Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Kufiri detar me Greqinë, sot opozita dorëzon padinë në Kushtetuese TIRANË – Opozita dorëzon sot në Gjykatën Kushtetuese akt-padinë për marrëveshjen e kufijve ujorë mes vendit tonë dhe Greqisë, nënshkruar mes dy qeverive. Marrëveshja që së fundi ka marrë mbështetjen edhe të Partisë Demokracia Sociale të Paskal Milos, pritet të paraqitet në Gjykatë sot, pikërisht nga ish-deputeti demokrat Spartak Ngjela, i cili do të bëjë edhe mbrojtjen e saj para trupit gjykues gjatë shqyrtimit në seancë plenare. Siç mësohet, marrëveshja ka marrë firmat e gjashtë partive, atij të PS-së Edi Rama, të PSD-së Skënder Gjinushi, të PDS-së Paskal Milo, të G99 Erion Veliaj, PDK-së Nard Ndoka, kryetarit të PliDr Spartak Ngjela si dhe të ish-deputetit të LSI-së Ndre Legisi. Ndërkohë, atë refuzoi ta nënshkruajë kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, i cili deklaroi se nuk mund të mbështeste një kërkesë të tillë, e cila nuk ishte negociuar më parë mes partive opozitare. Nga ana tjetër, Spartak Ngjela, duke qenë i bindur në ligjshmërinë e kësaj kërkese dhe pretendimeve të ngritura në të, ka deklaruar dje se do të jetë pikërisht ai avokati i palës akuzuese në Gjykatën Kushtetuese. “Do ta paraqes vetë përpara Gjykatës Kushtetuese. Do të jem dhe si avokat. Ne dyshojmë se këtu mund të ketë një aferë të madhe korruptive për faktin se aty do të kalojnë tubat e gazsjellësit dhe Shqipëria humbet rreth 200 milionë euro në vit. Pyetja është se kush i fiton? Këtë do ta gjejnë organet përkatëse”, – tha Ngjela. Partitë që kanë nënshkruar këtë kërkesë pretendojnë se marrëveshja “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare” cenon tërësinë territoriale-ujore të vendit tonë në favor të vendit fqinjë. Sipas kërkesë-padisë së opozitës marrëveshja e miratuar nga qeveria dhe e propozuar për ratifikim në Kuvend, ka prekur në këtë mënyrë parimet themelore të Kushtetutës dhe më saktë nenin 1, ku përcaktohet se “Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm”, nenin 2 ku përcaktohet se “Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit”, si dhe nenin 3 ku theksohet se “Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve me pakicat, janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë”. Depozitimi i kësaj kërkese në Gjykatën Kushtetuese bënë të detyrueshme për të gjitha palët e tjera vendimmarrëse që të ndërpresin çdo diskutim lidhur me marrëveshjen në fjalë deri në dhënien e verdiktit nga trupa gjykuese, nëse ajo prek apo jo parimet e mësipërme kushtetuese.
19 tetor
Bello: Greqia, në dijeni që prej 1989-s për naftën
Shteti grek ka qenë në dijeni të kërkimeve për naftë në territorin detar të Otrantos që prej vitit 1989. Është ish-zëvendësministri i METE, Pajtim Bello, i cili reagon lidhur me pohimin e Ferit Hoxhës, pasi ky i fundit deklaroi dy ditë më parë se Greqia mësoi nga mediat shqiptare për naftën e Otrantos në vitin 2006. Bello thekson se që prej vitit 1989 Greqia si dhe shtete të tjera kanë qenë në dijeni të kërkimeve të hidrokarbureve në territorin detar të Shqipërisë në zonën e Otrantos.
Zoti Bello, në një intervistë të disa ditëve më parë që ju keni dhënë për gazetën “Shekulli”, keni deklaruar se ka patur një studim për blloqet e prespektivës së burimeve të naftës e të gazit të publikuar në vitet 1988-1989. Keni sqaruar se territori detar i diskutuar në media bënte pjesë në zonën 5 të përcaktuar në studim. A kanë qenë në dijeni të këtij studimi edhe shtete të tjera në atë kohë? Po Greqia, konkretisht, a është njohur me faktin se në Otranto mund të kishte rezerva nafte?
-Po, Greqia si edhe shumë shtete të tjera janë njohur me studimin në fjalë që prej vitit 1989. Ishte një studim, në të cilin ishin përcaktuar gjithë zonat e prespektivës së burimeve të mundshme të hidrokarbureve, siç janë nafta dhe gazi. Në studimin në fjalë, territori detar në zonën e Otrantos bënte pjesë në zonën numër 5. Që prej ‘89-ës vendi ynë ka kryer disa simpoziume, ku kanë marrë pjesë mjaft shtete të tjera, ndër to edhe Greqia.
Pra, Greqia ka qenë në dijeni të burimeve të mundshme të naftës në këtë zonë që prej vitit 1989?
-Po kjo është diçka faktike, pala greke ka qenë e njohur me studimin, pasi shteti ynë gjatë këtyre simpoziumeve ka qenë i interesuar për ndonjë marrëveshje të mundshme për të kryer kërkime në terren për hidrokarburet. Madje, një marrëveshje është kryer atëherë me firmën austriake Benimex. Studimi në fjalë është bërë publik që prej asaj kohe për ndërkombëtarët. Kështu që, nuk dihet përse pala greke nuk ka pranuar të kryejë marrëveshjen për ndarjen e kufijve gjatë tentativave të diplomacisë sonë gjatë 13 viteve.
Sipas Zotit Ferit Hoxha, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme dhe kryenegociatori i marrëveshjes detare, pohoi se pala greke u interesua pas publikimit të një përditshmeje për kërkimet e naftës që po kryheshin në detin Jon. Ju si e komentoni këtë deklarim?
-Është e vërtetë se pala greke është e interesuar për burimet e shumta të energjetikës që mund të ketë nëntoka e ujërave të detit Jon, e pikërisht pjesa e kanalit të Otrantos. Por nuk pajtohem me faktin se shteti grek e ka mësuar në vitin 2006 nga një media shqiptare, se në zonën detare në fjalë ka rezerva nafte apo gazi natyror. Kjo, pasi pala greke ka qenë e mirinformuar për këtë fakt që prej vitit 1989. Nuk e kuptoj pse pala greke është interesuar pikërisht në vitin 2006, kur kishte refuzuar prej 13 viteve. Gjithashtu, është e pakuptimtë që shteti ynë firmos që në kërkesën e parë që bën pala greke, kur kjo e fundit i kishte refuzuar për më shumë se një dekadë. Zona detare në fjalë është mjaft e rëndësishme edhe nga pikëpamja strategjike. Kjo, pasi pikërisht aty janë planifikuar kalimi i rrjeteve të shpërndarjes së energjive të dy projekteve të mëdha, ai i gazit dhe i energjisë së pastër. /shekulli/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24351. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24351

Itali, shkaterrohet banda shqiptare e droges Policia italiane e qytetit te Modenas ka shkaterruar ne oret e para te mengjesit te sotem nje bande kriminale shqiptare, aktive ne trafikun e droges ne vendin fqinj. Sipas raportimeve te mediave italiane, ne pranga kane rene tete persona, mes te cileve edhe kreret e organizates.
Sipas burimeve, banda trafikonte dhe shperndante droge ne rajonin e Emilia Romanjes dhe ne te gjithe veriun e Italise.
Me operacionin e sotem policia italiane ka mbyllur nje hetim te nisur ne vitin 2007, qe mundesoi arrestimin e te gjithe anetareve te bandes.
Burimet saktesojne me tej se ne total personat e hetuar jane mbi 100, te gjithe trafikante droge./tch/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24344. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24344

Sunderlend, te gjithe te mahnitur nga Cana Qe prej momentit kur ka shkelur te Sanderlendi, Lorik Cana i ka mahnitur te gjithe, nderkohe qe mesfushori shqiptar vazhdon te perforcoje autoritetin e tij ne Premierligen angleze. Deri me tani, 26-vjeçari ka dominuar anketen Lojtari me i Mire qe organizohet mes tifozeve te Sanderlendit pas çdo jave te kampionatit, duke e fituar gjashte here pas nente ndeshjeve.
Por, javen e kaluar, ai ka marre numrin me te madh te votave edhe ndaj pyetjes se cili futbollist ka lene me shume mbresa qe prej fillimit te sezonit.
Edhe pse lufta ishte e ashper, ne fund fitues eshte shpallur kapiteni shqiptar i skuadres, qe jave pas jave ka treguar guximin e tij perballe yjeve te Premierliges.
Cana mori 38.3 perqind te votave, duke lene pas vetes golashenuesin Daren Bent (34.3 perqind te votave), ndersa i treti u rendit Andi Reid (15.3 perqind)./tch/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/sporti/sunderlend-te-gjithe-te-mahnitur-nga-cana.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/sporti/sunderlend-te-gjithe-te-mahnitur-nga-cana.html

Pollo nuk i lëshon zyrën Metës Zv.kryeministri i ri merr një tjetër zyrë në selinë e qeverisë Ministri i Shtetit, Genc Pollo nuk “lëshon” zyrën në të cilën për 13 muaj ka mbajtur funksionin e zëvendësit të Kryeministrit Sali Berisha. Zv.kryeministri Ilir Meta do të ketë një zyrë të re në selinë e Këshillit të Ministrave, pasi Genc Pollo nuk ka preferuar ti dorëzojë zëvendësit të tij çelësat. Pollo do të drejtojë Ministrinë e Shtetit nga zyra që ndodhet shumë pranë asaj të Kryeministrit Sali Berisha, në katin e tretë të selisë së Këshillit të Ministrave. Ai do të vazhdojë të mbajë të njëjtën makinë dhe targë që mbante kur ishte zv.kryeministër. Ka kaluar më shumë se një muaj që ministrat e rinj kanë nisur punën, por numri dy i qeverisë, Ilir Meta, është pothuajse pa zyrë në selinë e Këshillit të Ministrave.
Zyrat
Me krijimin e një ministrie të re në kabinetin “Berisha” pas zgjedhjeve të 28 qershorit, pranë Këshillit të Ministrave nuk do të jetë vetëm zyra e zv.kryeministrit, por edhe e ministrit të Shtetit. Ministri Pollo ka kërkuar të mos e dorëzojë zyrën e dikurshme që mbante nën funksionin e zëvendëskryeministrit. Nga e njëjta zyrë ai do të drejtojë ministrinë që do të ketë në kompetencat e saj mbikëqyrjen e një sërë reformash të rëndësishme dhe rregullimin e marrëdhënieve midis Këshillit të Ministrave dhe Parlamentit. Zëvendësi i ri i Sali Berishës do të ulet shumë shpejt në kolltukun e zv.kryeministrit, në zyrën e tij brenda godinës Kryeministrore. Kreu i LSI-së, i cili mban dy funksione në qeverinë “Berisha”, përveçse në Ministrinë e Jashtme do të ketë edhe ambientin e tij të punës, brenda Kryeministrisë. Zyra e re e zv.kryeministrit është duke u rikonstruktuar dhe shumë shpejt Sali Berisha, Ilir Meta dhe Genc Pollo do të popullojnë katin e tretë të godinës Kryeministrore.
Stafi
Ministria e Shtetit për Reformat dhe Marrëdhënien me Kuvendin do të përbëhet nga një numër i limituar individësh. Kjo ministri nuk do të ketë strukturën e 14 ministrive të tjera të kabinetit qeveritar. Këtë herë, ministri Pollo do të ketë më shumë të punësuar sesa 13 muajt e fundit, kur mbante një numër të reduktuar personeli gjatë funksionit si zv.kryeministër.
Disa muaj më parë, Genc Pollo, ish-drejtues i PDR-së, u shkarkua nga detyra e ministrit të Arsimit për tu spostuar në atë të zv.kryeministrit. Në shtator të 2005-s, Genc Pollo u emërua në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, ndërsa në korrik të 2008-s Pollo la ministrinë në këmbim të një posti pa portofol, por që e afron akoma më shumë me Kryeministrin Berisha, për shkak se zyra e tij e re do të ishte fare ngjitur me atë të shefit të qeverisë në selinë Kryeministrore./E.Ajazi/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24340. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24340

Aleanca PD-LSI i rrëmben këshillat bashkiakë PS-së PS ka shumicën vetëm në 3 nga 12 qendra qarqesh Aleanca mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, e krijuar pas 28 qershorit 2009, i “rrëmben” Partisë Socialiste drejtimin e pjesës dërrmuese të këshillave Bashkiakë në qendrat e qarqeve. Balancat aktuale në këto këshilla kanë nxjerrë në shumicë drejtuese koalicionin e ri PD-LSI. Kjo situatë pritet të ketë ndikimet e saj në periudhën e mbetur deri në zgjedhjet lokale. Ndonëse fitoi bashkitë kryesore në qendra qarqesh, tanimë Partia Socialiste ka humbur kontrollin e këshillave bashkiakë.
Tirana
Këshilli Bashkiak i Tiranës shfaqi shenjat e para të qëndresës PD-LSI përballë linjës së Partisë Socialiste dhe kryebashkiakut Edi Rama. Bllokimi i buxhetit përpara zgjedhjeve parlamentare ishte paralajmërimi se ekuilibrat nuk flisnin më në favor të Partisë Socialiste. Pas krijimit të aleancës qeverisëse PD-LSI në qeverisjen qendrore, edhe në pushtetin lokal në kryeqytet u krijua një shumicë e djathtë. Konkretisht, bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të 18 shkurtit 2007: PS mori 21 mandate, PD 17, LSI 6, PR 2, PAD 1, BLD 1, LZHK 1, PAA 1, PBDNJ 1, PDR 1, PDI 1, PSD 1 dhe PDK 1. Duke grupuar këto numra mbi bazën e zhvillimeve të pas 28 qershorit, mazhoranca kalon dukshëm djathtas ku të djathtët kanë më shumë se 30 mandate.
Durrësi
Pas zgjedhjeve të 28 qershorit, në Këshillin Bashkiak të Durrësit është thelluar diferenca vendimmarrëse në krahun e së djathtës. Grupi i këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim tashmë bashkon votat me këshilltarët demokratë, duke siguruar një shumicë të plotë prej 31 mandatesh për të djathtën në Këshillin që ka 45 anëtarë. Kjo situatë parashikohet të krijojë barriera në miratimin e projektvendimeve të bashkisë së kryesuar nga socialisti Vangjush Dako, pa pasur argumentime të forta ligjore, teknike dhe administrative në mbështetje të veprimeve dhe investimeve të saj. Gjithsesi, përballja asnjëherë gjatë mandatit të Dakos nuk ka qenë e fortë mes forcave politike. Një kompromis i padeklaruar, por i dukshëm vepron mes drejtuesve blu të pozitës në Këshillin Bashkiak të Durrësit dhe drejtuesit të bashkisë, pavarësisht bindjeve të ndryshme politike të cilave u përkasin.
Fieri
Këshilli Bashkiak i Fierit ka më se një vit që drejtohet nga aleanca midis Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Pas zgjedhjeve vendore të shkurtit të 2007-ës, kur kandidati i PS-së fitoi për të drejtuar Bashkinë e Fierit, këshilli bashkiak i këtij qyteti ishte me shumicë këshilltarësh të majtë si shkak i bashkëpunimit PS-LSI. Vetëm disa muaj më vonë, atëherë kur shumë nga ndërmarrjet vartëse të bashkisë nisën të riformatoheshin, koalicioni PS-LSI pësoi çarje, pasi LSI-ja kërkonte të drejtonte disa nga këto ndërmarrje. Emërimi i drejtorit të Ujësjellësit çoi në ndarjen mes këshilltarëve të majtë. Bashkëpunimi mes LSI-së dhe PD-së shkoi edhe më tej duke shkarkuar kreun e këshillit bashkiak dhe duke votuar një tjetër që i përkiste PD-së. Që nga ky moment, shumica në Këshillin Bashkiak të Fierit i përket koalicionit PD-LSI.
Korça
Këshilli Bashkiak i Korçës, prej disa muajsh, drejtohet nga të djathtët. Që prej largimit të këshilltares së LSI-së, Arjana Pupa, nga grupimi i majtë dhe lëvizja e saj me grupimin e djathtë, Këshilli Bashkiak i Korçës drejtohet nga të djathtët. Këta të fundit kanë aktualisht 18 këshilltarë përballë 17 këshilltarëve që i përkasin forcave të majta. Sipas të dhënave nga ky këshill i ri i konstituar pak muaj para zgjedhjeve, përbërja vazhdon të jetë e njëjtë, edhe pse me zgjedhjet e fundit, kanë ndryshuar tashmë koalicionet. Kalimi i LSI në qeverisje ende nuk ka sjellë në Korçë pozicionimin e këshilltarëve të LSI-së në krah të PD-së. Në rast se dy këshilltarët do të pozicionohen djathtas, grupimi i këshilltarëve të djathtë në këshill do të ketë 20 anëtarë. Ky veprim nuk ndryshon ndonjë gjë të madhe për shkak se që tani shumicën e ka Partia Demokratike dhe e djathta.
Shkodra
Aleancat qendrore midis Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk kanë sjellë asnjë risi në Këshillin Bashkiak të Shkodrës. Në këtë bashki, këshilltarët demokratë janë në një shumicë absolute. 15 anëtarë janë të Partisë Demokratike, 2 janë të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe 9 të Partisë Socialiste. Sakaq, forcat e tjera politike që përbëjnë Këshillin Bashkiak të Shkodrës janë: 5 anëtarë nga Partia Republikane, 3 anëtarë nga Partia Demokristiane, 2 anëtarë nga Partia Mendimi i Djathtë Liberal, 1 anëtar i Partisë Aleanca Demokratike, 1 anëtar i PBDNJ, 1 anëtar i Ballit Kombëtar dhe 1 tjetër anëtar nga LZHK.
Vlora
Këshilli Bashkiak i Vlorës përbëhet nga 45 anëtarë. Situata ka mbetur në favor të Partisë Socialiste që prej kalimit të tre këshilltarëve të LSI-së drejt selisë rozë. Probleme ka pasur në mbledhjen e fundit të këtij këshilli, ku LSI dhe krahu i djathtë kanë bojkotuar mbledhjen. Arsyeja ishte se, nga grupi i PS-së u kërkua një buxhet shtesë 260 milionë lekë dhe për të mos vazhduar grupi që përfaqëson të djathtët ka bojkotuar këtë mbledhje. Aktualisht në këtë këshill: PS ka 18 anëtarë, Partia Demokratike 7 anëtarë, Lëvizja Socialiste për Integrim ka 2 anëtarë, PDI 4 anëtarë, PR 1 anëtar, PDK 2 anëtarë, PPDNJ 1 anëtar, PK 1 anëtar
LZHK 1 anëtar, AD 1 anëtar dhe PDR 2 anëtarë.
Berati
Në Këshillin Bashkiak të Beratit triumfon Partia Socialiste dhe aleatët e saj. Ata kanë shumicën, e cila nuk kërcënohet nga pozicionimi në koalicion i Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kjo e fundit, në Këshillin Bashkiak të qytetit të Korçës ka vetëm tre anëtarë ku dy prej tyre kanë kaluar me Partinë Socialiste. Nga 35 anëtarë që ka në total në përbërje ky këshill, 9 prej tyre i përkasin Partisë Demokratike. Kjo flet për një mazhorancë të padiskutueshme nga Partia Socialiste në këtë pjesë të pushtetit lokal.
Kukësi
Ekuilibrat në përbërjen e Këshillit Bashkiak të qytetit të Kukësit nuk kanë ndryshuar pas krijimit të aleancës qendrore midis Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Këshilli drejtohet nga një këshilltar i pavarur, pasi të dy partitë e mëdha në këtë këshill janë gati të pa përfaqësuara. Si një rast i veçantë, Këshilli i Bashkisë së Kukësit ka 11 këshilltarë të pavarur. 25 vendet në këshill ndahen: 11 këshilltarë janë të pavarur, 2 vende PR, 2 vende PD, 1 vend PS, 1 vend PDK, 1 vend PDR, 1 vend LZHK, 1 vend PLL, 1 vend PBK, 1 vend PAD, 1 vend BLD, 1 vend LSI, 1 vend PSD.
Dibra
Në këtë qark mazhorancën e kanë këshilltarët bashkiakë të së djathtës, të cilët vazhdojnë të mbajnë drejtimin
Gjirokastra
Këshilli bashkiak i qytetit të Gjirokastrës ka një shumicë të majtë, e cila garantohet edhe nga vota e PBDNJ /gazeta-shqip/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24334. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24334

Pranon të martohet me grekun, i vjedh 3600 euro shkesit VLORË – Ka përfituar nga një njoftim martesor, për të marrë një sasi të konsiderueshme eurosh. “Historia e dashurisë”, duket se ka ndihmuar mjaft mirë për këtë një 21-vjeçare nga Fieri, e cila pasi ka gjetur “gjahun”, ka ditur t’i tërheqë edhe lekët. Gjithçka ka nisur me një njoftim të botuar në një gazetë. Një 30-vjeçar nga Dibra, i cili punonte në Greqi, ka nxjerrë një njoftim ku thuhej se ai kërkonte një nuse për një 40-vjeçar grek (punëdhënës i tij). Së bashku me karakteristikat që duhej të plotësonte e interesuara, njoftimit i ishte bashkangjitur për kontakt edhe një numër telefoni. Mësohet se kishin qenë jo pak të interesuarat për kandidate, ndërkohë që nga lista e thirrjeve është përzgjedhur një 21-vjeçare, e cila kishte dhënë emrin Ornela, ishte jetime dhe lajmëronte se ishte nga Vlora. 30-vjeçari nga Dibra ka kontaktuar me vajzën nga Shqipëria, duke e njohur me faktin se bëhej fjalë për pronarin e tij në një fshat të Greqisë, i cili donte të martohej. Duket se 21-vjeçarja ka pasur që në fillim ide të qarta për lojën e mashtrimit, duke dhënë emër të rremë. Pasi ka marrë miratimin se ishte favorite, ajo fillimisht ka kërkuar një pasaportë. “Nuk kam pasaportë dhe nuk kam mundësi ta nxjerr vetë, pasi jam jetime dhe pa asnjë përkrahje”,- ka shpjeguar ajo pozicionin e saj. Për të përshpejtuar procedurat, sipas saj, duheshin 600 euro. Për numrin e llogarisë bankare, ajo u ka dhënë emrin e hallës së vet, që realisht ishte identiteti i saj i vërtetë. Pasi ka siguruar shumën e parë, nëpërmjet kontakteve telefonike, vajza ka thënë se për të nxjerrë vizën në Greqi, duhej një garanci bankare me një minimum prej tre mijë eurosh. Atëherë 30-vjeçari nga Dibra ka siguruar shumën e parave dhe është nisur nga Greqia. 21-vjeçaren e ka takuar në Vlorë ku i ka dhënë edhe 3000 eurot që i duheshin si garanci bankare. Kaq i ka mjaftuar të resë për t’i dhënë fund lojës, duke mbyllur telefonin. Humbja e kontakteve me “të posafejuarën” e pronarit e ka detyruar 30-vjeçarin të kërkojë ndihmën e policisë së Vlorës. Ditën e martë ai ka depozituar denoncimin duke treguar edhe historinë se si i ishin marrë eurot. Ai ka dhënë emrin e vajzës, i cili ka qenë i rremë, ndërkohë që ka ndihmuar për gjetjen e saj emri që kishte dhënë për llogarinë bankare. Pasi janë kryer të gjitha verifikimet ka rezultuar se 21-vjeçarja jetonte në Fier. Ajo ishte e divorcuar pas një martese të dështuar në Vlorë dhe ishte kthyer te familjarët e saj. Pasi ka marrë shumën e parave prej gjahut, ajo ishte nisur drejt Tiranës, duke u thënë familjarëve se do të vijonte studimet. Mbi të tashmë rëndon “akuza e përfitimit me anë të mashtrimit”./shekulli/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24331. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24331

Gordon Brown: 50 dite kohe per te shpetuar boten Kryeministri britanik eshte shfaqur mjaft serioz ne paralajmerimin e tij gjate forumit te ekonomive te medha qe mbledh ne Londer 17 prej vendeve emetuese te gazeve shkaktare te efektit sere. Britania e Madhe rrezikon te perballet me nje katastrofe te vertete permbytjesh, thatesirash e valesh vrastare te nxehti, nese lideret boterore nuk do te arrijne nje marreveshje mbi klimen. Kryeministri britanik, Gordon Brown eshte shfaqur mjaft serioz ne paralajmerimin e tij. Brown tha se negociatoret kane 50 dite kohe per te shpetuar boten nga ngrohja globale e per te dale nga ky qorrsokak, sic e quajti ai.
Nga forumi i ekonomive te medha qe mbledh ne Londer 17 prej vendeve emetuese te gazeve shkaktare te efektit sere, kryeministri i Britanise tha se nuk ekziston asnje plan “B”. Sipas tij, tani eshte koha per te vepruar, me vone mund te jete e veshtire per te zhbere demin e emetimeve te pakontrolluara.
Delegacionet boterore do te takohen ne Kopenhagen gjate muajit dhjetor per bisedime mbi nje traktat te ri. Samiti i OKB-se mbahet me qellim zevendesimin e traktatit te Kiotos, pasi objektivi i tij i reduktimit te emetimeve aplikohet vetem nga nje numer i vogel vendesh, ndersa afati i perfundon ne 2012-ten./reuters/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24325. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24325

Lezhë, përmbyten varrezat e qytetit LEZHË – Rrëke të shumta vërshuan sot mbi varreza duke krijuar përmbytje e vënë në rrezik rrëshqitjen e gjithë varreve. Sipas administratorit të firmës së mirëmbajtjes, Nikoll Lleshi, krahas reshjeve shkak për këtë është mospastrimi i një përroi prej 320 metrash në afërsi të tyre.
Edhe pse po bëhen përpjekje për evadimin e ujit është e pamundur të normalizohet situata. Ai sqaron se situata më problematike është në zonën jug-perëndimore të varrezave që shndërrohet në pellg ujëmbledhës. “Me këtë shqetësim është njohur dhe Bashkia e Lezhës, por realisht mungojnë fondet për të ndërhyrë në përroin në afërsi të varrezave”, sqaron ai.
Një tjetër problem që ndeshet prej shumë vitesh është edhe mungesa e vendeve në varrezat publike. Për këtë arsye të gjitha rrugët e brendshme po zaptohen nga varret. Mësohet se Bashkia është në tentative për të gjetur ndonjë sipërfaqe toke për varreza të reja publike. Deri në miratimin e ndonjë sheshi, gjetja e vendit për një varr do të vazhdojë të mbetet problem shqetësues në qytetin e Lezhës./shekulli/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24328. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24328

Qetsor Ferunaj Unë baba për herë të dytë dhe ambicia për të qenë pjesë e PD-së Hera e dytë baba, dhe një emër hyjneshe për vajzën e tij të sapoardhur në jetë, Hera. Qetsor Ferunaj fituesi i Big Brother 2 ia beh me plane të qarta për të ardhmen e tij. Në këtë intervistë për Panorama Plus ai flet për ndryshimet në jetën e tij pas famës, dhe ambiciet në politikë për të qenë tani e tutje pjesë e Partisë Demokratike. Si dhe arsyeja pse refuzoi për tu marrë me spektakël.
Sapo je bërë baba për herë të dytë. Çfarë dimensioni i ka dhënë jetës tënde ky fëmijë për të cilën u fol shumë gjatë qëndrimit në Big Brother 2?
Ndihem i emocionuar, që nga data 28 Shtator kur vajza ime erdhi në jetë në maternitetin e Vlorës, në kujdesin e mjekëve të mrekullueshëm, që asistuan gjatë lindjes. Vajza, të cilën besoj që dhe publiku e ka pritur, pasi bashkë me mua panë rezultatin e ekos direkt në ekran, (surpriza që stafi i Big Brother 2 më kishte rezervuar në një nga netët e spektaklit), erdhi në jetë me peshë 3 kg e 300 gr dhe për fat e shëndetshme.
Deri tani ishe babai i djalit 2 vjeçar, si ndihesh si baba i një vajze?
Nuk di ta përshkruaj ndjesinë, ose më saktë ende nuk jam në gjendje. Por isha mësuar dhe përgatitur për të qenë baba djemsh. (qesh) Tani që u bëra me vajzë se si më duket, megjithatë në të ardhmen do të më duhet të mendoj më shumë për këtë. Për momentin mund të them se ndihem baba dyfish, e nëse do e mendoja të rritur vajzën time, do të dëshiroja të ishte e zgjuar dhe e bukur, një ndërthurje vërtet interesante tek një femër apo jo?!
Patjetër. Si e quajtët vajzën dhe kush mendoi për emrin?
Në fakt meqenëse unë kisha vendosur emrin e djalit Merko (ringjallje e emrit të babait tim që nuk jeton më), kishim menduar që emrin e vajzës ta vendoste bashkëshortja, Lili. Por unë gjatë qëndrimit tim në Big Brother i premtova publikut për emrin, dhe duhet ta mbaja këtë premtim. Zgjedhja ime ishte emri Era, ndërsa bashkëshortja më kërkoi që të shtonte një gërmë dhe vendosëm përfundimisht emrin Hera, emër hyjnie.
Ke marrë urime nga organizatorët e BB në Top Channel, apo nga ish-banorët?
Jo, organizatorët nuk më kanë uruar dhe kështu mendoj se më kanë harruar. Gjithsesi falënderoj disa nga ish- banorët që më kanë uruar për ardhjen në jetë të vajzës sime. E para ka qenë Anjeza, Bjordi, Adela, Zhuljeta, Pavlini, e miq të tjerë.
Do të organizosh ndonjë festë për vajzën, kush do të jenë të ftuarit?
Patjetër kam menduar të organizoj një festë të madhe në Orikum ku të ftoj gjithë miqtë e mi, dhe shumë nga ish-banorët e Big Brother. Do të ishte rast i mirë për tu ri takuar me ta, gjithnjë nëse ata do të vijnë deri këtu në Orikum.
Me ta ti ndave një garë dhe fitove, tani e tutje për çfarë fitoreje do luftosh në jetë?
Po patjetër që do vazhdoj. Synimi im është të thellohem dhe të angazhohem tërësisht në politikë. Aktualisht jam duke nisur studimet e larta për Shkenca Politike në Universitetin privat Pavarësia në Vlorë. Si fillim dua të formohem politikisht.
Po angazhim më konkret nuk keni? Nga intervista e fundit për gazetën Panorama le të kuptohej se pas tërheqjes nga PDK sytë i kishe nga Partia Demokratike?
Po patjetër, edhe pse kam ende shumë për të mësuar në politikë i kam të qarta synimet e mia. Pas një jave deputeti i Partisë Demokratike i Vlorës, Ardi Kollozi do më dorëzojë teserën e anëtarësimit tim në Partinë Demokratike, që do të jetë fillimi i një angazhimi serioz politik në këtë parti.
Dhe çfarë synon fillimisht me këtë anëtarësim?
Synimi im është të filloj një punë që më përshtatet, dhe pastaj të jap kontributin tim brenda strukturave të PD-së.
Por kthehemi pak tek televizioni. Keni marrë ndonjë propozim nga Top Channel për të qenë pjesë e programeve të reja në këtë sezon?
Po, para një jave mora një propozim për të qenë pjesë e spektaklit E diell në sfidën e kërcimeve, ku garojnë ish-banorë të tjerë të BB2, por nuk e pranova. Nuk mendoj se më përshtatet kjo lloj performance, nuk di të kërcej dhe nuk më pëlqen të angazhohem në programe të tilla, që nuk janë në interesin tim. Synimi im është politika, dhe për të do investoj.
Jeta jote e përditshme cila është tani?
Jeta ime i ka hyrë normalitetit. Kam marrë një shtëpi të bukur me qira, ku po shijojmë ardhjen e pjesëtares së re në familje, ndërkohë që po lexoj literaturë politike, dhe po kuptoj që paskam shumë për të mësuar.
Ndërkohë shumë muaj larg vëmendjes së publikut. Ka qenë kjo një zgjedhje e jotja?
Po, kam idenë që kur ske gjë për të thënë më mirë hesht. Publiku nuk të harron përveçse të mirëpret kur del në momentin e duhur dhe me gjëra të rej
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24318. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24318

Kosi parandalon obezitetin dhe diabetin Kerkimi tregon se tretesit laktike nuk veprojne vetem tek mukoza e zorreve, sic besohej me pare, por kane efekte te rendesishme per te gjithe organizmin. Nje diete e pasur me fibra vegjetale dhe kos parandalon obezitetin dhe diabetin.
Perfundimi ka dale nga nje studim finlandez i prezantuar ne kongresin e shoqerive te diabetit te zhvilluar ne Itali.
Kerkimi tregon se tretesit laktike nuk veprojne vetem tek mukoza e zorreve, sic besohej me pare, por kane efekte te rendesishme per te gjithe organizmin.
Rregullojne nder te tjera edhe thithjen e energjise nga ushqimet dhe mund ta pakesojne ate ne 2 perqind./corriere/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24322. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24322
Mos thuaj Rovena: Nuk dua ti që t’më kujtosh mua Kohën tonë t’kaluar E di që je përmalluar Le të jetë një kujtim i bukur Unë dhe ti jemi larguar Dhe kjo mjafton për mua Pa ty kam mbijetuar Shumë plagë mu kanë shëruar Shumë vonë për t’u penduar T’lutem më kupto
Rovena: Ref. 2x Mos thuaj që ti ëndrron Mos thuaj që ti beson Në një fillim të ri për ne të dy
Blero: T’lutem më trego ti mua Unë e di zemër që kom gabuar Por nuk do t’thotë që s’të dua Vetëm ti je në këtë botë për mua E kuptoj unë që të kam lënduar Por tash unë jam penduar Të dua vetëm ty të dua Pa ty unë jom munduar Por prap ishte për mua Mos më le ti të vuaj Eja prap tek unë
Blero: Ref. 2x Mos thuaj që ti ëndrron Mos thuaj që ti beson Në një fillim të ri për ne të dy
Rovena: Të lutem më kupto
Rovena: Ref. 8x Mos thuaj që ti ëndrron Mos thuaj që ti beson Në një fillim të ri për ne të dy
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4730. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4730
Mos harro të vish Ref. Mos harro të vish ditën e verës Kur dielli ndriçon në dritare Unë aty do t’ulem për ty mendoj Këngën e mallit këndoj me kitare
(2x) Ti po ikën e dashur Por më the se prapë do të vish Pas një kohe të gjatë Në verë do të kthehesh sërish
Ref. 2x Mos harro të vish ditën e verës Kur dielli ndriçon në dritare Unë aty do t’ulem për ty mendoj Këngën e mallit këndoj me kitare
Sa më mungon netëve të gjata Kur është qetësi e gjumi nuk më vjen Nga larg na ruan të dyve nata Do vi në gjumë e të na rrëmbejë
Herët a vonë do të kthehesh përsëri Nuk e di sa gjatë do mbash mallin që ke në gji Ndoshta ti do harrosh rrugën tonë të vjetër Se për shumë kohë ti ke ecur në rrugë tjetër
Ref. 2x Mos harro të vish ditën e verës Kur dielli ndriçon në dritare Unë aty do t’ulem për ty mendoj Këngën e mallit këndoj me kitare
Ne u njohëm në një ditë vere U takuam krejt rastësisht Për një kohë të gjatë vazhdoi seriozisht E dashur ike shumë pa kuptimisht
Ditët e verës sa shumë i vuaj Kur pranë detit ne u betuam Për një dashuri, dashuri me plotë shpresë Tani në diellin tonë ka një re të zezë
Dita e ditës dhe jo më shumë Të pres tek dera, të pres unë Pse të dua unë nuk kam faj E di se bukurisë nuk i ngjaj
Kujtoj çastet që i kaluam Më do zemra të i kujtoj Unë e dashur nuk të kam harruar Gjithmonë kam kujtuar, prapë do të kujtoj
Ref. 2x Mos harro të vish ditën e verës Kur dielli ndriçon në dritare Unë aty do t’ulem për ty mendoj Këngën e mallit këndoj me kitare
(2x) Ti po ikën e dashur Por më the se prapë do të vish Pas një kohe të gjatë Në verë do të kthehesh sërish
Ref. 2x Mos harro të vish ditën e verës Kur dielli ndriçon në dritare Unë aty do t’ulem për ty mendoj Këngën e mallit këndoj me kitare
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4728. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4728
Gabriel Garsia Markez! Gabriel Garsia Markez eshte nje nga shkrimtaret me te medhenj te kohes tone. Mrekullite e pendes se tij jane perkthyer ne gjetra gjuhe te botes dhe eshte vleresuar mjaft nga mendimi kritik boteror. Ne vitin 1982 eshte vleresuar me cmimin Nobel. Te veprat e Markezit jane shkrire ne menyre te persosur mitologjite, bestytnite me realitetin e vendeve te Amerikes Latine, duke e bere ate nje nga perfaqsuesit kryesor te Realizmit Magjik. Vetmia dhe Pasioni njerezor jane dy shtyllat baze te veprave te Markezet. Markezi u lind me 6 Mars ne 1928 ne nje qyteze te vogel prane brigjeve te Kolumbise. Prinderit e lane jetim dhe per te nje krah i forte ka qene gjyshi i tij. nje kolonel ne lirim qe shpejt do te behej pjese e krijimtarise te tij. Librin e tij te pare “Gjedhurinat” ai e shkroi ne moshen nentembedhjete dhe punonte si gazetar.Ne vitin 1955 u zhvendos ne France si korrespondent europian i gazetes kolumbiane Spektatori. Ndersa si gazetar ne kete periudhe u be i njohur, sishkrimtar vazhdonte te ishte klandestin. Fati i gjyshit te tij e detyroj te shkroi romanin “Kolonelit nuk ka kush ti shkruaj” ne 1958. Me vone ne 1967 ai shkroi vepren e tij me te mire. “Ne qind vjet vetmi”. Ne 1975 shkroi “Vjeshta e Patriarkut” ku trajtonte temen e diktatures dhe diktatorit. Veprat e tij jane te larmishme e shume te pelqyera.
Enver Robelli 08-03-2007 Në prag të ditëlindjes së 80-të shkrimtari i madh kolumbian Gabriel Garcia Marquez u dorëzua. Ai pranoi se tashmë 30 vjet jeton me një papagall që nuk i flet kurrë. “Me durim të madh përpiqem ta nxis të flasë, por pa asnjë sukses”, ka thënë Marquez. Të tjerët, botën e lexuesve dhe kritikët gjithandej botës, ky señor nga Kolumbia i ka bërë të flasin dhe të entusiazmohen. Kritiku i njohur Dieter E. Zimmer i gazetës së përjavshme gjermane “Die Zeit” ka shkruar se veprat e Garcia Marquez-it pëlcasin nga rrëfimet dhe legjendat, realizmi dhe miti, ai është një tregimtar pa iluzione i natyrës së njeriut, tepër ironik për të qenë mizantrop. Garcia Marquez ka arritur të jetë i respektuar dhei adhuruar nga kritikët dhe kolegët shkrimtarë po aq sa edhe nga lexuesit.
U lind më 6 mars 1927 në Aracataca, një vendbanim i vogël në bregdetin kolumbian. Më vonë ky vend u bë i njohur si Macondo në romanin “Njëqind vjet vetmi”. Garcia Marquez-i ishte i pari prej 16 fëmijëve. Fëmijërinë dhe rininë i kaloi bashkë me gjyshin dhe gjyshen, që të dy tregimtarë të jashtëzakonshëm të legjendave fantastike. Jeta në rrethana varfërie më vonë gjeti vend në shumë përshkrime në romanet e tij. Ai dëshironte të studionte drejtësi e cila shpejt e neveriti; vendosi të kalojë ditët nëpër kafenetë e qytezës bashkë me miqtë e tij dhe të shkruajë artikuj për gazeta, kryesisht reportazhe, arti më i zorshëm dhe më i bukur i gazetarisë. Dallimi mes gazetarisë dhe letërsisë, ka thënë ky mjeshtër i shkrimit, nuk është aq i madh: “Burimet e informacionit janë të njëjta, hulumtimi dhe trajtimi i informatës po ashtu; dallimi qëndron në përpunimin e lëndës”.
Puna si gazetar i mundësoi Gabriel Garcia Marquez-it udhëtime në të katër anët e botës, në Nju Jork e Paris, në Barcelonë e Gjenevë, në Romë dhe në Havanë. Kapërcimi i kufijve ndikoi që ai të mos e shikojë më veten vetëm si kolumbian, por si latinoamerikan, si qytetar i një kontinenti. Suksesi i madh në letërsi e bëri të njohur edhe në qarqe politike. Si miq të tij ai numëron Javier Solanën dhe gjeneralin Ëesley Clark, por edhe Fidel Castron, i cili për kritikët e tij është diktator, për adhuruesit kundërshtar i denjë i kapitalizmit. Miqësia e tij me Castron e shtyri shkrimtarin peruan Mario Vargas Llosa të prishë marrëdhëniet me Garcia Marquez-in.
Romani më i njohur i Gabriel Garcia Marquez-it është “Njëqind vjet vetmi”, ku përshkruhet ngritja dhe rënia e familjes Bunedia dhe e fshatit Macondo, të themeluar prej saj. Në këtë fshat zhvillohet gjithë historia e Amerikës Latine: luftëra civile dhe viktima të shumtë, lulëzim ekonomik dhe plaçkitje nga padronët lokalë, katastrofa natyrore dhe shkatërrime nga dora e njeriut. Ngjarjet sillen rreth shtëpisë së Ursula dhe Jose Arcadio Bunedia. Garcia Marquez përshkruan mllefin e përditshëm, ndryshimet e gjeneratave, incestin, fantazitë e papërmbushura, vitalitetin e burrave dhe mençurinë e grave të Macondos. Në fund një “tajfun biblik” e fshin nga faqja e dheut fshatin.
Në romanin “Dashuri në kohërat e kolerës” Gabriel Garcia Marquez arrin të skicojë identitetin e Amerikës Latine përmes dashurisë së dy njerëzve. Mjeku Florentino Arizo pret më shumë se 50 vjet të dashurën e tij të rinisë, Ferminën. Pas një martese me mjekun Juvenal Urbino, i cili vdes në rrethana tragjikomike, Fermina, pas shumë hamendjeve pranon të martohet me Florentino Arizën. Të pashqetësuar nga bota përreth ata vendosen në një anije dhe grisin flamurin e kolerës për t’i penguar njerëzit e tjerë që të afrohen aty. Dy pleq të dashuruar duan të jetojnë të qetë deri në fund të jetës, duke lundruar në lumin Magdalena. Me këto romane Garcia Marquez-i i ka bërë jehonë realizmit magjik të Amerikës Latine. Në veprën e tij shkëlqen magjia e poetikës pafund e bukur, tmerrësisht pikëlluese.
Ky artikull eshte marre nga: http://abcshqip.com/?p=342. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://abcshqip.com/?p=342

Snow Leopard loses data
In certain circumstances the new operating system company Apple can delete all user data and user account reset.
Apple has confirmed the existence of the problem with data loss in its operating system Mac OS X Snow Leopard.
In fact, a smaller number of users since early September had complained to the loss of data because they were connected with the guest account in their computer, but Apple has so far not been declared for this problem.
The problem occurs when the user locks the computer as a guest first, and then in the “normal” account. In a number of cases of all user data and account resetet deleted in its entirety. Right now it seems that the problem is not distributed much as in Various forums have complained about this less than one hundred users.
According to representatives of Apple claims, the problem occurs in very rare cases and that is working on its solution.
Share this on del.icio.usShare this on RedditDigg this!Stumble upon something good? Share it on StumbleUponBuzz up!Share this on TechnoratiTweet This!Share this on BlinklistShare this on FacebookPost this to MySpaceSubscribe to the comments for this post?Share this on LinkedinSeed this on NewsvineShare this on FriendFeedPost this on DiigoShare this on Mixx Ky artikull eshte marre nga: http://it-resources.org/?p=1030. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://it-resources.org/?p=1030

Lenovo SL410 and SL510
Updating the ThinkPad line of laptops comes in the form of the SL410 and SL510 models with screens of diagonales 14, 15 inches respectively. The two laptops can be equipped with Core 2 Duo processors Intel company (T5870, T6670, P7570) or Celeron (900, T3000, T3100).
They come with a maximum 4 GB RAM, disk of 500 gigabytes and Intel integrated graphics GMA 4500 or Radeon Mobility HD 4570 ATI company. The offer is DVD or Blu-ray. These two laptops also contain D-Sub, HDMI and Ethernet, while also have Wi-Fi and Bluetooth for connections without wire.
Laptops come with Windows 7, so in sales before the company expected Microsoft to start selling its new system, which is scheduled for 22 October this year.
Share this on del.icio.usShare this on RedditDigg this!Stumble upon something good? Share it on StumbleUponBuzz up!Share this on TechnoratiTweet This!Share this on BlinklistShare this on FacebookPost this to MySpaceSubscribe to the comments for this post?Share this on LinkedinSeed this on NewsvineShare this on FriendFeedPost this on DiigoShare this on Mixx Ky artikull eshte marre nga: http://it-resources.org/?p=1027. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://it-resources.org/?p=1027
Top