Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Problemi maqedonas, historia dhe e vërteta “Problemi maqedonas”, me të gjitha pasojat e veta, ka qenë i pranishëm në zhvillimet e rëndësishme ballkanike, të paktën që nga Traktati i Shën Stefanit (v.1878), në luftat midis bullgarëve e serbëve,
në luftat ballkanike (v.1912-1913), në kthimin e Bullgarisë në aleate të Gjermanisë në Luftën e Parë e të Dytë Botërore, në acarimin e marrëdhënieve midis Partisë Komuniste Jugosllave e asaj Bullgare, në propozimet e projektet e ndryshme për krijimin e Federatës Ballkanike,
për presione të herëpashershme të Moskës mbi Beogradin, e deri te qëndrimi grek e pengesat për mospranimin e Maqedonisë në NATO etj. Ky ka qenë shkaku kryesor i përplasjeve ushtarake midis Serbisë e Bullgarisë…
Problemi i vetidentifikimit të popullit maqedonas, në hapësirën gjeografike e historike të Maqedonisë, ka lindur relativisht vonë. Ai u intensifikua në periudhën e Krizës Lindore në fund të shekullit XIX, duke u kthyer në “mollë sherri” për Ballkanin e më gjerë, e në radhë të parë midis sllavëve të Jugut.
Në të gjitha projektet për ndërtimin e Ballkanit ne të ardhmen (”projekti grek” i formuluar nga Ekaterina e Dytë e Rusisë, “projekti serb” i Naçertanies, “projekti bullgar” i Shën Stefanit), secili përfshinte brenda kufijve të vet, sa më shumë territore të kësaj hapësire gjeografike, pa kufij të caktuar, të quajtur Maqedoni. Secili, në planet e programet e hartuara, i vendoste kufijtë e Maqedonisë sipas dëshirës e interesave të veta, ç’ka për çdo rast shkaktonte probleme e mosmarrëveshje midis tyre.
Pikërisht, këto mosmarrëveshje e grindje, që disa herë kanë çuar në konflikte të armatosura, janë bërë shkak për krijimin e termit që tashmë ka hyrë në politikë e historiografi me emrin “problemi maqedonas”.
Dhe pikërisht, ky problem me të gjitha pasojat e veta ka qenë i pranishëm në zhvillimet e rëndësishme ballkanike, të paktën që nga Traktati i Shën Stefanit (v.1878), në luftat midis bullgarëve e serbëve, në luftat ballkanike (v.1912-1913), në kthimin e Bullgarisë në aleate të Gjermanisë në Luftën e Parë e të Dytë Botërore, në acarimin e marrëdhënieve midis Partisë Komuniste Jugosllave e asaj bullgare, në propozimet e projektet e ndryshme për krijimin e Federatës Ballkanike, për presione të herëpashershme të Moskës mbi Beogradin, e deri te qëndrimi grek e pengesat për mospranimin e Maqedonisë në NATO etj. Ky ka qenë shkaku kryesor i përplasjeve ushtarake midis Serbisë e Bullgarisë… .
Në të kaluarën e largët, kjo hapësirë gjeografike, e quajtur Maqedoni, i ndryshonte kufijtë në vartësi me ndryshimet politike e pushtimet e ndryshme. Dhe asnjëherë kufijtë politik të saj nuk korrespondonin me kufijtë gjeografikë. Për shembull, kur ajo ishte provincë bizantine, shtrihej deri në thellësi të kufijve të sotëm të Turqisë, me kryeqytet Edrenenë. Kur u bashkua me Trakinë, ajo shtrihej nga deti i Zi deri në detin Marmara.
Brenda kufijve të kësaj krahine jetonin popuj të ndryshëm, por ajo që është e rëndësishme, pavarësisht nga përzierjet në zonat kufitare, apo në porte siç është rasti i Selanikut, ata në shumicë jetonin në bashkësi etnike. Edhe sllavët e ardhur në këto rajone pas shekullit të shtatë, janë vendosur kryesisht në masa kompakte.
Lidhur me identifikimin etnik të popullsisë sllave që jetonte aty, shpreheshin mendime e pikëpamje të ndryshme që çonin në mosmarrëveshje e deri në armiqësi.
Lidhur me sllavët që jetonin aty, dominonin tri pikëpamje: se ata janë maqedonas, bullgarë apo serbë. Lidhur me popullsinë myslimane të Shqipërisë Lindore, që padrejtësisht iu aneksua Serbisë në v.1913, ata në mbrojtje të interesave të tyre, thoshin se ata janë maqedonas, bullgarë apo grekë të myslimanizuar, ndërsa shqiptarët ortodoksë të këtyre trevave, sipas tyre detyrimisht duhej të ishin në grekë apo në sllavë… . Bizantinët, në kohën e tyre e konsideronin këtë rajon të populluar me “bullgarë”.
Ky term u përdor edhe pasi Stefan Dushani i pushtoi këto rajone. Por, në burimet bizantine haset edhe termi “maqedonas”. Duke iu referuar materialeve e dokumenteve të ndryshme, rezulton se deri vonë, për banorët e kësaj krahine, më shumë është përdorur termi “bullgarë”, gjë që sigurisht shpjegohet me një seri faktorësh.
Kështu lidhjet e hershme midis bullgarëve e maqedonasve (fjala është gjithmonë për ata sllavë), të kushtëzuara qoftë nga afërsia territoriale, etnografike e gjuhësore, qoftë nga qenia e Maqedonisë për shumë kohë nën sundimin e shteteve bullgare, feja e njëjtë, qenia bashkërisht për gati pesë shekuj nën pushtimin osman, dhe përfshirja në shumë raste në të njëjtën ndarje administrative, zhvillimi afërsisht në të njëjtën kohë i marrëdhënieve kapitaliste në Bullgari e Maqedoni etj. kanë bërë që në shumë materiale, qoftë osmane, qoftë të vendeve të tjera, pa përmendur ato bullgare, të ngatërrohet dhe të identifikohet emri maqedonas me atë bullgar.
Edhe më e dukshme u bë kjo gjatë dhe mbas Krizës Lindore, të fundit të shekullit XIX, kur Rusia, për shumë arsye, e kishte përqendruar vëmendjen në Ballkan, historia e të cilit sipas shumë politikanëve rusë ishte “vazhdimësi e historisë së Rusisë”.
Pikërisht në këtë periudhë, kur shihej se Perandoria Osmane ishte në grahmat e fundit, Rusia duke shfrytëzuar sllavizmin dhe ortodoksinë, llogariste se krijimi i shteteve ballkanike nën influencën e saj, dhe të lidhura me të, do të ishte mënyra më e mirë për realizimin e qëllimeve të saj.
Ky ishte dhe qëllimi kryesor i Traktatit të Shën Stefanit i v.1878 që Rusia i imponoi Perandorisë Osmane. Sipas këtij traktati të imponuar, Rumania, Serbia dhe Mali i Zi shpalleshin shtete të pavarura, Greqia mbetej siç ishte më parë, shtet i pavarur por brenda kufijve të mëparshëm.
Për shumë arsye, Petërburgu llogariste se, krahas tjerëve, Bullgaria do të ishte vendi më i përshtatshëm për realizimin e qëllimeve të saj. Prandaj, në Shën Stefan, ajo krijoi Bullgarinë e Madhe, me sipërfaqe 183 mijë km katrorë, që shtrihej nga Danubi deri në detin Egje, dhe nga deti i Zi deri në liqenin e Ohrit, duke përfshirë brenda saj edhe Korçën, Bilishtin, Pogradecin, Peshkopinë, Dibrën, pa folur për tokat e tjera të Shqipërisë Lindore (Strugën, Kërçovën, Gostivarin, Tetovën, Kaçanikun etj.)
Ky traktat mbeti në letër, sepse kundër tij u ngritën jo vetëm Fuqitë e Mëdha (Anglia e Austro-Hungaria) por edhe Serbia, Rumania, Greqia si dhe banorët e Turqisë Evropiane, ç’ka çoi në organizimin e Kongresit të Berlinit (v.1878).
Ky Kongres, krahas tjerave, uli në një të tretën sipërfaqen e Bullgarisë, duke e lënë një principatë nën sovranitetin e sulltanit të Stambollit. Territoret e Maqedonisë dhe Shqipërisë Lindore që sipas Shën Stefanit i jepeshin Bullgarisë, do të mbeteshin nën sundimin e Turqisë.
Nga ky Kongres mbetën të pakënaqur të gjithë vendet e popujt ballkanikë, por në mënyrë të veçantë Bullgaria, pasi ai prishi “kufijtë bullgarë” të Shën Stefanit, kufij që për të, u bënë baza e politikës së jashtme për shumë e shumë dekada. Në Berlin u gropos edhe ideja e një federate serbo-bullgare, për të cilën ishte përpjekur Rusia.
Aty u zyrtarizuan ngatërresat e filluara në Shën Stefan për Maqedoninë (ndaj së cilës kishin pretendime krahas Bullgarisë edhe Serbia e Greqia), ç’ka solli edhe krijimin e termit politik “problemi maqedonas”, që u bë “mollë sherri” e burim mosmarrëveshjesh e ngatërresash deri në ditët e sotme.
Pikërisht, pretendimet e dy palëve ndaj Maqedonisë, sollën ashpërsimin e marrëdhënieve serbo-bullgare, që çuan në luftë midis tyre në v.1885, ku ushtria bullgare shpartalloi ushtrinë serbe dhe vetëm ndërhyrja e Rusisë dhe Austro-Hungarisë, e shpëtoi Beogradin nga pushtimi bullgar.
Lufta Ruso-Turke e v.1911, tregoi haptazi dobësinë e Turqisë, gjë që përforcoi mendimin te klanet drejtuese të Serbisë, Bullgarisë, Greqisë se kishte ardhur momenti për krijimin e “Serbisë së Madhe|”, “Bullgarisë së Madhe” dhe “Greqisë së Madhe”, nëpërmjet pushtimit të Maqedonisë dhe tokave shqiptare.
Marrëveshja për Miqësi dhe Aleancë midis Serbisë dhe Bullgarisë që ishte hapi i parë për krijimin e Aleancës Ballkanike, kishte një shtojcë sekrete, që përcaktonte se si do të ndaheshin territoret që do t’i merreshin Turqisë. Sipas saj, Serbia i njihte Bullgarisë të drejtën mbi Trakinë, ndërsa Bullgaria i njihte Serbisë të drejtën mbi vilajetin e Shkodrës, Kosovën si dhe mbi sanxhakun e Novipazarit.
Problemi më i mprehtë ishte ai i ndarjes së hapësirës ballkanike pa kufij të qartë, Maqedonisë, ndaj së cilës të dy palët, krahas Greqisë, kishin pretendime për të përvetësuar hapësira sa më të mëdha, duke përfshirë këtu dhe ndarjen e tokave të një pjese të mirë të Shqipërisë Lindore.
Megjithëse u arrit një farë marrëveshjeje për ndarjen e saj, (që nuk ishte përfundimtare), kur u diskutua ndarja e tokave shqiptare, të cilat padrejtësisht ata i përfshinë brenda Maqedonisë (në vazhdën e ngatërresave të tjera që kishte lënë traktati i Shën Stefanit), ata nuk u morën vesh.
Pikërisht tokat shqiptare u quajtën zonë e diskutueshme dhe dy palët ranë dakord, që mbas lufte, vendimin përfundimtar për kufirin serbo-bullgar në këtë pjesë të Ballkanit, ta merrte Cari i Rusisë! Aleanca ballkanike ku u përfshi edhe Greqia e Mali i Zi, në tetor 1912 i shpalli luftë Turqisë, dhe brenda një kohe të shkurtër, me përjashtim të Shkodrës, Janinës dhe Adrianopojës, ushtritë e saj pushtuan të gjitha zotërimet evropiane të Turqisë.
Kështu, Serbia pushtoi Maqedoninë Qendrore dhe Veri-Perëndimore si dhe Shqipërinë Lindore (që sot quhet Maqedonia Perëndimore), Greqia pushtoi Maqedoninë e Egjeut, ndërsa Bullgaria (që kishte ushtrinë më të madhe me rreth 700 mijë vetë) duke thyer rezistencën e ushtrisë turke, iu afrua shumë Stambollit. Meqë ajo kishte sulmuar në drejtim të kundërt me Maqedoninë, asaj i mbeti vetëm një pjesë e vogël ose ndryshe Maqedonia e Pirinit.
Problemi i ndarjes së Maqedonisë i ashpërsoi aq shumë marrëdhëniet midis shteteve ballkanike, sepse Bullgarisë, e cila kishte dhënë një kontribut të dukshëm në këtë luftë, mbeti vetëm me një pjesë të vogël të Maqedonisë.
Në këto kushte, kur asnjëra palë nuk tërhiqej nga zonat e pushtuara, ajo sulmoi trupat serbe që ndodheshin në Maqedoni, ç’ka shënoi dhe fillimin e Luftës Dytë Ballkanike, në të cilën, krahas Serbisë u përfshin edhe Greqia, Mali i Zi, Rumania dhe Turqia, dhe që përfundoi me shpartallimin e plotë të ushtrisë bullgare.
Në këto kushte, ajo kërkoi paqe, dhe sipas Marrëveshjes së paqes të nënshkruar në Konstantinopol, Bullgaria i humbi të gjitha territoret e fituara në Luftën e Parë Ballkanike. Kështu, Maqedonia u nda në mes të Serbisë edhe Greqisë, por të dyja u zgjeruan edhe në kurriz të tokave shqiptare. (Serbia nga 48.3 mijë km katrorë arriti në 87.3 mijë km katrorë).
Maqedonia u nda afërsisht sipas zonave të pushtimit, ku Serbia mori pjesën veriore e qendrore të Maqedonisë, deri në Liqenin e Ohrit, (rreth 25 mijë km katrorë), Greqia pjesën jugore së bashku me portet e Selanikut dhe Kavallës (rreth 34 mijë km katrorë), ndërsa Bullgaria mori atë që quhej Maqedonia Pirine me qytetin e vogël të Strumicës (rreth 6500 km katrorë).
Bullgaria, duke i konsideruar të padrejta vendimet e Konstandinopolit, iu drejtua Fuqive të Mëdha, por ato e quajtën të drejtë ndarjen e Maqedonisë.
Siç thamë më sipër, duke filluar nga Traktati i Shën Stefanit, bashkimi i Maqedonisë me Bullgarinë u bë ëndrra dhe qëllimi i politikës së jashtme të Sofjes dhe sipas shumë studiuesve, pikërisht kjo e ka bërë Bullgarinë që të hidhej në krahët e Gjermanisë dhe të bëhej aleate e saj deri në v.1944.
Në përfundim të Luftës së Parë Botërore, Bullgaria, jo vetëm nuk doli në kufijtë e vet “historiko-etnikë”, por asaj iu morën edhe rreth 11 mijë km katrorë, duke ia dhënë Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, Greqisë dhe Rumanisë. Megjithatë, Maqedonia Pirine u la brenda territorit bullgar.
Duke ndjekur të njëjtën politikë për krijimin e Bullgarisë, sipas kufijve të Shën Stefanit, me ardhjen Hitlerit në fuqi, ajo i përforcoi edhe më shumë marrëdhëniet me Gjermaninë. Kështu në takimin e Hitlerit me Car Borisin në dhjetor të v.1940, ai i premtoi Carit bullgar ndihmën e vet për realizimin e “idealeve kombëtare bullgare”.
Në kompensim të premtimeve të Hitlerit, Bullgaria pranoi përfshirjen e saj në Bosht, sipas së cilës ajo lejonte hyrjen e trupave gjermane në territorin bullgar dhe si shpërblim do të merrte territore të tëra nga Jugosllavia dhe Greqia. Kjo periudhë shënon një etapë të re në historinë e Maqedonisë dhe për të ardhmen e saj.
Pas pushtimit të Jugosllavisë nga Gjermania, në instruksionin e prillit të v.1941, mbi copëtimin e Jugosllavisë, thuhet se territoret e banuara nga “maqedonas bullgarë” i kalojnë Bullgarisë. Kështu me 17 prill trupat bullgare u futën në territorin jugosllav dhe pushtuan një pjesë të mirë të territorit maqedonas.
Në të njëjtën ditë, trupat bullgare u futën në pjesën lindore të Maqedonisë së Egjeut, duke dalë në detin Egje dhe vendosën në gjithë këtë hapësirë administratën bullgare. Në këtë mënyrë, me ndihmën e Gjermanisë Naziste, për herë të parë në historinë e shtetit modern bullgar u “realizua” ëndrra e Shën Stefanit (jo plotësisht) për bashkimin e Maqedonisë me Bullgarinë.
Në të gjitha tokat e pushtuara u vendos regjimi administrativ bullgar, pasi qeveria bullgare e konsideronte atë si zgjerim natyral të territorit të vet. Në këtë kuadër u mohua krejtësisht kombësia maqedonase. Maqedonasve iu dha shtetësia bullgare, në shkolla u fut gjuha bullgare, duke e konsideruar maqedonishten si dialekt të gjuhës bullgare etj.
Pavarësisht si u realizua “bashkimi”, qeveria bullgare i shfrytëzoi me kujdes të gjithë faktorët që kishin ndikuar në afrimin e dy popujve (maqedonas e bullgar) si zakonet, traditat, afërsinë e gjuhës, lidhjet e forta historike, mbështetjen që maqedonasit kishin gjetur historikisht në Bullgari etj.
Një faktor tepër i rëndësishëm që udhëheqja bullgare e shfrytëzoi me zgjuarsi ishte dhe urrejtja që ishte krijuar ndaj serbëve, të cilët që me pushtimin e Maqedonisë, vazhdimisht kishin ndjekur një politikë shtypjeje, diskriminimi e asimilimi ndaj maqedonasve.
Të gjitha këto bënë që fillimisht të mos kundërshtohej ky “bashkim”, madje të gjente dhe një farë mbështetjeje e përkrahjeje te popullsia maqedonase dhe pushtimi bullgar të diferencohej nga pushtimi gjerman i pjesëve të tjera të Jugosllavisë. Ndërmjet të tjerave, ky është edhe një ndër shkaqet që rezistenca dhe lëvizja për çlirim në Maqedoni, të ishte mjaft e ulët.
Qëndrimet e ndryshme, mosmarrëveshjet e kontradiktat midis Sofjes, Beogradit e Athinës, për problemin maqedonas, që kishin çuar deri në përplasje ushtarake, sigurisht që kishin ndikimet e veta edhe në qëndrimet e partive komuniste, që me zhvillimin e luftës, përgatiteshin të vinin në pushtet.
Secila nga këto parti, në një formë apo në një tjetër, ndiqte vijën politike të qeverisë së vendit të vet, duke iu kundërvënë njëra – tjetrës, madje duke i acaruar marrëdhëniet deri në atë shkallë, sa është dashur edhe ndërhyrja e Kominternit dhe personalisht e Stalinit.
PK-ja Bullgare, jo se përkrahte hapur parullën e bashkimit të Maqedonisë me |Bullgarinë, në atë mënyrë siç ishte bërë, madje e dënonte këtë rrugë për zgjidhjen e problemit maqedonas, por direkt apo indirekt mbështeste pikëpamjen se maqedonasit janë bullgarë, duke dalë edhe kundër qëndrimit të Kominternit, i cili që në v.1934, kishte pranuar kombin dhe gjuhën maqedonase. PK Jugosllave shprehej qartë për maqedonasit si komb i veçantë.
Pikërisht, këto qëndrime të ndryshme, kanë çuar në mosmarrëveshje gjatë gjithë kohës së Luftës së Dytë Botërore midis dy partive komuniste, që në forma të ndryshme do të vazhdonin për shumë dekada, por tashmë në mes dy shteteve socialiste Bullgarisë dhe Jugosllavisë. Edhe PK Greke mbante të njëjtin qëndrim si Athina zyrtare, se kombi maqedonas nuk ekziston.
Pa mbaruar lufta, që në dhjetor të v.1943 në mbledhjen e dytë të AVNOJ-it, (Veça Antifashiste për çlirimin e Jugosllavisë) përcaktoi mënyrën e krijimit të Jugosllavisë Federative, ku Maqedonia do të ishte një ndër gjashtë republikat e ardhshme.
Menjëherë mbas përfundimit të luftës, udhëheqja jugosllave, doli me pretendime të hapura ndaj territorit bullgar, duke i kërkuar udhëheqjes bullgare që, mbi bazën e vendimeve të AVNOJ-it, krahina e Bllagojevgradit (Maqedonia Pirine) që përfshihej brenda shtetit bullgar, duhej të bashkohej me Maqedoninë Vardare, pra me Jugosllavinë.
Pak kohë para përfundimit të luftës, në janar të v.1944, gjatë një takimi me Stalinin, Hebrangu përfaqësuesi i posaçëm Titos, duke iu përgjigjur pyetjes së Stalinit për marrëdhëniet e Jugosllavisë me Greqinë, iu përgjigj se Jugosllavia llogariste të merrte nga Greqia Maqedoninë e Egjeut, së bashku me portin e Selanikut.
Udhëheqja bullgare e asaj periudhe e shikonte të mundshëm bashkimin e Maqedonisë Pirine me atë Vardare (pra Republikën e Maqedonisë), por me kusht që kjo të bëhej në kuadrin e krijimit të Federatës së Sllavëve të Jugut.
Ideja e krijimit të një Federate Ballkanike ishte e vjetër dhe ka lindur në atë periudhë, kur shtetet e reja ballkanike kishin dalë me pretendime, jo vetëm ndaj tokave të perandorisë turke në shpërbërje e sipër, por edhe ndaj njëri – tjetrit.
Në kuadrin e varianteve të ndryshme për organizimin e saj (ishin hedhur shumë ide e propozime, por dominonte ajo e një Federate të Sllavëve të Jugut) ishte propozuar dhe organizimi i një federate mbi bazën e Maqedonisë historiko-gjeografike.
Varianti federativ maqedonas kishte si qëllim, në radhë të parë, neutralizimin e pretendimeve të Serbisë, Greqisë dhe Bullgarisë ndaj hapësirës gjeografiko-historike maqedonase, ku secili i ngulte kufijtë sipas interesave të veta.
Edhe Moska, e cila e llogariste Ballkanin si zonë të influencës së vet mbas lufte, në kuadrin e organizimit të tij, i jepte një rëndësi të posaçme problemit të Maqedonisë. Kështu, që në v.1942 ajo kishte ngritur një grup pune për zgjidhjen e këtij problemi e në funksion të tij edhe të ndërtimit të Ballkanit. Pas lufte, komisioni hartoi edhe një dokument të posaçëm që iu dërgua Stalinit.
Megjithatë, që në hyrje thuhej se problemi i Maqedonisë kërkon “shqyrtim të veçantë”. Sipas këtij dokumenti, Maqedonia duhej parë si një territor i ndarë artificialisht i një populli të ndryshëm nga popujt e tjerë, i cili po të ruhej në këtë mënyrë do vazhdonte të ishte një vatër e rrezikshme për konflikte ballkanike, çka ishte në kundërshtim me interesat sovjetike. Në këtë dokument flitej edhe për domosdoshmërinë e rikthimit të Jugosllavisë dhe Greqisë në kufijtë e paraluftës (ashtu siç vendosën edhe Tre të Mëdhenjtë Rusvelti, Stalini e Çërçilli)
Që në tetor të v.1943, JB Tito kishte riformuluar idenë e krijimit të Federatës së Sllavëve të Jugut (Jugosllavi – Bullgari), ku kishte përgatitur edhe një thirrje të posaçme për bashkim me ta, edhe për grekët dhe shqiptarët (ideja e hedhur nga SV Tempo për krijimin e Shtabit Ballkanik ishte hapi i parë për krijimin e kësaj federate.)
Udhëheqësi i PK Bullgare Gj.Dimitrovi, mbronte pikëpamjen e krijimit të një federate midis Bullgarisë dhe Jugosllavisë, por ku Maqedonia Pirine të bashkohej me atë Vardare, dhe të dyja së bashku të përbënin një njësi federative të sllavëve të Jugut apo Ballkanike, ku statusi i Bullgarisë të ishte i barabartë me atë të Jugosllavisë.
Por, në të njejtën kohë, Tito dhe shtabi i tij thurnin plane e punonin edhe për bashkimin e Maqedonisë së Egjeut me këtë republikë. Në këto kushte, udhëheqja bullgare pranoi ekzistencën e kombit maqedonas, dhe në regjistrimin e popullsisë së Bullgarisë të v.1946, për herë të parë dhe të fundit deri më sot, Sofja pranoi se banorët e Maqedonisë Pirine (rreth 200 mijë vetë) janë maqedonas, duke njohur kështu zyrtarisht kombin maqedonas. Megjithatë, më vonë ajo ndryshoi krejtësisht qëndrim duke mos pranuar ekzistencën e këtij kombi as në Bullgari e as në Maqedoni.
Problemi i krijimit të Federatës Ballkanike ka zënë një vend të veçantë në zhvillimet ballkanike të periudhës 1944-1948, i cili u mbyll përfundimisht me prishjen e marrëdhënieve midis Moskës e Beogradit në v.1948.
Megjithatë, problemi maqedonas vazhdoi të mbetet i hapur, pavarësisht nga ulje – ngritjet në marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Jugosllavisë, deri në shembjen e sistemit socialist në të dy vendet.
Dhe ç’është më e rëndësishmja, ky problem vazhdoi të mbetej “mollë sherri” midis dy vendeve, ku “sherret” herë pas here nxiteshin nga Moska, e cila sa herë kishte probleme me Jugosllavinë, apo rreth saj, ndërsente Bullgarinë dhe problemi maqedonas nxitej në të gjitha format dhe dilte në plan të parë.
Siç thamë më sipër, në kuadrin e krijimit të Jugosllavisë Federative, u krijua Republika e Maqedonisë, duke ruajtur pak a shumë kufijtë e tokave që ushtria serbe kishte pushtuar në Luftën e Parë Ballkanike të v.1912. Megjithë përpjekjet e luftën e madhe që ka bërë në ato vite, Jugosllavia nuk arriti të marrë asgjë nga Maqedonia Pirine dhe ajo e Egjeut.
Që në fillim, në këtë republikë iu kushtua vëmendje e veçantë forcimit të ndjenjave kombëtare maqedonase, duke u angazhuar me të gjitha forcat në fushat e historisë, gjuhësisë, kulturës, zakoneve, traditave etj. duke përdorur të gjitha mënyrat që të zhdukin çdo gjurmë që kishte lënë propaganda e shtetit bullgar.
Siç thamë më sipër, hapësira historiko-gjeografike e Maqedonisë që iu mor me luftë Turqisë, u nda në mes Serbisë, Bullgarisë dhe Greqisë, ku kjo e fundit kishte pushtuar pjesën më të madhe, Maqedoninë e Egjeut.
Duke ndjekur një politikë të qartë, Athina që në fillim u përcaktua, se banorët e kësaj krahine janë helenë, dhe se elementët sllavë që ekzistojnë aty janë futur nga dyndjet sllave ( Sipas të dhënave të ndryshme aty kanë jetuar rreth 100 mije maqedonas sllavë. Studiues të ndryshëm, pranojnë se aty kanë jetuar shqiptarë, turq, vllehë, etj, por shifrat që jepen janë shumë të ndryshme nga njëra tjetra).
Që atëherë Athina është përcaktuar qartë se komb maqedonas nuk ka dhe se ai është një krijesë artificiale. Duke ndjekur një politikë të caktuar, ajo është përpjekur të greqizojë të gjithë këtë hapësirë, duke përdorur të gjitha mënyrat, që nga asimilimi, përzënia e pakicave jo greke, shkëmbimi i popullsive me vendet fqinje etj.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23958. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23958

Rrëzohet për shkak të silikoneve të mëdha Hungarezja Alexandra Horvat, e cila ka qenë një prej favoriteve në garën për Miss kirurgjia plastike ka qenë e shtyrë të heq dorë nga gara për shkak të lëndimit të ligamenteve të gjurit.
Femra, në fakt, për shkak të gjinjve të rëndë nga silikoni ka humbur drejtpeshimin në take të larta dhe ka rënë nëpër shkallë derisa po kthehej nga hapësira në të cilin anëtarët e jurisë i vlerësuan gjinjtë e saj.
Ajo ka përfunduar në spital dhe aktualisht është në karroce invalidësh pasi që për shkak të dhimbjeve në gju nuk mundet të ec.
Përkundër kësaj, ajo ka kërkuar të vazhdoj garën, por nuk i është lejuar.
Nuk shoh ndonjë arsye pse njerëzit nuk do të mund të kënaqen me bukurinë time në karrocë, ka pyetur Alexandra.
Në garën Miss kirurgjia plastike kanë mundur të paraqiten vetëm femrat të cilat kanë gjinj dhe buzë silikoni, respektivisht ato të cilat i janë nënshtruar së paku një operacioni plastik.
Fituese e garës së sivjetme është 22vjeçarja Reka Urban, shkruajnë mediet botërore. Ajo është shpërblyer me një banesë në Budapest, përcjellësja e parë Edina Kulcsar ka fituar automjet, derisa përcjellësja e dytë, Horvat, është shpërblyer me stoli me vlerë prej 7.300 eurosh. Edhe kirurgët meritorë për fitimin e garës janë shpërblyer./Telegrafi/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23952. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23952
Enver Hoxha dhe Ali Tepelena Trajtimi i veçantë që gëzoi Aliu në kohën e Shqipërisë komuniste u shpreh si në monumentin e ngritur në Tepelenë, ashtu edhe në një numër monografish e botimesh më të vogla, po ashtu edhe në ndalimin e plotë të veprës dokumentare mbi të, në radhë të parë asaj të Pukëvilit. Për herë të parë gjatë kësaj kohe vihet në dyshim edhe saktësia e biografisë së Pukëvilit.
Si për çdo figurë tjetër të së kaluarës shqiptare barometri më i rëndësishëm ishte edhe në këtë rast qëndrimi i Enver Hoxhës për të. Dhe, sikurse ishte ajo kohë, mjaftonte që rrethi i tij i ngushtë të kapte vlerësimin pozitiv ose negativ të udhëheqësit për aksh figurë, e ky pastaj përhapej valë-valë në gjithë shtetin dhe depërtonte deri në librat e shkollave për fëmijë.
Aq më shumë që Hoxha, edhe pse pak, është prononcuar në disa raste për Aliun dhe kjo mjaftonte për historianë ose shkrimtarë simpatizantë të Aliut që të shkruanin monografi ose romane për të dhe të amplifikonin pikërisht ato që kishte thënë Udhëheqësi.
Por çfarë kishte thënë ai?
Janë disa pasazhe në fjalime të viteve 1961-1964. Është pikërisht koha kur Hoxha ka prishur marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik dhe po modelon për historiografinë shqiptare atë nacionalizëm komunist që shoqëroi izolimin e plotë të vendit nga bota deri në ngjarjet e viteve ‘90-’91.
Në një fjalim të mbajtur në rrethin e Tepelenës më 27.6.1962 Hoxha thotë për Aliun: “Ai ishte kundër imperatorisë otomane, kundër sulltanit dhe donte që Shqipëria të ishte më vete, e shkëputur nga turqit. Ali Tepelena ishte diplomat, njeri i zgjuar” etj. (sh. vepra 23, Tiranë 1977, f. 350,). Në një fjalim para Byrosë Politike më 2.10.1964 udhëheqësi jep direktiva të sakta se si duhet formuluar historia e popullit shqiptar.
Pasi ndalet gjatë në mënyrën se si duhet paraqitur figura e Skënderbeut, ai vazhdon: “Çështja e Ali pashë Tepelenës duhet përcaktuar mirë. Aliu… kur u fut në luftë kundër turqve, kishte për qëllim që vendi të çlirohej prej tyre. Ai kishte mendimin të krijonte një pashallëk shqiptar.” (vepra 27, Tiranë 1978, f. 359)
Ky përcaktim në një moment kur duhet botuar një tekst bazë i historisë flet vetë. Ai është e kundërta e gjithë asaj çka na del pas leximit të veprës së Pukëvilit, por jo vetëm e tij, gjithashtu e Liikut, e Hjuzit etj.
Për të gjithë këta autorë Aliu ishte në radhë të parë sundimtar turk i Greqisë dhe i Epirit, natyrisht dhe i Shqipërisë së jugut; armët kundër Ismail apo Hurshid pashës ai i ngriti vetëm kur i mbyllën rrethimin, përpjekjet e tij për të dalë “i pavarur” qenë ato të një ish-sundimtari të kapur pisk, i cili është fuqizuar dhe pasuruar gjithmonë në emër të Portës dhe të Islamit. Kurse Hoxha, në një konceptim diametralisht të kundërt, arrin deri dhe të ngrejë paralelen me Skënderbeun (edhe ky me Skënderbeun një sendërgjim më vete, siç e kemi thënë në vende të tjera):
“Ai u përpoq të bashkonte gjithë vendin në një shtet të vetëm të shkëputur nga Perandoria Turke… Ali Pasha orvatej të krijonte atë që bëri disa shekuj përpara Skënderbeu, që të gjithë shqiptarët të lidheshin së bashku për t’i rezistuar pushtuesit të huaj.” (”Shtëpia e kulturës të vlojë si një zgjua bletësh”, fjalim i mbajtur në Tepelenë më 27.10.1963, vepra 27, Tiranë 1977, f. 535-536)
Është interesante që Hoxha në disa raste, kur fillon vlerësimet për Aliun thotë “ai ka patur anët e veta pozitive dhe negative” ose “të metat dhe meritat e tij” dhe pastaj ndalet vetëm në anët pozitive. Ne nuk mësojmë prej tij se cilat ishin anët negative të Aliut, nuk dëgjojmë asgjë për rrugën e krimeve dhe intrigave që përdori ai për t’u ngjitur lart në pushtet.
Gjithashtu interesante që në meritat hyjnë sipas Hoxhës edhe dredhia, dinakëria etj. “e gjithë Shqipëria është njohur edhe në botën e jashtme me Ali pashë Tepelenën, i cili ka anë pozitive dhe negative.
Ai ishte kundër imperatorisë otomane, kundër sulltanit… ishte diplomat, njeri i zgjuar etj.” (vepra 23, v. i cit.); “Aliu, me zgjuarsinë e tij, donte të zhdukte feudalët e tjerë… Napoleoni i tha gjeneralit të tij që të bashkëpunonte me Aliun, veç dhe të ruhej si fort dinak që ishte” (”Shtëpia e kulturës të vlojë…” v. cit., f. 536).
E. Hoxha vlerëson veçanërisht strategjemën që përdori Aliu kundër Ibrahim pashës së Beratit, kur e akuzoi këtë se donte t’i shiste Vlorën francezëve. Krejt ndryshe e mësojmë historinë nga Pukëvili: kjo ishte një nga intrigat e zakonshme të Aliut për të hequr qafe një rival të vetin, në këtë rast vjehrrin e dyfishtë të djemve të tij.
Le që është e papërfytrueshme që një pasha lokal t’i jepte një fuqie perëndimore një port kaq të rëndësishëm për Perandorinë si Vlorën, të cilën venecianë dhe të tjerë ishin munduar më kot ta merrnin qysh prej pushtimit otoman më 1417. Kurse Hoxha thotë: “Aliu i ra pashait të Beratit, ish-agjent i francezëve, që ta likuidonte.” (”Shtëpia e kulturës të vlojë…” v. cit., f. 536).
Në një fjalim menjëherë pas prishjes me Bashkimin Sovjetik, duke hequr një paralele të qartë midis Shqipërisë së fillimshekullit 19 dhe Shqipërisë së viteve 1960, midis veprimit të Aliut dhe veprimit të vet, Hoxha thotë: “Iku ajo kohë kur Ibrahim Pasha i Beratit, të cilin Ali Pashë Tepelena e kishte vënë përpara, i propozonte një gjenerali të Napoleon Bonapartit t’i shiste Vlorën “për 40 aspra”, për të shpëtuar kokën” (”Vigjilencën ta kemi në rendin e ditës”, fjalim i 14 nëntorit 1961, sh. vepra 22, f. 276, Tiranë 1976).
Si ka mundësi që Hoxha ta marrë për të vërtetë një sajesë të tillë të Aliut për baxhanakun dhe rivalin e tij? Si ka mundësi që ai ta quajë pashanë plak të Beratit, atë njeri të mefshtë dhe të urtë, siç e gjejmë në këtë libër, “ish-agjent” të francezëve?
Kjo e ka përgjigjen në gjithë karrierën e vetë Hoxhës, e cila është e mbushur me rivalë ose vartës që akuzohen si të shitur te Perëndimi ose Moska, si ish-agjentë ose poliagjentë të fuqive të huaja, dhe pastaj likuidohen. Nuk e teprojmë aspak po të themi se Hoxha privatisht dhe gjysmë publikisht e ka admiruar Aliun.
Kemi ndër të tjera një dëshmi gojore të një Zhoa Amazonas, dikur drejtues i partisë marksiste-leniniste të Brazilit që e vizitonte shpesh Shqipërinë në vitet ‘60-’70: Amazona në një nga këto takime i thotë Hoxhës se shtypi perëndimor e akuzon udhëheqësin komunist për raprezaljet e shumta që ka bërë mbi popullin shqiptar.
Hoxha i përgjigjet: “Ju nuk e njihni temperamentin rebel të shqiptarit. 170 vjet më parë në Shqipërinë e Jugut sundonte Ali Pashë Tepelena, ndërsa në Egjipt Mehmet Ali Pasha, shqiptar dhe ky, nga krahina e Korçës. Ky i fundit i dërgon një letër Ali Pashë Tepelenës, duke e qortuar për vrasjet që kishte bërë në Sul.
Ali Pashë Tepelena i përgjigjet: – Shqiptar ti dhe shqiptar unë, pasha ti dhe pasha unë, Ali ti dhe Ali unë, por kemi një ndryshim. Ti sundon përmbi fellahet, që vret 1 dhe të binden 10.000 të tjerë, kurse unë sundoj përmbi shqiptarë, që vras 100 dhe mezi më binden 10 të tjerë… Kështu janë shqiptarët, shoku Amazona.
Për hir të idealit komunist, çdo gjë duhet sakrifikuar, bile edhe kapitali më i çmuar që është njeriu” (te libri “Kush ishte Enver Hoxha” nga A. Musta, M. Kokalari, Tiranë 1966, f. 83) Sadoqë kjo dëshmi është gojore dhe me karakter anekdodik, prapë nuk duket e shpikur dhe përputhet me gjithë rastet e tjera kur Hoxha e ka lëvduar Ali Tepelenën publikisht.
Paralelet mes dy sundimtarëve (shprehja më duket e saktë) janë jo të pakta, nganjëherë befasuese kur mban parasysh ndryshimin prej gati 170 vjetësh mes sundimit të njërit dhe të tjetrit.
Karizma, ëmbëlsia në të folur, dinakëria, ngjitja nga vrasja në vrasje, mosngurrimi në likuidimin e rivalëve realë e të supozuar, varfërimi dhe shkatërrimi i elitave, apo më thjesht i njerëzve të pasur ose me Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23955. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23955

David Knight:Une u rris gjoksin femrave David Knight, i mbiquajtur “The Mind Persuader” merret me profesionin e hipnotizuesit. Praktikisht eshte nje fare magjistari anglez, i cili thote se ka nje perqindje suksesi prej me shume se 85% dhe sidomos pohon se u ben mire femrave.
Ne cfare menyre? Duke u bere atyre te besojne se kane gjoksin e madh dhe duke mposhtur qe ne fillim nje nga problemet me te famshme te gjinise femerore.
Pikerisht, Knight u shet klienteve te veta nje Cd, ne te cilen perserit ne pafundesi: Gjoksi yt po zmadhohet, gjoksi yt eshte me i madh tani.
Nje spektakel i BBC ka sulmuar menjehere hipnotizuesin, duke provuar me nje hetim sesa e lehte eshte te deklarohesh si nje hipnoterapist, por Knight nuk eshte dakord: Mund te thone cfare te duan, por jo te thone se metoda nuk funksionon.
Nese e thone dicka te tille eshte plotesisht e pavertete. Ai pohon se ka ndihmuar disa gra, duke i shmnagur qe ato ti drejtohen kirurgjuse estetike per te rritur dimensioned e gjoksit.
Rritja e trupit i eshte besuar mendjes dhe duke kontrolluar mendjen mund te vije rritja, shprehet Knight, megjithe skepticizmin e mediave.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=514. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=514
2po2 Ku po tdhem ( FULL ) Click here to view the embedded video.
Ky artikull eshte marre nga: http://hiphopi.com/2po2-ku-po-tdhem-full.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hiphopi.com/2po2-ku-po-tdhem-full.html

Klinton: Strategjitë tona për Iranin, Afganistanin e Irakun Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton tha se bota nuk do të presë pafundësisht që Irani të përmbushë detyrimet ndërkombëtare për programin bërthamor.
Sekretarja Klinton i bëri komentet pas takimit me sekretarin e jashtëm britanik David Miliband në Londër. Zoti Miliband tha se Irani nuk do të ketë mundësi më të mirë të angazhohet për marrëdhënie normale me pjesën tjetër të botës.
Takimi i tyre vjen një ditë pasi Irani tha se do të pasurojë uranium në se dështojnë bisedimet me fuqitë botërore për të dhënë karburant bërthamor.
Udhëheqësit iranian kanë rënë dakort të takohen me zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Rusia dhe Kombet e Bashkuara për të hartuar një plan për pasurimin e uraniumit jashtë vendit. Bisedimet do të zhvillohen më 19 tetor në Vienë.
Nderkohe, ajo foli edhe per kercenimet e tjera, sic edhe Al Kaeda. “Strategjia jonë vazhdon të jetë që të arrijmë objektivin tonë për të goditur, shpërbërë dhe mposhtur Al Kaidën dhe aleatët e saj ekstremistë dhe për të mos lejuar që ata të kenë baza të sigurta dhe aftësi për të na sulmuar. Kemi bërë një analizë më të kujdesshme se cilët janë aleatët e Al Kaidës. Jo çdo individ që e quan veten taleban përbën domosdoshmërisht një kërcënim për Britaninë apo për Shtetet e Bashkuara”, tha zonja Clinton.
Ajo tha se vendosja e marrëdhënieve të partneritetit me personat që janë paguar apo janë detyruar të luftojnë në krah të ekstremistëve, do të japë rezultate.
Zonja Clinton tha se një taktikë e ngjashme ishte përdorur në Irak dhe kishte çuar në pakësimin e dhunës.
Sekretarja amerikane e shtetit tha se nëse zoti Hamid Karzai rizgjidhet president i Afganistanit, dhet të vendosen marrëdhënie të reja mes tij dhe popullit afgan, si dhe midis qeverisë së Afganistanit dhe vendeve që kanë kontribuar trupa.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23948. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23948

Robbie Williams: Djaloshi i mallkuar i Take That Pas më shumë se 3 vjet heshtjeje, ish-rebeli i “Take That” do të nxjerrë albumin e tij të ri. Për herë të parë ai tregon për periudhat e vështira me të cilat është përballur në jetë. Tani ëndrrat dhe dëshirat e tij kanë ndryshuar
Pas tre vjet heshtjeje, në Europë, në muajin nëntor, do të dalë albumi i ri i Robbie Williams, nën titullin “Reality Killed the Video Star”, i paraprirë nga kënga “Bodies”, që ka nisur të transmetohet nëpër radio qysh prej shtatorit. Nëse zakonisht albumet e këngëtarëve të mëdhenj priten gjithmonë me ankth, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Robbie. Këngëtarit iu deshën plot tre vjet për të dalë nga grahmat e depresionit, për tu dezintoksikuar nga ilaçet e shumta që e kishin shndërruar në skllav dhe për të humbur kilet e tepërta që kishte grumbulluar gjatë kësaj periudhe. Heshtja e gjatë e Robbie Williams, djaloshit gjeni të popit anglez, ishte e lidhur ngushtë edhe me mossuksesin e albumit “Rudebox”, sinjalet e vazhdueshme për bashkimin me ish-shokët e “Take That” dhe gjendjen shëndetësore. Tani që do të nxjerrë albumin e tij të ri, Robbie gjen momentin e përshtatshëm për të treguar varësitë e jetës së tij, ato që e shndërruan në një viktimë. Në një intervistë të fundit, këngëtari anglez ka pranuar se po kalon një periudhë ku ndihet fitues në luftën e tij kundër shumë formave të varësive që i kanë ndryshuar jetën. Varësi nga droga, nga ilaçet, nga kafeja. “Pastaj ilaçet për të fjetur, valiumi, coca-cola, lojërat elektronike, interneti, televizioni, e dashura, miqtë. Nisa të bëhesha vartës ndaj gjithçkaje”, tregon Robbie Williams. Më tej ai tregon se është duke bërë gjithçka për të gjetur forcën që të ecë përpara. “Kam rrezikuar shumë herë që të vdisja. Kam marrë kokainë, heroinë, ilaçe pa fund”. Ai flet edhe për dashurinë me Ayda Field, vajza që e bëri të ndryshonte mendimin për jetën dhe ti shihte gjërat me një sy ndryshe. “Për herë të parë po mendoj edhe idenë për tu bërë baba, edhe pse për momentin jam i frikësuar”, tregon ai.
Në karrierën e tij, Robbie Williams ka shënuar rekorde të ndryshme për shitjen e disqeve dhe biletave nëpër koncerte, madje ka hyrë edhe në librin “Guinness” në vitin 2006, pasi shiti 1.6 milionë bileta në një ditë për turin e tij të atij viti, kur performoi përpara 3.7 milionë njerëzve. Tre vjet më parë kishte kënduar në ngjarjen më të madhe muzikore në historinë angleze, tre koncerte në Knebworth, përballë 365000 personave. Robbie ka fituar më shumë çmime “Brit Awards” se kushdo artist tjetër deri më sot, dhe mban rekordin britanik për albumin e shitur më shpejt me përmbledhjet e tij më të mira. Ky album ishte i pari në klasifikimet e më shumë se 18 vendeve. Por pas shkëlqimit erdhi rënia. Me hapin fals dhe dështimin me “Rudebox” filloi edhe periudha e errët, e shoqëruar me një gjendje të rënduar psiko-fizike. Në vitet e fundit, angazhimet kryesore të këngëtarit 35-vjeçar kanë qenë futbolli (ai ka edhe një fushë futbolli personale), sponsorizimet në kërkimet për të hedhur dritë mbi jetën e qenieve jashtëtokësore. “Jam i fiksuar pas tyre, aq sa shpesh i shoh në ëndërr, dhe i shoh përkrah meje. Jam i bindur se brenda vitit 2012 ose do i kemi gjetur, ose do na kenë gjetur”. Pas disa muajve të kaluar në një klinikë rehabilitimi, Robbie rikthehet për të marrë sërish fronin e “Mbretit” të popit. Ja se çfarë tregon ai në një intervistë të shkurtër.
Albumi juaj titullohet “Reality Killed the Video Star”. Është një homazh ndaj “Video Killed the Radio Star” të Buggles?
Duhet ta kem lexuar këtë shprehje në internet. Në fillim doja ta titulloja albumin tim “Protagonisti”, por njerëzit të cilëve ua tregova më thanë se ishte shumë ambicioz, ndaj vendosa ti vija një titull tjetër. “Reality Killed the Video Star” më duket më i përshtatshëm.
Në videon e këngës “Bodies”, që prej dy muajsh transmetohet në radio dhe televizione, ju jeni në shkretëtirë, së bashku me një grua, Ayda Field, e fejuara në jetën reale, që ju shpëton nga rreziku. Kështu ka ndodhur edhe në të vërtetë?
Po, kam kaluar tre vitet e fundit të jetës sime me të dhe nuk e di se çdo të kishte ndodhur nëse nuk do ta kisha pranë. Më ka dhënë forcë dhe më ka ndihmuar shumë që të kaloja momentet kur vërtet nuk dëshiroja të jetoja më.
Jeni 35 vjeç dhe 20 vite i keni kaluar në skenë. Jeni penduar për këtë sukses kaq të hershëm?
Jo, ndihem i kënaqur. E vetmja gjë për të cilën pendohem shpesh është presioni që ndiej për tu bërë një yll sa më shpejt të jetë e mundur.
Mendoni se suksesi ndryshon kushtet normale të jetesës? Jo, absolutisht, por di të them se çdo ditë duhet të konsiderohet si e fundit dhe çdo gjë duhet të bëhet ashtu siç dikush e ndjen, pa e vrarë mendjen për pasojat. Kjo vlen njësoj për të gjithë njerëzit.
A keni një shpjegim përse në Amerikë nuk keni korrur suksesin që keni pasur në pjesën tjetër të botës?
Unë jetoj aty dhe nuk kam bërë asnjëherë sforco promocionale. Do të isha çmendur nëse edhe aty do të kisha të njëjtin sukses që kam këtu. Këtu është e pamundur që të nxjerr shëtitje qentë e mi, të dal dhe të pi një kafe aty ku dua, të bëj pazar etj.
Nëse do ta përshkruanit veten me disa fjalë, cilat do të ishin ato?
Super i ndjeshëm, i sjellshëm, melodramatik.
Në jetë ju është dashur të luftoni kundër varësive të ndryshme. Cila ka qenë më e vështira?
Një person mund të bëhet vartës ndaj shumë gjërave. Ose të paktën unë. Po mundohem të gjej një ekuilibër.
Dikur keni thënë se nuk e kuptoni përse duhen fëmijët në jetë. Keni ndryshuar mendim?
Po. Le të themi se ndryshoj mendim çdo javë. Kohët e fundit po më pëlqen gjithmonë e më shumë ideja ta shoh veten si baba, por ndonjëherë më hipën edhe një frikë e jashtëzakonshme.
Domethënë, ndoshta së shpejti?
Sigurisht, ndoshta.
Po bashkimi me “Take That”?
Ju duhet të prisni… mbase 18 muaj.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23942. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23942

Italiani tenton të vrasë të bijën, ishte e lidhur me një shqiptar ANCONA – Nuk e duronte dot lidhjen e së bijës 23 vjeçare me një shqiptar dhe vendos ta ndëshkojë, duke e goditur në fyt me një kaçavidë. Ngjarja ka ndodhur në Ancona të Italisë natën e shkuar dhe ka për autor një italian 44-vjeçar të quajtur Mario Matarazzo. Sipas mediave italiane, që i referohen policisë, ai tashmë është arrestuar me akuzën e tentativës për vrasje. Ndërkohë, vajza është shtruar në spitalin rajonal të zonës ku banon. Sipas mjekëve për fat prerja nuk ka qenë shumë e thellë dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia bën me dije se agresioni ndodhi në derën e shtëpisë, në rrugën Guazzatore. “Matarazzo deri tak kohë më parë banonte me gruan, dy fëmijët, djalë e vajzë dhe mbesën e vogël. Por prej disa ditësh ishte larguar nga shtëpia, pikërisht për shkak të zënkave pasi ishte kundër lidhjes së të bijës me shqiptarin”- thonë mediat italiane. Një natë më parë u kthye dhe e sulmoi me mjetin e mprehtë. Pasi e qëlloi në fyt, burri u largua, por u gjet nga karabinierët, që u njoftuan dhe u vunë në kërkim të tij.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23945. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23945

Rrëzohet për shkak të silikoneve të mëdha Hungarezja Alexandra Horvat, e cila ka qenë një prej favoriteve në garën për Miss kirurgjia plastike ka qenë e shtyrë të heq dorë nga gara për shkak të lëndimit të ligamenteve të gjurit.
Femra, në fakt, për shkak të gjinjve të rëndë nga silikoni ka humbur drejtpeshimin në take të larta dhe ka rënë nëpër shkallë derisa po kthehej nga hapësira në të cilin anëtarët e jurisë i vlerësuan gjinjtë e saj.
Ajo ka përfunduar në spital dhe aktualisht është në karroce invalidësh pasi që për shkak të dhimbjeve në gju nuk mundet të ec.
Përkundër kësaj, ajo ka kërkuar të vazhdoj garën, por nuk i është lejuar.
“Nuk shoh ndonjë arsye pse njerëzit nuk do të mund të kënaqen me bukurinë time në karrocë”, ka pyetur Alexandra.
Në garën Miss kirurgjia plastike kanë mundur të paraqiten vetëm femrat të cilat kanë gjinj dhe buzë silikoni, respektivisht ato të cilat i janë nënshtruar së paku një operacioni plastik.
Fituese e garës së sivjetme është 22vjeçarja Reka Urban, shkruajnë mediet botërore. Ajo është shpërblyer me një banesë në Budapest, përcjellësja e parë Edina Kulcsar ka fituar automjet, derisa përcjellësja e dytë, Horvat, është shpërblyer me stoli me vlerë prej 7.300 eurosh. Edhe kirurgët meritorë për fitimin e garës janë shpërblyer./Telegrafi
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=511. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=511

Tërheq anijen prej 760 tonësh Rusi Elbrus Nigmatulin, i cili mban titullin e njeriut më të fortë, ka thyer rekordin e tij personal dhe ka lëvizur anijen bartëse me peshë prej 760 tonësh, njoftojnë mediet ruse.
Elbrus ka vendosur rekord personal në vitin 2006 kur në lumin Moska ka tërhequr anijen prej 186 tonësh.Rusi 35-vjeçari i fuqishëm është kampion rus në katër sporte, përfshirë mundjen e duarve dhe ngritjen e peshave, dhe deri më tani katër herë ka fituar titullin e njeriut më të fortë në këtë vend.
Ai ka marrë pjesë edhe disa herë rresht në garën për njeriun më të fortë në botë, por asnjëherë nuk i ka shkuar për dore të gjendet në mesin e tre të parëve.
Në vend të peshave, sportistët ekstrem sikur Nigmalutin zakonisht e testojnë fuqinë e tyre në anije, buldozerë dhe kamionë.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=507. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=507

Padit bankën për miliarda trilionë dollarë I pa kënaqur me shërbimet e bankës se vet, amerikani Dalton Chiscolm ka kërkuar dëmshpërblim prej 1, 784 miliardë trilionë dollarë.
Ne padinë e tij ai ka thënë se i ka telefonuar disa here bankës dhe ka  kërkuar ndihme rreth çeqeve, mirëpo çdoherë ka marre përgjigje tjetër. Prandaj ai tani ka vendosur qe këtë çështje tia le ne duar gjyqit.
Vlera e te cilën e ka kërkuar Dalton Chiscolm, i pakënaqur nga shërbimet bankare, i ka 21 zero, dhe e kalon prodhimin shoqëror për vitin 2008.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=503. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=503
Të djathtët e moderuar të Europës Duket sikur njerëzit duan në pushtet partitë që mbështesin më fort kapitalizmin, me iluzionin se ato do ta venë përsëri atë në rrugë të mbarë. Në njëfarë mënyre, tani është momenti i këtyre partive. Por a do të jenë në gjendje këta liderë politikë.
Në Europë po formëzohet një brez i ri politikanësh për sa i përket qendrës së djathtë, duke pasur parasysh situatën e qendrës së djathtë në të gjithë kontinentin, me përjashtim të Danimarkës dhe Greqisë. E djathta, në demokracitë më të zhvilluara, ka pësuar një transformim të thellë. Deri 20 vjet më parë ishte një lëvizje që ruante modelet tradicionale, patriotike e konservatore nga këndvështrimi social. Në të kishin aderuar dhe e mbështesnin ata që donin me çdo kusht ruajtjen e rolit tradicional të grave (dhe të burrave), ata që ishin mosbesues, madje edhe armiqësorë ndaj shoqërive shumetnike dhe martesave të përziera e si pasojë ishin edhe kundërshtarë të devotshëm të emigracionit masiv. Kjo kategori njerëzisht e ka konsideruar homoseksualitetin një mëkat, madje më tej se kaq, një krim, dhe nuk mund ta çojë as nëpër mend idenë e një martese mes homoseksualëve. Së fundmi, ata më shumë se të tjerët kanë qenë praktikantë të fesë së tyre. Anëtarët e partive të qendrës së djathtë, si normë i përkisnin shtesës së mesme. Në Britaninë e Madhe, për shembull, “Young Conservatives” ishin të famshëm për privilegjet e tyre, për jetën e lehtë, festat me shampanjë, automobilat e veshjet luksoze. Ndërkohë sot, David Cameron, shefi i konservatorëve dhe Kryeministri i ardhshëm i mundshëm i Britanisë, udhëton shpesh me biçikletë dhe mban xhinse e pulovër në vend të kostumeve shumë të shtrenjta. Në këtë mënyrë ai po përgatitet që të marrë pushtetin nga laburistët dhe mbi të gjitha të luajë në vendin e tij rolin që dikur e luajti Toni Bler, pra atë të një të riu energjik, plot plane e projekte, që emeton shpresë dhe besim. Por, ndërkohë, Cameron është konservator, një konservator modern, i hapur dhe i aftë që të bëjë për vete edhe brezat e rinj të britanikëve. Lideri i konservatorëve britanikë është ndoshta eksponenti më i dukshëm i këtij identiteti të ri politik të të moderuarve. Dhe nuk është i vetmi. Ndoshta më pak i njohur, por njëherazi i aftë dhe i famshëm në vendin e tij është edhe suedezi Fredrik Reinfeld, Kryeministri i vendit të suksesshëm nordik. Ai është lideri i partisë së moderuar dhe mbërriti në këtë pozicion pas formimit të një koalicioni të së djathtës, por duke bërë të tijat disa nga politikat e së majtës dhe njëherazi duke premtuar ndryshime të mëdha krahasuar me qeverinë socialdemokrate që kishte sunduar vendin për shumë vjet. Ai arriti që të shfrytëzonte dhe bënte të tijën edhe karizmin e ish-kryeministrit shumë popullor, Goran Persson. Një tjetër figurë interesante është edhe i sapoardhuri në pushtet në Gjermani, Guido Westerwelle, kreu i Partisë Liberlademokrate. Ai konsiderohet edhe si ylli në shkëlqim i koalicionit të ri gjerman, dalë pas zgjedhjeve të 27 shtatorit. Ai dhe partia e tij janë partneri i kristiandemokratëve në koalicionin e ri qeverisës. Guido është një mjeshtër i vërtetë në artin e marrëdhënieve publike. Prej vitesh ka arritur që ta transformojë partinë e tij dhe ta shndërrojë në një parti shumë më të dukshme e më prezente, me një format të ri e modern krahasuar me partitë e tjera të qendrës së djathtë. Ai ka një ndërthurje interesante politikash dhe qëndrimesh: një qëndrim liberal në ekonomi me një politikë sociale liberale. Është homoseksual i deklaruar dhe prezantohet shpesh në publik me partnerin e tij, madje jo rrallë të dy e shprehin afeksionin për njëri-tjetrin duke u kapur për dore në publik. Ai lufton për çarmatimin, e ka shpallur veten dishepull të një politike të integrimit racor, madje pikërisht ai bëri çmos që liberalët gjermanë të mos shndërroheshin në një forcë ksenofobe, siç ndodhi për shembull në Austri. Por një nga përfaqësuesit më në zë të të moderuarve është Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, ai që për arsye nga më të ndryshmet ka ndryshuar radikalisht standardin e njeriut politik francez, bëhet fjalë për atë tradicional. Gjatë qëndrimit të tij në pushtet, ai ka prishur shumë skema të gurta të së shkuarës dhe ka bërë veprime që askush në pozicionin e tij nuk i kishte bërë më parë, si përfshirjen në një qeveri të djathtë të eksponentëve të së majtës, si në rastin e ministrit të Jashtëm francez, Kushner. Të gjithë politikanët e sipërpërmendur janë relativisht të rinj. Vetëm Sarkozi i ka kaluar të pesëdhjetat dhe të gjithë janë liberalë nga këndvështrimi social dhe njëherazi janë të bindur dhe të betuar të tregut. Janë gjithashtu edhe filoamerikanë, kuptohet në përmasa të ndryshme. Janë edhe filoeuropianë, me përjashtimin e vetëm të David Cameron, i cili është një euro-skeptik, por nga ana tjetër nuk janë federalistë. Nuk kanë një kauzë të madhe së cilës ti falen. Antikomunizmi (me përjashtim të Italisë) nuk ka më arsye ekzistence. Asnjëri prej tyre nuk ka një axhendë tipike thaçeriane, pra një axhendë që parashikon privatizimet në masë të madhe. Asnjëri nuk ka ndërmend rikrijimin e një shoqërie tradicionale, por të gjithë thonë se aspirojnë një qeverisje të mirë nga pozicioni i qendrës. Po çfarë i bën bashkë liderët e rinj të moderuar të Europës? Parimet bazë dhe mënyrat e të sjellurit kanë ndryshuar thellësisht në dy mënyra të ndryshme. Për shembull, ka ndryshuar pozicionimi i tyre ndaj një shoqërie shumëracore. Racizmi, madje qoftë edhe dyshimi më i vogël i racizmit, tolerohet shumë pak në pjesën më të madhe të ambienteve të qendrës së djathtë. Por kjo ndodh edhe te të majtët. Edhe pse nuk ka ndonjë entuziazëm të madh për bashkimet e ligjshme mes individëve të së njëjtës gjini, askush nuk bën fushatë kundër një lidhjeje të tillë, pavarësisht se një pjesë e tyre frekuentojnë kishën. Kjo është arsyeja që të gjithë individët që janë racistë dhe proklamojnë racizmin dhe ksenofobinë e njëherazi dënojnë homoseksualizmin, janë të përcaktuar në ekstremin e së djathtës. Kjo është një nga arsyet që në vende të ndryshme, partitë e ekstremit të djathtë kanë fituar një farë popullariteti më të madh se më parë. Në Britaninë e Madhe, për shembull, grupi kryesor i ekstremit të djathtë, shumë racist, edhe pse ata e mohojnë një gjë të tillë, Partia Nacionaliste Britanike, ka marrë dy vende në zgjedhjet e fundit në Parlamentin Europian. Ndryshimi i dytë që po ndodh ndërkohë shkon në drejtim të kundërt. Shumë nga mënyrat e të sjellurit dhe të të vepruarit që në të shkuarën kanë qenë karakteristike të së djathtës demokratike, sot me dashje, apo pa dashje, janë përqafuar nga e majta demokratike dhe kjo kryesisht sepse bëhet fjalë për mënyra të sjelluri shumë popullore. Kështu, retorika dhe politika të tilla si frika nga kriminaliteti, ruajtja e vlerave të familjes, apo politika të tjera, janë shndërruar në pjesë të politikës së qendrës së majtë, po aq sa vazhdojnë të bëjnë pjesë në programet e partive të qendrës së djathtë. Si pasojë, e djathta është e hapur tashmë ndaj politikave më liberale dhe kjo ka kontribuar edhe në fatin e saj të mirë. Zgjedhësit e qendrës, që përbëjnë shumicën, preferojnë që përfaqësuesit e tyre politikë të mos i kenë rrënjët në të shkuarën e largët politike. Megjithatë, suksesi i tyre dhe popullariteti duhet parë në vetë rënien e së majtës. Ky është një fenomen që vihet re në gjithë Europën, i intereson gjithë Europës dhe është bërë veçanërisht i dukshëm muajt e fundit. Humbja më e madhe për të majtën ishte ajo e dy javëve të shkuara, kur Partia Socialdemokrate gjermane, që është themeluesja e socialdemokracisë në Europë, njëherë e një kohë një parti shumë masive që ka pasur liderë me emër, të tillë si Kurt Schumacher, Willy Brand apo Helmut Schmidt, pasoi humbjen më të rëndë dhe më të thellë që ka provuar ndonjëherë një parti që ka qenë në pushtet. Partia Laburiste Britanike, e cila sipas sondazheve të deritanishme ka ca pikë më shumë se SPD-ja gjermane, në fillim të këtij muaji u duk sikur u rigjallërua paksa, por kjo situatë u përkeqësua menjëherë kur gazeta “Sun”, tabloidi më popullor në vend, u ndërpreu mbështetjen e saj laburi Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/lifestyle-showbiz-kuriozitete/te-djathtet-e-moderuar-te-europes.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/lifestyle-showbiz-kuriozitete/te-djathtet-e-moderuar-te-europes.html

Europa, obeziteti dhe shifrat e frikshme 124 mijë raste të reja çdo vit me kancer Një studim anglez tregon se obezët dhe personat mbipeshë po preken gjithmonë e më shpesh nga tumoret. Ekspertët nënvizojnë se gjithë faji është i dietës amerikane, me shumë yndyrë e mish dhe pak fruta e perime
Mjekët e përsërisin prej kohësh këtë fjali: mbipesha dhe obeziteti rrisin rrezikun për tu prekur nga tumoret gjithmonë e më shumë. Këtë herë ky pohim është konfirmuar nga një studim i prezantuar në Kongresin Europian të Onkologjisë, që u mbyll vetëm pak ditë më parë në Berlin. Sipas Andrew Renehan i Universitetit të Mançesterit në Britaninë e Madhe, të paktën 124 mijë raste të reja tumoresh në të gjithë Europën për vitin 2008 janë provokuar nga pesha e tepërt trupore. Nën akuzë, veç të tjerave, kanë qenë mënyra e të ushqyerit aspak korrekte: ushqime të yndyrshme me tepri, të skuqura, të kripura dhe pikante, shumë mish, dhe pak fruta e perime. Për më tepër, edhe shumë pak sport, mbi të gjitha mes të rinjve dhe të moshuarve.
Dita e obezitetit
Europa, ashtu si pjesa tjetër e botës, dhe sidomos Amerika, po vuan pasojat e kësaj “sëmundjeje” të tmerrshme. Strategjitë e hartuara nga shumë vende për të ruajtur shëndetin e bashkëkombësve të tyre në këtë fushë kanë dështuar. Në shumë vende të Europës, 67 meshkuj në 100 të tillë dhe 55 gra në 100 janë obezë ose mbipeshë. Sipas ekspertëve, “për ti bindur këta persona që të dobësohen, nuk është e pamundur. Është e vështirë, por me ndihmën e një pune në skuadër kthehet në një sipërmarrje ku të gjithë mund të fitojnë”. Dita e obezitetit në shumë vende të Europës është e mbushur plot aktivitete. Shumë mendojnë se kjo është dita kur mund tu kërkosh ndihmë ekspertëve dhe të marrësh një këshillë praktike”. Sipas të dhënave, nga shumë institute në Europë, 17 për qind e meshkujve dhe 21 për qind e grave nga 35 në 74 vjeç janë obezë, ndërsa 50 për qind e meshkujve dhe 34 për qind e grave janë në mbipeshë.
Të dobësohesh, sa e vështirë
Skenari për të gjithë ata që vuajnë nga ky problem është i njëjtë: prenotohet vizita te dietologu, respektohet dieta për disa javë, ose disa muaj, pastaj dorëzohesh sepse “të dobësohesh është thuajse e pamundur”. Dietat, me pak fjalë, shumë shpesh braktisen. “Ata që dorëzohen të parët, janë më pak të motivuarit. Duan linja më të mira trupore dhe për këtë mjaftojnë vetëm pak javë që ta ndiejnë veten më mirë. Pastaj ata në mbipeshë, edhe pse kanë marrë rekomandimin e mjekut se po rrezikojnë, nuk vazhdojnë më shumë se disa muaj.
Obezët nuk e vazhdojnë dietën më shumë se gjashtë muaj, edhe pse 40 në 100 të tillë janë të ndërgjegjshëm se iktusi dhe sëmundjet kardiovaskulare janë shumë pranë”. Me pak fjalë, pas zhgënjimesh dhe dështimit të dietave apo ushtrimeve fizike, të gjithë shkojnë me këmbët e tyre drejt sëmundjeve të ndryshme. Por nëse dieta e shoqëruar me ushtrimet fizike konsiderohet si e pamundur për të arritur qëllimin, shumë mendojnë se një tjetër mënyrë është heqja e dhjamit përmes operacioneve kirurgjikale. Megjithatë, operacionet janë të domosdoshme vetëm kur ka një tregues të qartë, kur ndërhyrja ndjek një rrugë të studiuar mirë me specialistët dhe pacientët e motivuar, të bindur se duhet ti nënshtrohen kontrollit mjekësor edhe pas kirurgjisë.
Studimi anglez
Renehan, bashkë me bashkëpunëtorët holandezë dhe zviceranë, ka hartuar një model të sofistikuar për të vlerësuar përqindjen e tumoreve që mund ti atribuohen peshës së tepërt në 30 vende europiane. Duke përdorur të dhënat e shumë burimeve, përfshirë edhe ato të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Agjencisë Europiane për studimet mbi kancerin, kërkuesit kanë llogaritur se në vitin 2002 (viti më i fundit kur u krye një studim i gjerë për tumoret në Europë) nga 2.2 milionë raste të reja, më shumë se 70 mijë i atribuoheshin një mase trupore të barabartë me 25. Masa trupore llogaritet duke pjesëtuar peshën (në kilogramë) me katrorin e gjatësisë (në metra). Ky tregues, nëse është mbi 25, tregon se je mbipeshë; nëse është mbi 30, tregon se je obez.
Gratë, më të rrezikuarat
Kërkuesit bënë llogaritjen e këtyre të dhënave dhe krahasimin e tyre me atë të vitit 2002, duke pasur parasysh ndryshimin e masës trupore të njerëzve dhe lidhjen e saj me sëmundje të ndryshme e veçanërisht me kancerin. Në këtë mënyrë arritën në përfundimin se për vitin 2008, numri i rasteve të kancerit që i atribuoheshin peshës së tepërt trupore ishte i barabartë me 124050. Në veçanti, te meshkujt, 3.2 për qind e diagnozave onkologjike lidheshin me mbipeshën ose obezitetin, ndërsa te gratë kjo përqindje shkonte në 8.6. Pjesa më e madhe e tumoreve të lidhur me obezitetin ishte ai i mitrës (33.421), i ndjekur nga kanceri i gjirit në periudhën pasmenopauzës (27.770) dhe ai i zorrës së trashë (23.730). Veç e veç, këta tre tumore përfaqësojnë 65 për qind të atyre që i atribuohen peshës së tepërt trupore.
Faji i dietës amerikane
“Tumori i zorrës së trashë është neoplazia tipike, e lidhur me stilin e jetesës dhe si e tillë godet më shumë vendet perëndimore. Për këtë është e rëndësishme të veprosh sa më shpejt të jetë e mundur, duke pasur një regjim të rregullt ushqimor që fëmijë, dhe duke kryer herë pas here kontrolle të vazhdueshme”, tregojnë ekspertët. Sipas onkologëve dhe dietologëve, dieta “all amerikane” (yndyra, të skuqura, shumë mish, ushqime të kripura, pikante dhe pak fruta dhe perime) është përgjegjësi kryesor i kësaj forme të kancerit. Numri më i madh i rasteve në Europë është shënuar në vendet ku dieta mesdhetare përdoret shumë pak ose aspak.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23939. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23939

Top