Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Ahmeti: Feminiteti si mjet kërkimi Botohet në gjuhën gjermane romani “Gruaja haluçinante” i Mimoza Ahmetit. Autorja:
Romani im me strukturë femërore
Tre vjet pas botimit në shqip (”Ombra GVG”, 2006) romani i Mimoza Ahmetit “Gruaja Haluçinante” del në qarkullim në gjuhën gjermane nga shtëpia botuese austriake “Otto Muler Verlag”.
Ahmeti flet për çka mund t’i thotë lexuesit të një tjetër kulture romani i saj, i përkthyer nga shkrimtarja Andrea Grill, me një tjetër titull krejt të ndryshëm nga origjinali, “Puthje qumësht”.
Dikur ia kushtonte “të gjithë depresivëve dhe atyre që ishin njëherë të tillë”, por të veçantën e veprës në fjalë autorja e gjen (e ka ngritur tashmë) te rishikimi i marrëdhënieve që uni krijon me botën, një proces që ndodh falë femërores, të cilën Ahmeti e vlerëson si një motor kërkimi me shumë vlera në shoqërinë moderne patriarkale globale.
Autorja tregon edhe për projektin gati në përfundim, një përmbledhje tregimesh, “love story”.
Me sa dimë kjo është e para vepër e plotë e juaja (pa llogaritur cikle të poezive) që botohet në gjuhën gjermane. Si është pritur përkthimi në gjermanisht i “Gruas…”?
Dhe, i besoni përkthimit të fjalës suaj në gjuhë të tjera?
“Gruaja haluçinante”, ky roman imi, u përkthye nga shkrimtarja austriake Andrea Grill, këtë vit. Është vërtet vepra ime e parë e plotë në gjuhën gjermane. Ajo u botua me titullin “Milchkuss” që mund të përkthehet në shqip “Puthje qumësht”, pasi titulli i origjinalit ishte pak i gjatë në gjermanisht.
Përkthimi është pritur shumë mirë. Kam marrë fjalët më të mira nga Annemarie Turk, (drejtoresha e Kultur Kontaktit në Vjenë), për përkthimin e Andreas, ashtu si edhe opinionin e disa lexuesve të tjerë që unë i konsideroj njerëz të aftë të kulturës gjermanfolëse.Libri doli nga shtypi në shtator 2009, nga shtëpia botuese austriake “Otto Muler Verlag”.
Çfarë ka për t’i thënë kjo vepër lexuesit gjermanishtfolës, që natyrisht i përket edhe një gjeografie tjetër lexuesish.
Kjo vepër është një strukturë femër, nëse do të quajmë mashkull një strukturë letrare nga autorë meshkuj. Ajo është e veçantë për arsye të feminitetit, i cili është një engine kërkimi me shumë vlera në shoqërinë moderne patriarkale globale.
Vepra është një riprezantim i unit, që ngre mjaft pyetje për ato që i marrim si lidhje të mirëqena sociale dhe efekti i marrjes si të mirëqena, mbi shpirtin dhe mbi trupin e njeriut…
Njerëzit në përgjithësi duan të dinë çfarë lidhjesh ka mes autorit dhe personazheve të tij. Kështu, a mund ta identifikojmë “Gruan haluçinante” me krijuesen e saj, Mimoza Ahmetin?
Besoj se një barazim mes personazhit dhe autorit është në çdo rast i gabuar. Autori ka rrugën e vet në jetë, kurse personazhi të tijën. Ata takohen në një pikë që është premisa e veprës ose edhe më shumë sesa kaq, por ata shkëputen në mënyrë radikale që prej çastit që vepra del nga duart dhe del edhe në dritën e botimit.
Kjo është kaq e vërtetë, saqë ky diferencia, i cili nuk merret në konsideratë nga të tjerët, i krijon vështirësi autorit, i cili për shembull, edhe pas vitesh duhet të jetë në gjendje të shkëlqyer për të folur rreth personazhit të tij.
Por, kjo nuk është reale. Ngadonjëherë mund të jetë edhe aspak komode. Megjithatë, këtu mund të nxirren tema të tjera letrare nga autori, nëse e toleron fati.
Është nga rrëfimet e pakta në letërsinë shqipe i shkruar, qoftë nga autorë apo autore, për pikëshikimin e objekteve dhe të njerëzve në raport me veten, me individin si një qenie autentike që nuk pranon të unifikohet në mënyrë artificiale, sidomos me mjedisin urban.
Apo nuk është kështu?
Është kështu. Dhe përveç kësaj është edhe dënimi i të qenit kështu.
Ky është romani juaj i parë. Ai tregon se nuk ju interesojnë temat, nuk është roman me subjekt në kuptim klasik të termit. Nga ana tjetër nuk është proza që keni lëvruar tek “Absurdi koordinativ” apo më pas.
Është një kohë tjetër në krijimtarinë tuaj?
Ky është romani im i dytë. Romani im i parë është “Arkitrau”. Ai u botua në vitin 1993, pastaj në Itali, Piza, në 1996 dhe në Athinë, në 2002.
Në lidhje me klasifikimin e “Gruas Haluçinante” nga pikëpamja letrare, mund të them se nuk është aq e thjeshtë. Këto janë caqe të kritikës letrare më shumë sesa të krijuesit.
Atmosfera e “Gruas…”, shqetësimi, kujtesa pa kujtesë, rendja nëpër qytet me “nuse pashkën”, “zonat e influencës” të qytetit në shpirtin, mendjen, por edhe trupin e individit, rezonon me një kohë që lexuesi shqiptar nuk e ka të vështirë ta identifikojë. Romani është shkruar në mesin e krizës së vlerave që po përjeton vendi i autores…
Në të vërtetë, ajo çka më ka thënë vetë përkthyesja Andrea Grill për këtë libër është se ai nuk identifikohet me një koordinatë të caktuar dhe as me një problem të caktuar. Duket se këtë libër mund ta kish shkruar një shkrimtar i kudogjindshëm. Dhe ajo këtë e quante meritën kryesore të librit…
Romani në mënyrë implicite të çon te pyetja si e vlerësoni të sotmen në Shqipëri si qytetar dhe si individ.
Nuk besoj se romani im ka të tillë konduksion, apo drejtim nëse e themi shqip. Në fakt, ai u shkrua në gjuhën shqipe, por ky vend, vendi ynë, ka mijëra vjet që merr e jep me aleanca dhe armiqësi, me lidershipet e qytetërimeve më determinuese, dhe nuk është aspak e çuditshme që vepra me një diapazon universal, qoftë edhe jo voluminoze nga faqet, të dalin nga autorët e tij.
Çfarë bëhet me “Tutorin” romani për të cilin jeni shprehur se nuk e keni të lehtë ta mbaroni.
Tutori” është një roman që ka një pritshmëri të gjatë në tryezën e letrave të mia. Deri tani ka arritur faqen 86. Ai po i pret dhe përcjell pa u mërzitur të gjitha krijimet e mia, që po vazhdojnë botimet.
Këtë muaj pres të nxjerr në shtyp një vëllim me love story titulluar “Ich Liebe dicht Adlia”. Titullin vendosa ta mbaj në gjermanisht edhe pse tregimet janë në shqip. Kjo sepse nuk mund të përktheja fjalët që një i dashur gjerman i shkruante në fund të çdo letre vajzës së zemrës nga Shqipëria.
Duke shkruar këtë libër kuptova se shqipëtarët e kanë dashuruar në mënyrë anormale Perëndimin, i cili është sjellë shumë vakët me ta.
Nga ana tjetër kuptoj se integrimi bëhet nga njerëzit e thjeshtë, anonimë që dashurojnë e mundohen…, venë ëndrrat e tyre dhe zemrat e tyre në vende e njerëz të ndryshëm të botës, sidomos të botës perëndimore. Në këtë aspekt Shqipëria është krejt e pazbuluar, e pashfaqur në media e libra…
Gjithsesi, gjej rastin të prezantoj këtë titull të ri për lexuesin: “Ich Liebe dicht Adlia” dhe t’ju falenderoj personalisht ju për intervistën.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23998. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23998

Do të kërkojmë ndihmën e ndërkombëtarëve Intervista flet drejtuesi i shoqatës “Labëria”, Ago Nezha
Zoti Nexha, si e konsideron shoqata juaj marrëveshjen mes qeverisë sonë dhe asaj helene për kufirin e ri?
Marrëveshja që është bërë mes dy përfaqësuesve të qeverive tona për vijën kufitare detare është kryer brenda një konspiracioni midis palëve, që nuk i jep mundësinë publikut dhe opinionit shoqëror për të njohur pse lindi nevoja e saj.
Dihet që kufijtë janë vendosur më 1913 dhe nuk ka patur kontestime në këtë hapësirë kohore deri më sot. Ajo çka të intirgon të pyesësh është se çfarë interesash kanë lindur aktualisht për ta prekur këtë problem që deri tani ishte i barazpeshuar.
Këto janë probleme që kanë të bëjnë me interesat kombëtare dhe si të tilla duhet të bëhen transparente për të qënë të ndërgjegjshëm jo vetëm faktori politik, por tërë faktorët dhe aktorët e tjerë shoqërorë.
Në një shoqëri demokratike për çështje që kanë të bëjnë me fatet e kombit, sovrani duhet të thotë fjalën e tij. Ndërsa këtu është bërë krushqi me vello për të mbuluar të vërtetën.
Si e konsideroni ju mostransparencën e kësaj marrëveshjeje?
Shoqata kulturore atdhetare “Labëria” ka sensibilitet për gjithë ato raste ku preken interesat madhore të vendit, duke denoncuar organet shtetërore, ashtu si në raste të tjera, si për çështje të Kosovës dhe të shqiptarëve të Maqedonisë.
Dalja në tregun e opinionit mediatik për çështjen e marrëveshjes midis dy vendeve për cënimin e interesave të vijës kufitare detare, u angazhua për të ngritur opinionin shoqëror nëpërmjet solidaritetit të shprehur nga mbi 60 shoqata homologe të mbarë vendit nga veriu në jug.
Shoqata atdhetare “Labëria” në kuadrin e këtij shqetësimi thith mendimin e kualifikuar të historianëve, të cilët vënë në plan të parë interesat kombëtare, jashtë interesave politike.
Thirrja publike që bën shoqata “Labëria” është se duhet të rritet ndjenja qytetare dhe reagimi popullor. Në rast se ekzekutivi dhe legjislativi nuk do ta vlerësojnë zërin e një komuniteti apo të shumë organizmave e organizatave shoqërore, do të jemi të imponuar nga kjo situatë e pazakontë për ta bërë prezent këtë shqetësim edhe pranë institucioneve ndërkombëtare, të cilat kanë legjitimitet për të dhënë asistencën e tyre.
Mendoni se drejtuesit e shtetit do të jenë transparentë në të ardhmen lidhur me këtë problem?
Nga mënyra e të ushtruarit të pushtetit në vitet e demokracisë, është krijuar një mentalitet dhe psikologji shoqërore indiferente. Qytetarët kanë rënë në gjumë letargjik, deri në një bindje virtuale duke menduar se reagimi i tyre do të bjerë në vesh të shurdhër. Struktura morale e shoqërisë sonë është shkatërruar dhe kjo s’ka ndodhur rastësisht. Është përdorur një strategji e tillë për të shthurur të gjitha shtresat e shoqërisë, që nga ato intelektuale e deri tek njerëzit e thjeshtë të punës.
Përfaqësuesit më legjitimë në një shoqëri të lirë demokratike janë sindikatat, të cilat përfaqësojnë interesat e gjera të shtresave të caktuara të shoqërisë në oponencë me shtetin. Mirëpo, ato nuk funksionojnë, ekzistojnë formalisht. Kanë pushuar së qëni nga veprimtaria dhe shkalla e përfaqësimit.
Kjo ka ardhur si rezultat i asaj që ka përdorur vetë shteti për t’i paralizuar nëpërmjet dy opsioneve; së pari i ka kompromentuar ato me privilegje të pamerituara, që u ka ofruar liderëve të tyre, duke i futur në grackë.
Së dyti ka ushtruar një presion të vazhdueshëm psikologjik për t’i bërë inerte. Këto janë faktorët formalë. Mirëpo, kjo situatë ka mbjellë pesimizmin dhe indiferentizmin e tërë shtresave të shoqërisë.
Shoqata kulturore atdhetare “Labëria” ka sensibilitet për gjithë ato raste, ku preken interesat madhore të vendit, duke denoncuar organet shtetërore, ashtu si në raste të tjera, si për çështje të Kosovës dhe të shqiptarëve të Maqedonisë.
Dalja në tregun e opinionit mediatik për çështjen e marrëveshjes midis dy vendeve për cënimin e interesave të vijës kufitare detare u angazhua për të ngritur opinionin shoqëror nëpërmjet solidaritetit të shprehur nga mbi 60 shoqata homologe të mbarë vendit nga veriu në jug.
Shoqata atdhetare “Labëria” në kuadrin e këtij shqetësimi thith mendimin e kualifikuar të historianëve, të cilët vënë në plan të parë interesat kombëtare, jashtë interesave politike. Thirrja publike që bën shoqata “Labëria” është se duhet të rritet ndjenja qytetare dhe reagimi popullor.
Në rast se ekzekutivi dhe legjislativi nuk do ta vlerësojnë zërin e një komuniteti apo të shumë organizmave e organizatave shoqërore do të jemi të imponuar nga kjo situatë e pazakontë për ta bërë prezent këtë shqetësim edhe pranë institucioneve ndërkombëtare, të cilat kanë legjitimitet për të dhënë asistencën e tyre.
Reagime të qytetarëve në dëgjesën e gazetës “Shekulli”
Fatmir Xhakri, qytetar nga Tirana
Peticione dhe protesta ndaj kryeministrit që nuk dëgjon
Në fillim dua të falënderoj organizatorët e kësaj nisme atdhetare, jo vetëm për takimin e sotëm, por edhe për ditët pararendëse, ku e kanë shpalosur në gazetën “Shekulli”. Mendoj se organizatorët duhet të kishin marrë shumë masa për takimin këtu, sepse shoh se mungojnë përfaqësues të partive politike, shoqatave kulturore atdhetare, shoqata “Çamëria” veçanërisht, që kishim edhe deputetin këtu dhe doli, që s’është e drejtë.
Unë mendoj se nuk ka seriozitet dhe kjo apati e njerëzve të thjeshtë ka të bëjë me faktin se qeveria jonë që nuk është qeveri e 4 milionë shqiptarëve, por e 600 mijë votuesve, sepse gjysma e shqiptarëve janë jashtë merr vendime që kanë në kundërshtim me ¾ e popullsisë.
Pra 25 për qind e përfaqësimit përfaqëson kombin shqiptar, kjo është padrejtësi. Sa i përket marrëveshjes mendoj se kemi të bëjmë me një vasalitet. Me një përulësi të ndyrë të këtyre rrogëtarëve arrogantë, që nga ministri i Jashtëm, ministri i Mbrojtjes dhe deri te kryeministri, i cili thotë se “specialistët nuk marrin vesh”.
Kjo ka të bëjë me arrogancën e tij të shpeshtë, dhe këtu nuk dua t’i jap ngjyra partiake, por nëse nuk përfill mendimin e gjeneratave të specialistëve tanë, nuk përfill mendimin e opozitës dhe të njerëzve të thjeshtë, kjo do të thotë se ai ecën në gjurmët e pararendësve të tij, Ahmet Zogu dhe Esat Pashë Toptani.
Unë kam mendimin që ky kryeministër nuk dëgjon, prandaj ju bëj thirrje organizatorëve meqë kanë mundësitë edhe financiare të organizojnë në Tiranë dhe në qytete të tjera pika me një peticion, “ndal miratimit të marrëveshjes!”.
Sepse ne nuk kemi besim te deputetët e Parlamentit shqiptar, ata 72 deputetë thjesht ngrenë dorën, janë deputetë pa integritet. Kjo u duk që te komisioni i ligjeve, i cili pavarësisht se mungonte opozita, edhe ata anëtarë që ishin shprehur kundër, e ngritën dorën si ushtarë.
Kjo duhet të marrë fund në Shqipëri dhe që të marrë fund, duhet që populli të reagojë, sepse nuk ka reagim popullor dhe kjo është një mungesë e këtij populli. Kam mendimin se kryeministri ynë atë që ka thënë do ta çojë në Parlament dhe do ta bëjë se s’bën.
Mos kërkoni tërheqje nga ai. Prandaj është detyrë edhe e specialistëve, edhe e shoqatave dhe të gjithë popullit që të sensibilizojmë opinionin, presidentin e Republikës dhe nëse ata do të vazhdojnë me kokëfortësi, siç janë të gjithë qytetarët, shoqatat dhe të mos lejojmë deputetët të hyjnë brenda.
Sepse ka të bëjë direkt me çështjen kombëtare. Është tradhti kombëtare, tradhti e plotë kombëtare. Greqia nuk është ajo që ka të drejtë, që është çështje ekonomike se do të kalojnë tubat, kjo është pjesë e projektit të Megalidhesë, pjesë e projektit për aneksimin e Shqipërisë.
Ata e kanë me qitje të largët, megjithëse jemi në kohët moderne, mendësia e tyre është si e shekullit XIX të krijimit të shteteve nacionale. Kjo u duk që te varrezat greke, shkollat në Himarë e Korçë, te futja e grekëve në çdo pëllëmbë të vendit tonë, por ata gjejnë budallenj, si i thonë muhabetit dhe mirë na e bëjnë sepse kemi një qeveri të paaftë, që s’është në gjendje që të zbatojë ligjet e veta, që s’është në gjendje të ndajë pronat e shqiptarëve këtu, e jo më të kërkojë pronat e shqiptarëve që janë në Greqi.
Filip Ogai një qytetar nga Gjirokastra
Marrëveshja, shumë e turpshme
U ndodha rastësisht në Tiranë sot dhe sapo mora vesh për këtë mbledhjen këtu erdha me vrap. Kam qenë shumë i indinjuar për këtë marrëveshje që i fal Greqisë ujërat tona.
Vjet në 15 korrik i kam dërguar një letër Parlamentit grek për heqjen e ligjit të Luftës dhe vlerësimin e pasurive të shqiptarëve në Greqi, pasi konsumuar të gjitha letrat me Avokatin e Popullit dhe Avokatin e Konsumatorit. Brenda muajit, Parlamenti grek më kthen përgjigje, ku më thotë se me urdhër të kryetarit të Parlamentit, Dimitris Jufas, kërkesa ime për heqjen e Ligjit të Luftës iu dërgua Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe kërkesa për vlerësimin e pasurive, Ministrisë së Zhvillimit. Pas kësaj këtë dosje ia dërgova autoriteteve shqiptare.
Nuk m’u kthye asnjë përgjigje nga ata. Më pas u bë marrëveshja për varrezat, që u cilësua një marrëveshje me dimension human. Ky është një vasalitet i turpshëm se nuk u bë asnjë marrëveshje. Edhe kjo marrëveshje për ujërat është më e turpshmja prandaj duhet të ngrihemi të tërë ta kundërshtojmë.

Të futësh “mik” për Shqipërinë
Koloneli në rezervë, Myslym Pashaj, i lutet plakut të urtë Sabri Godo: “të lutem a mund të pish një kafe me Jozefina Topallin dhe të diskutojmë për këtë studimin?”
-”Kam kohë që nuk pi kafe me Jozefinën” – i përgjigjet me sarkazëm politikani dhe shkrimtari i “Skënderbeut”, ndërsa koloneli në rezervë, që prej muajsh bredh me lap-top duke prezantuar materialin për shitjen e detit të Shqipërisë, mbetet i pakënaqur.
Koloneli po kërkon shumë. Prej muajsh ka hartuar 117 faqe në formatin power point, me tabela, harta, të stilizuara bukur dhe me ngjyra, ndërsa tekstin me gërma të mëdha për ta bërë sa më reale atë që Kuvendi pritet ta ratifikojë pas pak ditësh. Koloneli kërkon të mbledhë sa më shumë shqiptarë në një sallë. Por, nuk mundet.
Dje ishin shumë pak. Mjaftueshëm për atë sallë konferencash te 15-katëshi, por shumë pak për përmasat e dramës që po luhet me kufijtë detarë të vendit, të ardhmen e tij në të gjitha aspektet. Qeveria nuk është, dhe nuk do që t’i dalë përpara. Asnjë përfaqëues i qeverisë, apo ministrive të linjës nuk erdhi. Erdhi vetëm opozita dhe ajo ka qëlluar edhe më e shqetësuara.
Politikani dhe historiani Pëllumb Xhufi i bën një pyetje të thjeshtë ekspertit Pashaj: “Juve për këtë çështje, që është çështja e ditës, jeni thirrur nga kryeministri Berisha, nga mininistri i Jashtëm, Meta, nga kryetarja e Kuvendit apo nga Presidenti, për të sqaruar ato konkluzione shkencore, në të cilat ju keni arritur?
Përgjigjia e kolonelit në rezervë, mjeshtër kërkimesh dhe me një karrierë të shkëlqyer në hartografi, ka qenë fyerja nga ana e qeveritarëve. Thotë se përgjigjia e ish-ministri të Mbrojtjes, Oketa, ishte pak të quhet burokratike, sepse stafi civil i titullarit, e ftonte ushtarakun e lartë të shihte procedurat që ishin ndjekur, për t’i treguar se ajo punë ishte bërë e saktë, nga profesionistë të klasit të parë dhe për të nuk kishte vend.
Megjithatë, koloneli në rezervë nuk demoralizohet. Shëtit sallë më sallë, media më media për të prezantuar studimin e tij shkencor që i nxjerr të palarat qeverisë dhe për të përcjellë shqetësimin e tij si shqiptar për atë që fshihet pas shprehjeve burokrate se është zbatuar “parimi i barazlargësisë”, se “Duhet të miratohet njëherë marrëveshja, pastaj të tregojmë hartën” etj, etj. Koloneli në rezervë flet me dhimbje për miqtë e kolegët e tij, sepse i ka “rritur” vetë.
Ata duhej të ishin aty, në sallë, apo të vraponin televizioneve, nëse gjithcka është në rregull, e pastër, transparente dhe jo në dëm të Shqipërisë. Koloneli i shfajëson ata buxhetorë të ngratë, që te zbatimi i urdhërave të eprorëve kanë të lidhur sot për sot bukën e fëmijëve.
“Ata që kanë dalë në emër të shtetit, kanë thënë gjëra shumë të trasha, ata janë miqtë e mi, kanë përdorur kompas, kompasin ia kanë dhënë kryeministrit dhe nuk kanë thënë asgjë nga këto që po them unë”.
Kryeministri është i kapuri. I dhanë një bonus politik para zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009 dhe ai nuk mund ta kthejë mbrapsht, në këmbim jep marrëveshjen e pranuar sipas hartës që kanë dhënë grekët. Pa pyetur për koston.
Pa pyetur për pasojat. Pa pyetur për precedentët, qoftë ata dyplanësh, qoftë ata të Greqisë me shtetet fqinje, siç është rasti me Turqinë, ku desh shkuan në përballje luftarake.
Sot koloneli në rezervë me siguri do të jetë duke “llomotitur” në ndonjë ekran tjetër. Qeveria nuk është askund, dhe padyshim që nuk ia ka as ngenë, as dëshirën ta shohë dhe ta dëgjojë ekspertizën e tij. Ajo ka synimet e veta.
Dhe për ato që do ajo bën sikur nuk sheh, sikur nuk dëgjon. Kështu ka bërë këto vitet e fundit, për gjithçka nga koncesionet te marrëveshjet vasalizuese dhe kënaqet me veten sepse, sheh se sa pak shqiptarë kanë mbetur në Shqipëri.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24001. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24001

Remzi Hoxha, Loshaj do dëshmojë me letër- porosi nga Hollanda Dëshmia e Avdyl Loshajt do të merret me letër-porosi dhe jo me videokonferencë. Këtë vendim e mori sot trupa gjyqësore që po gjykon çështjen e Remzi Hoxhës. Loshaj ka qenë një ndër personat e rrëmbyer nga punonjësit e SHIK së bashku me shqiptaro-maqedonasin, Remzi Hoxha.
Gjatë seancës në Gjykatën e Krimeve të Rënda u bë e ditur se teknikisht është e pamundur të realizohet lidhja me videokonferencë nga Holanda ku ndodhet Avdyl Loshaj, për të marrë dëshminë e tij. Sipas trupit gjykues dëshmia do të merret përmes letër- porosisë që autoritetet tona të drejtësisë do të formulojnë me te gjitha pyetjet për ta dërguar ne Holande, ku jeton Loshaj.
Sipas dosjes së përpiluar nga Prokuroria, Avdyl Loshaj është hedhur nga kati i 3-te i godinës se SHIK-ut në Tiranë, ndërsa është dërguar në Spitalin Ushtarak, ku ka mundur të largohet.
Gjatë seancës së sotme është dëgjuar edhe dëshmitarja Ruzho Kërcnini, punonjëse e punishtes se duraluminit ‘Albatros’ në pronësi të biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. Ajo ka rrëfyer se ka pare momentin e rrëmbimit. “Kam qenë duke hyre ne magazinën e punishtes kur kam parë se një makinë është afruar aty. Fillimisht kam menduar se ishte ndonjë klient, por pashë se dy persona që zbriten prej saj kane kapur prej krahësh Remziun dhe e futën në makinë. Bashkë me një kolege kemi denoncuar në komisariat”, u shpreh dëshmitarja.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23989. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23989

Zgjedhjet test për Kosovën e politikanët Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i ka cilësuar zgjedhjet lokale të 15 nëntorit si një test për demokracinë dhe përgjegjshmërinë e njerëzve të politikës. Në një intervistë me BBC-në, Krasniqi tha se, nëse testi për demokracinë nuk kalon atëherë nuk duhet kërkuar fajtori tek qytetarët, por tek subjektet politike.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës tha se partitë politike qeverisëse dhe të opozitës duhet të jenë të përgjegjshme për rëndësinë politike që kanë zgjedhjet lokale dhe njëkohësisht u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të marrin pjesë, më masivisht, në zgjedhje.
Ai e cilësoi ofertën e institucioneve të Kosovës për serbët lokalë si një prej ofertave më të mira në rajon për pakicat, ndërkohë që vlerësoi se Beogradi, me ftesën për mosdalje të serbëve të Kosovës në zgjedhje, po i pengon vetë qytetarët serbë, po e pengon integrimin dhe mirëqenien e tyre në realitetin e ri të krijuar në Kosovë.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23992. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23992

HRW: Qeveria e re greke të ndryshojë trajtimin e imigrantëve Human Rights Watch po i kërkon Bashkimit Evropian që të nxisë qeverinë e re të Greqisë që të ndalojë atë që ajo e quan, trajtim abuziv të imigrantëve. Grupi i të drejtave të njeriut thotë në një raport të ri se imigrantët në Greqi, përfshi fëmijët që arrijnë pa prindër, kapen dhe çohen në burg dhe shpesh detyrohen të kalojnë kufirin për në Turqi.
Raporti thotë se policia krijon pengesa për imigrantët që aplikojnë për azil dhe refuzon kërkesat e kërkuesve të azilit për seanca të drejta dëgjimore.Human Rights Watch thotë se intervistoi kërkues azili në veri të Greqisë të cilët thanë se ishin mbajtur në kushte të renduara sanitare dhe të mbipopulluara me ushqime të pakta dhe se ishin abuzuar nga rojet.
Zyrtarët grekë kanë thënë se janë pushtuar nga imigrantët, shumica nga Afrika, Afganistani dhe Iraku. Zyrtarët gjithashtu thonë se janë ndihmuar pak ose aspak nga Bashkimi Evropian apo Turqia. Athina, gjithashtu ka thënë se shumë imigrantë futen në Greqi nga Turqia.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23995. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23995

Claudia Schiffer Ajo është 39 vjeçe, ka dy fëmijë dhe jeton në Londër. Claudia Schiffer, një prej modeleve që ka bërë histori në vitet 90 së bashku me Naomi Campbell dhe Eva Herzigova, tregon jetën e saj si në përrallë
“Familja më jep forcë të jem e lumtur”
Pak ditë më parë, ajo deklaroi se pas 22 vjetësh do të hiqte dorë nga pasarelat, edhe pse ky mund të jetë një nga vendimet më të vështira në jetën e saj. Pjesë e tyre që në moshën 17-vjeçare, Claudia, tashmë 39 vjeçe, tregon: “Nuk do të ngjitem më në pasarela. Do të vazhdoj të jem modele dhe të punoj në fushën e modës, por jo më në pasarela. Nuk besoj se do të më mungojnë edhe pse kam qenë pjesë e tyre për 22 vjet me radhë”. Bukuroshja bionde, me një fizik për tu adhuruar, sytë bojëqielli dhe një finesë të rrallë, që aktualisht është nëna e dy fëmijëve, e mori famën në krah të emrave të mëdhenj të modës në vitet 90, si Cindy Crawford, Kate Moss, Linda Evangelista, Naomi Campbell dhe Christy Turlington. Ajo jeton në Londër dhe tregon se jeta e saj është si një përrallë, e mbushur plot me gjëra të bukura çdo ditë. Bashkëshorti i saj, producenti i filmit, Matthew Vaughn, 38, ndodhet në Afganistan, ndërsa ajo po planifikon një udhëtim në Irak. Supermodelja gjermane, gjatë karrierës ka fituar më shumë se 55 milionë dollarë dhe është shfaqur në më shumë se 700 kopertina revistash prestigjioze. E kërkuar nga të gjitha firmat e mëdha të modës në botë, Claudia Schiffer, vërtet braktisi pasarelat po emri i saj do të jetë gjithmonë i lidhur ngushtë me to.
Si ju duk vendimi për tu larguar nga pasarelat?
Edhe i vështirë, edhe i lehtë. Nuk besoj se do të më mungojnë. Unë do të vazhdoj të jem pjesë e botës së modës. Do të kujdesem për çdo detaj, do ti shoh gjërat me më imtësi, por kësaj here e ulur në karrigen e spektatorit. Megjithatë puna ime është modele dhe unë e tillë do të vazhdoj të mbetem deri në fund të jetës.
Cili është sekreti i suksesit?
Normaliteti. Jam një grua e qetë dhe një nënë e lumtur. Unë kam dy fëmijë, Casper, 6 vjeç dhe Clementina 5, dhe ditët që kaloj pranë tyre më japin forcë të madhe për të ecur para dhe për të qenë më e vendosur në vendimet që marr. Pastaj edhe jeta bashkëshortore më ka ndryshuar. Partneri im më mbështet në gjithçka që bëj. Jetesa në Londër na ka prirë për mbarë.
Dikur, pas moshës 25-vjeçare, modelet “dilnin jashtë funksionit”, ndërsa sot, së bashku me ju, edhe pse në moshë madhore, janë shumë të kërkuara Naomi Campbell dhe Eva Herzigova. Si e shpjegoni ju këtë?
Mendoj se njerëzit janë trembur nga mënyra se si po ecën bota, nga kriza ekonomike, luftërat dhe ndaj kjo gjë pasqyrohet edhe në botën e modës. Për më tepër, sot top modelet nuk kanë personalitet të fortë, siç kemi pasur ne dhe më kryesorja nuk kanë mundësi për ta ndërtuar.
Përse? Gjithçka digjet me shpejtësi. Një modeleje mund ti ndodhë që të përfundojë në kopertinën e revistës “Vogue” tri javë pas debutimit dhe më pas të pushohet nga puna, sepse ndoshta nuk është më momenti i tendencës që mishëron. Kur kam filluar punë, kërkoheshin gjithmonë të njëjtët persona, trukoheshim më shumë, interpretonim personazhe të ndryshëm. Sot modelet mendojnë vetëm të punojnë dhe kaq. Ne dëfreheshim dhe mbretëresha e mbrëmjeve ishte Naomi, pasi imitonte në perfeksion stilistët dhe koleget.
Ju keni rënë gjithmonë në sy mes kolegeve, sepse keni qenë një vajzë e urtë dhe e brishtë?
Po, është e vërtetë. E kisha të vështirë të përshtatesha. Nëse nuk njihja ambientin që më rrethonte, nuk flisja kurrë. Por tani gjërat kanë ndryshuar. Sinqerisht, nëse shumë mendojnë se gjëja më e mirë është të kthehen pas në moshë për të qenë edhe një herë 20 vjeç, unë nuk do ta preferoja. Pas të 30-ave arrita pjekurinë time si femër dhe kjo moshë për mua ka qenë më e lumtura e jetës sime. Nuk dua të kthehem pas.
Gisele Bundchen po korr sukses të jashtëzakonshëm. A mendoni se ajo është vërtet modelja e momentit?
Sigurisht. Gisele është një vajzë e mrekullueshme, me një bukuri të rrallë të lindur. Për të arritur aty ku është sot, ka punuar shumë dhe unë e përgëzoj për këtë.
Si e kaloni zakonisht kohën e lirë?
Më pëlqen shumë të kalëroj, vizatoj, luaj tenis apo të bëj ski. Po ashtu, të çoj fëmijët në shkollë dhe të kujdesem për edukimin e tyre.
Nëse nuk do të ishit bërë modele, cili do të ishte profesioni juaj?
Sigurisht avokate. Një zanat që do ta trashëgoja nga prindërit e mi. Që e vogël e kam pasur këtë dëshirë, por në tetor të vitit 1987 kur isha 16 vjeç, jeta ime ndryshoi. Kisha shkuar në një klub në Duseldorf, kur Michael Levaton, drejtori i “Metropolitan Model Agency” më pa dhe më kërkoi të bëhesha menjëherë modele për agjencinë e tij. Pranova pa asnjë hezitim.
I kujtoni ende fillimet?
Padyshim. Mbarova shkollën dhe u nisa drejt Parisit për një shërbim fotografik. Më pas dola në kopertinën e “Vogue” në Francë, por famën e mora atëherë kur Karl Lagerfeld më thirri për tu bërë imazhi i ri i “Chanel”.
Takoheni shpesh me koleget e kohës suaj?
Më shpesh takohem me Eva Herzigovën. Shkëmbejmë mendime për fëmijët dhe mundohemi të flasim për gjithçka, përfshi edhe pasionin tonë për modën.
Thuhet se mbi komodinë, përveç fotove të familjes, mbani edhe atë të një qenushi, që e kishit shumë për zemër kur ishit e vogël?
Po, nuk mund ta hedh kurrë. Kam shumë kujtime të fëmijërisë të lidhura me të. Më kujton gjyshërit, dashurinë dhe shtëpinë e tyre.
Jeni kundër kirurgjisë estetike?
Absolutisht po. Është më mirë të kesh ndonjë defekt, sepse pikërisht kjo të bën të veçantë.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23983. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23983

Deti 8 ballë, paralizohet puna në portet e Durrësit dhe Vlorës DURRËS-VLORË – Është paralizuar puna në dy portet e mëdha të vendit, Durrës dhe Vlorë. Asnjë anije apo traget nuk del dot në det të hapur për shkak të motit të keq. Burime nga kapitaneria e Durrësit bënë të ditur për ‘Shekullin’ se “anijet e peshkimit dhe ato të transportit nuk punojnë. Edhe hambarët janë të mbyllur për shkak të lagështirës”. Në Durrës, valëzimi i detit ka qenë 7-8 ballë. Moti i keq ka nisur që në mesnatë, duke vonuar edhe mbërritjen e tragetit me pasagjerë nga Italia.
E njëjta situatë paraqitet edhe në Vlorë. Prej më se dy orësh janë bllokuar në port pasagjerët e linjës Vlorë-Brindizi, pasi trageti nuk mund të niset. Kapitaneria thotë se “deti jashtë gjirit është 8 ballë dhe brenda gjirit, 4 ballë”. Aktualisht asnjë anije nuk del dot nga moli, madje edhe një prej tyre e ngarkuar me tulla që u nis në mëngjes është kthyer mbrapsht.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23986. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23986

Prindër, lëreni mënjanë dajakun E rrahura, në të gjitha kuptimet, i bën keq fëmijës. Një studim amerikan tregon se ndëshkimet fizike i bëjnë fëmijët më agresivë dhe vonojnë zhvillimin e tyre mendor
Përdorni më mirë fjalët!
Ndonjëherë kemi dëgjuar prindërit tanë të thonë të bindur se nuk kanë vënë kurrë dorë mbi fëmijët dhe të tjerë që kanë thënë: “Druri ka dalë nga xheneti”. Të rrisësh një fëmijë nuk është e lehtë, madje ndonjëherë duke dashur ta edukojmë në mënyrën më të mirë, rrezikojmë të ndikojmë negativisht në personalitetin e tij. Sipas një studimi për zhvillimin e fëmijëve, të kryer nga gjashtë universitete amerikane, kjo vlen veçanërisht kur fëmija ndëshkohet fizikisht. Ndaj, kur u flisni të vegjëlve, përpiquni të zgjidhni fjalët e duhura, që njëkohësisht të jenë sa më bindëse. Fëmijët janë të ndryshëm, ka nga ata që nuk bien dakord me prindërit, por janë të detyruar të bëjnë si thonë të rriturit, sepse në të kundërt mund tju shkulen veshët. Ka të tjerë që janë shumë të llastuar dhe nuk duhet ti prekë askush me dorë, përveç prindërve, të tjerë që kanë ngrënë ndonjë dackë, por pa problem dhe në fund janë fëmijët që nuk janë prekur kurrë me dorë. Pse prindërit i rrahin fëmijët: për ti edukuar, apo për ti ndëshkuar? Një studim i kryer nga disa universitete amerikane ka arritur në përfundimin që ndëshkimet fizike i bëjnë fëmijët më agresivë dhe vonojnë zhvillimin e tyre mendor.
“Rezultatet tona tregojnë qartë që të rrahurat ndikojnë seriozisht në formimin dhe zhvillimin e fëmijëve. Fëmijët vuajnë shumë kur keqtrajtohen nga prindërit. Kjo mund të ndikojë në sjelljen e tyre, në shëndetin fizik ose mendor, në vlerësimin për veten, si dhe në mbarëvajtjen në shkollë. Gjithashtu mund të ndikojë edhe në mënyrën se si ata shoqërohen me të tjerët”, thotë Lisa Berlin, shkencëtare e qendrës për fëmijë nga universiteti “Duke” në Karolinën e Veriut. Rezultatet e studimit (këtij të fundit iu nënshtruan fëmijë nga mosha 5 deri në 16 vjeç), u publikuan në revistën “Child Development”.
Në studim u morën në konsideratë disa karakteristika: etnia, mosha, edukimi dhe gjinia e fëmijëve. Gjithsesi asnjëra prej këtyre karakteristikave nuk ndikoi te rezultatet, ndërkohë që u zbulua se fëmijët që ishin rrahur nga prindërit rrezikonin trefish të shfaqnin sjellje antishoqërore në krahasim me ata që nuk ishin ndëshkuar fizikisht. Gjithashtu fëmijët e keqtrajtuar nga prindërit arritën rezultate të mira në testet e matjes së aftësive njohëse.
Në një studim tjetër, i kryer nga universiteti “Duke” dhe i publikuar në të kaluarën nga e njëjta revistë, u ekzaminuan efektet e ndëshkimeve fizike të fëmijëve që tashmë kishin hyrë në moshën e adoleshencës. Nga studimi, ku ishin përfshirë 750 fëmijë nga mosha 5 deri në 16 vjeç, u zbulua se në pjesën më të madhe të rasteve, ndëshkimi fizik ishte reduktuar me rritjen e fëmijës. Megjithatë, te familjet ku ndëshkimi ishte i vazhdueshëm, studiuesit vunë re se fëmijët ishin më të prirur të kishin probleme në sjellje, në krahasim me ata që me kalimin e viteve nuk ishin ndëshkuar më. “Pas daljes së këtyre rezultateve, specialistët e shëndetit mendor dhe ata që punojnë me familjet, duhet të inkurajojnë prindërit të heqin dorë njëherë e përgjithmonë nga përdorimi i dhunës fizike. Gjithashtu duhet ti ndihmojmë prindërit të përdorin strategji të tjera për të korrigjuar të vegjlit e tyre. Prindërit mendojnë se ndëshkimi fizik i bën fëmijët të jenë më
të kujdesshëm dhe më të dëgjueshëm. Fatkeqësisht, ata nuk e dinë se te të vegjlit ky fenomen mbjell frikë dhe dëshirë për hakmarrje”, ka shpjeguar Jennifer Lansford, që ishte edhe koordinator i studimit.
Prindërit duhet të kenë kujdes në ekuilibrimin e sjelljeve të tyre dhe në marrëdhëniet me fëmijët duhet të jenë të qëndrueshëm emocionalisht, si dhe të kenë mirëkuptim dhe komunikim të hapur me ta. Nuk duhet të kërkojnë nga fëmijët që të jenë të përkryer, por të jenë me sjellje normale. Nuk duhet të ndëshkojnë çdo sjellje e veprim të fëmijës, sepse fëmijët e këtyre prindërve rriten si qenie të varura prej të tjerëve, pa iniciativë dhe të depersonalizuar. Që të kemi një individ apo një shoqëri të shëndoshë duhet pasur kujdes nga keqtrajtimet fizike dhe psikike të fëmijëve, sepse fëmijët e tillë shpesh kanë tendencë të bëhen individë të dhunshëm e agresivë në të ardhmen.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23977. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23977

Çantat: Fiksimi i femrave Çanta ka pafund dhe janë nga më të ndryshmet. Por si tia bëjmë që të zgjedhim tendencën më “të nxehtë” të dimrit? Më poshtë do të lexoni se cilat janë ngjyrat më në modë dhe veshjet që mund ti kombinoni
Çantat kanë qenë dhe do të mbeten objekti kult, që “çmendin” si femrat ashtu dhe meshkujt. Por cila është tendenca e vjeshtës në vazhdim? Po ajo që do të zgjasë deri në pranverë? Po jua shpjegojmë më poshtë, në mënyrë që ti keni idetë e qarta para se të vendosni të blini çantën tuaj të preferuar. Ja çfarë këshillojnë stilistët për stinën në vazhdim.
E zeza
Është dhe do të mbetet gjithmonë një prej ngjyrave më të forta. Këtë dimër është akoma më shumë në modë. Preferohet në stilin klasik, tendencë e cila nuk del kurrë nga moda. Ajo që e ka bërë edhe më të suksesshme këtë ngjyrë është përdorimi i saj në shumë veshje. Ngjyra e zezë është e aftë të krijojë kontrast me të gjitha ngjyrat e tjera. Kjo ngjyrë përdorej veçanërisht gjatë viteve 80 nga yjet e asaj kohe. Ndonjë ikonë? Grace Jones, The Cure, Michelle Pfeiffer. Pra çantat e zeza kanë “një shpirt” të dyfishtë: atë të divës dhe të panterës agresive.
Me çfarë kombinohet: e veshur kokë e këmbë me të zeza, ose në kontrast me veshje me ngjyra, duke mos lënë pas dore rripin dhe këpucët. Gjithashtu çanta e zezë kombinohet mjaft mirë me xhinse të ngushta, këpucë balerine, xhaketë sportive, shall, kapele… (kuptohet mund të mos i vishni të gjitha bashkë).
Çantat e vogla
Vajzat i përdorin këto lloj çantash kur shkojnë nëpër festa elegante, ose në ndonjë darkë romantike. Fusin brenda çelësat, buzëkuqin dhe celularin. Janë funksionale dhe më kryesorja, nuk zënë shumë vend në gardërobë (edhe pse për fat të keq, çmimi nuk është kurrë në proporcion me përmasat). Ndonjëherë zgjedhja e tyre është paska e vështirë, sepse fillimisht duhet të të pëlqejë dhe të të bëjë të ndihesh femër, pa marrë parasysh faktin që duhet të kombinohet me të gjitha veshjet elegante. Por nëse jeni një tip i pavendosur, ose mendoni ta shfrytëzoni shumë, mos harroni që ka modele “veshje të ndryshueshme”, siç është për shembull çanta “Chamaleon Bag” nga “Aquascutum”.
Me çfarë kombinohet: zakonisht shoqërohet me një varëse qafe shumë elegante, veshje me ngjyra të errëta dhe të forta, siç është e zeza. Por mos u frikësoni, mund ta përdorni edhe kur dilni pasdite me miqtë, duke e kombinuar me një palë xhinse dhe një kanotiere të bardhë, si Rihanna.
Ngjyra
Nëse do të ndiqnit këshillën e stilistëve, ata ju këshillojnë të fokusoheni më shumë te ngjyrat sesa forma, apo modeli. Këtë vit janë shumë në modë edhe çantat e kuqe, si të copës ashtu edhe ato të lëkurës, jeshile (jeshile e hapur dhe e mbyllur), dhe blu (elektrike, blumarine, e kaltër). Këto ngjyra do të jenë të pranishme edhe në modën e pranverë/verë 2010, sidomos bluja, kështu që bëni kujdes me zgjedhjet tuaja.
Me çfarë kombinohet: Imitoni këngëtaren bukuroshe Gwen Stefani. Mund ta kombinoni me “look”-un e viteve 80, streçe meshini, ose xhinse të ngushta, taka të larta dhe bizhu floriri. Nëse nuk ju tërheq stili i Gwen Stefani, mund të visheni më thjeshtë, si Eva Mendes dhe Sienna Miller, të cilat i mbajnë çantat e tyre të kuqe “Prada” me çdo lloj veshjeje, xhinse, fustane, pantallona të shkurtra.
Sportive
Nuk do të lodhemi kurrë duke e përsëritur, që së bashku me çantën e zezë prej lëkure, rozën, blunë, duhet të keni në dollapin tuaj edhe çantat sportive për përditë, e cila kombinohet me të gjitha veshjet e përditshme, pjesa më e madhe e të cilave përbëjnë edhe gardërobën tonë.
Me çfarë kombinohet: Mund ta kombinoni me xhinse të gjera dhe të grisura, në stilin hipi dhe çdo lloj bluze. Gjithashtu mund ta kombinoni me një triko të trashë leshi (shumë në modë këtë dimër) edhe me një pallto gri.
E ekzagjeruar
Janë çantat ngjyra-ngjyra me shumë shkëlqim, të zbukuruara me bixhu dhe zinxhirë. Kjo lloj çante mund të kombinohet me të gjitha veshjet. Nëse jeni tipi që dëshironi të bini në sy, atëherë blijeni sepse të jeni sigurt se kur të dilni në rrugë, do të tërhiqni vëmendjen e të gjithë njerëzve.
Me çfarë kombinohet: Duhet të vini shumë bizhuteri. Mund të përdorni të gjitha veshjet e vitit të kaluar, sepse askush nuk do ta kuptojë, ose të vishni rroba elegante siç bën Kate Beckinsale. Në mbrëmje mund ta kombinoni me një palë xhinse dhe një bluzë të hapur. Të jeni të bindur se do të dukeni për mrekulli.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23980. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23980

Misteret që nuk i shpjegojnë dot as psikologët Nga besimi në Zot te dëshira e parezistueshme për të flirtuar me seksin e kundërt. Ka disa impulse njerëzore që edhe mendjet më të ndritura të psikologjisë nuk janë në gjendje që ti shpjegojnë. Ja disa nga çështjet që nuk kanë ende një përgjigje.
Vetëkontrolli
Martin Seligman
Profesor i Psikologjisë në Universitetin e Pensilvanisë, SHBA
Disa teoricienë besojnë se vetëkontrolli është një veçori e përgjithshme. Përvoja ime me humbjen e peshës e hedh poshtë një gjë të tillë. Unë kam peshuar 95 kilogramë gjatë 20 viteve të fundit dhe kam mbajtur dieta të vazhdueshme dhe disa herë rresht, por gjithmonë, pas disa kohësh, jam kthyer sërish 95 kilogramë. Mungesë vetëkontrolli? Vështirë të jetë kështu.
18 muaj më parë nisa që të eci, duke e ditur se 10000 hapa në ditë përgjysmojnë rrezikun e sëmundjeve kardiake te një peron i moshës sime dhe me profilin e rrezikshmërisë sime. Që nga ajo ditë, bëj 14000 hapa në ditë. Kjo ndodhi pasi vendosa se duhet ta bëja një gjë të tillë, pra se ushtrova vetëkontrollin.
Bukuria
Chris McManus
Profesor Psikologjie në Universitetin e Edukimit Mjekësor në Londër
Çfarë është ajo gjë që e quajmë bukuri? Jo “arti” si një fenomen shoqëror bazuar në statusin apo pasqyrimin, apo fytyrat e bukura që dalin nëpër reklama, apo revista mode, por ato momentet e bukura me diell që na mbushin shpirtin me gëzim dhe paqe dhe na japin burime energjie për muzgun, apo gjethet e vjeshtës e të tjera si këto. Përmbajtja nuk ka rëndësi. Pikturat e mollëve të Cezanit nuk janë të bukura, sepse dikush mund të pëlqejë mollët për ti ngrënë, por sepse kanë formë të bukur. Madje bukuria gjendet edhe tek e tmerrshmja, për shembull ka fotografi të bukura, pra të arrira të gjërave të tmerrshme. Diku, duhet të ndodhet diçka formale, strukturore, kompozicionale, që përfshin të gjitha aranzhimet e dritës dhe hijes, tingullit dhe fjalëve që bëhen bashkë për të thënë në një mënyrë të re, idetë e vjetra. Kur shoh të bukurën, bie në kontakt me të, e di se përpara çfarë fenomeni ndodhem dhe jo vetëm unë, por edhe ti që po më lexon. Po a mund të ma shpjegosh se përse pak a shumë të gjithë jemi në një mendje për diçka që është e bukur, e diçka që nuk është e tillë?
Kush jam unë?
Stephen Reicher
Profesor i Psikologjisë në Universitetin e Shën Andresë
Kush jam unë. Jam hebre, por nuk jam besimtar. Nuk jam i sigurt se e di mirë se çfarë do të thotë të jesh hebre. Megjithatë jam i sigurt se të tjerët janë të sigurt. Unë di se miliona njerëz janë masakruar për faktin e vetëm se ishin hebrenj. Unë e di se miliona të tjerë janë zhvendosur nga hebrenjtë për faktin e vetëm se ata nuk ishin hebrenj. Po çfarë është të qenit hebre për mua dhe për botën në të cilën jetoj? Kush jemi ne? Kush jam unë? Unë kam lindur në Angli në një familje që iku nga Gjermania dhe Polonia. Jam rritur nga prindër britanikë që dolën jashtë vendit për çështje pune. Tani jetoj në Skoci, me një grua që ka lindur në Yorkshire. Historia jonë është një pandemonium, fati ynë është një Kaledonian. Kush duam ne që të jemi, që të bëhemi? Deri ku na lënë të tjerët që të shkojmë, apo të realizojmë ëndrrat tona? A ka në fund të fundit rëndësi që të studiojmë me hollësi identitetet tona?
Vështirësitë e të mësuarit
Mike Posner
Profesor Psikologjie në Universitetin e Oregonit
Përse e kam pasur shumë të vështirë që të mësoj të ndreq makinën, të gatuaj darkën, të qep një kopsë? Të tjerët e kanë bërë më me lehtësi, po atëherë përse unë jo? Ka shumë që më kanë thënë që të përpiqem më shumë, por të mësuarit nuk ka të bëjë vetëm me përpjekjen personale, sado e madhe të jetë ajo. Pas më se 50 vitesh që studioj psikologjinë, sapo kam filluar që të kuptoj diçka. Ne mësojmë për rrjete neutrale, aftësi të fshehura dhe se si ato janë formësuar nga variacionet gjenetike dhe përvojat e hershme. Aftësitë e reja shpesh formëzojnë rrjetet e vjetra. E vetmja gjë që kam kuptuar në lidhje me aftësinë e të mësuarit është se ajo është ende një mister, por të paktën tani kam disa ide se ku mund të hulumtoj për të.
Ritualet sportive
David Lavallee
Profesor Psikologjie në Universitetin e Wellsit
Do të doja të dija se përse ndonjëherë bëhem supersticioz, ndërsa luaj golf. Kur luaj jam i interesuar edhe për fenomenet psikologjike të lojës dhe lojtarit. Ndërkaq përpiqem që të aplikoj edhe teknika psikologjike si imagjinata për të përmirësuar pikavarazhin përmes veprimeve të supersticionit, të tilla si mbajtja e dy topave në xhepin e djathtë në shenjë fati të mirë. Ajo që nuk di është se përse vazhdoj që ti kem sjellje të tilla të vazhdueshme, ndërkohë që nuk i shpjegoj.
Optimizmi
Ellen Langer
Profesoreshë në Universitetin e Harvardit
Kur një kolegu im i dashur ishte ende gjallë, ai shpesh thoshte se për të unë isha përcaktimi më i mirë që mund ti bëhet një optimizmi të përhershëm. Mendoj se këndvështrimi im shpjegon edhe fushën time të kërkimit shkencor. Në vend që puna ime të merret me përshkrimin e fenomenit, ajo synon eksplorimin e arsyes së ekzistencës së tij. Në një librin tim të fundit, diskutoj në lidhje me atë që ne konsiderojmë si kufirin e mirëqenies sonë fizike dhe shpirtërore. Mund të mos i kuptoj shumë gjëra, por çdo vit dhe çdo eksperiment që bëj më bind se e ardhmja i ngjan gjithnjë e më pak së shkuarës. Një tjetër gjë që di është se ndërsa e ardhmja shpaloset para nesh, njerëz si unë po kalojnë një kohë shumë pozitive. Unë mbetem optimiste në lidhje me të qenit optimiste.
Vdekja dhe falja
Paul Ekman
Psikolog i lirë
Gjatë bisedave të mia të fundit me Dalai Lamën, ne patëm mosmarrëveshje në dy çështje. Njëra kishte të bënte me vdekjen për të cilën unë them se atë nuk e ndjen, ndërsa ai thotë se të gjithë e ndjejmë. Fakti është në anën e tij, duke qenë se të gjitha fetë premtojnë njëfarë jete pas vdekjes dhe ato nuk do ta bënin një gjë të tillë nëse njerëzve nuk do tu duhej një gjë e tillë. Unë kam frikë një vdekje të dhimbshme, por jo vdekjen në vetvete. Një tjetër mosmarrëveshje ishte në lidhje me faljen. Unë jam i mendimit që ka veprime të pafalshme, si abuzimi me të miturit, përdhunimi, Holokausti, tortura e të tjerë. Dalai Lama thotë se ai fal, por nuk harron.
Ankthet
Elisabeth Loftus
Profesore në Universitetin e Nju Jorkut
Pas një përpjekjeje të mundimshme dhe jo veçanërisht të suksesshme, për të dhënë një ide në lidhje me ankthet, takova një grup njerëzish të zakonshëm dhe i pyeta se çfarë kishin për të thënë për veten. Ata nuk u ndjenë shumë komodë me pyetjen time ndaj më thanë, nëse kisha ndonjë ide më të qartë për pyetjen dhe unë i thashë të më thonin diçka në lidhje me ankthet e jetës së tyre. Një nga vajzat e grupit më tha se, sipas saj, ankthi ishte ajo ndjenjë që e bënte të vlerësonte më mirë paqen. Vetëm kaq? Po cila është arsyeja e mundshme për një sjellje të tillë, natë pas nate, një sjelljeje që në fund të fundit na frustron, na shqetëson?(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23974. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23974

Shutdown,Logoff & Restart PC nga Twitter Duke perdoru nje program qe quhet TweetMyPC mund te fikni ose restartoni kompjuterin direkt nga Twitter.Ky program lidhet me nje llogari te re qe ju duhet te hapni ne Twitter,posacerisht per kontrollin  e kompjuterit.

Shkarkoni programin ketu TWEET MY PC Krijoni nje llogari te re ne Twitter.com,posacerisht per kete program.Kjo llogari do perdoret nga programi per te monitoruar per Tweetse te reja. Hap TweetMYPC dhe ploteso te dhenat per login dhe prit sa te verfikohen. Listen e komandave qe mund te perdorni kur leshoni Tweets nga llogaria juaj i gjeni ketu : Codegeeks .
Artikuj qe mund tju interesojne:
Puno ne CIA nepermjet FaceBook FaceBook me look te ri FaceBook i merr vendin Yahoo-s Fik kompjuterin me nje SMS Thyej fjalekalimin e Windows,MAC & Linux Ky artikull eshte marre nga: http://albpc.com/?p=1056. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://albpc.com/?p=1056

Këtë vit, universitetet në sitë për cilësinë Plot 130 mijë studentë në arsimin publik e privat do të nisin leksionet në auditorët e universiteteve shqiptare. Mes urimesh për suksese dhe shumë mbarësi, ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, në një konferencë për shtyp ka sqaruar dje të gjitha risitë që pritet të zhvillohen këtë vit si pjesë e reformës arsimore. Lajmi i parë vjen për kalimin e universiteteve në sitë, për sa i takon vendosjes së kritereve dhe përmbushjes së kushteve nga kompania e huaj, që për pak kohë vjen për të nisur punën. Ndërkohë pritet që në vitin e ardhshëm të kemi një rritje të buxhetit të arsimit. Vetëm në universitetet publike ulen në auditorë mbi 30 mijë studentë, që do të vijojnë studimet me kohë të plotë e të pjesshme në të gjitha ciklet e studimeve. Së bashku me studentët e viteve më të larta, numri total i studentëve, në të gjithë sistemin e arsimit të lartë, pra përfshi edhe atë privat, parashikohet të afrohet me shifrën 120 mijë studentë, që do të thotë se ekzistojnë të gjitha premisat që në vitin akademik 2013-2014 Shqipëria të ketë 150000 studentë. Për sa u përket investimeve në sektorin e arsimit, ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, tha se “objektivi politik i programit të qeverisë Berisha për të rritur investimet, me synimin arritjen e 7% të PBB-së, nga e cila 6% vetëm nga burimet publike, është objektivi i një standardi të lartë, të vendeve më të zhvilluara të botës. Vetëm në këtë vit akademik, universitetet publike do të përfitojnë rreth 25 laboratorë të rinj mësimorë-shkencorë, që mundësojnë rritjen e nivelit teorik dhe praktik të studimeve universitare të të gjitha niveleve”. Sipas tij, reforma më e thellë në arsimin e lartë në këtë mandat, do të jetë reforma e sistemit të financimit të arsimit të lartë, me synim zhvillimin e një modeli të partneritetit publik dhe privat, i cili bën të mundur rritjen e autonomisë së universiteteve publike. “Ndërsa në mandatin tonë të parë, liberalizimi i universiteteve ishte prioriteti kryesor në fushën e arsimit të lartë, në mandatin e dytë, kryefjala e programit tonë në arsimin e lartë është cilësia e studimeve, cilësia e diplomave”, nënvizoi ministri. Ai theksoi se së shpejti një kompani e huaj fillon punën për të përcaktuar standardet mbi bazën e të cilave do të bëhet klasifikimi i universiteteve dhe i diplomave shqiptare për nga cilësia e tyre. Deri në fillim të vitit tjetër akademik, Ministria e Arsimit do të ketë të përfunduar klasifikimin e universiteteve shqiptare, publike e private, për nga cilësia, pra niveli i tyre. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, uron të gjithë studentët, profesoratin dhe drejtuesit e universiteteve, një fillim të mbarë të vitit të ri akademik 2009-2010, i cili starton nesër më 12 tetor 2009. “Sot fillon viti i ri akademik 2009-2010 në të gjitha universitetet tona publike dhe private. Me këtë rast dëshiroj tu uroj të gjithë studentëve dhe pedagogëve të universiteteve tona gëzuar dhe suksese në vitin e ri akademik 2009-2010!”, ka përshëndetur Tafaj.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23967. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23967

OSSH, plan për të shkurtuar punonjësit Ishte paralajmëruar me kohë dhe tashmë është gati për tu bërë realitet. Plani për të shkurtuar punonjësit e OSSH do të vihet në zbatim paralelisht me zhvillimin e investimeve në stacionet elektrike dhe drejtoritë rajonale. Aktualisht, në Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes punojnë rreth 6400 vetë, numër tepër i lartë në raport me abonentët që konsumojnë energji elektrike. Investitori i huaj që ka marrë në pronësi OSSH-në do të shpenzojë rreth 200 milionë euro në drejtim të modernizimit të rrjetit elektrik. Investimet do të synojnë gjithmonë e më shumë informatizimin dhe veprimet elektronike, duke shmangur gradualisht nevojën e forcës punëtore. Të paktën kështu ka ndodhur në vendet e rajonit, ku pas privatizimit, me futjen e teknologjisë së re, është parë e arsyeshme një numër më i vogël punonjësish. Faza e parë do të prekë faturistët e qendrave të mëdha të vendit, ku parashikohet një informatizim dhe kontroll i të dhënave nga degët kryesore. Gradualisht do të shkurtohen edhe drejtoritë rajonale, që kontrollojnë dhe menaxhojnë stacionet elektrike. Nga 12 drejtori që janë aktualisht, mendohet të punohet me tri të tilla, të pozicionuara në veri-qendër-jug. Përveç stafit që gjeti pas privatizimit, “CEZ-Albania” e zgjeroi organikën, duke krijuar struktura paralele brenda saj. Veprimet me zgjerimit e organikës duket se kanë qenë të nxituara për çekët e OSSH-së, pasi më vonë kanë reflektuar për ndryshim të stafit. Investimet dhe reduktimi Shkurtimi i punonjësve do të argumentohet me planin për të futur teknologji të re dhe moderne. Nga raporti auditues mbi humbjet e energjisë elektrike, CEZ konstaton se shumë veprime me të dhënat ose regjistrimet kryhen ende me sistem manual, ndërsa në pjesën dërrmuese të vendit procesi i punës përmban standard të ulët. Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, në prag privatizimi të OSSH-së kishte paralajmëruar për largimin nga puna të të paktën 4 mijë punonjësve. Qëndrimi i Rulit u dha duke marrë si shembull vendet e tjera dhe standardi që përdoret (numër punonjësit në raport me abonentët). Ende pa u mbyllur kontrata e shitjes te CEZ, në OSSH nisi vala e testimeve mbi punonjësit, duke iu përmbajtur tri parimeve bazë. Faza e testimit u gjykua si rasti më i mirë për të nisur shkurtimet, aq më tepër kur qeveria nxori vendimin “mbi trajtimin e punonjësve që dalin në reformë pas privatizimit të OSSH”. Në fakt, ndodhën shumë pak largime nga puna, kryesisht kryetarë degësh në rrethe. Ardhja e CEZ qetësoi situatën, pasi jo vetëm që nuk largoi njëri nga puna, por e zgjeroi stafin. Tashmë plani ka ndryshuar dhe reforma e vështirë së shpejti do të nisë. Privatizimi i vështirë Privatizimi i OSSH është konsideruar shumë i suksesshëm nga qeveria, nisur dhe nga kushtet e vështira ku ndodhej kompania. Për më shumë se tetë muaj u negociua me çekët e CEZ për të gjetur marrëveshjen e duhur, sidomos në çështjen e borxheve që OSSH trashëgonte në kohën kur ishte pronë e shtetit. CEZ u shpall fituese e tenderit për ofertën 102 milionë euro dhe plan investimi rreth 200 milionë euro. Sa i takon qeverisë, kontrolli i saj mbi aksionet e OSSH-së është 24 për qind, duke ruajtur një vend domethënës në Këshillin Mbikëqyrës, e cila kontrollohet nga CEZ.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23970. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23970

Suedia e demoralizuar, shans për ne Morali i ulët e suedezëve mund të ndikojë në lojë. Kuqezinjtë e Kuzhesë duhet ta shfrytëzojnë këtë
Trajneri Lagerbak paralajmëron dorëheqjen, Larson do të tërhiqet nga futbolli
Tani Shqipëria mund të shpresojë më shumë për një rezultat në sfidën ndaj Suedisë të mërkurën në stadiumin “Rasmunda”. Kundërshtarët tanë janë të demoralizuar dhe thuajse praktikisht jashtë Botërorit 2010. Një goditje të rëndë për Ibrahimoviç&Co. Ka ardhur nga ndeshja e të shtunës ndaj Danimarkës në Kopenhagen, e cila u fitua nga danezët me rezultatin 1-0. Suedia tani rrezikon shumë dhe mundësitë për tu kualifikuar janë shumë, shumë të pakta. Ajo është parakaluar në renditje nga Portugalia, duhet patjetër të mundë Shqipërinë dhe të shpresojë te një mrekulli e Maltës në tokën luzitane, për të mundur të arrijë te ndeshjet “playoff”. Kundërshtarët tanë nordikë, duke bërë këto llogari, janë të demoralizuar dhe në kampin e tyre ka plasur mania e “dorëheqjeve” të gatshme. Trajneri i Suedisë, Lars Lagerbak, ka përgatitur dorëheqjen, në rast se skuadra e tij nuk do të arrijë të kualifikohet në Botërorin 2010. Suedia u mund të shtunën 1-0 në Danimarkë dhe tashmë e shikon veten thuajse të pashpresë. Danezët me 21 pikë e kanë siguruar kualifikimin direkt, ndërsa portugezët janë favoritët për të shkuar në “playoff”, pasi renditen të dytët në kuotën e 16 pikëve, një më shumë se Suedia. Tashmë mundësitë e tyre për të arritur vendin e dytë, kur ka mbetur edhe një ndeshje për tu luajtur, janë të kufizuara. Portugalia të mërkurën pritet të ketë një ndeshje të lehtë kundër Maltës, ndërsa Suedia do të presë në shtëpi Shqipërinë e Kuzhesë. Por edhe një fitore e nordikëve ndaj kombëtares kuqezi nuk shikohet si shpëtim për ta, pasi gjithçka varet nga rezultati i ndeshjes Portugali-Maltë. “Asistenti im dhe unë do të japim dorëheqjen në varësi të rezultateve, pas ndeshjes me Shqipërinë ose pas takimeve playoff, deklaroi dje trajneri i Suedisë, Lars Lagerbak, në konferencën për shtyp të mbajtur të dielën. “Unë kam pasur një privilegj të madh të punoj për një kohë të gjatë me këta djem. Por jam shumë i zhgënjyer që nuk mundëm të bënim një paraqitje të mirë gjatë këtyre eliminatoreve”, shtoi më pas tekniku suedez, i cili e ka drejtuar këtë kombëtare në pesë turne, duke filluar që nga viti 2000 në Kampionatin Europian, kur zuri vendin e trajnerit të atëhershëm të Tomi Soderberg. Shumë i zhgënjyer nga kjo situatë është shfaqur edhe lojtari veteran, Henrik Larson (38 vjeç), i cili theksoi se do të tërhiqet nga kombëtarja suedeze pas ndeshjes me Shqipërinë. “Ne ende duhet të besojmë se mund të kualifikohemi, tha dje Larson. Nëse Portugalia fiton dhe ne eliminohemi…, unë nuk do tia fal kurrë vetes. Pas takimit me Shqipërinë do të tërhiqem nga kombëtarja”. Mediat suedeze informojnë për një situatë të nderë në kombëtaren e tyre, e cila mund të shfaqet edhe në fushën e lojës, në përpalljen e të mërkurës ndaj Shqipërisë. Kjo situatë mund të favorizojë djemtë e Josip Kuzhesë, të cilët kërkojnë një rezultat pozitiv për të mundësuar qëndrimin e Shqipërisë në vazon 4 të shortit të eliminatoreve për Euro 2012.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23961. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23961

LSI zëvendëson pesë rebelët me emra të rinj Lëvizja Socialiste për Integrim gjatë mbledhjes së KDK-së ka vendosur të largojë përfundimisht nga gjiri i saj pesë zyrtarët “rebelë”, të cilët u shprehen kundër bashkëqeverisjes së kësaj force politike me PD-në. LSI-ja bën të ditur se KDK ka miratuar disa plotësime në kryesimin e partisë deri në zgjedhjet e përgjithshme që do të bëhen në pranverën e ardhshme. Pas largimit të zëvendëskryetarit Pëllumb Xhufi, KDK-ja ka vendosur që ta zëvendësojë me Edmond Haxhinaston, në vend të kryetarit të Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së që deri më tani është mbajtur nga Haxhinasto është zgjedhur Edmond Panariti. Në postin e nënkryetarit të partisë është zgjedhur Lefter Koka, i cili ka zëvendësuar Filloreta Kodrën, e cila tashmë është bërë zëvendësministre e Punës. Monika Kryemadhi është zgjedhur në postin e sekretares organizative. Ndërsa anëtarët e Kryesisë, Ndre Legisi, Fatos Klosi, Sabit Brokaj dhe Mustafa Muçi janë zëvendësuar nga emra të rinj. Komiteti Drejtues Kombëtar i LSI-së ka vendosur të ketë në kryesinë e kësaj force politike Shezai Rrokajn, Leondard Beqirin, Edmond Hoxhën, Nasip Naçon, Matilda Merxhanin, Bujar Hasën, Pjerin Xhuvanin dhe Qemal Elezin. Këto ndryshime në strukturat drejtuese të LSI-së erdhën pas largimit të pesë anëtarëve, të cilët nuk u pajtuan me vendimin e kryetarit të partisë, Ilir Meta, për të bashkëqeverisur me Kryeministrin Berisha dhe me PD-në. Sipas Xhufit, Legisit, Brokajt, Klosit dhe Muçit nuk është e pranueshme dhe e moralshme që LSI-ja të bashkëqeverisë me PD-në, një forcë politike, e cila vazhdimisht ka qenë në qendër të sulmeve të LSI-së si shkaktare e prodhimit të krizave politike duke filluar nga hartimi i një Kodi Zgjedhor diskriminues deri te ndryshimet kushtetuese për interesa të caktuara politike. Kjo krisje në gjirin e LSI-së erdhi pas zgjedhjeve të 28 qershorit ku asnjëra forcë politike nuk arriti të merrte dot shumicën e kërkuar për të krijuar qeverinë e saj. Për të mos humbur pushtetin, Kryeministri Berisha ftoi publikisht LSI-në dhe kryetarin e saj, Ilir Meta, që të bashkëqeveriste me demokratët në katër vitet e ardhshme për të mirë të vendit dhe për të realizuar ëndrrën 18-vjeçare të shqiptarëve, integrimin e saj në BE. Sipas Berishës, programi i PD-së është afër me programin e LSI-së, pasi të dyja forcat kanë në thelb integrimin e vendit. Por këto argumente nuk kanë qenë bindëse për pesë zyrtarët e LSI-së, të cilët me forcë deklaruan publikisht se LSI-ja duhet të refuzonte ftesën e bërë nga demokratët. Por zëri i të pestëve ra në vesh të shurdhër, pasi me vendim shumice, LSI-ja vendosi të pranojë bashkëqeverisjen me demokratët, ndërsa fati i të pestëve tashmë ishte përcaktuar. Ata ishin larguar nga LSI-ja dhe vendimi zyrtar për këtë u mor dje në mbledhjen e Këshillit Kombëtar Drejtues të LSI-së, të cilët vendosën zëvendësimin e tyre me emra të rinj, një pjesë e të cilëve tashmë janë edhe deputetë të LSI-së.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23964. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23964
Top