udhëtimet apo daljet me miqtë”, tregon Ash. Aishwarya Rai renditet e nënta nga 100 gratë më të bukura të planetit, sipas listës së publikuar së fundmi nga revista “Harpers and Queen”.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23692. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23692

Refik Halili: Kurrë më trajner të huaj te Tirana Alban Tafaj do të jetë trajneri i Tiranës, të paktën derisa presidenti i bardhebluve, Refik Halili, të vendosë për një trajner tjetër. Vendimi u mor nga drejtuesit e 24-herë kampionëve të Shqipërisë, pas një mbledhjeje të gjatë, të zhvilluar mbrëmjen e së hënës, ku nuk miratua ndonjë emër konkret nga kandidatët. Në këtë situatë u vendos që të mos nxitohet në kërkim të trajnerit të ri dhe u pa si zgjidhje lënia e ekipit në dorën e Tafajit, i cili tashmë është shndërruar në një trajner “part time”. Drejtori teknik i bardhebluve do të jetë në krye të skuadrës për pak ditë, deri në emërimin përfundimtar të një trajneri, që do të mbajë timonin e Tiranës për pjesën e mbetur të sezonit. Para njoftimit të Tafajit, presidenti Refik Halili foli për herë të parë në lidhje me largimin e Lonçareviç, i cili erdhi me shumë bujë te bardheblutë në muajin korrik. “Nuk them më tepër për Lonçareviçin përpos asaj që kam thënë, rrëfen presidenti i Tiranës. Një teknik me CV të pasur, por rezultatet kanë qenë shumë të dobëta. Përgjegjësia kryesore bie mbi mua, por sinqerisht nuk i kam ndërhyrë në formacion. Pas pjesës së parë nuk kam qenë fare në dhomat e zhveshjes, madje i kam dhënë trajnerit dorë të lirë”. Më pas Halili flet për të ardhmen e klubit. “Kam besim se do të arrijmë kreun, falë aftësisë që kanë lojtarët, thekson bosi i Tiranës. Nuk dua të justifikohem për problemet që kemi”. Ndërsa mbylljen e prononcimit të tij ia kushton trajnerit të ardhshëm, i cili pritet të emërohet zyrtarisht pas disa ditësh, por saktëson se kurrë më nuk do të marrë një trajner të huaj. “Sa i përket trajnerit, është presion i madh, sqaron situatën presidenti. Është e sigurt që do të jetë nga gjiri ynë, por emërimi do të bëhet pas dy ditësh. Por e sigurt është se Tirana nuk do marrë kurrë trajner të huaj. Kam diskutuar me Tafajin, Deden dhe sigurisht Mukën, për të cilin mund të them se ai nuk ndahet nga unë e as unë nga ai, dhe së bashku nuk do të ndalemi ti japim suksese Tiranës”. Në lidhje me lëviz e fundit në kampin bardheblu foli edhe vetë trajneri i përkohshëm, Alban Tafaj. “Unë do të drejtoj ekipin deri në momentin që presidenti do vendosë trajnerin e ri. Halili ma besoi mua skuadrën, pasi ende nuk ka vendosur për emrin e ri. Nuk dëshiron të nxitohet. Unë jam pjesë e klubit dhe e bëj me kënaqësi këtë. Ndihmësi im do të jetë Nevil Dede. Nuk ka pasur probleme me skuadrën. Na vjen keq për Lonçareviçin, por duhet të kuptojmë se një teknik kur nuk ka rezultate nuk mund të qëndrojë”. Edhe sezonin e kaluar, Tafaj e drejtoi Tiranën në tri javët e fundit, duke pasuar Agustin Kolën. Ndihmës i Tafajt ishte italiani Mauro Bençivenga. Ndërkohë që sërish kanë filluar të përfliten sërish emrat e kandidatëve të mundshëm për të marrë stolin bardheblu, pas dy ditësh, ashtu sikurse ka premtuar dje presidenti Refik Halili. Zërat për një drejtim të ekipit në çift nga Nevil Dede, trajneri parë në pankinë dhe Devi Mukajt në fushë, por njëkohësisht edhe ndihmëstrajner, kanë filluar të bëhen të besueshëm pas deklaratës së bosit bardheblu.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23680. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23680

Qetësia pas cunamit Rikthim pas pesë vitesh në Banda Aceh, Indonezi, për të zbuluar që ndihmat ndërkombëtare janë dashur vërtet për të rindërtuar provincën dhe që guerilierët separatistë tashmë i kanë varrosur armët. Fatkeqësisht ka dalë në sipërfaqe një rrezik tjetër i ri:
Pesë vjet janë mjaftueshëm për zi, edhe pse bëhet fjalë për proporcione epike si cunami i Shën Stefanit. “Le të vëmë në funksionim turizmin në Banda Aceh”, patën deklaruar së fundmi qeveritarët e zonave më të prekura nga përmbytjet. Me sa duket të njëjtën gjë mendoi edhe Presidenti i Indonezisë, Susilo Bambang Yudhoyono, duke qenë se dy javë më parë e pagëzoi me një emër të ri aeroportin ndërkombëtar. Gjatë ceremonisë, ish-gjenerali, që sot udhëheq një arkipelag prej 17 mijë ishujsh dhe 200 milionë banorësh, shumica prej të cilëve janë myslimanë, është takuar me guvernatorin vendas Irwandi Yusuf, i cili për vite me radhë ka qenë shef i guerilierëve separatistë të “Gam”-it (Lëvizja për Aceh-un e lirë), sot të rehabilituar dhe shumë të fuqishëm.
Pas traktatit të paqes të firmosur në Helsinki, më i respektuari i historisë, tashmë Yusuf, është një zot mit i moshuar që ka drejtuar qytetin e tij më të shkatërruar të planetit, i cili ndodhet në periferi të shtetit mysliman më të populluar të botës. Pa iu dridhur qerpiku ai pranoi të shpenzoheshin 7 milionë dollarë për të ndërtuar një muze mbi cunamin, ku vizitorët vrapojnë tufa-tufa të hyjnë në tunelin prej balte, e nga ku dilet me të njëjtat pamje (por virtuale) të shkatërrimit dhe vdekjes që kanë përjetuar viktimat. Ideatorëve të turizmit të Banda Aceh nuk u intereson shumë nëse toka vazhdon të dridhet (ka ndodhur disa herë gjatë muajve gusht dhe shtator).
Pavarësisht diçiturës “Ndërkombëtare”, në fakt në aeroportin e ri nuk jepen viza për të hyrë në këtë vend. Këtë e zbuloi së fundmi një këshilltare e “Help Age International”, organizatë joqeveritare afrikanojugore. Me një kombësi të dyfishtë gjermane dhe peruane, gruaja kishte ardhur në ishull me bindjen e plotë se gjendej në territorin indonezian (në fakt Aceh ishte) dhe do të merrte një vizë hyrëse siç bënte në Xhakarta dhe Medan, për të vazhduar më tej projektet humanitare. Me zbulimin e saj, për të arritur në zonën e bekuar nga miliardat e Perëndimit dhe Azisë, të huajt që kanë ndërtuar gadishullin duhet të marrin një leje speciale. Pavarësisht dëshpërimit dhe zhgënjimit të Carina Zurstrassen, një etnologe 50-vjeçare me famë, nuk i shërbyen për ti siguruar një udhëtim në Malajzi që të merrte dokumentet të cilat i nevojiteshin. Iu desh të qëndronte dy ditë në hotel dhe më pas të bënte një fluturim tjetër për në Aceh. Incidentet si ky i etnologes kanë qenë të shumta, por më në fund qeveria ka reaguar duke e shënuar në axhendën e saj si një problem që duhet ndrequr. Kur e takojmë sërish për ti kërkuar një opinion tjetër, e dërguara e OJQ-së e ka shfryrë prej kohësh zemërimin dhe tani e përshkruan pozitivisht klimën sociale që është krijuar përreth projektit, si edhe cilësinë e veprave të realizuara.
Është një dëshmi e vogël, por mjaft domethënëse ndaj shumë kundërshtimeve të këtij rripi verior toke të Sumatras, gjatë një kapitulli të historisë së tij, që kurrë më parë nuk ka qenë kaq frytdhënës që nga kohërat e sulltanëve dhe tregtisë së erëzave. Në vigjilje të pesëvjetorit të tragjedisë, janë realizuar disa prej ëndrrave të qytetarëve, të cilët i mbijetuan valës shkatërruese që në një minutë u mori jetën 30 mijë viktimave. Pjesa më e madhe e shtëpive janë rindërtuar larg oqeanit.
Traktati i firmosur në Helsinki mes rebelëve të “Gam”-it dhe qeverisë së Xhakartës reziston ende dhe janë të garantuar si ish-guvernatori rebel ashtu edhe presidenti i federatës. Gjithsesi, duket e pamundur që ferri i tërmeteve nënujore e ka transformuar papritur Aceh-un në parajsë. Fillimisht, si viktimat e luftës civile, ashtu dhe ato të fshatrave të shkatërruara në frontin e Pidie Jaya, thonë se kanë marrë vetëm disa ndihma modeste nga ato që janë rezervuar për ta. Për sa i përket rigjetjes së paqes, sipas vendasve ferri mund të shfaqet nga një moment në tjetrin. “Grupe të ndryshme të të ashtuquajturve “Të drejtat njerëzore” marrin në shqyrtim krimet e luftës të bëra nga indonezianët. Është njësoj si të rihapësh plagët e vjetra. Për çfarë ta bëjmë? Duan të shkatërrojnë edhe këto pak vite qetësi, që mezi i arritëm pasi humbëm një të katërtën e të afërmve tanë”, thotë një shofer, i cili dëshiron të mbetet anonim.
Por nuk e mendon kështu Hendra Budian, nga instituti “Aceh Judical Monitoring Institute”, sipas të cilit njerëzit nuk duhet të harrojnë nëse nuk duan të kthehet një luftë tjetër. Është ende herët për të kuptuar, si dhe kur Aceh është gati të ripërshkojë juridikisht të njëjtën rrugë të gjyqeve të ish-Jugosllavisë dhe Kamboxhias. Zhvillimi ekonomik që pasoi, së bashku me rikonstruksionin e kaloi në plan të dytë koston praktike të paguar në terma ambientalë: 200 mijë hektarë pyje të prera, 50 milionë ton oksid karboni në ajër.
Ajo që mund ta trazojë paqen mund të jetë një fantazmë tjetër e së kaluarës. Janë fondamentalistët me mjekër që vërdallosen në Pajero, mes pallateve të rindërtuara dhe rrugëve të ndriçuara me tri korsi. Parlamenti sapo ka aprovuar një ligj që lejon vrasjen me gurë për tradhti bashkëshortore. Në lagje të ndryshme dhe shpesh në qendër të qytetit, ligji i Kuranit për “Sharia”-n (perçen) përdoret shumë. Dëshmitarë të ndryshëm kanë treguar për sulmet e shumta që ndodhnin nëpër rrugët e Aceh-ut, kundër femrave që nuk mbanin shami. Në këtë zonë, që ka hyrë në histori si “Veranda e Mekës”, ligjet e Kuranit janë zbatuar gjithmonë. Kjo i detyrohet një sulltani që ka jetuar tre shekuj më parë, Iskandar Muda, protagonist i luftërave të përgjakshme, që luftoi pa mëshirë të gjithë armiqtë dhe ata që kundërshtonin ligjin. Për këtë arsye, edhe aeroporti ndërkombëtar është quajtur “Iskadar Muda”.
Aeroporti duhet të shërbejë në veçanti për turistët e cunamit. Këta të fundit mund të vizitojnë, përveç muzeut katërkatësh me tavane në formën e valëve, edhe parqe të ndryshme që kujtojnë atë tragjedi. Jo shumë larg muzeut të parë, po inaugurohet një tjetër muze, në vendin ku një varkë shpëtoi për mrekulli 59 jetë njerëzish duke rrëshqitur mbi çatinë e një ndërtese, e cila si shumë të tjera është rindërtuar. Edhe pse kanë kaluar pothuajse pesë vjet nga tragjedia, trauma rikthehet kur toka fillon sërish të lëkundet, duke u kujtuar të gjithëve se Banda Aceh është ngritur mbi unazën e zjarrtë të Paqësorit, një prej vendeve të paqëndrueshme të Tokës.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23683. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23683

Tërheqja e dollarit Së fundi, për të treguar ekzistencën reale të një rendi të ri botëror, vendet arabe kanë nisur bisedimet sekrete me Kinën, Rusinë dhe Francën për të përjashtuar monedhën amerikane nga tregtia e naftës
Së fundi, vendet arabe janë përfshirë në ndryshimin më të madh financiar në historinë moderne të Lindjes së Mesme. Thelbi i këtij ndryshimi qëndron në planin e tyre të përbashkët me Kinën, Rusinë, Japoninë dhe Francën për ti dhënë fund përdorimit të dollarit në tregtinë e naftës dhe zëvendësimin e tij me një “shportë” monedhash që përfshin jenin japonez, juanin kinez, euron europiane, arin dhe një monedhë të re të unifikuar. Kjo monedhë është planifikuar për vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, përfshi Arabinë Saudite, Abu Dhabin, Kuvajtin apo Katarin. Gjatë gjithë kësaj kohe janë zhvilluar dhe po zhvillohen takime sekrete mes ministrave të Financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore të Rusisë, Kinës, Japonisë dhe Brazilit, që në thelb pritet të vendosin mosvlerësimin e naftës përmes dollarit. Këto plane i janë konfirmuar të përditshmes britanike “The Independent” si nga vendet arabe të Gjirit Persik, ashtu edhe burimet bankare kineze dhe ato të Hong-Kongut. Kjo mund të shpjegojë edhe rritjen e beftë të çmimit të arit, por edhe të parathotë një tranzicion të jashtëzakonshëm larg dollarit brenda një periudhe 9-vjeçare. Amerikanët, që kanë informacion në lidhje me këto takime dhe plane momentalisht të fshehta, edhe pse nuk dinë detaje, janë të sigurt se do ta ndalojnë një përpjekje të tillë përmes aleatëve tradicionalë si Japonia, apo disa vende të Gjirit. Një analist i famshëm kinez ka parashikuar shtimin e rrezikut të thellimit të kontradiktave mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara në lidhje me influencën dhe naftën në Lindjen e Mesme. “Zënkat dypalëshe dhe përplasjet janë të pashmangshme. Ne nuk mund ta ulim vigjilencën ndaj qëndrimeve armiqësore në Lindjen e Mesme, në lidhje me interesat energjetike, apo sigurinë”, ka shkruar ky analist në një gazetë aziatike. Këto fjalë tingëllojnë si një parashikim i rrezikshëm në lidhje me një luftë të mundshme ekonomike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës në lidhje me naftën në Lindjen e Mesme. Por, në fakt, thelbi i luftës është supremaci e pushtet në rajon jo vetëm për sa i përket çështjes së naftës. Për sa i përket monedhës tranzitore që do të zëvendësojë dollarin, sipas burimeve bankare kineze, ajo mund të jetë ari. Këtë e nënkuptojnë sasitë e mëdha të arit që ka kohë që grumbullohen në Abu Dhabi, Kuvajt dhe Katar. Mendohet se ato së bashku kanë një sasi me vlerë 2.1 trilionë dollarë. Rënia e fuqisë ekonomike amerikane që lidhet me situatën aktuale të recesionit është konstatuar edhe nga vetë kreu i Bankës Botërore, Robert Zoellick. “Një nga trashëgimitë e kësaj krize mund të jetë edhe ndryshimi i madh i marrëdhënieve mes fuqive ekonomike”, ka thënë ai në një takim me FMB-në. Por diskutimet e fundit në të cilat janë përfshirë edhe shtetet e Gjirit janë shkaktuar nga pushteti i ri i jashtëzakonshëm i Kinës dhe inati i vjetër i grumbulluar ndaj amerikanëve nga ana e vendeve prodhuese dhe konsumatore të naftës. Brazili ka shfaqur interes për të bashkëpunuar në planin e pagesave që nuk do të bëhen më me dollarë dhe bashkë me të edhe India. Sigurisht që më entuziastja në këtë mes është Kina dhe kjo veç të tjerash edhe për marrëdhënien shumë të ngjeshur të tregut që ka me vendet e Gjirit Persik dhe të Lindjes së Mesme. Kina importon 60% të naftës së kësaj zone, por edhe nga Rusia. Kinezët i kanë të bllokuara nga ana e amerikanëve koncesionet për prodhimin e naftës në Irak deri në fund të këtij viti dhe që nga viti 2008 kanë arritur me Iranin një marrëveshje 8 miliardë dollarëshe për zhvillimin e kapaciteteve rafinuese dhe atyre të burimeve të gazit. Kina ka marrëveshje për naftën me Sudanin dhe ka negociuar për koncesione edhe me Libinë. Për më tepër eksportet kineze në rajon aktualisht përbëjnë 10% të importeve të të gjitha vendeve të Lindjes së Mesme. Në këtë përqindje përfshihen mallrat e spektrit të gjerë nga makinat, deri te veshmbathjet dhe lodrat. Në tentativë për të shfaqur një shenjë të qartë të pranimit të fuqizimit të Kinës, si fuqi botërore, dy ditë më parë shefi i Bankës Qendrore Europiane e lejoi në njëfarë mënyre Kinën që të fuqizojë monedhën e saj në krahasim me dollarin. Që nga marrëveshjet e famshme të Bretton Woods pas Luftës së Dytë Botërore që hodhën themelet e arkitekturës së sistemit financiar modern, partnerët tregtarë të amerikanëve kanë vepruar gjithmonë nën kontrollin e amerikanëve. Vitet e fundit dollari vendosi hegjemoninë e tij si monedha rezervë globale. Kinezët besojnë se amerikanët nxitën Britaninë që të qëndronte jashtë euros në mënyrë që të parandalonin këtë që po ndodh sot, pra ikjen nga dollari. Por burimet bankare kineze janë të bindura, sigurisht mbështetur në fakte, se tashmë ajo që është planifikuar nuk mund të ndalet më. Burimet financiare kineze besojnë se Presidenti Barak Obama është tepër i zënë me ndreqjen e ekonomisë vendase për tu përqendruar te pasojat e jashtëzakonshme të braktisjes së dollarit përgjatë periudhës 9-vjeçare. Afati përfundimtar i këtij tranzicioni është parashikuar të jetë viti 2018.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23686. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23686

Coli tregon krimet e Bujar Gashit Për të dytën ditë me radhë, Adriatik Coli, i penduari i Bandës së Durrësit, ka rrëfyer dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda krimet e kosovarit Bujar Gashi, një nga 16 anëtarët që akuzohen për vrasje në kuadër të organizatës kriminale. Dëshmia e Colit ka zgjatur rreth dy orë, ku ka treguar detaje nga ekzekutimi i Dritan Dishës, ngjarje e ndodhur në vitin 2000. Sipas burimeve brenda gjykatës, i penduari ka treguar se këtë vrasje e ka kryer Bujar Gashi, i arrestuar disa muaj më parë dhe i ekstraduar në Shqipëri. I pandehuri gjykohet veçmas anëtarëve të tjerë të organizatave kriminale të Durrësit dhe dosja e tij është e ndarë, megjithëse mban mbi shpinë vetëm një episod, atë të ekzekutimit të shtetasit Dritan Disha.
Dëshmia e Colit Dëshmia e Colit ka qenë me detaje dhe korrekte e cilësuar nga palët në proces. Sipas dëshmisë, rreth fillimit të muajit korrik 2000, Erjon Lame vret Mehmet Saliun. Coli tha se ka shkuar në varrimin e Mehmetit dhe aty u bisedua që Metin e kishte vrarë një çun i vogël. “Ne na vajti mendja se ishte Erjon Lame. Dua të them se Lulzim Berisha e kishte fis të largët Mehmet Saliun. Bujar Gashi, që ishte kushëri i parë me Metin, i tha Klodit, Lentit dhe Indritit, që me Erjon Lamen shoqërohet Dritan Disha. Klodi, Plarenti dhe Indrit Taullai vendosën ta vrisnin Tan Dishën, meqë shoqërohej me ata që thashë më lart. Klodi me Plarentin vendosën që Tan Dishën ta vrisja unë me Indrit Doklen. Ai më thirri te shtëpia e tij rreth një javë pas vrasjes së Mehmet Saliut. Aty ishte Indrit Taullai që i thoshim Indriti i madh, Indrit Dokle, që i thoshim Indriti i vogël, Plarenti, Klodi dhe Bujar Gashi. Klodi na tha që Tan Dishën do ta vrasësh ti me Indritin e vogël” mësohet se ka dëshmuar Coli dje në gjykatë. Më pas ka vazhduar se bashkë me Indritin e vogël morën nga një kallash te shtëpia e Klodit, i pastruar. “U nisëm me furgon unë, dy Indritët, Bujar Gashi. Të armatosur ishim unë me Indritin e Vogël me kallash dhe Indriti i Madh me pistoletë. Shkuam në Shënavlash te shtëpia e vëllait të Mehmetit. Aty pritëm sa u errësua pak. Pasi u errësua, Bujari kishte lënë një djalë për ta ruajtur te lagjja e Tan Dishës se kur do të dilte Tani për në Durrës. Unë me Indrit Doklen dolëm dhe zumë pritë rreth 300 – 400 metra larg shtëpisë së Tan Dishës, kurse Indrit Taullai me Bujar Gashin shkuan 500 metra para nesh në drejtim të rrugës që vinte nga Durrësi, që të na lajmëronin ne që Tani po vinte. Në zumë pritë dhe kishin bërë plan që ta qëllonin kur të kthehej nga Durrësi për në shtëpi. Kemi ndenjur gjysmë ore në pritë në të dy anët e rrugës. Afër një gardhi ku kishte parking makinash, në krahun e kënetës ne dëgjuam një të shtënë pistolete që ishte sinjali që kishim lënë me Indritin për ardhjen e Tanit”, thotë Coli, duke vazhduar se Indrit Dokle doli në rrugë, ndërsa unë isha pak para tij në anë të rrugës.
Vrasja
I penduari është pyetur nga prokurori Anton Martini për detaje nga vrasja. Coli ka rrëfyer se ka qëlluar edhe vetë mbi Tan Dishën me automatik derisa mbaroi një krehër. “Pasi mbarova krehrin, qëlloi Indriti. Në atë moment makina doli nga rruga dhe ra në kanal. Unë ndërrova karikatorin, u afrova rreth 1-2 metra dhe e qëllova Tanin edhe njëherë me breshëri. Pastaj ne u larguam në këmbë nga këneta dhe armët i hodhëm në kanalin e madh që kalon afër kënetës. Pastaj, shkuam në Spitallë, takova Klodin, Plarentin e Indrit Taullain. Ata më pyetën: Vdiq? Unë u thashë: Po, po. Pastaj u shpërndamë në shtëpitë tona. Në atë kohë Luli ishte në burg në Itali. Pas vrasjes së Tan Dishës ra qetësia dhe secili shikonte punët e tij. Unë me Bujar Gashin filluam të qëndronim nga Spitalla me Klodin. Dua të them se kur kishin qenë në Itali, Klodi kishte punuar fort me drogë me Lulin, Indritin e Madh dhe Plarentin. Lekët, rreth 600 milionë lireta i mbanin bashkë. Pas vrasjes së Tanit, Plarenti erdhi për të ndarë paratë e drogës me Klodin dhe Indritin”, mbylli dëshminë Coli, pasi ora kishte shkuar 16:30 dhe ishte jashtë orarit zyrtar të punës së gjykatës.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23678. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23678
Top