Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Margarita Simonyan, fytyra e re e TV rus “Unë gjithmonë, që nga dita e parë e punës e kam ditur se kërcënime dhe rreziqe do të ketë, por nëse mendon se frika është më e madhe se dëshira për të thënë të vërtetën, atëherë- dhe kjo vlen për çdo vend të botës -është më mirë që ta braktisësh profesionin.
Margarita Simonyan, e qetë, me xhinse dhe një xhaketë lëkure, është vetëm 29 vjeçe dhe kryeredaktore e RT, stacionit botëror të lajmeve ruse, që konkurron me BBC dhe CNN. Dhe ajo çka është më interesante qëndron në faktin se ajo mund të konsiderohet si “një veterane” në këtë pozicion, duke qenë se ndodhet në këtë detyrë që prej 4 vitesh. “Kjo nuk është diçka e jashtëzakonshme në Rusi, edhe pse mund të konsiderohet paksa e çuditshme në Perëndim”, thotë shefja e lajmeve. “Në Rusi ekziston një hendek i madh brezash mes gazetarëve të kohës së komunizmit dhe atyre të rinj. Ne nuk jemi mësuar dhe nuk jemi rritur në kohën e lajmeve-propagandë, por në Rusinë e re, me një mentalitet të ri për lajmin dhe një respekt për klientin. Kur Bashkimi Sovjetik u përmbys, njerëzit që ndodheshin në krye të stacioneve televizive e panë të arsyeshme që të punësonin më mirë 16-18 vjeçarët, se sa të mbanin gazetarët që ishin mësuar me mënyrën sovjetike të formulimit dhe transmetimit të lajmit. Këtyre të rinjve iu mësua gjithçka nga e para dhe për fat një pjesë e mirë e tyre arritën që ta kapnin shumë shpejt situatën dhe të shndërroheshin me lajmin e kohës në profesionistë të vërtetë”, thotë Margarita. Ajo vetë i përket një brezi dhe një përvoje të tillë. Karrierën e filloi kur ishte vetëm 18 vjeçe. Kishte një shoqe që ishte caktuar korrespondente për Nju Jorkun në një stacion të madh televiziv në moshën 22-vjeçare dhe një tjetër që ishte bërë shefja e një kanali lajmesh 24-orësh kur ishte vetëm 25 vjeçe. Sipas saj, shumë nga gjërat që mund të konsiderohen në Perëndim “të çuditshme” në lëmin e gazetarisë, përbëjnë një normë në Rusi. Një nga këto gjëra është edhe mosha e re e drejtuesve të medias ruse dhe futja me shumicë e femrave në pozicionet kyçe të saj. Sipas saj, Rusia nuk ka qenë kurrë e zonja që tu shpjegojë të huajve situatën dhe mënyrën e saj të jetesës. Pikërisht këtë pikë të dobët brezi i ri i drejtuesve të medias, kryesisht asaj elektronike, po përpiqet që ta ndryshojë. Përpjekja e Margaritës quhet “Russia Today”, dhe është pronë e shtetit, pra e agjencisë së lajmeve, RIA Novosti. “Unë dua që bota të dëgjojë këndvështrimin tonë. Shteti nuk ndërhyn në përmbajtjen editoriale dhe paratë që na financojnë nuk vijnë drejtpërdrejt nga Kremlini, ndaj ne nuk jemi të detyruar që të bëjmë politikën e tij”. Ajo është krenare me pavarësinë që ka arritur nga shteti, sepse sipas saj, ndërsa BBC ka të njëjtën politikë të jashtme si Ministria e Jashtme britanike, “Russia Today” ndjek linjën e vet të pavarur. Kanali që ajo drejton po krijon një numër gjithnjë e më të madh ndjekësish, duke u përhapur me shumë sukses tani edhe në vendet e Amerikës Latine, madje ky është edhe tregu i ri i kanalit ku ai ka nisur konkurrencën me CNN dhe BBC. Historitë që ai mbulon nuk janë domosdoshmërish ruse, dhe nuk kanë domosdoshmërish lidhje me Rusinë. Megjithatë, sfida më e madhe mbetet Europa dhe veçanërisht Britania e Madhe. Në këtë vend ajo ka bërë një marrëveshje me “Sky News” dhe pritet që të ketë një shpërndarje shumë më të gjerë në të ardhmen. Në Londër filiali i këtij kanali rus drejtohet nga një gazetare britanike dhe synimi i zyrës është që të krijojë një pasqyrim sa më të imtësishëm të ndërmarrjeve dhe iniciativave të përbashkëta të rusëve dhe britanikëve. Në këtë stacion shfaqet herë pas here edhe miliarderi rus me banim në Londër, Aleksandër Lebedev, që është aktualisht pronari i “Evening Standard”. Për drejtuesen ruse, puna kryesore është ndryshimi i imazhit të vendit të saj. “Sigurisht që ne kemi shumë probleme, por në shtypin e huaj flitet vazhdimisht vetëm për anën e errët dhe problematike të Rusisë, duke harruar se ka edhe shumë aspekte të tjera për të cilat njerëzit që jetojnë jashtë Rusisë nuk e kanë as më të voglën ide. Kjo ka ndodhur sepse me imazhin e Rusisë, deri tani janë marrë të huajt dhe këtë e kanë bërë sipas interesave të tyre. Tashmë ka ardhur koha që të flasim ne për veten tonë dhe këtë do ta bëjmë përmes medias profesionale dhe të pavarur. Njerëzit të cilët shohin stacionin që unë drejtoj, e dinë shumë mirë se ne nuk druhemi që me lajmet tona të sfidojmë edhe shkallët më të larta të pushtetit rus, nëse kemi prova se gjërat nuk shkojnë siç duhet”, thotë Margarita. Në një ambient si Rusia, jo shumë miqësor për gazetarët që thonë të vërtetën, Margarita është e ndërgjegjshme që profesioni i saj është i lidhur me rrezikun. “Unë gjithmonë, që nga dita e parë e punës e kam ditur se kërcënime dhe rreziqe do të ketë, por nëse mendon se frika është më e madhe se dëshira për të thënë të vërtetën, atëherë- dhe kjo vlen për çdo vend të botës -është më mirë që ta braktisësh profesionin”.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24026. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24026

Hakmarrja e borgjezisë nga Kina në Brazil, shtresa e mesme është e destinuar të dyfishohet deri në vitin 2020. Si asnjëherë më parë, fati i ekonomisë botërore tani varet nga fuqia blerëse e shtresës së re
Nga informaticienët tek artizanët dhe tregtarët:
Informaticieni kinez, tregtari indian, hidrauliku filipinas… Deri dje i kemi mallkuar, kur çmimi i bukës dhe benzinës ishte shumë i lartë. Por sigurisht që nesër e tutje do të duhet ti falënderojmë, sepse janë ata, konsumatorët e vendeve në zhvillim, mjeti që mund të na ndihmojë të dalim nga recesioni më i madh i 70 viteve të fundit. Në Kinë, Indi, Brazil, Indonezi, Egjipt, Meksikë dhe Filipine, numri i ish të varfërve po rritet me ritme shumë të shpejta: deri në vitin 2020, sipas llogaritjeve të “Brooking Insitution”, popullsia e botës do të rritet me një miliard persona, por ata që mund ti quajmë shtresa e mesme, do të jenë thuajse 2 miliardë, sepse numri i tyre do të dyfishohet në vendet në zhvillim. Mes vitit 2007-2008, çmimi i qumështit në botë është rritur me 30 për qind, ai i grurit dhe sojës me 80-90 për qind, ndërsa nafta ka arritur në 147 dollarë për fuçi. Ndaj, në këtë kohë recesioni, bumi i konsumit të shtresës së mesme është i madh dhe mund të konsiderohet i mirë. Në “Goldman Sachs” thonë se, sipas parashikimeve, ajo pjesë e madhe e popullsisë në botë, as e varfër dhe as e pasur, në të ardhmen do të konsumojë rreth 57 për qind të prodhimit botëror, nga 31 për qind që konsumon aktualisht. Krijimi i shtresës së mesme në ish-Botën e Tretë është simetrik me rënien e klasave të mesme në Perëndim. Tashmë, të gjithë thonë se kriza aktuale është rezultat i kolapsit të konsumatorit amerikan, të zhytur në borxhe. Për vite me radhë, motori i ekonomisë botërore kanë qenë importet e mallrave për konsum në Amerikë. Branco Milanovic i Bankës Botërore tregon se në 20 vitet e fundit rrogat amerikane nuk kanë ndryshuar. Nga viti 1976 deri në 2006 ato mund të jenë rritur jo më shumë se 5 për qind. Me krizën ekonomike që u zbehu çdo ëndërr për tu bërë të pasur, amerikanët bënë të vetmen gjë të mundur: shkurtuan konsumin dhe nisën të kursenin. “Për të dalë nga kriza, thotë Banka Botërore, duhen mënyra të reja dhe një nga kandidatët e mundshëm është fuqia e konsumit akoma e pashfrytëzuar e shtresës së mesme që po zgjerohet shumë në vendet e mëdha në zhvillim”. Me pak fjalë, nëse stanjacioni amerikan dhe europian pengon eksportin në Perëndim, Kina, India dhe të tjerët duhet “të ushqejnë” rritjen e klasave të tyre të mesme. Por cilat janë këto klasa të mesme?
Harrojeni informaticienin kinez që blen BMW, dhe imagjinoni një dyqan në Gulbarga, në Karantaka, në Indinë Qendrore. Këtë kanë treguar Abhijit Banerjee dhe Esther Duflo, dy ekonomistë të “Mit”. Dyqani është një cep i shtëpisë ku banojnë pronarët. Gjithçka gjendet brenda vazove plastike: njëra ka çokollata, tre të tjera ëmbëlsira, 2 çikore, njëra 20 kuti çaj dhe tre pako ilaç. Gjithsej, 22 produkte për tu ofruar. Brenda dy orëve vijnë dy klientë: njëri blen një kuti çaj, kurse tjetri vetëm një cigare. Fitimi i dyqanit, nga 2 në katër dollarë në ditë. Por lind pyetja: A mund të zëvendësohet konsumatori amerikan dhe në këtë mënyrë të nxirret bota nga recesioni? Përgjigjja është: Po. Në fakt, sipas ekspertëve, ka dy lloj klasash të mesme në vendet në zhvillim. Nëse është e vërtetë se para së gjithash shtresa e mesme është një “gjendje shpirtërore”, diferencat psikologjike mund të jenë modeste. Por ne na interesojnë paratë. Grupi i parë i klasës së mesme, asaj që fiton nga 12 deri në 50 dollarë në ditë, është i njëjtë për nga aspiratat, dëshirat dhe mundësitë me atë të botës së zhvilluar. Kjo klasë po rritet me ritme të shpejta: 70 milionë persona më shumë çdo vit, shifër që shkon në 20 duke përjashtuar Kinën dhe Indinë. Por ende janë shumë pak. Në Indi, mes viteve 1995 dhe 2005, kjo pjesë e popullsisë u rrit nga 2 deri në 5 për qind, në të njëjtën kohë ata që kishin të ardhura nga 6 deri në 12 dollarë në ditë kaluan nga 18 në 41 për qind. Sipas Martin Ravallion të Bankës Botërore, nga viti 1999 deri në 2005, personat me të ardhura të barabarta me fuqinë blerëse nga 2 në 13 dollarë në ditë kaluan nga 1.4 miliardë në 2.6. Dikur ishin një e treta e popullsisë në vendet në zhvillim, ndërsa sot janë gjysma. Në Indi janë rritur nga 147 në 264 milionë. Në Kinë, nga 174 në 806 milionë. Këto janë shifrat që mund të bëjnë dallimin. Por mjaftojnë pak më shumë se 2 dollarë në ditë (pragu i varfërisë) për të menduar për konsume të rregullta dhe në rritje të vazhdueshme: makina, frigoriferë, telefona celularë… Në vitin 2008 janë shitur më shumë makina në vendet në zhvillim, se sa në Amerikë. Në vitin 2007 kishte më shumë celularë në Indi se në Amerikë. Ndërsa në Kinë ishte dyfishi. Tridhjetë milionë fëmijë kinezë, sipas “Ekonomist”, marrin leksione pianojeje. Brazili është i pari në botë për numrin e liposuzioneve, në vendin e dytë për ndërhyrje të kirurgjisë plastike, dhe i katërti për numrin e palestrave. Në të vërtetë, ndërsa grupi i parë i shtresë së mesme, ai që fiton nga 12 deri në 50 dollarë në ditë, mund të përcaktohet si “shtresa e mesme globale”; i dyti, ai me nga 2 deri në 12 dollarë, është “klasa e mesme kombëtare”, sipas parametrave të të ardhurave të atyre vendeve. Qëllimi, më shumë se sa shifrat e sakta të të ardhurave, është të kalohet ajo që Diane Farrell (këshilltare e Obamës) e cilëson si pragun e shtresës së mesme: të ketë ende një të tretën e të ardhurave në dispozicion, pasi ka plotësuar nevojat themelore ku futen ushqimi dhe banesa. Në këtë pikë mund të fillosh atë që dëshiron, ndoshta duke nisur edhe nga lodrat dhe mjetet elektronike, që deri dje eksportoheshin nga Perëndimi dhe duke vazhduar me importin e asaj që ka për të ofruar Perëndimi. Nëse zhvillimi ekonomik do ti drejtojë sytë nga vendet në zhvillim, nuk na ngelet gjë tjetër veçse “të paguajmë” pasojat. Pasi të ketë kaluar recesioni ekonomik, do të rinisë gara e lëndëve të para (nga nafta te metalet) dhe e produkteve ushqimore. Gjërat e tjera do të kushtojnë më shumë, si pasojë e konkurrencës së blerësve të ish-Botës së Tretë. Të tjerat më pak, sepse edhe ne do të vrapojmë të blejmë “Nano”-n, makinën indiane më të lirë në botë, që kushton jo më shumë se 2500 dollarë. Për të tjerat, që tani ka ndryshuar perceptimi i raporteve të forcës në botë: kalimi i lidershipit global nga G8 në G20 nuk ishte vetëm një homazh i këndshëm i diplomacisë. “Goldman Sachs” na paralajmëron se në vitin 2050, nga grupi aktual i G7-ës do të jetë vetëm Amerika. Po të tjerët? Kina, India, Brazili, Rusia, Indonezia, Meksika…(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24029. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24029

Ndërtuesit çojnë qeverinë në Kushtetuese Mes problemeve të shumta, ndërtuesit do të përballen së fundmi dhe me Gjykatën Kushtetuese. Çështja lidhet me vendimin e qeverisë mbi rregullat e reja të prokurimit publik, të cilat ndalojnë firmat e ndërtimit të marrin pjesë në tenderë në rast se nuk kanë kryer 70 për qind të vëllimit të punës. Tre ditë më parë Shoqata e Ndërtuesve shtroi disa shqetësime që lidhen me sektorin, tashmë i prekur nga kriza, ndikuar dhe nga sistemi fiskal në vend. Nënkryetari i shoqatës, Ilir Hebovija, tha për “Shqip”, se vendimi i qeverisë, i cili ka hyrë në fuqi pak ditë më parë, do të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese pasi e konsiderojmë të padrejtë. Rregullat e reja të prokurimit publik u miratuan nga Kryeministri me synim shmangien e abuzimeve në tender dhe arritjen e standardeve të larta në procesin e punimeve. Për ndërtuesit, kushti i vendosur nuk shkon paralel me planin për zhvillimin e vendit, pasi shumë firma private i kanë kapacitetet për të marrë pjesë njëherësh në disa projekte publike.
Përplasja
Shumë shpejt, Shoqata e Ndërtuesve do ta dërgojë vendimin e qeverisë mbi rregullat e reja për pjesëmarrjen në tenderë, në Gjykatën Kushtetuese. Vendimi që do të apelohet thotë se, “Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ndalohet të kualifikojë për punë publike, të prokuruara, bizneset që janë fitues dhe/apo kanë në proces në të njëjtën kohë si kontraktorë/nënkontraktorë në investim sipas një kontrate të lidhur a në proces, i cili në çastin e hapjes së ofertave nuk i ka përfunduar punimet fizike në masën, 70 për qind të vëllimeve të përgjithshme të punës që ai ka marrë përsipër të realizojë në përputhje me kontratën e bashkëpunimit”. Kjo pikë prek edhe bashkimin e shoqërive, ku secili prej tyre, për tu kualifikuar për punë publike, duhet të ketë përfunduar punët fizike në masën 70 për qind të vëllimeve të përgjithshme. Po ashtu, DPRR-ja ndalohet të kualifikojë për punë publike të prokuruara sipas ligjit për prokurimin publik ata kandidatë të cilët në çastin e hapjes së ofertave brenda së njëjtës periudhë janë kontraktorë ose nënkontraktorë me këtë autoritet për kontrata të lidhura me vlerë të përbashkët ose të veçantë, jo më të madhe se 100 për qind i kufirit maksimal të që disponon kandidati sipas licencës profesionale të lëshuar nga Ministria Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Të gjitha këto përcaktime kundërshtohen nga ndërtuesit, pasi pengon zhvillimin normal të punës. Ankesa në Gjykatën Kushtetuese do të shoqërohet bashkë me pretendimet e ndërtuesve, të cilat nuk janë të pakta. Pak kohë më parë në Kushtetuese e kanë fituar të drejtën Shoqata e Hidrokarbureve sa i takon vendimit të qeverisë për të ndaluar tregtimin e naftës D2.
Sektori në krizë
Sektori i ndërtimit në Shqipëri qarkullon rreth 1.5 miliardë euro në vit, duke qenë përgjegjëse për rreth 70 mijë të punësuar, ndërsa ka ndikim në Prodhimin e Brendshëm Bruto në rreth 13 për qind. Pavarësisht këtyre shifrave, në dy vitet e fundit ndërtuesit janë hasur në ligje dhe vendime të karakterit afrofe. Tre ditë më parë gjatë konferencës së mbajtur në Tiranë “Dita e Ndërtuesit”, shoqata u ankua duke thënë se, “Për një vend që synon të instalojë ekonominë e tregut të lirë, ideja për fiksimin e centralizuar të çmimeve të punimeve dhe mbi këtë bazë për përcaktimin e detyrimeve tatimore e kontrollin e këtyre detyrimeve, që në koncept është plotësisht e gabuar dhe pa kuptim”.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24023. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24023

Arrestohet ekstremisti për terrorizëm Gjykata vendos “arrest me burg” për Artan Kriston. Bënte thirrje për terrorizëm në një faqe interneti
Një ekstremist është vënë në pranga nën akuzën e nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste. Artan Kristo, nëpërmjet faqes së internetit www.albselefet.net, e përdorur nga të ashtuquajturit grupet e rinj të besimtarëve myslimanë, bënte propagandë për sulme terroriste. Burime zyrtare nga Prokuroria e Tiranës thanë se disa besimtarë myslimanë kanë denoncuar postimet e shtetasit Artan Kristo, më parë i dyshuar për vrasjen e ish-sekretarit të përgjithshëm të Komunitetit Mysliman, Salih Tivari, në website ku bënte thirrje publike për sulme terroriste. Hetuesit e çështjes thanë se procedimi ka filluar në fund të muajit gusht të këtij viti dhe gjatë kësaj kohe janë bllokuar postimet e tij të dërguara me një emër tjetër.
Arrest me burg Gjykata e Tiranës ka dhënë pasditen e djeshme masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Artan Kristo, i akuzuar për nxitje të terrorizmit. Vendimi i trupit gjykues erdhi pasi prokuroria provoi se Kristo ishte i përfshirë në akte terroriste. Ai ishte përfaqësues i fondacionit “Al Haramain”, i konsideruar si ndër financuesit kryesorë të terrorizmit ndërkombëtar. Pavarësisht masës së sigurisë, pala e akuzës ka bërë të ditur se do të vazhdojë hetimet për shtetasin shqiptar. Kristo, i njohur me emrin fetar Muhamed Abdullai, është arrestuar nga policia në Durrës, pas një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata e Tiranës. Ai hetohej prej afro tre muajsh nga prokuroria e kryeqytetit nën akuzën e nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste. Gjithashtu ishte denoncuar nga disa besimtarë. I arrestuari ka qenë përfshirë më herët në listën e personave të vënë nën vëzhgim, pasi bënte pjesë në rrymat me tendenca ekstremiste të besimit mysliman në Shqipëri. Faqja e internetit, “albselefet”, ku janë postuar kërcënimet publike, hapet vetëm për anëtarët e regjistruar dhe përmes saj Kristo lëshonte apele për përdoruesit. Pas fillimit të procedimit penal, nga ana e prokurorisë organizatorët e faqes kanë fshirë nga forumi postimet e tij, duke i cilësuar si “vepra që nuk kanë lidhje me diskutimet”, ndërsa i janë servirur prokurorisë.
Bashkëpunimi me SHBA-në Thirrjet për terrorizëm janë marrë në konsideratë nga zyrtarët më të lartë të Prokurorisë së Tiranës, të cilët njoftuan menjëherë eprorët në akuzën qendrore. Këta të fundit kanë lajmëruar strukturat e shërbimeve amerikane për gjetjen e prejardhjes së këtyre kërcënimeve. Në bashkëpunim të plotë midis amerikanëve dhe Prokurorisë shqiptare, duke përdorur të gjitha mjetet teknike, është arritur të gjendet prejardhja e këtyre thirrjeve për terrorizëm. Mësohet se Kristo i lëshonte thirrjet në një tjetër emër. Pas nxjerrjes së urdhër arrestit, policia nisi kërkimet në Durrës e Kavajë dhe bëri të mundur ndalimin e Kristos në qytetin e tij të banimit, në orën 16.30. “Në datën 27 gusht 2009, Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal për veprën penale të nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave terroriste, në ngarkim të shtetasit Artan Kristo. Për hetimin sa më të plotë të çështjes, janë shfrytëzuar një numër i madh mjetesh për kërkimin e provës, përfshi dhe ato të karakterit teknik”, thanë burimet zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme. Sipas saj, deri në këtë fazë të hetimit, në një analizë të të gjithë të dhënave të grumbulluara, është konkluduar se ka të dhëna të mjaftueshme që shtetasi Artan Kristo ka kryer veprën penale të mësipërme dhe po vijohet për mbledhjen e provave të tjera.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24020. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24020

How should appear Golf VII
The sixth Golf generation just is not “cool” in the market, from manufacturer Volkswagen have begun to reach his inheritor warnings.
The new Golf is presented to approximately one year, but Germans working in heritor his intense, and this, as we have written, we have discovered a few days – without grace. The promotional video material of their concept of ecological L1 background are seen some designers working on shaping the concept, as it seems, the new generation of Golf.

Volkswagen has reacted and has left its sites mentioned segment of videos, but the British automotive portal “AutoExpress” has failed to prepare us view that as the end car should look.

It is assumed that the new Golf should debutojë 2012.
Share this on del.icio.usShare this on RedditDigg this!Stumble upon something good? Share it on StumbleUponBuzz up!Share this on TechnoratiTweet This!Share this on BlinklistShare this on FacebookPost this to MySpaceSubscribe to the comments for this post?Share this on LinkedinSeed this on NewsvineShare this on FriendFeedPost this on DiigoShare this on Mixx Ky artikull eshte marre nga: http://it-resources.org/?p=959. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://it-resources.org/?p=959

Stolen thousands of users of Hotmail accounts
Microsoft has confirmed that the recent attack of hackers have stolen thousands of Hotmail accounts, while the British broadcaster the BBC has given a list of 10.000 e-mail accounts data which are made public.
Software giant Microsoft, under whose ownership is based on web system of e-mail, Hotmail, respectively, has stated that it has launched an investigation against the perpetrators.
Attack (phishing) involves using false Internet sites that encourage users to reveal personal information such as bank accounts, user accounts and other personal data.
Share this on del.icio.usShare this on RedditDigg this!Stumble upon something good? Share it on StumbleUponBuzz up!Share this on TechnoratiTweet This!Share this on BlinklistShare this on FacebookPost this to MySpaceSubscribe to the comments for this post?Share this on LinkedinSeed this on NewsvineShare this on FriendFeedPost this on DiigoShare this on Mixx Ky artikull eshte marre nga: http://it-resources.org/?p=956. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://it-resources.org/?p=956

Presented version of AVG-9s The ninth version of AVG package brings significantly better performance with a range of new opportunities.
AVG has launched version 9 of its package of security applications which brings faster scans, faster start system and a smaller number of advancements.
The company claims representatives time scanning system should be up to 50% faster compared with the previous version, operating system while starting 10 to 15% faster..
Expense of memory also should be smaller for 10 to 15%, while the procedure is advanced installation, which the country has only 22 screens 11.
AVG Internet Security 9 sold (U.S.) price of 50 dollars, while AVG Anti-Virus 9 costs $ 35.
It also announced a free version, but it will be launched a little later.
Share this on del.icio.usShare this on RedditDigg this!Stumble upon something good? Share it on StumbleUponBuzz up!Share this on TechnoratiTweet This!Share this on BlinklistShare this on FacebookPost this to MySpaceSubscribe to the comments for this post?Share this on LinkedinSeed this on NewsvineShare this on FriendFeedPost this on DiigoShare this on Mixx Ky artikull eshte marre nga: http://it-resources.org/?p=953. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://it-resources.org/?p=953

Bugatti 16C Galibier goes into production?
Bugatti 16C Galibier which is presented first time in the car fair in Frankfurt, was established in honor of one hundred yaers of this manufacturer, and it presents a superautomjet transport for four people.
Now it appeared that informal news 16C Galibier received the green light for production, although it remains quite at the level of gossip.

Earlier we heard the statement that, even if it comes up to him, serial production will not begin before 2012. And if comes to production, buyers will have to share “only” a million euros.

As for recalls, this model has eight-litërsh engine with 16 cylinders, while estimated to have about 800 Hp.
Share this on del.icio.usShare this on RedditDigg this!Stumble upon something good? Share it on StumbleUponBuzz up!Share this on TechnoratiTweet This!Share this on BlinklistShare this on FacebookPost this to MySpaceSubscribe to the comments for this post?Share this on LinkedinSeed this on NewsvineShare this on FriendFeedPost this on DiigoShare this on Mixx Ky artikull eshte marre nga: http://it-resources.org/?p=947. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://it-resources.org/?p=947

Starts work on Windows Marketplace Mobile Microsoft enters the market size for online applications, according to certain sources writings, his version online store has begun to work.
Microsoft has warned shop online applications that are Windows Mobile operating system since February of this year, when has called programmers to develop applications for it. Meanwhile, as Engadget reports technological portal shop “Windows Marketplace for Mobile Phones” has now officially begun work.
Right now the data for this beautiful shop online are incomplete, but know that he is exclusively dedicated to devices that have Windows Mobile operating system version 6.5.
The warnings, shop online for Mobile applications should initially have about 20,000 applications available.
Share this on del.icio.usShare this on RedditDigg this!Stumble upon something good? Share it on StumbleUponBuzz up!Share this on TechnoratiTweet This!Share this on BlinklistShare this on FacebookPost this to MySpaceSubscribe to the comments for this post?Share this on LinkedinSeed this on NewsvineShare this on FriendFeedPost this on DiigoShare this on Mixx Ky artikull eshte marre nga: http://it-resources.org/?p=944. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://it-resources.org/?p=944

Windows 7 appears on eBay
Users should not expect many internet presented the first copies of Windows 7, and that several weeks before the official introduction.
The eBay online auction sites are presented with several versions of Windows 7 at prices that are significantly lower than the official ones. Windows 7 Ultimate can be bought for 167.50 dollars (115 euros), Professional version price of 132.50 dollars (90 euros) until the official version will cost 299 U.S. $ 319 respectively.
Some vendors offer Windows 7 “in package”, while a certain number of them has decided to offer only activization keys.
Purchase of Windows through these channels, at least for now, means that software lacks Microsoft’s official certificates for autenticitet, so that question remains whether the owners of these versions will have technical support for their systems.
At the same time, resale operating system Windows 7 before its official presentation on October 22 is illegal, and Microsoft has earlier given stërshitësit indicted on eBay. www.ebay.com
Share this on del.icio.usShare this on RedditDigg this!Stumble upon something good? Share it on StumbleUponBuzz up!Share this on TechnoratiTweet This!Share this on BlinklistShare this on FacebookPost this to MySpaceSubscribe to the comments for this post?Share this on LinkedinSeed this on NewsvineShare this on FriendFeedPost this on DiigoShare this on Mixx Ky artikull eshte marre nga: http://it-resources.org/?p=941. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://it-resources.org/?p=941

Cyber attacks by Facebook
According to security expert claims the company AVG, Deceivers software and malicious programs makers have managed to find an automatic way of creating accounts online network known to touch-Facebook.
This means that they have managed to evade the Facebookut Captcha protection, to which required the user to write letters which are seen in photographs, to ensure that it is about a person, not a computer command.
In AVG claim to have found a series of identical on Facebook Profile, which contains the same woman’s picture. With click on files or in any facility within the typical profile opens a false message for alleged computer virus which the user can “Cured” with appropriate software.
In Facebook, the profile of the moment to remove the reveal, but the problem is found, the every day are becoming even more.
Share this on del.icio.usShare this on RedditDigg this!Stumble upon something good? Share it on StumbleUponBuzz up!Share this on TechnoratiTweet This!Share this on BlinklistShare this on FacebookPost this to MySpaceSubscribe to the comments for this post?Share this on LinkedinSeed this on NewsvineShare this on FriendFeedPost this on DiigoShare this on Mixx Ky artikull eshte marre nga: http://it-resources.org/?p=937. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://it-resources.org/?p=937

Internet Explorer continues to lose market
Browser Microsoft Internet company again has begun to take descent, at least regarding his participation in the market. Although remains leader, the turnout of 65.7 percent is low so far.
During September the participation of Internet Explorer has dropped to 1.3 percent, compared with last year, the overall decline was 8.5 percent. If this trend continues, the Internet browser from Microsoft will fall below 50 percent within two years.
As reported by Tabor of analysts the company NetApplications, the decline of interest for Internet Explorer have benefited most Firefox and Chrome.
Participation of Firefox during the last month increased 0.8 percent and 23.8 percent currently, while Chrome 0.3 percent and now has 3.2 percent of the overall market.
Meanwhile, the participation of the company’s Safari browser Apple has increased and currently has extremely little turnout of 4.2 percent. www.netapplications.com
Share this on del.icio.usShare this on RedditDigg this!Stumble upon something good? Share it on StumbleUponBuzz up!Share this on TechnoratiTweet This!Share this on BlinklistShare this on FacebookPost this to MySpaceSubscribe to the comments for this post?Share this on LinkedinSeed this on NewsvineShare this on FriendFeedPost this on DiigoShare this on Mixx Ky artikull eshte marre nga: http://it-resources.org/?p=935. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://it-resources.org/?p=935
Oqean Ai tani nuk do të jetë Puthjen mesnatës nuk do t’ketë Ike, mbështitët muajt kalojnë Koha ndaloi kur ai shkoi
Ref. 2x Ështe një oqean që zemrat na ndan Ne të dy mbetëm durë ndërthar Mbi letër ca fjalë ti shkrova me mall Do bëhem erë, do vi ty të t’mar
Unë mendova për një çast Puthjet tek një tjetër, një tjetër Jo zemër s’përseritet Unë u ndjeva më shumë vetëm E gjej shërimin tim unë në kohë
Në sytë ti vjen Më ndjen, harrohemi Buzët më trazojnë shpirtin tim baby Më ndjen, më puth Të prek në pa thellësi Tek sytë e tu unë kërkoj
Ref. 2x Ështe një oqean që zemrat na ndan Ne të dy mbetëm durë ndërthar Mbi letër ca fjalë ti shkrova me mall Do bëhem erë, do vi ty të t’mar
Unë nuk e di nëse valët Fjalët e mia ti don Se sa shumë je ti për mua Se sa shumë zemrës i mungon Jo, jo nuk mund të rri Do bëhem erë, do vi tek ti
Ref. 2x Ështe një oqean që zemrat na ndan Ne të dy mbetëm durë ndërthar Mbi letër ca fjalë ti shkrova me mall Do bëhem erë, do vi ty të t’mar
Do bëhem erë, do vi ty të t’mar Do bëhem erë, do vi ty të t’mar
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4645. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4645
Top