Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Automjeti ekzotik dhe ultra-sportiv Veritas RS III i cili gjatë vitit të kaluar ka tërhequr vëmendjen e elitës botërore më në fund shkon në prodhim serik.
Megjithatë, prodhimin serik duhet kuptuar kushtimisht, sepse bëhet fjalë për vetëm 30 njësi të cilat do ta shohin dritën, e secili prej tyre do të punohet me dorë në fabrikën në Gjermani.
Edhe pse prodhimi ende nuk ka filluar zyrtarisht, pesë njësi tanimë janë shitur, tetë tjerë janë rezervuar, gjersa prodhuesi pret që seria e plotë do të shitet deri në fund të këtij viti. Mu sikur holandezi Spyker, prodhuesi gjerman Vermot AG fillimisht ishte themeluar si markë për gara, e tani pas plotë pesë dekadave ngadalë po kthehet kah prodhimi i modeleve për rrugë. Veritas RS III Roadster është kombinim i elementeve futuristike dhe klasike, e ai është unik për faktin se bëhet fjalë për një automjet me dy ulëse tek i cili ulësja e bashkudhëtarit është e mbuluar dhe sipas nevojës mund të hapet. I krijuar nga karboni ultra i lehtë, Veritas RS III Roadster mban motorin 5.0 litërsh V10 të BMW-së me 507 kuaj fuqi në kombinim me marshin mekanik prej gjashtë shpejtësish apo atë SMG automatik. Arritja e shpejtësisë deri në 100 kilometra në orë nuk zgjat më shumë se 3.2 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 347 kilometra në orë.
Në Vermont prodhojnë tri njësi të Veritas përnjëherë, për prodhimin e tij nevojiten tetë javë, gjersa njësitë e para fillojnë në muajin janar të vitit të ardhshëm.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1465. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1465

VW fillon shitjen e Golf e Scirocco Prodhuesi Volkswagen ka filluar me shitjen e versioneve më të fuqishme të Golfit e Sciroccos – modelet R, e gjermanët më në fund i kanë bërë publike edhe çmimet.
Scirocco R në Gjermani do të kushtojë 36.400 euro deri në regjistrim, derisa çmimi i Golfit R do të kushtojë 33.475 euro. Të dy modelet R shfrytëzojnë motorin TSI dylitërsh me turbo-mbushës dhe katër cilindra me djegie të drejtpërdrejt, mirëpo derisa Golfi R zhvillon 265 kuaj fuqi dhe 350 Nm moment rrotullimi, Scirocco është dashur të kënaqet me 5 kuaj fuqi më pak, prandaj motori i tij zhvillon 260 kuaj fuqi. Golfi R ka fituar edhe motorin integral 4Motion, gjersa Scirocco transmeton fuqinë në boshtin e përparmë. Të dyja modelet ofrojnë nivelin e njëjtë të pajisjeve.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1463. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1463

Pesëdhjetë kamzhik për vjedhje gomari Një fshatar në Iran ka marrë një dënim mjaft të veçantë por në dukje edhe të vështirë, pasi dogji të gjallë një gomar.
Në provincën Fars, gjykata ka dënuar fshatarin të mësojë përmendësh të gjitha fjalët e urta të profetit Muhamed pasi ai u cilësua fajtor për vrasjen mizore të gomarit që kishte hyrë në kopshtin e tij.
Gjithashtu ai do qëllohet edhe 50 herë me kamzhik dhe do mësojë thëniet e 12 imamëve që kanë dhënë këshilla për të trajtuar mirë kafshët.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=630. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=630

Vjen Canon EOS 1D Mark V? Gjykuar sipas burimeve të shumëfishta, Canon së shpejti do të paraqes fotoaparatin e vet të ri profesional SLR – EOS 1D Mark V.
Që bukur një kohë po supozohet për trashëguesin potencial të fotoaparatit SLR EOS 1D Mark III. Sipas raportimeve në portalin Canon Rumors, por edhe sipas fotografit të pavarur Philip Bloom, lansimi i trashëguesit është shumë afër.
Fotoaparati i ri do të bart shenjën dalluese EOS 1D Mark V (në Japoni supozohet se numri katër është i pafat, prandaj do të kalohet).
Specifikat përfshijnë sensorin APS-H (1.3 x crop) me rezolucion prej 16 megapikselash, shpejtësia e fotografimit do të jetë madje 11 fotografi për sekondë, derisa fotoaparati do të duhej të jetë në gjendje të incizojë video në rezolucion prej 1.080p me 60 fps.
Çmimi, sipas parashikimeve, do të duhej të kushtonte rreth 5.000 dollarë në tregun amerikan.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1461. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1461

Asus ka paralajmëruar telefonin e vet celular që do të vihet në funksion nga sistemi operativ Android nga kompania Google, e cili do të duhej të paraqitej deri në fund të vitit.
Këtë e kanë bërë publike drejtori i kompanisë Jonney Shih dhe kryeshefi ekzekutiv Jerry Shen gjatë një konference për gazetarë.
Celulari tanimë është në fazën përfundimtare të zhvillimit, e në treg do të duhej të paraqitej deri në fund të këtij viti, ka deklaruar Jonney Shih. Specifikat e pajisjes nuk janë publikuar, mirëpo supozohet se bëhet fjalë për një celular krejtësisht të ri të cilin Asus është duke e zhvilluar në mënyrë të pavarur, për dallim nga celularit tjetër të paralajmëruar (gjithashtu me Android) të cilin kompania është duke e zhvilluar në bashkëpunim me Garmin.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1460. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1460
Ende e dua Shumë vite kanë kaluar Ti je martuar Unë jam martuar Njerëzit kanë harruar Sa shumë jemi dasht
Asgjë nuk ka ndryshuar Nuk po shuan, veç u shtuan Dashunia që për ty unë e kam pas
Pse shuhen dashuritë e m’dha A është fajtor njeriu, a është fati Ne të dy ma s’jemi pa Veç për një fjalë goje Veç për inati
Ref. 2x Kthema Zot, kthema kohën Dua ta takoj T’lutem Zot edhe një herë Dua ta përqafoj T’i them se nuk kam ndryshu T’i them se nuk e kam harru T’i them se ende e du Dhe më shumë e du
Shumë vite kanë kaluar Ti je martuar Unë jam martuar Njerëzit kanë harruar Sa shumë jemi dasht
Asgjë nuk ka ndryshuar Nuk po shuan, veç u shtuan Dashunia që për ty unë e kam pas
Pse shuhen dashuritë e m’dha A është fajtor njeriu, a është fati Ne të dy ma s’jemi pa Veç për një fjalë goje Veç për inati
Ref. 2x Kthema Zot, kthema kohën Dua ta takoj T’lutem Zot edhe një herë Dua ta përqafoj T’i them se nuk kam ndryshu T’i them se nuk e kam harru T’i them se ende e du Dhe më shumë e du
Kthema Zot, kthema kohën Dua ta takoj T’lutem Zot edhe një herë Dua ta përqafoj T’i them se nuk kam ndryshu T’i them nuk e kam harru T’i them se ende e du Dhe më shumë e du T’lutem Zot
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4734. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4734
Carmen Dance Click here to view the embedded video.
Ky artikull eshte marre nga: http://hiphopi.com/carmen-dance.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hiphopi.com/carmen-dance.html
Uliksi i James Joyce, Botimi i Tretë në treg

Parathënie e botuesit
Gjashtë vjet tanimë, prej të parit botim të Uliksit shqip. Një dyzinë, nga nisma dhe vitet e barrës së përkthimit, për tia sjellë e anasjellë gjuhës. Një ngjarje thjesht letrare kjo, por që avitet e vjen sërisht pothuaj si një ndodhi natyre, pse natyra e urren zbrazëtinë. Ndërkohë, nga krijesa Ulisses që e thënë sipas të zotit, përshfaq veprën më të gjerë e humane të shkruar në Evropë që prej Rablesë – bota e kapërceu edhe një tjetër shekull. Qysh asokohe kur një librare e imët, Silvia Beach, duke i besuar egoizmit të Xhojsit e, mbase, parandjerë se arti do ta përmbushte shekullin nën pagëzimin e tij, i dha fund odisesë së botimit. Me shfaqjen në dritë, ndonëse mes censorëve, të asaj peripecie gjuhësore revolucionare: librit, mallkuar qoftë, më të mrekullueshëm, siç anatemoi Heminguey duke e vërvitur në qiell.
Në të njëjtën kohë e po aty pranë, Pikaso shpërthente fuqinë e pakrahasueshme të veprës për të cilën, gjatë jetës së gjatë që përshkoi poaq shekullin e tij, do ti duhej të sqaronte: Nuk pikturoj dot në mënyrë tradicionale vetëm për kënaqësinë e të qenit i kuptuar… Jam përpjekur me vite të mbërrij këtë rezultat të mendimeve dhe, në bëj një hap prapa, kjo do të ishte fyerje për njerëzit.
Refuzimit të botimit, shkruesi Xhojs i qe përgjigjur me një siguri edhe më të parevokueshme: Si të doni, i nderuar Zotëri! Por ta dini, ama, mospranimi i këtij libri Ju bën përgjegjës për vonesën e qytetërimit në vendin tuaj.
Merr shkënditje, kështu, shpërthimi i manierizmit nga gjenitë gllabërues dhe shpërngulja prej jetës te kultura, duke zhvlerësuar inspirimin nga e tash-jetuara për tek e tashmë-thëna, ajo që Moravia i vë emrin: varrezë-muzé-spektakël-çarshi-ekspozé arti, dënuar me përjetësi bashkëkohore dhe avangardiste. (G. Stein, Picasso; Zenit 2008)
Do të farkëtoj në kudhrën time vetëdijen e papjekur të sojit njeri- pat lajmëruar Stiven Dedalusi, zejtar e rishtar shkrimtarie. E së këtejmi, nga Portreti i artistit në rini drejt Uliksit të një dite e një qyteti (Portreti nuk është kartë identiteti, por lakorja e një emocioni. Joyce), merr udhë tërë i shkuari shekull i shkruar arti. Formësimi, gjerësia e madhështia e të cilit mbet, fundekrye, i cytur e ndikuar nga ky libër, që nuk mungon në asnjë vend ku fjala ka themeluar dhe vijon e plazmon civilizim.

Loja e Mbrëmjes
Në krye të herës, Dedalusi i mitologjisë e pat pajisur birin Ikarus me krahë ngjitur dylli, për të flatruar kah dritës, drejt diellit e për në zenit të tij, në hapësirat ku njësh me dritën e zjarrtë, flatrat shkrijnë e mbesin pa voli dhe, kësisoj, pa kuptim.
Që të mbërrinte të folurën shqip, ishte Uliksi që do kërkonte tashmë haraç plot vite e rrugëtim përkthimi, përpara tyre të tjera netë me shkrime e studime paralele mbi të. Dhe një shtëpi, mes artesh, enkas në pritje të atij shfaqebotim që ish taksur të bëhej kumbar e bujtës honori edhe për të tjerë të ftuar nderi nga kumbi i letërsisë së madhe.
Vjen koha kur të ngjarat bëhen ngjarje, më tej kujtime. Jo për ti dhënë ndonjë domethënie kushedi, por së paku për tmos i tretur në pakuptim, gjej a shfrytëzoj rastin ta cek ndonjë prej tyre. Nuk është rasti për solemnitet, për më tepër këtu e në këtë libër, e kam parasysh. Por, më vjen mirë të kujtoj, tashmë, një ag dite të veçantë: atë mëngjes që po më çelej ndër një sy të skuqur të përkthyesit.
- Mbaroi! tha. Kaq! Nuk kam hasur më një çehre me njërin sy kaq melankolik, tjetrin hipokondrik, nën një pahje gjysëm dashnori e gjysmë gladiatori, a thua po humbte edhe Uliksin arketip homerik që bartim ndër vete, apo e kish sikterisur vetë me gjithë Joyce. Kaq e kishte! Sikur të bëhej fjalë për një kryeqenie imagjinare njëqindkokëshi. Me gjymtyrë, bishtra e zëra sirenash.

Pashko Gjeçi, prej të cilit kumbojnë e luajnë shqip dilema Hamleti, Fausti, por dhe Andromaka Racine, Atalia Chatobriand e vargje Leopardi në pritje botimi, përkthyesi kimerik që e kemi gjallë dhe spo ia dimë pahanë, një ditë na rrëfeu sesi ishte ndjerë, kur posa përfundoi Komedinë Hyjnore. Të parat vargje, nga Kënga e Tetë nëmos gaboj, i kishte nisur si lojë, një mbrëmje… kur qe veç dymbëdhjetë vjeç. …Nuk i ka prekur më! Ashtu si i kemi edhe sot. Ndërsa, në fund të të fundmit varg, iu bë sikur atçast, dikur ndaj të gdhirë, Poeti doli nga deriçka e strehës së përkthyesit, me tërë vitet që i rrinte mjeshtrit model, teksa ky e kthente dhe përkthente. Tha: Mu duk se Dante doli fill prej porte… dhe më la fillikat!
Kur iu lypsej ferri i këtij e kthyen përkthyesin në kryeqytet, dhe autoritetet i dhanë një autorizim strehimi, drejt së cilës ia grahu me të shpejtë, përgjëruar për një tavolinë pune dhe dritë. Mandej, një portë që kësaj radhe po hapej, por për çudi shtëpia brenda kishte njeri! Përballë iu shfaq idhulli, mësuesi i gjimnazit në Shkodër. Ai që i pat mëtuar letërsi, atij dhe përkthyesve të ardhshëm, tek u linte heshtas nga një libër poshtë bankës.
Mësuesi plak, gjendur gabimisht në shtëpinë e re, që në një copë letre me adresë i përkiste Pashko Gjeçit, quhej Pashko Geci… Dhe, ja, ngatërrimi prej një shkronje që i shtohej gjithë ngatërresës lesh e li, aneqark. Plaku i urtë bënte të merrte plaçkat, për tu shkulur e  shkuar aty ku i qe caktuar, ndërsa nxënësi e kish qafuar dhe se linte të bënte çap. Pastaj ndërruan fletushkat e paqarta e të ndotura të autorizimeve. Si trille xhojsiane  keqkuptimi, të cilin ky na e quajti motor historie, apo si një lojë e thjeshtë fjalësh, të llojit Uncle Lear me unclear, si luante një lexues në letrën qëndisur Xhojsit dikur, duke e qesëndisur edhe me emrin Germs Choice.
Përkthyesi i Dantes, shkuar të nëntëdhjetat, vijon qysh asokohe jetën e qindit, mes mureve të dy dhomave të vogla fare, mu këtu pas dritares përballë, penxheres ndë Shallvare. Komedinë Hyjnore e kujton dhe reciton vetëm në origjinal. Së këndejmi, zgjedhim mbrëmjeve ndonjë varg shqip. Falë tij dhe për të, prej vargjeve me Parajsë.

Të mos e lëmë pa e thënë as këtë vogëlimë çasti prekës, të prekjes e shfletimit ndër duar të kopjes së parë të Uliksit prej përkthyesit të tij, muzgut në shtypshkronjë. Mërmërima, mbi kopertinën e pasme ku shpallej e plotë një fotogarfi e shkrimtarit shik e me bastun, tani vonë po më sillet si nën atë emfazë shpërthyese prej pavarësie e mëvetësie të madhe…! Ndoshta duket paksa patetike, por nuk ishte fjala për ta lidhur me gjëra patriotike. Tek e fundit, edhe kryevepra në fjalë sështë lënë pa e lidhur me politiken, ashtu si edhe të tilla përkthime ska pse ta kenë të huaj, as si përpjekje e as si rezultat, atdhetarinë. E kemi dhuratë nga Uliksi i irlandezit vizionin për ta kërkuar të madhen gjë, edhe ndër akte të vogla njerëzore.
Idlir Azizi e solli atë shqip përmes një udhe të gjatë, gati mbartur në kurriz si të ishte një kimerë. Prej njohjes e marrëdhënies sonë të hershme, shpresoj të shfaqem i besueshëm nëse them se: përkthimi i kumtit të Xhojsit është shkruar në kurmin e përkthyesit dhe lëkurën e tij. Empatia, ndoshta prej të qenit rast përkthyesi shkrimtar, pat rrëmbyer tërë qenien e njeriut që po përkthente shkrimtarin. Raporti i tij me të, mbet brenda një trikëndëshi të rrallë e kurioz për tu këqyrur. I një studjuesi për shkrimtarin, përkthyesi kah tij, lexuesi mbi e ndënë të.
Ndaj, mes referencave të pafundme për Ulisses, qoftë si libri të cilit, e thënë si vulë T. S. Elliot, të gjithë i përkasim e askush nuk mund ti shpëtojë, do e ndaja veçmas një përshtypje të gjallë, fare të thjeshtë por pa ekuivok, shpenguar e sjellë në bisedë të sotme prej përkthyesit shqip të veprës: Librat si ai kanë rëndësinë e madhe, edhe vetëm prej faktit se ekzistojnë. Dhe kjo ekzistencë iu mjafton totalisht.
Ky artikull eshte marre nga: http://zenit.blog.al/?p=95. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://zenit.blog.al/?p=95

Telefonat me te cuditshem Keta jane telefonat me te cuditshem te prodhuar ndonjehere.Telefonat si ore dore,parfume telefon,rezistent ndaj ujit…etj.
Artikuj qe mund tju interesojne:
10 Laptopa shume te cuditshem Foto te cuditshme nga Google Earth Ndertesa te cuditshme,nuk eshte perdor Photoshop Ky artikull eshte marre nga: http://albpc.com/?p=1218. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://albpc.com/?p=1218

Chrysler 300C is Lancia? Lancia has been a very interesting past with many of decline increases, and now is trying to return to its prominence recently.
In this attempt to a large extent will be able to help Chrysler, which also needs his help.
In fact, after Fiat and Chrysler together now, we must help each other, so Chrysler 300C can be found in the European market under the trademark Lancias.
On the other hand, Chrysler will remain bad, American domestic market, he could sell Delta model under its own brand.
If this kind of exchange shown successful, will certainly become the standard for future business.
Share this on del.icio.usShare this on RedditDigg this!Stumble upon something good? Share it on StumbleUponBuzz up!Share this on TechnoratiTweet This!Share this on BlinklistShare this on FacebookPost this to MySpaceSubscribe to the comments for this post?Share this on LinkedinSeed this on NewsvineShare this on FriendFeedPost this on DiigoShare this on Mixx Ky artikull eshte marre nga: http://it-resources.org/?p=1034. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://it-resources.org/?p=1034

Nokia N97 Mini
Nokia N97 mini pretendohet tja kaloj me shitje dhe versionit te tij me te madh,pasi e gjithe teknologjia dhe funksionet e N97 jane integruar ne versionin Mini te tij.
Personalisht,ky me duket nje marketing i piset i Nokia-s,pasi disa muaj me pas nxjerr nje version Mini te N97 po me te njejtat funksione,dhe gjithsecili eshte i interesuar qe te kete nje celular te vogel komod me shume funksione,ndersa Nokia nxjerr N97 me i trashe se iPhoni,dhe mbas disa muajsh nxjerr Nokia 97 Mini po te njejtat funksione.Ata qe kane nje N97 te madh,besoj jane te zhgenjyer nga kjo manover e ketij marketingu te piset nga Nokia.
Artikuj qe mund tju interesojne:
Makinat e Ronaldos XBOX integron Twitter dhe FaceBook Super Kasa per kompjuter 8 Prototipa Celularesh Se shpejti Interneti ne televizor Ky artikull eshte marre nga: http://albpc.com/?p=1213. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://albpc.com/?p=1213

Zbulohen 32 planete te rinj
Astronomet kane zbuluar jashte sistemit tone diellor plot 32 planete te rinj qe kane permasa 6 here me te medha se planeti Toke.Ky zbulim u be nga European Southern Observatory ne Kili.
Ky eshte nje zbulim mjaft i rendesishem,pasi planetet me mase te ngjashme me te Tokes mund te pershtaten per te jetuar.Supozohet se ne 40 % te yjeve si Dielli,mund te kene rreth tyre planete te ngjashem si Toka.Tashme numrohen 400 planete te zbuluar ne sistemet e tjera diellore.
Artikuj qe mund tju interesojne:
iPhone 3GS me radioaktivitet te ulet 2012 – The year that ends all years Dergo nje SMS falas Alieneve !!! Mrekullite e mjeksise Fenomene magjepes te natyres Ky artikull eshte marre nga: http://albpc.com/?p=1208. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://albpc.com/?p=1208

Remzi Hoxha, familjarët në protestë: Të veprojë drejtësia Familjarë e të afërm të Remzi Hoxhës, zhdukur 14 vite më parë janë mbledhur sot në një protestë paqësore para Gjykatës së Krimeve të Rënda. Ata i bëjnë apel drejtësisë të veprojë, ndërkohë që akuzojnë qeverinë për zvarritjet e procesit. I biri, Ardian Hoxha ka shprehur në një prononcim televiziv pakënaqësinë e madhe për vonesën e drejtësisë lidhur me këtë çështje. “Nëser bëhen 14 vite nga zhdukja e tim ati në Tiranë dhe ne si familje jemi shumë të zhgënjyer për stërzgjatjen e çështjes dhe nuk kemi parë drejtësi. Ne presim të gjejmë trupin”- thotë ai. Sipas tij ka qëllime për mbulimin ose zvarritjen e çështjes. “Vetë fakti se për 8 vite ka qenë në errësirë si rast dhe fakti që gjithnjë edhe kur janë akuzuar personat, qeveria mundohet me mënyra të ndryshme (si shembull i Sefgjinit, që e emëron në poste shtetërore), ndërkohë që ai është i dyshuari kryesor për zhdukjen e babait tim”- thotë ai. Më tej, ai deklaron se pret drejtësi nga Shqipëria, por nëse nuk gjejnë zgjidhje do të shkojnë edhe në Strasburg. “Ne presin drejtësi këtu, pasi nuk duam të turpërojmë shtetin shqiptar para botës, por nëse kjo nuk ndodh nuk na mbetet tjetër”- shton ai.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24396. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24396

Prokuroria, verifikim Artan Kristos për bigami Institucioni i akuzës i është drejtuar zyrës së Gjendjes Civile në Shkozet të Durrësit, duke i kërkuar verifikimin e gjendjes civile të të dyshuarit për “akte terroriste” Artan Kristo, i njohur ndryshe edhe me emrin fetar Muhamed Abdulla Al Albani, pasi rezulton se ka dy gra. Kjo në bazë të relacioneve të dërguara nga SHISH-i në Prokurorinë e Tiranës, referuar edhe në vendimin e arrestit të Gjykatës së Tiranës marrë në mungesë ndaj të akuzuarit Artan Kristo. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare pranë Prokurorisë së Durrësit, institucioni i cili tashmë ka marrë në hetim dosjen penale në ngarkim të Kristos, i arrestuar një javë më parë nga Policia e Tiranës me urdhër të Prokurorisë së Rrethit. Sipas këtyre burimeve, konfirmohet se në bazë të informacioneve të siguruara nga agjentët e Shërbimit Informativ Shqiptar, rezulton se i arrestuari Kristo jeton me dy gra në banesën e tij në Shkozet të Durrësit. Në Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë, është e ndaluar martesa me më shumë se një partner. Për të vërtetuar këtë fakt, mësohet se prokuroria, i është drejtuar zyrës së Gjendjes Civile të njësisë administrative ku banon i arrestuari, me qëllim për të verifikuar statusin e tij familjar. “Nga të dhënat hetimore që ndodhen të administruara në dosjen përkatëse rezulton se i dyshuari Artan Kristo jeton me dy gra dhe si fryt i lidhjes me to ka sjellë në jetë gjashtë fëmijë. Me gruan e parë me të cilën ka edhe kurorë martese, Kristo ka katër fëmijë, ndërsa me gruan e dytë nuk ka vendosur celebrim por vetëm bashkëjeton me dëshirën e kësaj të fundit dhe me të ka dy fëmijë,- thuhet në materialet shkresore të dosjes. Këtë fakt e ka pohuar edhe avokati mbrojtës i të pandehurit, Ilir Malindi. Ai tha dje për “Shekullin”: Klienti im është i martuar vetëm me një grua ndërsa me tjetrën bashkëjeton me dëshirën e saj. Në këtë rast nuk kemi asnjë vepër penale, pasi kjo nuk është e parashikuar në Kodin Penal. Kjo gjë është e rregulluar me Kodin Familjes, që ndodhet në fuqi”,- tha avokati Malindi. Më tej ai deklaroi se organet hetimore duan të gjejnë patjetër një akuzë që ta mbajnë në burg klientin tim”. Ndërkohë, në nenin 7 dhe 9 të Kodit të Familjes sanksionohet ndalimi për t’u martuar me më shumë se një grua apo burrë. Gjithashtu, po dje hetuesit e dosjes kanë konfirmuar se po vëzhgohen për 24 orë të tre faqet e internetit, www.albselefet.net; www.udhëzimedhedrita.net e www.forum-islamik.com. Në këtë forumin e fundit, sipas hetuesve, ndodhen edhe disa zëra audio në formë kënge (ilahi) që mbështesin veprimet e Osama Bin-Ladenit dhe ftojnë lexuesit (vëllezërit myslimanë) që të bashkohen në luftën e tij. Sipas këtyre burimeve, i arrestuari Kristo ka përdorur po këto tre faqet e internetit për të bashkuar një grup të rinjsh, të cilët përkrahin dhe bëjnë thirrje për luftë në emër të Xhihadit. “Xhihadi është lufta e shenjtë dhe është obligim dhe detyrim për çdo mysliman jo vetëm të vritet, por edhe të vrasim qafirët që janë bërë pengesë e vendosjes së shtetit islam, urojmë që kjo ditë të vijë shumë shpejt”,-thuhet ndër të tjera në dosjen hetimore
Terrorizmi, web shqiptar me thirrje për luftë e lavde për Bin Laden
TIRANË- Video me pamje terroriste shoqëruar me tekst në shqip ku bëhet thirrje për luftë janë publikuar në një faqe interneti me emrin “Forumi-islamik”, www.forumi-islamik.com. Që në faqen e parë të websitit në një video realizuar po nga forumi me të njëjtin emër me atë që mban vetë web-i shfaqet një video “Lufto dhe qëndro”. Videoja hapet me fotot e torturave në burgun e Abu Graib dhe më pas tregon njerëz të maskuar dhe të armatosur me mitraloz e antitank që sulmojnë trupat aleate ne disa vatra lufte. “Kjo thirrje për ty o Ummet i plagosur! O popull, përgatitni luanët. Kthejini fesë suaj shërbimin që meriton. Lirohu prej prangave dhe të mbarojnë ankesat. O bijtë e popullit tim! Zgjohuni! Lufto në çdo vend që ka arrit jehona e kufirit! Qëndro dhe derdh plumba mbi brezin e sionizmit”- , shkruhet ne video. “Po Usame” është një tjetër video produkt i forumit në të cilën i këndohet terroristit Osama Bin Laden. “Po Usame, zhduke ti ushtrinë amerikane/i rrite nderin myslimanëve/Nga vendlindja u largove, për xhihad rrugën e more”- dëgjohet në video.
Zbulohen mesazhet online të Artan Kristos
TIRANË- “Xhihadi është lufta e shenjtë dhe është obligim dhe detyrim për çdo mysliman jo vetëm të vritet, por edhe të vrasim qafirët që janë bërë pengesë e vendosjes së shtetit islam, urojmë që kjo ditë të vijë shumë shpejt”. Me këto fjalë dhe të tjera të kësaj natyre, që prej organit të akuzës janë cilësuar si nxitëse për akte terroriste, i arrestuari Artan Kristo, i njohur ndryshe edhe me emrin fetar Muhamed Abdulla Al Albani, i ka ftuar “vëllezërit” e tjerë myslimanë të përgatiten për ditën kur do të fillojë “Lufta e Shenjtë”, Xhihadi. Këto dhe fjalët e tjera nxitëse, të thëna e të shkruara nga Kristo në tri faqe të ndryshme interneti (forume myslimane) janë mbledhur dhe renditur nga përfaqësuesit e akuzës, duke i përdorur para Gjykatës së Shkallës së Parë dhe duke e bindur këtë të fundit të caktojë masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Kristos. Përveç vendimit të masës së sigurisë, togat e zeza vendosën gjithashtu që dosja penale në ngarkim të Kristos t’i kalojë për kompetencë prokurorisë dhe Gjykatës së Durrësit si dhe janë urdhëruar oficerët e policisë gjyqësore të kryejnë kontrollin e banesës dhe klinikës mjekësore të përdorur nga i arrestuari në qytetin bregdetar. Sipas vendimit të togave të zeza të firmosur nga gjyqtari Gerd Hoxha, ky i fundit ka lejuar oficerët e policisë të kryejnë kontrollin e imtësishëm në ambientet e banesës tre katesh që ndodhet në lagjen “Troplini” në fshatin Rrashbull të Durrësit dhe në klinikën mjekësore që ndodhet në banesën dy katesh në rrugicën e Gjykatës së Apelit Durrës, konkretisht rruga “Bajram Curri”, lagjia 14 Shkozet, që përdorej nga i arrestuari Kristo. Sipas këtij vendimi që mban nr. 1534, kanë qenë agjentët e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) që kanë hasur këshillat dhe propagandën e “imamit” Abdulla Al Albani (Artan Kristo) në faqet e internetit www.forum.islamik.com dhe www.udhezimedhedrita.net. Gjithashtu, përveç këshillave dhe propagandës për të kryer vepra me qëllime terroriste, sipas akuzës, i arrestuari Kristo nëpërmjet komunikimit në rrugë telefonike dhe elektronike në faqen e internetit të moderuar nga ai vetë www.albselefet.net shfaqet duke synuar mbështetjen ose kryerjen e veprave për qëllime terroriste. “Nga shqyrtimi i materialeve hetimore, ka rezultuar se kallëzimi penal në prokurori ka ardhur me datë 10 qershor 2009 nga Shërbimi Informativ Shtetëror, ku edhe është regjistruar procedimi penal me nr. 2915, viti 2009, që bën fjalë për veprën penale të “Nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste” nga i arrestuari Artan Kristo”-thuhet në vendimin e gjykatës. Sipas këtij vendimi, “imami” Abdulla Al Albani ka përfunduar arsimin e lartë fetar në Libi, është i martuar me dy gra dhe ka disa fëmijë, rritjen dhe ushqimin e të cilëve e siguron duke ushtruar profesionin e “mjekut popullor” dhe predikuesit të fesë islame nëpërmjet komunikimit të drejtpërdrejt me njerëzit, në rrugë telefonike dhe elektronike. “Artan Kristo prej një kohe të gjatë bën propagandë radikale islamike të llojit salafit-tekfirist, me një grup të vogël të rinjsh, në Rrashbull dhe Golem të Durrësit, duke dhënë këshilla radikale islamike. Këto këshilla dhe këtë propagande Kristo e realizon edhe nëpërmjet faqeve të internetit me frymë islame. Nisur nga përmbajtja e këtyre pamjeve filmike, këshillave dhe propagandës, organi i akuzës pretendon se i arrestuari Kristo nxit urrejtje fetare, e cila rrezikon përçarjen sociale në familjet shqiptare dhe mirëkuptimin e bashkëjetesës brenda komunitetit mysliman dhe më gjërë”-thuhet në vendimin e gjykatës. Gjithashtu, mësohet se në rrugë operative dhe me metoda specifike, prokuroria ka mundur të siguroi biseda të ndryshme të kryera nga katër numrat telefonikë, nga një adresë elektronike interneti si dhe tre faqet zyrtare të forumeve islamike që përdoreshin nga vetë i arrestuari, në komunikim me personat e tjerë. Sipas akuzës, i arrestuari Kristo dyshohet se nëpërmjet këtyre komunikimeve me persona të tjerë dyshohet se ka kryer veprën penale të “Nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

Arrestimi, zhduken postimet nga forumi i Kristos
Pas arrestimit te Artan Kristos qe njihej ne rrethet e besimtareve me emrin Muhamed Abdullai, anetare te forumit Albselefet, ku ai dyshohet se kishte propoganduar kryerje te veprave me qellime terroriste, deklarojne se jane kunder cdo forme te terrorizmit. Arrestimi i Kristos qe njihej si anetar i ketij forumi ka hapur edhe debatin mes anetareve Selefi te cilet hedhin poshte akuzat duke thene se vellai i tyre nuk ka bere ndonjehere thirrje per terrorizem.
Por ndersa kjo faqe aktualisht ndodhet nen survejim dhe prokuroria ka terhequr materialet nxitese te Kristos, vete forumi e ka fshire postimin e tij.
“Vallahi kjo eshte shpifje e vertete dhe shume shpejt do ta kuptoni se kush jemi NE, se cfare metode te thirrjes kemi NE.Ku jane argumentet qe Muhammed Abdullahi eshte terrorrist, ku jane argumentet qe Muhammed Abdullahi ka bere thirrje ne kete forum per terrorrizem-te pakten na gjeni nje fjale”, thuhet ne forum.
Por arrestimi i Artan Kristos ka risjelle edhe njehere ne kujtese pranine e nje rryme te re ne rrethet e besimtareve myslymane shqiptare.
Artan Kristo njihet per policine dhe prokurorine per shoqerimet e shumta gjate hetimeve per vrasjen e sekretarit te pergjithshem te komunitetit myslyman Salih Tivari.
Nderkohe qe prangosja e tij per thirrje nxitese u njoftua zyrtarisht nga prokuroria e pergjithshme. Edhe emisioni investigativ “Fiks Fare” denoncoi kete rast ne muajin maj, duke e prezantuar si mjek popullor mashtrues.

DURRES – Policia ka arrestuar sot Artan Kriston, të akuzuar për “Nxitje, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave me qëllim terroriste”. Lajmi është bërë i njohur nga Prokuroria, sipas të cilës janë grumbulluar të gjitha provat e nevojshme në ngarkim të këtij shtetasi.
Hetimet e këtij procedimi penal janë kryer nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe për hetimin sa më të plotë të çështjes, janë shfrytëzuar një numër i madh mjetesh për kërkimin e provës, përfshi dhe ato karakterit teknik.
“Deri në këtë fazë të hetimit, në një analizë të të gjithë të dhënave të grumbulluara, është konkluduar se ka të dhëna të mjaftueshme që shtetasi Artan Kristo ka kryer veprën penale të mësipërme”-thanë të njëjtat burime.
Në këto rrethana, mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, ndaj të dyshuarit Artan Kristo. Hetimet në këtë procedim penal vazhdojnë.
Kristo ishte përfaqësues i fondacionit “Al Haramain”, i konsideruar si ndër financuesit kryesorë të terrorizmit ndërkombëtar.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24390. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24390

Top