Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Sa mka marr malli me tpa Se unë ty të zgjodha Më të mirën ndër shoqet që ti ke pas E para më fole Dhe mendova moj që kurr s’kem me u nda
Së bashku kaluam Dhe krijuam të shtrenjtën dashuri Prap i vetmuar Kujtoj ditët moj dhe netët me ty
Ref. 2x Sa m’ka marr malli me t’pa Nuk kam dasht me ty me u nda Dit e nat unë të kujtoj Eh në zemër t’mbaj
Sa herë t’më merr malli Për me t’pas ndojherë në përqafim Vi pranë dritares tande E qaj me lot sikur fëmijë
Së bashku kaluam Dhe krijuam të shtrenjtën dashuri Prap i vetmuar Kujtoj ditët moj dhe netët me ty
Ref. Sa m’ka marr malli me t’pa Nuk kam dasht me ty me u nda Dit e nat unë të kujtoj Eh në zemër t’mbaj
Sa m’ka marr malli me t’pa Nuk kam dasht kurr me u nda Dit e nat unë të kujtoj Eh në zemër t’mbaj
Ref. Sa m’ka marr malli me t’pa Nuk kam dasht me ty me u nda Dit e nat unë të kujtoj Eh në zemër t’mbaj
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4744. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4744
Poezi për Ukshin Hotin KU ASHT UKSHIN HOTI?!
Pyeta të gjithë njerzit Asnjë fjalë smë thanë Pyeta zogjt e malit: - A mos e kanë parë!?
Psherëtinë Kosova -Po ku gjëndet vallë? Po thotë Krushë e Madhe: Mbeti në Dubravë
Ti ishe buzqeshja! Uniteti i kombit! Luftëtarët po pyesin: Ku …asht Ukshin Hoti?!
Po të pret Prishtina! Po të pret Prizreni! Ku je Ukshin Hotin? Po të pret Kuvendi!
Mbi supet e tua Peshon vetë lirija. Nuk lidhet me pranga Ukshin Shqiptarija!
Fluturimi i shqipes Lart ku puthen retë Birin e Kosovës Atje e ka gjetë!
Ti je tek Flamuri Tek palët e tija. Je tek rranjët e Burrit Që ka SHQIPTARIJA!
Agim Doçi
Rreth Ukshin Hotit …
Ukshin Hoti ka lindur më 1943 në Krushë të Madhe të Rahovecit. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në Prizren dhe Prishtinë. Shkencat politike i kreu në Zagreb, kurse 2 vite pasuniversitare i kreu në Beograd në seksionin për marrëdhënie ndërkombëtare politike dhe ekonomike. Pastaj specializoi një vit edhe në Universitetet amerikane: në Chicago, në Universitetin e Harvardit në Boston si dhe në Washington D.C..
Në vitet e 70-ta ushtroi detyra të ndryshme në pozita të ndryshme të jetës politike dhe arsimore të Kosovës.
Pas një diskutimi në një mbledhje në Fakultetin Filozofik në Prishtinë më 19 Nëntor 1981, ku ai haptas i mbrojti kërkesat e studentëve shqiptar për Republikë të Kosovës në kuadër të Jugosllavisë, ai u dënua me 9 vjet burg, të cilat nga gjyqi suprem u reduktuan në 3,5 vjet. Pas lirimit nga burgu u kthye në vendlindje ku u izolua.
Më 1990 punoi në Lubjanë (Slloveni) në revistat shqiptare Alternativa, “Republika” dhe “Demokracia Autentike – DEA” si redaktor deri më 1991, kur u mbyllën ato. Pastaj u kthye në Prishtinë ku punoi për një kohë në Universitetin e Prishtinës.
Në mars të 1993 u burgos për herë të dytë pasi që një vit më parë kishte organizuar homazh për martirët e demokracisë në Brestovc. Në të njëjtin vit u rrah keq nga forcat speciale serbe pasi që kishte vizituar pjesëmarrësit e grevës së urisë në pallatin e shtypit në Prishtinë.
Po ashtu më 1993 pasi e lëshoi Lidhjen demokratike (LDK) Hoti mori pjesë në tubimin mbarëkombëtar të organizuar nga përfaqësuesit politik në TetovëMaqedoni) ku u theksua nevoja e bashkimit kombëtar të shqiptarëve në një shtet të vetëm. (
Më 17 maj 1994 e dënuan me 5 vjet burg për arsyen se ishte pjesëmarrës i lëvizjes për Republikën e Kosovës.
Biografia e tij është marrur nga : http://sq.wikipedia.org/wiki/Ukshin_Hoti Kurse poezine kam huzuar nga një libër i autorit!
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kombi.im/?p=63. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kombi.im/?p=63

Njeriu më i mbipeshë arrin 445 kg Njeriu me peshën më të madhe në botë jeton në Britaninë e Madhe dhe peshon madje plot 445 kilogramë.48-vjeçari çdo ditë në organizëm fut 20 mijë kalori, 8 herë më shumë se që konsumon një mashkull mesatar, por shumë shpejt e pret një operacion shpëtues i lukthit.
Pasi meksikani pesë vite më i ri, Manuel Uribe, humbi kilogramët e tij me qëllim që të martohet, britaniku Paul Mason tash është bërë njeriu më i mbipeshë në botë. Shumicën e kohës gjatë tetë viteve të fundit ai e ka kaluar në shtrat në shtëpinë e tij në Ipswich, Suffolk.
Ky është shumë i sëmurë dhe bëhet fjalë për një operacion të rëndësishëm për jetën. Natyra e sëmundjes së tij është psikologjike, ndërsa shërbimet shëndetësore duhet ti ndihmojnë, ka thënë zëdhënësi i shërbimit shëndetësor në Suffolk.
Operacioni do të zhvillohet pas tre javësh në spitalin St. Richard në Chichester.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=654. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=654

15 thyerje të rregullave brenda 11 minutash Një italian në Zvicër ka vendosur rekord të ri sa i takon numrit të thyerjeve të rregullave të komunikacionit, të cilat i ka bërë brenda një periudhe të pabesueshme.
Vikendin e kaluar italiani brenda 11 minutash ka bërë madje 15 thyerje rregullash. 47-vjeçari së pari kishte vozitur me shpejtësi 160 km/h duke kaluar para policisë në rrugën ku shpejtësia ishte e kufizuar deri në 90 km/h.
Më pastaj ai ka thyer edhe tre rregulla duke iu afruar së tepërmi veturave të tjera dhe trotuarit dhe duke tejkaluar në vijë të plotë.
Gabimi i pestë, i gjashtë dhe i shtatë kanë qenë për shkak të mosndalimit në shenjën e policisë, bllokim të rrugës dhe mosndalim në dritën e kuqe të semaforit.
Kur ka arritur në autostradën për në St. Gallen ai sërish ka vozitur me shpejtësi të palejuar në rrugë ku janë zhvilluar punime, ka kërcënuar jetën e pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe ka thyer edhe rregulla të tjera.
Kur së fundi ka ndaluar në një pjesë ku rruga ishte e bllokuar, policia e ka dënuar edhe për shkak të vozitjes nën ndikimin e substancave si dhe për shkak të bisedës në telefon gjatë vozitjes.
Ky person do ta marrë sërish lejen e vozitjes herën e ardhshme kur do të paraqitet kometa e Halleyt, ka bërë shaka zëdhënësi i policisë në St. Gallen.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=650. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=650

AlbPC SPOT Ky eshte nje spot i realizuar per AlbPC nga nje prej anetareve te stafit tone : Linuxoid.Se shpejti do realizohen dhe spote te tjera per MasterALB.

Realizuar nga Linuxoid
Artikuj qe mund tju interesojne:
FaceBook i merr vendin Yahoo-s Si ishin faqet 10 vite me pare? 10 fakte interesante rreth Google Google Redesigned Cfare po ndodh ne bote tani? Ky artikull eshte marre nga: http://albpc.com/?p=1234. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://albpc.com/?p=1234
Interview With Jay Sean Click here to view the embedded video.
Ky artikull eshte marre nga: http://hiphopi.com/interview-with-jay-sean.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hiphopi.com/interview-with-jay-sean.html

U2, koncert live ne You Tube Koncerti i grupit britanik U2 ne Kaliforni, diten e diel do te transmetohet live ne web site-n e njohur te videove You Tube.
Lajmin e ka bere te ditur vete grupi i njohur. Menaxheri Paul McGuinness ka deklaruar se meqenese ngjarja do te filmohet, do te ishte mundesia e persosur per ta shtrire koncertin pertej stadiumit. Fansa nga 16 vende te botes, perfshire ata nga Mbreteria e Bashkuar, SHBA, Australia dhe India do te kene mundesi ta ndjekin shfaqjen ne oren 03:30. Ky do te jete koncerti i parafundit i bandes muzikore per kete vit. You Tube ka njoftuar se do te vendose reklama ne faqen e saj.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24426. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24426

Shqipëria nis punën për pyetësorin për në BE Zyrtarët thonë se 4,500 pyetje përbëjnë dokumentin masiv që synon në përcaktimin nëse Shqipëria është gati për të ndërmarrë hapin e radhës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Zyrtarët shqiptarë kanë filluar punën në plotësimin e pyetësorit gjigand për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Zyrtarët thonë se 4,500 pyetje përbëjnë dokumentin masiv që synon në përcaktimin nëse Shqipëria është gati për të ndërmarrë hapin e radhës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ministrja e Integrimit Evropian, Majlinda Bregu, thotë se një grup ekspertësh, përshi ata nga Kroacia, do të ndihmojnë qeverinë në kompletimin e pyetësorit. Zonja Bregu thotë se Kroacia u zgjodh posaçërisht sepse është vend i rajonit që po kalon përmes procesit të integrimit europian. Shqipëria aplikoi zyrtarisht për anëtarësim në Bashkimin Evropian në muajin prill. /voa/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24429. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24429

I shfaqet tekst nga Kurani në lëkurë Një djalosh nga Dagestani, Rusi, është kthyer në një monument për së gjalli për myslymanët pasi i janë shfaqur pjesë nga Kurani në lëkurë. Shpatullat, krahët, këmbët dhe barku i Aliut, kështu quhet djaloshi, janë mbushur me pjesë nga libri i shënjtë i Islamit. Shënjat u shfaqën në trupin e fëmijës qysh nga lindja e tij, ndërsa fjala Allah u shfaq në fillim në mjekrën e vogëlushit. Në fillim përindërit e fshehën këtë fakt, por të trembur nga fakti se pjesët zhduken dy herë në javë duke u lënë vendin pjesëve të tjera, vendosën te shkojnë me vogëlushin tek doktori. Pasi e ekzaminuan Aliun e vogël mjekët nuk mundën të bënin gjë, ky rast është një enigmë totale për ta. Ali ndjehet shumë keq kur ndodh kjo gjë. Qan dhe temperatura i ritet mënjëherë. Është e pamundur ta mbash në krahë kështu që e lëmë tek krevati i tij. E kemi shumë të vështirë ta shohim tek vuan, deklaroi nëna e vogëlushit.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24421. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24421

Supermodel of Albania, fiton 15 vjecarja nga Vlora Fotografi Fadil Berisha qe kuron cdo detaj te ketij eventi ne Tirane, duke pohuar se Shqiperia ka shume femra te hijshme, tregoi per fatin dhe sfidat e te perzgjedhures se radhes. Eshte vetem 15 vjec por ka mundur te jete supermodelja shqiptare e cila do te perfaqesoje vendin tone ne garen e madhe te Supermodel of the World.
Mikaela Brokeri, vajza nga Vlora mundi te vecohej nga juria dhe u shpall fituese e Supermodel of Albania mbremjen e se henes. Fotografi Fadil Berisha qe kuron cdo detaj te ketij eventi ne Tirane, duke pohuar se Shqiperia ka shume femra te hijshme, tregoi per fatin dhe sfidat e te perzgjedhures se radhes.
Ajo do shkoje ne Brazil ne muajin janar ku do konkurroje me 50 shtete te tjera ne emer te Shqiperise dhe nese kalon aty e ka rrugen te hapur, shprehet Berisha. Ne mbremjen gala ku u perzgjodh fituesja nder 20 finalistet, ishin te pranishem edhe emra te njohur te botes se modes.
E ftuar speciale e fotografit Berisha ishte supermodelja shqiptare e cila prej vitesh punon ne Nju Jork, Emina Cunmulaj, e cila tregon se, te ecesh ne rrugen e modes do te thote shume sakrifice. Ne Supermodel of Albania moren pjese rreth 130 vajza nga te gjitha trevat shqiptare dhe per te gjashtin vit me radhe, nen kujdesin e fotografit Fadil Berisha, Shqiperia do te kete perfaqesuesen e saj ne Supermodel of the World./tch/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/aktualitet/%e2%80%9csupermodel-of-albania%e2%80%9d-fiton-15-vjecarja-nga-vlora.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/aktualitet/%e2%80%9csupermodel-of-albania%e2%80%9d-fiton-15-vjecarja-nga-vlora.html

Lamtumirë Dhimitër Xhuvanit! U nda nga jeta në orët e para të ditës së djeshme Dhimitër Xhuvani. Shkrimtari, skenaristi, dramaturgu dhe publicisti ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare nga shkaqe natyrale. U lind në 23 maj të vitit 1934, në Pogradec. Dhimbja, pakënaqësia, protesta… ishin këto disa prej arsyeve kryesore që e motivonin të shkruante. Jeta e tij kaloi sa në një vepër, në tjetrën. “Një stërmundim i vazhdueshëm, i përgjithshëm” thoshte, sepse për të e shkruara ishte vuajtje, shkrimtari i përjeton njësoj vuajtjet e personazhit. Ky është shkrimtari, ky është Dhimitër Xhuvani. Studioja ku qëndronte me orë të tëra deri “sa më dhemb koka”, nuk do e presë më personalitetin e shquar të letrave shqipe. Dhimitër Xhuvani ndërroi jetë në orët e para të ditës së djeshme. Shkrimtari, dramaturgu, skenaristi dhe publicisti u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare për shkaqe natyrale. Dhimitër Xhuvani u lind më 23 maj 1934 në Pogradec, në një familje intelektuale. Pas mbarimit të shkollës së mesme për mjekësi, ka punuar për disa vjet me radhë në zonën e Librazhdit. Më pas studioi në Moskë për letërsi. Pas kthimit në Shqipëri, punoi në shtypin letrar pranë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Në Pogradecin e dashur, vendin ku lindi, kthehej shpesh. Ishte “oazi” i krijimtarisë së tij, vendi ku gjente qetësinë, ku frymëzohej për të përcjellë më pas ndjesitë te lexuesi i tij. Debuton në letërsi në vitin 1958, me vëllimin e tij të parë me tregime, titulluar “Kambanat e fundit”, për të vijuar më pas, në vitin 1962, me vëllimin e dytë të tij, “Midis dy netëve”. Romani i tij, i botuar në vitin 1966, “Tuneli”, do të paraqiste gjendjen e vërtetë në Shqipëri në ato vite, dhe për këtë arsye shkrimtari u dëbua nga Tirana dhe punoi në Cërrik e në disa fabrika të qyteteve të tjera. “Ishin pesë vite të hidhura të jetës sime”, do të shprehej në një intervistë vetë Dhimitër Xhuvani. “Më trembën dorën”, është shprehur në lidhje me këtë pjesë të jetës së tij, e cila pati ndikimin e vet edhe në krijimtari. Pas kthimit, Dhimitër Xhuvani “i rehabilituar” botoi në vitin 1970 romanin “Përsëri në këmbë”. Ishte ky romani që u dha kthesë zhvillimeve në jetën dhe krijimtarinë e tij. E megjithatë pati provuar që ndryshimi të vinte më herët se kaq me një dramë të shkruar për Gjergj Dimitrovin, si dhe me një dramë për elektrifikimin e Shqipërisë. Mendoi se këto dy tema do të bënin mirë për të ndryshuar pak. Pas romanit “Përsëri në këmbë”, Dhimitër Xhuvani nisi punë në Kinostudio, si redaktor skenarësh. Pas këtij romani, Dhimitër Xhuvani vjen para lexuesit edhe me disa romane të tjerë, si ai në vitin 1976 me titullin “Zgjimi i Nebi Surrelit”, në vitin 1979 me romanin me titull “Do të jetojmë ndryshe”, në vitin 1981 me romanin “Vdekja e zotit Kaloti”, ndërsa në vitin 1984 me “Bota ime”, “Dashuri e harruar”, etj. Ndërkaq, ai është angazhuar edhe me shkrimin e rreth 15 skenarëve, filmave artistikë dhe dokumentarëve. Skenarët i shkruante shumë shpejt. Asnjëherë nuk i ka dhënë dot shpjegim faktit se përse ato i përfundonte më lehtë dhe më shpejt se romanet. Thoshte se ndër skenarët që ka shkruar, i pëlqente më shumë “Mëngjese lufte”, “Rrugicat që kërkonin diell”, apo “Dashuria e fundit”. Vepra e fundit kinematografike në të cilën Dhimitër Xhuvani ka qenë i angazhuar, është skenari “Lindje, Perëndim, Lindje”. “Është një histori tepër e thjeshtë”, pat thënë Xhuvani për skenarin, të cilin e shkroi në bashkëpunim me të birin, Gjergjin, dhe me Jani Durin. Është historia e pesë çiklistëve që shkojnë jashtë për një aktivitet, pas rënies së Murit të Berlinit. Kanë ëndrrat e tyre, kanë dëshirat e vogla të tyre, por këto ëndrra shemben njëra pas tjetrës. Ata nisen, arrijnë në Trieste në atë kohë kur shoqëria pothuajse u bllokua me eksodet e mëdha, ambasadat u shembën, humbën kontaktet, paratë iu mbaruan, anija që i solli nuk kthehej më, ishte e bllokuar në mol dhe ata vendosin të kthehen me biçikletat që kishin. Duhet të kalonin nga Jugosllavia për tu kthyer, por nuk kishin viza, kishin vetëm një për në Francë. Këtu fillojnë peripecitë, kur mbërrijnë në kufirin e fundit arrestohen nga milicia e Jugosllavisë. “Hapja për Shqipërinë në atë kohë qe një zhgënjim, qe një dhimbje, një tragjedi”, do të nënvizonte Dhimitër Xhuvani. Artistë, shkrimtarë, regjisorë por edhe personalitete, miq, bashkëpunëtorë e të njohur e kanë përjetuar shumë këtë humbje të madhe për letërsinë shqipe. Ministri i Kulturës, Ferdinand Xhaferri, zv.ministrja Suzana Turku; shkrimtarët Dritëro Agolli, Teodor Laço, Sabri Godo, Bardhyl Londo, Fatos Arapi, Fatos Kongoli, Musa Vyshka, Natasha Lako, Aurel Plasari; regjisorët dhe aktorët Dhimitër Anagnosti, Vladimir Prifti, Mihallaq Luarasi, Saimir Kumbaro, Rikard Ljarja, Kristaq Skrami, Mevlan Shanaj, Drita Pelingu dhe Petrit Malaj i janë bashkuar kësaj dhimbjeje të madhe. “Vdekja e tij është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për gjithë kulturën dhe letërsinë kombëtare dhe për ata mijëra lexues e shikues që kanë ndjekur me interes e vëmendje veprat e krijuara gjatë gjithë jetës së tij”, janë shprehur në një letër ngushëllimi të përbashkët ata. “Me shpirtin krijues që e karakterizonte, me dashurinë për letërsinë dhe artin, me humanizmin e gjerë dhe të pashoq, shkrimtari vazhdoi të shkruante dhe të botonte deri në fund të jetës së tij”, vijohet më tej në letër. Veprat e tij dëshmojnë për një shkrimtar që u vu në radhët e para të asaj plejade shkrimtarësh shqiptarë, të cilët bënë përpjekje të shumta për ta zhvilluar dhe emancipuar këtë letërsi, për ta zhvilluar atë më tej. Xhuvani kaloi një jetë të cilën ia kushtoi me përkushtim letërsisë, dramaturgjisë dhe kinematografisë shqiptare, duke dhënë një kontribut të vlefshëm për kulturën kombëtare./GazetaShqip/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24415. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24415

Hungari, policet fitojne lotarine, braktisin rajonin Nje skuader policie ne nje qyteze hungareze ka paraqitur doreheqjen ne zyren e shefit pasi 15 policet qe benin pjese ne te kane fituar nje lotari prej 14 milione eurosh. Agjentet kane arritur te fitojne jackpot-in pasi kishin marre pjese bashkarisht ne lojen popullore. Behet fjale per shumen e gjashte me te madhe te dhene ne Hungari nga lotarite.
Sipas agjencise se lajmeve, Ananova, agjentet kane dorezuar ne te njejten kohe pistoletat dhe distinktivet, duke krijuar gjendje kaosi ne rajon.
Per te normalizuar situaten jane dashur disa dite sepse periudha e rekrutimit ka zgjatur shume. Nderkohe, ish agjentet jane zhdukur duke mos lene asnje gjurme. /ansa/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24418. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24418

Qeveria, 1 milion USD për blerje automjetesh Tenderi, pas vendimit për makinat e zyrtarëve Plani ishte për të shpenzuar rreth 5.3 milionë dollarë, por në tender pati anulim procedurash dhe në fund u lidh kontrata për fituesit me vlerë rreh 1 milion dollarë. Shumat janë paraqitur pa i futur TVSH-në, në të kundërt vlera e tyre rritet me 20 për qind. E gjithë operacioni për blerjen e automjeteve nisi në fund të muajit korrik dhe u mbyll këto ditë, me shpalljen e firmave fituese. Por, në një kohë që institucionet e shtetit kishin nisur supertenderin me vlerë 5.3 milionë dollarë, Kryeministri Sali Berisha fliste publikisht se do tu hiqte automjetet zyrtarëve, për shkak të kostos së lartë. Rastësia arriti deri në atë pikë që tenderi u mbyll në kohën kur Kuvendi miratoi projektligjin e heqjes së mjeteve të transportit për deputetët dhe zyrtarët e lartë të shtetit. Gazeta mëson faktin se në garë për të blerë automjete, kryesisht fuoristrada, kishin hyrë të paktën 14 institucione, si tatimet, doganat, Drejtoria e Burgjeve, Policia e Shtetit, prefekturat etj. Vlera e tenderit nuk ka vlerë të madhe në raport me shpenzimet totale që Kryeministri kërkon ti reduktojë, por makinat që pritet të dalin nga përdorimi për tu ruajtur në rezervën e shtetit mund të viheshin në dispozicion të atyre institucioneve që kishin nevojë për mjete.
Procedura e zhvilluar
I zhvilluar më datë 29 korrik 2009, tenderi planifikohej për të blerë mjete transporti për 16 institucione, me vlerë rreth 5.3 milionë dollarë, më i larti i realizuar ndonjëherë. Kjo, edhe për shkak të përqendrimit të zhvillimit të prokurimit publik në një institucion të vetëm, Ministrinë e Brendshme, e cila ka të drejtën për të blerë pajisjet dhe mallra për institucionet e tjera. Duke qenë se zhvillimi i tenderëve kërkon kohë, në respekt të ligjit,dhe për ta mbyllur brenda vitit, institucionet e interesuara mblodhën të gjitha kërkesat e tyre për mjete transporti dhe i përqendruan në një tender të vetëm. Për fat, vetëm 20 për qind e fondit limit u shpenzua, pasi procedura e tenderit u anulua për katër institucione, kurse ofertat e kompanive koncesionare ishin konkurruese. Kontrata nuk është lidhur ende, pasi pritet procedimi me ankesat (nëse ka), por shpallja e fituesve u bë këto ditë, kur jo më larg se javën e shkuar Parlamenti miratoi projektligjin për heqjen e mjeteve të transportit për drejtuesit e administratës shtetërore. Pra, paralelisht me deklaratat e Kryeministrit për të shkurtuar shpenzimet e automjeteve, duke reduktuar numrin e automjeteve, zhvillohej një tender për blerjen e tyre. Në tender nuk thuhet konkretisht sesa mund të jetë numri i automjeteve që do të blihen, por vetëm shuma.
Makinat në qarkullim
Nga Ministria e Financave vlerësohet se në rang vendi janë rreth 3500 automjete në shërbim të administratës shtetërore, por numri mund të jetë akoma më i madh, për shkak se ka mangësi informacioni. Duke parë koston e lartë të mirëmbajtjes së automjetit, nga servisi, karburanti dhe shoferët, qeveria vendosi të shkurtonte numrin e makinave në përdorim, duke ulur edhe shpenzimet. Megjithatë, Ministria e Financave (e cila ka përgatitur projektvendimin), ka vendosur një nen në ligj, ku u jepet e drejta e parablerjes së automjetit atyre zyrtarëve që do tu hiqet nga përdorimi. Plani është që automjetet e hequra nga përdorimi me paratë e shtetit do të mblidhen në magazinat e Rezervës Shtetërore, e më pas do të shiten me ankand, ku e drejta e parablerjes u takon funksionarëve. Në këtë pikë, qeveria del tërësisht e humbur, pasi makinat që zyrtarët kanë aktualisht në përdorim mund ti blejnë në ankand shumë më lirë sa i ka marrë shteti dhe, nga ana tjetër, rrit sërish shpenzimet, duke blerë të tjera./GazetaShqip/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24409. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24409

Kredia për shtëpi u përgjysmua këtë vit Gjatë tetëmujorit u dhanë vetëm 169 milionë euro kredi për prona të patundshme Sasia e përgjithshme e kredisë për blerje pronash të patundshme është reduktuar me 61 për qind gjatë këtij viti në krahasim me vitin e kaluar, gjë që po rëndon situatën ekonomike të sektorit të ndërtimit, si dhe po i shtyn kompanitë të reduktojnë planet për zgjerim të mëtejshëm. Sipas të dhënave të shoqatës së bankave, gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti, për prona të patundshme u dhanë në total 161 milionë euro kredi, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të vitit 2008, u dha 245 milionë euro kredi e re. Gjatë këtij viti, bankat kanë kredituar mesatarisht rreth 20 milionë euro për blerje pronash, ndërkohë që vitin e kaluar janë dhënë deri në 90 milionë euro kredi në një muaj për këtë qëllim. Këtë vit, 53 për qind e kredisë së dhënë për prona janë marrë nga kompanitë e biznesit, ndërkohë që vitin e kaluar biznesi qe përgjegjës për 51 për qind të totalit.
Arsyeja kryesore e reduktimit të kredisë për prona të patundshme është dëshira e bankave për të diversifikuar rrezikun dhe për tu larguar nga sektori i ndërtimit. Gjatë viteve të shkuara, kreditimi për blerje shtëpie qe pjesa më e rëndësishme e rritjes së portofolit të kredive afatgjata, gjë që solli një bum të vërtetë në ndërtim. Rreth një e treta e kredive totale në Shqipëri kanë pasur këtë destinacion, por për disa banka, deri në 40 për qind e portofolit të kredive lidhej në mënyrë direkte apo indirekte me ndërtimin. Kriza botërore vuri në dukje edhe zhvillimin e tepërt të sektorit të ndërtimit në krahasim me nevojat e vendit, si dhe rritje artificiale çmimesh të pronave të patundshme. Për pasojë, bankat filluan të dyshojnë mbi qëndrueshmërinë afatgjatë të kreditimit në këtë sektor. Bankat rritën interesat si masë paraprake për të mbuluar rrezikun e moskthimit të kredive nga kompanitë e ndërtimit, si dhe nga bizneset që i kanë përdorur këto kredi për blerje pronash të patundshme, gjë që solli edhe rënien e shpejtë të kreditimit në këtë sektor. Në rast se shikon të dhënat për muajin gusht, interesat u rritën ndjeshëm për kreditë për prona në lekë, ndërsa mbetën të pandryshuara për euron në krahasim me një vit më parë. Por duke qenë se kostoja e euros në treg ndërkombëtar është reduktuar ndjeshëm gjatë vitit të fundit si pasojë e politikës së lehtësimit të Bankës Qendrore Europiane, interesat reale të euros rezultojnë gjithashtu me rritje të ndjeshme.
Vëzhgimet e BSH mbi kreditimin, shohin jo vetëm rënie të interesit të bankave për të kredituar, por edhe rënie të kërkesës nga individët dhe bizneset. Pasiguria që ka krijuar kriza ekonomike dhe financiare botërore ka bindur shumë vetë të shtyjnë për më vonë planet për blerje pronash.
Pasoja afatgjata për ndërtimin
Sektori i ndërtimit në Shqipëri rriti peshën e vet deri në 13 për qind të PBB-së gjatë dy dekadave të fundit, nga 3 për qind që qe pesha e tij para viteve 90. Rritja e fortë u shkaktua nga uria e popullatës për apartamente dhe investimet e fuqishme të emigrantëve në shtëpi. Për pasojë, mijëra kompani ndërtimi u krijuan dhe qindra milionë euro u investuan në makineri e pajisje. Por volumi i përgjithshëm i punës në ndërtim pritet të reduktohet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se rreth 150 mijë apartamente janë ndërtuar gjatë dy dekadave të fundit në Shqipëri, shifër kjo që duket se plotëson në shkallë të madhe nevojat e popullatës për strehim. Nga ana tjetër, edhe burimet më të rëndësishme financiare për blerjen e apartamenteve janë drejt shterimit me emigrantët që stabilizohen në vendet ku jetojnë ndërkohë që blerësit potencialë të brendshëm duket se i kanë blerë sakaq apartamentet që kanë nevojë. Vala e fundit e investimeve masive në ndërtimin e apartamenteve filloi në vitet 2006-2007 kur disa zona përreth Tiranës, në komunat Dajt, Kashar dhe Farkë, u hapën për zhvillim. Sot, një pjesë e konsiderueshme e apartamenteve të ndërtuara në këto zona kanë mbetur pa shitur ndërsa në shumë pallate punimet janë ndërprerë përkohësisht. Sipas shoqatës së ndërtuesve, janë rreth 4 mijë apartamente të përfunduara dhe që nuk po shiten.
Disa nga kompanitë e ndërtimit kanë filluar sakaq të zhvendosin aktivitetin nga ndërtimi i apartamenteve te zhvillimi i zonave turistike dhe ndërtimi i infrastrukturës. /GazetaShqip/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24412. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24412

Durrës-Kukës, tuneli i Kalimashit, kalim me pagesë pas rihapjes KUKËS – Tuneli i Kalimashit do të jetë me pagesë pas rihapjes. Do të jetë kompania menaxhuese turke “Savronik” që do të mbledhë paratë për automjetet që do të qarkullojnë përmes tunelit, si dhe në autostradën Morin-Kukës-Milot. Bëhen të ditura tarifat që drejtuesit e automjeteve do të jenë të detyruar të paguajnë pas rihapjes. Sistemi i pagesës pritet të jetë tërësisht elektronik, teksa përfituese do të jetë kompania turke “Savronik”
“Me rihapjen e tunelit do të fillojë edhe aplikimi i pagesave dhe për këtë do të bëhet instalimi i trarëve elektronikë”, thotë për “Shekulli”-n njëri prej operatorëve të kompanisë menaxhuese. Sipas operatorit, trarët kanë ardhur, por ende nuk janë instaluar.
Ky proces së bashku me informatizimin e të gjithë kontrollit të tunelit do të kryhet gjatë periudhës që tuneli vazhdon të qëndrojë i mbyllur, ku krahas punëve ndërtimore do të realizohen edhe punimet elektronike, si vendosja e kamerave të kontrollit dhe instalimi i pajisjeve elektromekanike.
Tarifat e pagesave për kalimin e automjeteve në tunelin e Kalimashit janë përcaktuar paraprakisht. Ato do të jenë 200 lekë për veturat, 500 lekë për furgonët dhe 1000 lekë për autobusët dhe kamionët.
Ndërkohë që sistemi i pagesës do të jetë tërësisht elektronik, i ngjashëm me sistemin e pagesave për parkimin e automjeteve në aeroportin e Rinasit, ku çdo pagesë do të jetë e kontrolluar nga sistemi, kur në momentin ku do të dalë vlera e printuar e pagesës, do të bëhet e mundur hapja e traut.
Qeveria shqiptare ka lidhur një kontratë dyvjeçare me kompaninë turke “Savronik” për menaxhimin e tunelit të Kalimashit.
Në dispozicion të kësaj kompanie është akorduar një vlerë prej 3 miliardë lekësh që do të përdoret për një periudhë 2-vjeçare për menaxhimin e plotë të tunelit të Kalimashit. Ndërkohë, kompania ndërtuese “Bechtel&Enka” që nga mbrëmja e 11 tetorit vazhdon punën përgjatë 24 orëve në të dy tubat e tunelit.
Në tunelin përmes të cilit është qarkulluar para 11 tetorit po vazhdon përforcimi i strukturave me shufra çeliku dhe më pas me betonimin e sipërfaqeve anësore në gjatësinë prej rreth 1 kilometër në mesin e tunelit. Kompania “Bechtel&Enka” ka deklaruar muajin maj të vitit të ardhshëm si afatin e fundit për përfundimin e të gjitha punimeve në të dyja galeritë e tunelit të Kalimashit.
Fuoristradat, 1500 lekë për të kaluar “mbi” tunel
Mbyllja e tunelit të Kalimashit ka bërë që të gjithë udhëtarët nga Kukësi, Hasi e Kosova të drejtohen nga rruga e ashtuquajtur e vjetër, pikërisht në segmentin Morinë-Kukës-Fushë-Arrës-Pukë-Bushat-Lezhë-Tiranë apo Morinë-Kukës-Fushë-Arrës-Shpal-Rrëshen.
Por mbyllja e tunelit ka stimuluar biznesin e automjeteve tip “fuoristrada” të cilat qarkullojnë në rrugë të vështira. Pronarë të këtyre automjeteve janë vënë në dispozicion të udhëtarëve që dëshirojnë të qarkullojnë nga Kalimashi në Thirrë përmes një rruge malore që lidh dy grykat e tunelit. Kjo rrugë është e gjatë rreth 15 kilometra dhe shtrihet deri në lartësitë mbi 1000 metër mbi nivelin e detit. Rruga është përdorur më parë për transport të lëndës drusore dhe me fillimin e punimeve në tunel është riparuar nga “Bechtel&Enka” dhe është përdorur nga personeli i kësaj kompanie për t’u lidhur me të dy anët e tunelit, kur kjo vepër nuk kishte përfunduar së shpuari nga të dy anët. Kundrejt një pagese prej 1500 lekësh, pronarët e fuoristradave u shërbejnë udhëtarëve nga Kalimashi në Thirrë dhe anasjelltas.
Por kjo rrugë paraqet plot rreziqe në qarkullim për shkak se ajo shtrihet në një terren malor dhe me një pjerrësi të madhe. Ndaj policia ka marrë urdhër që të mos lejohet qarkullimin përgjatë këtij segmenti. Por drejtuesit e këtyre mjeteve i kanë bërë sfidë policisë, ku nuk janë penguar nga askush që të qarkullojnë. /shekulli/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24403. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24403
Top