Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Sony Ericsson Satio (Idou) në shitje Modeli i shumëpritur me fotoaparat prej 12 megapikselash nga Sony Ericsson përfundimisht ka dal në shitje, por me çmim të lartë, madje edhe për tregun evropian.
Sony Ericsson Satio (Idou) është celular fotoaparati i të cilit ka hiq më pak se 12.1 megapiksela, me auto-fokus në prekje, blix Xeon, lidhje Wi-Fi, e të dhënat ruhen në kartelën microSDHC dhe të gjitha këto në sistemin e shkëlqyeshëm operativ Symbian S60 OS 5th edition.
Hardueri i celularit të ri është shumë i ngjashëm me konkurrentët: 600Mhz AMR Cortex CPU me sistemin grafik PowerVR SGX, e në të njëjtin konfigurim bazohen edhe Apple iPhone 3GS, Nokia N900 e Samsung i8910 Omnia HD. Gjithsesi çmimi prej 550 eurosh është i lartë, por pajisja Sony Ericsson Satio (Idou) është shumë e kërkuar, prandaj nuk do të duhej të ketë probleme me shitjen.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1412. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1412

Dragoti: Zhurmat, stresuese, por edhe burim konfliktesh Ankth, stres, panik dhe depresion. Madje mund të jenë edhe burim konfliktesh mes njerëzve. Këto janë disa nga pasojat negative që sjellin zhurmat e vazhdueshme dhe të forta. Psikologu, Edmond Dragoti në një intervistë për “Shekullin” shpjegon efektet negative të zhurmave mbi psikologjinë e njerëzve. Ai thekson se institucionet përgjegjëse janë indiferente ndaj këtij problemi dhe se zhurmat tashmë janë bërë pjesë e kulturës tonë.
Profesor, banorët e kryeqytetit ankohen se vuajnë ndotjen akustike gjatë ditës dhe natës. A sjellin zhurmat pasoja mbi shëndetin mendor të njerëzve?
Sigurisht që sjellin pasoja negative mbi psikologjinë e njerëzve. Kur zhurmat kalojnë masën e intensitetit dhe janë të vazhdueshme sjellin pasoja shumë negative. Efektet e para të drejtpërdrejta janë në sistemin nervor të njeriut, ku mund të stimulohet një gjendje stresante. Nëse zhurmat janë të vazhdueshme, mund të sjellin edhe efekte më të rënda si ankth, panik e deri në depresion. Shumë njerëz ndihen konfuzë tek flasin me të tjerët dhe një arsye është pikërisht efekti negativ që kanë sjellë zhurmat mbi shëndetin e tyre të cilët i bëjnë më pak të përqendruar në ato që thonë dhe veprimet që bëjnë. Zhurmat e mëdha dhe të vazhdueshme mund të bëhen edhe burime konflikti. Këto konflikte mund të lindin brenda në familje, në shoqëri në punë dhe ne çdo aktivitet të jetës. Pra kjo do të thotë se zhurmat janë stimulues të konflikteve dhe mosmarrëveshjeve dhe sjellin një tronditje të njerëzve në marrëdhëniet mes njëri-tjetrit.
Nga informacioni që keni si e kanë zgjidhur problemin e ndotjes akustike vendet e tjera? Vendet e tjera e kanë zgjidhur problemin e zhurmave në forma të ndryshme pasi janë të gjithë të ndërgjegjshëm për pasojat që sjell ndotja akustike mbi shëndetin e njerëzve. Kështu ndërmarrjet apo subjekte të tjera që krijojnë zhurma i ndërtojnë jashtë qendrave të banuara në mënyrë që njerëzit të mos jenë në kontakt me ndotjen akustike. Për sa i përket lokaleve të natës, ato ose ndërtohen jashtë qendrave të banuara ose të izolohen në mënyrë që zhurmat të mos depërtojnë jashtë ambienteve.
A janë të përgjegjshme institucionet tona ndaj ndotjes akustike dhe çfarë masash duhet të marrin? Mendoj se nuk janë të përgjegjshme dhe kjo duket qartë duke parë nivelin e ndotjes akustike natën dhe ditën në qendrat e banuara. Mund të them që zhurmat tashmë janë bërë pjesë e kulturës tonë dhe institucionet përgjegjëse fatkeqësisht e quajnë si gjë normale dhe janë krejt indiferent ndaj këtij problemi madhor të shoqërisë. Kjo do të thotë se shoqëria jonë jeton mes stresit, konflikteve dhe papërgjegjshmërisë së institucioneve për t’i siguruar qetësi shtetasve.

Zhurmat, policia mbyll lokalet. Favorizon ‘Magic 4′ e ‘Living Room’
TIRANË- Mesnata ndërmjet të shtunës dhe të dielës ka rikthyer zhurmat e larta në dy zonat më problematike të Tiranës, ish-blloku dhe përballë Parlamentit. Por këtë herë, pash shkrimeve dhe dëshmive të shumta në gazetën “Shekulli”, është ndërgjegjësuar Ministria e Mjedisit dhe Policia e Shtetit.
Ato kanë ndërmarrë një aksion për mbylljen e lokaleve që shkaktonin zhurma por duke lënë jashtë listës dy lokale. “Magic 4″ dhe “Living Room” kanë qëndruar hapur deri në orët e para të mëngjesit dhe policia nuk ka shkuar në asnjërin prej tyre.
Muzika e lartë ka nisur në orën 23.00 duke u shpërndarë dalë nga dalë në çdo lokal të bllokut. Me ardhjen e policisë së rendit situata është qetësuar pasi pronarët e lokaleve kanë gjetur “zgjidhjen” duke ulur disi zërin për ta ri ngritur në maksimum sapo largohet makina e policisë. Kjo ka vazhduar për disa minuta dhe në orën 24.00 policia dhe një inspektor i mjedisit kanë nisur aksionin.
Ata kanë hyrë lokal më lokal dhe kanë urdhëruar mbylljen e menjëhershme të tij. Në të gjitha lokalet janë vendosur gjoba nga 50 mijë lekë të reja ndërsa klientët janë nxjerrë jashtë.
Vetëm brenda një nate shteti ka treguar forcën e tij dhe ka detyruar lokalet që të zbatojnë ligjin. Sikur kjo gjë të ndodhte çdo natë, asnjë prej lokaleve nuk do të mund të shqetësonte banorët pranë tij me muzikën e lartë.
Deri në orën 02.00, policia dhe inspektori i mjedisit kanë arritur që të mbyllin të gjitha lokalet që mbajnë muzikë të lartë si dhe i kanë prerë atyre “faturën” e gjobës. Por jashtë vëzhgimit kanë mbetur lokalet “Magic 4″ dhe “Living Room” ku ka vazhduar muzika si gjithmonë.
Kjo ka sjellë irritimin e pronarëve të lokaleve të tjera, të cilat kanë akuzuar policinë se po mbron individë të ndryshëm. “rregulli duhet të jetë njësoj për të gjithë. Lokalin tim e mbyllën, më vunë edhe 50 mijë lekë të reja gjobë ndërsa dy lokale të tjera i kanë lënë hapur. Policia duhet të japë llogari për këtë gjë”,- tha dje një nga pronarët e lokaleve.
Vetë policia nuk ka dhënë asnjë shqetësim përse ka lënë dy lokale që të qëndrojnë hapur tërë natën dhe të shqetësojnë banorët me muzikën e tyre të lartë.
Klosi: Zhurmat janë si plehrat që të hedhin përpara derës
“Së pari përgëzoj “Shekullin” që e ka ngritur zërin kaq fort në ndihmë të qytetarëve për çështjen e zhurmave të padurueshme në bllok, në rrugën e Xh. Bush etj.. Është një rol që duhet ta luajnë në radhë të parë politikanët e shoqëria civile, por në gjendjen apatike ku ndodhen këta, të paktën kemi gazetën që na mbron.
Për mua zhurmat e larta janë një ndërhyrje në lirinë e tjetrit për të jetuar në paqe dhe qetësi, janë njësoj si plehrat që të hedhin përpara derës ose si një pallat që mund të ta ndërtojnë para dritares. Pra janë një zaptim i asaj hapësire që është e përbashkët dhe duhej të ishte paqësore. Ju e dini që ky vendi ynë është i mbushur me zaptues.
Në fakt janë vetëm një grusht këta zaptuesit në krahasim me shumicën e popullsisë që do të jetojë e qetë e në paqe. Mirëpo zaptuesit tanë kanë energji të jashtëzakonshme, ata po nuk i godite me forcë, me polici e me ligj, nuk rrinë urtë. Shikoni p.sh. si i kanë zaptuar trotuaret e bllokut dhe përreth bllokut mejhanexhinjtë.
Tani ata kanë zbritur me tavolinat dhe karriget e tyre në rrugë, duke na marrë ne të tjerëve hapësirën publike. Shikoni si po na zaptojnë përditë e më shumë vendet e parkimit me ca tabela të shtrembta, në mos po vetëm me karrige ose me gurë.
Unë nuk e di ku e gjejnë paturpësinë pronarët e mejhaneve dhe tavernave të vazhdojnë me zhurmat e tyre të larta megjithë këtë reagim publik. Me sa duket janë lidhjet e forta që kanë me x a y politikanë. Sa për çështjen se kush duhet të ndërhyjë, policia shtetërore ose ajo bashkiake, për mua kjo nuk ka rëndësi.
Në qoftë se shtetërorja nuk ndërhyn, megjithëse ligjet i ka të mjaftueshme, por ndoshta pse është e lidhur me pronarët e tavernave, atëherë duhet të ndërhyjë pa asnjë ngurrim policia bashkiake. Madje po të ndërhynte me vendosmëri, do të ngjallte simpatinë e qytetarëve që duan të jetojnë të qetë e që në këtë rast, siç e thashë, përbëjnë shumicën.
Reagon Komiteti Shqiptar i Helsinkit
Kanë kaluar më shumë se dy javë që kur gazeta “Shekulli” fillojë të publikojë shqetësime e banorëve të Tiranës, për muzikën e lartë të lokaleve apo zhurma të tjera urbane. Një nismë kjo që duhet thënë se nuk është mbështetur nga asnjë institucion, organizatë joqeveriate apo struktura të tjera të shoqërisë civile. Vetëm ditën e djeshme ka ardhur reagimi i parë.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit mbështeti publikisht nismën e “Shekullit” për publikimin e këtij problemi. Në letrën që po botojmë më poshtë KSHH i sugjeron organeve përkatëse shtetërore të marrin masa dhe të përcaktojnë rregullat për të mos lejuar cënimin e të drejtës kushtetuese të privatësisë.
Gjithashtu u sugjeron shtetasve se nëse në të ardhmen nuk do të merren masa për t’i garantuar të drejtën e tyre, t’i drejtohen organeve gjyqësore vendase, dhe po të jetë e nevojshme deri në Gjykatën Europiane të të drejtave të njeriut. Përbri është edhe një opinion i publicisti Ardian Klosi për këtë problem.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit mbështet shtetasit që vazhdojnë të ankohen për shqetësimet që u shkakton familjarëve të tyre muzika e lartë e sidomos në zonën e ish bllokut në Tiranë.
KSHH përshëndet gjithashtu redaksinë e gazetës “Shekulli” që në faqet e saj publikon këto ankesa, jo vetëm për të sensibilizuar opinionin e gjerë shoqëror, por edhe me synimin që organet përkatëse shtetërore të vlerësojnë seriozisht këtë problem.
KSHH është në dijeni se shqetësime të tilla ose të natyrave të ndryshme janë të pranishme edhe në lagje apo qytete të tjera të vendit. Fenomene të tilla janë në fakt cënim i së drejtës së privatësisë që mbron Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut dhe Kushtetuta e RSH-së.
Iniciativa ose konkurrenca e biznesit privat inkurajohen brenda normave që nuk cënojnë interesat e publikut si dhe të drejtat e ligjshme të individëve të veçantë. Në fushën veçanërisht të ndjeshme të mjedisit pretendimet se: “…Biznesi funksionon për të fituar…” se “…koha për ushtrimin e tij nuk mund të kufizohet…”, nuk justifikojnë cënimin e të drejtave të të tjerëve.
KSHH duke vlerësuar ankesat e drejta të shtetasve, mendon se shqetësimi që u shkaktohet familjarëve të tjerë nga muzika e lartë dhe zhurmat edhe në orët e vona të natës është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në jetën private ose banesën e individëve.
Duke e ndjekur këtë problem edhe më parë, me keqardhje konstatohet se ndërhyrjet e shtetit për stabilizimin e gjendjes janë jo vetëm të pamjaftueshme, por edhe me hope, të pjesshme, të pastudiuara dhe shpesh edhe tolerante.
KSHH e shikon të nevojshme që për këtë rast ti referohet qëndrimit konsekuent që Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (Gjykata e Strasbourgut) ka mbajtur lidhur me çështje të tilla ose të ngjashme me këto.
Kështu p.sh në çështjen Ruth Hatton & të tjerët kundër Mbretërisë së Bashkuar, në vitin 1993, tetë shtetas britanikë ju drejtuan kësaj Gjykate me kërkesën se ngritja dhe ulja e avionëve në zonat përreth aeroportit të Heathroë pranë Londrës, krijonte shqetësime serioze.
Në vendimin përfundimtar Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut vendosi t’i japë të drejtë kërkuesve lidhur me zhurmat e avionëve të cilët krijonin shqetësimet tek banorët përreth, u prishnin gjumin dhe qetësinë familjare duke e konsideruar si shkelje të të drejtës së privacisë, jetës familjare dhe të drejtës së banesës.
Gjithashtu Gjykata konkludoi se shteteve u kërkohet të minimizojnë sa më tepër ndërhyrjen ndaj të drejtave të shtetasve me qëllim që të preken sa më pak që të jetë e mundur të drejtat e njeriut.
Gjykata konstatoi gjithashtu se në këtë aspekt, shteti nuk arriti të bënte një balancë të drejtë ndërmjet mirëqënies ekonomike të Mbretërisë së Bashkuar, respektimit të jetës private dhe gëzimit efektiv të së drejtës për respektimin e banimit.
Si pasojë është shkelur neni 8 i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Në përfundim KSHH i sugjeron organeve përkatëse shtetërore të marrin masa dhe përcaktojnë rregulla për të mos lejuar cënimin e të drejtës kushtetuese të privatësisë.
Është e drejtë e shtetasve që në rast se edhe në të ardhmen nuk do të merren masa efektive për t’i garantuar të drejtën e tyre, t’i drejtohen organeve gjyqësore vendase, dhe po të jetë e nevojshme deri në Gjykatën Europiane të të drejtave të njeriut.
Banorët: Duam një ligj të ashpër për ndotjen akustike
Banorët kërkojnë që lokalet që punojnë gjatë gjithë natës të zhvendosen aty ku nuk i dëgjon askush
Banorët që kanë zgjedhur të jetojnë në zonën e ish-bllokut, thonë se janë penduar që kanë blerë shtëpi në këtë pjesë të Tiranës. Kasemi jeton prej më shumë se shtatë vitesh në një apartament në Rrugën “Dëshmorët e 4 shkurtit” dhe si shumë banorë të tjerë gjatë gjithë verës zhurmat e kanë shqetësuar atë dhe familjen e tij.
Në një intervistë të shkurtër për “Shekullin”, i moshuari tregon se detyrohet të rrijë në një vend të qetë deri sa të kthehet qetësia në lagjen ku banon. Në pallatin ku banon Kasemi janë larguar tre familje vetëm nga muzika e lartë e lokaleve të natës.
Dëgjohet muzikë e lartë në apartamentin ku ju banoni? Muzika dëgjohet shumë. U bënë më shumë se pesë vjet që jetoj në një apartament këtu në Rrugën “Dëshmorët e 4 shkurtit” dhe muzika e lokaleve vazhdimisht na ka shqetësuar, sidomos gjatë verës.
Jam i moshuar dhe shkoj për të fjetur herët, por nuk më zë gjumi nga zhurmat që krijohen si nga muzika e lartë ashtu dhe lëvizjet e makinave. Ne erdhëm për të banuar në këto zonë para disa vitesh, sepse ishte vend i qetë, por tani është kthyer në një zonë shumë të zhurmshme.
Në pallatin ku banoj unë kanë ikur tri familje vetëm nga zhurmat dhe kanë blerë shtëpi diku nga periferia e Tiranës. Unë detyrohem dhe dal për ndonjë kafe deri vonë në një zonë më të qetë dhe pastaj kthehem në shtëpi.
Po gjatë këtyre ditëve është qetësuar situata?
Po bëhet një javë që lokalet e kanë kufizuar orarin e punës. Tani i kam dëgjuar të punojnë deri në orën 23:00 dhe disa raste pas kësaj ore.
E kam ndjekur çdo ditë gazetën tuaj dhe keni bërë një punë të madhe, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të sensibilizohen si pronarët e lokaleve ashtu dhe policia që duhet të ndërhyjë.
Por shpresoj që të mos vazhdojë përsëri siç ka qenë para dy javësh, ku nuk guxoje të hapje dritaren sepse muzika ishte ngritur në kupë të qiellit.
Si mendoni se mund të zgjidhet kjo situatë?
Personalisht nuk jam kundër muzikës, por çdo gjë duhet të ketë një kufi. Kam jetuar dhe jashtë Shqipërisë, por kurrë nuk shqetësohen banorët siç ndodh këtu. Duhet që Parlamenti në një seancë më të afërt të miratojë një ligj shumë të ashpër për ndotjen akustike në qytet, sidomos në zonat që janë shumë të populluara.
Të këtë rregulla të qarta për punën e tyre si dhe për vendet ku ato duhet të punojnë gjithë natën. Një lokal që punon gjatë natës është i vendosur në periferi dhe nuk shqetëson njeri le të punojë pa ndërprerje. Ne nuk jemi kundër pronarëve të lokalëve, por jemi kundër muzikës së lartë në orët e vona.

Zhurmat, qytetarët: Më në fund po shohim policë
Disa lokale bien në qetësi, të tjerët ende muzikë me volum të lartë
Në zonën e ish-bllokut, pjesa më e madhe e lokaleve ushtrojnë aktivitetin e tyre edhe pas orës 00:00, ndonëse Bashkia e Tiranës që prej vitit 2007 thotë se nuk ka dhënë asnjë leje për ushtrim aktiviteti 24 orë. Megjithatë, shqetësimi i banoreve nuk është aktiviteti i lokaleve po zhurma që shkakton muzika e lartë që luajnë ato.
Ky problem është ngritur nga banorët, në Policinë Bashkiake, në Policinë e Rendit dhe kohët e fundit edhe në faqet e gazetës “Shekulli” por vetëm. Banorët thonë se ky problem vazhdon prej vitesh por vetëm ditët e fundit janë vendosur patrulla policësh në zonën e ish-bllokut, të cilët i sheh deri në orët e para të mëngjesit.
Një nga banorët ka pranuar të flasë për “Shekullin” por pa dashur të bëjë të ditur emrin e plotë. A. L banues në një pallat në rrugën “Dëshmorët e 4 shkurtit” tregon se muzika e lartë e lokaleve ka qenë një problem i madh jo vetëm gjatë verës por edhe në këto ditë të fundit të shtatorit. I moshuari që nuk preferon të flasë me emrin e tij tregon se gjatë ditëve të fundit muzika e lokaleve ka qenë më e ulët dhe nuk ka vazhduar më vonë se ora 23:00.
Muzika e lartë e lokaleve ka qenë shqetësuese gjatë këtyre ditëve?
Po bëhet një javë që volumi i muzikës është ulur dhe tani këtu është më qetë. Gjatë verës ka qenë me të vërtetë një zhurmë e madhe sepse këtu janë disa lokale që ushtrojnë aktivitet gjatë natës.
Që nga mesi i javës që kaloi e deri më sot që po flasim, muzika vazhdon deri në orën 23:00. Klientët e lokaleve futen brenda dhe muzika nuk është shumë shqetësuese siç ishte disa javë më parë.
Jeni ankuar në Polici?
Disa banorë janë ankuar dhe si Policia Bashkiake dhe ajo e Rendit kanë ardhur më shpesh këto ditët e fundit. Këtu në Rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit” janë rreth pesë banorë që janë zgjedhur për të përfaqësuar komunitetin dhe ata kanë lajmëruar policinë.
Pas shumë ankesave dhe trajtimit në media të çështjes, pronarët e lokaleve kanë vendosur që muzikën ta ndërpresin në orën 23:00. Më parë, sidomos gjatë verës, lokalet këtu qëndronin hapur deri në 02:00, pas mesnate.
Banorët ankohen jo vetëm për muzikën e lartë, por edhe për zhurmën e makinave dhe motorëve. Një familje u largua gjatë verës vetëm nga muzika e lartë. Shiti shtëpinë dhe bleu një tjetër në një zonë më të qetë.
Po policia ka ardhur për të vendosur qetësinë?
Policët unë i shoh çdo natë të rrinë rreth lokaleve, sepse ata ruajnë dhe jashtë ambienteve të tyre. Është një patrullë që shërben që nga “Garda e Republikës” e deri në mbarim të rrugës “Dëshmorët e 4 shkurtit”.
Policët filluan të patrullonin që kur gazeta “Shekulli” e ngriti si problem muzikën e lartë në lokalet e natës. Por pas orës 23:00 të natës zhurma shqetësuese për banorët nuk ka. Tani fillon dhe koha bëhet me e ftohtë dhe klientët e lokaleve qëndrojnë brenda, duke mos krijuar zhurma.

dt. 30 shtator
Zhurmat, policia e rendit apo bashkiake? Problemi duhet zgjidhur
Mireta Boleteni, banuese në rrugën “Ismail Qemali” si shumë fqinj të saj ankohet për muzikën e lartë të lokaleve
Prej sa kohësh vazhdon problemi i zhurmave në lagjen ku banoni?
Aty ku jetoj unë, ky shqetësim vazhdon prej pesë vitesh dhe është i përditshëm. Zhurmat të krijuara nga muzika e lartë kanë krijuar një stres të vërtetë tek banorët, të cilët kanë blerë shtëpi aty për të qenë të qetë.
Pronarët e tyre nuk mendojnë fare që përreth ka banorë që mund të kenë probleme të ndryshme. Ka njerëz që nuk duan të dëgjojnë muzikën e lartë të lokalit, por duan të rrinë në qetësi.
Ajo muzikë çuditërisht depërton dhunshme nëpër banesat tona dhe sjell një dridhje xhamash që na shqetëson. Brenda në apartament në darkë nuk arrin as të dëgjosh zërin e televizorit sepse e mbyt muzika e lartë. Detyrohemi që të ngremë volumin e televizorit që vetëm të mos dëgjojmë muzikën që vjen nga jashtë.
Po përveç muzikës së lartë çfarë shqetësimesh të tjera keni?
Të bërtiturat e klientëve që janë të dehur, janë akoma më shqetësuese në ato orë të vona, kur të gjithë banorët janë në gjumë.
Nuk është një muzikë e këndshme dhe kjo kur përzihet me ulërimat e klientëve të krijon një gjendje stresi. Zhurma e motorëve kur ndizen në dy të natës, gjithashtu janë problem.
A ka ndikuar kjo situatë në gjendjen tuaj shëndetësore?
Kemi filluar të bëhemi nervozë dhe të grindemi me njëri- tjetrin. Vijmë në darkë apo në drekë në shtëpi për tu qetësuar dhe përballemi me muzikën e lartë të lokaleve. Janë ca lokale ku që në drekë kanë një muzikë të bezdisshme.
Ne jemi bërë nervozë si njerëz, sepse stresi grumbullohet dhe do shkarkuar diku. Ngrihesh në mesnatë për një nevojë personale dhe nga muzika e lartë që ti dëgjon detyrohesh të rrish zgjuar deri në mëngjes.
Jeni ankuar për shqetësimin që keni?
Jemi ankuar disa herë. Policët e Rendit i tremben ballafaqimit me pronarët dhe ia kalojnë topin Bashkisë.
I kemi bërë peticione Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Brendshme. Në fakt, në vitin 2003 me sa di unë, është vendosur që problemin e lokaleve të natës duhet ta menaxhojë Bashkia e Tiranës, por kjo nuk e përjashton Ministrinë e Brendshme që të veprojë brenda kompetencave që i njeh ligji.
Forcat e Rendit duhet të ndërhyjnë sepse ato nga emri që kanë duhet të merren me ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike. Në fund janë policët e rendit që ekzekutojnë vendimet dhe vendosin para përgjegjësisë personat që shkaktojnë ndotje akustike.
Ministria e Brendshme ia kalon me lehtësi topin Bashkisë. Situata nuk duhet të zgjasë shumë dhe sepse banorët duan qetësi. Nga ana tjetër, policia bashkiake ka vetëm të drejtë të bëjë një denoncim siç e bëjnë gjithë qytetarët.
Si mund të zgjidhet ky problem?
Unë mendoj se banorët duhet të bëjnë një padi penale për prishje të qetësisë publike. Kjo çështje i ka kaluar kufijtë e Policisë Bashkiake, sepse ajo kaq ka mundësi të bëjë.
Kam idenë se situatën në dorë duhet ta marrë Ministria e Brendshme dhe Prokuroria që të gjithë ato persona që kanë shkelur ligjin të përgjigjen dhe të dëmshpërblejnë njerëzit e sëmurë. Unë njoh shumë njerëz që janë vizituar tek psikiatri dhe problemet iu kanë ardhur vetëm nga muzika e lartë.
Të huajt që jetojnë në ish- Bllok kanë mbetur të habitur, pasi thonë që kjo nuk ndodh në asnjë kryeqytet të botës, as në Afrikë. E çuditshme është kur në këto lokale merr pjesë dhe ndonjë deputet që është ulje për ta të frekuentojnë lokale që shqetësojnë banorët. Në fund doja të thoshja që duhet përgëzuar iniciativa që ka marrë gazeta për të sensibilizuar organet përgjegjëse që t’i japin fund kësaj situate.
Zhurmat, Selenica: Lokalet të na paguajnë për dëmin
Përgatitet padia civile ku banorët e dëmtuar kërkojnë dëmshpërblim nga pronarët e lokaleve të natës pranë Parlamentit
TIRANË- Geront Selenica ka ndërmarrë hapin e radhës, për ruajtjen e qetësisë në bllokun e banesave në lagjen e tij. Ditën e djeshme ka depozituar pranë Prokurorisë së Rrethit, një kallëzim penal ku kërkon mbylljen e dy lokaleve verore “Living Room” dhe “Folie”. Por sipas Selenicës ky është vetëm hapi i parë i një beteje të gjatë. Së shpejti një grup banorësh do të depozitojnë një padi civile, në Gjykatën e Tiranës. Ai shpjegon se një grup avokatësh do të shqyrtojnë ngërçin e ligjit dhe më pas do të kërkojnë dëmshpërblim për dëmin që u është shkaktuar banorëve nga muzika e lartë e këtyre lokaleve.
Z. Selenica cili është hapi i radhës që keni ndërmarrë për të vendosur qetësinë në lagjen tuaj?
Unë sot bëra padi penale, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor këtu në Tiranë. Ndërkohë një grup tjetër qytetarësh po përgatisin padinë civile. Janë banorë të lagjes, të Torre Drin dhe pallateve këtu pranë. Hapi i dytë i protestës qytetare do të jetë ballafaqimi i avokatëve tanë me ligjet. Qeveria dhe komisioni i ligjeve thonë se ekzistojnë gjithë draftet ligjore, por nuk vepron Bashkia e Tiranës. Bashkia e Tiranës dhe Policia Bashkiake thonë të kundërtën. Sipas tyre baza ligjore nuk është e plotë. Ne kemi një ekip ekspertesh dhe juristësh për të verifikuar nëse kjo bazë ligjore është e plotë apo jo.
Çfarë do të ndodh pas kësaj?
Ne do të zhvendosim betejën tonë ligjore në Parlament. Sigurisht kjo do të ndodhë pasi lokalet të na paguajnë për dëmin që na kanë shkaktuar. Këtë çështje duam ta zgjidhim më themel për gjithë Republikën, jo vetëm për lagjen tonë.
Dhe sa mendoni se është shifra e këtij dëmshpërblimi për dëmin që ju kanë shkaktuar?
Është çështje ekspertësh. Ata do të vendosin se sa do të jetë dëmshpërblimi. Ky është fillimi i kallëzimeve penale dhe i padive civile.
Në rezidencën “Torre Drini” ndodhen dy ambasada si dhe banojnë një numër i madh diplomatësh nga e gjithë bota
Banorët i kërkojnë ndihmë Ministrisë së Brendshme
TIRANË- Përveç ankesa dhe peticioneve që ka bërë në Bashkinë e Tiranës, për zhurmat të shkaktuara nga muzika e lartë e lokaleve të natës, Administrata e “Torre Drini” iu është drejtuar dhe Ministrisë së Brendshme. Të nxitur dhe nga banorët që jetojnë në Rrugën “Abdi Toptani”, pikërisht brenda kompleksit “Torre Drin”, kjo administratë ka kërkuar ndihmën e dikasterit të Rendit për të mos lejuar muzikën e lartë të lokaleve në orët e vona të natës, me pretendimin e prishjes së qetësisë publike. Letra është nisur që në javën e parë të muajit korrik të këtij viti, bashkë me letrën ankimuese të një funksionareje të Ambasadës Italiane në Shqipëri, e cila banon në godinën “Torre Drini”. “Në afërsi të Kinema Millenium është hapur një disko verore “Folie”, që me muzikën e saj që në orët e mëngjesit (4-5 të mëngjesit) po shqetëson të gjithë banorët në këtë zonë. Administrata jonë iu është drejtuar dhe Policisë bashkiake në qershor të këtij viti, por kjo e fundit nuk është marrë me asnjë masë dhe problemi vazhdon duke kërkuar një zgjedhje imediate. I drejtohemi autoritetit tuaj që me gjithë forcë që ligji iu jep në mbrojtje të interesave të qytetarëve, të ndërhyni në mënyrë efektive për zgjidhjen e kësaj situate” thuhet në letrën ankimuese të Administratës së “Torre Drin” që i drejtohet Ministrisë së Brendshme disa ditë më parë. Banorët që jetojnë pikërisht në apartamentet e “Torre Drinit” shprehen se ato kanë vendosur të jetojnë në këtë pallat, nisur nga niveli i lartë i sigurisë dhe i qetësisë që ishte në fillim, pa menduar se situata do të ndryshonte më vonë. Në godinën “Torre Drini” ndodhen katër ambasada si dhe banojnë një numër i madh i funksionarëve të ambasadave të vendeve të ndryshme që janë të akredituara në vendin tonë. Por përveç diplomatëve të huaj në këtë godinë jetojnë dhe zyrtarë të organizmave ndërkombëtarë që janë me mision në Shqipëri. Dy funksionare të ambasadave iu janë drejtuar personalisht Bashkisë së Tiranës, për të zgjidhur problemin e muzikës se lartë. Atasheu kulturor britanik Clare Saeas dhe sekretarja e parë për çështjet e tregtisë e Ambasadës Italiane, Raffaella Valentini banuese në kompleksin “Torre Drini” kanë depozituar në mënyrë individuale dy letra në të cilat shprehin shqetësimin e tyre në lidhje me muzikën e lartë që luhet në lokalin “Folie”. Diplomatët kërkojnë që të zgjidhet përfundimisht problemi i zhurmës, përndryshe ato mund të vendosin të zgjidhin kontratat e qerasë me “Torre Drini”. Fatjon Cuka
Zhurmat, kallëzim penal për “Folie” dhe “Living Room”
28 shtator
Banorët do të depozitojnë paraditen e sotme kallëzimin në prokurori për veprën penale prishje të qetësisë publike
TIRANË- Banorët e pallateve pranë “Living Room” dhe “Folie” kanë përgatitur ditën e djeshme një kallëzim penal që do ta dorëzojnë sot në Prokurorinë e rrethit Tiranë në lidhje zhurmat shkatërruese që po i shqetësojnë çdo natë.
Ata kanë kontaktuar disa herë me përfaqësuesit e policisë së rendit, asaj bashkiake si dhe zyrtarë të lartë shtetërorë por askush prej tyre nuk ka mundur që t’i japë zgjidhje. Në këto kushte banorët kanë ndërmarrë aktin e fundit, atë të kallëzimit penal.
Të kontaktuar nga “Shekulli”, banorët e rezidencës “Torre Drini” shpjeguan se kallëzimi që do të depozitohet sot në prokurori bazohet në nenin 274 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Në këtë nen përkufizohet prishja e qetësisë publike dhe tregohet qartë se krijimi i zhurmave shqetësuese është kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Si provë banorët do të depozitojnë dëshmitë e tyre për vite të tëra stres të shkaktuar nga zhurmat e lokaleve.
Madje ata kanë kërkuar që të gjithë njerëzit që banojnë në atë zonë dhe që kanë shqetësime nga zhurmat e larta të lokaleve gjatë natës të bashkohen në këtë nismë dhe të japin dëshmitë e tyre për stresin që po kalojnë.
Banorët kanë pohuar se kanë kontaktuar disa herë me pronarët e lokaleve por pa asnjë rezultat. Madje ata kanë dërguar edhe letra tek krerët më të lartë të shtetit si kryeministri Berisha, kryebashkiaku i Tiranës Rama apo kryetarja e parlamentit Topalli. Letra të veçanta janë dërguar nga ambasadorët e Kroacisë dhe Rumanisë por sërish asnjë zgjidhje.
Diplomatë të tjerë janë bashkuar në këtë shqetësim duke i kërkuar shtetit shqiptar të njëjtin trajtim që marrin diplomatët tanë në vendet e huaja por në të gjitha rastet nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Dy ditë më parë, biznesmeni Geri Selenica ka njoftuar krerët e policisë për situatën e rëndë të zhurmave dhe përgjigjja që ka marrë është se lokaleve u është dhënë leje deri në orën 02.00 të natës. Por edhe pas kësaj ore lokalet “Living Room” dhe “Folie” kanë vazhduar të mbajnë muzikën e lartë duke kthyer të gjithë zonën në një disko gjigante.
Neni 274 Prishja e qetësisë publike
Hedhja e gurëve apo sendeve të tjera në banesën e shtetasit, krijimi i zhurmave shqetësuese si, me anë të shkrepjes së armëve apo plasjeve të ndryshme, të përdorimit jashtë rregullave të sirenave të automjeteve, apo çdo lloj tjetër sjelljeje të papëlqyeshme, në rrugë, sheshe e vende publike, që cenojnë dukshëm qetësinë e moralin apo tregon mospërfillje të hapët për mjedisin, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.
“Living Room” betonon kalanë e Tiranës
TIRANË- Paraditen e djeshme “Folie” ka nisur ndërtimin e një lokali tjetër, shumë pranë atij ekzistues.
Banorët e zonës që kanë kontaktuar me pronarët e “Folie” pohuan se bëhet fjalë për një lokal që do të funksionojë edhe në dimër pasi lokali aktual është vetëm për në verë.
Do të jetë një lloj çadre e mbuluar dhe brenda saj do të zhvillohet sërish aktiviteti i “Folie”. Por ky lokal ka një problem jo të vogël. Ndërtimi ndodhet në zonën e mbrojtur nga Instituti i Monumenteve të Kulturës pasi aty janë rrënojat e kalasë së Tiranës. Ky monument kulture është zbuluar së fundmi dhe ende nuk dihet se sa shtrihet nën tokë.
Pikërisht mbi të, paraditen e djeshme, është hedhur beton që do të jetë edhe themeli i lokalit të ri. “Shekulli” publikon sot foton e betonieres pikërisht mbi monumentin e kulturës…
Lokali “Living Room” ndodhet në rrugën “Xhorxh Bush” në kryeqytet në një ndërtesë dykatëshe. Ai ka nisur punë në këtë zonë në fund të vitit 2004 dhe si pronari i lokalit njihet zoti Blendi Bombaj. Fillimisht lokali ka marrë leje për bar-restorant por më pas është shndërruar në pub.
Eshte nje nga lokalet qe perhap zhurme ne nje rreze shume te gjere me banore qe nuk munden te flene naten. Muzika eshte shurdhuese, ne nje nivel, qe nese nuk jeton vete ne ate zone nuk e beson dot.
Vec te tjerash Living Room eshte lokali i nate si preferuar nga politikanet. Te gjithe banoret i shohin makinat dhe truprojat e tyre, por vetem nje prej tyre eshte aq i guximshem sa te na thote duke u identifikuar emrat e politikaneve qe :kotribuojne” ne zhurmat e nates ne lokalet ne zona te populluara.
Sipas Ilir Sopotit, banor i zonës, në këtë lokal janë parë shumë shpesh ish-ministri Blendi Klosi dhe ministri aktual Sokol Olldashi. “Unë e kam parë personalisht shumë herë në orët e vona të natës Z. Blendi Klosi duke dale nga “Living Room” dhe kam parë edhe fuoristradën e tij të deputetit (Mitsubishi ngjyre blu) të parkuar në rrugicën “Myrteza Kelliçi”. Persona të tjerë më kanë thënë se ai është përnatë në lokal.
Ndërsa thuhet se duke filluar nga Shtatori 2005 dhe deri me sot është parë vazhdimisht ta frekuentoje këtë lokal edhe Z. Sokol Olldashi”,- thotë Ilir Sopoti. I kontaktuar nga “Shekulli” për këtyë gjë Blendi Klosi ka pohuar se nuk është më klient i atij lokali. “E kam frekuentuar kohë më parë por tani jo më. Kam kohë që nuk shkoj aty dhe nuk kam asnjë lidhje me këtë lokal”,- tha Klosi. Ndërkohë Sokol Olldashi nuk i është përgjigjur telefonave dhe sms-ve të gazetarëve të “Shekullit”.
Në maj 2005 “Living Room” nisi zgjerimin duke kryer punime në tarracën e ndërtesës dykatëshe. Aty u vendosën konstruksione metalike dhe pedana, karrige, tavolina dhe bokse të mëdhenj muzike. Sipas banorëve, në këtë kohë nisi edhe stresi i lokalit. Pak muaj më pas banorët i kanë dërguar letra edhe kryeministrit Berisha por pa marrë asnjë përgjigje. Në muajt prill dhe maj të vitit 2006 në këtë lokal u kryen punime shtesë por asnjë institucion nuk reagoi. Edhe sot lokali vazhdon që të punojë në dy kate, pjesën brenda dhe tarracë, pa pasur leje për të qëndruar hapur pas orës 23.00 dhe aq më tepër pa pasur leje për të mbajtur muzikën e lartë.

Rrefimi i banorit qe ka pese vjet qe ankohet ne te gjitha instancat e shtetit por pa marre asnje here pergjigje per zhurmat.
z.Ilir ju ankoheni se prej disa vitesh shqetësoheni nga zhurmat e shkaktuara nga një lokal nate që ndodhet pranë shtëpisë suaj, si qëndorn ky problem?
Unë banoj në rrugën Xhorxhi Martini përballë parlamentit. Këtu pranë kemi lokalin “Living Room”, prej disa vitesh thuajse çdo natë, mbajnë muzikë me zë të lartë. Bisedat, fillojnë nga ora 22-23 e natës dhe përfundojnë nga ora 03.00 deri në 05.00 të mëngjesit. Përpiqem të shkoj sa më vonë në shtëpi por ështe e pamundur të flesh. Ndihen dridhje në shtëpi nga volumi i lartë i muzikës. Zhurma ështe shumë shqetësuese për njerëzit në një rreze deri 200 metra larg. Zhurmat në këtë lokal kanë filluar që në Nëntor – Dhjetor 2004 por për arsye se nuk ishin aq shqetësuese per mua mendova se ata qe e kishin problem do te ankoheshin dhe do ta zgjidhnin. Se banorët e lagjes ishin ankuar por askush nuk ia kishte marrë parasysh. Kishin shkuar t’i ankoheshin njërit nga bashkëpronarët e “dukshem” por ai dhe nena e tij i kishin përzënë brutalisht. Po kështu ka pasur raste kur banorët u kishin prerë furnizimin me energji elektrike ose u kishin prishur pompen e ujit, etj., por ky lokal kishte vazhduar punë normalisht.
Po për sa i përket organeve të rendit, pushtetit qëndror apo lokal, i jeni drejtuar ndonjerit prej tyre?
Unë kam disa vite që e kam trajtuar këtë problem duke iu drejtuar jo nga një herë por disa herë të gjitha organeve që t’ përmende më sipër. I jam ankuar edhe zotit Kryeministër, por ai ia dërgoi çështjen prefektit dhe prefekti ia dërgoi policisë së ndërtimit, duke mos gjetur zgjidhje asnjëherë. Jam ankuar edhe në Minisrinë e Mjedisit, Komisariatin nr.2, Bashkinë e Tiranës, Institutit të Shëndetit Publik, etj. Këtë e kam bërë direkt por edhe me postë pasi, një pjesë e tyre nuk pranonin ta protokollonin. Asnjë nga organet e mësipërme nuk ka marrë masa për përmirësimin e gjëndjes në lagjen tonë. Deri në vitin 2006 kam punuar në minstrinë e Mjedisit, në vitin 2005 na është kërkuar një program për 100 ditët e para të qeverisjes së Kryeminstrit Berisha, ku unë propozova që të hartohej një ligj për zhurmat urbane. Mirë që nuk ma moren parasysh po një funksionar i kësaj ministrie që ka lidhje me pronarët e “Living Roomit”, më ka thënë, “Unë e di se përse e propozon ti këtë, se do të mbyllësh aktivitetin e “Living Roomit”.
Po nga Kryeminstri Çfarë përgjigje moret?
Atij i jam drejtuar me një letër në 22 Tetor 2005, ku i parashtroja të gjitha sa u thanë më lartë për “Living Room-in” duke i përmendur edhe korrupsionin dhe bashkangjitur ankesën, e firmosur nga 22 persona pjesa më e madhe e të cilëve ishin kryefamiljarë. Jo që nuk mora përgjigje por, problemin tim ia kishin dërguar Prefektit, por edhe ky ia kishte dërguar Policisë Ndërtimore. Për të gjitha këto veprime me mbajtën në kontakt me letra por për sa i përket problemit asgjë nuk u zgjidh.
Pak më lartë më thatë që një pjesë të ankesave i keni dërguar me postë dhe jo direkt, përse?
Ankesen e kam dërguar shoqëruar edhe me firmat e banorëve të lagjes, në Komisariatin Nr.2, Drejtorisë së Policisë së qarkut Tiranë, Ministrisë së Rendit, Agjencisë Rajonale të Mjedisit , Inspektoriatit, Ministrisë së Mjedisit, Bashkisë së Tiranës, etj. Me postë ia ka dërguar Komisariatit nr.2 dhe Drejtorisë së përgjithshme të Policisë pasi nuk pranuan ta protokollojnë. Kishin shkuar ata të Agjencisë Rajonale të Mjedisit dhe më vonë vetë Kryeinspektori, siç me tregoi, dhe ju kishte thënë atyre të “living Room” se do t’u vendoste gjobë. Mirëpo të nesërmen më tregoi se një funksionar Ministrisë së Mjedisit kishte ndërhyrë për mos vënien e saj.
Po me pronarët e lokalit a jeni përpjekur të kontaktoni?
Kemi kontaktuar por pa zgjidhje. Mua me çduti fakti se megjithëse ka shumë ankesa për këtë lokal, kam parë që ai frekuentohet nga politikanë të lartë, si deputeti Blendi Klosi, ministri Sokol Olldashi, etj. Madje një herë ka qenë edhe kryeministri Berisha. Ky i fundit ka qënë kur ministri Olldashi festoi ditëlindjen në këtë lokal, aktiviteti është pasqyruar në faqet e RD-së.
Si mendoni ta zgjidhni këtë çështje? Vetëm me gjyq. Duhet hapur një process gjyqësor. Me sa di unë ky lokal ka pasur aktivitetin e tij në zonën e “Shallvareve”, por dikush e hodhi në gjyq dhe me vendim gjykate u zhvendos nga aty. Këtë duhet të bëjmë edhe ne, duhet të ngrihen të gjithë banorët e lagjes.

Lokalet që kanë bërë zhurmë natën e djeshme
“Magic 4″, “Baroque”, “Folie” dhe “Living Room” kanë mbajtur muzikën në nivel shumë të lartë deri në mëngjes
TIRANË- Mesnata mes së premtes dhe të shtunës ka shndërruar pothuajse të gjithë Tiranën në një disko gjigante. Lokalet e zonës së ish-bllokut i janë rikthyer ritmit normal të muzikës së lartë dhe ahengut që i ka karakterizuar për muaj me radhë. E njëjta situatë është ndjerë edhe në zonën e përballë Parlamentit. Banorë të ndryshëm të kryeqytetit kanë telefonuar në redaksinë e “Shekullit” duke denoncuar raste zhurmash të forta pothuajse në të gjithë Tiranë e re.
Në zonën e bllokut zhurmat më të mëdha janë shkaktuar në rrugën “Ismail Qemali”. Lokalet “Magic 4″ dhe “Baroque” kanë mbajtur nivelin e lartë të zhurmave edhe disa orë pas mesnatës. Zhurmat e tyre forcoheshin edhe më shumë sa herë që hapeshin dyert e lokalit. Dhe në zonën përballë këtyre lokaleve ndodheshin dhjetëra njerëz të vendosur në rrugë që vazhdonin ahengun e nisur brenda.
Vetëm dhjetë metra më larg qëndronin efektivët e policisë bashkiake të kryeqytetit, të cilët nuk kanë marrë asnjë masë për të ndaluar zhurmat, qoftë edhe duke u thënë lokaleve që të ulin nivelin. Policët bashkiakë kanë qëndruar deri rreth orës 01.30 dhe më pas janë larguar në një rrugicë tjetër të bllokut, aty ku nuk kishte pothuajse fare zhurmë pasi lokalet e hapura mbanin nivel të ulët muzike. Zhurmat e larta kanë vazhduar deri rreth orës 04.00 të mëngjesit.
E njëjta situatë është hasur edhe në zonën përballë parlamentit. Lokalet “Living Room” dhe “Folie” kanë mbajtur një nivel tepër të lartë zhurmash. Të dy këto lokale kanë shfrytëzuar tarracat e tyre dhe muzika është shpërndarë në një zonë me rreze 300 metra. Banorët e pallateve përreth kanë kontaktuar me pronarët e tyre duke i kërkuar që të ulin muzikën por kanë marrë përgjigje negative. Muzika në këto dy lokale ka vazhduar në nivele shumë të larta deri në orën 04.30 të mëngjesit. Në asnjë rast policia bashkiake dhe ajo e rendit nuk kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23721. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23721

BE shtyn përsëri shqyrtimin e aplikimit të Shqiperisë Shtyhet serish shqyrtimi i kandidatures se Shqiperise nga diplomatet e Bashkimit Europian. Megjithese Presidenca Suedeze e kishte perfshire ne axhenden e diskutimeve te komitetit te perfaqesuesve te perhershem te vendeve antare, shqyrtimi i aplikimit eshte hequr nga axhenda per shkak se Gjermania ka kerkuar me shume kohe. Sipas burimeve konfidenciale, duke ju referuar nje ligji te ri te imponuar nga Gjykata Kushtetuese si kusht per ratifikimin e Traktatit te Lisbones, diplomatet gjermane kane shpjeguar ne takim se ende nuk jane te qarte nese duhet respektuar Bundestag perpara se te shprehet qendrimi per aplikimin e Shqiperise.
Ne nje rast te tille, shqyrtimi i kandidatures do te shtyhej per me shume se nje muaj, pasi mbledhja e pare e Dhomes se Ulet te parlamentit gjerman eshte ne fund te tetorit.
Shqiperia aplikoi per statusin kandidat 6 muaj me pare dhe komisioni pret driten e gjelber nga Keshilli i BE-se per te nisur perpilimin e opinionit mbi gadishmerine e vendit per te marre statusin kandidat.
Ne kete faze te procesit, dhenia e mandatit ndaj Komisionit nuk kerkon diskutime ne nivel te larte perfaqesimi te vendeve antare.
Me t’u miratuar ne Komitetin e perfaqesuesve te perhereshem, Keshilli i pare i ministrave europiane qe do te mbahet pas ketij takimi do te komunikoje dhenien e pelqimit mbi kandidaturen, pa diskutime te metejshme, ne menyre qe Komisioni te nis procesin teknik me dergimin e pyetsorit qindrafaqesh ndaj autoriteteve shqipetare.

TIRANË- Austria do mbështesë rrugën e Shqipërisë drejt Komuniteti Europian, por më parë vendi duhet të ece në rrugën e duhur për plotësimin e reformave. Kështu është shprehur ministri i Jashtëm austriak, Michael Spindelegger, gjatë një konference për shtyp mbajtur së bashku me ministrin e Jashtëm, Ilir Meta. “Austria mbështet Shqipërinë në rrugën e saj integruese. Por Shqipëria duhet të bëjë një rrugë të mirë për të plotësuar reformat dhe procedurat për të arritur këtë objektiv”, tha Spindelegger. I pyetur për aplikimin e Shqipërisë në BE, ai deklaroi se procesi për vizat nuk është mbyllur dhe se Shqipëria do të respektohet si çdo vend tjetër, por për këtë nevojitet ende punë.
PE: Shqipëria ‘përfshihet në listë’, vizat ‘pas plotësimit të kushteve’
BRUKSEL – Komiteti i Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian votoi sot me shumicë votash projektligjin e KE për përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e liberalizimit të vizave. Nga 51 deputetë, vetëm 8 votuan kundër këtij projektligji.
Komiteti votoi për të përfshirë brenda fushëveprimit të këtij ligji që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të cilat kanë perspektivën e hyrjes në BE.
Mediat e huaja informojnë se nga marrëveshja e lehtësimit të lëvizjes së lire në vendet e Bashkimit Europian përpos tre shteteve që diheshin Maqedoni, Serbi, Mali i Zi janë përfshirë edhe Shqipëria e Bosnje-Hercegovina.
Por ndersa per tre te parat liberalizimi behet me 1 janar te vitit qe vjen, per dy te fundit, heqja e vizave do të bëhet në varësi të përmbushjes me integritetit të dokumentit të menaxhimit të kufijve dhe zbatimit të ligjit. Komiteti gjithashtu miratoi hapjen e një dialogu të vizave me Kosovën në mënyrë që të krijojnë një “hartë e liberalizimit të vizave të ngjashme me të tjerët.
Eurodeputetja Sarah Ludford u shpreh se “i kemi dërguar një sinjal shumë të fuqishëm Parlamentit Europain në mbështetje të udhëtimit të lirë për të gjithë njerëzit e Ballkanit Perëndimor me një riorganizim të formaliteteve ligjore.
Por duhet theksuar se heqja e vizave mund të ndodhë në praktikë vetëm kur këto vende të përmbushin standardet e nevojshme të sigurisë. “Iu bëj thirrje qeverive dhe qytetarëve të Shqipërisë dhe Bosnjes që të përmbushin me shpejtësi kushtet e BE-së”, shtoi ajo.
“Në Kosovë, unë shpresoj se ne mund të gjejmë një zgjidhje, e cila është pragmatike në avancimin e perspektivës që kosovarët gjithashtu të arrijnë lehtësimin e vizave dhe liberalizimin pastaj”, përfundoi Ludford.
Pati shumë debate, vecanerisht me zonjen Bildt, bashkeshorten e ministrit te Jashtem suedez Karl Bildt, e cila votoi kunder raportit por qe e argumentoi kete qendrim si sjellje dashamirese ndaj qytetareve te Bosnjes e Shqiperise.
“Diferenca mes nesh e raportueseve eshte se ne duam te jemi te sinqerte me keta njerez e jo t’i zhgenjejme ata”, nenvizon Bildt. Ne 19 tetor raporti per liberalizimin e vizave me Ballkanin do te votohet ne Komitetin e Ceshtjeve te Lirise, Drejtesise e Sigurise ne Parlamentin Europian.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23715. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23715

Arkivi i Shtetit: ditë të mira, ditë të errëta Kremtohet sot përvjetori i 60-të i AQSH-së. Prezantohet një muze i vogël për historinë e administratës së shtetit shqiptar.
Viti ‘44 ndan kohët para dhe pas humbjes së kulturës administrative, zhdukja e nëpunësisë së vjetër dhe futja e partizanizmit në standartet e komunkimit zyrtar
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave feston sot 60-vjetorin e Arkivit Qendror Shtetëror. Me këtë rast, bëhet përurimi i muzeut dhe i ekspozitës “60 vjet Arkiv”, veprimtaria e institucioneve shqiptare jepet në mënyrë kronologjike.
Aktiviteti i dytë është nesër, përurimi i godinës së re arkivore të ASHV Durrës. Drejtorja e Përgjithshme e Arkivave, prof. as. dr Nevila Nika, beson te filozofia e shpallur në fletëpalosjet e përgatitura për këtë rast, se arkivi është mirëqeverisje.
Në këtë intervistë ajo flet edhe për dy aspekte të (keq) trajtimit të dokumentit administriv dhe arkivor, duke cekur historinë e kulturës administrative nga njëra anë dhe në anë tjetër, bjerrjen dhe thatësirën që shkaktoi regjimi tek kjo kulturë dhe tek administrimi i Arkivit vetë.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave si institucioni më i rëndësishëm arkivor në shkallë kombëtare, grumbullon, ruan, përpunon dhe shërben dokumentet kryesore, që dëshmojnë për historinë e kombit dhe të shtetit shqiptar.
Dokumenti i parë që bën fjalë për përpjekjet për krijimin e një Arkivi Qëndror Historik, është vendimi i vitit 1932 i Këshillit të Naltë të Shtetit, “për shqyrtimin e projekt-rregullores, për regjistrimin e ngjarjeve me rëndësi.
Arkivi i Shtetit u krijua si sektor në varësi të Institutit të Studimeve në vitin 1947. Më 1949 Arkivi i Shtetit u bë institucion i pavarur. Më 1951 kaloi në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, deri në vitin 1962. Po atë vit, u krijua Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit në varësi të Këshillit të Ministrave. Më 1984 për herë të parë Kuvendi i Shqipërisë aprovoi Ligjin “Për fondin arkivor të shtetit dhe për arkivat”.
Dhjetë vjet më vonë, në një sistem politik demokratik, Kuvendi miratoi ligjin “Për fondin arkivor kombëtar dhe për arkivat” për të pasur në vitin 2003 një ligj “Për Arkivat”. Prej vitit 1974 kjo Drejtori është anëtare me të drejta të plota të Këshillit Ndërkombëtar të Arkivave.
Zonja Nika në ç’formë kujtohet 60-vjetori i Arkivit, dhe pse tani?
Arkivi i Shtetit, emërtim që e ka pasur qysh në fillim, ndërsa sot jemi Drejtoria e Përgjithshme të Arkivave të Republikës së Shqipërisë, mund të quhet fare bukur Arkivi Qëndror Historik Kombëtar, sepse në të ruhet kujtesa jonë si popull, si komb, si shtet.
Këtë përvjetor duhej ta kremtonim më 9 qershor, por ishte një periudhë e nxehtë politike. Arkivi është një institucion i depolitizuar, në shërbim të të gjithëve, mbi të gjitha në shërbim të kërkuesve shqiptarë dhe të huaj.
Çfarë paraqitet më 8 dhe 9 tetor?
Nuk do të ketë sesione shkencore. Njerëzit kanë më shumë dëshirë të shikojnë dhe të prekin materialet arkivorë sesa të na dëgjojnë neve. Këtë herë kemi ngritur një muze të vogël, një dhomë muzeum për historinë e administratës shqiptare, ku ishim e ku jemi. Ky muzeum do të jetë i përhershëm.
Ekspozojmë dokumenta origjinalë, për shembull fermanë, po edhe diplomën e marrjes së çmimit të parë nga Kolë Idromeno në konkursin e parë të pikturës që është zhvilluar në Shqipëri; ekspozohen fotografi të vjetra po edhe riprodhime të bukura.
Materiale të regjistruar me zë apo film do të ketë? Cilat janë institucionet që dalin me historinë më të pasur administrative?
Qëllimi është që të tregojmë se si punohej në fillimet e shtetit shqiptar, mjetet e shkrimit, orenditë e vjetra të administratës, një tavolinë, një raft i vjetër, një skrivani, telefon të vjetër, vulat, thithëset e bojës, prezantimi i një dosjeje të vjetër, i një këmishe dokumentash, që njerëzit sot i kanë harruar. U takonin institucioneve të ndryshme si gjykatave, bankave etj.
A mundet që me këtë pasuri historike, të dokumentacionit që ruhet këtu, edhe nëpërmjet këtij muzeu të ri, të krijohet një ide për natyrën apo evoluimin që ka pasur shteti shqiptar, për orientimin e tij lindor apo perëndimor?
Po, nga dokumentacioni ynë krijojmë një ide mbi shtetin, evoluimin e tij. Po të shohim dokumentet e periudhës para ‘44-ës, ka një lloj standardizmi, ka një përpjekje për të vënë disa rregulla, bazuar në një përvojë italiane apo franceze, pra perëndimore, për shkak të njerëzve të shkolluar në këto vende.
Prania e këshilltarit dhe dora e nëpunësit është e dukshme tek arkivat e protokolluara, dhe të paktën për institucionet shtetërore ka një lloj uniformiteti. Po ashtu, stemat zyrtare të shtetit shqiptar, të Republikës apo të Monarkisë më pas, janë të pasqyruara në dokumente.
Pas 44-ës ndodh “partizanizmi” i cili vihet re që nga shkurtimi i formatit të letrës e deri te humbja e standarteve të komunikimit, nuk merret vesh kujt i drejtohet dhe kush e shkruan dokumentin.
Ka një humbje të kulturës administrative?
Ka një humbje të jashtëzakonshme të kulturës administrative. E shikojmë këtë deri në vitin ‘47 kur nëpunësia e vjetër mbahet me paterica, ka një rënie drastike të rregullave. Më pas vijnë me radhë përvojat jugosllave, ruse apo kineze të kësaj kulture…
Ndodh një politizim i tejskajshëm. Po, jemi munduar ta pasqyrojmë edhe këtë. Për vizitorët e rinj të muzeut kjo periudhë do të shpjegohet nëpërmjet një ciceroni. Është e domosdoshme, për t’u shpjeguar ç’ka qenë ajo kohë.
Si është periudha para themelimit të arkivit, para 9 qershorit ‘49?
Përpjekjet fillestare nisin në vitin 1932, madje do të thoja që në qeverinë e Ismail Qemalit duken përpjekje të vazhdueshme për ta mbajtur dhe për ta ngritur mirë kur duhej Arkivin, sekretarinë dhe protokollin. Dhe vlerësimi për ata që punonin ishte jo i vogël, duhej të dinin shqipen, bukurshkrim, gjuhë të huaja, të kishin një kulturë administrative. Kështu që ne do të mundohemi që e gjithë kjo të dalë në dukje.
Përpara themelimit të Arkivit, ishte krijuar Instituti Shkencavet, pararendës i Akademisë së sotme, dhe pasardhësi i Institutit të Studimeve Shqiptare për Arte dhe Shkencë, me Mustafa Krujën dhe Ernest Koliqin në krye. Më ‘45-ën rithemelohet, por bërthama janë po të njëjtët shkencëtarë dhe njerëz të kulturës, Xhuvani, Çabej, Buda, Paskali etj., të gjithë vijnë nga Instituti i Shkencave dhe Instituti i Studimeve Shqiptare. Drejtori i parë ishte Selaudin Toto, një profesor në Fizikë, por gjithsesi brenda këtij Instituti kishte një sektor të vogël, që ishte sektori i Arkivit. Deri më ‘47-ën shkëputet Arkivi, dhe del në rang më të lartë me drejtor Zef Malën.
Pati përpjekje që nga ‘47-’49 që të mos ishte i varur më nga Instituti. Në qershor ‘47 qeveria merr një vendim që të krijojë Arkivën e Shtetit. Nuk pati jetë të gjatë më vete, kishte pak personel, përveç prof. Zef Malës, ishin Injac Zamputi, Henrik Lacaj, Jonuz Tafilaj etj., njerëz që dinin gjuhët e rralla. Ata u munduan që të evidentonin monumente të kulturës të shkruar dhe t’i sillinin në Arkiv. Kështu u bë ndarja e Bibliotekës Kombëtare me Arkivin.
Kjo ndodhi deri më ‘50-ën, kur Arkivi u përfshi në Ministrinë e Brendshme. Ishte goditja e parë mbi Arkivin si institucion i historisë, kulturës dhe shkencës. Qëndroi rreth 10 vite i përfshirë në strukturën e Ministrisë së Brendshme, të cilat ishin vitet më të errëta.
Pse më të errëtat, çfarë ndodhi?
Kontrollohej gjithçka, për motive politike. Kujtojmë se një sasi dokumentacioni ka ardhur në rrugë jonormale në Arkiv. Në vitet e para, kush arrestohej, burgosej, internohej apo mërgonte jashtë shtetit, u konfiskoheshin dokumente nga organet e diktaturës. Këto dokumente i sillnin në Arkiv.
Do të shikoni në muzeun e ri fotot e ardhjes së “nëpunësve”, janë të gjithë ushtarakë, oficerë, edhe drejtorët kanë qenë të tillë. I fundit ushtarak drejtor i kësaj drejtorie të Arkivit brenda Ministrisë së Brendshme, për hir të së vërtetës i jemi shumë mirënjohës, ishte gjeneral major Veli Dedi.
Ai bëri të pamundurën ta nxirrte Arkivin nga Ministria. Kishte përvojë të madhe, kishte kryer studimet në Itali, ishte antar i Partisë Komuniste Italiane, spanjolle, franceze dhe natyrisht shqiptare, kishte marrë pjesë në Luftën e Spanjës, domethënë vinte nga një e majtë evropiane, e dashuronte shumë historinë, me sa duket sepse vinte nga treva me histori të trazuar, ai ishte kosovar.
Dhe këtë post ia kishin dhënë më tepër për ta fyer sesa për ta vlerësuar. Por, ai diti t’i bënte vend vetes, dhe nder institucionit dhe arriti që më ‘62-’63 ta kthente në Drejtori të Përgjithshme të Arkivave të Shtetit. Ai doli në pension dhe ata që e pasuan vazhduan veprën e tij.
Në dhjetëvjeçarin që përmendët më lart si më të errëtin, a ka pasur humbje të dokumentacioneve, apo zhdukje?
Humbje pati edhe më përpara se Arkivi të futej në Ministrinë e Brendshme. Thuhet se gjëra me vlerë të kulturës sonë të shkruar kanë përfunduar në Arkivin e Beogradit. Kjo duhet të jetë e vërtetë sepse, dhe për shkak se anije me dokumenta të grumbulluara në Shqipëri janë çuar për karton drejt Jugosllavisë. Vëllezërit tanë jugosllavë kishin nevojë për karton.
Ata që erdhën pas të ndjerit Dedi, Dhimitër Kotini, ish-ministër i Financave, Skënder Hajro ish-ambasador, komunist i ‘41-ishit, njeri me kulturë dhe njohës i disa gjuhëve, u shkarkua në kohën e Revolucionit Kulturor.
Mbas tij do të vinte Spiro Rusha, që ndërroi jetë këtë vit. Kishte qenë nëpunës administrate dhe e dinte mirë si funksionon kjo makinë e frikshme dhe mjaft e ndërlikuar. Këta futën në heshtje një frymë perëndimore në Arkiv.
Jeni një nga arkivistet më të vjetra, më shumë se tridhjetë vjet këtu, nuk ka qenë monotone kjo punë?
Kur i kërkova një punonjëseje të re disa foto, më tha se janë publikuar të gjitha. Iu përgjigja që ky konstatim quhet “defekt profesional”. Shpesh ne bëhemi solucion i tejngopur dhe kur na pyesni juve nga jashtë për dokumentet më të rëndësishme, e shikoni se ne hezitojmë, pasi na duket sikur ju i dini çfarë ka këtu, ngaqë ne i shikojmë të gjitha. Këtë unë e ndjej dhe mundohem ta mbaj veten dhe jap një përgjigje evazive: “Këtu ka shumë”.
Të rinjve që kemi rekrutuar vitet e fundit, mundohem t’u them: gjejini anën e bukur kësaj pune, që do të thotë dita të mos i ngjajë ditës. Është një gjë shumë e bukur sepse je gjithnjë në lëvizje.
Nga një këndvështrim tjetër, puna në arkiv ka një rëndësi të madhe. Ne që jemi një popull, i cili fatkeqësisht kurrë nuk pati fatin të dëgjojë të vërtetën ose disa variante të një të vërtete, kemi parë bardhezi, vazhdojmë edhe sot e kësaj dite. Kjo të jep një lloj trishtimi. Historia jonë është shumë e bukur me të mirat dhe të këqijat e veta. Duke mos e njohur, përsërisim gabimet e mëparshme.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23718. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23718

Shkëmbi Barketa, dëshmia e shitjes së detit shqiptar Marrëveshja me Greqinë, Barketa u përdor si pikë fillese nga ana e shtetit fqinj, për të ndarë syprinën ujore dhe shtratdetin Kontinental me Shqipërinë
Çdo gjë ka nisur me ndarjen e kufijve në Konferencën e Londrës në vitin 1913. Aty u diskutua edhe për caktimin e vijës së kufirit detar ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve fqinje.
Pas shumë debatesh, në muajin qershor 1913 u arrit të miratohej marrëveshja për kufirin detar, sipas propozimit të Italisë, por u deshën edhe dy muaj të tjerë që të vendosej plotësisht kufiri me Greqinë dhe siç u deklarua në Konferencë, “…Korça në lindje dhe Kepi i Stillos në jugperëndim ishin “shtyllat e Herkulit të Shqipërisë”.
Pra, përfundimisht kufiri detar i Shqipërisë në jug, do të niste nga Kepi i Stillos, do të vazhdonte gjatë Kanalit të Korfuzit (në mes të tij), duke ia lënë Shqipërisë ishullin e vogël Tongo, më pas do të vijonte në drejtim të veriperëndimit, duke kaluar në ujërat e brendshme dhe deri në ujërat territoriale të saj.
Por e gjithë kjo ndarje do të zgjaste për 96 vjet, deri në mars të këtij viti, kur diplomacia greke dhe ajo shqiptare do të bënin hapin e parë drejt një marrëveshjeje të re, e cila do të ndikojë në marrëdhëniet midis dy vendeve që kanë njohur për shumë kohë të këqija midis tyre.” Nga WEB- site i Doktrinës dhe Stërvitjes së Ministrisë së Mbrojtjes.
BARKETA, UJËDHESA TRAGJIKE Ujdhesa shkëmbore, herë del dhe herë fut kokën e krifën e saj, si të një gjallese mitike, që bën “show” me njeriun, në të dy krahët. S’e kishin kujtuar për gati një shekull, por të gjithë e nënkuptonin.
Se ai e kishte një kumt, të cilin e thoshte në vete të tij, me gjuhën dhe shenjën e veçantë. Ata që e shihnin, kryesisht detarë, bënin sikur nuk e kuptonin, por sërish në orientim, mbështeteshin tek ai. Historia erdhi mbi krye të tij, sikur t’i vinte për kryeshëndoshë. Ende nuk është plotësuar shekulli.
Ku duhet të kalonte mesorja. Nga dokumentet ka një frazë përmbledhëse se KUFIRI UJOR DETAR NË KANALIN E KORFUZIT (CORFU CHANNEL) DUHET TË KALOJË NË MESIN E TIJ. Nga materialet e Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së (shih: DoD 2005, 1-M) marrim njoftim se:
Ujërat shtetërorë të Republikës Popullore të Shqipërisë shtrihen përgjatë gjithë bregdetit në 12 md (milje detare = 22,224 km) duke filluar me vijëdrejtat bazore, nisur nga kepi Rodon (Muzhli), kepi Pallës, kepi Lagjit (kalaja e Turrës), Seman kepi Seman, Grykëderdhja e Vjosës, ujdhesa Sazan, Gjuhëza dhe kepi Gramës. Pastaj, midis bregut shqiptar dhe ujdhesave greke deri në mesin e Kanalit të Korfuzit.
Kjo është njohja ndërkombëtare, lidhur me ndarjen e ujërave detarë, në Ngushticën Veriore të Korfuzit. Pra, në mesin e saj. Shteti Shqiptar nuk e ka marrë parasysh këtë. Diplomacia, nuk e njeh historinë, informacionin botëror detar dhe fatet e trojeve shqiptare përballë brigjeve të Korfuzit. Nga pala jonë duhej të kërkohej MESI I KANALIT. Po ata e kanë braktisur atë.
E vërteta që gjendet në arkivat e OKB-së dhe të të dy shteteve për ndarjen e kufijve tokësorë nga Komisioni Ndërkombëtar, ka vetëm, të rilevuar dhe përshkruar në harta të shkallës 1: 50 000, kufirin tokësor. Në Gjyqin e Hagës, ndërsa u shqyrtua Incidenti i Korfuzit, shkëmbi Barketa, si dhe ujdhesa Tignosso i kaloi Britanisë së Madhe.
Ishte një nga vendimet e marra në atë rast, si pjesë e ndëshkimit ndërkombëtar që pësoi Shqipëria. Aso kohe në Arkipelagun e Korfuzit u vendosën dy baza të NATO-s. Nuk u mor vesh si ndodhi, se askush nuk e kishte mendjen tek ai shkëmb, pasi shqiptarët ishin në vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore.
Përballë Korfuzit në gjirin e Tetranisit (Ksamil) ndodhet një bashkësi prej katër ujdhesash, të cilat i përkasin Shqipërisë. Ndërkaq, përballë kepit të Mërtesës (Vrojtimit) në vijë lindje – perëndim drejt Kepit Varvara (Korfuz) ndodhen të dy ujdhesat shkëmbore, Tignosso dhe Barketa, të cilat janë të pasqyruara në të gjitha hartat historike detare.
Nëse gjatë ndarjes kufitare të Komisionit Ndërkombëtar, është marrë parasysh, mesorja që ndan ngushticën detare në këtë vijë, atëherë del se Shkëmbi Barketa ndodhet rreth 60 metër, në drejtimin e tokës shqiptare çka tregon, se për hir të baraslargësisë në ngushticë, vetëm Barketa, duhet t’i takonte Shqipërisë, ndërsa Ujdhesa Tignosso, përfshihet në arkipelagun e ujdhesave të Korfuzit.
Mirëpo as kjo ujdhesë, njoftuese e orientuese, nuk ka qenë në zotërimin shqiptar. Si dëshmitar historik dhe gjeologjik më i afërt me Dheun shqiptar, ka ngelur në harrim, derisa kërkush nuk është kujtuar ta kërkojë atë, për menaxhim.
Edhe vija kufitare e hartave shqiptare të botuar pas vitit 1913, nuk e përfshin këtë shkëmb në ujërat tona shtetërore. Në ndarjen sipas marrëveshjes së fundit, vijëdrejtat bazore, në mënyrë të padrejtë, dhe pambështetje në UNCLOS, e nismojnë ndarjen e ujërave, prej këtij shkëmbi dëshmitar.
Askush në bisedime, ashtu sikundër mund të përfytyrohet, nuk është kujtuar që ta hedhë në bisedën dypalëshe fqinjësore, për ndarjen ujore. Mendojmë se ka qenë, mosnjohje e UNCLOS.
Sipas njohjes historike të vijimit të vijës ndarëse ujore të Shqipërisë me Greqinë, është pranuar vija e mesme që ndan ngushticën. Kështu është konsideruar. Marrëveshja e fundit do të trajtonte së pari këtë mesore ujore. Sapo të shqyrtonte këtë vendosje në hartë, atëherë do të vinte re se Shkëmbi Barketa ndodhej në lindje të mesores. Askërkush nuk i është afruar këtij përfytyrimi.
BARKETA, DËSHMITARE. Ai ka dëshmuar gjithmonë. Dëshminë e tij s’e kanë besuar, ose nuk kanë dashur ta besonin. Hidh sytë në perëndim pastaj në lindje. I largohen anijet e çdo mjet tjetër lundrimi prej frikës së përplasjes me të, se ai është majë e një kodrine nënujore, që nuk ka dashur të mbytet, po të jetë aty, si një dëshmi dhe paralajmërim. Ndofta, është edhe mesi i këputjes gjeologjike!? Prandaj edhe turfullimin e tij, e shpreh me atë që duket se është një krifë po në fakt nuk është e tillë.
Sikur të mos ishte, aty, kurrë, donin ta harronin, por të frikësuar prej tij, ia kanë përcaktuar me saktësi koordinatat dhe azimutet, nivelin e ujit në kreun e tij, si të ishte shenjë e vetme e kacavjerrjes në momente të jetës apo të vdekjes. Si një lloj shpëtimi. Kjo ka mbetur e fshehur dhe askush nuk është kujtuar se i kujt dheu është ky shkëmb, i dheut që ka ngelur në Kontinent apo i ujdhesës që bëri shkëputjen gjeologjike!?
Ca u hapën mbi det dhe krijuan vargoj kodrinorë dhe të tjerë si këto shkëmbinj, sa u shfaqën përsipër nga dëshira për të mos e lënë kontinentin, e mezi sa duken, prej thellësisë së mbytjes së madhe.
Ky është shkëmbi Barketa që e njohin të gjithë detarët të cilët kanë kaluar apo kalojnë, në Ngushticën Veriore të Korfuzit. Ai mbeti edhe si një rojë për lundërtarë të ndryshëm që nga Liburnët, Adrianët, kur erdhën në shtegëtimin e parë pranë Kaonisë, Romakë dhe Venedikas.
BARKETA NË MARRËVESHJEN E FUNDIT ËSHTË PËRDORUR SI SKAJ I ARKIPELAGUT. Në bazë të UNCLOS, ai nuk mund të bëhet vijëdrejtë bazore fundore për Arkipelagun e Korfuzit, por edhe as për anën e Shqipërisë. Ky shkëmb, në mënyrë të natyrshme e ka vendin në 60 metër, në lindje të mesores, duke i takuar plotësisht shtetit shqiptar.
Por në marrëveshjen e fundit, po të shihet me vëmendje harta detare ndarëse, një fragment të së cilës, po e paraqesim më poshtë, ky shkëmb (Barketa) është konsideruar në mënyrë krejtësisht të gabuar, si një pikë kufizuese anësore, e fundme, e vijëdrejtës bazore që bashkon, në kundërshtim me UNCLOS, shkëmbinjtë periferikë (Atolls) të arkipelagut (Serpa, Barketa, e mandej në Kepin e Kasiopesë). Prej kësaj vije, është bërë ndarja, e cila të drejtën e ka kthyer në të padrejtë.
Mund të shihet se si është përdorur Barketa, si pikë fillesë nga ana e shtetit fqinj, për të ndarë syprinën ujore dhe shtratdetin kontinental me Shqipërinë, ku si nisje është vijëdrejta bazore që përmbyll gjirin e Tetranisit (Ksamilit). Sipas argumenteve të dhënë, në sythin e Arkipelagut, doli se njësia gjeografike e Arkipelagut të Korfuzit, s’i përket heqja vijëdrejta bazore, që të përfshijnë skajet ujdhesore. Sipas kësaj, bie poshtë, fillimndarja në Barketa.
Veç Barketës as Tignosso nuk do të përmbyllet në vijëdrejtat bazore të arkipelagut. Vijat bazore do të fillojnë nga buzëujërat e Ujdhesës Korfuzit dhe brigjeve të Ksamilit. Gjendja e ndarjes është në mënyrë tërësore e përmbysur, për të riparuar padrejtësinë që ka ndodhur për:
(i) Barketa ndodhet në lindje të mesores së ngushticës veriore të Korfuzit, rreth 60 metra dhe sipas njoftimeve të mesvijës në ngushticë ajo kryeherët duhej t’i përkiste Shqipërisë, por askush nuk është kujtuar për të.
(ii) Tani, lind një argument i ri, zbatimi i UNCLOS si një Konventë e re, pas vitit 1913, kur u ndanë kufijtë shtetëror tokësorë midis Shqipërisë dhe Greqisë. Sipas saj, bie poshtë përfshirja e ujdhesave me vijëdrejta, pra baza e nisjes duhet të ndryshojë. Këto duhet të ishin argumente në bisedimet para marrëveshjes, të cilat do të kishin mospërkime të thella. Natyrshëm.
LETËR E HAPUR: AKADEMISË SË SHKENCAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË KOSOVËS QËNDRËS SË STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE INSTITUTIT TË HISTORISË INSTITUTIT TË GJEOSHKENCAVE INSTITUTIT TË MJEDISIT INSTITUTIT GJEOGRAFIK USHTARAK TË SHQIPËRISË.
Ka disa muaj, që në mjediset shqiptare, krahas gjithë zhvillimeve të mëtejshme gjithëpërfshirëse në Ballkanin Perëndimor dhe ato Evropiane, është folur edhe për një Marrëveshje të dyshimtë në ndarjen e Ujërave Detarë dhe të Shtratdetit Kontinental, midis Republikës së Greqisë dhe Republikës së Shqipërisë.
Në debatin e hapur, nëse keni vënë re, nga ana e gjithë mekanizmit të Shtetit ka një kornizë hermetike, një heshtje e shpejtësi për ta çuar gjer në fund këtë Marrëveshje, në ratifikimin e fundëm të saj.
Hapat, procedurat, baza ligjore, saktësia e jetësimit të Konventës së Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit, janë konsideruar, të rregullt, e tejdukshëm, të saktë, kësisoj, përfundimisht të padiskutueshëm.
Veç kësaj, për ata që e kanë ngritur këtë çështje, është thënë se janë “Antikombëtarë”, “të shitur” dhe se s’kanë bërë gjë tjetër veçse “një trillim primitiv” Ndodhemi para fakteve tronditës, saqë nuk të besohet se po shpërfaq studimin tënd para shtetarëve të tu, politikanëve dhe studiuesve bashkëkombas, para qytetarëve që me identitetin e tyre iliro-shqiptar, po futen në Evropë, në të cilën ata janë themel, në kohë të kohës.
Është tragjike, në këtë heshtje, kur gjeohapësira të tëra, me firmën e Shtetit, me buzëqeshjen e tij komike, vendosin këtë kufi detar, duke prerë shpatullat ujore të iliro-shqipatrëve, duke cenuar mëvetësinë, duke shpërfillur historinë dhe gjeohistorinë, që nga Krijimi dhe këndej, duke harruar interesat ekonomike të ardhmërisë së shfrytëzimeve të Shtratdetit Kontinental, duke nëpërkëmbur dinjitetin, me një përulësi të dukshme, po kaq të turpshme, sa nuk mund të ulesh dot në asnjë tavolinë bisedimesh diplomatike, me kryet lart dhe krenarinë tënde kombëtare.
Në të gjithë këtë kufi ndarës, kudo që të klikosh, kudo që ta përqendrosh perceptimin tënd të dhëmb, të befason, të intrigon dhe të bën që të mos heshtësh dhe ta ndash tronditjen tënde me intelektualët dhe bashkëqytetarët e tu.
Prandaj po ju drejtohem, sepse kjo nuk është vetëm një veprimtari e diplomacisë shtetërore, por kryefjala: e mëvetësisë së Shqipërisë, kryelartësisë, që e dikton gjeo-historia dhe historia e kulturës sonë, përpjekjet për mbijetesë të iliro-shqiptarëve, e dikton shtratdeti gjeologjik kontinental tipik shqiptar, pozicioni gjeografik aq shumë të njohur në Mesdhe, mjedisi dhe turizmi, interesi ekonomik, në një nga gjeohapësirat më jetësore dhe të magjishme të Shqipërisë sonë.
Studiuesit e institucioneve tuaja, duhet të kishin gjetur një instrument konsultimi, jo për të bërë “kryengritje” ndaj shtetit të tyre, por për të verifikuar me durim, me historianë, juristë të së Drejtës Ndërkombëtare, me hartografë, gjeologë dhe gjeografë, gjeoidetë, dhe pas kësaj t’i përcillnin ligjvënësve kuvendarë, pikëpamjet shkencore, për të shtyrë në një kohë të mëtutjeshme, ratifikimin e mundshëm të kësaj Marrëveshjeje, sa të saktësohen më qartë dyshimet, për atë që është gatuar aq keq, sa të vjen turp ta kujtosh.
Kështu ne i bëjmë edhe më shumë shërbim klimës së mirëkuptimit e fqinjërisë me Republikën e Greqisë, duke qënë të bindur, se pala greke, nuk ka diktuar, por ajo veçse në tavolinën diplomatike, ka mbrojtur të Drejtën e saj, apo siç kanë deklaruar “interesat e tyre strategjike” ndërsa pala jonë, del tërësisht e humbur.
Pse vallë, të jemi të humbur? Pse vallë, të jemi të fundit? Pse vallë, të jemi kryeulur?
Prej një konsulte shkencore, Ju do të ishit bindur, se studimi që është paraqitur, nuk përbën ndonjë “zbulim” por është, vetëm një vëzhgim teknik, dukshëm i perceptueshëm, që do t’i shërbente, vetëm, interesave të atdheut tonë.
Ju me të drejtë, keni debatuar në këto muaj, për prirje studimore që shtrembërojnë historinë tonë kombëtare, të autorëve të huaj, por dhe të Akademisë së një shteti fqinj me Shqipërinë, ju me të drejtë keni debatuar për Historinë 12, ndërkaq heshtni në heshtjen tragjike albanologjike, për prerjen e një gjymtyre gjeohapësinore prej 354 km2, që nga Ngushtesa e Otrantos e deri në Kepin e Stillos, kur brenda kësaj gjeohapoësire, keni po kaq të shpërfillur historinë dhe gjeohistorinë, duke luajtur me gurët e themelit, ku mbështetet edhe shtrati i autoktonisë iliro-shqiptare.
Në mbijetesën tonë kombëtare, njihet tragjedia e ndarjes së kufijve nga Komisioni Ndërkombëtar (1913-1925), ndërkohë në vitin 2009, lehtësisht shkëpusim prej vetvetes gjeohapësira të tëra detare.
Kemi prerë Otranton, kemi izoluar Rrugët e Bardha, kemi matur ndarjen e Gjirit Historik të Sarandës që nga Muret e Lashtë të Onhezmit, kemi shpërfillur mesdetin në Ngushtesën e Korfuzit që është e Drejta Jonë Ndërkombëtare, kemi braktisur Shkëmbin Barketa, dhe së fundi, por që është një fillim, na është mbyllur shikimi në Kepin e Stillos. Dhe thuhet se kemi zbatuar Konventën Ndërkombëtare, kur ajo nuk është zbatuar në asnjë nen të saj. Të nderuar shkencëtarë!
Ka mbetur ende një kohë e shkurtër, gjer më datën 19 tetor. Po e mjaftueshme për t’u konsultuar, për të krijuar një bindje të përbashkët, dhe pa “demonstratë” për t’i dërguar një apel shkencor, ligjvënësve, për të shtyrë në një kohë të mëvonshme, këtë ratifikim, sepse po u krye, kësillojshëm, i zhyt në turp ratifikuesit, të cilët janë të zgjedhurit tanë, duke na kryeulur, të gjithëve.
Shpresoj se institucionet tuaja, do të kontribuojnë, për të mos e ratifikuar këtë Marrëveshje, për t’ia lënë një gjykimi më të thelluar në një kohë të mëvonshme. Me vlerësim sipëror: Prof. Asoc. Dr. Myslim Pasha Mjeshtër Kërkimesh Kolonel në rezervë i Forcave të Armatosura(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23711. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23711
Hasta La Vista Petro Marko Është romani i parë i autorit dhe më i rëndësishmi për kohën, kur e shkroi, si në rrafshin artistik ashtu dhe në atë tematik. Rëndësia e tij qëndron veçanërisht, se lajmëroi kthesën në rrjedhat historike të romanit shqiptar. Romani sjell rrëfimin e luftës në Spanjë, ku kryesisht veprojnë personazhe nga mesi i vullnetarëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Në të rrëfehen betejat e shumta gjatë viteve të kaluara në front, të cilat përshkruhen me një gjuhë të gjallë dhe të papërsëritur. Krahas ngjarjeve për rrjedhat e luftës, rrëfehet dhe linja e dashurisë ndërmjet luftëtarit shqiptar Gori dhe infermieres spanjolle Anita. Ngjarja, pra, në romanin “Hasta la vista” rrjedh në dy binarë: rrëfimi për luftën dhe rrëfimi për dashurinë. Në rrëfimin e parë, shkrimtari e kuadron luftën mes republikanëve që u vijnë në ndihmë vullnetarë nga mbarë bota dhe, monarkistëve të ndihmuar nga fuqitë fashiste evropiane. Në rrethin e të parëve janë dhe vullnetarët shqiptarë që së bashku me të tjerët luftonin fashizmin, që, gjatë luftës në Spanjë (gjysma e dytë e viteve ‘30) ishte forcuar dhe paralajmëronte Luftën e Dytë Botërore. Anë e fuqishme e rrëfimit për luftën është ndërtimi i personazheve, shpalimi i karaktereve, i psikologjisë dhe i filozofisë së tyre. Numri më i madh i personazheve është nga radhët e vullnetarëve shqiptarë, në mesin e të cilëve ishin personalitete të shquara të kohës si Skënder Luarasi, Asim Vokshi, Mehmet Shehu, Xhemal Kada, vetë Petro Marko etj. Këta dhe personazhet e sajuara përmes imagjinatës, autori do t’i sprovojë në rrethanat e luftës. Dhe një sprovë do të jetë e rreptë: të ballafaquar shpesh sy më sy me vdekjen, ata hapen plotësisht para të tjerëve, pa mundur të fshehin asgjë. Dhe pikërisht në këtë faqe të artit të vet tregimtar, Petro Marko do ta bëjë shmangien e parë nga shablloni i doktrinës zyrtare: edhe pse grupi i vullnetarëve të luftës mendohej të ishte pjesë e më të zgjedhurve të mjedisit dhe të kohës shqiptare, të vënë përballë rrezikut të vdekjes, jo të gjithë do ta përballojnë atë njësoj. Në mesin e tyre, prandaj, do të vërehet ndonjë luhatje që, nën presionin e frikës, do të manifestohet si ikje, si fshehje, si dezertim. Pra, Petro Markoja, edhe brenda rrethit të personazheve të zgjedhura për kauzën pozitive mbarënjerëzore, do të dallojë dobësi, cene dhe anë të shëmtuara mes tyre. Në linjën e dytë, në rrëfimin e dashurisë mes Gorit dhe Anitës, autori arrin efekte nga më të shënuarat në artikulimin artistik. Dashuria mes tyre, në këtë rast, është vendosur në një kontekst ngjarjesh të veçanta, të jashtëzakonshme. Lufta jepet e pranishme kudo e në çdo çast, si shpërthim gjylesh topi apo granate, aty rrotull e nëpër këmbë, e parashikueshme dhe e paparashikueshme njëherazi, është pikërisht ajo që përcakton rrjedhën e ngjarjeve të ditës, të çastit. Në kuadër të kësaj vetëdijeje dhe nënvetëdijeje lindja e dashurisë mes Gorit luftëtar dhe Anitës infermiere, do të ketë një tjetër shije, tjetër intensitet dhe forcë emozionale Anita, gjimnazistja e bukur spanjolle, në rolin e infermieres, në një kamp të improvizuar që vlon nga rrëmuja e luftës dhe lodhja për t’u ndihmuar të plagosurve nga fronti, befasisht do të ndeshë shikimin e një të plagosuri të ri. Ky luftëtar rreth të njëzetave, kaçurrel e me një bukuri apolonike, prej nga të ketë ardhur vallë për të luftuar, për të vdekur në Spanjë, për Spanjën? Kështu e përjeton Anita takimin e parë me ata sy, duke e përfytyruar Gorin, si një krijesë jashtëtokësore, mitologjike. Dashuria midis tyre, e ngjizur dhe e ndezur në këto rrethana do të jetë po ashtu, e përmasave të jashtëzakonshme. Edhe kjo ishte e veçanta që sillte Petro Marko në temën e dashurisë në romanin shqiptar të asaj kohe.
Hasta la Vista (fragment) TAKIMI I GORIT ME ANITËN: Aeroplani ra mbi ullinjtë. I digjeshin krahët. Të tjerët u larguan, se pothuaj gjithë vagonat u bënë shkrumb e hi. Një tërkuzë e gjatë vagonash ishin katandisur skelete hekuri në zjarr. Disa ishin të përmbysura dhe akoma lëshonin zjarr e tym. Ata që duallën nga aeroplani, kërkuan të shpëtonin, po u zunë. Ishin tre hitierianë të divizionit “Kondor” dhe një frankist. Garibaldinët i zunë, i lidhën dhe i shikonin me zemërim. -E çmi mbani gjallë, -thirri dikush. – Hidhini n’atë zjarr që ndezën vetë! Brigantët! Një tjetër u afrua dhe nxori revolen t’i vriste, po dora e tij u ndal nga Ramizi. Këta janë robër lufte! Do të dërgohen te shokët e tyre! Mos i ngini! Po i ngau njeri… Fjalën e Ramizit e preu Alvarezi. - I çarmatosni mirë dhe i shpini në shtabin e brigadës, aty pas ullinjve. ju të tjerët ndihmoni shokët!… - ç’më rrini kështu sikur shikoni ndonjë Sfaqje! - Plumbin qenve! Plumbin – u dëgjua përsëri nga mesi i ushtarëve. - Dëgjoni thirri me zë të prerë komisari Alvarez – po i ngau njeri, plumbin ka. Shpejt, sikush në kompaninë e tij… Kishte nga ata kurreshtarë që deshën të shikonin ç’fytyrë kishin bishat që bombardonin ditë e natë Spanjën republikane. S’lanë shtëpi e fshat, stacion e qytet pa bërë shkrumb e hi. Mirë! Ata sipas ligjeve të luftës së tyre të padrejtë, mund t’i sulmonin trenat e luftës e t’i shkatërronin siç bënë tani! Po kush i lajmëroi? Kush e dërgoi lajmin se ky tren ishte i brigadës së 12-të? Eh, luftë o luftë! - Mor po këta qënkan simpatikë! – tha njeri. -janë të rinj. Pa shikoi! Flokëverdhë, bukuroshë! Pa shiko frankistin! Një moreno, tërheqës për vajzat, që ç’ke me të… - Derrat! – thirri një tjetër. - Qënt e qënit! – ia priti një tjetër. - Të katër robërit, shkonin kryelartë. Bile ndezën dhe cigaren. Flisnin midis tyre… dhe siç dukej, atë që ato po bënin, e bënin për Fuhrerin që i kish verbuar dhe ndërsyer.. Kush e di! Pa tjetër do të vinin në vete ndonjë ditë, po të shpëtonin nga ky zjarr që ndezën ata me urdhërin e perëndisë së tyre. Agimi, si nga hera, vazhdonte të derdhte dritën e argjendë nga lindja ku shtrihej deti Mesdhe. Pastaj një valë resh të kuqe u dalluan në horizontin e hapur! Eh, ç’agim! Sa keq për Gorin që s’e pa këtë agim! I kishin folur për agimet e kuqërreme të Spanjës së bukur. Po ja që s’pati fat ta shikonte këtë agim vjeshte. Ish i shtrirë, aty rrëzë një ulliri, i rrethuar nga shokët. Asimi nuk fliste. Prisnin doktorin, që mjekonte ata që ishin të plagosur më rëndë. Kush e di sa shokë të rinj si Gori, që kapërcyen kufi e dete, për të ardhur gjer këtu, u vranë tani, pa ja shkrepur asnjëherë, pa shfryrë asnjë herë zemërimin dhe urrejtjen e tyre kundër fashizmit! -Ka patur dhe më keq, – mendonte Asimi. – Ka patur shokë që u vranë pa shkelur fare në tokën spanjolle. Bllokada e turpshme dhe barbare e kapitalit internacional me fashizmin si xhandar, kush e di sa e sa shokë ka vrarë në det e në stere… Gori geli sytë! Herën e parë nuk mundi të përmblidhej e të kuptonte se ku ish. Po kur pa pranë fytyrat e dashura të Asimit e të Xhemalit, të Ramizit e të Dragushit, të Fatosit e të Arxhelit e të shumë garibaldinëve të tjerë, e kuptoi se po i linte përjetë. Mbylli prapë sytë dhe lotët i rodhën pa dashur. Në këto çaste të mallëngjyera, Vjen xha Kola, i cili, sa dëgjoi plasjet e para, kish këcyer përjashta dhe kish marë frymë tutje kanalit. Ishte mbledhur kruspull në një guvë ulliri, kishte mbyllur sytë dhe qëndroi aty gjersa pushoi zjarri dhe rrëmuja. Kur ra agimi, atëherë u kujtua për armët dhe sidomos për çantën, ku mbante gjëra të vlefshme, siç thoshte ai, dhe nuk linte njeri t’ia prekte… Për këtë i vinte plasja dhe ish enduar shumë që s’mori të paktën çantën e vogël. “Po lëkura qënka më e dhëmbshur se floriri!” – kur shikonte lemerinë që ish bërë. - Ka vdekur njeri nga tanët? – pyeti , kur pa shokët rreth Gorit. - Po ti ç’u bëre? – pyeti Ramizi. – Nga bridhje! Ne kujtuam se… re dëshmor! - Mortja nuk merr. shtoi Xhemali. Ra buria! Të gjithë të mblidheshin në kompanitë e tyre. Gori e dëgjoi. çeli sytë dhe bëri të ngrihej. -Mos lëviz! – e porositi Ramizi, – ja tani vjen doktori. Dhe me të vërtetë erdhi doktori me infermierët. E zbuloi. I pa mirë kokën, trupin e këmbët! I lidhi kryet, krahun dhe tërë gjoksin dhe porositi infermierët ta shpinin n’ambulancën që u ngrit tej kanalit. Komandanti i brigadës dhe komisari që erdhën aty, pyetën doktorin dhe ky u tha se s’ka rrezik – frakturë dhe tronditje. -Shoku shqiptar! Kur të shërohesh të presim në brigadë, – i tha komisari, dhe e përkëdheli duke i lëmuar flokët. -ju garibaldinët e Shqipërisë, përshëndetuni me shokun se po nisemi. Gorin e vunë mbi vig. Ai nuk i çelte sytë nga turpi se i ishin mbytur në lotë. -Gori! – i tha Asimi. – Ne po ndahemi, se brigada niset. Erdhi treni. Të presim! – dhe e puthi. E puthi dhe u largua, se një nyje i u bë në fyt. Të gjithë e përqafonin. Po Gori nuk i çilte sytë të shikonte shokët, vëllezërit për të cilët krenohej jo vetëm ai, po krenoheshin tërë shqiptarët antifashistë. S’kishte fuqi të thoshte një fjalë, vetëm një fjalë: “Luftoni dhe për mua!” Kur nuk i dëgjoi më, kur ndjeu se infermierët e kishin ngritur, çeli sytë dhe pa se po e shpinin në drejtim të kundërt nga ai i shokëve që duke u larguar, kthenin kokën pas dhe i tundnin dorën duke e përshëndetur. ………………. ………………. ………………. . Fishkëllima e trenit ngrinte peshë më tepër zemrat e ndezura të garibaldinëve, që lanë shumë të vrarë dhe të plagosur. Po kënga gjëmoi. Këtej autoambulancat mbartnin të plagosurit. Ata që ishin me plagë të rënda i shtruan aty pranë në një shtëpi fshatari, kurse Gorin e shtrinë në një shtrat të autoambulancës. Në shtratin tjetër ishte një shok italian që rrënkonte thellë. Pranë Gorit rrinte një infermiere e re, e cila i lëmonte ballin. Gori mbylli sytë dhe s’dinte ç’të mendonte. I vinte turp… çahu dhÃ? të futem! Si? I shtrirë dhe i lidhur në këmbë, kurse brigada shkoi në Aragonë! çfat i keq! Po kjo vajzë! Sa e mirë! Sa e dashur! Ajo i foli në një gjuhë që Gori s’mori vesh. Pastaj i foli me gjuhën e ëmbël spanjolle. Gori, që dinte mirë italishten, e kuptonte spanjishten. Befas maqina u ndal! Si një britmë e vetme gjëmuan thirrjet e të plagosurve. Dyert përnjëherë u çelën dhe infermierët rrëmbyen vigjët me të plagosur dhe vrapuan nën ullinjtë. Aeroplanët fashistë fluturuan shumë ulët. Gjëmimi i tyre bënte të dridhej dhe dheu! Për pak çaste toka u drodh dhe aty pranë në Alkala de çis shtëllunga tymi u ngritën përpjetë si uji i detit nga plasja e bombave të mëdha. Gori pa dritën e tokës spaniolle. Sa dritë ka qielli dhe deti i Spanjës! Kudo që të hidhje sytë shikoje pyje me portokalle! Pyje me ullinj! Dhe ja, aty pranë, deti ish i shqetësuar dhe era kafshonte valët duke zbardhur dhëmbët si një qen i egërsuar. Infermierja, që i rrinte Gorit mbi kokë si një pulë që mbronte zogjtë e saj nga ndonjë skifter, Kristina, siç e quanin infermieren suedeze, e ruante të plagosurin nga aeroplanat. - Janë shumë çnjerëzorë! Edhe autoambulancat i sulmojnë! Sa herë na kanë mitraluar! Doktori që shoqëronte kollonën vizitoi edhe Gorin. E gjeti mirë, më të qetë. - Jemi fqinjë! – i tha. - Nga jini ju? – e pyeti Gori. - Jam bullgar! Dr. Klimgev! Ti je shqiptar, apo jo? - Po! jam shqiptar! - Aty në spital, do të gjesh dhe një infermiere shqiptare. Është një shoqe e mirë. Në rrugën e bukur, që përshkon bregun e detit Mesdhe, rrugë plot pemë dhe vreshta, plot vila dhe fshatra të bukura, tani përsëri nisën të lëviznin maqinat: kamionë me ushtarë e me mall, vetura, autobuzë, motoçikleta, biçikleta qerre – ç’lëvizje e madhe për në Castellon de la Plana! Maqina të mbuluara me giethe, me dega: si duken së largu! Si një kopësht lëvizës! Shumë maqina ndalen dhe vizitojnë të plagosurit. Edhe Gorin e vizitojnë, i buzëqeshin, i urojnë shëndet. Dhe Gori u buzëqesh me zor, se ndjen dhembie të madhe në gjoks e në brinjët dhe në majë të kokës. Ah, kjo erë e bendeve e mbyti fare! S’e duron dot! Sikur infermiera të mos ishte infermiere, po infermier, do të thërriste një herë e shumë herë: “Nënë! Moj nënë!”, po kishte turp nga ata dy sy të kaltërt të shoqes suedeze që e shikonin me atë ëmbëlsi që e shikonte edhe qielli i Spanjës. Shtrëngonte dhëmbët dhe… ja para tij, pa dy sy, dy sy spanjollë, që kurrë s’do t’i harronte. Një kolonel francez, burrë i shkuar nga mosha, me flokë të drejtë e t’ergjëntë, me mustaqe të shkurtëra si furcë e fortë, me dhëmbë të florinjtë, me beretën baske bojëhiri, u afrua dhe pyeti: - Franse? - Jo Shqiptar! – i tha infermiera - - Shqiptar? Shqiptar?! Sans blague! (Fr.: Pa shaka: Vërtet) Sa mirë! Trim shqiptar, e? Si je, mon petit? (Fr.: biri im) Si je, mon petit? – dhe u afrua, i vuri dorën në ballë dhe i tha diçka frëngjisht. E puthi me dashuri. Vajza që e shoqëronte, e shikonte në thellësitë e syve, sikur kërkonte të kridhej brënda në sytë jeshil të Gorit, i cili ndjeu një diçka që s’e kish ndjerë kurrë gjer ahere. Koloneli e përshëndeti, kapi vajzën nga krahu dhe u largua, kurse e reia, duke e shikuar akoma, po me atë mënyrë të çuditëshme, u kthye i përkëdheli flokët, u ngritë duke e parë në sy si i hutuar, sikur deshi t’i thosh diçka… i hodhi një degë ulliri që mbante në dorë dhe u largua duke e hequr prej kolonelit dhe duke i thënë Gorit: - Hasta la vista! (Sp.: mirupafshim) Gori lëvizi pakëz, e shikoi më mirë, kur ajo largohej. Infermierja tha: -Buena chiquita! Muy guapa! (Sp.: Vajzë e mirë! Shumë e bukur) Gori s’foli gjersa e vunë prapë në autoambulancë. Maqina ecte në rrugën e asfaltuar drejt Murcias. Infermierja, me sjelljen e saj shumë të dashur, nuk ia hoqi degën e ullirit. Gori si i truar e kish pyetur: - Mua më tha: “Hasta la vista?” - Po! Të tha me zemër spanjolle “hasta la vista!” dhe të uroj ta rishikosh. Të fali dhe këtë degë ulliri. —————————————— Takimi i Gorit me Anitën është nga pjesët më të bukura të romanit, i cili është aq i ngarkuar me mundimet dhe dhimbjet njerëzore. Duket se dashuria bën magjira, ndihet nënteksti i kësaj ndjenje në tërë romanin. Vështrimi në thellësi të syve të ushtarit shqiptar me infermieren spanjolle nënvizon me forcë vetinë universale të kësaj ndjenje, që nuk pyet as për gjendje të vështirë, as për kohë dhe aq më tepër për kombësi të ndryshme. Dega e ullirit që Anita ia dhuroi Gorit është simbol i fitores, dhe i një dashurie të përjetshme. Me lidhjen e këtij çifti P.Marko solli në letërsinë shqiptare çiftet më simpatikë dhe më të guximshëm të të dashuruarve. Dhe ideali i njëjtë që kanë këta dy të dashur jepet në planin intim njerëzor dhe aspak si një propagandë e letërsisë zyrtare të kohës
Ky artikull eshte marre nga: http://abcshqip.com/?p=337. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://abcshqip.com/?p=337

Akademia maqedonase: Redaksi e re për Enciklopedinë Një redaksi e re për korrigjimin e Enciklopedisë Maqedonase, në të cilën do të marrin pjesë edhe përfaqësues të etnive dhe komuniteteve tjera jo maqedonase. Ky është vendimi që ka marrë sot Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.
Siç merret vesh nga konkluzionet e seancës së sotme, redaksia e re duhet në formohet në pajtim me Statusin dhe aktet tjera juridike të Akademisë, në afat prej një muaji. Me formimin e redaksisë së re formohen edhe ekipe të reja të redaksisë.
Anëtarët e rinj të redaksisë duhet t’i ndryshojnë me tekste të reja dispozitat të cilat janë të papranueshme nga aspekti shkencorë dhe më gjerë.
Në hartimin e teksteve të reja duhet të kyçen autorë kompetent, ekspertë për çështjet të cilat janë kontestuese dhe duhet të ndryshohen në enciklopedi. (INA)
dt 30 shtator Akademia maqedonase tërheq Enciklopedinë: Do korrigjohet
SHKUP- Në kulmin e debatit akademik, historik e ndërkombëtar dhe teksa rrugëve të Tetovës shqiptarët kanë shpërthyer në protesta Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Maqedonase (ASHAM) ka vendosur që të tërheq përkohësisht “Enciklopedinë Maqedonase” nga shitja dhe të bëjë korrigjimin e saj. Nga vendimet e ASHAM është obliguar që redaksia që përpiloi “Enciklopedinë Maqedonase” në afat sa më të shkurtër të bëjë përmirësimin e pjesëve për shqiptarët në Maqedoni, marrëdhëniet shqiptaro-maqedonase, agresionin e shqiptarëve në Maqedoni, pjesët e shkruara ndaj SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe për trajnimin e UÇK-së, Nënë Terezën dhe pjesë të tjera kontestuese. Kryesia ka obliguar redaksinë që përmirësimet të bëhen së bashku me akademikë maqedonas dhe shkencëtarë të tjerë nga bashkësitë joshumicë. Vendimi vjen ndërkohë që në Tetova nxënësit kanë shpërthyer në protesta duke kërkuar tërheqjen e botimit nga shitja dhe jo vetëm korrigjimin e tij. Ndërkohë që ambasada e SHBA-së, në Shkup e ka thënë fjalën e tyre, si një publikim që i sjell dëme edhe vetë Maqedonisë.
Enciklopedia, reagon SHBA: Botimi po sjell probleme në Maqedoni
Debati për Enciklopedinë Maqedonase ka vijuar edhe sot me reagimin e ish presidentit, aktualisht kreu i opozitës, Branko Cervenkovski dhe me një tjetër deklaratë të Ambasadës së SHBA-së në Shkup.
SHBA: Enciklopedia, dëme edhe për Maqedoninë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, përmes një deklarate për shtyp sërish është prononcuar lidhur me enciklopedinë maqedonase, ndaj së cilës ditëve të fundit është hapur një debat i gjerë. “Fokusi i përpjekjeve Amerikane në Republikën e Maqedonisë është në inkurajimin dhe përkrahjen e zhvillimit të një anëtari të suksesshëm dhe në lulëzim të bashkësisë Euro-Atlantike. Publikimi i Enciklopedisë së ASHAM ka nxitur disa reagime, duke përshirë edhe reagimin tonë, ndaj shkrimeve të pasakta, fyese dhe problematike në kuptime të tjera. Maqedonia është një shtet multietnik dhe derisa qytetarët, politikanët dhe mediumet reagojnë ndaj kundërthënieve që burojnë nga mangësitë e këtij publikimi ne dëshirojmë që ata të fokusohen në mënyrë konstruktive në qëllimet afatgjata të Maqedonisë”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-ve në Shkup.
Cervenkovski: Të përgjigjen hartuesit “Enciklopedia nuk është një libër i thjeshtë, dhe akademia e Republikës së Maqedonisë nuk është një organizatë joqeveritare”. Kështu është shprehur kryetari i partisë opozitare më të madhe në Maqedoni, Branko Cërvenkovski.
Ish-presidenti i Maqedonisë kërkon përgjegjësi nga njerëzit e parë të Akademisë së Maqedonisë dhe Redaksisë. Sipas tij, disa pjesë në enciklopedi, nxisin ndarje dhe tensione brenda në shoqëri dhe na konfrontojnë me miqtë tanë të jashtëm.
“Vlerësoj se për një projekt i cili është botuar nga ana e Akademisë, pa dyshim përgjegjësi mbajnë bartësit kryesorë- njeriu i parë i Akademisë dhe bordi i redaktorëve”, deklaroi Branko Cërvenkovski.
Ai tha se projekti është financuar nga Qeveria e Maqedonisë dhe është promovuar nga kryeministri, Nikolla Gruevski dhe Presidenti, Gjorgje Ivanov, prandaj sipas tij, nuk lejohet që këta dy persona të mos kenë qëndrim lidhur me këtë çështje. Cërvenkovski theksoi se Qeveria të mos mendojë që forcat e errëta për të cilat ka folur, ti kërkojë tek opozita.
“Maqedonisë i duhet një presidenti dhe kryeministër me qëndrim dhe që i zgjidhin problemet, e jo që ikin nga problemet. LSDM edhe një herë e fton presidentit Ivanov dhe kryeministrin Gruevski të distancohen nga pjesët kontestuese në enciklopedi”, theksoi Cërvenkovski. Në të kundërtën sipas tij, del se kreu shtetërorë e miraton dhe pajtohet me përmbajtjen e kësaj enciklopedie. (INA)
Maqedoni, enciklopedia famëkeqe ‘lëkund’ koalicionin
Enciklopedia maqedonase e botuar javën e kaluar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve Maqedonase (ASHAM) vazhdon të shkaktojë tensione dhe përkeqësime në raportet e koalicionit qeveritar mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Mësohet se në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën mbrëma ka mbretëruar atmosferë tejet e tensionuar mes kryeministrit Nikolla Gruevski nga njëra anë dhe ministrave të BDI-së nga ana tjetër, për shkak të enciklopedisë famëkeqe. Nuk dihet ende se çfarë është debatuar, por e sigurtë është që vetëm pak kohë pas nisjes së mbledhjes Gruevski ëhstë larguar duke e lënë atë që ta udhëheqë Zëvendëskryeministri Zoran Stavrevski.
BDI-ja konteston 50 dispozita në këtë enciklopedi duke kërkuar njëherësh që akademiku Bllazhe Risteski të japë dorëheqje nga funksioni redaktor kryesor në Enciklopedinë maqedonase, pasi ai paralajmëroi se në botimin e korrigjuar nuk do të bëhen korrigjime të mëdha në dispozitat të cilët janë ofenduese për shqiptarët. Përveç reagimeve të ashpra ndaj ASHAM-it, BDI-ja edhe më tej insiston që edhe Qeveria të distancohet nga pjesët kontestuese në Enciklopedi me çka kanë filluar të përkeqësohen marrëdhëniet në koalicionin qeverisës me VMRO-DPMNE-në.
BDI-ja kërkon tërheqjen e tërësishme të enciklopedisë dhe formimin e një një këshilli të ri redaktues në të cilin akademikë dhe profesorë shqiptarë do të marrin pjesë në përgatitjen e dispozitave që kanë të bëjnë me shqiptarët.
Ndryshe, deri më tani kryeministri Gruevski dhe institucionet shtetërore nuk janë distancuar nga Enciklopedia e cila shtrembëron historinë e shqiptarëve dhe ofendon popullin shqiptar me gjuhën e urrejtjes.
Edhe përskaj reagimeve të ashpra nga faktori politik shqiptar, intelektual dhe ai civil në Maqedoni, si dhe nga SHBA-të, Britania e Madhe dhe nga vendet fqinje si Shqipëria, Kosova dhe Bullgaria akademikët maqedonas mbeten edhe më tej në qëndrimin se në enciklopedinë maqedonase duhet bërë vetëm disa korrigjime por assesi tërheqje të saj, gjë me të cilën nuk pajtohen shqiptarët. (INA)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23705. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23705

Parlamenti të mos e ratifikojë, të pritet edhe hyrja e opozitës Vladimir Beja, ish-komandanti i forcave ushtarako-detare të Republikës së Shqipërisë
“Presidenti, si garant i Kushtetutës, duhet të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të marrë në analizë marrëveshjen e nënshkruar me Greqinë dhe të shqyrtojë ligjshmërinë e saj, si dhe të verifikojë nëse është në përputhje me Kushtetutën Shqipërisë”.
Apeli vjen nga Vladimir Beja, ish-komandanti i forcave ushtarako-detare të Republikës së Shqipërisë. Z. Beja, duke folur nga pozitat e politikanit shprehet se kjo marrëveshje nuk duhet të kalojë në heshtje dhe pastaj të gjejë miratim në momentin e fundit në seancë plenare nga deputetët. Sipas tij, pika më e dobët dhe që lë vend për dyshime është ngutja dhe mungesa e transparencës.
“Kjo marrëveshje kaq e rëndësishme për vendin, duhej të shqyrtohej në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë, ku të raportohej me hollësi nga Komisioni i Ekspertëve, për metodologjinë e zgjedhur, hartat dhe teknologjinë e përdorur, për matjet e kryera si dhe elemente të tjerë të eksperiencës shqiptare dhe asaj ndërkombëtare”, thekson Beja, që e cilëson këtë si përpjekje për të bërë politikë dhe për të nxjerrë përfitime politike të ditës, në dëm të interesave kombëtare.
“Pakti me Greqinë për ujërat territoriale nuk duhet që të miratohet në asnjë mënyrë nga Kuvendi, pasi ai vë në pikëpyetje integritetin territorial të vendit tonë”, shprehet Beja, që shton se pikërisht kjo marrëveshje duhet të diskutohet edhe në praninë e deputetëve të opozitës, që kanë bojkotuar Kuvendin prej fillimit të Legjislaturës së 18-të.
“Parlamenti nuk ka asnjë arsye të ngutet dhe ta ratifikojë këtë marrëveshje ndërqeveritare dhe aq më tepër pa prezencën e opozitës, e cila përbën gati 47 për qind të Kuvendit”.
Z. Beja kujton përvojën personale dhe thotë se nuk janë zbatuar as procedurat minimale në hartimin e marrëveshjes së kufijve detarë mes Shqipërisë e Greqisë, procedura që sipas tij duan shumë kohë dhe duhet të jenë shumë transparente.
Ai kujton bisedimet e 17 viteve më parë për një marrëveshje të tillë me Italinë dhe problematikën që ajo paraqet. “Për të firmosur marrëveshjen me Italinë kanë qenë përpjekje 3 vjeçare ku komisionet tona për një fjalë goje i riktheheshin bisedimeve dhe këto bisedime zgjasnin me muaj të tërë vetëm për të përcaktuar metodologjinë.
Në këtë proces nuk janë zbatuar as procedurat minimale për hartimin e kësaj marrëveshjeje dhe me të drejtë flitet se ka mungesë transparence”-përfundon ish-komandanti i forcave ushtarako-detare të Republikës së Shqipërisë, Vladimir Beja.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23708. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23708
Pakti me Greqinë/ Shkëmbi Barketa, dëshmia e humbjes së detit shqiptar Çdo gjë ka nisur me ndarjen e kufijve në Konferencën e Londrës në vitin 1913. Aty u diskutua edhe për caktimin e vijës së kufirit detar ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve fqinje. Pas shumë debatesh, në muajin qershor 1913 u arrit të miratohej marrëveshja për kufirin detar, sipas propozimit të Italisë, por u deshën edhe dy muaj të tjerë që të vendosej plotësisht kufiri me Greqinë dhe siç u deklarua në Konferencë, “…Korça në lindje dhe Kepi i Stillos në jugperëndim ishin “shtyllat e Herkulit të Shqipërisë”. Pra, përfundimisht kufiri detar i Shqipërisë në jug, do të niste nga Kepi i Stillos, do të vazhdonte gjatë Kanalit të Korfuzit (në mes të tij), duke ia lënë Shqipërisë ishullin e vogël Tongo, më pas do të vijonte në drejtim të veriperëndimit, duke kaluar në ujërat e brendshme dhe deri në ujërat territoriale të saj. Por e gjithë kjo ndarje do të zgjaste për 96 vjet, deri në mars të këtij viti, kur diplomacia greke dhe ajo shqiptare do të bënin hapin e parë drejt një marrëveshjeje të re, e cila do të ndikojë në marrëdhëniet midis dy vendeve që kanë njohur për shumë kohë të këqija midis tyre.” Nga WEB- site i Doktrinës dhe Stërvitjes së Ministrisë së Mbrojtjes.
BARKETA, UJËDHESA TRAGJIKE Ujdhesa shkëmbore, herë del dhe herë fut kokën e krifën e saj, si të një gjallese mitike, që bën “show” me njeriun, në të dy krahët. S’e kishin kujtuar për gati një shekull, por të gjithë e nënkuptonin. Se ai e kishte një kumt, të cilin e thoshte në vete të tij, me gjuhën dhe shenjën e veçantë. Ata që e shihnin, kryesisht detarë, bënin sikur nuk e kuptonin, por sërish në orientim, mbështeteshin tek ai. Historia erdhi mbi krye të tij, sikur t’i vinte për kryeshëndoshë. Ende nuk është plotësuar shekulli.
Ku duhet të kalonte mesorja Nga dokumentet ka një frazë përmbledhëse se KUFIRI UJOR DETAR NË KANALIN E KORFUZIT (CORFU CHANNEL) DUHET TË KALOJË NË MESIN E TIJ. Nga materialet e Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së (shih: DoD 2005, 1-M) marrim njoftim se: Ujërat shtetërorë të Republikës Popullore të Shqipërisë shtrihen përgjatë gjithë bregdetit në 12 md (milje detare = 22,224 km) duke filluar me vijëdrejtat bazore, nisur nga kepi Rodon (Muzhli), kepi Pallës, kepi Lagjit (kalaja e Turrës), Seman kepi Seman, Grykëderdhja e Vjosës, ujdhesa Sazan, Gjuhëza dhe kepi Gramës. Pastaj, midis bregut shqiptar dhe ujdhesave greke deri në mesin e Kanalit të Korfuzit. Kjo është njohja ndërkombëtare, lidhur me ndarjen e ujërave detarë, në Ngushticën Veriore të Korfuzit. Pra, në mesin e saj. Shteti Shqiptar nuk e ka marrë parasysh këtë. Diplomacia, nuk e njeh historinë, informacionin botëror detar dhe fatet e trojeve shqiptare përballë brigjeve të Korfuzit. Nga pala jonë duhej të kërkohej MESI I KANALIT. Po ata e kanë braktisur atë. E vërteta që gjendet në arkivat e OKB-së dhe të të dy shteteve për ndarjen e kufijve tokësorë nga Komisioni Ndërkombëtar, ka vetëm, të rilevuar dhe përshkruar në harta të shkallës 1: 50 000, kufirin tokësor. Në Gjyqin e Hagës, ndërsa u shqyrtua Incidenti i Korfuzit, shkëmbi Barketa, si dhe ujdhesa Tignosso i kaloi Britanisë së Madhe. Ishte një nga vendimet e marra në atë rast, si pjesë e ndëshkimit ndërkombëtar që pësoi Shqipëria. Aso kohe në Arkipelagun e Korfuzit u vendosën dy baza të NATO-s. Nuk u mor vesh si ndodhi, se askush nuk e kishte mendjen tek ai shkëmb, pasi shqiptarët ishin në vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore. Përballë Korfuzit në gjirin e Tetranisit (Ksamil) ndodhet një bashkësi prej katër ujdhesash, të cilat i përkasin Shqipërisë. Ndërkaq, përballë kepit të Mërtesës (Vrojtimit) në vijë lindje – perëndim drejt Kepit Varvara (Korfuz) ndodhen të dy ujdhesat shkëmbore, Tignosso dhe Barketa, të cilat janë të pasqyruara në të gjitha hartat historike detare. Nëse gjatë ndarjes kufitare të Komisionit Ndërkombëtar, është marrë parasysh, mesorja që ndan ngushticën detare në këtë vijë, atëherë del se Shkëmbi Barketa ndodhet rreth 60 metër, në drejtimin e tokës shqiptare çka tregon, se për hir të baraslargësisë në ngushticë, vetëm Barketa, duhet t’i takonte Shqipërisë, ndërsa Ujdhesa Tignosso, përfshihet në arkipelagun e ujdhesave të Korfuzit. Mirëpo as kjo ujdhesë, njoftuese e orientuese, nuk ka qenë në zotërimin shqiptar. Si dëshmitar historik dhe gjeologjik më i afërt me Dheun shqiptar, ka ngelur në harrim, derisa kërkush nuk është kujtuar ta kërkojë atë, për menaxhim. Edhe vija kufitare e hartave shqiptare të botuar pas vitit 1913, nuk e përfshin këtë shkëmb në ujërat tona shtetërore. Në ndarjen sipas marrëveshjes së fundit, vijëdrejtat bazore, në mënyrë të padrejtë, dhe pambështetje në UNCLOS, e nismojnë ndarjen e ujërave, prej këtij shkëmbi dëshmitar. Askush në bisedime, ashtu sikundër mund të përfytyrohet, nuk është kujtuar që ta hedhë në bisedën dypalëshe fqinjësore, për ndarjen ujore. Mendojmë se ka qenë, mosnjohje e UNCLOS. Sipas njohjes historike të vijimit të vijës ndarëse ujore të Shqipërisë me Greqinë, është pranuar vija e mesme që ndan ngushticën. Kështu është konsideruar. Marrëveshja e fundit do të trajtonte së pari këtë mesore ujore. Sapo të shqyrtonte këtë vendosje në hartë, atëherë do të vinte re se Shkëmbi Barketa ndodhej në lindje të mesores. Askërkush nuk i është afruar këtij përfytyrimi.
BARKETA, DËSHMITARE Ai ka dëshmuar gjithmonë. Dëshminë e tij s’e kanë besuar, ose nuk kanë dashur ta besonin. Hidh sytë në perëndim pastaj në lindje. I largohen anijet e çdo mjet tjetër lundrimi prej frikës së përplasjes me të, se ai është majë e një kodrine nënujore, që nuk ka dashur të mbytet, po të jetë aty, si një dëshmi dhe paralajmërim. Ndofta, është edhe mesi i këputjes gjeologjike!? Prandaj edhe turfullimin e tij, e shpreh me atë që duket se është një krifë po në fakt nuk është e tillë. Sikur të mos ishte, aty, kurrë, donin ta harronin, por të frikësuar prej tij, ia kanë përcaktuar me saktësi koordinatat dhe azimutet, nivelin e ujit në kreun e tij, si të ishte shenjë e vetme e kacavjerrjes në momente të jetës apo të vdekjes. Si një lloj shpëtimi. Kjo ka mbetur e fshehur dhe askush nuk është kujtuar se i kujt dheu është ky shkëmb, i dheut që ka ngelur në Kontinent apo i ujdhesës që bëri shkëputjen gjeologjike!? Ca u hapën mbi det dhe krijuan vargoj kodrinorë dhe të tjerë si këto shkëmbinj, sa u shfaqën përsipër nga dëshira për të mos e lënë kontinentin, e mezi sa duken, prej thellësisë së mbytjes së madhe. Ky është shkëmbi Barketa që e njohin të gjithë detarët të cilët kanë kaluar apo kalojnë, në Ngushticën Veriore të Korfuzit. Ai mbeti edhe si një rojë për lundërtarë të ndryshëm që nga Liburnët, Adrianët, kur erdhën në shtegëtimin e parë pranë Kaonisë, Romakë dhe Venedikas.
BARKETA NË MARRËVESHJEN E FUNDIT ËSHTË PËRDORUR SI SKAJ I ARKIPELAGUT Në bazë të UNCLOS, ai nuk mund të bëhet vijëdrejtë bazore fundore për Arkipelagun e Korfuzit, por edhe as për anën e Shqipërisë. Ky shkëmb, në mënyrë të natyrshme e ka vendin në 60 metër, në lindje të mesores, duke i takuar plotësisht shtetit shqiptar. Por në marrëveshjen e fundit, po të shihet me vëmendje harta detare ndarëse, një fragment të së cilës, po e paraqesim më poshtë, ky shkëmb (Barketa) është konsideruar në mënyrë krejtësisht të gabuar, si një pikë kufizuese anësore, e fundme, e vijëdrejtës bazore që bashkon, në kundërshtim me UNCLOS, shkëmbinjtë periferikë (Atolls) të arkipelagut (Serpa, Barketa, e mandej në Kepin e Kasiopesë). Prej kësaj vije, është bërë ndarja, e cila të drejtën e ka kthyer në të padrejtë. Mund të shihet se si është përdorur Barketa, si pikë fillesë nga ana e shtetit fqinj, për të ndarë syprinën ujore dhe shtratdetin kontinental me Shqipërinë, ku si nisje është vijëdrejta bazore që përmbyll gjirin e Tetranisit (Ksamilit). Sipas argumenteve të dhënë, në sythin e Arkipelagut, doli se njësia gjeografike e Arkipelagut të Korfuzit, s’i përket heqja vijëdrejta bazore, që të përfshijnë skajet ujdhesore. Sipas kësaj, bie poshtë, fillimndarja në Barketa. Veç Barketës as Tignosso nuk do të përmbyllet në vijëdrejtat bazore të arkipelagut. Vijat bazore do të fillojnë nga buzëujërat e Ujdhesës Korfuzit dhe brigjeve të Ksamilit. Gjendja e ndarjes është në mënyrë tërësore e përmbysur, për të riparuar padrejtësinë që ka ndodhur për: (i) Barketa ndodhet në lindje të mesores së ngushticës veriore të Korfuzit, rreth 60 metra dhe sipas njoftimeve të mesvijës në ngushticë ajo kryeherët duhej t’i përkiste Shqipërisë, por askush nuk është kujtuar për të. (ii) Tani, lind një argument i ri, zbatimi i UNCLOS si një Konventë e re, pas vitit 1913, kur u ndanë kufijtë shtetëror tokësorë midis Shqipërisë dhe Greqisë. Sipas saj, bie poshtë përfshirja e ujdhesave me vijëdrejta, pra baza e nisjes duhet të ndryshojë. Këto duhet të ishin argumente në bisedimet para marrëveshjes, të cilat do të kishin mospërkime të thella. Natyrshëm.

dt 7 tetor Pakti me Greqinë, matjet nisën nga muret historike të Sarandës
Prof. Asoc. Dr. Myslim Pasha është mjeshtër kërkimesh dhe Kolonel në rezervë i Forcave të Armatosura, në vijim të analizës së tij shkencore për paktin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndalet te njëra prej pikave të skandalit. Ai thotë në analizën e vet se marrëveshja që pret të kalojë pas pak ditësh për ratifikim në Kuvendin e Shqipërisë e ka trajtuar gjirin e Sarandës, si një bregdet i thjeshtë, dhe si një harrim gjeografik të pafalshëm. Duke shpjeguar hartën bashkangjitur, autori i studimit thotë se me indiferencë dhe cinizëm teknik është shpërfillur dhe shmangur e drejta jonë historike, sepse vija ku ka filluar matja për përcaktimin e vijës së mesme (median line) është në muret historike të qytetit, duke cënuar mëvetësinë e Gjirit si Det Shtetëror dhe duke duke humbur 15 km2.
1.Gjri i Sarandës Një fillim i tillë, për apologjetët e marrëveshjes do të ishte një hiperbolë nxitëse nacionaliste, se në të vërtetë, gjiri i Sarandës është në vend të vet, askush nuk e ka dhënë e nuk e ka falur. Ajo çfarë u kumtua në media për një kohë, as që u kap dhe u trajtua nga apologjetët teknikë, asqë u trajtua për qartësim dhe shpjegim. Vetëm se, shkaraz u bë një përqasje me gjiret e futur e të thellë që plotësojnë kushtin e (r2 : 2). Nuk e dimë nëse ata, vijojnë ende, ta mbrojnë këtë argument, apo mund t’u ketë shkuar ndërmend, se ka dhe një shpëtim për të mos e dhënë për ndarje gjirin e Sarandës. Nëse, kjo varkë me vela nuk kthehet në detin e mendjes së tyre, do të thotë që ajo as që është nisur. Gjiri i Sarandës, ka qënë pa zot. Kështu ka mbetur në këtë Marrëveshje dhe historia, më shumë se çdo argument tjetër, që është parashtruar, do të brejë ndërgjegjen shkarravitësve të hartografisë dhe të ligjvënësëve shqiptarë të shekullit të XXI. Kur themi ” i humbur” kjo është metaforë, e harresës, se Gjiri i Sarandës, nuk ka marrë emërin e vet, statusin kombëtar si dhe pozicionin e tij gjeohistorik.
2. Askush nga pala shqiptare nuk është mbështetur në UNCLOS për të ruajtur Sarandën
Në një syth të studimit, kemi trajtuar në mënyrë teorike dhe gjeometrike, veçoritë që jep UNCLOS ( United Nations Convent of Law of Sea) , për gjiret dhe ujrat e brendshme të shtetit. Është e drejta e një shteti që me ligj të veçantë të përcaktojë ujërat e brendshme, të cilat janë në mënyrë tërësore nën sovranitetin e tij. Përcaktimi i vijave bazore normale dhe e vijëdrejtave bazore, shënon kufizimin e këtyre ujërave brenda tyre dhe në drejtim të Dheut Kontinental. Gjiret bëjnë pjesë në Ujërat e Brendshme. Prej vijave bazore të tyre fillon Deti Shtetëror. Gjiri i Sarandës i përket vetëm shtetit shqiptar. Ai është një shkallëzim i dukshëm dhe i identifikuar, me prirje në drejtim të Dheut Kontinental, që përkon me drejtimin gjeografik lindor në një kënd prej 450 e matur nga këndi i drejtë që përmbyll drejtimin veri-jug. Forma e gjirit është trikëndore, me thyerje të shumta sapo fillon prej kepit të Qefalit, deri në Sarandë. Penetrimi në thellësi nismon dukshëm që në pikën e fillimit të kësaj thyerjeje, në Kepin e Qefalit ku, ndodhet edhe fanari bregor orientues detar. Lashtësia na kumton se Onkezmi, Saranda e sotme, qysh nga Mijëvjeçari i dytë Para Krishtit ka qënë një gji për të pritur dhe ruajtur anijet nisur prej vendit të përshtatshëm dhe kushte të tjera të rrethinës. Onkezmi është vijim i gjeohapësirës epirote, që zë fill prej maleve Keraune, dhe kepit të Gjuhëzës, ku janë ndërtuar vendabnime si Dhërmi, Himarë (Cimera) Vuno, Qeparo, Borsh, Sarandë e deri në fushën e Vrinës, ku është dhe Buthroti i famshëm. Kjo ishte Kaonia. Në drejtim të dheut e në drejtim të vargoit kodrinor dhe bregdetit janë qendra të tjera të mëdha të lashtësisë si Foinike dhe më në jug Buthroti. Sipas hartës, e cila ende nuk gjendet në Ministrinë e Mbrojtjes apo atë të Jashtme, por që një fragment të saj ne e kemi shkëputur prej gazetës “Standard”, gjiri i Sarandës kridhet në një gjysëmerrësirë (që nuk mund të jetë me dashje) ne mundemi që të vëzhgojmë, ndonëse me vështirësi, se harku fundor i rrethit të hequr me pikën qëndrore, në vijën mesore të pranuar, del sa gati – gati ka prekur edhe simbolin e Portit. Kjo është gjeometria tragjike e gjirit të Sarandës. Marrëveshja e fundit, iu shpërfaqet shqiptarëve me indiferencën, cinizmin teknik, shpërfilljen gjeohistorike, duke shmangur të drejtat tona historike. Ajo në kundërshtim me Konventën e cila sjell përjashtim, gjiri i Sarandës, është trajtuar si një bregdet i thjeshtë, pa penetrim, pa dukje, në një harrim gjeografik të pafalshëm. Vija bazë, ku ka filluar Deti Shtetëror, është marrë në Portin e saj të kahershëm, në muret e tij historikë. Gjiri i Sarandës ka ngelur “jetim”. Vija bazë, ku ka filluar Deti Shtetëror, është marrë në Portin e saj të kahershëm, në muret e tij historikë. Afëria e brigjeve dhe të qënit kundruall, e bën këtë të drejtë, edhe më komplekse, për shumë shkaqe, ndër të cilët janë ata natyrorë, ekonomikë dhe historikë janë të dukshëm në krahun tonë.
Të drejtat historike të mohuara
Gjiret historike deklarohen nga vet shteti. Negociatorët tanë kanë shkuar të papërgatitur, pa bazën ligjore të duhur, pa njohje të UNCLOS. Të tilla deklarime janë të njohura në praktikën ndërkombëtare. Në përgjithësi një deklarim i tillë është real, i argumentuar dhe jo i sajuar. Ai vjen përmes një njohjeje dhe përvoje të gjatë kombëtare dhe ndërkombëtare, prej gjeohistorisë, zhvillimit ekonomik, strategjisë, turizmit, rëndësisë ushtarake. Shpesh ato konsiderohen edhe gjire juridikë, përbërësit e të cilit deklarohen nën sovranitet, për t’u pranuar nga shtetet fqinjë e për t’i marrë parasysh lidhur me UNCLOS. Sarandës sonë i është mohuar e Drejta Historike, e Ujrave Historikë. “Parashikimet e mësipërme nuk zbatohen për të ashtuquajturat gjij “historikë ” ose në çdo rast, kur është zbatuar sistemi i vijave bazë të drejta të parashikuara në nenin 7.( Nga Konventa) Dhe ja një paragraf tjetër që lidhet me zabtimin e nenit 7 të Konventës ( për Vijëdrejtat bazore.): “…Kur metoda e vijës së drejtë bazë është e zbatueshme sipas paragrafit 1, në përcaktimin e vijave bazë të veçanta, mbi bazën e interesave ekonomike të rajonit në fjalë, mund të merret në konsideratë realiteti dhe rëndësia të cilat janë të evidentuara qartë prej përdorimit të gjatë…”. “…Parashikimi i mësipërm nuk zbatohet, megjithatë, kur është e nevojshme në rastet e ndonjë titulli historik ose rrethana të tjera të veçanta për kufizimin e detit territorial ndërmjet të dy shteteve sipas mënyrave të mësipërme.” “…The above provision does not apply, however, where it is necessary by reason of historic title or other special circumstances to delimit the territorial seas of the two States in a way which is at variance therewith…” Të drejtat historike lidhen me: (i) Ushtrim i autoriteit shtetëror për një periudhë të gjatë në përkim me titullin detar, (ii) Emri dhe njohja në vijimësi e këtij autoriteti. (iii) Reagimi, ndikimi, si mosnjohje nga Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23702. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23702

Bëhet milioner falë lojës në internet Programuesi njëzetvjeçar është bërë milioner falë lojës së internetit të cilën e ka krijuar. Qëllimi i lojës është të plaçkitet, vritet dhe të terrorizohet në një qytet imagjinar.
Joe Chedburn, është edhe një ndërmarrës i suksesshëm i teknologjisë së informacionit, ka pasur vetëm 16 vjet kur ka ardhur tek ideja për të shkruar lojën e internetit të fokusuar në krime.
Loja me emrin Torn, e cila është e bazuar në tekst dhe nuk ka grafikë, është rritur shumë shpejt. Sot ajo ka 41.000 lojtarë aktiv dhe mbi 1.3 milionë llogari të hapura. Loja bazike është pa pagesë, mirëpo për tri funte në muaj lojtari fiton pikë dhe status shtesë. Shumica e lojtarëve janë të gatshëm të paguajnë ato tri funte, që do të thotë se faqja fiton rreth 50.000 funte në muaj.
Në këtë mënyrë Joe është bërë milioner qysh në moshën 21-vjeçare.
“Kur kam qenë më i ri, prindërve të mi u pengonte që kalojë shumë kohë pranë kompjuterit, mirëpo sot janë shumë të lumtur me atë që unë bëj”, ka thënë Joe.
“Babai më ndihmon shumë dhe nga ai gjithmonë kërkoj këshilla, ka shtuar ai.
“Gjithmonë më kanë interesuar kompjuterët dhe jam shumë i lumtur që mund të përfitojë nga ajo punë që kënaqem duke e punuar. Ka ditë që punojë tërë ditën në faqe, e nganjëherë nuk më duhet të bëj asgjë. Aktualisht po mendoj se si ta zgjeroj këtë punë”, ka thënë milioneri Joe.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1410. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1410

Plaçkit bankën për 20 euro Sllovakia mund të falënderohet për plaçkitjen e bankës, por jo edhe për shumën e vjedhur, pasi që një i ri në qytetin Kosica ka insistuar që arkëtarja e bankës ti jap atij 20 euro.
Një i ri sllovak ka hyrë të mërkurën në bankën e këtij qyteti në lindje të Sllovakisë, e ka thyer me gur xhamin e sportelit dhe nga arkëtarja e frikësuar ka kërkuar para, por assesi mbi 20 euro.
Arkëtarja ia ka dhënë bankënotën prej 20 eurosh e hajni ka ecur qetazi deri në qendrën e afërt tregtare, ku menjëherë e ka arrestuar policia, njoftojnë mediat sllovake.
Policia menjëherë e ka dërguar hajnin në spitalin psikiatrik. Ai rrezikon të dënohet prej shtatë deri në 12 vjet burg, nëse nuk shpallet i paaftë nga ana psikike.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1408. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1408

Booklet 3G gjatë këtij muaji Netbooku i kompanisë Nokia në shitje del më 22 tetor, fillimisht në Gjermani në ofertën e operatorit të telefonisë mobile O2 me kontratë dyvjeçare.
Netbooku Booklet 3G i Nokias i cili po pritet me padurim do të dal në shitje gjatë këtij muaj. Data e saktë e lansimit në treg të pajisjes është 22 tetor, që jep të kuptojë se ai do të ketë të parainstaluar edhe sistemin operativ Windows të kompanisë Microsoft që lansohet po të njëjtën ditë.
Siç pritet, Nokia Booklet 3G vjen në ofertën e operatorit gjerman të telefonisë mobile O2 me çmim fillestar prej 249 euro dhe dy lloj paketash të parapagimit ai bazik me 20 euro në muaj dhe atë prej 25 eurosh. Marrëveshja duhet të nënshkruhet për afat 24 mujor.
Pos karakteristikave standarde, kjo pajisje ofron lidhje 3G/HSPA me rrjetet mobile, WiFi e Bluetooth, por edhe GPS të integruar si dhe bateri me autonomi të deklaruar prej 12 orësh.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1406. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1406

Përplasja qeveri-pushtet vendor, Rama: Po shkelet autonomia Pas miratimit në Kuvend të nivelit të ri të taksave dhe një ditë pas takimit të krerëve socialistë të bashkive me ambasadorët Lohan e Bosch, një tjetër takim është zhvilluar mes krerëve të bashkive. Këtë radhë ka qenë kryetari i bashkisë së Tiranës, njëherësh kreu i PS-së, Edi Rama që zhvilloi një takim kryetarët e bashkive dhe komunave në vend që drejtohen nga të zgjedhur socialistë. “Paralajmëroj Berishën se nuk do të lejohet shkelja e autonomisë vendore. Qeveria nuk mund të ndërhyjë në politikat fiskale të pushtetit vendor”- tha Rama, duke shtuar më tej se ndërhyrja te taksat e bashkive do të thotë rikthim i ‘qyteteve në plehra’. Dje krerët socialistë u ankuan te ambasadorët, duke u paraqitur atyre situatën e re të krijuar mes qeverisë dhe pushtetit vendor, situatë shqetësuese që shkel autonominë vendore.
29 shtator Rama: Berisha po zbraz arkën e pushtetit vendor
TIRANE – Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, reagoi për ligjin e taksave që miratoi Kuvendi, duke akuzuar Kryeministrin Berisha se po zbraz arkat e pushtetit vendor për të mbushur gropën e zezë të buxhetit të shtetit. “Një kryeministër i paaftë, delirant dhe i pandreqshëm s’mund të zhbëjë autonominë vendore”, tha Rama.
Rama i bëri thirrje sot Berishës të ndalë sulmin ndaj financave pasi do të hasë në rezistencën e pushtetit lokal. “Përfitoj nga rasti që ti bëj një paralajmërim kryeministrit, pas sulmit të pandalshëm ndaj financave ta ndalë pasi do të ndeshë në një rezistencë e refuzim që unë nuk do ta dëshiroja, si një pjesë tjetër e jetës shoqërore në Shqipëri që është në krizë të gjithanshme”, u shpreh Rama.
Sipas tij, Berisha më kot përpiqet të mbushë arkën e shtetit duke vjedhur atë të vendorëve. “Është e patolerueshme që një njeri i papërgjegjshëm e i paaftë, delirant i pandreqshëm të zhbëjë atë që është ndërtuar në gjithë këto vite, dhe të zbrazë arkat e pushteteve vendore dhe pushteteve te vendit që të mbushë atë që nuk mund të mbushë më, buxhetin e shtetit që u zbraz si rezultat i të gjitha abuzimeve dhe shpërdorimeve të gjithanshme dhe politikave të tij shkatërruese, të cilave shqiptarët, po ua dëgjojnë dhe dua tua dëgjojnë përditë e më shumë krismën”, u shpreh Rama në një prononcim të shkurtër për mediat, gjatë inspektimeve të punimeve që po bën Bashkia tek Liqeni Artificial i Tiranës.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23699. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23699

Gërdeci, familjarët dorëzojnë padinë për Fatmir Mediun Familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit kanë depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme kallëzimin penal ndaj ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu.
Ashtu si kishin njoftuar edhe më parë, familjarët në kallëzimin e tyre kërkojnë sërish heqjen e imunitetit të Mediut dhe rihapjen e çështjes në ngarkim të tij për tragjedinë e Gërdecit, që mori 26 jetë njerëzish, gjymtoi 300 të tjerë dhe shkatërroi qindra shtëpi banimi.
Padia është dorëzuar nga Zamira Durda, nëna e Edisonit, një prej 26 viktimave të tragjedisë. “Kërkojmë të zbardhet e vërteta dhe të dalin përgjegjësit. Fatmir Mediut duhet t’i hiqet imuniteti dhe të vazhdojë hetimi”- tha ajo, pas dorëzimit të padisë.
Sipas grave që kanë shoqëruar Zamirën në këtë procedurë dorëzimi, kallëzimi penal është firmosur nga 21 përfaqësues të familjarëve. Ata janë shprehur shumë të indinjuar nga vendimi i Gjykatës së Lartë për pushimin e çështjes ndaj Mediut, me arsyetimin e rizgjedhjes së tij si ministër në kabinetin e ri, për pasojë një person me imunitet.
Pas kësaj, familjarët besojnë se prokuroria do të vijojë me kërkesën drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të Mediut, për t’i hapur rrugë edhe njëherë hetimit me themel të dosjes së bujshme, që vazhdon prej 7 muajsh të zvarritet në seanca që shtyhen pafund.
dt 3 tetor Reagojnë gjyqtarët: Pse nuk duhet të ishte pushuar dosja ‘Mediu’
TIRANË- Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë zbardh vendimin e pushimit të akuzave ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, të pandehurit deputet Fatmir Mediu, duke bërë publike edhe mendimin e pakicës së pesëshes gjykuese të këtij kolegji penal. Sipas vendimit, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Besnik Imeraj, Ardian Nuni dhe Majlinda Andrea kanë votuar pro pushimit të akuzave ndaj Mediut, ndërsa gjyqtarët Evjeni Sinoimeri dhe Evelina Qirjako kanë votuar kundër pushimit të akuzave, duke kërkuar nga kolegët e tjerë vazhdimin e gjykimit për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Sipas këtij vendimi, gjyqtarët e Gjykatës Supreme, kanë renditur argumentet dhe interpretimet e tyre juridike të nenit 73 të Kushtetutës, ku tre nga gjyqtarët e interpretuan këtë nen si taksative për mos vazhdimin e procedimit penal ndaj Mediut, ndërsa, dy të tjerët si një nen që nuk e mbron ish-ministrin nga procedimi, pasi Kuvendi kishte vendosur kohë më parë heqjen e imunitetit të tij parlamentar. Më poshtë “Shekulli” boton njërën nga pjesët kryesore të mendimit të pakicës të argumentuar nga gjyqtaret Evjeni Sinoimeri dhe Evelina Qirjako, për mos pushimin e akuzave ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes tashmë ministër i Mjedisit deputetit Fatmir Mediu. Vendimi “Në Kushtetutën e Shqipërisë dhe në doktrinën juridike është parashikuar qartë instituti i imunitetit parlamentar dhe ai i mandatit .Mandati në vetvete është forma me të cilën vishet përfaqësimi politik, respektivisht delegohet ushtrimi i pushtetit shtetëror. Imuniteti nuk është gjë tjetër veçse një veshje mbrojtëse që i bëhet mandatit të deputetit për të parandaluar ndjekjen penale nga organi i hetimit pa autorizimin e Kuvendit. Qëllimi i paprekshmërisë penale është pikërisht mënjanimi i mundësive të ndjekjeve arbitrare dhe të pabazuara në ligj, që do të pengonin përfaqësuesin e popullit të kryente misionin e tij për të cilin ai është zgjedhur. Fryma e Kushtetutës nuk është paprekshmëria absolute e deputetit. Paprekshmëria e tij është një shmangie nga parimi i përgjithshëm i barazisë së shtetasve para ligjit, prandaj ajo duhet të zbatohet në mënyrë të kufizuar vetëm për efektin që thamë më lart. Në rastet ku organi i prokurorisë kërkon nga Kuvendi autorizimin për të ndjekur penalisht një person me imunitet siç është në rastin konkret deputeti Mediu, detyra e parlamentit nuk është gjë tjetër veçse të shqyrtoje nëse kjo kërkesë është e përligjur apo jo, sepse në të kundërt do të hynte në kompetencë të organeve të drejtësisë. Kuvendi në këtë rast vetëm çmon nëse ndjekja penale cenon pavarësinë e parlamentit në përgjithësi dhe të deputetit konkret në veçanti, pra nëse ndjekja sjellë pasoja për funksionim e mirë të parlamentit, apo mos është vetëm një pretekst për të goditur deputetin apo grupin e tij parlamentar. Ky shqyrtim nga parlamenti ka karakter thjesht politik që do të thotë se i siguron liri veprimi drejtësisë pa paragjykuar nëse deputeti është ose jo fajtor. Në kushtet kur Kuvendi i Shqipërisë e ka dhënë njëherë autorizimin duke lejuar organin procedues të kryejë procedimin përkatës, presupozohet që e ka ushtruar një kontroll të tillë dhe e ka çmuar të drejtë kërkesën e tij. Për pakicën kërkesa kushtetuese që i paraqitet Kuvendit për dhënien e autorizimit për procedimin e një kategorie personash, përfshirë edhe deputetet dhe dhënia në fakt e këtij autorizimi nuk presupozon zhveshjen e personit konkret nga mbrojtja e veçantë që ai gëzon për shkak të imunitetit parlamentar, të cilën e ka fituar me zgjedhjen nga elektorati dhe konfirmimin nga KQZ-ja. Përkundrazi, pas dhënies së autorizimit për procedim, madje dhe pas marrjes së tij si i pandehur, deputeti ashtu sikurse ndodhi dhe me të pandehurin Fatmir Mediu, vazhdon të ushtroje funksionet e tij si deputet duke gëzuar të drejtat dhe garancitë ligjore përfshirë dhe mbrojtjen e posaçme juridiko-penale për veprime të drejtuara kundër tij dhe që përbëjnë vepër penale, pa kufizim, njëlloj si edhe deputetet e tjerë. Autorizimi për procedim i dhënë nga Kuvendi është parakusht për organin procedurës pa të cilin ky i fundit nuk mund të kryeje një numër veprimesh procedurale përfshirë edhe marrjen si të pandehur. Fakti që i pandehuri Fatmir Mediu u rizgjodh si deputet në Kuvendin e Shqipërisë nuk mund të konsiderohet se ka shërbyer për të krijuar një gjendje të re juridiko kushtetuese për sa i përket imunitetit parlamentar në përgjithësi dhe kuptimit e qëllimit të autorizimit për procedim në veçanti. Ky i pandehur u rizgjodh deputet po i Kuvendit të Shqipërisë, organ ky i cili pavarësisht numrit progresiv të legjislaturave të tij (nga 17 në 18) ishte shprehur tashmë pozitivisht për kërkesën e organit të procedurës për dhënien e autorizimit për procedim mbi bazën e po atyre fakteve për të cilat ishte duke vazhduar shqyrtimi gjyqësor i kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme. Sipas mendimit të pakicës, vijimësia e efekteve kushtetuese dhe juridiko-penale të autorizimit të dhënë njëherë nga Kuvendi është rrjedhojë e vijimësisë së veprimtarisë së këtij organi kushtetues pavarësisht ndarjes në legjislatura dhe ndryshimeve që ndodhin në përbërjen nominale të tij për shkak të zgjedhjeve të reja. Jemi në kushtet e gjykimit të se njëjtës çështje për të cilën është marrë njëherë autorizimi nga organi procedurës. Ne pakica mendojmë se dhënia e një autorizimi të ri për të njëjtën çështje është një tejkalim në interpretimin dhe qëllimin e nenit 73 të Kushtetutës. Në këto kushte jemi dakord me kërkimin që bëri organi i akuzës për vazhdimin e këtij gjykimi. Përveç sa më sipër nuk e mendojmë të drejtë referimin ligjor të bërë nga shumica në nenin 290 të K.Pr.P. Kjo dispozitë parashikon rastet kur procedimi nuk mund të fillojë ose në rast se ka filluar duhet të pushojë. Rasti objekt gjykimi nuk përfshihet në asnjë parashikim të kësaj dispozitë. Në vendimin e shumicës arsyetohet se Gjykata e Lartë ka mbajtur po të njëjtin qëndrim (ka pushuar çështjen) kur ka gjykuar të pandehurin Azgan Haklaj, mbas marrjes prej tij të mandatit të deputetit. Theksojmë se rrethanat për çështjen e mësipërme nuk janë të njëjta me rrethanat e çështjes objekt gjykimi. Shtetasi Azgan Haklaj u zgjodh deputet për herë të parë pasi ndaj tij kishte filluar procedimi penal, madje pasi ishte vendosur masa e sigurimit “arrest në burg” dhe ishte marrë si i pandehur. Patjetër që edhe për pakicën, me zgjedhjen e tij si deputet, u krijua një rrethanë krejtësisht e re për këtë person, kapërcimi i së cilës pa marre autorizimin nga Kuvendi do të binte ndesh me ndalimin kategorik të pikës 2 të nenit 73 të Kushtetutës. Në analizë të gjithë sa thamë më lart mendojmë se procedimi penal nuk duhej pushuar.
Gjyqtare Evjeni Sinoimeri
Gjyqtare Evelina Qirjako
PS: Prokuroria të kërkojë imunitetin e Mediut
TIRANË- Partia Socialiste ka kërkuar sot nga Prokuroria e Përgjithshme të depozitojë sa më shpejt në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit të ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu, për t’i hapur rrugë edhe njëherë hetimit të tragjedisë së Gërdecit. Gjatë një deklarate për mediat, deputeti Sajmir Tahiri ka theksuar se çdo dështim i ardhshëm apo hezitim për të vepruar nga Gjykata e Lartë apo Prokuroria e Përgjithshme vlen të konsiderohet si bashkëfajësi për të fshehur drejtësinë e për të amnistuar Fatmir Mediun pas artificave ligjore tërësisht të kapërcyeshme. Ai kujtoi se familjarëve të viktimave, me vendimin e fundit për lirimin e Mediut nga akuzat iu bë një vrasje e dyfishtë. “Tragjedia e Gërdecit nuk është një ngjarje e arkivuar në librat e historisë, por përkundrazi, është një ngjarje aktuale, pasojat e të cilës nuk i vuajnë vetëm ata që kanë humbur fëmijët, prindërit, familjarët apo pasurinë, por i vuajnë të gjithë shqiptarët e ndershëm”- tha ai. Ai ka akuzuar kreun e qeverisë, Sali Berisha si strehues të Fatmir Mediut, një të kërkuar për vrasjen e 26 qytetarëve të pafajshëm, duke e punësuar për Ministër, ndërkohë që edhe sipërmarrësi më i vogël i Republikës, një person me të tillë akuzë, nuk do e kishte punësuar as për kamerier. “I bëjmë thirrje Sali Berishës të shpreh qartë, pa ekuivokë dhe larg çdo deklarate demagogjike, gatishmërinë e tij për të hequr imunitetin e Ministrit Fatmir Mediu, si dhe të ndalojë çdo formë presioni apo joshjeje ndaj Gjykatës dhe Prokurorisë”- tha ai.
dt 25 shtator Mediu, rikallëzohet nga familjarët e viktimave të Gërdecit
TIRANË- Mbrojtësit ligjorë të familjarëve të 26 viktimave të tragjedisë së Gërdecit kane bërë gati kallëzimin penal ndaj ish-Ministrit të Mbrojtjes tashmë me detyrën e Ministrit të Mjedisit deputetit Fatmir Mediu dhe “arkitektëve” e kompanisë që ngritën fabrikën e ferrit në ish-repartin e tankeve.
Ky lajm bëhet i ditur nga mbrojtësja ligjore e familjarëve të viktimave të Gërdecit, e cila gjatë një bisede me “Shekullin” konfirmoi këtë informacion, duke shtuar se të hënën kallëzimi do depozitohet pranë institucionit të akuzës.
“Të hënën do të dorëzojmë pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë një kallëzim penal ndaj Ministrit të Mjedisit deputetit Fatmir Mediu, ish-drejtorit të MEICO-së Ylli Pinari, administratorit të kompanisë “Albademil” shtetasit Mihal Delijorgji dhe kunatit të tij, me detyrë drejtues teknikë në fabrikën e çmontimit në Gërdec Dritan Minxholli. Këta persona do të kallëzohen si shkaktarë të vdekjes së 26 personave, familjarët e të cilëve i mbrojmë ne në proceset gjyqësore”-tha nje nga avokatet.
Me kallëzimin që do bëhet në prokurori, do i jepet mundësi e dytë organit të akuzës të rifilloi ndjekjen penale për ish-Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, për të cilin Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vetëm pak ditë më parë vendosi pushimin e çështjes për shkak të imunitetit të fituar në zgjedhjet e 28 qershorit në vend.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23696. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23696
Top