Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Kuzhe: Në Suedi luajmë për të kënaqur tifozët Suedi-Shqipëri është ndeshja që do ti vërë kapak impenjimit të Kombëtares sonë në eliminatoret e Botërorit 2010. Por edhe pse jemi jashtë objektivave për sa i përket klasifikimit në tabelë, tashmë na është imponuar edhe një tjetër objektiv: ruajtja e vendit në vazon 4 të eliminatoreve të ardhshme të Euro 2012. Qipro është një kërcënim serioz pas fitores 4-1 ndaj Bullgarisë dhe vetëm një rezultat pozitiv ndaj suedezëve do të na mundësonte realizimin e këtij qëllim. Pikërisht ky fakt e bën shumë të rëndësishëm për ne këtë sfidë. Por përballë do të kemi një kundërshtar, i cili edhe pse ende nuk është skualifikuar matematikisht nga Botërori, është i demoralizuar, pasi nuk beson në një mrekulli të Maltës në shtëpinë e Portugalisë. Gjithsesi, nordikët nuk mund tia lejojnë vetes luksin e një humbjeje ndaj kuqezinjve, e cila mund të rezultonte shkatërrimtare për ta. Ndaj impenjim i tyre në këtë duel nuk do të mungojë. Ndërkohë, duket se trajneri i Kombëtares sonë, Josip Kuzhe, mendon të mos e shtojë presionin mbi të tijtë dhe kërkon të shtensionojë situatën, kur thekson se kuqezinjtë do të zbresin sot në fushë për të luajtur për tifozët e tyre. Kroati e di mirë se ajo që e pret në stadiumin “Rasunda” të Solnas, nuk do të jetë një shëtitje. “Sigurisht që është ndeshje e vështirë, sepse ata kanë nevojë për tri pikët, të cilat mund të jenë një shpresë e fundit për ta”, pohon tekniku, i cili më pas lë mënjanë synimin real të Shqipërisë në këtë ndeshje (rezultatin pozitiv për qëndrimin në vazon e katërt) dhe kërkon të jetë më populist. “Ne nuk shqetësohemi shumë për Suedinë, as për Portugalinë e as për Danimarkën. Do luajmë një lojë të fortë, që të bëjmë diçka të mirë edhe për mbështetësit tanë. Shpresoj të vijnë shumë tifozë të na shohin. Prandaj duhet vetëm të arrijmë objektivin dhe qëllimin tonë”. Deri tani, nën drejtimin e Kuzhesë Shqipëria ka bërë një ecuri të mirë, duke shënuar në çdo ndeshje, ku loja ka qenë e kënaqshme dhe ky fakt shihet si shumë premtues për të ardhmen e kësaj skuadre. “Smund të them se kemi arritur rezultate të shkëlqyera, por u kemi krijuar njerëzve tanë shpresë dhe besim për të ardhmen, sqaron trajneri kroat. Kështu që mund të them se më pëlqeu rezultati ndaj Qipros e ndaj Danimarkës”. Një tjetër temë e prekur nga trajneri në një intervistë për një televizion shqiptar ishte edhe ajo e vendosjes taktike të skuadrës. Në ndeshjet e mëparshme, skuadra e Kuzhes ka luajtur më shumë futboll sulmues, e mbështetur në modulin 4-2-3-1, që deri tani ka rezultuar e suksesshme. Kështu pritet të luajë edhe ndaj Suedisë, pasi trajneri i shqiptarëve është i dashuruar me filozofinë e tij: “Të luajmë bukur, për të arritur rezultate me një futboll sulmues”. Por ruan edhe një batutë të guximshme për të ardhmen: “Ëndrra ime është që ta shoh Shqipërinë në një turne ndërkombëtar. Mendoj se për Kampionatin Europian mund të luajmë në një fazë më të lartë. Shpresoj se mund të kualifikohemi”, përfundon Kuzhe.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24068. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24068

Progres-raporti, Lohan: Gota për Shqipërinë ende gjysmë plot “Gota e plotësimit të standardeve për Shqipërinë është ende gjysmë plot”. Kështu ka deklaruar sot, ambasadori i Prezencës së Komisionit Europian në Tiranë, Helmut Lohan, duke prezantuar progres-raportin 2009 të KE për Shqipërinë.
Sipas tij kërkohet reformë në gjyqësor, luftë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, por edhe administratë më efektive. Ai tha se Shqipëria ka bërë progres krahasuar me një vit më parë, por detyrimet e këtij shteti janë më të mëdha krahasuar me vitet e tjera, pasi tashmë është vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për në BE.
Për çështjen më të rëndësishme të shqiptarëve, liberalizmin e vizave ai tha se pozitive janë nisja e aplikimit për pasaporta biometrike dhe kompjuterizimi i gjendjes civile. “Shqipëria ka kohë që gjatë vitit 2010 të plotësojë edhe kriteret e tjera të BE-së dhe më pas komisioni të marrë në shqyrtim atë që quhet marrëveshje e regjimit të vizave”.
Fjala e plotë e Lohan në konferencë për shtyp:
Unë nuk do t’iu them me hollësi raportin, por do të doja të trajtoja dy çështje të rëndësishme për Shqipërinë dhe pastaj do t’iu bëj përmbledhjen e raportin.
Zgjedhjet
Në raportin tonë është vënë re se zgjedhjet parlamentare në përgjithësi ishin në përputhje me standardet evropiane. Ato janë më të mira se vitet e shkuara por ende ka mangësi. Partitë politike duhet të adresohen nga komentet e misionit vëzhgues për zgjedhjet.
Liberalizimi i vizave
Progres raporti vlerëson se Shqipëria ka ecur përpara në plotësimin e standarde për liberalizmin e vizave. E në veçanti kjo ka të bëjë me kompjuterizimin e gjendjes civile dhe pasaportat biometrike. Tani Shqipëria ka një shans të plotësojë edhe ato kritere që kanë mbetur deri në liberalizmin e vizave. Dhe ka kohë që ti plotësojë këto standarde brenda 2010-ës.
Përmbledhje e progres raportit
Shqipëria ka vazhduar të bëjë ecurive pozitive në përputhje me partneritetin europain, në parlament, qeveri, antikorrupsion të drejtat e njeriut, dhe respektimin e pakicave.
Shqipëria po ashtu ka ruajtur stabilitetin makro- ekonomik në mes të krizës ndërkombëtare ekonomike.
Shqipëria ka vazhduar të ketë ecuri në respektimin e standardeve europiane, ka implementuar në përgjithësi MSA. Së fundmi ka luajtur rol kontrkutiv në stabilitetin rajonal dhe marrëdhëniet e mira me fqinjët që janë pjesë e BE-së.
Sfidat
Plotësimi i atyre kushteve që bëhen gjithmonë e të më rrepta në përputhje me standardet evropiane, si kufizim të kapaciteteve të administratës, krimin e organizuar, mbrojtja e konsumatorit dhe politikat sociale.
Kërkohet konsolidim i mëtejshëm i pavarësisë së institucioneve shtetërore, ligji duhet të forcohet më tej. Po ashtu duhen hapa për të siguruar pavarësi, transparencë dhe efikasitet të gjyqësorit dhe administratës shtetërore.
Sfidë mbetet lufta krimit të organizuar dhe korrupsionit krimit të organizuar dhe korrupsionit. Çështje e pazgjidhura e pronësia dhe ekonomia informale që janë problem për komunitetin dhe biznesin.
ora 13.15
Progres-raporti i KE, Rehn: Shqipërisë i duhet shumë punë
Shqiperisë i duhet ende punë për të arritur standardet e kërkuara nga BE-ja. Ky është thelbi i progres-raportit të KE-së prezantuar sot në Bruksel nga komisioneri për Zgjerimin, Oli Rehn. Sipas tij, mungesa e dialogut politik ka kthyer pas në kohë progresin në reformat bazë. “Duhet më shumë punë nga Shqipëria për menaxhimin e krizës ligjore për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin”, thuhet në raport.
Raporti vlerëson punën në procesin e liberalizimit të vizave, por nënvizon se ka nevojë për më shumë përmirësime, në mënyrë të veçantë në pajisjen e qytetarëve me pasaporta biometrike.
Duke u ndalur në zgjedhjet e qershorit, raporti thekson se është arritur shumica e angazhimeve të kërkuara, por jo standardet më të larta për zgjedhjet demokratike. Raporti nënvizon më tej se gjatë procesit të numërimit të votave u vu re politizim. “Politizimi i numërimit të votave do të rishihet në zgjedhjet e ardhshme”, theksohet në të.
Gjyqësori Raporti thekson se marrëdhëniet mes shtetit dhe institucioneve vazhdon të jetë i vështirë. “Është rritur shqetësimi për një tendencë të ekzekutivit të zgjerojë kontrollin mbi institucionet e pavarura në veçanti në drejtësi”-tha Rehn. Sipas raportit pak progres është bërë edhe në kompletimin e kornizës ligjore për reformën gjyqësore. “Kapaciteti administrativ i KLD mbetet i dobët si dhe ndërhyrjet e qeverisë. Përpjekjet e qeverisë për të kufizuar pavarësinë e gjyqësorit kanë politizuar debati për reformën në drejtësi dhe progresi po pengohet.”
Zbatimi i MSA Ai nënvizon se është bërë pak edhe në kuadër të zbatimit të MSA-së. “Kapaciteti për koordinimin ndër-ministror mbetet i dobët. Kapaciteti administrativ për të zbatuar angazhimet e MSA-së, një përparësi kyçe të Partneritetit Evropian, ka nevojë të forcohet më tej”- thuhet në të.
Vizat Duke iu referuar raportit, Rehn ka theksuar se “Shqipëria ka bërë përparime në kuadër të dialogut të liberalizimit të vizave, por nuk ka përmbushur të gjitha standardet e përcaktuara. “Në kuadër të dialogut liberalizimin e vizave, Shqipëria ka bërë përparim të mirë në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë, por ende nuk i ka përmbushur të gjitha standardet e përcaktuara në plan”. Sipas tij, duhet të bëhen përpjeke të mëtejshme në shpërndarjen e pasaportave biometrike, në çështjen e kufirit dhe të menaxhimit të migracionit dhe në kuadrin institucional për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Administrata Pak përparime edhe në administratën publike. Raporti nënvizon se implementimi i kuadrit ligjor në shërbimin civil ka nevojë për më shumë punë. Madje, sipas tij zbatimi i tij ka qenë problematik dhe i pabarabartë. Gjithashtu raporti vë në dukje se “ka vazhduar emërimi dhe ndryshimi i punonjësve të administratës publike bazuar në motive politike.”
Komisioni Europian publikon sot progres raportin për Ballkanin
Komisioneri Evropian për Zgjerimin Olly Rehn do të paraqes në Bruksel raportin vjetor të këtij organizmi për përparimin e vendeve të Ballkanit Perendimor në procesin e përpjekjeve të rajonit për t’u integruar në Bashkimin Evropian.
Mësohet se raporti do të konfirmojë vendosmërinë e BE-së që të gjitha vendet të anëtarësohen në familjen europiane sapo të përmbushin kushtet e përcaktuara. Komisioni konstaton se rajoni ka shkallë të ndryshme të zbatimit të reformave politike e ekonomike.
Në Tiranë,opozita dhe opozita pritet t’i lexojnë, sipas traditës, krejt ndryshe njëra-tjetrës përfundimet e kësaj analize të Komisionit Evropian.
Ndërkaq, Maqedonia pret që Raporti i KE-së për të të jetë pozitiv. Media paralajmëron se me të do të rekomandohet data për fillimin e negociatave përfundimtare për anëtarësim të vendit në BE.
Në Kosovë, kryeministri Hashim Thaçi, pavarësisht njoftimeve të medias se dokumenti i Komisionit Evropian ka kritika serioze në adresë të sundimit të ligjit dhe shtrirjes së korrupsionit, ka deklaruar të martën se raporti është lajm i mirë për Kosovën, kurse për vërejtjet ka thënë se ato janë shqetësim edhe i qeverisë së tij. /BBC/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24062. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24062

The Guardian: Musolini, agjent britanik me pagë 6400 euro/java Diktatori fashist, Benito Mussolini ka pasur një karrierë të shkurtër si spiun me pagesë në funksion të shërbimeve sekrete britanike, që e paguanin me një shumë ekuivalente të 6 400 eurove në javë. Lajmin e shkruan sot e përditshmja ”The Guardian”, e cila përshkruan kohën kur Musolini u rekrutua si spiun në shërbim të britanikëve. Më 1917, atëherë gazetar 34 vjeç, Musolini u rekrutua nga MI5 për të bërë fushatë në mbështetje të Italisë, përkrah aleatëve, gjatë Luftës së Dytë Botërore, sipas të përditshmes që citon Peter Martland, një historian që punon në Universitetin anglez të Kembrixhit. ”Aleati më i dobët i Britanisë së Madhe gjatë luftës ishte Italia, pas tërheqjes nga konflikti i Rusisë revolucionare”, shpjegon Martland. “Duke nisur që nga vjeshta e vitit 1917, Musolini paguhej me 100 lireta në javë, që sot janë ekuivalente me 6 400 euro, për të bërë fushatë pro-luftës”, shtoi ai. Pagesat autorizoheshin nga Sir Samuel Hoare, deputet britanik dhe përfaqësues i MI5 në Romë, i cili kishte përmendur në kujtimet e tij më 1945 rekrutimin nga shërbimet britanike të Duçes së ardhshëm. Por detajet financiare u gjendën nga Martland ndërsa studionte dokumentet e Hoares. (atsh)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24056. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24056

Fragmente të një diskutimi për dashurinë “Shkëlqesi”, premiera në Teatrin Kombëtar të Kosovës me regji të Enton Kacës. Një vepër për dashurinë dhe humbjen, e ndërtuar me tekste nga tre autorë: Ardian-Christian Kyçyku, Roland Barthes dhe Anton Çehov.
Prej një muaji Enton Kaca po punon në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Të premten, më 17 tetor, shihet rezultati i punës mbi veprën e një autori tashmë biling i shqipes dhe i rumanishtes, i njohur më së shumti si prozator, Ardian Christian Kyçyku, i cili jeton prej dy dekadash në Rumani.
Ashtu si në eksperimentimet e deritanishme, kryesisht me autorë shqiptarë, Kaca ka operuar me regjinë e teatrit mbi një tekst bazë që është “Shkëlqesi” i Kyçykut.
Ai ka bërë ndërthurje me dy tekste të tjera të rëndësishme për të ndjekur një linjë të tijën, linjë të cilën Kaca e ka përvijuar në performancat “Udhëtimet e Lizës” me të cilën u vlerësua në festivalin e teatrit të të rinjve “Regjisori më i mirë” (2007), apo te “Net shqiptare” vënë në skenë në Shkup dhe Prishtinë (2009).
Kësaj here tekstit të Kyçykut i pranëvë “Fragmente të një diskutimi për dashurinë” të Roland Barthes-it dhe “Tre Motrat” të Anton Çehovit.
I pari, i botuar më 1977, përmban një listë “fragmentesh” prej letërsisë botërore dhe prej mendimit filozofik të vetë Barthesit, fragmente nga këndvështrimi i një të dashuruari, “mbi disa situata apo rrethana që njeriu i dashuruar krijon dhe vepron kur ndjehet i tillë. Dëshiron të njëjtin, gjysmën e tij, të ngjashmin e tij, e do për vete, është xheloz”, shpjegon Kaca. “Nëse Kyçyku fliste për Zotin, unë zgjodha njeriun.
Nëse ai fliste për humbjen e Zotit, unë flas për humbjen e dashurisë apo pamundësinë për ta pasur atë sepse jemi egoistë. Pastaj është Çehovi që iu ofron vajzave aktore tekste me interes mbi pamundësinë, fatkeqësinë, dëshirat, kohën që ikën.”
Kaca ndërhyn sërish te tekstet e autorëve me gjuhën e aktorëve, të cilëve regjisori u ka kërkuar një kontribut nga ana e tyre nëpërmjet kujtimeve, imazheve dhe ideve të tyre kryesisht për dashurinë.
Interpretojnë Arjela Ajeti, Arta Selimi, Egzona Ademi, Shkëlzen Veseli, Shpëtim Selmani, Vedat Haxhiislami. Kostumet janë realizuar nga Albulena Borovci Gjithçka zhvillohet brenda një rrethi.
Shfaqja zhvillohet brenda rotativit. Skenografia është një korridor me mure të hapur si dritare, ku spektatorët që janë të ulur në të katër anët mund t’i shikojnë aktorët në shumë plane.
Kaca thotë se shfaqja ruan një linjë të tijën, nuk ka ngjarje, emra personazhesh, marrëdhënie ndërpersonale, është punuar mbi tingullin, fjalët, ndërthurjet e teksteve dhe veprimeve me imazhet. Loja bazohet te ndjesitë, forma është poetike.
Të kësaj linje janë elementët që ai i ka përdorur në shfaqjet e mëparshme e që do të jenë edhe te ky realizim, elementë si: zjarri, uji, guri, dheu, mollët, vera, vezët, trëndafilat, sapuni, valixhe, fenerë, pasqyrë, thasë lini, kazan i vjetër, enë porcelani e balte, gërshërë, pushkë, bukë, patate etj.
“Të gjitha këto elemente u përpunuan dhe në fund u shkrinë me njëri- tjetrin, thotë Kaca para premierës “Shkëlqesi”. Fragmente të një diskutimi për dashurinë”. “I rëndësishëm për mua ka qenë procesi dhe puna e jo rezultati final, i cili mund të ketë miliona variante.” (Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24059. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24059

AFP, India: Nënë Tereza, shtetase indiane. Nuk i kthejmë eshtrat Nju-Delhi – India është shprehur kategorikisht kundër kërkesës së qeverisë shqiptare për kthimin e eshtrave të Nënë Terezës në Shqipëri. Lajmi është raportuar nga agjensia AFP, sipas të cilës murgesha ka marrë shtetësinë indiane në vitin 1951.
“Nënë Tereza është shtetase indiane dhe ajo po pushon në tokën e saj, në vendin e saj”- ka thënë zëdhënësi i ministrisë së Jashtme në Nju Delhi, Vishnu Prakash.
Pas vdekjes së saj, më 5 shtator, 1997, Nënë Tereza u varros në selinë e Misionarëve të Bamirësisë në Kolkata, vend që tashmë është shndërruar në vend pelegrinazhi.
Reagimi zyrtar i Indisë erdhi pas kërkesës së kryeministrit shqiptar Sali Berisha për të diskutuar rreth mundësisë së kthimit të eshtrave të saj.
AFP-ja citon Berishën, duke nënvizuar se ai ka deklaruar se pavarësisht kundërshtimit të Indisë kjo çështje mbetet e hapur. “Qeveritë e dy shteteve duhet të flasim për këtë në një të ardhme të afërt,” tha ai.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24053. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24053

Nuk kemi çfarë të humbasim, por pikët na duhen! Sonte në stadiumin “Rasunda” në Solna, sfida e fundit eleminatore, përballje prestigji dhe force
E fundit!
Presidenti Duka: “Unë e di që kjo ndeshje nuk ka lidhje me Suedinë. Edhe lojtarët e dinë dhe unë shpresoj që ne të reflektojmë. Pres një ndeshje shumë më të mirë sot. Trajneri? Do të jetë me ne edhe në edicionin e ardhshëm, të eleminatoreve të Evropianit..”
Luhet sonte në mbrëmje në stadiumin “Rasunda” të Solnës, ndeshja e fundit eleminatore e skuadrës kombëtare shqiptare, kundër Suedisë. Takimi që ka shumë rëndësi për skuadrën shqiptare, në lidhje me pozicionimin e saj në vazot e ardhshme, të shortit të eleminatoreve të Evropianit.
Jashtë fushës së saj Shqipëria është një skuadër që nuk fiton pothuaj kurrë. Barazimet zyrtare janë gjithashtu më pikatore. Në 43 vite të futbollit ndërkombëtar zyrtar numërojmë vetëm 3 fitore jashtë fushës.
Pritet një atmosferë shumë e zjarrtë edhe me mbështetësit e zjarrtë shqiptarë në stadiumin suedez. Shqiptarët e Kosovës, që jetojnë me shumicë në këto vende nordike (Suedi, Norvegji, Finlandë, Danimarkë) mezi po e presin ditën e ndeshjes, për të shpalosur krenarinë e të qenit shqiptar. Kjo gjë duket qartë në forumet e mediave suedeze, që flasin për ndeshjen e nesërme, Suedi-Shqipëri.
Ndërkaq, suedezët nuk mendojnë rezultat tjetër veç fitores. Dy ditë më parë Henrik Larson është shprehur se suedezët duhet të presin ndonjë mrekulli të Maltës, që do të thotë se fitorja me Shqipërinë as që duhet të diskutohet. Presidenti i FSHF-së, Duka për këtë ndeshje citon: “Na duhen pikë dhe një lojë e mirë. Për shumë arsye.
Unë e di që kjo ndeshje nuk ka lidhje me Suedinë. Edhe lojtarët e dinë dhe unë shpresoj që ne të reflektojmë. Pres një ndeshje shumë më të mirë sot. Suedia me probleme?
Ata dhe me probleme janë më të fortë se ne. Ne duhet të zhvillojmë ndeshjen tonë. Trajneri? Do të jetë me ne edhe edicionin e ardhshëm, të eleminatoreve të Evropianit”. Skuadra tashmë është gati në një kohë që stafi ka bërë gjithçka që të mos ketë dëmtim tjetër. Dhe surpriza quhet Bulku. Ai do të jetë.
Pas humbjes tashmë të njohur të Lalës një tjetër dëmtim do të ishte fatal për mesfushën. Kjo, pasi mund të ndikonte direkt në disa çrregullime taktike aspak të këndshme për trajnerin Kuzhe duke nisur që me Canën, por që Bulku është dhe asgjë nuk çbalancohet.
Kuqezinjtë kanë mundësi që sot të përmirësojnë bilancin me Suedezët, që janë superiorë në përballjet direkte. Kuqezinjtë janë ndeshur 4 herë me Suedinë, duke marrë 1 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje. Takimi i parë daton në vitin 5 nëntor të vitit 1988 në eliminatoret e botërorit.
Suedia do të fitonte brenda në “Qemal Stafa” me rezultatin e ngushtë 2-1. Në takimin e kthimit në Suedi vendasit do të korrnin një fitore më të lehtë (3-1). Dhe 15 vjet më vonë përballja e radhës: Në miqësoren e 18 shkurtit 2004, Shqipëria e Brigelit do të shënonte fitoren e parë me nordikët në “Qemal Stafa”.
Ndërsa një vit më parë, në kuadër të eliminatoreve të Botërorit 2010, Shqipëria do të barazonte 0-0 në “Qemal Stafa”. Në katër përballjet mes tyre Shqipëria ka shënuar 4 dhe ka pësuar 6 gola.
Dallku nuk ka frikë as Ibrën, askënd
Armend Dallku paralajmeron Suedinë se do të pësojë të njëjtin fat si Danimarka, e cila barazoi 1:1 në Tiranë dhe rrezikoi kualifikimin direkt në Botërorin 2010. “Edhe pse kanë fare pak shanse për t’u kualifikuar të dytët në grup dhe të shpresojnë kualifikimin në Kupën e Botës nëpërmjet ndeshjeve ‘play-off’, suedezëve u nevojitet fitorja përballë Shqipërisë.
Megjithatë, ne luajmë të qetë dhe nuk jemi të ngarkuar psikologjikisht: do të jemi të qetë, ashtu si në takimin ku barazuam në Tiranë me Danimarkën. Shpresoj që të përsërisim atë paraqitje dhe të tregojmë vlerat tona. Synimi ynë është të marrim rezultat pozitiv, sepse në këtë mënyrë do të ishim më të motivuar për eliminatoret e ardhshme”, deklaroi Dallku.
“Ibrahimoviç? Nuk ka asnjë dyshim që ai është një futbollist me emër në arenën ndërkombëtare. Megjithatë, ai nuk është paraqitur në nivele të larta me përfaqësuesen, për të cilën luan dhe kjo bën që mos të përqendrohemi vetëm tek ai.
Në ndeshjen e parë të këtyre eliminatoreve, ku barazuam me Suedinë në fushën tonë, të gjithë e panë se kundërshtarët e kishin të vështirë të depërtonin në mbrojtjen tonë. Nuk besoj që rreziku kryesor do të vijë nga këmbët e Ibrahimoviç.
Nëse luajmë mirë në mesfushë dhe tregohemi të kujdesshëm në mbrojtje, nuk do të kemi probleme”. Dallku shpreson se me rrugën e nisur, më në fund kuqezinjtë do të realizojnë ëndrrën për kualifikimin në një aktivitet të rëndësishëm.
“Dëshira është shumë e madhe, shtoi ai. Shpresoj, mendoj dhe besoj se një ditë, që do të jetë e afërt, ëndrra jonë do të bëhet realitet. Realizimi i kësaj ambicieje kërkon shumë punë dhe një organizim sa më të mirë, ndërkohë që edhe lojtarët e rinj duhet të përshtaten dhe të kthehen në elementë të rëndësishëm për Kombëtaren”, – përfundon ai.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24050. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24050

Krerët e shtetit më seksi në botë, Presidenti ynë i 10-ti Presidenti Bamir Topi është një ndër krerët e shtetit më seksi në planet. Ai ka zënë vendin e thotë në listën prej 172 kandidatësh publikuar nga Hottest Heads off State.
Në listën e publikuar sot nga mediat e huaja, e para, pra drejtuesja më seksi është Kryeministria e ukrahinës Yulia Tymoshenko. Vendin e dytë e merr Kryeministri norvegjez Jens Stoltenberg, ndërsa medalja e bronxit për mbretin e Bhutan, Jingme Khesar Namgyel Wangchuck.(Shekulli) Lista e plotë në linkun: http://hottestheadsofstate.wordpress.com/list/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24047. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24047

Obama krahasohet me Hitlerin Disa e akuzojne si nje lider qe timonin e pret shume majtas, ndersa disa te tjere shume djathtas.
Ne nje kohe qe ligji i ri per shendetesine i presidentit Obama po kalon neper te gjitha institucionet e vendit me sukses, kreu i Shtepise se Bardhe cilesohet si nje njeri me prirje naziste. Per dike, Barack eshte si Adolf Hitleri.
Ne nje fushe golfi te nje qyteze ne Massachusetts eshte shkruar emri i Obamas si simbol i nazizmit.
Ky gjest ka vene ne levizje pozicine e shtetit por edhe sherbimet sekrete kane nisur nje hetim.
Disa perfaqesues te klubit te golfit ne Lakeville nje mengjes kane shkuar ne fushe por ne terren kane gjetur te shkruar krahasimin qe i behet presidentit me Hitlerin. Shkrimi ze nje siperfaqe 3×3 metra.
Nuk e dime menyren si e kane realizuar nje gje te tille por problemi me i madh eshte si ta heqim, u shpreh menaxheri i klubit. Disa punonjes jane perpjekur ta fshijne mesazhin duke perdorur spraj me ngjyre jeshile, por nuk ia kane dale mbane.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=534. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=534

Ceremoni masive martesash Gati si ne skenat e filmit Beqari, ne Korene e Jugut u mblodhen mijera nuse. Por ndryshimi kete here qendronte ne faktin se secila prej tyre kishte dhendrin me vete, per tu lidhur ne martese nga themeluesit i Kishes se Unifikimit.
Ceremonia fetare shenon dhe nje nder martesat me masive e jane zhvilluar ne bote.
Per priftin 89-vjecar Sun Mjung Mun kjo ndoshta do te jete e fundit ceremonite qe ai kryen. Te pakten 20 mije njerez u mblodhen ne Asan, teksa ne te njejten kohe po aq vete lidheshin ne martese ne ceremoni te ngjashme por ne Shtete e Bashkuara te Amerikes, Brazil, Venezuele e te tjere.
Edhe vete themeluesi i Kishes se Unifikimit festonte 50-vjetorin e marteses se tij.Ai eshte kritikuar gjithnje sepse me kishen e tij ndjek praktika kultesh fetare jonormale, si lidhja ne martese e njerezve qe e takojne per here te pare njeri-tjetrin pikerisht ne diten e dasmes.
Ceremonia ndiqet nga nje periudhe e detyrueshme njohjeje 40-ditore, perpara se cifti te jetoje se bashku.
Mun i vetshpallur Mesia thote se ishte 15 vjec kur Krishti e thirri per ti kerkuar te vazhdonte punen e paperfunduar dhe keshtu me 1954 ai themeloi Kishen e Unifikimit./top-channel
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/ceremoni-masive-martesash/. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/ceremoni-masive-martesash/

Rrugët e gazit në zonën detare që merr Greqia. MPJ: Opozita, qëndrim ekstremist Ministri i Jashtëm, Ilir Meta reagoi sot për marrëveshjen e kufijtë detarë me Greqinë. Ai i ka bërë thirrje Ramës të heqë dorë nga qëndrimet ekstremiste, pasi dëmtojnë imazhin e vendit dhe nuk ndihmojnë PS-në. “Qëndrimet ekstremiste qe nxisin frymen ksenofobiste nuk e ndihmojnë Partinë Socialiste. Opozita ka hapësira ligjore të paraqesë shqetësimet e saj”, deklaroi Meta në një prononcim për shtyp, jashtë godinës së ministrisë.
Meta përsëriti kërkesën që opozita të kthehet në Parlament, pasi eshte vendi i duhur ku zgjidhet çdo çështje dhe ku i jepet fund çdo abuzimi. Kuvendi është vendi i duhur ku zgjidhet çdo çështje dhe ku do te behen te qarta gjithe pikat e marreveshjes” theksoi Meta.
Në bazë të marrëveshjeje qe pritet të diskutohet në Parlament më 19 tetor Shqipëria i dhuron Greqise 354. 4 km sipërfaqe ujore në detin Jon, konkretisht në kanalin e Otrantos.
Prononcimi i kreut te opozites Edi Rama, lidhur me marreveshjen:
Z.Rama Cili është qëndrimi juaj në lidhje me marrëveshjen më Greqinë…
Kjo është një nga ato çështje për të cilat politika duhet të dëgjojë dhe pastaj të flasë. Ne i kemi dëgjuar më shumë vëmendje, unë i ka ndjekur me shumë vëmendje të gjitha shqetësimet e shprehura nga zëra të pavarur, zëra qytetarësh, ekspertësh të shoqërisë civile që kanë qenë vërtet zëra të shqetësuar dhe shqetësues dhe kam kërkuar që një ekip i ngushtë ekspertësh të të drejtës kushtetuese dhe të të drejtës ndërkombëtare të ndjekin me shumë vëmendje këtë çështje, e cila mesa duket ka në brendinë e saj një tjetër ngarkesë të rëndë për qeverinë shqiptare, një pushtet njerëzish që janë shumë të paaftë dhe njëkohësisht mjaftueshmërisht të papërgjegjshëm për të ndërmarrë hapa që bien ndesh me interesa shumë më të mëdha. Megjithatë në çastin kur ekipi unë do të japë një opinion përfundimtar pa asnjë dyshim ne do të reagojmë në rrugën e duhur dhe do të bëjmë atë që na takon. Por e përsëris, është shumë e rëndësishme që në çështje të tilla ku ka shumë ekspertizë dhe ku kërkohet në rradhë të parë mendimi i specialistëve të mirëfilltë, politika të qëndrojë një hap më mbrapa dhe zëri zyrtar i opozitës të ngrihet vetëm atëherë kur faktet flasin qartë dhe kur shqetësimi është i mbështetur jo mbi emocione negative dhe as mbi normën e përditshme të opozitarizmit, por mbi argumenta bindës që mesa duket në rastin konkret nuk mungojnë.
Ish-zv.ministri i Energjetikës, Bello: Rrugët e gazit, në zonën detare që duan grekët
INTERVISTE – Rrëfimi i ish-zëvendësministrit të Energjetikës: Hapësira detare dhënë Greqisë me potencial të madh për politikat ndërkombëtare të energjisë
“Kjo zonë e territorit detar që diskutohet në media dhe përfshihet në marëveshje është një zonë strategjike përsa i përket pikëpamjeve dhe zhvillimeve energjitike në Ballkan dhe Evropë”. Ish-zëvendësministri i Energjetikës, Pajtim Bello, në një intervistë për gazetën “Shekulli” sqaron atë çka do të fitonte fqinji ynë jugor dhe do të humbiste Shqipëria, nëse marrëveshja për kufijtë detarë do të ratifikohej në Parlament. Ai u kthehet bisedimeve të viteve më parë, të cilat mbetën pasi palët nuk ranë dakort, sepse Shqipëria do të humbiste shumë shumë, aq saç do të humbasë nëse marrëveshja ratifikohet.
Zoti Bello, si ish-zëvendësministër i Energjitikës mund të jepni këndvështirmin tuaj lidhur me pontecialin e politikave energjitike që mund të ketë territori detar dhënë Greqisë?
Gjithë kjo zonë e territorit detar që diskutohet në media dhe përfshihet në marrëveshje është një zonë strategjike përsa i përket pikëpamjeve dhe zhvillimeve energjitike në Ballkan dhe Evropë. Në kënvështrimin e politikave energjitke shohim se të gjitha projektet që liden me transportimin e gazit natyror nga Lindja në Perëndim, e konkretisht nga vendet e Kaukazit drejt Italisë dhe Evropës Perëndimore, tentojnë kalimin nëpërmjet vijës bregdetare shqipare dhe kanalit të Otrantos. Në këtë kuadër është edhe një projekt që zhvillohet nga tre shtete; Turqi-Greqi-Itali. Në këtë projekt të mbështetur edhe nga Bashkimi Evropian, para vitit 2005, qeveria jonë e atëhershme ka kërkuar që Shqipëria të bëhet pjesë e transportimit të gazit natyror prej Turqisë drejt Italisë.
Ky projekt ka ndonjë lidhje me zonën detare në fjalë?
Thembra e Akilit e këtij projekti ka qenë kalimi i tubacionit në cektinën detare të po asaj zone, që po diskutohet sot se i është kaluar shtetit grek para disa muajve me anë të një marrëveshje mes ekzekutivëve të dy vendeve. Pikërisht, për kalimin mbi këtë vijë janë zhvilluar debate mes palës sonë dhe asaj greke në atë periudhë. Kjo pasi kemi kërkuar që gazësjellësi të kalojë në luginën e Vjosës, duke shkurtuar gjatësinë e linjës tokë-ajër.
Ekziston dokumentacion konkret në METE për këtë projekt?
Në Ministrinë e Ekonomisë Tregëtisë dhe Energjitikës ka dokumentacion konkret për praktikat, ku pasqyrohen gjithë negociatat dhe marrja e miratimit paraprak që projekti të ndryshonte në favorin e vendit tonë. Më tej, pas vitit 2005 nuk ka pasur zhvillime të bëra publike për këtë projekt. Por, doja të shtoja se me këtë ndryshim të kufijve të territorit ne nuk mund të kemi pretendime. Kështu që mbetemi jashtë bordit të hartimit të politikave ndërkombëtare energjitike.
A kanë ekzistuar studime lidhur me burime të mundshme energjitike të ndodhura në këtë zonë?
Po ekziston një studim i tillë. Kjo pasi në hartën e publikuar në vitin 1988 për ndarjen e blloqeve të prespektivës së burimeve të naftës dhe të gazit, territori që sipas marrëveshjes mund t’i kalojë Greqisë, bën pjesë në zonën 5 të përcaktuar atëherë.
Zoti Bello, sipas mendimit tuaj çfarë humbet Shqipëria nga kjo marrëveshje?
Nëse tubacionet e transportimit të gazit apo linjat e transmisionit të energjive të tjera nuk kalojnë në vendin tonë, atëherë humbasim të ardhura vjetore nga tranziti. Nëse tubacioni transportues i gazit do të kalonte në vendin tonë, Shqipëria mund të furnizohej me një sasi të qëndrueshme vjetore. Kështu që mund të kishte gaz të mjaftueshëm edhe për të prodhuar energji apo për ta shfrytëzuar në fushën e industrisë. Tjetër përfitim madhor që humbet vendi ynë është ajo se ne nuk do të jemi më anëtarë në vendimmarrjet e politikave energjitike. Si pasojë, do të jemi të detyruar të blemë gazin apo energjinë, gjithmonë nga vendet e tjera dhe në sasi të limituara.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24041. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24041

Vizat, BE: Të hapet rruga për liberalizimin në Kosovë BRUKSEL- Komisioni Evropian po sheh mundësinë e përfshirjes së Kosovës edhe në një numër projektesh evropiane me fokus te punësimi, ekonomia, arsimi dhe forcimi i dialogut politik.
Komisioni Evropian ka propozuar hapjen e rrugës për fillimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Eurokomisionari për zgjerim, Oli Ren, tha se Kosovës do t’i ofrohet dhe një marrëveshje tregtare.
Propozimet “ofrojnë një fazë të re të raporteve mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës”, tha Ren.
Ai shtoi se “këto masa do t’i tregojnë Kosovës se afrimi me BE-në nuk është diçka abstrakte, por, para së gjithash, është real, i prekshëm e me përfitime për të gjithë”.
Ren kërkoi nga qeveritë e vendeve anëtare të mbështesin propozimin. Pesë vende anëtare të Bashkimit Evropian ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin që Kosova të mos mbetet pas vendeve të tjera të rajonit në reformat e nevojshme për t’iu bashkangjitur Unionit.
Komisioni Evropian po sheh mundësinë e përfshirjes së Kosovës edhe në një numër projektesh evropiane, me fokus te punësimi, ekonomia, arsimi dhe forcimi i dialogut politik./rel/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24044. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24044

Kryesia vendos të ndryshojë statutin dhe programin e PS-së Kryesia e Partisë Socialiste i ka hapur rrugë dje edhe procesit të saj reformues, qoftë përsa i përket strukturave të saj nëpërmjet rinovimit të Statutit, ashtu edhe programit politik, proces që nga ana e rregullave, do të përfundojë brenda muajit prill, ku kjo forcë politike ka programuar të mbajë kongresin e saj. Me shumicë votash anëtarët e kryesisë kanë miratuar projektin e paraqitur nga sekretariati i organizimit, i cili në bazë të vendimmarrjes së Kongresit të fund gushtit, kishte hartuar një program pune të detajuar, përfshi këtu ngritjen e grupeve të punës, që do të punojnë për këtë reformë në dy drejtime, ashtu edhe afatet në të cilat do të kalojë ky proces.
Kështu, në bazë të këtij vendimi, PS-ja do të ngrejë dy grupe pune me figura të spikatura të kësaj force, njëri do të punojë për hartimin e një drafti propozimesh dhe thithjen më pas të mendimit të bazës socialiste në lidhje me ndryshimin dhe përshtatjen e programit politikë në bazë të nevojave që linden nga gara e shkuar zgjedhore, ndërsa grupi tjetër do të kryejë të njëjtin proces, por vetëm në lidhje me reformimin e statutit të partisë. Grupin e punës për ndryshimet në program do e drejtojë vet kryetari Edi Rama dhe në përbërje të tij do të jenë figura të njohura të kësaj force, si ish-presidenti Rexhep Meidani, ish-kryetari i Kuvendit Servet Pellumbi, ish-kryeministri Pandeli Majko, ish-guvernatori Shkëlqim Cani, ish-ministrja Ermelinda Meksi, e shumë të tjerë. Ndërkohë, mësohet se Arben Malaj dhe Saemira Pino, të evidentuar si pjesë e grupimit “Për mendim ndryshe në PS” nuk kanë pranuar që të bëhen pjesë e këtij grupi pune, ndaj kanë tërhequr emrat e tyre nga lista e propozuar nga sekretariati organizativ. Ndërsa grupi tjetër i punës, ai për ndryshimet statutore do të drejtohet prej Gramoz Ruçit dhe në të do të jenë pjesë ish-kandidati për kryetar partie, Maqo Lakrori, Namik Dokle, Fatmir Xhafaj, por edhe një zë nga grupimi opozitar brenda PS-së, Musa Ulqini.
Të dy këto grupe do të duhet që brenda datës 25 tetor të përcaktojnë axhendën e tyre të veprimit, por duke pasur parasysh që e gjitha faza e diskutimeve të propozimeve për ndryshime në këto dy dokumente themeltare të kësaj force të kryhen brenda muajit dhjetor. Më pas në projektin e miratuar nga kryesia është parashikuar që i gjithë “brumi” i propozimeve të mbledhura në bazë, ti nënshtrohet një diskutimi më të specializuar me grupet e interesit. Gjatë muajit shkurt 2010, PS-ja ka parashikuar që këto diskutime ti diskutojë në Asamble e cila nga ana e vet do të thërrasë edhe Mbledhjen e Kongresit, që po ashtu është parashikuar të mbahet në muajin prill. Ndërkohë paralelisht me këtë proces, strukturat e partisë socialiste do të përfshihen në një analizë të gjerë lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor të 28 qershorit, për të nxjerrë prej tij mësimet e duhura dhe për të bërë më pas ndryshimet e nevojshme.
Grupi i punës për ndryshimet në program
Edi Rama -kryetar Rexhep Mejdani Servet Pellumbi Ermelinda Meksi Besnik Baraj Ervin Bushati Ilir Beqaj Eglantina Gjermeni Pandeli Majko Shkelqim Cani Valentina Leskaj Olta Xhaçka Vasilika Hysi Ditmir Bushati Namik Kopliku Arben Malaj (tërhequr) Sajmira Pino (tërhequr)
Grupi i punës për ndryshimet në Statut
Gramoz Ruçi – kryetar Namik Dokle Maqo Lakrori Fatmir Xhafaj Musa Ulqini Bashkim Fino Blendi Klosi Genci Gjonçaj Erion Braçe Damian Gjiknuri Sajmiri Tahiri Arben Ahmetaj Tauland Balla Agustin Marku Ilir Gjoni Rajmonda Gjoni Ndue Doda (Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24038. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24038

XBOX integron Twitter dhe FaceBook Microsoft XBOX deklaroi se do integroje rrjetet sociale te FaceBook dhe Twitter ne versionin e fundit te XBOX-it qe do dali.Perdoruesi do kete mundesi te kontrolloje akountin e vet,tu dergoj ftesa miqve qe te bashkohen kur je duke luajtur,te dergoj screenshote te lojes,piket maksimale te arritura dhe mesazhe te tjera.

Nje tjeter rrjet social qe do integrohet eshte dhe Last.Fm,nga e cila mund te ndash playlisten tende me shoqerine ne Facebook apo Twitter,te degjosh radiot online dhe streamosh muzik online.
Ajo qe mungon sipas meje eshte : Ky Xbox do ishte nje mundesi e mire per Microsoft qe ne consolin e saj te integronte dhe makinen e vet te kerkimit  Bing.com .
Artikuj qe mund tju interesojne:
Shutdown,Logoff & Restart PC nga Twitter Super Kasa per kompjuter Puno ne CIA nepermjet FaceBook 8 Prototipa Celularesh FaceBook me look te ri Ky artikull eshte marre nga: http://albpc.com/?p=1128. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://albpc.com/?p=1128
Grua lind, e lumtur vendos të bëhesh Të jesh grua nuk është një gjë e lehtë në ditët e sotme. Të paktën këtë tentojnë të na bëjnë të besojmë një numër i madh serialësh televizivë që i ndjekim çdo ditë, që nga “Shtëpiaket e dëshpëruara” e deri te serialët latinë me intriga e dashuri.
Shumë gra të martuara e me fëmijë e kalojnë jetën e tyre mes një dileme të madhe: nëse rrezikojnë mirëqenien e fëmijëve po të merren me karrierë, apo rrezikojnë vetveten nëse do të jepnin kontributin e tyre në një profesion me kohë të plotë. Nga ana tjetër, ato që nuk kanë fëmijë dhe nuk janë të martuara, përballen vazhdimisht me paragjykimet se nuk janë të plota si femra, se duhet të martohen herët ose vonë, sepse në të kundërt do të ishin të paplota si femra. Sondazhe dhe revista të panumërta e nxjerrin pjesën më të madhe të grave të depresionuara nga një sërë faktorësh shqetësues si mbipesha, shqetësimet e mënyrës së të veshurit a makijazhit, apo thjesht edhe zënkat me partnerin. Së fundmi, një revistë që merret me problemet psikologjike të grave, konkludon se ndërsa gratë në vitet 70 ishin më të lumtura se burrat, aktualisht po ndodh e kundërta. Në një farë mënyre brezi aktual është brezi më i vuajtur i femrave që në pjesën më të madhe kanë një mijë e një vështirësi, pra shumë më tepër se meshkujt, duke filluar nga mbilodhja në punë, pagesa më e vogël, rritja e jashtëzakonshme e stresit dhe përballja me një jetë të vetmuar dhe shpesh edhe pa mëmësi. Por a mund të bëhet ndonjë gjë për ti bërë gratë që të ndihen në lumtura? Nëse do ti besonim këshillës së shkrimtares Elisabeth Gilbert, “Ha, lutu dhe bëj dashuri”, që është bërë edhe një film me Julia Roberts, atëherë përgjigjja më e mirë për të qenë të lumtura është: Ushqimi i mirë, seksi dhe mbushja shpirtërore. Por a është në të vërtetë kaq e thjeshtë? Receta e mësipërme është shumë e vështirë që të ndiqet për ato gra që nuk kanë shumë para, pra për shumicën e grave dhe sigurisht edhe shumë kohë. Por nga ana tjetër është fakt se ka edhe shumë gra që ndihen mirë dhe të lumtura me veten dhe kjo pa ndihmën e milionave në bankë. Po çfarë i bën këto gra të lumtura? Sipas një sondazhi të “Gallup”, përgjigjja është e thjeshtë: Gratë e lumtura kanë vendosur se do të jenë të tilla, pavarësisht rrethanave dhe pavarësisht faktit se janë të pasura apo të varfra, pavarësisht faktit se janë me apo pa fëmijë, apo nëse janë në punë ose shtëpiake. Kjo do të thotë që lumturia është një çështje e brendshme dhe paratë, apo “mjete të tjera ndihmëse”, nuk janë ato që në të vërtetë na bëjnë të lumtura, edhe pse ndihmojnë shumë në këtë drejtim. Sondazhi i “Gallup” iu bë një grupi grash. Ai përmbante 5 pyetjet e mëposhtme, të cilave iu dhanë këto përgjigje:
1. Sa shpesh ju qëllon që të bëni gjërat që pëlqeni më shumë? Për pjesën më të madhe të grave që iu përgjigjën kësaj pyetjeje dita është e mbushur me gjëra që duhen bërë dhe jo me gjëra që do të donin ti bënin. Shumë herë qëllon që të duan të shohin një film të caktuar, një ekspozitë, apo të lexojnë ndonjë libër, por heqin dorë kur e kuptojnë se sa shumë kohë do tju merrte një veprimtari e tillë, që në fakt do ti mbushte shumë shpirtërisht. Gratë e lumtura janë ato që nuk mbeten në kuadrin e ëndrrave për librin, filmin, udhëtimin e bukur, por bëjnë gjithçka realitet dhe guxojnë. 2. Sa shpesh arrini që të mendoni në mënyrë aktive për të nesërmen? Mbyllni celularin, shtriheni në shtrat dhe ndërsa koteni për të fjetur, mendoni për ditën e nesërme në mënyrë shumë të zbehtë. Ky është qëndrimi që ka shumica e grave për një ditë më pas, por për gratë që kanë vendosur të jenë të lumtura, dita e nesërme është diçka që pritet me shumë dëshirë dhe entuziazëm, sepse është një mundësi e re më shumë për të bërë realitet ëndrrat dhe për tu zbavitur e kënaqur, qoftë edhe me gjërat e papritura. Ndryshimi i perspektivës në lidhje me të ardhmen dhe konsiderimin e saj si një e ardhme e lumtur është një pikë kyçe për arritjen e kësaj të ardhmeje. Po sikur puna që bëni të jetë një punë shumë depresive dhe stresuese, madje në një shkallë të tillë sa tju emetojë vazhdimisht vetëm negativitet? Në këtë rast do të ishte mirë që të kërkonit një punë tjetër, ose të paktën të kërkonit një ndryshim brenda punës ekzistuese, dhe në rast se kjo do të ishte e pamundur, atëherë të kërkonit një rreze drite dhe një anë pozitive në atë errësirë, sepse gjithmonë situatat nuk janë vetëm të zeza apo vetëm të bardha.
3. Sa shpesh ju qëllon që të kryeni diçka dhe të mos e kuptoni se si ikën orët?
Kur jeni duke ia kaluar mirë me diçka apo me dikë, orët nuk ndihen dhe koha fluturon pa u kuptuar. Sigurisht që situata të tilla nuk janë të shpeshta, por ndodhin. Duhet të jesh me fat që situata të tilla të të ndodhin në punë, pra të mos ndjesh sesi ikën koha kur je duke punuar. Për ato që nuk është kështu, është shumë e vështirë të durojnë ditë për ditë ikjen “e ngadalshme” të minutave dhe të orëve, duke lundruar në internet nëpër sajte mode apo thashethemesh⦠Në këtë rast vlen një këshillë që nuk është vetëm për sa i përket punës, por edhe veprimtarive të tjera: Merruni me gjërat që ju pëlqejnë, takoni njerëz që ju japin, jo ju marrin, dhe nëse një ditë ka qenë shumë e pakëndshme dhe me orë të zvarritura, askush në botë nuk mund tua heqë kënaqësinë e një çaji të nxehtë dhe disa faqeve të këndshme të një romani të suksesshëm. Është në dorën tuaj që të zgjidhni të bëni diçka që mund tju rijapë energji për të vazhduar. 4. Sa shpesh qëllon që ta ndjeni veten të nxitur e të ngarkuar pozitivisht e me energji në fund të një dite pune?
Pjesa më e madhe e njerëzve vijnë të lodhur e të mërzitur nga puna, madje në atë masë sa shumica do të donin vetëm të kridheshin në shtrat e të flinin deri të nesërmen. Ata që janë vërtet të lumtur, zakonisht ndihen të karikuar pozitivisht në fund të ditës së punës. Po si mund ta arrish një gjendje të tillë? Përgjigjja ndodhet në përqendrimin tek ato momente të mira të ditës, pavarësisht sa të vogla mund të jenë, si dhe përqendrimi te pozitivja.
5. Sa shpesh ju qëllon që të ndiheni pozitivisht lart?
Është shumë e thjeshtë që të mërzitesh, apo të ndihesh i mbuluar nga monotonia, kur për çdo ditë duhet të bësh të njëjtat gjëra vazhdimisht, duke filluar me zgjimin, veshjen, punën, pazarin, ngrënien, gjumin e kështu me radhë. Në vend të qëllimeve apo objektivave, njerëzit duhet që të përqendrohen më shumë te momentet, planet, ëndrrat dhe të përpiqen që të gjejnë kënaqësi në atë çka kanë arritur.
Një nga premisat e para të lumturisë është që të pranosh veten, të pranosh atë çka je, që do të thotë ta njohësh veten dhe të kuptosh që nuk mund të jesh ideale dhe perfekte në një botë që nuk është aspak e tillë. Gruaja duhet që të arrijë të njohë dhe të vlerësojë se cilat janë momentet dhe gjërat që e bëjnë të ndihet mirë, dhe cilat i shkaktojnë pakënaqësi dhe të zgjedhë gjithmonë të rrethohet prej të parave. Gruaja jo vetëm duhet të ndihet mirë në lëkurën e saj, por njëherazi duhet të jetë edhe kreative dhe aktive. Një tjetër aspekt që na bën shpesh të ndihemi të palumtura është sasia e objektivave që i vëmë vetes dhe lufta për ti realizuar të gjitha. Nuk mund ti kemi të gjitha në këtë jetë, por mund të kemi një pjesë të tyre dhe kjo kërkon krijimin e prioriteteve. Gratë që janë të lumtura mendojnë se jo vetëm ka gjëra që nuk mund ti arrijnë kurrë, sado që të përpiqen, por edhe se shpesh ajo çka dëshirojnë nuk është më e mira për to, që do të thotë se po ta arrinin, mund ta kuptonin se lufta që bënë për ta pasur nuk ia vlejti. Kur një individ, grua apo burrë qoftë, është i balancuar, atëherë ai është i stabilizuar, i qëndrueshëm, por kjo nuk duhet që të na bëjë të heqim dorë nga sfidat për të ndryshuar situatën. Sfidat na e bëjnë jetën më interesante dhe na hapin horizonte të reja. Është fakt se gruaja e sotme ndodhet nën shumë presione, kryesisht për faj të medias, bëhet fjalë për imazhe jo reale që kërkojnë një qenie perfekte: të bukur, elegante, në karrierë, një nënë të devotshme, një bashkëshorte se Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24032. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24032

Isha e detyruar të bëja dashuri 10 herë në ditë Ish-bashkëshortja e Pol Gaskoin ka publikuar librin “Stronger: My Life Surviving Gazza”
Sheril tregon për abuzimet që i shoqi kryente ndaj saj dhe “oreksin seksual” të ish-kampionit të Kombëtares britanike
Nuk mjaftonin problemet me alkoolin dhe drogën, që prej vitesh ia kanë shndërruar jetën në një ferr. Tani reputacioni i Paul Gascoigne (Pol Gaskoin), ish-kampion i Kombëtares britanike dhe mesfushor i skuadrës së Lacios në vitet 90, rrezikon të komprometohet i gjithi. Prej disa ditësh në libraritë angleze është publikuar libri “Stronger: My life surviving Gazza”, shkruar nga ish-bashkëshortja e tij. Në atë libër Sheril ka treguar të gjitha abuzimet që ish-bashkëshorti kryente ndaj saj. Në fakt ajo është ndalur në veçanti tek “oreksi seksual” i të shoqit. Gjatë lidhjes së tyre, e cila zgjati plot 12 vjet, shpesh ish-futbollisti e detyronte atë të bënte seks edhe 10 herë në ditë.
Lidhje e pamundur
Sheril, që sot është 44 vjeçe, ka dhënë një intervistë të gjatë për “News of the World”, ku deklaron se në krahasim me të kaluarën, është një grua shumë më e fortë. Lidhja me Pol Gaskoin, e cila në fillim dukej një romancë dashurie, shumë shpejt u shndërrua në një ferr. Megjithatë, tregon Sheril, herën e parë që takoi Gazan (pseudonimi i Gaskoit), mendonte se kishte gjetur me të vërtetë burrin perfekt: i pasur, simpatik dhe shumë pasionant. Sheril, që kishte pas krahëve një divorc dhe ishte nënë e dy fëmijëve, Bianka e Mason, mendoi se më në fund kish gjetur qetësinë dhe dashurinë. Pasioni mes Polit dhe Sherilit ishte i madh dhe shumë i zjarrtë: “Emocionohesha kur mendoja se kisha një shok që më dëshironte aq shumë. Pasioni ishte jashtëzakonisht i madh”, tregon Sheril për “News of the World”. Mirëpo shumë shpejt ajo e kuptoi se epshi i Polit ishte jashtë normales. “Oreksi i tij seksual” ishte i papërshkrueshëm dhe nuk shuhej as kur ai ishte sëmurë. Në vitin 1991, Gaza, gjatë ndeshjes së fundit me Totenhemin, pësoi një dëmtim në gjurin e djathtë. Pas operacionit, gjëja e parë që i kërkoi së shoqes ishte të bënin dashuri në spitalin londinez “Princess Grace”.
Situata nuk ndryshoi as gjatë viteve në vazhdim. Gaskoin donte të bënte vetëm seks dhe kur Sheril refuzonte, ai tërbohej. “Kur vinte në shtëpi, e dija se gjëja e parë që i shkonte nëpër mend ishte të bënte seks me mua. Edhe pse shumë herë nuk doja, isha e detyruar ti nënshtrohesha vullnetit të tij. Ishte më mirë të bëja siç më thoshte, sesa të më rrihte”.
Martesa dhe divorci
Gaza dhe Sheril u martuan në 1996-ën dhe dy vjet më vonë u divorcuan. 44-vjeçarja pohon se pas divorcit bashkëjetoi edhe pesë vjet të tjera me ish-futbollistin. “Nuk e përjashtoj faktin që ka shumë femra të cilat dëshirojnë të bëjnë dashuri 10 herë në ditë me të dashurit e tyre, por nuk ishte rasti im. Nuk e klasifikoj veten te kjo kategori. Megjithatë nuk mund të them se gjithmonë ka qenë një ferr. Jeta jonë seksuale ishte e këndshme, por nuk duhet parë vetëm kjo anë e medaljes. Shumë herë jam përpjekur ti them jo dhe nga frika e kam bërë këtë gjë vetëm me mendje”.
Por, pavarësisht se kryenin shumë marrëdhënie seksuale, sipas Sheril, Gaza frekuentonte rregullisht edhe prostitutat: “Njëherë, pasi kishte shkuar me një prostitutë, më telefoni duke qarë. Ishte i terrorizuar, sepse mendonte se mos kishte rënë pre e ndonjë kurthi të organizuar nga shtypi. Vetëm po flisnim. Nuk bëra asgjë të keqe, më tha. Pastaj më tregoi se kishte shkuar me një prostitutë tjetër në Njukastëll. Sipas thënieve të tij, kishin parë një film së bashku. Nuk mund të them që gjëra të tilla nuk ndodhin, por duke e njohur oreksin e tij seksual, më duket vërtet e pamundur”.
Telefonata tragjike
Nga lidhja e Sherilit dhe Gaskoit, lindi Regan, që sot është 13 vjeç. Sipas thënieve të ish-bashkëshortes, para se Gaza të drogohej dhe të bëhej i alkoolizuar, situata ishte ende e përballueshme. Gjërat shkonin mirë, deri kur Gaza filloi të bëhej i papërgjegjshëm për veprimet e tij: drogohej para fëmijëve dhe ngiste në gjendje të dehur makinën me fëmijët brenda.
Edhe pse Sheril deklaron se i ka shkëputur të gjitha lidhjet me Gaskoin, gjatë 12 muajve të fundit është takuar me të dy herë. Sipas thashethemeve, në të dyja rastet ish-futbollisti ka qenë krejtësisht i dehur.
Sheril pohon se herët ose vonë do të marrë ndonjë telefonatë tragjike: “Jam e bindur se një ditë do të më telefonojë policia dhe do të më thotë se e ka gjetur të vdekur. Sigurisht që nuk do të vrasë veten, por do të jetë një vdekje aksidentale”.
Sheril, që sot është anëtare e besuar e “Refuge”, organizata që mbron viktimat e dhunës familjare, thotë se e ka shkruar këtë libër për tu dhënë një fije shprese femrave që vuajnë: “Nëse ndonjë mike do më tregonte një histori të ngjashme, do ti thosha se bashkëshorti i saj po e dhunon. Këtë arrij ta dalloj vetëm tani, falë eksperiencës sime”.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24035. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24035
Top