Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Pakti me Greqinë, sot opozita dorëzon padinë në Kushtetuese Opozita dorëzon sot në Gjykatën Kushtetuese akt-padinë për marrëveshjen e kufijve ujorë mes vendit tonë dhe Greqisë, nënshkruar mes dy qeverive. Marrëveshja që së fundi ka marrë mbështetjen edhe të Partisë Demokracia Sociale të Paskal Milos, pritet të paraqitet në Gjykatë sot, pikërisht nga ish-deputeti demokrat Spartak Ngjela, i cili do të bëjë edhe mbrojtjen e saj para trupit gjykues gjatë shqyrtimit në seancë plenare. Siç mësohet, marrëveshja ka marrë firmat e gjashtë partive, atij të PS-së Edi Rama, të PSD-së Skënder Gjinushi, të PDS-së Paskal Milo, të G99 Erion Veliaj, PDK-së Nard Ndoka, kryetarit të PliDr Spartak Ngjela si dhe të ish-deputetit të LSI-së Ndre Legisi. Ndërkohë, atë refuzoi ta nënshkruajë kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, i cili deklaroi se nuk mund të mbështeste një kërkesë të tillë, e cila nuk ishte negociuar më parë mes partive opozitare. Nga ana tjetër, Spartak Ngjela, duke qenë i bindur në ligjshmërinë e kësaj kërkese dhe pretendimeve të ngritura në të, ka deklaruar dje se do të jetë pikërisht ai avokati i palës akuzuese në Gjykatën Kushtetuese. “Do ta paraqes vetë përpara Gjykatës Kushtetuese. Do të jem dhe si avokat. Ne dyshojmë se këtu mund të ketë një aferë të madhe korruptive për faktin se aty do të kalojnë tubat e gazsjellësit dhe Shqipëria humbet rreth 200 milionë euro në vit. Pyetja është se kush i fiton? Këtë do ta gjejnë organet përkatëse”, – tha Ngjela. Partitë që kanë nënshkruar këtë kërkesë pretendojnë se marrëveshja “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare” cenon tërësinë territoriale-ujore të vendit tonë në favor të vendit fqinjë. Sipas kërkesë-padisë së opozitës marrëveshja e miratuar nga qeveria dhe e propozuar për ratifikim në Kuvend, ka prekur në këtë mënyrë parimet themelore të Kushtetutës dhe më saktë nenin 1, ku përcaktohet se “Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm”, nenin 2 ku përcaktohet se “Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit”, si dhe nenin 3 ku theksohet se “Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve me pakicat, janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë”. Depozitimi i kësaj kërkese në Gjykatën Kushtetuese bënë të detyrueshme për të gjitha palët e tjera vendimmarrëse që të ndërpresin çdo diskutim lidhur me marrëveshjen në fjalë deri në dhënien e verdiktit nga trupa gjykuese, nëse ajo prek apo jo parimet e mësipërme kushtetuese.
19 tetor
Bello: Greqia, në dijeni që prej 1989-s për naftën
Shteti grek ka qenë në dijeni të kërkimeve për naftë në territorin detar të Otrantos që prej vitit 1989. Është ish-zëvendësministri i METE, Pajtim Bello, i cili reagon lidhur me pohimin e Ferit Hoxhës, pasi ky i fundit deklaroi dy ditë më parë se Greqia mësoi nga mediat shqiptare për naftën e Otrantos në vitin 2006. Bello thekson se që prej vitit 1989 Greqia si dhe shtete të tjera kanë qenë në dijeni të kërkimeve të hidrokarbureve në territorin detar të Shqipërisë në zonën e Otrantos.
Zoti Bello, në një intervistë të disa ditëve më parë që ju keni dhënë për gazetën “Shekulli”, keni deklaruar se ka patur një studim për blloqet e prespektivës së burimeve të naftës e të gazit të publikuar në vitet 1988-1989. Keni sqaruar se territori detar i diskutuar në media bënte pjesë në zonën 5 të përcaktuar në studim. A kanë qenë në dijeni të këtij studimi edhe shtete të tjera në atë kohë? Po Greqia, konkretisht, a është njohur me faktin se në Otranto mund të kishte rezerva nafte?
-Po, Greqia si edhe shumë shtete të tjera janë njohur me studimin në fjalë që prej vitit 1989. Ishte një studim, në të cilin ishin përcaktuar gjithë zonat e prespektivës së burimeve të mundshme të hidrokarbureve, siç janë nafta dhe gazi. Në studimin në fjalë, territori detar në zonën e Otrantos bënte pjesë në zonën numër 5. Që prej ‘89-ës vendi ynë ka kryer disa simpoziume, ku kanë marrë pjesë mjaft shtete të tjera, ndër to edhe Greqia.
Pra, Greqia ka qenë në dijeni të burimeve të mundshme të naftës në këtë zonë që prej vitit 1989?
-Po kjo është diçka faktike, pala greke ka qenë e njohur me studimin, pasi shteti ynë gjatë këtyre simpoziumeve ka qenë i interesuar për ndonjë marrëveshje të mundshme për të kryer kërkime në terren për hidrokarburet. Madje, një marrëveshje është kryer atëherë me firmën austriake Benimex. Studimi në fjalë është bërë publik që prej asaj kohe për ndërkombëtarët. Kështu që, nuk dihet përse pala greke nuk ka pranuar të kryejë marrëveshjen për ndarjen e kufijve gjatë tentativave të diplomacisë sonë gjatë 13 viteve.
Sipas Zotit Ferit Hoxha, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme dhe kryenegociatori i marrëveshjes detare, pohoi se pala greke u interesua pas publikimit të një përditshmeje për kërkimet e naftës që po kryheshin në detin Jon. Ju si e komentoni këtë deklarim?
-Është e vërtetë se pala greke është e interesuar për burimet e shumta të energjetikës që mund të ketë nëntoka e ujërave të detit Jon, e pikërisht pjesa e kanalit të Otrantos. Por nuk pajtohem me faktin se shteti grek e ka mësuar në vitin 2006 nga një media shqiptare, se në zonën detare në fjalë ka rezerva nafte apo gazi natyror. Kjo, pasi pala greke ka qenë e mirinformuar për këtë fakt që prej vitit 1989. Nuk e kuptoj pse pala greke është interesuar pikërisht në vitin 2006, kur kishte refuzuar prej 13 viteve. Gjithashtu, është e pakuptimtë që shteti ynë firmos që në kërkesën e parë që bën pala greke, kur kjo e fundit i kishte refuzuar për më shumë se një dekadë. Zona detare në fjalë është mjaft e rëndësishme edhe nga pikëpamja strategjike. Kjo, pasi pikërisht aty janë planifikuar kalimi i rrjeteve të shpërndarjes së energjive të dy projekteve të mëdha, ai i gazit dhe i energjisë së pastër.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24393. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24393

Richard Gere: Kësaj here do ju bëj të qani Aktori që sapo ka mbushur të 60-at, flet për filmin e tij më të ri, “Hachiko”, planet e reja dhe “Nobel”-in e Obamës…
Në tetor të vitit 2006, Richard Gere sfilonte në tapetin e kuq për të prezantuar “The Hoax”, një film që nuk la asnjë gjurmë te publiku i gjerë. Sot, tre vjet më vonë, aktori amerikan kërkon të na sfidojë sërish. I udhëhequr nga i njëjti regjisor, suedezi Lasse Hallstrom, kësaj here vjen me një histori krejt ndryshe, të pangatërrueshme për delikatesën me të cilën tregohet. Filmi tregon për historinë e “Hachiko”-s, një qen i racës akita, dhe dashurinë e tij të pafundme për Parker Wilson, një profesor muzike dhe njëkohësisht padroni i tij. Ngjarjet zhvillohen në Japoni, në vitet 30 dhe janë bazuar në një histori të vërtetë, ku qeni besnik e priste të zotin që kthehej nga puna në të njëjtin stacion për 9 vjet rresht. Ja se çtregon Gere për historinë e filmit të tij më të ri, dhe jo vetëm …
Historia e “Hachiko”-s të prek shumë, por njëkohësisht është një histori shumë e thjeshtë. Për ta treguar do të mjaftonin vetëm disa rreshta. Fakti që u bë film, mos bëri që të humbte thelbin?
Mendoj se ke të drejtë vetëm në një pikë: historia ishte e thjeshtë dhe sfida qe të ishim të thjeshtë si vetë historia. Gjatë montazhit eliminuam shumë pjesë, në mënyrë që tregimi të ishte fare i thjeshtë. Në një farë mënyre është një film i lehtë. Pasi e shohin, të gjithë i thonë njëri-tjetrit: “E ke dëgjuar historinë e atij qenit”… Kjo ishte edhe thjeshtësia ku donim të arrinim. Duhej përjetuar zemra e historisë, raporti me kafshën.
Raporti kafshë-njeri në film del sikur të ishte një marrëdhënie shumë shpirtërore…
Historia e vërtetë në Japoni fliste për një burrë të moshuar, një profesor që kishte një qen. Është diçka e lidhur me forcën e jetës, diçka spirituale. Është një histori e thjeshtë për fëmijët, por edhe një përrallë për të rriturit. Një histori misterioze në funksionin e saj, me një forcë të madhe të brendshme. Kur lexova skenarin, qava si një fëmijë, u entuziazmova. Ua tregova miqve të mi. Është vërtet misterioze forca dhe fuqia e kësaj historie. Bëhet fjalë për diçka që ka të bëjë me durimin, pranimin, dashurinë dhe mëshirën. Të gjitha gjëra që na përfaqësojnë më së miri, nëse e shohim veten në pasqyrë, sepse ne jemi ajo çka bëjmë dhe se si vishemi, jemi forca jetësore e brendshme.
Është më e vështirë të interpretosh me një qen, apo me një aktor të vërtetë?
Shiko, kjo është një histori e vërtetë dashurie, njerëzit flasin për miqësi mes protagonistit dhe qenit të tij, por në të vërtetë, është një histori dashurie e thellë, që i përket cilësisë së brendshme të qenies, jo seksit apo llojit të protagonistëve. Nuk e kemi mësuar qenin fare, me përjashtim të rasteve të rralla, për dy ose tri skena. Për pjesën tjetër rikrijuam një ambient besimi, në mënyrë që ai të ndihej mirë mes njerëzve. Duhej shumë durim. Ishte njëlloj sikur punoje me fëmijë. Disa vjet më parë bëra një film me Altman. Po xhironte ca skena me fëmijë dhe ishte shumë i zoti. Sekreti, më tha, ishte që të mos u thoshe kurrë se çfarë duhet të bënin, dhe me qenin ne bëmë të njëjtën gjë.
Ju pëlqen të keni kafshë në shtëpi?
Kam një qen. Gjithmonë kam pasur qen, qëkur isha fëmijë, që kur isha një vjeç. E kishte emrin Chipper. Pastaj erdhi
Billy, që ishte femër. Për mua qeni është një shok shumë i veçantë, dhe sigurisht është një nga arsyet pse vendosa të bëja këtë film. Kam një marrëdhënie të ngushtë me kafshët.
Sa e ka ndryshuar jetën tuaj takimi me Dalai Lamën?
E praktikoja budizmin para se ta takoja. Mësuesit e mi ishin murgj japonezë. Takimi me të pati një impakt të madh tek unë. E kuptova se isha ai që doja. Kisha arritur atë gjendje paqeje dhe ndërgjegjësimi që duhej.
Ndryshon nga kultura juaj perëndimore?
Nuk janë shumë ndryshe, por përballojnë të njëjtat problematika, hetohet mbi të njëjtat çështje. Më ka prekur shumë një filozof anglez, që thoshte se realiteti është një funksion i mendjes, se jashtë nuk ka asgjë të përcaktuar. Kjo është një mënyrë për të ndjerë budizmin. Ka komunikim mes Lindjes dhe Perëndimit, jo vetëm nga ana kulturore, por edhe nga ajo shkencore.
Cilët janë filmat që keni refuzuar të bëni? Ata që nuk do të luanit kurrë?
Eh, këtë film e kisha të sigurt që do e bëja, sepse ka një mesazh filozofik dhe shpirtëror, që deri diku më përket edhe mua. Edhe pse nuk mendoj se është një histori budiste, për mua ishte interesante të krijoja këtë lidhje me Japoninë, me ngjarjet që fillimisht vendosen në një manastir zen. Ka pak filma për të cilët nuk ndihem krenar, ndoshta disa, por është normale, u ndodh të gjithëve. Po nuk do tjua them kurrë cilët janë.
Zgjodhët ta bënit këtë film duke menduar për djalin tuaj, që tani është nëntë vjeç?
Sigurisht që zgjodha të luaj në këtë film, sepse mendoja se mund
të ishte një film për djalin tim. Por, ky është i pari ku kam interpretuar për këtë arsye.
Çmendim keni për “Nobel”-in që fitoi Obama?
Meqë ra fjala, po ju çmendim keni? Të gjithë e duan Obamën, në botë të gjithë e duan, por pyesin veten “përse iu dha ky çmim pikërisht tani”? Unë mendoj se ky mund të jetë një inkurajim, një mënyrë për ti kujtuar se përse u zgjodh në krye të vendit. Ky çmim mund ta mbajë zgjuar dhe ta bëjë që të mos bjerë asnjëherë në pasivitet. Ka vizion dhe një mënyrë të jashtëzakonshme për ti bërë të tjerët për vete. Për fuqinë që mishëron, është një burrë i jashtëzakonshëm.
Po për sa i përket situatës ndërkombëtare, jeni optimist apo pesimist?
Për sa më përket mua, jam optimist, sepse gjërat përmirësohen kur je optimist dhe jo pesimist. Jemi të gjithë të lidhur me njëri-tjetrin, jemi në ndërveprim të vazhdueshëm dhe misioni ynë është që ta ndihmojmë njëri-tjetrin. Amerika për shumë kohë ka shfrytëzuar pjesën tjetër të botës, por tani duhet të ndryshojmë drejtim. Kur gjërat ndryshojnë për mirë, edhe bota shkon drejt atij drejtimi.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24383. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24383
Marrëveshja për kufirin detar me Greqinë, ku gaboi pala shqiptare Koloneli në rezervë, Myslim Pasha u përgjigjet pjesëtarëve të ekipit negociator për ndarjen e detit. Oponenca e tij kundër ekipit negociator shqiptar për marrëveshjen me Greqinë.
SFOND SA PËR FILLIM. Më së fundi, përfaqësuesit e shtetit folën! Kjo duhet marrë si një shenjë e mirë. Se tanimë argumentet, duhet të ballafaqohen. Se tanimë nuk mund te ecet me hermetizëm. Se tanimë palë të tjera ekspertësh duhet të përfshihen në debat. Ajo që është e rëndësishme, marrëveshja tashmë po diskutohet dhe duhet të diskutohet më tej me publikun në hollësi.
Dhe më e rëndësishmja, ratifikimi mesa duket është shtyrë…. Përpara se të fillojmë të trajtojmë në veçanti njëri pas tjetrit argumentet e parashtruara nga shteti në mbrojtje të marrëveshjes aktuale mendojmë se është e nevojshme të mbahen parasysh për çdo argument këto pyetje:
1. Cili është interesi i palës shqiptare në trajtimin e argumentit specifik?
2. Çfarë lejon dhe ndalon Ligji Ndërkombëtar (Konventa) në gjetjen e konsesusit për marrëveshje?
3. Dhe ajo që është e më rëndësishmja – Cilat kanë qënë pretendimet (CLAIMS) e palës shqiptare në negociata? A ka patur pretendime pala shqiptare apo jo?
4. Cilin parim ka ndjekur pala shqiptare: parimin a baraslargësisë apo parimin e barazisë? Sepse ka pasur një debat të gjerë në çështjet e përcaktimit të kufijve detarë midis shteteve, por UNCLOS me Konventën e vitit 1982, qartazi ka kaluar prej termit: thjesht “equidistance” (barazlargësia) në “Equitable principles – Relevant circumstances” pra në: “parimin e barazisë – kushteve specifike”.
A është marrë parasysh kjo, në negociata?
Më poshtë ne do të trajtojmë argumente të përdorur nga shteti, duke dhënë versionin që sipas mendimit tonë duhet të kishte mbrojtur shteti shqiptar me qëllim mbrojtjen e interesave kombëtare.
Nuk do të merremi, ashtu siç merren përfaqësues të shtetit, me skica dhe grafika, spekulative, duke mos iu drejtuar parimeve bazë, të UNCLOS, prej së cilave Shqipëria më shumë se sa sipërfaqe ka humbur dinjitetin e saj. Më poshtë një pjesë e argumenteve që kanë të bëjnë me disa parime bazë të sendërtimit të UNCLOS.
2. A DUHET TË DEBATOJME MBI NJE SKICË?
Dua të them shumë miqësisht, se të gjithë argumentet grafikë që janë sjellë, tregojnë shkoqur, se kemi një kuptim të skajshëm, midis të dy anëve (në fakt ne jemi një anë… se jemi tanët… e nuk jemi përballë palës fqinjë…) dhe ato në vend të sqarojnë nuk bëjnë gjë tjetër veçse e shtojnë hermetizmin.
Ju keni marrë për bazë një “skemë” me të cilën në media, për efekte të përceptimit pamor dhe kuptimësi prej të gjithëve, është përfytyruar, një “futje” në Otranto, ku veç vijave janë dhënë disa shigjeta si punë ” synimi” apo “prirjeje” gjithnjë në favor të idesë illustrative. Kaq.
Këtij i thonë spekulim i dukshëm. Studimi ka shumë skema të tjera që ju nuk i keni marrë për bazë. Në to, vërehen, pozicionimi sado skematik i pikës “150″ ku mund të krijohet ideja që shqyrtohet. Ndërkaq, prej jush pritet që të sillni hartën e fundit, mbasi koordinanat janë tamam “si një kriptogramë”
Pse nuk e sillni?
A mund të veprohet në këtë mënyrë, duke mos sjellë hartën e shtetit që ju thoni “se e kemi, por nuk ia japim gjithkujt” (sipas një përgjigjeje në intervistë)?
Skicën e keni “konsideruar sikur ajo të jetë, një hartë” dhe aty kërkoni saktësi në paraqitjen grafike që, mirëfilli nuk e ka këtë qëllim.
Pse vallë do të duhet ajo hartë, në të ardhmen, kur pikërisht tani, do të ishte kaq e nevojshme për ta parë jo vetëm, ligjvënësit dhe studiuesit, por edhe çdo shqiptar? Dhe Ju merreni me një skicë, e cila siç mund ta shihni në shpjegime është “for ilustration, only”, për të bindur shikuesit apo dëgjuesit se si e kemi sajuar ne, “një trekëndësh imagjinar…” etj, etj.
Është shumë e rëndë, apo jo? Ashtu dhe për Sarandën që “ju nuk e gjeni dot…” keni marrë, fotografinë tonë nga nga gazeta “Standard” për të na e përplasur rëndshëm, “se gjiri i Sarandës, nuk është ai që kemi paraqitur…”. Kjo është shumë e mjerueshme, sigurisht.
Shteti i bën sqarimet duke përdorur materialet hartografike dhe gjeodezike, të marrëveshjes. Ndërkaq, sot e tërë ditën mbi ca skema, vendosen vija e llogari, çka nuk është normale. Ky duhet të jetë serioziteti i shtetit? Apo është pjesë e atij hermetizmi që e thamë atypari? Të gjitha i kam shumë miqësisht.
2. GJIRI I SARANDËS
Sipas shtetarëve gjiri i Sarandës, ashtu siç është paraqitur, nuk plotëson kushtet për t’u trajtuar si GJI në marrëveshje, për të ndërtuar vijëdrejtat bazore. Argumentet e paraqitur janë:
1. Nuk plotëson kushtet nga pikëpamja gjeografike
1. Nuk është i pranueshëm përcaktimi i gjirit të Sarandës nga kepi i Qefalit deri te Kepi i Demës (Ksamil). Kjo pjesë e bregdetit përbëhet nga një tërësi gjiresh më të vegjël (gjiri i Sarandës, gjiri i Limionit, gjiri i Kasolles, dhe gjiri i Baxhos).
2. Nuk plotëson kushtet nga pikëpamja gjeometrike 1. Gjiri i Sarandës është siç është paraqitur nga oponenca, nuk plotëson kushtin e një gjiri sipas nenit 10 të Konventës.
3. Nuk plotëson kushtet nga pikëmpamja historike 1. Nuk ka asnjë ligj, asnjë vendim te Kuvendit, asnjë ak ligjor (VKM) apo qoftë edhe një vendim të Bashkisë së qytetit të Sarandës që të përcaktojë një status të gjirit si “Historik”
2. Nuk ka argumente historike apo arkeologjike
Oponenca – Çdo shqiptar që mund të dëgjojë apo lexojë argumente të tillë, do të habitet se siç e thoni “ju nuk e gjeni se ku është gjiri dhe emri i tij!!”
Ju nuk e gjeni dot se ku është emri i gjirit të Sarandës, as në hartë, as në Regjistrin Lundrimor, as në gjeografinë fizike. Të gjithë shqiptarët duhet të ngelen të befasuar, ndaj këtij argumenti që sillni gjersa thoni “gjirin e Sarandës nuk e gjeni kërkundi.”
Është i futur atje, në fund por edhe “ai aq i vogël nuk i plotëson kushtet e Ligjit të Detit.” Për këtë ju jepni argumente nuk është as gji i mbyllur dhe as gji historik.
Ju përdorni Udhëzuesin e Lundrimit (!!!) dhe nuk na citoni gjeografinë fizike të Shqipërisë.
Si vallë, nuk mund ta shihni shkoqur, se si merr drejtimin juglindor në një kënd prej 450, prirja e detit, duke na treguar dukshëm gjirin, që ka drejtimin për te qyteti dhe porti. Aty është edhe emri që ju mungon: Saranda.
Prej aty, ka një prerje aq të theksuar në drejtim të jugut, saqë në një vijë të drejtë krijon edhe bazën e vogël të trapezit. Pastaj fillon përsëri hapja në drejtin të jugperëndimit deri në kepin e Mërtesës (Vrojtimit). Veç kësaj, mos vallë iu duken 5.3 km thellësi, një largësi e vogël!?
Ndërkohë, fakti se janë disa gjire të vegjël në përbërje të gjirit më të madh të Sarandës nuk do të thotë asgjë. Edhe gjiri i Kërkyrës përbëhet nga shumë gjire të vegjël, por trajtimi është si gji i madh. Natyrisht, gjiri i Kërkyrës plotëson kushtin gjeometrik, por GJIRI YNË I SARANDËS plotëson kushtin HISTORIK.
Dhe prej andej duhet të hiqen vijdrejtat bazore. Kjo është shumë e thjeshtë. Këtu bëhet fjalë për interesa të mëdha kombëtare dhe nuk mund të përjashtojmë pikërisht ato argumenta që na japin të drejtën tonë për pretendime. Por, le të kalojmë tek argumantet tuaj pse Saranda nuk duhet të quhet “Gji historik”
Që në krye të herës, kemi thënë se shteti shqiptar ka vajtur në bisedime i papërgatitur. Vërtet gjiri i Sarandës nuk plotëson kushtin GJEOMETRIK të Konventës, por shteti ynë duhet të kishte ngritur pretendimin për GJI HISTORIK. Shteti ynë nuk mund të justifikohet me faktin se “…
NUK KA ASNJË LIGJ QE TE PERCAKTOJË KËTE STATUS.” Shteti e bën ligjin. Nuk ja bëjnë të tjerët. Duhej përgatitur baza ligjore dhe të shkonte e përgatitur me PRETENDIMIN (CLAIM) se gjiri i Sarandës është gji historik.
Kemi bindje të plotë se argumentet historikë dhe arkeologjikë ka me shumicë për ta trajtuar atë si të tillë. Natyrisht, që pala greke do të kishte pasur kundërshtitë e saj për ketë gjë, por pala shqiptare duhet të kishte shkuar e përgatitur.
Të gjitha argumentet e dhëna nga shteti në fakt, janë argumente që do të mund të përdoreshin nga pala greke. Por, shteti shqiptar do të thoshte – “Ja ku është baza ligjore, ja ku është ligji që e përcakton gjirin e Sarandës me status gji historik, ja ku jane edhe argumentet”. Është shumë e rëndë që shteti mundohet të justifikohet me argumente që duhet të ishin argumentet e palës tjetër.
Faktorët që vlerësojnë dhe japin peshën e duhur të titullit historik në përcaktim të kufijve detarë janë:
Ushtrim i autoriteit shtetëror për një periudhë të gjatë në përkim me titullin detar. Emri dhe njohja në vijimësi e këtij autoriteti. Reagimi, ndikimi, si mosnjohje nga ana e shtetit tjetër. Ato mund të jenë të drejta historike, në pasurinë dhe trashëgiminë kulturore, në peshkim, në kalim, ekonomike, gjeostraegjike.
Një titullim historik do të thotë, se asnjë shtet tjetër nuk mund të ketë forcë për të ushtruar të drejta ndaj kësaj gjeohapësire detare që i referohet këtij titullimi. Titujt historikë, shmangin qënësinë e ndonjë titulli tjetër.
Duke pasur konceptin e gjireve historikë dhe rrënjën e tyre, koncepti i titulllit historik mund të aplikohet në ujrat, jo vetëm të gjireve, por edhe të ngushticave detare, të arkipelagëve dhe përgjithësisht, te të gjithë ato ujra që mund të përfshihen nën zotërimin detar të shtetit.
Si është e mundur t’u dalësh e t’u japësh shqiptarëve një argument të tillë? Cili është interesi i palës shqiptare në këtë rast?
Po a jeni të gatshëm t’u thoni shqiptarëve se edhe gjiret si ai i Tetranisit dhe Butrinit të cilët i plotësojnë kushtin gjeometrik, nuk i kanë me ligj koordinanat gjeografike, kur në asnjë vend të botës nuk ndodh një gjë e tillë.
Pa dashje, siç mendoj unë, ju në një farë mënyre kërkoni që të zhvishni jo vetëm në sy të shqiptarëve, por dhe të fqinjit tonë, Greqisë gjeohistorinë e gjirit të Sarandës, që siç dihet është shumë e njohur prej palës tjetër, në kulturën dhe historinë tonë shumë të gjatë dhe të mbushur me plot mbijetesë dhe drama. Kumtesa juaj nuk i bind shqiptarët.
Vetëm trajtesa për gjirin e Sarandës, dhe “braktisja” që sipas mënyrës suaj i bëni në këtë marrëveshje do të ishte e mjaftueshme që shqetësimi ynë i përbashkët, t’ua sillte në vend shqiptarëve dinjitetin e tyre kombëtar. Së fundi, i qëndroj plotësisht argumenteve të mi, duke thënë se “është cenuar mëvetësia jonë shtetërore, në përcaktiminn e kufijve detarë në gjirin e Sarandës.”
3. GREQIA NUK ËSHTË SHTET ARKIPELAG
Sipas përfaqësuesve të shtetit, në formë shumë të thatë deklarohet se: “Greqia nuk është shtet arkipelag”. Dhe me këtë deklarim mbyllet i gjithë debati për çështjen e ishujve skajorë të arkipelagut të Ishujve Jonianë. Oponenca – Së pari, në asnjë moment nuk është thënë që Greqia është nje shtet arkipelag.
Por konventa, në nenin 47 trajton në paragrafin (b) edhe nocionin “Arkipelag”. Ky nen duhej të merrej parasysh në negociata, pasi mospërfillja e tij shkakton humbje për Shqipërinë. Dhe duhej të silleshin në vemendje të negociatorëve precendentë të ngjashëm, ku efekti i ishujve, në bashkësinë e tyre siç është rasti i Arkipelagut të ujdhesave Joniane, për shkak të specifikës, nuk është marrë parasysh.
Një nga “frakturat” që gjejmë tek UNCLOS, lidhet me atë, se përveç shpjegimeve që jep, për shtete të cilat janë tërësisht arkipelagorë ka mungesë shpjegimi, kur shteti është pjesërisht i tillë. Greqia, në pjesën kontinentale kryesore të saj (main land) është, gadishull = siujdhesë. Përqark saj, lindje, jug, perëndim, ajo ka një shumësi ujëdhesash, të cilat janë të grupuara në dy arkipelagë:
a. Arkipelagu i Ujëdhesavë Joniane b. Arkipelagu i Ujëdhesave Egjenane.

Meta përgënjeshtron Topallin: Ratifikimi i marrëveshjes u shty TIRANË – Ilir Meta ka pranuar sot se Kuvendi ka shtyrë ratifikimin e marrëveshjes detare me Greqinë, ndryshe nga ç’deklaroi zyrtarisht Kuvendi i Shqipërisë, i cili shmangu deklaraten per shtyrjen duke rishtypur nje kalendar te ri, nga i cili ratifikimi ishte hequr ne heshtje.
Sipas Metës, pakti u shty për ta bërë sa më transparente atë. “Çështja ka qenë në rendin e ditës së Kuvendit. Shtyrja e ratifikimit është bërë për tu dhënë kohë të gjithëve që të jenë të bindur dhe të bërit sa më tepër transparent të procesit”, u shpreh sot Ministri i Jashtëm.
Meta më tej, tha se “janë të ftuar të gjitha palët të vijnë në Ministrinë e Jashtme dhe të ballafaqojnë mendimet dhe matjet e tyre duke garantuar edhe njëherë se marrëveshja e detit me Greqinë ka qenë e domosdoshme dhe nuk i ka falur Greqisë asnjë milimetër hapësirë detare”.
Kuvendi reagoi pas shkrimit në gazetën ‘Shekulli’, ku u botuan dy kalendare dhe prej te cileve dilte se ratifikimi i marrëveshjes i planifikuar per 19 tetor u hoq nga kalendari.
Para ketij botimi Kuvendi kishte heshtur, dhe ne disa deklarime la te kuptohej se nuk ishte planifikuar ne 19 tetor ratifikimi, por kjo ishte sajese e mediave.
Pas botimit te kalendareve, Kuvendi ndryshoi qendrim dhe tha se pika e ratifikimit u hoq, “sepse 19 tetori binte dite e hene dhe nuk ka më seanca parlamentare ditëve të hëna” (!). Por ne Kalendarin e ri ne fakt, nuk ishte me pika e ratifikimit, as te hene, as te enjte e as ne ndonje dite tjeter.
Pas kesaj kakofonie te shkaktuar nga perpjekja e Kuvendit per te shmangur nje deklarate zyrtare per shtyrjen e ratifikimit, vjen deklarata e Metes, i cili pranon se mareveshja eshte shtyre zyrtarisht nga Kuvendi.

Kulisat e marrëveshjes detare me Greqinë
Deputeti socialist Erjon Braçe analizon marrëveshjen e qeverisë për t’i falur territorin shqiptar Greqisë. “Familja në pushtet po shet kufijtë e Shqipërisë, por do të përballet me shqiptarët”.
Siç edhe jeni vënë në dijeni, Kuvendi ka shtyrë miratimin e marrëveshjes së shumëdebatuar për delimitimin e kufirit ujor mes Shqipërisë dhe Greqisë. Si i zgjedhur i popullit a jeni njohur me përmbajtjen e saj dhe si do ta vlerësonit ndarjen që i bën ajo kufijve detarë mes dy vendeve?
-Përmendët Kuvendin, marrëveshjen, cilësuat “të zgjedhurin nga populli” si element vendimmarrës dhe kërkoni një vlerësim. Po e bëj! “Kuvendi”, që në Shqipëri është “biznesi personal” i kanakares Jozefinë është në kaos total! Nuk funksionon, as mbi rregulla detyruese, as mbi ligj sovran!
Funksionon sipas “qejfit” të zonjës Jozefinë. Ky është standardi, “qejfi” në moshën e saj arliset duke kujtuar cakun biologjik e del mbi çdo gjë, aq sa askush, normal, nuk gjen kund procedurë e arsye demokratike si fill veprues në institucionin ligjbërës në vend! Me “qejfin”, Jozefina kalëron rregull, ligj e institucion. Dhe kënaqet!
Sipas rregullores, duhet që Kuvendi të funksionojë e të mblidhet në bazë të një kalendari tre – javor. Ai është votuar e në të thuhet që marrëveshja duhet votuar më 19 Tetor. Por është festë, me një fjalë “pushim” – siç zhargoni banal i një administrate të tërë e shquan. Çdo rishtypje e kalendarit nuk e bën atë të ligjshëm!!
Po sipas rregullores, Kuvendi për të funksionuar në përmbushje të detyrës së tij kushtetuese, mblidhet në seanca plenare tri herë në javë. Por, kriza politike që po zhbën Kuvendin ka përkëdhelur “qejfin” e zonjës Jozefinë, i cili është arsye e mjaftueshme që ajo – sipas “qejfit” – të urdhërojë një ditë punë në javë!
Duke limituar në ekstrem funksionet e Kuvendit, por Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24387. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24387

Brunei, mbretëria e dy vëllezërve inatçorë Dy prej vëllezërve më të pasur në botë, ka vite që i janë futur një sherri të madh dhe arsyet e këtij sherri pritet të dalin së shpejti
Pasojat e grindjes së ndoshta dy vëllezërve më të pasur të botës nuk janë të nivelit të sherrit mes Kainit dhe Abelit, por detajet e reja e më të fundit në lidhje me grindjen mes vëllezërve super të pasur, Hassan Bolkiah, Sulltani i Bruneit dhe vëllait të tij më të vogël, Princit Jefri Bolkiah, mund të dalin hapur në Nju Jork, vendi i përplasjes gjyqësore. Pas vitesh të tëra makinacionesh, avokatët amerikanë do ta marrin në pyetje Jefrin në një dëshmi të dhënë me betim. Kjo dëshmi, që do të depozitohet, është pjesë e një grindjeje të gjatë mes Jefrit të pasur dhe një çifti të martuar nga Britania e Madhe, që dikur ishin njerëzit e besuar dhe ndihmësit personalë të princit. Por, nëse ndodh, dëshmia në fakt do të hedhë dritë për një betejë ligjore dhe financiare mes princit dhe vëllait të tij më të madh, që dikur mbante statusin e njeriut më të pasur të botës. Jonathan Berman, një avokat i princit Jefri, ka konfirmuar dhënien e dëshmisë shumë shpejt, çka do të thotë se po shumë shpejt të palarat e kësaj historie do të dalin në shesh.
Grindja mes sulltanit dhe vëllait të tij ka nisur dhe po vazhdon që nga fundi i viteve 90 dhe ka qarkulluar në shumë duar avokatësh e gjyqtarësh, që nga ishujt e Borneros e deri në Britaninë e Madhe apo Manhatan. Fokusi i çështjes është, siç mund të merret lehtësisht me mend, paraja dhe sendet e luksit që ajo mund të blejë. Edhe fisnikët mbretërorë të dinastive të Britanisë, Holandës apo Spanjës, do të dukeshin vetëm disa borgjezë të vegjël nëse do të viheshin për krahasim përkundër bolkiahëve. Brunei, një enklavë e stisur nga xhungla e Borneanit nga kolonizatorët britanikë, si dhe familja që e ka qeverisur vendin përmes një regjimi autokratik, u bënë jashtëzakonisht të pasur me rritjen e çmimit të naftës. Në vitet 80, sipas një kronologjie të publikuar në gjykatën britanike, Princi Jefri ishte një nga vëllezërit më të besuar të të vëllait, duke shërbyer si ministër i Financave të vendit, si dhe kryetar i Autoritetit të Investimeve, që supozohej ti investonte të ardhurat nga nafta në të mirë të vendit dhe të pasurimit të banorëve të tij. Grindja që i ndau vëllezërit duket se nisi pas ndërmarrjes së një hetimi të pavarur për mënyrën se si rreth 40 miliardë dollarë në pagesa përmes një transferte të posaçme, u bënë nga vitet 83 deri në vitin 98 përmes llogarisë së Agjencisë së Investimeve që drejtohej nga Jefri. Sipas një vendimi të një gjykate britanike, qeveria e Bruneit doli në përfundimin se një pjesë e parave kishin përfunduar në një llogari personale të Jefrit, një pjesë në llogari të kontrolluara nga Sulltani dhe vetëm një pjesë e vogël ishte investuar për popullin. Ndërkaq, nuk u mor vesh kurrë se ku shkoi pjesa tjetër e parave. Zbulimi i “vrimës” prej 40 miliardë dollarësh në thesarin e Bruneit solli hapjen e një çështjeje shumë të gjerë, në të cilën u përfshinë këshilltarë, administratorë, e zyrtarë të tjerë, që në kohën për të cilën bëhet fjalë, ishin në detyra të rëndësishme pranë sulltanit dhe princit Jefri. Por barra më e rëndë e akuzave binte mbi vetë Jefrin. Hapi i parë që mori pas kësaj qeveria e Bruneit, ishte ngrirja e të gjitha llogarive bankare të trashëgimtarit të pasur, veçanërisht llogarive bankare që kishte në Britaninë e Madhe e që kishin brenda shuma jashtëzakonisht të mëdha parash. Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, Brunei dhe ushtria e avokatëve kanë shpenzuar kohë, energji dhe para pa masë për të hedhur në gjyq Jefrin dhe për të shtënë në dorë disa nga asetet e tij, si hotelet që zotëron në Shtetet e Bashkuara në Nju Jork dhe Bel Air në Los Anxhelos, të cilat Jefri i ka blerë me paratë e Bruneit. Për të qetësuar situatën, Jefrit iu desh që të hiqte dorë me dhembje nga disa prej aseteve të tij, për tia kthyer vendit të tij. Kështu ai ktheu rreth 600 prona, mbi 2000 makina, 100 piktura, 5 jahte dhe 9 avionë. Kjo sa për të përmendur një pjesë të pasurisë së madhe që Jefri zotëron. Por në mënyrë që të mblidhte sa më shumë para për të furnizuar mënyrën e tij jashtëzakonisht luksoze të jetesës, Jefri kishte ngritur prej kohësh një rrjet shumë të stërholluar kompanish dhe biznesesh në vende të ndryshme të botës. Kjo strukturë i jepte atij mundësinë që të legalizonte të gjitha paratë që i merrte fshehurazi nga paratë që duhet të përfundonin në xhepin e popullit. Deri tani ai nuk ka pranuar që të japë asnjë dëshmi për çështjen për të cilën akuzohet, por mendohet se më në fund ai nuk mund ti shmanget një fakti të tillë, sepse duket se gjithçkaje i ka ardhur fundi. Kjo edhe sepse një vit më parë, një gjykatës britanik lëshoi një fletë-arresti për të dhe dy djemtë e tij, që kishin shërbyer si oficerë të lartë dhe drejtorë në disa prej korporatave të hapura nga i ati. Megjithatë, të pakta janë gjasat që të vihet në vend ndonjë drejtësi e paratë e vjedhura ti kthehen popullit, duke qenë se e gjithë kjo ndërmarrje ligjore nuk ka aspak për qëllim një gjë të tillë, por kalimin e një pasurie nga duart e njërit vëlla, në ato të tjetrit.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24374. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24374

Shkrimtarja që nuk ka frikë nga Pekini Kina ishte e ftuar nderi këtë vit në panairin e Frankfurtit, por autorë kritikë si Dai Qing nuk janë zyrtarisht të mirëpritur. Shkrimtarja e famshme thotë se gjendja e saj tregon edhe gjendjen skizofrenike si të Kinës, ashtu edhe të panairit të librit
Dai Qing qesh ndërsa u shpërndan lexuesve disa nga librat e saj që janë të ndaluar në Kinë. Në xhep ka biletën e kthimit për në vendin e saj. “Sekretet e fshehta të Kryeministrit Zhao Ziyang i shpërndava unë, pas një udhëtimi në Hong Kong”, thotë shkrimtarja dhe ambientalistja e njohur tashmë 68-vjeçare. “Është një fatkeqësi që ende nuk mund të lexojmë gjithçka që na pëlqen në Kinë. Duket sikur këto rregulla qesharake po bëhen më të ashpra çdo ditë që kalon dhe ne shkrimtarët po i ndihmojmë pushtetarët duke censuruar vetveten para se të censurohemi prej tyre. Dhe këtë e bëjmë qoftë në mënyrë të ndërgjegjshme, qoftë të pandërgjegjshme”.
Censura në Kinë është një nga temat më të preferuara që shkrimtarja ka zgjedhur për të mbajtur në leksionet e panairit të librit në Frankfurt. Ajo ishte parashikuar si një e ftuar speciale e veprimtarisë, një pjesë e së cilës është fokusuar edhe në letërsinë e një vendi të madh si Kina. Në fakt, Kina ishte “e ftuara e nderit” për këtë vit, me një prani prej 2000 shtëpish botuese e me një letërsi që varion nga shkrimtarët, dramaturgët e poetët. Edhe në këtë fushë Kina u tregua madhështore, madje me një madhështi që u ngjante Lojërave Olimpike. Por Dai Qing, një autore shumë e njohur jashtë Kinës për fushatat e saj kundër represionit politik dhe opozicionit ndaj proketeve shumë të kushtueshme të qeverisë kineze, që shkaktojnë pasoja negative si te njerëzit, ashtu edhe te mjedisi, nuk ishte në listën e të ftuarve zyrtarë. Pas protestave nga Kina, panairi i librit e tërhoqi ftesën ndaj shkrimtares, si dhe një tjetër poeti kinez, Bei Ling. Por, pas disa presionesh, drejtori i panairit vendosi që ta ftonte gjithsesi autoren.
Për sa i takon shkrimtares kineze, atë e quajnë ndryshe “princesha e kuqe”, edhe pse asaj personalisht nuk i pëlqen një nofkë e tillë. I ati ka qenë revolucionar i orëve të para dhe vdiq në vitin 1945, gjatë luftës kundër Japonisë. Dai Qing u adoptua më pas nga një prej 10 mareshalëve të Mao Ce Dunit. Ajo ishte fëmija e njërit prej njerëzve më të fuqishëm të Kinës dhe si e tillë ajo u shkollua si inxhiniere dhe punoi për një kohë të gjatë në profesionin e saj në ushtrinë kineze. Gjatë kësaj periudhe ishte një anëtare besnike e partisë dhe për shkak të njohurive që kishte për gjuhën angleze, lexonte shumë dhe e spiunuan për shkak të letërsisë angleze. Një prej autorëve të saj të preferuar ishte shkrimtari Studs Terkel, me të cilin më pas u bënë miq.
Gjatë viteve 1980 ajo nisi punë si gazetare dhe u largua nga përkushtimi dhe detyrat në parti. Lidhjet me partinë i ndërpreu pas botimit të librit për Digën e tre Gorgesve, libër që e shndërroi menjëherë në një disidente dhe armike të pushtetit të Pekinit. Po të kishte qenë e bija e tjetërkujt, ajo do ta kishte pësuar, por mbështetja e familjes bëri që ta kalonte më lehtë se një tjetër pa atë mbështetje. Megjithatë, duke qenë se nuk ndryshoi qëndrim, e futën në burg për një periudhë 10-mujore, pas demonstratave në sheshin Tiananmen, në vitin 1989. Të gjithë librat e saj, përfshi edhe kujtimet e burgut, tani janë zyrtarisht libra të ndaluar në Kinë, megjithatë, në mënyrë jozyrtare ata lexohen nga të gjithë.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24377. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24377

54 kilogramë janë shumë për të sfiluar në pasarelë Një modele e markës “Ralph Lauren” është pushuar nga puna, sepse kishte shtuar disa kilogramë në peshë, ndërsa Miranda Kerr, imazhi i “Victorias Secret”, po tretet e gjitha, sepse dëshiron të punojë me më të mëdhenjtë e modës
Çdo sezon të ri, stilistët, fotografët dhe personalitetet e tjera që merren me botën e modës, premtojnë se do të angazhohen më shumë për të luftuar tendencën që dominon prej vitesh nëpër pasarelat e botës (nëse nuk i përket prerjes 36, apo të të numërohen brinjët, nuk je modele), por më pas reportazhet e sfilatave i përgënjeshtrojnë. Modelet e reja që sfilojnë për markat më të famshme janë të gjitha jashtëzakonisht të dobëta, madje në limitin patologjik. Nëse ndonjëra bëhet shkaktare e nxitjes së polemikave dhe kritikave, atëherë vendi i saj është “në harresë”. Zakonisht për koleksionet e reja përgatiten një brez i ri vajzash anoreksike. Fotografitë dhe videot e sfilatave të fundit e kanë treguar se nëpër pasarela vazhdojnë të sfilojnë modele shumë të dobëta. Gjërat nuk kanë ndryshuar, madje është e dukshme që vajzat nuk kanë fuqi të qëndrojnë më këmbë. Pesha e tyre pupël nuk përputhet me gjatësinë.
Mes debateve të shumta për anoreksinë, Karl Lagerfeld, stilisti historik i “Chanel”, ka hedhur benzinë mbi zjarr, duke e komentuar negativisht zgjedhjen e fundit të revistës “Brgitte”, e cila ka lënë pas profesionistet dhe ka lartësuar vajzat e zakonshme: “Ka mumie të shëndosha, që ulen përpara televizorit me pakon e patatinave në dorë dhe thonë që modelet e dobëta janë të shëmtuara. Bota e modës karakterizohet nga ëndrrat dhe iluzionet dhe askush nuk dëshiron të shohë femra të shëndosha”, ka thënë stilisti në një intervistë për të përjavshmen “Focus”.
Por sikur kjo të mos mjaftonte, Filippa Hamilton, modelja historike e Ralph Lauren, është pushuar nga puna, sepse ishte shëndoshur shumë. Modelja është 1,77 cm e gjatë dhe peshon 54 kg.
Ka qenë vetë top-modelja 23-vjeçare që ka denoncuar ngjarjen, pasi një nga fotot e saj të fundit të bëra për agjencinë ishte rregulluar me fotoshop që të dukej më e dobët, madje në limitet e anoreksisë. “Më pushuan sepse, sipas tyre, jam mbipeshë dhe nuk mund ti vesh më veshjet e tyre. Ajo çka më trishtoi më shumë ishte fakti që, duke qenë se unë punoja me ta prej 15 vjetësh, për mua ishin familja ime e dytë. Megjithatë kjo më bën të mendoj se kjo është femra që Ralph Lauren dëshiron ti paraqesë publikut. Nëse je e shëndetshme, nuk vlen. Ky nuk është një shembull i mirë. Kur vajzat e reja të shohin këto foto, do të mendojnë se është normale, por në fakt nuk është”. Po përgjigjja e agjencisë cila është: “Filippa është një vajzë bukuroshe. Megjithatë- lexohet në një faqe zyrtare të shtëpisë së modës -marrëdhënia jonë me të është ndërprerë për shkak të paaftësisë së saj për të respektuar detyrimet e parashikuara nga kontrata”.
Kulti i dobësimit sjell më shumë mërzi se mirëqenie, pasi modelet e propozuara janë të paarritshme nga pjesa më e madhe e femrave. Nga ana mjekësore, trupat e dobët mund ti vlerësojmë të bukur, por jo ata anoreksikë. Zakonisht femrave që janë të fiksuara pas bukurisë, u duket sikur janë të dhjamosura, kur në fakt nuk janë. Kjo mani e çmendur për të qenë të dobëta ka përfshirë të gjitha femrat në tërësi, madje duke kaluar deri në ekstrem. Sot, shumë femra vuajnë nga kjo fobi. Në kohën tonë, paraqitja e jashtme ka shumë rëndësi. E gjithë ekzistenca e femrës është e kushtëzuar nga vështrimi i të tjerëve. Problemi qëndron te kriteret e vlerësimit, të cilat janë shumë ekstreme: duhet të jesh shumë e dobët, e re, por gjithashtu edhe e shëndetshme e të mos vuash nga problemet shëndetësore .
Drejt reduktimit të kileve është edhe Miranda Kerr, e dashura e aktorit bukurosh, Orlando Bloom, dhe imazhi i “Victorias Secret” (marka e famshme e veshjeve intime që lartëson format trupore, mjafton të kujtosh ikonat e saj: Heidi Klum, Adriana Lima, Alessandria Ambrosio dhe Gisele Bundchen). Miqtë e saj thonë se dëshiron të sfilojë dhe të punojë edhe me stilistë të tjerë, jo të jetë vetëm modele e veshjeve intime. Rezultatet? Pamjet e fundit “të vjedhura” nga një set fotografik e tregojnë jashtëzakonisht të dobët, madje në limitet e anoreksisë. Megjithatë, ky është mendimi i saj dhe ajo dëshiron të punojë. Sëmundja më e keqe për femrën është dhe do të mbetet përjetësisht fiksimi për të qenë gjithmonë elegante dhe derisa stilistët të mendojnë si Lagerfeld, rezultati do të jetë ky.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24380. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24380

Afrika tjetër Në të gjithë kontinentin, shtresa e mesme shoqërore është në rritje. Pasanikët i dërgojnë fëmijët e tyre të studiojnë në universitet, me qëllim që të kenë një të ardhme më të mirë. Për shkak të krizës ekonomike, e cila është ende e pranishme….
Samuel Ngongiri viziton pacientin e fundit të ditës. I jep recetën me ilaçe, pastaj heq përparësen, përshëndetet me infermieret dhe largohet nga klinika. Hip në makinën e tij dhe zgjedh një rrugë e cila të çon në periferi të Najrobit. Ka shumë trafik, por doktori 40-vjeçar nuk shqetësohet shumë. Po mendon për një çështje shumë të rëndësishme, konkretisht për takimin që do të bëjë pas pak. Parkon makinën dhe i hedh një vështrim të shpejtë, sepse e di që nuk do ta shohë për shumë muaj. Ka debatuar gjatë me të shoqen, para se ti drejtohej një agjencie për tia dhënë me qira makinën një çifti të huajsh. “Ishte një vendim i pashmangshëm”, thotë i trishtuar. “Vajzat po rriten dhe është e vetmja mënyrë për tu garantuar atyre një shkollim më të mirë dhe mundësi për të ardhmen”.
Problemi nuk qëndron te fakti se do të fillojë të shkojë në punë me “matatu”, furgonët që kryejnë shërbimin taksi nëpër qytet. Samuelit i pëlqen shumë të lexojë dhe më në fund do të ketë kohë ta bëjë këtë gjë. Fakti është se nuk e kishte imagjinuar kurrë këtë gjë. Për një djalosh të lindur në fshat, nuk është e lehtë të heqë dorë nga prona e tij që është makina, për tu garantuar shkollimin vajzave. Kur kishte arritur të regjistrohej në Universitetin e Mjekësisë, bënte çdo lloj pune për të paguar studimet, mendonte se ai diplomim do ti jepte mundësi të përmirësonte statusin e tij shoqëror. “Për vite të tëra e kam përsëritur me vete që Kenia është një oaz në mes të Afrikës së varfër”, pohon Samuel. Vendi kishte një ekonomi në rritje konstante, zhvillimi social dhe teknologjik ishte i dukshëm, shërbimet ishin më të mira se në pjesën tjetër të kontinentit. Shtresa e mesme e shoqërisë vazhdonte të zgjerohej. “Ndiheshe i lumtur nëse bëje pjesë në këtë shtresë”.
Pavarësisht krizës ekonomike botërore dhe dhunës së vazhdueshme ndëretnike gjatë zgjedhjeve të 2007-ës, të dhënat tregojnë ende se është një vend i qetë në zhvillimin e tij. Najrobi, pasi e filloi vitin 2008 me luftëra nëpër rrugë, i është rikthyer normalitetit dhe konstruksionet vazhdojnë. Sipas James Shikwati, ekonomist lokal, në një popullsi me 40 milionë banorë, 10 për qind i përket shtresës së mesme dhe jeton me të ardhura vjetore që shkojnë nga 2500 deri në 40000 dollarë, të ardhura që kanë bërë të ngrihet numri i studentëve nëpër universitete, rreth dyfish, po të krahasohet me 10 vjet më parë.
Këto shifra tregojnë një tendencë pozitive në vendet në zhvillim. Studimi “Perspektivat për ekonominë botërore”, publikuar nga Banka Botërore, thekson sesi shtresa e mesme e shoqërisë po avancon me hapa të shpejtë në ekonomi dhe pas 20 vjetësh kësaj shtrese do ti përkasin një miliard persona. Ky zhvillim do të çojë në ndryshime rrënjësore, më pas ky grup shoqëror do të ketë më shumë ndikim dhe fuqi ekonomike, duke favorizuar zhvillimin e shoqërisë në të gjithë tërësinë e saj. Mbështetësit e kësaj teorie frymëzohen nga ekonomitë aziatike në zhvillim dhe theksojnë që tu kushtohet më shumë rëndësi fuqive shoqërore-ekonomike të shtresës së mesme për të ardhmen e ekuilibrave shoqërorë në të gjithë Afrikën.
Në fakt, statistikat kanë mbetur pozitive, por kushtet e jetës janë përkeqësuar. “Dikush është rritur shumë, të tjerë kanë mbetur aty ku kanë qenë”, shpjegon një analist ekonomik. Kështu, shtresa e mesme që po lind është drejt ndarjes. “Nuk është njësoj të fitosh 200 ose 300 dollarë në muaj. Janë jetë të ndryshme, të cilat bashkohen vetëm nga statistikat e ekonomistëve dhe politikanëve”. Kush ia del mbanë rritet, i barazon të ardhurat e tij me ato të pasanikëve dhe jeton gjithnjë e më mirë. Kush dështon, i humbet të ardhurat me kalimin e kohës.
Në Kenia reklamat në televizor dhe rrugë propozojnë modele jete perëndimore. Por personat që i përkasin kësaj shtrese shoqërore janë të ndarë në analizimin e perspektivave të tyre. “Do të bëjmë gjëra të mëdha”, thotë një financier i një firme kompjuterësh. “Fatmirësisht e kapërcyem krizën ekonomike dhe tani mund tia lejoj vetes të rrezikoj”. Samuel Ngongiri dëgjon me vëmendje ekonomistët të cilët flasin për një rritje ekonomike të kënaqshme. “Dhjetë vite më parë e mendoja si ata”, thotë ai, ndërsa kalon pranë një seksioni vilash në ndërtim. Më pas gjërat ndryshuan dhe jeta për familjen e tij e të shumë kolegëve u bë më e vështirë. Klinika ku punon nuk i rriti çmimet, me qëllim që të mos humbiste klientët. Përqindja e vizitave ka mbetur e palëvizshme, ndërsa të ardhurat janë pakësuar. “Të qenit mjek nuk të garanton më të bësh një jetë të pasurish. Kush ka fonde për të investuar për të ardhmen, shkon për të jetuar në zonat e banuara, mes dyqaneve të shtrenjta dhe qendrave tregtare. Ata që nuk kanë para, mbesin pranë shtresave më të varfra”.
Samuel Ngongiri arriti më në fund në agjencinë e shërbimeve. U tregon makinën e tij dhe mbyll shpejt e shpejt marrëveshjen. Për gjashtë muajt e ardhëm ka garantuar një bonus ekonomik që do ti rikthejë paksa qetësinë e humbur. Është paksa i trishtuar, por vetëm mendimi që nuk do ta furnizojë më makinën me benzinë e lehtëson disi. Gjithsesi, nëse vazhdon kështu, do ti duhet të nxjerrë në shitje edhe shtëpinë, për të siguruar më shumë të ardhura.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24371. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24371

Berisha ngushellon familjen e Dhimiter Xhuvani Pasi ka perfunduar viziten e tij te kortezise ne familjen Xhuvani, kryeministri shqiptar tha se, Shqiperia ka humbur nje prej princerve te letrave shqiptare. Kryeministri Sali Berisha ka ngushelluar familjen e shkrimtarit Dhimiter Xhuvani pasditen e se henes.
Pasi ka perfunduar viziten e tij te kortezise ne familjen Xhuvani, kryeministri shqiptar tha se, Shqiperia ka humbur nje prej princerve te letrave shqiptare.
Berisha tha se, bota intelektuale shqiptare humbi nje prej intelektualeve me te shquar te saj. Xhuvani, u shpreh kryeministri shqiptar, le pas nje emer te madh dhe nje boshllek te madh./atsh/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24365. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24365

AlbaniaSite Video: Adelina IsmajliTribalb AlbaniaSite Video: Adelina Ismajli–Tribalb me Tekst Adelina Ismajli me klipin me te ri Tribalb 2009
Teksti: Po vin krushqit o rena rena dil moj nan ee shtini mrena shtini mrena nana me pushu se kan ardhh oo mem marr muuee. e shtini mrena naaann me pushuuueee se kan ardhh moj mem marr muuueee
ref:(2) Ej vallah moj dera e shpiss Sot kam lon dit e qiknis
na ka dal nusja ne walle me fustan me pika na ka dal nusja ne walle me fustan me pika ma e mira n shoqe ma e mira n qika ma e mira n shoqe ma e mira n qika luj nuse luj syni i keq mos t paft kush nuk thot mashalla ati pika i raft luj nuse luj syni i keq mos t paft kush nuk thot mashalla ati pika i raft
jam e eger jam e bukur lozonjare por si flutur me shikim te djeg si prush ndaj me thrrasin zinzilush jam e eger jam e bukur lozonjare por si flutur me shikim te djeg si prush ndaj me thrrasin zinzilush Adelushe hajde hajde mos me bej loj me kajde Adelushe eja eja se me dogje si rrufeja Adelushe hajde hajde mos me bej loj me kajde Adelushe eja eja se me dogje si rrufeja
hajde mrena mooojjj me u knuueeeee see kaa ardhhh mooojjjj mem marr muueeeee.. hejjj
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24368. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24368

Gruaja gërhet më zhurmshem se aeroplani Jenny Chapman është diagnostifikuar si personi i cili gërhet më së zëshmi në Britani të Madhe. Gërhitja e saj ia kalon edhe zërit të aeroplanit. Është më e zëshme se lavatriçja e traktori… Britanikja 60-vjeçare Jenny Chapman nga Cambs gërhet se zë prej 111.6 decibelash që është më nivel më i lartë sesa zëri i aeroplanit.
Për fat të keq të burrit të saj Colin, Jenny është më e zëshme se lavatriçja e traktori. Gjyshja e katër nipave ka qenë më e zëshme se katër gërhitës kronik në kampin dyditor.
Jam tmerruar kur kam dëgjuar se si gërhas. E kam ditur që jam e zëshme, por nuk e kam ditur që jam aq shumë, ka thënë Jenny dhe ka shtuar se e ka ndier veten keq.
Ekspertët kanë thënë se kurrë më parë nuk kishin dëgjuar gërhitje më të zëshme. Jenny i ka provuar të gjitha metodat, ka pirë tableta, ka përdorë kapëse për hundë dhe ka vizituar mjekun shumë herë. Ka menduar edhe për operacion. Tani i kanë rekomanduar të mos pi alkool, të ha shëndetshëm dhe të ushtrojë.
Nuk do të heq dorë nga alkooli. Po kërkojnë tepër nga unë, ka shtuar ajo.
Bashkëshorti i shkretë nuk është mësuar me gërhitjen e saj as pas 20 vjet martese. Ai thotë se kiameti i vërtetë ia nis rreth orës dy, tre të mëngjesit.
Nganjëherë iku në dhomë tjetër. I mbylli të gjitha dyert dhe e fus kokën nën jastëk, ka thënë ai./telegrafi/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24359. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24359

Adelina: Mbi të gjitha është shqiptaria Lansimi i videoklipit të ri të Adelina Ismailit, Tribalb, përveçse ofroi kënaqësi, ajo ngjalli reagime të shumta te një pjesë e fansave të saj, sidomos për faktin e mbajtjes së simboleve fetare në klip.
Mirëpo, kjo gjë duket se nuk e shqetëson aspak këngëtaren, e cila në një intervistë për Panorama Plus, ka thënë se nuk frikësohet nga kritikat të tjerëve. E pyetur nëse ka frikë nga reagimet për simbolet religjioze, Adelina është përgjigjur: Aq sa është frikësuar Skënderbeu nga dikush! Pra nuk frikohem aspak. Mbi të gjitha është shqiptaria, duke shtuar në fund: Respekto kishë e xhami, admiro të shenjtën shqiptari.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24362. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24362

5 hakmarrje më të këqija bashkëshortore Një web-faqe franceze ka botuar tekstin për pesë hakmarrje më të këqija bashkëshortore gjatë vitit të kaluar. Në vendin e parë gjendet amerikan Paul Wood, i cili nga hidhërimi kishte hedhur maçorrin mbi bashkëshorten e tij, mirëpo maçoku edhe pse ishte përplasur mbi shpinën e gruas, nuk e kishte lënduar atë.
Në vendin e dytë është radhitur një grua kineze, e cila kishte djegur 400 telefona celularë, të cilët i shiste bashkë me burrin e saj.
Në vendin e tretë ndodhet amerikani, Herbert Cadwell, i cili kishte lidhur rrymën prej 110 voltësh në derën e dhomës, që gruaja e tij të mos mund të futej brenda.
Një specialitet nga jashtëqitja e qenit të cilin ia kishte përgatitur bashkëshortit të saj, e ka vendosur një grua nga Skocia në vendin e katërt.
Ndërkaq, në vendin e pestë ndodhet një grua, e cila ia kishte vënë flakën penisit të bashkëshortit, derisa ai ishte duke pirë dhe shikuar televizorin./telegraf/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24356. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24356
Top