Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Princat, vuajtja nga papunësia Spiunohen, ndiqen nga media, përfliten për jetët personale dhe netët jashtë nëpër pabe. William dhe Harry, djemtë e Dianës jetojnë mes luksit dhe disa bamirësive sporadike. Ndërkaq kanë filluar që të ndihen të padobishëm dhe të pyesin veten:
Duan që të jenë më shumë se disa zbukurime, apo djem në uniforma mbretërore. William, djali i parë i Princeshës Diana dhe Mbreti i ardhshëm i Anglisë, është tashmë 27 vjeç dhe nuk ka një punë, një pozicion të caktuar në karrierë. Gjithçka ai bën është pritja, ndoshta e pafundme për një kurorë që nuk dihet se kur dhe si do të përfundojë në kokën e tij, duke qenë se gjyshja, edhe pse e moçme gëzon shëndet të fortë e ndërkohë i pari në radhë është i ati, Princi Çarls. Ky i fundit ka 61 vjet që pret dhe i biri, teksa e sheh këtë situatë të dëshpëruar shpreh dëshirën që të bëjë më shumë në jetë, sesa të qëndrojë në stolin e rezervave. Ai kërkon që të jetë diçka më shumë se një publicitet ambulant në mbretërinë britanike, si dhe urren faktin që deri më tani vazhdon të jetë, si dikur e ëma në qendër të vëmendjes së paparacëve dhe mediave që merren me skandalet. Me afrimin e të 30-tave, impenjimi i tij i vetëm është si zëvendëskolonel i forcave ajrore britanike, RAF, që në fund të fundit nuk është aspak një impenjim me kohë të plotë. E ndërkaq, duket se i ka ardhur në majë të hundës, madje aq sa të thotë: “Mjaft! Dua të jem edhe unë i dobishëm!” Por të njëjtën gjë bëri edhe i ati kur përfundoi edukimin ushtarak në moshën 28-vjeçare, por ndryshe nga i biri ai kishte 200 impenjime si princ në vit, ndërkohë që William ka vetëm 24. Si e ëma ai kryeson disa fonde bamirësie, në të cilat shkon vetëm disa herë në vit dhe së fundi në shoqërinë e një grupi të pastrehësh është ngjitur në majën e malit Helvelyn, maja e tretë më e lartë në Angli. Bëhet fjalë për njerëz që nuk kanë impenjime, që nuk janë inkuadruar në asnjë lloj aktiviteti dhe jetojnë të varfër. Duket se William ndihet mirë me ta, sepse si edhe ata edhe Mbreti i ardhshëm nuk ka asnjë shans që të gjejë ndonjë punë normale. Ndërkaq, është fejuar me një tjetër të papunë bukuroshe, e njohur tashmë me nofkën: “Keti në pritje” për shkak se ka 8 vjet, qëkur është njohur dhe dashuruar me William që është në pritje të një kërkese për martesë. Por edhe i vëllai tjetër më i vogël, Harry, nuk është në një situatë më të mirë. Por ndryshe nga William ai ka marrë me shumë qejf jetën e natës. Netët e tij kalojnë mes lumenjve të alkoolit dhe duhanit, këngëtareve e aktoreve të famshme, si dhe pasanikeve e trashëgimtareve të pasura që si ai nuk dinë ku të kalojnë kohën e ku ti çojnë paratë. Por edhe Harry, që ndërkohë ka një lidhje të qëndrueshme zyrtare që prej 5 vitesh me një miliardere nga Afrika e Jugut, kërkon në vetvete që të rritet e të ndihet i dobishëm, por më kot. Ndërkaq, të dy trashëgimtarët e pasurisë dhe të fronit po përpiqen që të gjejnë rrugën e tyre në botën e filantropisë. Madje edhe të dashurat e tyre po përpiqen që ti futen kësaj rruge, që në fakt u hap nga Diana. Se sa do tia dalin mbanë që të kenë sukses kjo nuk dihet, por të paktën ata thonë se po përpiqen. Një tjetër gjë në të cilën i ngjajnë mamasë është edhe marrëdhënia që kanë paparacët me ta. Dy vëllezërit vazhdojnë që të jenë “preja” e zgjedhur e shtypit të skandaleve nga të gjitha cepat e planetit. Sapo ka dalë një nga skandalet më të mëdha të shtypit në lidhje me djemtë dhe që ka të bëjë me përgjimet e telefonit të Harry-t nga ana e shefave të revistës “News of the World”. Ishte një fakt i rëndë që ka larguar nga detyra kryeredaktorin, por që ka nxjerrë në dritë faktin se sa të ndjekur e përndjekur janë William e Harry, por edhe të dashurat e tyre. Kate, e fejuara e William, që do të jetë edhe Mbretëresha e ardhshme ka dalë së fundi në shtyp për faktin e thjeshtë të mënyrës së veshjes, të sendeve e veshjeve shumë të shtrenjta që preferon e nxjerr vazhdimisht në pah kur është vetëm ose përkrah princit. Për sa u përket vëllezërve, ata duken më të lidhur me njëri-tjetrin se në të shkuarën. Duket sikur i bën bashkë kërkesa dhe dëshira e madhe për të gjetur vetveten, pozicionin e tyre në jetë dhe në shoqëri dhe sigurisht në mbretëri. Ata i bën bashkë edhe përçmimi që kanë për median dhe sigurisht plaga që ende kanë për vdekjen e parakohshme të mamasë. E dinë që kanë mbi shpatulla fatin e ardhshëm të monarkisë më të madhe dhe më të fuqishme në botë. Është e vërtetë që parë së jashtmi nuk duket ndonjë peshë e bezdisshme dhe e rëndë, por në fakt është ndryshe. Jashtë shkëlqimit, festave, shkollave të mira, parave, të dashurave bukuroshe, jeta e tyre është e “ngurtësuar” në protokolle mbretërore, që drejtohen nga një sërë nëpunësish të devotshëm dhe shumë skrupulozë, këshilltarësh diplomatikë dhe ushtarakë që në vetvete përbëjnë një ushtri që u ka sulmuar jetën dhe nuk u lë shumë vend për hapësira të lira, apo qoftë edhe për të shprehur veten ashtu sikundër janë. Çdo hap, çdo zgjedhje është e programuar më së miri nga stafi që ndodhet në afërsi të rezidencës së princave në pallatin St James. Sipas atyre që e konsiderojnë veten shumë të informuar për çështjet e princërve, edhe vetë martesa e William me Kate është çështje e “arsyes shtetërore”. Ajo duhet të jetë një datë që do të caktohet duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme britanike, si dhe zhvillimin e Olimpiadës së Londrës në vitin 2012. Por ndërkaq, atmosfera në Britaninë e Madhe nuk është aq rozë sa njerëzit të merren me problemet e vëllezërve monarkë. Vendi ndodhet në krizën më të rëndë ekonomike të pasluftës dhe kjo ka bërë që republikanët të kenë shumë më tepër pretendime se më parë për qëllimet e tyre. Kjo edhe pasi kostoja e monarkisë është ekuivalente me hapjen e 10 mijë vendeve të reja të punës për infermieret, 9699 vendeve të punës për mësues, apo ndërtimin e 18 shkollave të reja. E ndërsa të gjithë po marrin në konsideratë shkurtimin e shpenzimeve në të gjitha aspektet e jetës ka ardhur momenti edhe për një rishikim të vetë rolit të monarkisë. Sipas republikanëve, nuk duhet toleruar më që të reduktohen ndërmarrje të dobishme për qytetarët, por të mos reduktohen shpenzimet e qejfit të një grushti njerëzish. E ndërsa ushtria e të papunëve në moshë të re sa vjen e merr përmasa gjithnjë e më të mëdha, solidariteti i njerëzve për “papunësinë” e William dhe Harry është në minimumin historik.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24133. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24133
Shkollimi, përse ndihma ndaj femrave duhet filluar aty Sfida morale parësore e shekullit të 19-të ishte skllavëria. Në shekullin e 20-të, ishte totalitarizmi, ndërsa në këtë shekull është brutaliteti me të cilin ende trajtohen e përballen miliona gra e vajza në të gjithë globin, trafiku i seksit, sulmet, apo te tjera.
“Gratë mbajnë gjysmën e qiellit”, thotë një proverb i njohur kinez, e pavarësisht kësaj në një pjesë jo të vogël të planetit vajzat janë të pashkolluara dhe gratë të mënjanuara dhe nuk është një rastësi që po këto vende që kanë një statistikë të tillë të trishtë janë edhe vendet më të goditura nga varfëria, fondamentalizmi dhe kaosi. Ndërkaq, ka një ndërgjegjësim gjithnjë e më të madh në botën e zhvilluar se përqendrimi në zgjidhjen e problemit të vajzave dhe grave është njëherazi edhe një nga mënyrat më të efektshme për zgjidhjen e problemit të varfërisë. Kjo është arsyeja se përse ndihmat në këto vende po përqendrohen gjithnjë e më tepër te gratë. Gratë dhe vajzat nuk janë problemi, por zgjidhja e tij. Një nga vendet më interesante në lidhje me marrëdhëniet gjinore është Pakistani. Në një lagje të varfër jashtë qytetit të madh të Lahores, një grua me emrin Saima Muhamad derdh lot natë për natë. Ajo është shumë e varfër dhe bashkëshorti i saj është i sëmurë rëndë dhe i pamundur për të siguruar bukën e gojës. Kjo situatë e bën atë që të jetë nervoz e me nerva të shkatërruara çdo natë dhe si pasojë ta rrahë të shoqen çdo ditë. Shtëpia ku ata banojnë po shembet dhe Saima ka dërguar një nga fëmijët e saj të jetojë me të motrën, sepse në shtëpinë e tyre mund të vdesësh nga uria. “Unë kam një jetë të tmerrshme. Im shoq më rreh, kunati më rreh, nuk kam të ha dhe me se të ushqej fëmijët, ndërkohë që shtëpia mund të më shembet e zërë brenda nga çasti në çast”, rrëfen gruaja. I shoqi u ka njerëzve një borxh që i kalon të 3 mijë dollarët dhe duket se ky borxh do ti mbetet varur kësaj familjeje edhe për shumë e shumë kohë. Saima ka lindur shumë vajza dhe kjo ka bërë që vjehrra ta shohë me sy të keq dhe ta quajë “të paaftë” për të sjellë në jetë një djalë. E ëma e të shoqit e nxit atë që të martohet sërish e të marrë një grua të dytë që ti lindë një djalë. Në këto kushte, Saima ishte në prag të vetëvrasjes në një situatë pa rrugëzgjidhje që sa vinte e po rëndohej. Por pikërisht ndërsa kishte humbur çdo shpresë, ajo u përball me një mundësi ndryshimi. Dikush i foli për një fondacion që jepte mikrokredi për gra që donin të fillonin një biznes. Bëhet fjalë për institucione që janë të specializuara për të ndihmuar vetëm gratë e varfra, gra që zakonisht nisin një biznes në grupe mbi 10 veta. Ato u garantojnë borxhet njëra-tjetrës dhe takohen një herë në dy javë për të bërë pagesat dhe për të diskutuar për çështje të ndryshme sociale si planifikimi familjar apo shkollimi i vajzave të tyre. Një grua pakistaneze e ka shpesh të ndaluar që të largohet nga shtëpia pa lejen e bashkëshortit, por burrat e këtyre grave i tolerojnë këto takime, duke qenë se gratë kthehen në shtëpi me para dhe me ide të reja investimesh. Le të kthehemi te Saima. Ajo mori një kredi prej 65 dollarësh dhe e përdori këtë sasi parash për të blerë fill dhe copa të bardha, të cilat i shndërroi në qëndisma të bukura, të cilat i shiti në tregun e Lahores. Paratë e fituara nga ky biznes, pasi lau kredinë, ajo i përdori për të blerë më shumë copë dhe pe për të qëndisur të tjera mbulesa e zbukurime. Shumë shpejt ajo mundi që të kishte një biznes që i sillte një të ardhur të qëndrueshme, e vetmja e ardhur që hynte në shtëpinë e saj me të cilën ajo ushqente fëmijët. Kur u forcua sadopak ajo e mori të bijën nga shtëpia e motrës dhe kështu duke punuar të dyja pak nga pak ato nisën që të lanin edhe borxhet e të zotit të shtëpisë. Kur tregtarët i kërkonin Saimës më shumë qëndisma nga sa mund të përballonte, atëherë ajo punësonte edhe fqinjat e saj që ta ndihmonin. Pas një farë kohe për të punonin mbi 30 familje dhe ajo vuri në punë edhe të shoqin dhe kështu gruaja që dikur donte të vriste veten u shndërrua në “bosen” e lagjes. Me të ardhurat e fituara ia doli jo vetëm tu mbushte të bijave barkun me bukë, por ti dërgonte nëpër shkolla, të ndreqte shtëpinë dhe të blinte mandej edhe një televizor. “Sot të gjithë vijnë e më kërkojnë para borxh, madje janë ata që dikur më rrihnin e më shanin”, thotë Saima me krenari për veten. Gruaja e sotme nuk ka asgjë të përbashkët me atë të kohëve më parë. Sot ajo rrezaton vetëbesim dhe nuk e lejon më të shoqin që ti diktojë jetën, apo ta dhunojë. Ky i fundit e kalon ditën në punë, duke marrë urdhra nga e shoqja. Ajo vetë nuk ka mundur të lindë djalë, por është shumë e kënaqur me 3 vajzat e saj, sepse thotë se vajzat janë po aq të mira e të mençura sa edhe djemtë. Begatia familjare e Saimës ka ndryshuar edhe perspektivën e shkollimit të fëmijëve të saj. Ajo ka planifikuar që të dërgojë të tri vajzat e saj në universitet, pasi veçse punëtore ato janë edhe shumë të zgjuara në mësime. Për sa i përket të shoqit, Saima thotë se tani ka marrëdhënie të mira me të se nuk zihen më dhe se më në fund ai ka mësuar që ta respektojë. Tradicionalisht statusi i grave, prej kohësh, është konsideruar një çështje që ia vlen të diskutohet, por që gjithmonë është konsideruar e dorës së dytë. Kjo duket edhe te pozicionimi i vetë gazetarëve, të cilët preferojnë më shumë që të merren me konfliktet e mëdha sesa me dhunimin e grave, duke harruar se kjo mungesë balance është njëherazi problemi dhe zgjidhja e këtyre konflikteve. Le të shkojmë tani në një vend tjetër, Kina. Në vitin 1989 doli një studim i cili nxirrte në pah një dhunim të të drejtave të njeriut që merrte vazhdimisht jetë njerëzish. Sipas këtij studimi, 39 mijë foshnja vajza vdisnin çdo vit në Kinë, sepse prindërit nuk u jepnin atyre të njëjtën ndihmë mjekësore që ua jepnin foshnjave djem dhe kjo për sa i përket vitit të parë të jetës. Po për fatin e këtyre foshnjave gati të braktisura nuk shkruhej as edhe një rresht në gazetat e vendit, apo edhe ato ndërkombëtare që ishin të zëna me lajme “më të rëndësishme”. Një situatë e ngjashme me Kinën u vu re edhe në vende të tjera. Në Indi ndodh fenomeni i “varrosjes së nuses” dhe është një fenomen me një shpeshtësi të jashtëzakonshme që ka për qëllim dënimin e një gruaje për mungesën e një paje të mirë, apo edhe eliminimin e saj me qëllim që dhëndri të mund të martohet me një tjetër. Edhe për këtë fenomen shumë rrallë është folur në shtypin botëror. Ndërkaq, shifrat e përbotshme janë me të vërtetë shqetësuese. Mbi 100 milionë gra konsiderohen të zhdukura në botë. Në një jetë normale femra është e predispozuar të jetojë më shumë se mashkulli dhe kjo është arsyeja që në botë ka më shumë femra se meshkuj. Por në vendet ku femra dhunohet dhe është tërësisht e pambrojtur, ajo mund të konsiderohet edhe si një “racë” në zhdukje e sipër. Në Kinë për çdo 107 meshkuj ka 100 femra, çka tregon për mënyrën se si në këtë vend sillen ndaj femrës. Shkaqet nisin që nga foshnjëria, pra nga mosmarrja e mjekimeve të domosdoshme në moshë të njomë. Në Indi, për shembull, vaksinimi u bëhet fillimisht meshkujve e më pas edhe femrave, pra janë meshkujt prioritarë. Edhe për sa i përket vdekshmërisë foshnjore femrat janë ato që vdesin 5 herë më shumë se meshkujt. Statistikat zyrtare botërore në lidhje me abuzimin e femrave janë të pakta dhe jo të sakta. Duket se numri i grave të vdekura në shekullin e 20-të,për të vetmin fakt se janë gra, është më i madh se numri i burrave të vrarë në konfliktet e këtij shekulli. Numri i viktimave të këtij “gjenocidi” rutinor e kalon numrin e të gjitha viktimave të gjenocideve të shekullit të kaluar. Dhe për ato që arrijnë të rezistojnë, keqtrajtimi shpesh është aq i dhunshëm e brutal, sa ato do të donin të kishin vdekur. Miliona gra e vajza në botë jetojnë aktualisht në kushtet e një skllavërie të drejtpërdrejtë. Një numër i saktë është i vështirë që të nxirret, por sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës, thuhet se ekzistojnë mbi 10 milionë gra e vajza që i nënshtrohen skllavërisë, përfshi edhe atë seksuale. Në Azi ekzistojnë mbi 1 Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24136. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24136

Formulari A3, dy ditë kohë për kërkesat Maturantët, të cilët nuk janë shpallur fitues në dy nga fazat e kaluara, ndërkohë që nuk kanë pasur asnjë zgjidhje për tu regjistruar në një nga fakultetet, duhet të plotësojnë formularin A3. Koha në dispozicion për paraqitjen e kërkesës është deri nesër në orën 18.00. Periudha përgatitore, duke përfshirë kërkesën për regjistrimin paraprak, është vendosur për të krijuar idenë mbi numrin e të interesuarve për të plotësuar formularin A3, në mënyrë që të kryhet edhe shumëfishimi i nevojshëm.
Ata që nuk janë të kënaqur nga preferenca ku kanë fituar, ata të cilët nuk janë regjistruar, apo të gjithë të tjerët që nuk kanë rezultuar fitues në ndonjërin nga programet, duhet të bëjnë kërkesën për formularin A3. Sot dhe nesër, në të gjitha drejtoritë rajonale apo gjimnazet, shkollat e mesme, do të mbahet një regjistër me të dhënat e të gjithë personave që janë të interesuar për të plotësuar këtë formular. Më pas, sipas Ministrisë së Arsimit, Agjencia për Pranimet në Institucionet e Arsimit të Lartë së bashku me specialistët e tjerë të arsimit do të bëjnë edhe konfigurimin e formularit A3, i cili, sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, do të ketë edhe programe të reja.
Paraqitja
Kandidatët duhet të paraqiten në drejtoritë rajonale ose zyrat arsimore (DAR/ZA) përkatëse deri në datë 16 tetor 2009, ora 18.00, për të bërë kërkesë për plotësimin e formularit A3.
Pas kësaj, formulari A3 do të shpërndahet në DAR/ZA në datë 21 tetor 2009. Kandidatët, pasi ta plotësojnë, duhet ta dorëzojnë formularin A3 po në DAR/ZA deri më 26.10.2009.
Agjencia e Pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë (APRIAL) në datën 30.10.2009 do të shpallë listën përfundimtare të kandidatëve fitues të ndarë sipas programeve të studimit përkatës, të renditur sipas rendit zbritës të pikëve dhe të preferencës më të lartë të kërkuar prej tyre në formularin A3, në përputhje me kuotat e rishpërndara. Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, nga data 31.10.2009 do të shpallin në vende të dukshme, në mjediset e tyre, datat dhe oraret e veprimeve të regjistrimit/çregjistrimit, procedurat përkatëse, listën e dokumenteve të nevojshme për regjistrim, si edhe të dhëna të tjera që i gjykojnë të nevojshme për sigurimin e ecurisë normale të procesit të pranimeve.
Aplikimi
Kanë të drejtë të plotësojnë formularin A3 të gjithë kandidatët, të cilët nuk kanë mundur të përfshihen në listat e fituesve për tu regjistruar në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë në institucionet publike të arsimit të lartë në vitin akademik 2009 2010; janë përfshirë në listat e fituesve dhe nuk janë regjistruar në institucionet publike të arsimit të lartë në vitin akademik 2009-2010; janë fitues të regjistruar në një program studimi në vitin akademik 2009-2010 dhe nuk preferojnë të ndjekin atë program studimi(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24125. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24125

Terrorizmi, Uidhers takon Ina Ramën Dy ditë pas arrestimit të një personi të dyshuar për terrorizëm në Shqipëri, numri një i akuzës, Ina Rama, dhe përfaqësuesi më i lartë diplomatik i SHBA-së në vendin tonë, Xhon Uidhers, kanë zhvilluar një takim larg mediave dhe kamerave televizive, ku tema zyrtare e bisedës është cilësuar “private” dhe “sekrete” nga zyrat respektive të shtypit. Automjeti me targa diplomatike, në pronësi të ambasadës amerikane, është futur në godinën e akuzës qendrore rreth orës 11:00 të ditës së djeshme, duke u parkuar te dera kryesore. Prej tij ka dalë ambasadori, i cili është pritur në hollin e prokurorisë nga zyrtarët më të lartë të prokurorisë. Ai është akomoduar në katin e dytë të prokurorisë, në zyrën e Kryeprokurores Ina Rama, teksa ka qëndruar rreth 30 minuta.
Takimi privat
Zyra e shtypit e Kryeprokurores ka deklaruar se takimi ka qenë privat. Ai është zhvilluar në orarin e punës dhe në zyrën e numrit një të akuzës shqiptare. Burimet zyrtare deklarojnë se takimi ka qenë në vazhdën e takimeve të përditshme të Kryeprokurores me personalitete të larta të vendit dhe diplomacisë, por pa komentuar tematikën e bisedës. Ndërkohë, e njëjta përgjigje ka ardhur edhe nga zyra e shtypit e ambasadës amerikane, teksa takimi është cilësuar si “i zakonshëm për ambasadorin”. Ndërkohë, zëdhënësi tha se për një informacion më të plotë do të pyeste eprorët e tij⦠Përpos deklaratave zyrtare të zyrave respektive të shtypit, takimi ka ardhur dy ditë pasi prokuroria shqiptare, në bashkëpunim me strukturat e antiterrorizmit në polici dhe SHISH, finalizoi me sukses kapjen e një personi të dyshuar për terrorizëm. Nga informacionet e prokurorisë, por edhe të zyrës së Antiterrorit në Policinë e Tiranës, mësohet se për kapjen e shtetasit Artan Kristo kanë ndihmuar edhe shërbimet amerikane që veprojnë në Shqipëri, të cilat kanë kryer një sërë veprimesh teknike në çështje, duke arritur të evidentojnë disa informacione që mbërrinin nga disa vende islamike. Informacionet postoheshin në një faqe interneti nga shtetasi Artan Kristo, i arrestuar nga policia si nxitës për terrorizëm në sajë të postimeve në internet.
Bashkëpunimi
Vizita e ambasadorit Uidhers në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, sipas burimeve nga ambasada, ka qenë e planifikuar, ndërsa nuk ka asnjë informacion në lidhje me zhvillimet e fundit. Megjithatë, bashkëpunimi i shërbimeve amerikane në çështjen “Kristo”, sipas prokurorisë shqiptare, janë evidente, pasi me ndihmën e tyre janë arritur të sekuestrohen rreth katër kompjuterë, pesë laptopë dhe 600 CD me mbishkrime arabe në vendstrehimet në Durrës të shtetasit Artan Kristo. Madje shërbimet amerikane kanë arritur të kapin disa telefonata ndërkombëtare të tij, ku ka përmendur emra politikanësh të huaj që vijnë shpesh në Shqipëri, ndërsa në dosjen e prokurorisë ekziston edhe një përgjim, ku 31-vjeçari me profesion hoxhë kishte përmendur togfjalëshin “do ti zhdukim”. Të gjitha këto të dhëna janë marrë nga strukturat e prokurorisë shqiptare dhe shërbimeve amerikane.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24128. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24128

Acari i gjen në çadra viktimat e tërmetit Gjashtë javë nga rënia e tërmetit që tronditi Dibrën, qindra banorë në zonën e Gjoricës, ku edhe ishte epiqendra e tij, si dhe të komunave përreth: Zerqan, Shupenzë, Ostren, Fushë-Bulqizë etj., vazhdojnë ti gdhijnë ditët nëpër çadra. Ftohja e menjëhershme e motit me ulje të theksuar të temperaturës, reshjet e shiut dhe dëborës në lartësi të maleve mbi 1000 metër, kanë shtuar dukshëm vështirësitë për këta banorë. Qëndrimi nëpër çadra, pothuajse është bërë i pamundur për ta, sidomos për të moshuarit dhe të vegjlit. Ndërkaq, banorët ndihen të braktisur dhe, siç shprehen vetë, nuk është bërë asgjë për tu ardhur në ndihmë. “Dimri ka trokitur, nuk mund të qëndrojmë më gjatë në çadra, pasi po na ftohen fëmijët”, thonë banorët. Ndërkohë që ka përfunduar vlerësimi i dëmeve të shkaktuara për çdo banesë nga ana e komisioneve qeveritare të ngritura enkas për këtë punë, ende asnjë nga banorët nuk ka marrë dëmshpërblimin e premtuar. Kryetari i Komunës Gjoricë, Xhelal Mera, thotë se fondi i dëmshpërblimit të banorëve ka ardhur dhe ka një procedurë të caktuar për tërheqjen e parave. Por, sido që të jetë, deri më tani, edhe pse ka të paktën tre javë nga mbarimi i procedurave të këtij vlerësimi, nga ana e këtyre komisioneve ende asnjë nga banorët e Gjoricës dhe komunave fqinje nuk ka tërhequr shumën e parave për të filluar riparimin apo ndërtimin e shtëpive. Madje, të gjithë banorët shprehen tejet të revoltuar për këto vonesa, që sipas tyre janë të pajustifikueshme. “Nuk mund të durojmë më gjatë, pasi dimri tashmë ka trokitur dhe me nisjen e shirave dhe dëborës, ndërhyrja për rregullimin e shtëpive bëhet e pamundur”, thonë ata. Sipas kryekomunarit Mera, pritet që këto ditë të fillojë shpërndarja e parave për banorët, të cilët duhet që të paraqiten në Këshillin e Qarkut Dibër, ku do të pajisen me një kupon përkatës, në të cilin përcaktohet shuma e lekëve që ata do të dëmshpërblehen. Më pas kuponin duhet ta dërgojnë në bankë dhe pasi të lëvrohen lekët do të likuidohen. Gjithsesi, deri më tani, edhe pas më shumë se dy javësh nga përfundimi i vlerësimeve të shtëpive të dëmtuara, asnjë banor nuk ka mundur të tërheqë shumën e parave për të nisur meremetimin për eliminimin e pasojave të shkaktuara nga tërmeti shkatërrues i 6 shtatorit të këtij viti. Por banorët mbeten skeptikë, pasi nuk bëhet e qartë se çfarë e ka penguar gjithë këto ditë nisjen e likuidimit për ta. Kjo zvarritje ka shkaktuar humbjen e shpresës te banorët për të ardhmen e tyre. Aktualisht ata vazhdojnë të shtyjnë ditët jashtë banesave të tyre, pasi pak prej tyre kanë pasur guximin të rikthehen në banesa, pasi lëkundje të tjera të tokës vazhdojnë të ndihen pothuajse çdo ditë.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24122. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24122

Luani dhe lepujt Portreti 5: Pleqëria Ali Tepelena (nga “Historia e ringjalljes së Greqisë”)
nga Libri III, kapitulli i shtatë
Fati, ai që e kishte madhuar pa masë Ali Tepelenën, nuk u mjaftua që t’i grabiste ushtrinë dhe sundimet, por tani, flitej, i kishte rrëmbyer edhe djemtë një herë e përgjithmonë. Fjala për vdekjen e tyre u përhap nëpër ushtri me shpejtësinë e rrufesë; edhe, sikundër hamendjen dukej të kishte mjaft të vërtetë brenda; pasi ndër turq, sa herë bije nga fiku, të pret nga pas edhe vdekja. Tregonin se Veli pashës së bashku me dy djemtë e vet, Mehmetin dhe Selimin, si i kishin hipur mbi kuvertën e një fregate turke që udhëtonte drejt Stambollit, ia kishin prerë kokën në Modon të Moresë, ku anija kishte ndalur sa për t’u kryer ky ekzekutim. Disa njoftime të tjera rrëfenin se Myftari së bashku me të vëllanë e vogël Sali pashën ishin mbytur në Manastir, aty ku ishte ekzekutuar dikur edhe gjyshi nga e ëma Kapllan pasha, që e kishte hedhur në greminë Ali Tepelena, siç kemi treguar më parë, me ndihmën e kordhës së valiut të Rumelisë, në kohërat kur ambicia e shtynte që të çante rrugë drejt karrierës për pushtet.
Nuk ia mbajtën fshehur Aliut fundin tragjik të të bijve dhe ky, ja se nuk besoi, ja se tashmë ndodhej përmbi gjithë mënxyrat që mund ta pllakosnin, nuk u duk se u prek shumë. E tradhtuan t’anë, tha ftohtazi, ta heqim mendjen syresh. Megjithë këtë stoicizëm, shkrehja e fuqive dha të kuptojë se shpirti i tiranit po gërryhej nga brengat.
Ai burrë që gjithnjë prirej nga ntrashja, ishte bërë tani kockë e lëkurë; sytë e kapitur në fund të orbitës së tyre arrinte t’i përshkëndiste sapak një flakë zymtane; kurse duart topolake që kishte qejf t’i stoliste dikur me xhevahirët më të çmuar ngjanin më shumë me eshtëri skeleti sesa me duart e një njeriu të gjallë; e prapëseprapë ruante atë qeshjen e tij grykore që i fshihte çfarëdolloj ndjenje, edhe tërbimin më të madh, vetëm se tani nuk shprehte më kënaqësi. Krahët e ëmbël të gjumit nuk ia mbyllnin më qepallat e përvëluara; e kur detyrohej të pushonte i mposhtur nga lodhja, binte në ca ngërçe që ia shkaktonte shterrimi i forcave, i vetëm në prani të simahorëve më të afërt. Tërhequr në fund të një bunkeri që e zbukuronin ca pllaka kadifeje, mbetje prej shkëlqimit të dikurshëm, të cilat sot fshihnin hyrjen e një depoje të hatashme baroti që mund ta hidhte në erë kur të donte, mbështeste kryet mbi gjunjtë e Thanas Vajës shpirtkatran, ndërkohë që një renegat çifut, përgjegjësi i dikurshëm i postës së tij, Ibrahim Saraçi, vëngjëllonte te porta tjetër e kësaj strehe të mbrame.
O dobësi e mjerë e despotizmit! Besimi i Ali Tepelenës, deri dje kaq i fuqishëm e kaq i frikshëm për njerëzinë, sot mbështetej i tëri mbi këta dy persona. Thanas Vaja ishte bërë sekretari i tij më i afërt, kurse Ibrahim Saraçi, zbatues i zellshëm i çdo urdhri të tij, kishte mbetur ai që kishte qenë gjithmonë, krah i tij i zgjatur e i verbër, xhelati i privilegjuar i ekzekutimeve të fshehta. Kurrë nuk ia kishte bërë dysh fjalën të zot, edhe për urdhrat më të fëlliqura. Ashtu si në ditët kur ndriste ylli i Aliut, po kështu edhe tani thoshte: po të njihja ndonjë vegël më të bindur se veten në shërbim të timzot, do t’ia kisha prerë gurmazin në vënd. Kështu ndodh që edhe krimi ka heronjtë e vet; renegati Ibrahim nuk do të ndërronte as para trekëmbëshit, shpërblimi më i denjë për besnikërinë e tij gjakatare.
Zuzari mund të ndihet i qetë kur ka pranë Seidë të tillë; por Aliu dhe madhështia e tij ndërkaq ishin vetëm hije të zbehta të së kaluarës. Komandanti i tij i artilerisë, Karetoja, oficer i paguar keq, jetonte për faqe të zezë; shtrëngoheshin ta mbanin gjithnjë nën mbikëqyrje me frikën se mos kalonte në radhët e armikut. Po të dezertonte ai, mund të ndryshonin edhe fatet e Ilionit, sepse ky njeri ishte shpirti i mbrojtjes së fortesës. Nuk mund të thuhej e njëjta gjë për akarnianin Jorgo Varnaqioti, të cilin vetë satrapi e këshilloi të dezertonte e të hidhej në Kseromeros që të organizonte aty çetat e kaçakëve me mbeturinat e bandave të shpërndara të Odhisesë, gjë që ky e kreu me sukse.
Sa për të tjerat, satrapit i mbetej vetëm dhimbja e hidhur, po të mos mbante shpresë në ngjarje të mëdha që mund ta ndihmonin. Ishte zhdukur pallati i tij madhështor i liqenit; katërqind e pesëdhjetë hanëme të haremit të tij jetonin në fortifikime, ku kishte filluar të shinte skorbuti dhe ethet e rënda. Ndonjë zemër tjetër do të ishte thyer, por jo ajo e tija; përligjej me shprehjen e vet të dashur: kam lindur në kësolle dhe di ta përball fatin e lig, kurse djemtë e mij bythëkadifé e pambuk do të vdesin të mbuluar me turp (Sa herë që i kujtoja Ali pashës se sjellja e tij shpejt a vonë do t’i lëshonte mbi krye zemëratën e padishahut, më përgjigjej: Kam lindur në kësolle, rininë e kam shpënë me gunë krahëve, e po të lipset, prapë e hedh gunën supeve. E kur ia ktheja unë se nuk është e lehtë të harrosh madhështinë dhe mirëqënien pasi i ke gëzuar njëherë, më thoshte: as të shkon nëpër mënd se ç’mund të bëj unë. Sa për të bijtë, kur qëllonte që t’i zinte me gojë, bie fjala kur i thosha se ishte më i lidhur e më i fuqishëm se ata, shndriste i tëri dhe përgjigjej: S’do barabiten kurrë me mua, pse jo? – Edhe unë mendoj se janë mjaft prapa; po t’u besojmë parandjenjave, më duket se do t’ua shihni edhe mortjen. – Fjala jote në vesh të Perëndisë! sepse, po më çuan ata në varr, do ma bëjnë pasurinë rrush e kumbulla, pastaj kanë për t’i varur kokëposhtë si kaqola.)
Me një kryevarje të tillë, të denjë për një kauzë më fisnike, Ali Tepelena, më i madh në fatkeqësi se kurrëndonjëherë në zenith të pushtetit, dukej sikur të qe mbushur befas me rininë e jetës. Andrallat që i mrrudhnin ballin u tretën sakaq; netve, sikurse u thoshte besnikëve të vet, nuk e pllakosnin më ëndrrat e llahtarshme; bile edhe hija e Eminesë kishte rreshtur së torturuari. Në majë të këmbëve sa zbardhte agimi, i jepte audiencat në hyrje të bunkerit: vetëm guximi dhe këmbëngulja mund të na shpëtojnë, u thoshte atyre që dukeshin të lodhur nga gjendja ku ndodheshin. Po t’i fliste ndonjëri për humbjet që kishin pësuar, i përgjigjej duke i numëruar pallatet e tij që i kishte përpirë zjarri dhe pronat e zaptuara, pastaj u linte të kuptonin se do t’i shpërblente me të dyja duart po të fitonin. Ai litar aty”, u thoshte duke u treguar kurorën e maleve ngarkuar me borë që rrethonin Janinën, do t’i marrë më qafë armiqtë tanë”.
Nganjëherë bënte hoka me ushtarët e tij për çështje të anatemës që i kishin lëshuar mbi kokë. Më quajnë Kara Ali; por s’e kanë mirë, Elmaz (margaritar) duhet të më thoshnin; sepse nuk gjën dot në mbarë Turqinë edhe një si puna ime në këtë moshë. Do bëhen keqaz pishmën lepujt, kur ta mësojnë se ç’hatara do t’u lë mbas, se ç’është në gjëndje të bënjë luani plak me trimat e vet që nuk ditën t’i çmojnë si duhej. Më lëftojnë se duan të më marrnë thesaret, po do t’i marrën, do t’i marrën të lara në gjak. Do ta shohën se ç’tufan e tërbim do t’u ngrë unë mbi krye. Edhe pak muaj e do ta shkunt dovletin me themeli, kush të më sulmonjë pastaj do dridhet si qën mu në zëmër të Stambollit. Qytet i pëgërë, prit, pa prit pak se nuk vdes Aliu pa t’i parë pallatet shkrumb e hi dhe ministrat makutër me zorrët përjashtë!”(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/kultura/luani-dhe-lepujt-portreti-5-pleqeria.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/kultura/luani-dhe-lepujt-portreti-5-pleqeria.html

Rama: Progres raporti realist, Basha dhe Mediu ti dorëzohen drejtësisë TIRANË- Lideri i opozitës, Edi Rama, ka komentuar sot progres-raportin e KE-së për Shqipërinë duke e quajtur atë realist. Ndërkohë tërhoqi vemendjen ëpr dy çështje në këtë progres-raport, pezullimi i gjyqeve për Mediun dhe Bashën si dhe problemet me zgjedhjet. “Te dy këta oborrtare duhet të gjykohen deri në fund. Organizmat shtetërore duhet te tregojnë përgjegjshmërinë dhe gjykojnë këta persona pavarësisht statutit apo pozicionit të tyre shoqëror”, theksoi Rama.
Ndërsa për zgjedhjet, Rama tha se në progres theksohej se pati probleme me numërimin e votave. “Vetëm një hetim parlamentar i këtyre zgjedhjeve pa standarde mund te na çoje ne Kuvend dhe te bëhemi pjese e reformave, te cilat deri me sot parlamenti nuk i ndërmerr dot pa u çliruar me pare nga krimi elektoral”, u shpreh Rama.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24119. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24119

Kuqezinjtë mposhten në tokën e ftohtë nordike me katër gola Mbyllje me katër gola në stadiumin “Rasunda” të Solnës, në një ndeshje, ku pati dy panorama të saj, por që në fund regjistroi edhe rezultatin e hidhur 4-1 për vendasit. Duket se skuadra e trajnerit në ikje, Lagerback nuk ka menduar për asnjë lloj dhurate nga Guimaresh, ku luante Portugalia me Maltën (e shkatërruar tërësisht), por hyri në fushë kundër skuadrës shqiptare për t’i dhënë një epilog të këndshëm trajnerit, tifozerisë. Kjo e fundit, së bashku me futbollistët do të shohë Botërorin nga Televizori. Një ndeshje që dha dy panorama për skuadrën e Kuzhesë, e cila në pjesën e dytë njohu rritje, ndërsa në të parën nxori tre herë topin nga rrjeta. Vetëm gjashtë minuta i kanë mjaftuar Suedisë për të kaluar në avantazh ndaj kombëtares shqiptare. Ka qenë Mellberg, që pas një krosi në zonë të Kallstrom ka shënuar me kokë i vetëm në zonë. Gjatë gjithë pjesës së parë loja ka folur për vendasit, të cilët kanë shënuar sërish në minutën e 40-rt me anë të futbollistit Berg pas një pasimi të gabuar të Canës për Dallkun. Ndërkohë që vetëm dy minuta më vonë ka qenë përsëri Mellberg që ka kaluar rezultatin në 3 – 0. Një pjesë e parë, e cila ishte fatale për skuadrën shqiptare, e cila pati edhe “lluksin” e saj që t’i dhurojë një gol Berg, pas një kthimi topi prapa, dhe një gafe të Dallkut. Pjesa e dytë do të ketë një lloj rritjeje për skuadrën kombëtare, e cila do të arrijë të guxoj më shumë. Që në pjesën e parë Shqipëri do të ketë një ndërrim të detyruar të Haxhit, teksa Kuzhe hedh në fushë Hykën dhe tërheq prapa Beqirin. 45 minutat e dyta do të shikojnë një ekip vendas, që mendon të marrë pak frymëmarrje dhe një kundërshtar kuqezi, që provon dhe arrin edhe në gol. Dhe do të jetë, pikërisht Salihi, që më fillimin e pjesës së dytë do të shënojë thuajse njësoj si goli i parë i Olaf Mellberg. 3-1, ka kohë ende dhe morali nis të ngrihet, ndërsa suedezët vazhdojnë lojën e tyre, që nuk lë mangut edhe rastet në portën e Ujkanit. Portieri shqiptar dje pësoi 4 gola, por evitoi edhe 4 të tjerë të sigurtë, duke sigluar një kontribut tepër pozitiv. Pjesa e dytë do të rregjistrojë edhe raste të tjera për Shqipërinë, duke veçuar një tjetër goditje me kokë të Salihit, larguar pranë vijës fatale nga një mbrojtës suedez. Dhe fundi është me kontrast në portën shqiptare. Fillimisht, Ujkani që shpëton mrekullisht një gol, dhe më pas Svenson, pasi çan dhe depërton me forcë në qendër të mbrojtjes shqiptare, del fare i vetëm para Ujkanit, dhe këtë radhë e mposht. 4 – 1. Gjithçka ka përfunduar deri në fund, në vërshëllimën e fundit të rusit Ivanov. Mbyllet me 4 gola të pësuar dhe një të shënuar, kuadri eleminator i Shqipërisë në këtë Botëror, në një kohë që Suedia fiton me kuqezinjtë, pret trainerin e ri dhe nis të mendojë se ku do ta shohë Botërorin. Shqipëria e mbyll me humbje, për t’ia lënë vendin një analize të plotë dhe plotësimit të grupit për të nisur eleminatoret e ardhshme, shorti i të cilave ende nuk është hedhur. Kuzhe besonte jo pak te skuadra, deri para ndeshjes së djeshme. Sidoqoftë, ai do të ketë komandën edhe për më tej.
Eliminatoret e Botërorit Afrikë e Jugut 2010
Grupi 1 Denmarkë 0 – 1 Hungari Portugali 4 – 0 Malta Suedi 4 – 1 Shqipëri Grupi 2 Greqi 2 – 1 Luksemburg Latvia 3 – 2 Moldavi Zvicër 0 – 0 Izrael Grupi 3 Republika çeke 0 – 0 Irlanda e Veriut Poloni 0 – 1 Sllovaki San Marino 0 – 3 Slloveni Grupi 4 Azerbajxhan 1 – 1 Rusia Gjermani 1 – 1 Finlandë Liektenshtein 0 – 2 Wales Grupi 5 Bosnia-Herzegovina 2 – 5 Spanjë Turq2 – 0 Armeni Estonia 2 – 0 Belgium Grupi 6 Andorra 0 – 6 Ukrainë Kazakistan 1 – 2 Kroacia Angli 3 – 0 Bjellarusi Grupi 7 Lituania 2 – 1 Serbia Rumania 3 – 1 Ishujt Faroe Francë 3 – 1 Austria Grupi 8 Bullgaria 6 – 2 Gjeorgjia Irlandë 0 – 0 Mali i Zi Itali 3 – 2 Qipro
Shpresat munden 4 – 2 nga Bjellorusia
Vetëm 25 minuta ka rezistuar kombëtarja shqiptare U – 21 përballë Bjellorusisë, e cila ka fituar me rezultatin 4 – 2 një ndeshje të vlefshme për eliminatorët e Kampionatit Evropian të 2011. Kuqezinjtë e drejtuar nga Artan Bushati e humbën ndeshjen që në 45 minutat e para, pasi 3 gola të Bjellorusëve u shënuan në 20 minutat e fundit të kësaj pjese. Nekjaçik, Voronkov dhe Skavish ishin autorët e golave në këtë fraksion të lojës, ndërkohë që në pjesën e dytë, Voronkov shënoi golin e katërt për skuadrën e tij dhe të dytin personal. Skuadra shqiptare reagoi shumë vonë, megjithatë arriti të shënojë dy gola në minuten e 74 dhe 77 me anë të Januzit dhe Hysës. Kombëtarja shqiptare U-21 pësoi humbjen e katërt në pesë ndeshje, pas atyre me Skocinë e Austrinë, duke mbetur e parafundit me vetëm me tri pikë, falë fitores me Azerbajxhanin në “Niko Dovana”.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24114. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24114

Shtypi britanik detyron deputetët të kthejnë paratë e subvencioneve Shtypi i sotëm britanik përqëndrohet në skandalin e shpenzimeve të deputetëve britanik i cili duket se nuk ka të ndalë. E përditshmja THE GUARDIAN fokusohet në vendimin e një auditori të pavarur i cili ka urdhëruar kryeministrin britanik, Gordon Brown që të paguajë 12500 sterlina (rreth 20 mijë dollarë) për të cilat ai kishte marrë rimbursim për shpenzimet që ka bërë si deputet i parlamentit britanik.
Gazeta thotë se deputetët kanë shprehur zemërim të madh ndaj rregullave të reja të vendosura rreth shpenzimeve nga auditori i pavarur.
Por kryeministri Brown u ka bërë thirrje të gjithë ministrave të tij mbrëmë që të ndjekin shembullin e tij dhe të paguajnë shumat e kërkuara nga auditori në mënyrë që të mbyllet kjo çështje.
Edhe e përditshmja THE TIMES foksuohet në këtë temë dhe thotë se edhe ministri i financave Alistair Darling si dhe udhëheqësi i partisë së tretë më të madhe në Britani, Liberal-Demokrati Nick Clegg janë urdhëruar që të kthejnë një sasi të hollash të cilat i kanë marrë si rimbursim për shpenzimet e tyre si deputet.
Një e përditshme tjetër THE DAILY TELEGRAPH rreth të njejtës çështje sjell titullin “Koha për Brown-in që të kthejë 12500 sterlinat”.
Sipas gazetës auditori i pavarur ka konkluduar se zoti Brown ka kërkuar tepër të holla për të mirëmbajtur kopshtin e tij si për të pastruar shtepinë.
Hetimi i drejtuar nga Sir Thomas Legg ka konkluduar se nga më shumë se 500 deputetë do të kërkohen spjegime, justifikime apo edhe kthim parash nga rimbursimet për shpenzimet e tyre.
Gazeta thotë se skandali i ashtuquajtur i shpenzimeve mund të thellohet gjatë ditëve të ardhshme kur do të behen publike shpenzimet e 18 muajve të fundit të deputetëve britanik.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24108. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24108

Zgjedhjet në Kosovë, diplomatët thirrje për fushatë të qetë Përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Kosovë bënë thirrje për proces të qetë zgjedhor më 15 nëntor.
Në ditën kur është nënshkruar Kodi i Sjelljes, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Christopher Dell u shpreh se këto zgjedhje do të jenë të jetike për ecjen e mëtejshme të shtetit të Kosovës ndërkohë që u ka bërë thirrje kandidatëve në garë që të angazhohen për zgjidhjen e problemeve elementare të qytetarëve.
“Duhet ta kemi parasysh se në fund të fundit këto janë zgjedhje lokale dhe ky është një rast që njerëzit të votojnë për gjërat që prekin jetën e tyre të përditshme, shkollat, rrugët, ndriçimin e rrugëve, mbledhjen e mbeturinave, krijimin e vendeve të reja të punës në nivel lokal”, tha Dell.
I njëjti mesazh është dhënë edhe nga e ngarkuara me punë në ambasadën e Suedisë në Kosovë, në emër të Presidencës së bashkimit Evropian.
“Mund t’ju siguroj të gjithëve se këto zgjedhje do të vëzhgohen me kujdes nga qendrat evropiane dhe më gjerë dhe do të shërbejnë si pikë e rëndësishme e referencës për procesin aktual demokratik në Kosovë”, tha Ingrid Johanson.
Zgjedhjet e 15 nëntorit do të monitorohen nga një mision i Komisionit Evropian dhe nga një numër organizatash joqeveritare vendore dhe të huaja.(shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24111. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24111

Dyfytyrësia, nga prilli në tetor, dy qëndrimet e Metës për paktin detar “Dallëndyshe ktheje ndryshe”. Në prill LSI-ja deklaronte se ishte kundër marrëveshjes për kufirin detar, duke e quajtur atë vepër antikombëtare të qeverisë së Berishës, ndërsa dje Ilir Meta, duke folur si kryetar i LSI-së, si zv kryeministër dhe ministër i Jashtëm i Shqipërisë e mbrojti atë marrëveshje, madje akuzoi opozitën se kishte “qëndrim ksenofob”, pse premtoi të ngrinte grup ekspertësh për marrëveshjen. Për hir të transparencës ndaj publikut, atë transparencë që sot kërkohet për marrëveshjen detare, “Shekulli” po boton të plotë, dy deklaratat, atë të Ilir Metës si zv. kryeministër dhe ministër i Jashtëm, dhënë dje para Ministrisë dhe atë të Ilir Metës si kryetar i LSI-së, lexuar më 29 prill nga zv. sekretari i Përgjithshëm, Besjan Pesha:
dt. 14 tetor
“Marrëveshja, detyrim i Shqipërisë, opozita po spekulon”
“Lidhur me çështjen e shumëpërfolur së fundmi në media për marrëveshjen mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, për përcaktimin e kufirit detar dhe shelfit kontinental, dua të sqaroj se e gjithë kjo është një spekulim i pastër dhe keqinformim i opinionit publik. Për të shuar çdo aludim, keqinterpretim apo keqdashje, do të ndiqet rruga me transparencë për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje në Kuvendin e Shqipërisë, si dhe do të sqarohen në mënyrë të plotë të gjitha shqetësimet dhe pretendimet e ngritura, në mënyrë qe t’u jepet fund spekulimeve dhe falsifikimeve mbi të vërtetën e kësaj çështjeje. Dua të garantoj të gjithë opinionin publik se për realizimin e kësaj marrëveshjeje, e cila është një detyrim ndërkombëtar i Shqipërisë që rrjedh nga aderimi i saj në Konventën e Detit, janë angazhuar specialistët më të mirë të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Jashtme dhe institucioneve të tjera dhe janë ndjekur në mënyrë strikte të gjitha rregullat dhe procedurat që parashikon legjislacioni shqiptar dhe ai ndërkombëtar. Dua të shpreh keqardhjen time të thellë për trajtimin që lidershipi i opozitës i ka bërë kësaj çështjeje, duke hyrë në një rrugë pa krye e të rrezikshme që nxit ndjenjat e ksenofobisë ndaj vendeve fqinje, rikthen frymën e konfliktualitetit dhe izolimit në politikën rajonale të paqes dhe stabilitetit që Shqipëria në vazhdimësi ka ndjekur në rajon, duke synuar cenimin e marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë mes vendit tonë dhe Greqisë. Ftoj opozitën të gjykojë me kthjelltësi dhe pa emocione, si dhe të ndjekë rrugën institucionale për realizimin e transparencës së plotë të kësaj çështjeje, duke u distancuar nga frymëzimet ekstremiste që cenojnë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, sikurse mund të jenë thirrjet për djegien publike të flamujve kombëtarë të vendeve fqinje, apo siç është edhe rasti në fjalë, pasi epoka e nacionalizmit dhe ekstremizmit në Ballkan ka përfunduar dhe raste të tilla janë episodike dhe të nxitura nga qarqe që kërkojnë të na kthejnë pas, apo që për arsye të mbijetesës së tyre nxisin këtë frymë regresive. Nuk është dhe nuk mund të jetë kjo, linja e politikës sonë të jashtme, e cila ka si objektiv kryesor integrimin e vendit dhe të gjithë rajonit në rrjedhat dhe institucionet Euro -Atlantike dhe Bashkimin Evropian. Qeveria shqiptare është e angazhuar të përmbushë të gjitha detyrimet e saj ndërkombëtare dhe ato kushtetuese, duke garantuar në çdo rast dhe mbi të gjitha, sovranitetin territorial të Republikës së Shqipërisë. U bëj edhe njëherë thirrje të gjitha palëve të interesuara dhe veçanërisht opozitës, të bëhen pjesë e transparencës mbi këtë çështje dhe të mos krijojnë me qëllim apo pa dashje emocione të dëmshme, por të respektojnë punën e ekspertëve dhe legjitimitetin e saj.
29 prill
Deklarata e zëvendëssekretarit të përgjithshëm të LSI-së, Besjan Pesha
“Jo! – marrëveshjes së fshehtë dhe grabitqare të Sali Berishës”
Ndihem shumë i indinjuar dhe i fyer sot, në rradhë të parë si shqiptar dhe mbi të gjitha si vlonjate, nga marrëveshja e fshehtë dhe grabitqare që Sali Berisha dhe qeveria e tij antikombëtare ka nënshkruar me shtetin Grek për delimitimin e territorit ujor. Siç është bërë e ditur nga mediat shqiptare, kjo marrëveshje parashikon faljen e 220 km2 territor ujor nga ana e Sali Berishës shtetit grek. Është e papranueshme, jo vetëm për popullin e Vlorës, por për të gjithë shqiptarët që Berisha të sillet me Shqipërinë sikur ajo të ishte prona e tij private, të cilën mund t’ia shesë apo t’ia falë kujt të dojë dhe si të dojë pa informuar më parë dhe pa marrë mendimin e shqiptarëve. Territoret ujore të vendit tonë, qofshin ato pranë Karaburunit, pranë Sazanit apo pranë Ksamilit nuk janë dhe s’kanë për të qenë kurrë mjet pazari personal midis Berishës dhe Karamanlisit, por duhet të jenë siç kanë qenë në jetë të jetëve mjet për përmirësimin e jetës së shqiptarëve dhe pasuri e tyre e patjetërsueshme. Tokat dhe detet rreth Shqipërisë kanë qenë, janë dhe do të jenë pjesë e pasurisë kombëtare shqiptare dhe ne nuk do të lejojmë kurrë asnjë flamur të huaj që të valëvitet mbi to. Gjaku shqiptar i derdhur në vite për mbrojtjen e kufijve, nuk do të mohohet dot kurrë nga Sali Berisha, i cili po tregon se është gati ta shesë dhe vendin për një përkëdheli greke. Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, por dhe në emër të gjithë shqiptarisë i bëj thirrje Sali Berishës që urgjentisht ta bëjë transparente këtë marrëveshje të pistë, që i ngjan për nga përmasat marrëveshjes për shitjen e vendit nga Ahmet Zogu. Kjo marrëveshje duhet t’ju vihet në dispozicion të gjithë shqiptareve dhe janë ata dhe vetëm ata, që mund të vendosin se si do të përdoren territoret tona ujore. Unë, si drejtues i LSI-së për Qarkun e Vlorës, nuk do të rresht kurrë së foluri, denoncuari dhe vepruari kundër kësaj marrëveshjeje të pistë dhe antikombëtare. Në vend që në bisedimet me Greqinë të shtrohej dhe të kërkohej zgjidhje për çështjen çame, për çështjen e pronave të shqiptarëve në Greqi, për të drejtat e emigrantëve tanë aty, për çështjen e gjendjes së luftës dhe çështje të tjera në interes të Shqipërisë, Berisha pranon pa kushte pushtimin në tavolinë të 220 km2 territor ujor. Sali Berisha sapo na dha të gjithëve edhe një shembull tjetër të antishqiptarizmit të tij, shembull që tregon qartë se ai është i gatshëm ta shesë Shqipërinë te Greqia apo çdo ofrues tjetër për një mandat tjetër qeverisës. U bëj thirrje të gjithë vlonjateve, që të reflektojnë për këtë akt të turpshëm të Berishës dhe i bëj thirrje të gjithë spektrit politik shqiptar, faktorëve të shoqërisë civile dhe medias që të reagojnë menjëherë dhe pareshtur deri në zbardhjen dhe anulimin e kësaj marrëveshjeje antikombëtare.

Dispozitat kushtetuese e ligjore ku duhet mbështetur mosratifikimi i Paktit Detar
Urime, për punën shumë të mirë që po bëni! E kam ndjekur aktivitetin tuaj edhe sot me anë të gazetës. Falënderojeni Kolonel Pashën nga ana ime dhe e gjithë shqiptarëve që ju lexojnë nga larg.
Për mendimin tim, duhet urgjentisht që Presidenti i Republikës të vërë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese për verifikimin e kushtetuetshmërisë së marrëveshjes. Ja ç’thotë ligji për procedurën para ratifikimit.
Procedura për shqyrtimin e pajtueshmërisë së ligjeve ose të akteve të tjera normative me Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare
Neni 52
Gjykata Kushtetuese shqyrton pajtueshmërinë me Kushtetutën të marrëveshjeve ndërkombëtare para ratifikimit.
Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje për shqyrtimin e këtyre çështjeve vetëm pasi bëhet kërkesë nga subjektet e parashikuara në nenin 134 shkronjat “a”, “b”, “c”, e “ç” të Kushtetutës, si dhe nga subjektet e parashikuara në shkronjat “dh”, “e”, “ë” e “f” të Kushtetutës, për çështje që lidhen me interesat e tyre.
Në rast se çështja ka kaluar në seancë plenare, pezullohen procedurat për ratifikimin e marrëveshjes. Shqyrtimi i kërkesës përfundon brenda 1 muaji nga data e paraqitjes së saj.
Në rast se Gjykata Kushtetuese vendos papajtueshmërinë e marrëveshjes ndërkombëtare me Kushtetutën, ajo nuk mund të ratifikohet.
Neni 53
Marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat janë ratifikuar para hyrjes në fuqi të Kushtetutës dhe që janë të papajtueshme me të, mund të paraqiten në Gjykatën Kushtetuese vetëm nga Këshilli i Ministrave.
Në rast se Gjykata Kushtetuese konstaton se marrëveshja ndërkombëtare e ratifikuar me ligj përmban dispozita që bien në kundërshtim me Kushtetutën, ajo vendos shfuqizimin e aktit të ratifikimit të saj.
Neni 134
Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje vetëm me kërkesë të: a) Presidentit të Republikës; b) Kryeministrit; c) jo më pak se një së pestës së deputetëve; ç) Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit; d) çdo gjykate sipas rastit të nenit 145 pika 2 të kësaj Kushtetute; dh) Avokatit të Popullit; e) organeve të qeverisjes vendore; ë) organeve të bashkësive fetare; f) partive politike dhe organizatave të tjera; g) individëve. Subjektet e parashikuara nga nënparagrafët “dh”, “e”, “ë”, “f” dhe “g” të paragrafit 1 të këtij neni mund të bëjnë kërkesë vetëm për çështje që lidhen me interesat e tyre.

Stacionet dhe rrjeti i shtrirë në tre kontinente kalon në Otranton shqiptare
Territori që qeveria do t’i kalojë Greqisë, nisur nga viti 2012, do të jetë një nga nyjat e rrjetit të energjisë së “pastër”
Zbulohet vlera e hapësirës ujore të territorit shqiptar, të cilin së shpejti mund ta përvetësojë shteti grek. Pjesa e dizenjuar në marrëveshje, jo shumë larg në kohë, do të jetë një urë lidhëse midis gadishullit Ballkanik dhe pjesës tjetër të Evropës, për përçimin e një prej motorrëve më të fuqishëm të botës së industrializuar, të energjisë. Bëhet fjalë për projektin më të madh prodhimit dhe shpërndarjes të energjisë së të ardhmes, i kryer ndonjëherë, falë bashkëpunimit të dhjetëra shteteve në tre kontinente.
Në një projekt të iniciuar nga presidenti francez, Sarkozy, për prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme dhe infrastukturës së rrjetit shpërndarës së kësaj energjie drejt Evropës, vihet re se një nga degëzimet kalon në kanalin e Otrantos, në territorin detar shqiptar. Është pikërisht, ajo pjesë detare e territorit shqiptar, e ndodhur në detin Jon, e cila sipas marrëveshjes mes dy qeverive, shqiptare dhe helene, mund t’i kalojë së shpejti shtetit grek. Duket se nëse territori detar në fjalë do t’i kalojë shtetit grek, atëherë Shqipëria nuk do të arrijë të shijojë atë që i takon nga “torta” e madhe e revolucionit diellor, që do të udhëheqë ekonominë e së ardhmes.
Prej muajsh në mediat shqiptare po përflitet marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke, për kalimin në favor të Greqisë të rreth 354.4 kilometrave katrorë nga ujërat detare të territorit tonë. Një marrëveshje aq e përfolur dhe e lakuar edhe nga shoqëria civile. Janë hedhur hipoteza nga më të ndryshmet, lidhur me përfitimet e shtetit grek në këtë histori. Madje, studiues të ndryshëm shqiptarë kanë hedhur dyshimet e tyre se tabani i zonës në fjalë është naftëmbajtës. Ndërkaq, nga autoritetet e vendit tonë nuk është bërë asnjëherë e ditur se kush është arsyeja e kalimit të këtij territori detar fqinjit. Gjithashtu, nuk është sqaruar opinioni publik se çfarë përfitimesh mund të ketë shteti shqiptar apo ai helen nga kjo marrëveshje.
Iniciativa e Bashkimit të Vendeve të Mesdheut për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë së rinovueshme në të ardhmen është vendosur të startojë në vitin 2012. Është një publikim i marinës italiane i datës 25 korrik të vitit të kaluar, e cila mund të gjendet në sitin: (http.ecoblog.it). Artikulli është i ilusturar edhe me një hartë, në të cilën përshkruhen të gjitha stacionet e prodhimit të energjisë së rinovueshme në vendet e pellgut të Mesdheut dhe atyre evropiane. Po në këtë hartë është dizenjuar edhe gjithë rrjeti shpërndarës i energjisë. Stacionet e shtrira në gjithë hapësirën e shkretëtirës së Saharasë dhe të Gadishullit Arabik, janë ato të cilat do të prodhojnë kryesisht energji të marrë nga dielli.
Ndërsa në pjesën veriperëndimore të Afrikës dhe të Kontinentit Evropian vihen re stacionet e prodhimit të energjisë me anë të erës. Gjithashtu në hartë, vihet re edhe rrjeti shpërndarës i energjisë që lidh të gjitha stacionet njëra me tjetrën dhe përshkon vendet në fjalë. Një nga degëzimet e rrjetit e cila përmbledh stacione të prodhimit të energjisë diellore, të cilat ndodhen në Egjipt, kalon nëpër Detin Mesdhe, fillimisht në Kretë e pastaj në Greqinë kontinentale. Pikërisht, ky degëzim drejtohet në veriperëndim të Greqisë dhe hidhet në Itali duke kaluar në ujërat e detit Jon. Në hartë duket qartë, se në projektin e revolucionit të energjisë diellore degëzimi i rrjetit që kalon nga Greqia drejt jugut të Italisë duhet të kalojë në ujërat e territorit shqiptar. Zona ujore, ku do të kalojë rrjeti përcjellës i energjisë, përkon me ato kilometra katrorë të cilat sipas marrëveshjes së qeverisë sonë me atë helene, i kalojnë Greqisë. Autoritetet e qeverisë shqiptare dhe ato helene nuk janë shprehur lidhur me arsyen dhe strategjinë e kësaj marrëveshjeje. Por, duke ju shkëputur kjo pjesë e detit territorit shqiptar, vendi ynë humbet të ardhura financiare të përhershme që duhet të jepen si pasojë e kalimit të rrjetit brenda kufijve, derisa këta të fundit të pushojnë së ekzistuari. Kjo, pasi Shqipëria nuk do të ketë privilegjin e të qënit përfituese e kësaj nisme të Bashkimit të Vendeve të Mesdheut, nismë e cila parashikon plotësimin e nevojave energjetike të tre kontinenteve në të ardhmen, kur edhe nafta, ndoshta, do të ketë shteruar.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24102. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24102

Ish-zv.Shefi i Shtabit: Pakti Detar, rrugaçëri profesionale. Nëse votohet, skemi më ndërgjegje kombëtare INTERVISTA / Flet Armand Vinçani / Ish-Zv.Shef i Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise
Vinçani:
Duke patur parasysh karieren tuaj ne ushtri lexuesi yne do te ishte i interesuar te degjonte opinionin tuaj lidhur me polemiken e sotme per marrveshjen e kufirit detar mes Shqiperise dhe Greqise qe se shpejti pritet te merret ne shqyrtim nga parlamenti.
Se pari me duhet te falenderoj perzemersisht redaksine e gazetes tuaj por edhe ato te gazetave e mediave te tjera per vemendjen e kushtuar ne sensibilizimin e opinionit publik lidhur me marrveshjen ne fjale e cila ne baze te fakteve te paraqitura nga ekspertet demton interesat kombetare te shtetit tone.
Te mbrosh keto interesa nuk do te thote aspak se je ne pozita nacionaliste dhe nuk deshiron apo mbeshtet politikat e fqinjesise se mire qe promovojne stabilietin ne rajon e me gjere. Mbrojtja e interesave themelore te vendit eshte pika kulmore nga iniciohet veprimtaria politike dhe administrative e nje shteti si dhe formulimi i dokumentave themelore perfshi ketu edhe ate te doktrinave ushtarake.
Ne kete sens, shqetesimi i mediave, historianeve, shoqatave te ndryshme dhe intelektualeve te tjere eshte me shume se i perligjur dhe reflekton vetedije kombetare e pergjegjesi qytetare.
A mendoni se ne diskutimet e sotme te opinionit qe kundershton miratimin e projekt-marrveshjes ka dhe pasion qe frymezohet nga konjiukturat politike?
Ne mos gaboj pyetja juaj lidhet indirekt me deklarimin e fundit te kreut te qeverise per kete diskutim. Ne opinionin tim, shqetesimi i intelektualeve nuk buron aspak nga motive apo deshira per te bere politike. Por eshte e pamundur qe nje diskutim i tille te mos kete edhe nuance politike perderisa ai synon perpos te tjerave ti jape pergjigje pyetjes nese marrveshja ne fjale mbron vetem interesat e pushtetit apo dhe te shtetit.
Ne fund te fundit ky eshte investigimi qe shoqeria civile kerkon ti beje sot asaj marrveshje. Ka shume rendesi te kuptojme dallimin midis interesave te shtetit dhe interesave te pushtetit. Jo te gjitha ligjet qe ben nje shumice e caktuar ne nje kohe te caktuar reflektojne interesat e shtetit dhe kjo aq me shume e dukshme ne Shqiperi ku ato jane te lidhura me interesat e familjeve e klaneve te tyre ne pushtet . Sigurisht eshte e vertete se historianet nuk kane njohurite teknike ne fusha te tilla si hartografia apo oqeanografia ne pergjithesi por kjo nuk presupozon se ata jane jashte njohurive ne fushat e gjeografise fizike dhe gjeopolitikes.
Prezenca e historianeve ne kete diskutim eshte edhe me shume e domosdoshme kur kemi parasysh se kjo marrveshje mbart ngarkesa te shumta emocionale qe i kane rrenjet thelle ne histori e lidhen me pervoja te tilla qe vazhdimisht kane neperkembur interesat e kombit tone.
Cilat jane sipas mendimit tuaj rrethanat qe kushtezojne nje qendrim kritik e alarmues ndaj kesaj marrveshjeje?
Qendrimi kritik imponohet nga oponenca e shume specialisteve qe me fakte provojne se projekt-marrveshja cenon sovranitetin e kombit tone. Faktet e prura si nga Kol. Pasha ashtu dhe te tjeret flasin per dyshime serioze ne metodologjine e ndjekur per realizimin e matjeve dhe delimitimin e kufiri detar e cila sipas llogaritjeve i kushton vendit tone hapesira ujore te konsiderueshme.
Ndersa qendrimi alarmues lidhet me disa faktore analiza korrekte e te cileve duhet te nxjerre ne drite nese projekt-marrveshja eshte produkt i pragmatizmit te pushtetareve te sotem i diktuar nga mbajtja parasysh e konseguencave negative ne karieren e tyre politike ne te kaluaren e qe ne thelb do te perbente nje nenshtrim te turpshem.
Se dyti, prioriteti i dhene ndaj kesaj marrveshjeje e shpejtesia e operimit ne kohen kur me palen Greke ka shume ceshtje me thelbesore qe kane mbetur pezull duke perbere edhe absurditete sot ne shekullin e 21-te krijon perseri terren per qendrime skeptike. Kjo behet me shume e ndjeshme nese kemi parasysh faktin se ndersa per shekuj te tere kombet percaktonin cfare ato zoteronin ne det duke bere matjet nga buza e ujit, pas Konventes se Kombeve te Bashkuara per Ligjin e Detit ne 1994, u krijua mundesia e levizjes se vijes se kufirit ne anen e shelfit continental te tyre – kjo ju jep atyre me shume hapesire por qe eshte edhe veshtire te percaktohet. Me zhvillimet e fundit te teknologjise ne fushen e hartografise ujore shume shtete po nxitojne te shpallin pronesine e tyre ndaj “copave” ndjellese me potencial te madh perfitimi e resursesh te reja ekonomike.
A eshte fqinji yne i impenjuar ne nje “gare” te tille? Pergjigjen e kesaj pyetje besoj se me mire se kushdo tjeter e dine kryeministri e zevendesi i tij qe “fatmiresisht” mbulon edhe “integrimin” por s’eshte ne gjendje te thote nje fjale e ja kalon “topin” parlamentit.
Se treti, mungesa e transparences ne hartimin e kesaj projekt-marrveshjeje eshte teper intriguese. Une mbase gaboj, por nese eshte e vertete se nuk ekziston as dhe harta e saj, kjo do te ishte jo vetem rrugaceri profesionale por edhe mungese e redhes se seriozitetit te shtetit. A mos duhet qe opozita e kesaj marrveshjeje te protestoje ne rruge per hapjen e “kutise” ku ajo eshte fshehur? Dy dite me pare opozita politike protestoi e kerkoi transparencen e zgjedhjeve.
Pse eshte kaq veshtire te kemi nje shtet transparent? Transparenca ne hartimin e miratimin e ligjeve, sidomos e atyre qe mbartin konseguenca ne historine politike e ekonomike te kombit, duhet te jete obligim kryesor i cdo force politike qe eshte ne pushtet. Transparenca nuk nenkupton vetem zbardhjen e faktit por me shume se kaq nenkupton krijimin e shtratit te gjere per pjesmarrje e diskutim masiv te shoqerise e grupeve te interesit per ate qe diskutohet e perpara kthimit ne fakt. Kjo eshte parimi kryesor i funksionimit te nje demokracie bashkepjesmarrese.
Duke degjuar opinionin e publikut dhe specialisteve te fushave perkatese edhe organet ligjeberese do ta kene me te lehte te kuptojne nese duhet votuar nje ligj apo jo. Nuk mund te pritet oponenca vetem nga degjimi ne nje komision paralmentar. Ne rastin konkret te marrveshjes ne fjale pa dyshim ekziston frika e votimit e aprovimit te saj ne rresht sic ndodh gjithmone edhe pa ditur se per se votojne deputetet tane te listave.
A mendoni se argumentat e sjelle nga specialistet kane bazen e nevojshme per kundershtimin e nje marrveshjeje te tille?
Une nuk mund te bej specialistin ne fushen perkatese por si per kedo e aq me teper si ish-ushtarak njohurite ne fushen e gjeografise politike dhe gjeostrategjise te vendit tone me lejojne bindjen se argumentat e sjella meritojne vemendje pasi ato jane rezultat i nje pune te gjate e me perkushtim .
Per te shpallur sovranitetin mbi shelfin kontinental te mbuluar nje vend duhet te piketoje shume pika larg nga bregu e midis tyre ne vendin ku masa e tokes bie duke krijuar dyshemene e detit te percaktoje ekzaktesisht pozicionin qe quhet kemba e pjerresise kontinentale.
Nga sa arrij te kuptoj nga te dhenat e parashtruara ne oponencen e Kol. Pasha dhe specialisteve te tjere qe jane prononcuar deri me tani duket relativisht qarte tendenca per ti spostuar ato pika sa me brenda bregdetit tone duke sjelle keshtu ngushtimin e vijes se pronesise per palen tone. Percaktimi i kembes se pjerresise eshte shpesh mjaft intrigues sepse tamam si ne rastin tone me ujdhesen shkembore te Barketes behet e veshtire percaktimi se ku mbaron nje shkemb pjese e te cilit ngrihet mbi uje por qe ka rrotull dhjetra te tjere. Dhe ketu fillon abuzimi duke e konsideruar Barketen si pika e referimit per te percaktuar shelfin tone kontinental.
Po ashtu te krijohet idea se gjiri i Sarandes eshte trajtuar ne menyre te disfavorshme. Artikulli 10 i Seksionit te 2-te pjesa e II-te e Konventes Detare percakton qarte se nje gji eshte nje dhembezim i percaktuar penetrimi i te cilit eshte ne proporcion te tille me gjeresine e grykes se tij persa i perket permbajtjes me ujra te kufizuara nga toka dhe qe perben me shume se sa nje lakim te bregdetit. Perseri nga c’shihet ne oponence gjiri i Sarandes nuk eshte trajtuar si i tille duke injoruar faktin qe siperfaqja e gjirit eshte me e madhe se sa gjysmerrethi me diameter te hequr ne gryken e ketij dhembezimi.
Ne rastin e percaktimit te grupit te ishujve te Korfuzit si grup arqipelag te terheq vemendjen menyra se si eshte shtrire percaktimi i zones ekonomike/shelfit kontinental te arqipelagut pasi ne largohemi drejt perendimit duke lene Erikuzen.
Sidoqofte, ne permbledhje te kesaj, eshte domosdoshmeri venia sa me pare ne dispozicion te publikut e specialisteve te ndryshem e marrveshjes dhe hartave perkatese. Keto se bashku me ri-llogaritje te sakta mund te krijojne sfondin e plote te gjykimit dhe te debatit konstruktiv i cili duhet te marre parasysh faktoret ekonomike, politike, historike e ligjore per te menjanuar nje konkluzion e marrveshje te nxituar qe mund te kthehej ne nje njolle te erret per te gjithe ne.
Duke patur parasysh debatin dhe sensibilizimin qe po i behet kesaj marrveshjeje a mendoni se parlamenti duhet ta votoje ate?
Nese parlamenti arrin te votoje ate projekt-marrveshje atehere do te thote se ne s’kemi me ndergjegje kombetare. Nuk ka asnje aryse per ta ratifikuar me urgjence ate. Une besoj plotesisht se deputetet e shumices ne parlament kane gjykimin e shendoshe per te kuptuar se interesat e kombit nuk mund te vihen mbi asgje tjeter.
Duke qene nje marrveshje qe ka ngjallur shume polemika dhe opinioni yne publik, brenda dhe jashte kufijve te Shqiperise, eshte mjaft i ndjeshem kur diskutohen kufijte e atdheut tone (dhe ka arsye madhore per te qene i tille) do te ishte zgjidhja me e pranueshme rivleresimi i procesit duke ftuar per nje diskutim te hapur me pjesmarrjen e grupeve te interesave dhe me transparencen e plote te perllogaritjeve te bera. Mbi te gjitha, nje marrveshje e tille nuk mund te votohet pa pjesmarrjen e opozites dhe konsensusin e plote. Konsensus i plote ne kete ceshtje nuk eshte askak leshimi reciprok por eshte konsensus i tille qe reflekton aprovimin e opinionit publik.
Eshte detyre e pushtetit te kerkoje kete konsensus dhe kjo behet jo me deklarata boshe por me krijimin e kushteve per lindjen e tij. Keto kushte perfshijne midis te tjerave edhe dhenien e hapesires ushtarakeve te karrieres ne Ministrine e Mbrojtjes per tu shprehur hapur e dale nga skutat ku jane futur. Pushteti duhet te tregoje se arrin te kuptoje qe ujrat tona territoriale kane qene dhe mbeten pjese e rendesishme e kultures se kombit tone, se aty eshte historia e baticave dhe zbaticave te krijimit te ekonomise sone kombetare.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24105. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24105

Rama: Pakti Detar në Kushtetuese. Meta përmbys qëndrimin e prillit për Marrëveshjen Rama: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për Paktin Detar me Greqinë
dt. 15 tetor, ora: 02:15
Marreveshja Shqiperi-Greqi per ndarjen e ujerave territoriale ka qene objekti i intervistes se kryetarit te PS, Edi Rama dhene per emisionin Top Show ku ai u shpreh se opozita do ndermarre si iniciative dergimin e kesaj marreveshje ne Gjykaten Kushtetuese para ratifikimit te saj ne parlament.
“Do t’i drejtohemi Gjykates Kushtetuese, e cila ne liri te plote dhe me konsultimin e eksperteve shqiptare e te huaj duhet te thote edhe fjalen e fundit”, tha Rama.
Rama tha se opozita e ka ndjekur me vemendje ceshtjen dhe debatin qe ka mberthyer opinionin publik dhe sidomos ate mediatik shqiptar duke pritur analizen e eksperteve te fushes te cilet jane ngarkuar me ceshtjen ne fjale.
Me tej kryetari socialist kerkoi transparence te marreveshjes dhe tha se qendrimi i Partise Socialiste do te jete ne perputhje me interesat kombetare.
“Qysh ne krye te heres kam kerkuar informacion per marreveshjen dhe jam konsultuar me eksperte te mirefillte qe me kane sugjeruar nje qendrim te tille ndaj kesaj marreveshje. Marreveshja eshte transparente ne nje pjese te vogel te saj ndersa pjesa kryesore, qe jane hartat mbetet edhe sot e pa sqaruar. Qendrimi i Partise Socialiste diktohet nga interesat kombetare”, tha Rama.
Per kryetarin socialist qendrimi indiferent i kryeministri dhe ministri te Jashtem, kane qene nje shtyse per t’u shprehur per kete marreveshje.
“Me kete ceshtje po merren nje grup ekspertesh qe une kam ngarkuar prej disa ditesh dhe u takon atyre te japin bazen logjike per te drejten kushtetuese. Kemi te bejme me nje ceshtje jashtezakonisht serioze dhe duhet te jemi te kujdesshem qe te mos biem ne anen tjeter te medaljes pasi behet fjale per nje miqesi dhe nje marredhenie qe duhet pare me respekt”, vijoi ne fjalen e tij Rama.
Numri nje i Selise Roze ne perfundim te fjales se tij tha se retorika nacionaliste nuk sherben per te miren e interesave kombetare dhe se asnjehere nuk mund te ngurohet per te vepruar e aq me pak per te folur per interesat kombetare, nderkohe qe qeveria shqiptare sipas tij asnjehere nuk ka patur vetedijen dhe kurajon per ta zbarthur kete marreveshje.

“Dallëndyshe ktheje ndryshe”. Në prill LSI-ja deklaronte se ishte kundër marrëveshjes për kufirin detar, duke e quajtur atë vepër antikombëtare të qeverisë së Berishës, ndërsa dje Ilir Meta, duke folur si kryetar i LSI-së, si zv kryeministër dhe ministër i Jashtëm i Shqipërisë e mbrojti atë marrëveshje, madje akuzoi opozitën se kishte “qëndrim ksenofob”, pse premtoi të ngrinte grup ekspertësh për marrëveshjen. Për hir të transparencës ndaj publikut, atë transparencë që sot kërkohet për marrëveshjen detare, “Shekulli” po boton të plotë, dy deklaratat, atë të Ilir Metës si zv. kryeministër dhe ministër i Jashtëm, dhënë dje para Ministrisë dhe atë të Ilir Metës si kryetar i LSI-së, lexuar më 29 prill nga zv. sekretari i Përgjithshëm, Besjan Pesha:
dt. 14 tetor
“Marrëveshja, detyrim i Shqipërisë, opozita po spekulon”
“Lidhur me çështjen e shumëpërfolur së fundmi në media për marrëveshjen mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, për përcaktimin e kufirit detar dhe shelfit kontinental, dua të sqaroj se e gjithë kjo është një spekulim i pastër dhe keqinformim i opinionit publik. Për të shuar çdo aludim, keqinterpretim apo keqdashje, do të ndiqet rruga me transparencë për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje në Kuvendin e Shqipërisë, si dhe do të sqarohen në mënyrë të plotë të gjitha shqetësimet dhe pretendimet e ngritura, në mënyrë qe t’u jepet fund spekulimeve dhe falsifikimeve mbi të vërtetën e kësaj çështjeje. Dua të garantoj të gjithë opinionin publik se për realizimin e kësaj marrëveshjeje, e cila është një detyrim ndërkombëtar i Shqipërisë që rrjedh nga aderimi i saj në Konventën e Detit, janë angazhuar specialistët më të mirë të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Jashtme dhe institucioneve të tjera dhe janë ndjekur në mënyrë strikte të gjitha rregullat dhe procedurat që parashikon legjislacioni shqiptar dhe ai ndërkombëtar. Dua të shpreh keqardhjen time të thellë për trajtimin që lidershipi i opozitës i ka bërë kësaj çështjeje, duke hyrë në një rrugë pa krye e të rrezikshme që nxit ndjenjat e ksenofobisë ndaj vendeve fqinje, rikthen frymën e konfliktualitetit dhe izolimit në politikën rajonale të paqes dhe stabilitetit që Shqipëria në vazhdimësi ka ndjekur në rajon, duke synuar cenimin e marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë mes vendit tonë dhe Greqisë. Ftoj opozitën të gjykojë me kthjelltësi dhe pa emocione, si dhe të ndjekë rrugën institucionale për realizimin e transparencës së plotë të kësaj çështjeje, duke u distancuar nga frymëzimet ekstremiste që cenojnë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, sikurse mund të jenë thirrjet për djegien publike të flamujve kombëtarë të vendeve fqinje, apo siç është edhe rasti në fjalë, pasi epoka e nacionalizmit dhe ekstremizmit në Ballkan ka përfunduar dhe raste të tilla janë episodike dhe të nxitura nga qarqe që kërkojnë të na kthejnë pas, apo që për arsye të mbijetesës së tyre nxisin këtë frymë regresive. Nuk është dhe nuk mund të jetë kjo, linja e politikës sonë të jashtme, e cila ka si objektiv kryesor integrimin e vendit dhe të gjithë rajonit në rrjedhat dhe institucionet Euro -Atlantike dhe Bashkimin Evropian. Qeveria shqiptare është e angazhuar të përmbushë të gjitha detyrimet e saj ndërkombëtare dhe ato kushtetuese, duke garantuar në çdo rast dhe mbi të gjitha, sovranitetin territorial të Republikës së Shqipërisë. U bëj edhe njëherë thirrje të gjitha palëve të interesuara dhe veçanërisht opozitës, të bëhen pjesë e transparencës mbi këtë çështje dhe të mos krijojnë me qëllim apo pa dashje emocione të dëmshme, por të respektojnë punën e ekspertëve dhe legjitimitetin e saj.
29 prill 2009
Deklarata e zëvendëssekretarit të përgjithshëm të LSI-së, Besjan Pesha
“Jo! – marrëveshjes së fshehtë dhe grabitqare të Sali Berishës”
Ndihem shumë i indinjuar dhe i fyer sot, në rradhë të parë si shqiptar dhe mbi të gjitha si vlonjate, nga marrëveshja e fshehtë dhe grabitqare që Sali Berisha dhe qeveria e tij antikombëtare ka nënshkruar me shtetin Grek për delimitimin e territorit ujor. Siç është bërë e ditur nga mediat shqiptare, kjo marrëveshje parashikon faljen e 220 km2 territor ujor nga ana e Sali Berishës shtetit grek. Është e papranueshme, jo vetëm për popullin e Vlorës, por për të gjithë shqiptarët që Berisha të sillet me Shqipërinë sikur ajo të ishte prona e tij private, të cilën mund t’ia shesë apo t’ia falë kujt të dojë dhe si të dojë pa informuar më parë dhe pa marrë mendimin e shqiptarëve. Territoret ujore të vendit tonë, qofshin ato pranë Karaburunit, pranë Sazanit apo pranë Ksamilit nuk janë dhe s’kanë për të qenë kurrë mjet pazari personal midis Berishës dhe Karamanlisit, por duhet të jenë siç kanë qenë në jetë të jetëve mjet për përmirësimin e jetës së shqiptarëve dhe pasuri e tyre e patjetërsueshme. Tokat dhe detet rreth Shqipërisë kanë qenë, janë dhe do të jenë pjesë e pasurisë kombëtare shqiptare dhe ne nuk do të lejojmë kurrë asnjë flamur të huaj që të valëvitet mbi to. Gjaku shqiptar i derdhur në vite për mbrojtjen e kufijve, nuk do të mohohet dot kurrë nga Sali Berisha, i cili po tregon se është gati ta shesë dhe vendin për një përkëdheli greke. Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, por dhe në emër të gjithë shqiptarisë i bëj thirrje Sali Berishës që urgjentisht ta bëjë transparente këtë marrëveshje të pistë, që i ngjan për nga përmasat marrëveshjes për shitjen e vendit nga Ahmet Zogu. Kjo marrëveshje duhet t’ju vihet në dispozicion të gjithë shqiptareve dhe janë ata dhe vetëm ata, që mund të vendosin se si do të përdoren territoret tona ujore. Unë, si drejtues i LSI-së për Qarkun e Vlorës, nuk do të rresht kurrë së foluri, denoncuari dhe vepruari kundër kësaj marrëveshjeje të pistë dhe antikombëtare. Në vend që në bisedimet me Greqinë të shtrohej dhe të kërkohej zgjidhje për çështjen çame, për çështjen e pronave të shqiptarëve në Greqi, për të drejtat e emigrantëve tanë aty, për çështjen e gjendjes së luftës dhe çështje të tjera në interes të Shqipërisë, Berisha pranon pa kushte pushtimin në tavolinë të 220 km2 territor ujor. Sali Berisha sapo na dha të gjithëve edhe një shembull tjetër të antishqiptarizmit të tij, shembull që tregon qartë se ai është i gatshëm ta shesë Shqipërinë te Greqia apo çdo ofrues tjetër për një mandat tjetër qeverisës. U bëj thirrje të gjithë vlonjateve, që të reflektojnë për këtë akt të turpshëm të Berishës dhe i bëj thirrje të gjithë spektrit politik shqiptar, faktorëve të shoqërisë civile dhe medias që të reagojnë menjëherë dhe pareshtur deri në zbardhjen dhe anulimin e kësaj marrëveshjeje antikombëtare.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24099. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24099

Foto te cuditshme nga Google Earth Keto jane foto te marra nga perdorues te ndryshem te  Google Earth.Ne pamje te pare mund tju duken montim por jane teresisht origjinale dhe reale.
Artikuj qe mund tju interesojne:
Ky artikull eshte marre nga: http://albpc.com/?p=1135. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://albpc.com/?p=1135

Muzgvrasës!!
nga Besiana Hysi
Ajo..u mundua të largonte pas krahëve muzgun e errët të asaj nate,ajrin e brishtë edhe lagështirën e pafundme! Ndihej vetëm,nuk kishte hasur asnjëherë atë vetmi aq rrënqethëse..
Gjithçka ishte larguar me aq shpejtësi sa edhe hëna e zbehtë paksa ndriçuese nuk do ta besonte! Koha kishte ndalur,aty në atë muzg përpara syve te saj gjithçka kishte ndalur frymën!!
Ajo ndihej tashmë e pafuqishme edhe e pashpresë kundrejt atij muzgu aq gllabërues! Mundohej të realizonte më të mundurën e të pamundurës,të shmangte të pashmangshmen…të gjente më realen e asaj që të gjithë e quanin ideale!!
Shumë fasada kishin mbetur pas,kujtime që dikur për të ishin veprime!
Shumë beteja ishin përpara, ende rrugëtime!!
Posted in Lart & Poshtë, Letërsi Tagged: besiana hysi, tregime shqip Ky artikull eshte marre nga: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2628. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2628
Top