Vilsoni, modeli kosovar, një rrëfim për vajzat
Vilsonin e takuam në Tiranë, kishte ardhur për të bërë shumë gjëra, por më kryesorja, të fliste për sfilatën e radhës. Për të gjithë ata që nuk e njohin, Vilsoni është model kosovar, mjaft i suksesshëm në vendin e tij. Eshtë fitues i çmimit i një prej 5 modelëve më të mirë të Ballkanit dhe i disa çmimeve të tjera në Kosovë.

Duke qenë se modelët janë shumë të lakmuar nga femrat, nuk mund të rrinim pa e pyetur se cilat vajza ishin më të bukura, ato kosovare, apo ato shqiptare. Menjëherë përgjigjet: të dyja janë të mira, e ka të vështirë të bëjë diferencime.

Në një intervistë për lexuesit e “Shekullit” ai tregon për veten: mënyrën se si vishet në jetën e përditshme, mënyrën se si ha për të mbajtur trupin në formë, por edhe vështirësitë që i janë dashur për të arritur aty ku është.
Vilson, në Kosovë jeni një model i suksesshem, kohëve të fundit jeni prezent edhe në Shqiperi, sa mendoni që po korrni sukses edhe në Shqipëri, po ju shkon mirë puna?

Po, shumë mirë deri më tani, kam pasur rastin të jem prezent këtu në Shqipëri, kam marrë pjesë në disa sfilata të Modës, kam bërë disa fotografi nga fotografë të ndryshëm, pastaj bashkëpunimin që do të kem me dizajnerin e njohur shqiptar, Joni Peci. Me pak fjalë edhe në Shqipëri po më ecin punët shumë mirë
2. Ju jeni model dhe madje hyni te profesionistët, çfarë çmimesh keni marrë në këtë fushë?
Në fakt, kam shumë çmime të fituara si model, do të theksoja vetëm disa nga ato më kryesoret që janë si: Shoqeruesi i parë i “Mister Kosova 2007″, pastaj shoqeruesi i parë i “Mister Gjakovës” dhe Mister Publiku te “Mister Gjakova ‘09″, në vitin ‘08, te “Best model of Ballkan ‘08″ ku kam përfaqësuar Kosovën, ku arrita të renditem në 5-çen më të mirë të Ballkanit. Dhe para disa muajsh te “Best model of Kosova ‘09″ fitova 2 çmime “Modeli m i suksesshem i vitit ‘09″ “Modeli me famë ndërkombëtare” si dhe shumë çmime të tjera.

Kemi dëgjuar shpesh të thuhet se femrat këtu në Shqipëri (dhe Kosovë) janë më të mira se meshkujt (përsa i përket look-ut, veshjes etj) cili është mendimi juaj për këtë gjë?
Pajtohem me këte gjë, deri diku është e vërtetë se vajzat me të vërtetë duken shumë bukur si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri dhe i kushtojnë shumë vëmendje paraqitjes dhe veshjes, por s’do t’i lija aspak mbrapa as meshkujt, të cilët kanë shumë stil të mirë të veshjes.
Keni sfiluar ndonjëherë për ndonjë emër të njohur?
Unë, pasi kam arritur të renditem i pesti te “Top 5 models of Ballkan”, kam kontakte shumë të mira me organizatorët e “Ballkan groups models”, ku këtë verë që lamë pas, ata organizuan një spektakël të modës në Budva – Mal të Zi “SUMER FASHION ËEK”, ku për 3 netë të tëra kam pasur rastin të prezantoj krijimet e stilistëve dhe dizenjuesve më të njohur nga Ballkani.
Si është veshja juaj e përditshme, duke qenë se jeni model?
Shumë e thjeshtë. Pëlqej shumë veshjet sportive, kështu që ditën me veshje sportive, ndërsa në mbrëmje pak më shumë solemn varet nga rasti dhe vendi.
6. Po ushqimi, a mbani dietë?
Ushqim nuk ha shumë, ha shumë pak. Nuk mbaj dietë sepse nuk kam nevojë. Per hir të së vërtetës, nuk lëviz shumë në peshë, gjithmonë e kam peshën e njëjtë. Me pak fjalë, unë nuk bëj pjesë tek ata persona që e kanë këtë problem.
7. Sa e vështirë është të bësh hapa të mëdha në fushën e modës në Shqipëri dhe Kosovë, duke qenë se nuk kemi ndonjë eksperiencë të madhe….?

Për në skenat e mëdha botërore ndoshta është pak e vështirë të arrish direkt nga organizimet që mbahen në Kosovë, flas pasi në Kosovë jam më shumë aktiv. Ndërsa po i njëjti rast është edhe në Shqipëri, duhet më shumë punë dhe absolutisht që është shumë e vështirë.
8. Cila është arsyeja e ardhjes suaj në Shqipëri?
Arsyeja e ardhjes sime në Shqipëri është sa për punë aq edhe shoqërore, pasi këtu kam shumë miq të mirë, të cilët herë pas here i takoj. Gjithashtu, kam një ftesë nga një isnstitucion diplomatik këtu në Tiranë. Po ashtu, jam në bisedime me stilistin shqiptar, Joni Peci, për “Javën e modës” që do të mbahet në Tiranë, organizuar nga ky i fundit. Dhe disa organizime të tjera që s’do t’i zbuloj tani, por që do të doja t’ia lëmë kohës t’i zbulojë.
9. Të pëlqejnë më shumë modelet shqiptare, apo ato kosovare?
Mua më pëlqejnë shumë edhe modelët shqiptarë edhe ata kosovarë, kam shumë miq dhe kolegë në Shqipëri, modelë që i takoj çdo herë, dal me ta për kafe, i respektoj shumë dhe për këtë arsye për mua është shumë e vështirë që t’i ndaj./shekulli/

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24288. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24288