Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Shqipëria, 10 mijë euro gjobë për dushet me ujë të ftohtë Mungesa e ujit të ngrohtë në dushet e stadiumit “Qemal Stafa” i ka kushtuar Federatës Shqiptare të Futbollit 10 mijë euro gjobë (15 mijë franga zvicerane). Ndëshkimi i dhënë nga Komisioni i Disiplinës së FIFA-s është dorëzuar vetëm pak orë më parë në zyrat e institucionit që drejton sportin më popullor në vend. Vendimi është argumentuar “për marrjen e masave të dobëta organizative në përfundim të ndeshjes eliminatore kundër Danimarkës”. Jehona e barazimit 1-1 në takimin e luajtur në Tiranë më 9 shtator, u la në hije nga problemet e theksuara që ka impianti më i madh në vend. Edhe pse ishte një rezultat historik për Shqipërinë (e cila prishi serinë negative përballë danezëve që zgjaste prej më shumë se 40 vitesh), në qendër të vëmendjes është vënë mungesa e kushteve minimale në dhomat e zhveshjes dhe uji i ftohtë që rridhte nga dushet e gjyqtarëve dhe skuadrës mike.
Problemet kanë nisur pas raportimit të treshes së gjyqtarëve të asaj ndeshje, ku kryesor ishte turku Kuneit Çakir, se në dhomën e tyre mungonte uji i ngrohtë për dushin pas ndeshjes. “Bilbilat” e kanë konsideruar absurd këtë fakt dhe menjëherë kërkuan ndërhyrjen e delegatit të UEFA-s, italianit Danilo Filakione. Zyrtari i “qeverisë” europiane të futbollit i ka kërkuar shoqëruesve të FSHF-së që ky problem të zgjidhej sa më shpejtë, pasi ajo që po ndodhte ishte e papranueshme. Por, situata është përkeqësuar edhe më shumë, kur disa minuta më pas, ankesa erdhën edhe nga stafi teknik i përfaqësues daneze. Edhe skuadra, e cila u kualifikua në fazën finale të Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut, si kryesuese e Grupit 1 nuk arriti të largohej në kushte normale nga “Qemal Stafa”. Një pjesë e konsiderueshme e lojtarëve të drejtuar nga Morten Olsen vendosën të mos rrezikonin, duke preferuar të qëndronin pa u larë (të paktën deri në mbërritjen në hotel). Megjithatë, nuk munguan “guximtarët”, ata që pas dushit të ftohtë në fushën e lojës, vendosën të provojnë edhe ujin e ftohtë në dushet e stadiumit të vetëm në vend, që plotëson kriteret minimale për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare. Lajmi bëri jehonë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në disa media kontinentale, ndërkohë që delegati Filakione nuk u tregua aspak tolerant rreth këtij episodi të turpshëm për imazhin e vendit tonë.
Tashmë që ky problem është vënë në qendër të vëmendjes nga FIFA-s dhe UEFA-s, në rast se episodi përsëritet, Shqipëria rrezikon penalizime edhe më të rënda. Të dyja institucionet e futbollit e kanë theksuar se “Qemal Stafa” e kalon klasën “me mik” për të pritur sfidat ndërkombëtare: skandale të tilla edhe në të ardhmen, mund të bëjnë që përfaqësuesja kuqezi të detyrohet të luajë në impiante të tjera, ndoshta edhe jashtë vendit. Për hir të së vërtetës, mungesa e ujit në stadiumin më të madh në vend nuk ndodhi për herë të parë pas takimit me Danimarkën. Dushin e ftohtë e kishte provuar edhe Milani në miqësoren e 12 majit, të zhvilluar me Kombëtaren “B”.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24490. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24490

Formulari A3, sot nis shpërndarja Maturantët, të cilët nuk fituan asnjë të drejtë studimi në fakultetet në të gjithë vendin, apo nuk mbetën të kënaqur nga rezultatet, sot do të nisin procedurat për fazën e tretë.
Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, sot në të gjitha drejtoritë rajonale arsimore apo gjimnaze do të nisë shpërndarja e formularit. Për këtë formular të interesuarit kanë bërë kërkesë duke nisur nga java e kaluar. Në këtë mënyrë, autoritetet arsimore kryen edhe shumëfishimin e saktë të formularit.
Sipas Ministrisë së Arsimit kanë të drejtë të plotësojnë formularin A3 të gjithë kandidatët, të cilët:
nuk kanë mundur të përfshihen në listat e fituesve për tu regjistruar në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë në vitin akademik 2009 2010. Kanë të drejtë të tërheqin formularin A3, ata që janë përfshirë në listat e fituesve dhe nuk janë regjistruar në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë në vitin akademik 2009-2010. Po ashtu kanë të drejtë ata që janë fitues të regjistruar në një program studimi në vitin akademik 2009-2010 dhe nuk preferojnë të ndjekin atë program studimi. Maturantët do të kenë vetëm pesë ditë kohë për të plotësuar formularin dhe për ta dorëzuar atë pranë shkollave të mesme apo drejtorive arsimore rajonale.
Formulari
Formulari A3 do të shpërndahet në DAR/ZA në datë 21 tetor 2009. Kandidatët, pasi ta plotësojnë, duhet ta dorëzojnë formularin A3 po në DAR/ZA deri më 26.10.2009.
Agjencia e Pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë (APRIAL) në datën 30.10.2009 do të shpallë listën përfundimtare të kandidatëve fitues të ndarë, sipas programeve të studimit përkatës, të renditur, sipas rendit zbritës të pikëve dhe të preferencës më të lartë të kërkuar prej tyre në formularin A3, në përputhje me kuotat e rishpërndara.
Institucionet publike të arsimit të lartë, nga data 31.10.2009 do të shpallin në vende të dukshme, në mjediset e tyre, datat dhe oraret e veprimeve të regjistrimit/çregjistrimit, procedurat përkatëse, listën e dokumenteve të nevojshme për regjistrim, si edhe të dhëna të tjera që i gjykojnë të nevojshme për sigurimin e ecurisë normale të procesit të pranimeve në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, në institucionet publike të arsimit të lartë.
Regjistrimet
Regjistrimi i kandidatëve fitues të kësaj faze do të bëhet pranë sekretarive mësimore të institucioneve publike të arsimit të lartë në datat 1, 2, 3 dhe 4 nëntor 2009, nga ora 8.00 deri në orën 18.00. Për regjistrim, kandidati të dorëzojë dosjen individuale, me dokumentet e nevojshme.
Sakaq, do të tërheqin formularin ata kandidatë që u paraqitën në Drejtoritë Rajonale ose Zyrat Arsimore (DAR/ZA) përkatëse deri në datë 16 tetor 2009, ora 18.00 dhe bënë kërkesën për plotësimin e formularit A3.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24484. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24484

AlbPC HD Spot

Artikuj qe mund tju interesojne:
Ronaldo Vs Bugatti Veyron AlbPC SPOT FaceBook i merr vendin Yahoo-s Si ishin faqet 10 vite me pare? 10 fakte interesante rreth Google Ky artikull eshte marre nga: http://albpc.com/2009/10/albpc-hd-spot/. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://albpc.com/2009/10/albpc-hd-spot/

Si mund ta shkatërrojë mashkulli jetën Të zhgënjyer me lidhjet në të cilat femrat deri para një kohe kanë qenë viktima të cilat ata i kanë nxjerrë në sipërfaqen e shpresës, në mënyrë që pas një kohe të tregonin fytyrën e shtrigës, meshkujt pyeten se a kanë të drejtë “djelmoshat e këqij”, të cilët gjatë tërë jetës i bindin se femrat e pëlqejnë vrazhdësinë dhe nënshtrimin.
Theksimi shumëshekullor i feminitetit e ka sjellë femrën në rrethin e mbyllur të sjelljeve dhe kërkesave. Edhe virtytet e mashkullit binin në të njëjtin kurth. Thjeshtësimi i standardeve jetike ia ka imponuar femrës ekzistencën vetëm brenda kuptimeve siç janë besnikëria, ndjeshmëria, afërsia dhe mirëkuptimi.
Këto kuptime me kohë janë shndërruar në kundërthënie – nënshtrim, ndjeshmërinë e tepërt, të jetuarit e jetëve të tjera dhe hulumtimi i mundimshëm i gjithë asaj që mendojnë të tjerët. Ajo që në fakt është pozitive në formën tepër të shprehur dhe të varfëruar është bërë burim i pakënaqësive. E nga ky burim njësoj pinin edhe meshkujt edhe femrat.
Burrëria e deformuar
Moszhvillimi i vlerave të tjera, përhapja e vetëdijes sipas zgjedhjes personale dhe mospranimi i ashpër i modeleve të tjera të sjelljes, e kanë identifikuar mashkullin me forcën, vendosmërinë, përgjegjësinë dhe kujdesin. Në këtë mënyrë burrëria është shndërruar në agresivitet, pandjeshmërinë emocionale, kontrollimin e veprimeve të të tjerëve dhe nevojën që të tjerët të bëhen të varur.
Lufta midis gjinive me këtë fakt është bërë e pashmangshme, edhe meshkujve edhe femrave u mohoheshin të drejtat për ekzistimin e jetës së brendshme më të pasur. Ndarja gjithnjë më e thellë i ka ushqyer me parashenjën negative të padrejtësive të rrënjosura thellë.
Kundërshtitë e imponuara kompensoheshin vetëm në sipërfaqen e jetës së përbashkët, e teoritë biologjike për dallimet e “lindura” dhe modeleve të sjelljes i krijonte shoqëria në të cilën nuk dominon vetëdija, porse bartja e skenave nga bota shtazore në të cilën mashkulli lufton për femrën, e mbars dhe kujdeset ose nuk kujdeset për pasardhësit e vet.
I njëjti nxitës emocional me inteligjencën ironike ka krijuar modelet, e disa prej tyre, siç janë përrallat, vashëzat dhe djelmoshat i mirëpresin që nga fëmijëria.
Heroizmi i marrë
Në tregimin në të cilin vashëzat janë princesha, djelmoshat janë princa, janë të pandashëm njëri nga tjetri, ndërsa rrugët jetësore të tyre ndryshojnë vetëm deri në atë kufi kur krijojnë bashkësinë martesore për të cilën nuk flet asnjë përrallë. Mirëpo, vashëzat martesën edhe sot e konsiderojnë si kulminacion të jetës së tyre për ç’arsye e lënë pas shkollimin dhe karrierën, ndërsa djelmoshat imitojnë rolet e princave të mirë.
Edhe të parët edhe të dytët, të pavetëdijshëm për pasojat e rënda të botës së fshehtë të jorealitetit, me përcjelljen e verbër të roleve të mësuara me kohë kuptojnë se diçka, megjithatë, nuk është në rregull.
Psikologja Laura Schllesinger në librin e saj “Dhjetë marri me të cilat mashkulli mund ta shkatërrojë jetën” në vend të parë e vë “heroizmin e marrë”. Edhe pse heroizmi në esencë don të thotë mbrojtjen e më të dobëtëve, ndihmën atyre që janë në hall, njerëzinë dhe guximin, theksimi i kësaj në botën e sotme agresive dhe të tregut, në të cilën femra njëherësh zhvillon vetëdijen, befason shumë “djelmoshat e mirë”.
Engjëllushet dhe shtrigat
Të zhgënjyer me lidhjet në të cilat femrat deri para një kohe kanë qenë viktima të cilat ata i kanë nxjerrë në sipërfaqen e shpresës, në mënyrë që pas një kohe të tregonin fytyrën e shtrigës, meshkujt pyeten a kanë të drejtë “djelmoshat e këqij”, të cilët gjatë tërë jetës i bindin se femrat e pëlqejnë vrazhdësinë dhe nënshtrimin.
Mirëpo, nuk qëndron gabimi as te femrat, e as që është e vërtetë se femrat u binë në gjunjë me nënshtrim. Thënë thjesht, femrat sot mund të hetojnë fare lehtë nëse mashkulli shërbehet me të mirën në mënyrë që të fshehë “natyrën e vërtetë”, e kanë të qartë po ashtu edhe dallimin mes kujdesit të sinqertë dhe butësisë me të cilën meshkujt dëshirojnë t’ua tërheqin vëmendjen ose të marrin pak seks.
Princat e sotëm të pafat janë viktima, por vetëm nga shkaku i lëshimeve të tyre. Konsiderohen shpirtgjerë kur marrin guximin të jenë pranë një femre të cilën askush nuk e do, kur vetëm ata janë të gatshëm t’ia paguajnë borxhet e saj, kur vetëm ata kanë kohë për problemet dhe lemeritë e saj, kur mbasi që të gjithë meshkujt e tjerë e kanë lënë, kanë guximin ta shpijnë para altarit dhe t’ia ndërrojnë shprehitë e saj të këqija.
Arsyet për shkak të të cilave mendojnë se vetëm ata mund të shpëtojnë jetën e dikujt do të duhej t’i kërkonim në ndjenjën e inferioritetit të cilën e zbut femra e papjekur ose jostabile emocionalisht e prirur të jetë e varur.
Mashkulli – mikesha më e mirë e femrës
Në të kundërtën, meshkujt të cilët dobësitë e veta i fshehin prapa mirësisë engjëllore, nuk do të ankoheshin se gjithnjë hasin femra të cilat nuk i kuptojnë ose i shfrytëzojnë. Por ata edhe më tutje, të mbështetur nga rrethi i cili i mëshiron, hedhin anash “burrërinë” e vet duke u përpjekur të bëhen “mikeshat më të mira” të femrave dhe në këtë mënyrë të mbrohen nga e tërë ajo që mund të rrezikojë lidhjen.
Nuk e vërejnë se si femrat, të cilat i zgjedhin sipas vetive, dallojnë prej atyre të cilat do të interesoheshin për atë që mund t’ju ofrojnë. Prandaj mirësinë e tyre ua shtrijnë në shuplakën e dorës femrave që janë më të vrazhda, seksi, që kanë shpirt aventuriere dhe atyre të përdala. Ndjenja e inferioritetit thellohet edhe më dhe përsëri zbulon burimin e pashtershëm të femrave të cilat kanë nevojë për ndihmë.
Disa prej tyre ndoshta me kohë e kanë kuptuar se si jeta për atë “të vërtetën” do të thotë marrjen e kontrollit mbi vendimet e saj, të cilat për shkak të kaluarës së saj gjithmonë dalin të paarsyeshme.
Femra e tillë kërcënohet të jetë gjithnjë e kritikuar ose të jetë motivisht e lënë prapa. Këtë dhembje, ndërkaq, nuk e shkakton femra, të cilën gjithnjë deri në thyerje nuk e lënë anash për shkak të fisnikërisë së saj, por respektimi i verbër i rregullave të cilat nuk lejojnë të pranohet e vërteta se femra luan rol të rëndësishëm në jetën e tyre. Kuptohet, një zbulim i këtillë vetëdijëson dhe shëron plagët emocionale, e nganjëherë është më e vështirë të durohet fotografia e dhuruar e burrërisë sesa të shkohet rrugës së njohur të martirit ose të atij i cili fare nuk i nënshtrohet ndjenjave, që kanë vetëm femrat.
Fshehja e ndjenjave
Është e vërtetë se meshkujt më vështirë e përballojnë shkëputjen e lidhjes, vuajnë më gjatë, por shkaku i kësaj nuk qëndron në ndjeshmërinë e tyre të brendshme.
Mohimi dhe nënçmimi mashkullor i ekzistimit të një bote të pasur ndjenjash i shtyjnë në injorancë kur është fjala për emocionet e huaja ose ato personale. Për dallim nga femrat, të cilat gjithnjë drejtohen kah vetëvështrimi dhe respektimi i të tjerëve, meshkujt veprojnë duke pranuar botën nga jashtë si diçka që u është dhuruar dhe për këtë nuk duhet humbur kohë.
Çdo bisedë lidhur me ndjenjat e përjetojnë si shtyrje të mundimshme për të ndërruar diçka. Çdo zhgënjim në të njëjtën mënyrë shndërrohet në rreth të mundimshëm në të cilin dalin në sipërfaqe menjëherë ndjenjat me të cilat për shkak të moshulumtimit të deritashëm nuk dinë t’i bartin. Prandaj gjithmonë është më mirë të lihen anash dhe t’i përshtatemi faktit se meshkujt përtojnë t’i shfaqin ndjenjat sepse shoqëria nuk i respekton.
Zbulimi nuk sjell dobi
Arsyeja tjetër që mashkulli me padëshirë i shfaq ndjenjat është ajo se konsideron që zbulimi i plotë nuk do të sjell patjetër edhe ndonjë dobi. Ne të gjitha situatat e jetës me fytyrën e bixhozxhiut është më lehtë të arrihet fitorja.
T’ju lejoni të tjerëve të shohin se si jeni lënduar ose për ndonjë gjë tjetër jeni shqetësuar, për meshkujt është dështim nga i cili të tjerët mund të përfitojnë dhe të veprojnë kundër atij, ndërsa ndjeshmëria emocionale zvogëlon “burrërinë” dhe rrezikon ekzistencën.
Sikur që për femrën ndjeshmëria e tepruar mund të jetë dështim i sëmurë dhe i varur, një rezonim i tillë i vrazhdë racional, ikja nga emocionet dhe shtypja e tyre, mund ta shpijnë mashkullin që sikur një robot të pranojë përgjegjësinë ndaj egos së tij ose ndaj atyre që i ka bërë të varur duke iu kthyer punës dhe karrierës me të cilën deri në forcën e fundit përpiqet ta mbajë familjen.
Dobësia, ndjeshmëria ose pamundësia gjithnjë mund të fshihen me tërbim, gjë që kamuflon ngushtësinë se nuk do të ketë sukses në atë që pritet prej tij. Disa të tjerë do të fshihen duke shprehur forcën dhe frikësimin, ndërsa reagimet për një sjellje të tillë të gruas do t’i zbusin me gjetjen e dashnores e cila ka mirëkuptim për të gjitha presionet të cilave u nënshtrohet.
A ka zgjidhje?
Jeta sipas parimit të definimit të plotë të burrërisë pret nga mashkulli minimizimin e emocioneve personale dhe njëherit lojën me emocionet e femrës, gjë që për shkak të mosnjohjes së strukturës së tyre shpiejnë në kontrollimin e papëlqyeshëm.
Frikësimi nga kënaqësia emocionale është dëshmi e frikës nga humbja e burrërisë, por edhe nga pasojat e mundshme të shprehjes së emocioneve, aq të fryera në imagjinatë saqë nuk kanë të bëjnë me realitetin. Zgjidhja qëndron në njohjen e nevojave dhe kuptimit emocional se është fare e natyrshme që të gjithë njerëzit kanë ndjenja, të cilat janë informata të besueshme për atë se çka vjen nga “brenda”.
Përveç që janë tregues të vërtetë të rrugës për një jetë më kualitative, ato paraqesin edhe kuptimin e vlerave të veçorive të çdokujt, përvoja dhe veprime, e në to mund të gjendet dhe të kontrollohet vetëm ai që pranon të vërtetën për ekzistimin e tyre.
Shenjat që paralajmërojnë mashkullin se femra me të cilën del nuk është për të:
* ju thotë se nuk është e respektuar * papritmas nis të pëlqejë të njëjtat gjëra sikur edhe ju * djelmoshat ose burrat i ndërron brenda më pak se 30 ditëve * është takuar me meshkuj që kanë të njëjtin problem * takimi me ju është më i rëndësishëm sesa fëmijët e saj * ka numër të kufizuar miqsh, ose kurrë nuk i keni njohur * brengoset nëse nuk e thirrni çdo ditë/orë * ju thotë se nuk di çka do ose nuk ka caqe afatgjata
Këshilla “heronjve” të psikologes Laura Schllesinger
1. Lëreni princeshën në kullën e saj. Le t’i shkurtojë vetë flokët dhe le t’i shfrytëzojë si litar me të cilin do të lëshohet. Ajo duhet të mësohet të punojë e pavarur, në të kundërtën do të kujdeseni për fëmijën në trupin e gruas së rritur.
2. Mos e shpëtoni Hirushen nga problemet financiare. Nëse nuk fiton vetë, kurrë nuk do të dijë t’i çmojë paratë tuaja.
3. Puthe bukuroshen e fjetur dhe do ta zgjoni të keqen dhe mbretëreshën xheloze. Po deshët të keni një stoli në dorë kur të shkoni në zbavitje, më mirë bleni ndonjë stoli për këmishën tuaj. /Telegrafi/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24474. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24474

Kapet Banda e Durresit që tmerroi bizneset Dy aksione të policisë finalizohen me ndalimin e tre të miturve dhe një 26-vjec. Qenë kthyer në tmerrin e bizneseve dhe banesave në Durrës, po më në fund kanë rënë në duart e policisë lokale. Përmes shërbimeve të saj, uniformat blu kanë vënë në pranga një 26-vjeçar durrsak dhe tre të mitur nga rrethe të tjera. Agjentët e antikrimit kundër pronës në bashkëpunim me komisariatin e qytetit bregdetar organizuan dy operacionet e koduar “Agjencia” dhe “Përsëritësi” për kapjen e hajdutëve që kanë vepruar në qytet gjatë verës dhe në vazhdim. Në këtë kuadër është ndaluar 26-vjeçari nga Durrësi, Mario Kapedani, bashkautor i vjedhjes së disa agjencive të lundrimit, përfshirë dhe agjencinë shtetërore të lundrimit “Taulantia”, si dhe bizneseve të tjera. Policia ka siguruar provat se ky person në bashkëpunim me një 50-vjeçar nga Kavaja dhe disa të tjerë janë autorë të 12 vjedhjeve në qytetin e Durrësit, kryesisht agjenci udhëtimesh, lokale dhe pika tregtimi pajisjesh elektro-shtëpiake dhe duralumini. Të ndaluarit iu gjetën në banesë dhe disa prej materialeve të vjedhura. Ndërkohë gjatë operacionit tjetër u arrestuan në flagrancë tre 16-vjeçarë nga Korça, Peqini dhe Rrogozhina, dy prej të cilëve të dënuar edhe më parë për vjedhje. Adoleshentët u kapën gjatë natës së kaluar, duke vjedhur në disa shtëpi të plazhit gjatë kohës kur pronarët e tyre ishin në gjumë. Në njërën prej banesave ata u pikasën dhe u ndoqën nga pronarët, të cilët në bashkëpunim me patrullën policore bënë kapjen e tyre.
“Agjencia”
Në kuadrin e operacionit “Agjencia”, policia ndaloi 26-vjeçarin Mario Kapedani, i cili në bashkëpunim me shtetasin Viktor Tutulani, 50 vjeç me banim në lagjen nr.2 të Kavajës, si dhe persona të tjerë kanë kryer një sërë vjedhjesh në qytetin e Durrësit. Mbi të rëndon vjedhja e magazinës së firmës së tregtimit të pajisjeve elektro-shtëpiake “J&B”, e cila ndodhet në kilometrin e pestë të superstradës Durrës-Tiranë, ku janë vjedhur 17 televizorë të madhësive dhe markave të ndryshme, në qershor të këtij viti. Ndërkaq, në tetor të akuzuarit kanë vjedhur një repart të prodhimit të dyer-dritareve duralumini në lagjen 4 të Durrësit, ku kanë vjedhur një sasi shufrash duralumini, afro 700 kilogramë, si dhe dy trapano, një gur fresibël dhe pompë lavazhi. Në muajin shtator vjedhjet i kanë zhvendosur në fshat, ku kanë sulmuar zyrën e firmës “Alba Mar”. Më 10 shtator Kapedani me shokë kanë tentuar të vjedhin agjencinë shtetërore “Taulantia” në Durrës me thyerjen e xhamit të dritares së sportelit. Kanë kontrolluar të gjitha ambientet e saj dhe kur skanë gjetur para, janë larguar. I ndaluari është autor dhe i vjedhjes së agjencive “Stefi”, “Ferritours”, “Alxhega”, “Gersa”, një dyqani të punimeve të metalit dhe disa lokaleve ku kanë vjedhur pajisje, vlera monetare dhe aparate celulare.
“Përsëritësi”
Ndërkaq në kuadrin e operacionit “Përsëritësi”, u arrestuan në flagrancë tre 16-vjeçarët Saleo S., lindur dhe banues në Korçë, i dënuar më parë për vjedhje, Ali M., lindur në Shkodër dhe banues në Peqin, edhe ky i dënuar për vjedhje më parë, si dhe Marsid Xh., lindur në Tiranë dhe banues në Rrogozhinë. Në bashkëpunim të miturit kanë kryer vjedhje të ndryshme shtëpish në sektorin “Iliria” të plazhit të Durrësit dhe në njërën prej tyre janë diktuar nga pronarët dhe në bashkëpunim me patrullën e policisë së plazhit janë kapur në flagrancë bashkë me sendet e vjedhura. Të miturit po hetohen dhe për të tjera raste vjedhjesh, ndërsa ka nisur procedimi penal për të tre./gazetaShqip/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24468. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24468

Shkoder, Rrëmben vajzën që se pranoi, prangoset Shkodër/ Policia ka vënë në pranga 23-vjeçarin Aleks Lala dhe 24-vjeçarin Emiljano Bushi. Të rinjtë kanë marrë me forcë një studente 19-vjeçare, pranë universitetit “Luigj Gurakuqi”. Kanë rrëmbyer e futur në mjet me forcë një 19-vjeçare, por janë ndaluar nga policia. Ngjarja ka ndodhur në mesditën e së martës në qytetin e Shkodrës, në afërsi të një prej fakulteteve të universitetit “Luigj Gurakuqi”.
Burime të policisë bënë të ditur se në pranga kanë përfunduar Aleks Lala, 23 vjeç, nga fshati Mnelë i komunës Vig-Mnelë të Shkodrës, si dhe Emiljano Bushi, 24 vjeç, lindur në Mirditë.
Të dy të rinjtë janë banorë të Tiranës. Ndaj tyre rëndojnë akuzat e “kanosjes” dhe “heqjes së paligjshme të lirisë”, vepra të kryera në bashkëpunim.
Ngjarja
Gjithçka ka ndodhur ditën e martë. Një 19-vjeçare, studente e vitit të parë e universitetit “Luigj Gurakuqi” është marrë me forcë nga dy djem, të cilët e kanë hipur në një autoveturë tip “Audi A8″, me targa TR 6010 S, e cila është larguar me shpejtësi.
Skena është parë nga shoqet e studentes, të cilat kanë lajmëruar sallën operative të policisë. Menjëherë pas saj, uniformat blu janë vënë në ndjekje të automjetit të identifikuar nga dëshmitarët okularë të rrëmbimit.
Në afërsi të teatrit “Migjeni”, mjeti është ndaluar nga shërbimet e policisë të cilat kanë bërë shoqërimin e tij. Aleks Lala, 23 vjeç, dhe Emiljano Buçi, 24 vjeç, janë ndaluar me akuzën e “heqjes së paligjshme të lirisë” dhe “kanosjes”, të kryer në bashkëpunim.
Shkaqet
Mësohet se 19-vjeçarja nga qyteti i Rrëshenit, e cila studion në Universitetin e Shkodrës, e marrë në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore ka pohuar se 23-vjeçari Lala i është afruar për të pasur një lidhje me të, kërkesë që është refuzuar nga studentja.
Por duket se një refuzim i tillë ka qenë i papranueshëm për të riun, i cili i shoqëruar edhe nga shoku i tij 24-vjeçar i është drejtuar të martën qytetit të Shkodrës dhe e ka marrë vajzën me forcë dhe e ka futur në mjet duke e kanosur. Lala rezulton të jetë edhe pronari i automjetit me të cilin u krye rrëmbimi.
Policia ka kryer të gjitha veprimet dhe ka bërë dokumentimin ligjor të ngjarjes, ndërsa materialet i kanë kaluar prokurorisë. Pritet që dy të rinjtë të përballen me togat e zeza të cilat do të marrin vendimin nëse ata do të qëndrojnë në qeli apo do të lihen të lirë. /shekulli/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24465. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24465

SHBA, sondazhi, politika e Obames ngelese Presidenti Barak Obama vazhdon te humbase terren tek amerikanet. Ne nje sondazh i zhvilluar nga CNN Obama ka pesuar nje renie drastike duke mos kapur as 50 perqind te mbeshtetesve. Sondazhi ka qene i specifikuar vetem ne mbeshtetjen ose jo te vendimeve qe po merr Shtepia e Bardhe nga ku 49 perqind e te anketuarve jane shprehur te kenaqur nga keto vendime dhe 51 perqind nuk i kane miratuar ato.
Ne krahasim me te njejtin sondazh te zhvilluar ne muajin prill Obama ka humbur terren rreth 11 perqind ne radhet e mbeshtetesve te tij megjithate perkrahja per te si president vazhdon te mbetet konstante me pak luhatje ne radhet e njerezve./tch/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24453. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24453

Liria e medias, Shqipëria e fundit në Ballkan TIRANË – Shqipëria renditet e fundit në Ballkan për lirinë e medias dhe në vendin e 88-të në klasifikimin e përgjithshëm, nga 175 vende pjesëmarrëse. Ky është konkluzioni i nxjerrë mbi vendin tonë, nga raporti vjetor i organizatës së “Reporterëve pa kufij”. Ndryshe nga një vit më parë, Shqipëria ka humbur 9 vende, duke u renditur e fundit në Ballkan
Sipas këtij raporti, ndryshe nga një vit më parë, kur Shqipëria renditej në vendin e 79-të, ajo ka bërë regres duke humbur 9 vende dhe duke u renditur pas Kosovës, e cila gjendet në vendin e 75-të, kur ka vetëm një vit, që ka fituar pavarësinë.
Arsyet e kësaj renditjeje të ulët, evidentohen qartë në raport. Sipas raportit, gazetaria investigative është akoma në fazën e saj embrionale dhe lufton për të gjetur hapësirë, në një shtyp që u përket grupeve industriale të vendosur, për të mbrojtur fushat e tyre të ndikimit ose partive politike që shumë shpesh ngatërrojnë lajmet me propagandën.
Lidhur me mediat publike, raporti thekson se qeveria ka kontroll të gjithëpranishëm mbi to. “Kontrolli i qeverisë mbi mediat publike është i gjithëpranishëm,”- thuhet në raport. Përsa i përket pozicionit të menaxhimit të medias, sipas raportit bëhen emërime politike, të cilat sigurojnë një linjë të favorshme editoriale.
Raporti i organizatës “Reporterët pa kufij” vë në dukje gjithashtu, se qeveria shqiptare ushtron presion mbi mediat, duke përdorur taksat, heqjen e reklamave duke krijuar në këtë mënyrë fenomenin e “vetëcensurimit” të një numri të madh të mediave. Ky raport shton se edhe mediat private nuk janë të mbrojtura nga format e presionit, që janë nga më të ndryshmet.
“Edhe pse disa media janë të financuara privatisht, ata nuk janë të mbrojtur nga një sërë formash presioni. Faturat e tepërta për shërbime publike, tërheqja e reklamës, ndryshimet e taksave, janë armët “ligjore” të përdorura për të promovuar vetëcensurën, e cila është tashmë e dukshme në një numër të madh të mediave” – shkruhet në raport.
Në grafikun ku Shqipëria renditet në vendin e 88-të, ajo shënohet me shigjetë poshtë, që do të thotë se vendi ynë ka bërë hapa mbrapa në fushën e lirisë së shtypit.
Shqipëria tashmë është anëtare e NATO-s, dhe këtë anëtarësim Berisha e cilësoi si “mrekullia e lirisë”, por sipas raportit vitaliteti dhe rritja në sektorin e medias jo gjithmonë siguron lindjen e pluralizmit të vërtetë të lajmeve dhe të informacionit.
Raporti sjell në vëmendje edhe dy raste të dy medieve shqiptare ndaj të cilave u ushtrua presion ekonomik dhe fizik nga qeveria. Edhe progres-raporti i Komisionit Evropian, i publikuar pak ditë më parë, theksonte se media në Shqipëri gjendet nën presionin e politikës dhe të interesave të caktuara të biznesit. Vendet që kryesojnë listën e këtij raporti janë Danimarka në vendin e parë, e ndjekur nga Finlanda, Irlanda e Norvegjia.
Megjithatë, raporti vë në dukje se në disa vende të Evropës, liria e medias është e cenuar, duke përmendur pozicionin e Francës në vendin e 43-të dhe atë të Italisë në vendin e 49-të. /shekulli/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24450. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24450

Ronaldo Vs Bugatti Veyron Kjo eshte nje reklame mjaft interesante e NIKE ku Cristiano Ronaldo ben gare shpejtesie me nje Bugatti Veron me 1000 Kuaj fuqi,duke reklamuar modelin e ri te takave te futbollit me lekure speciale.

Artikuj qe mund tju interesojne:
AlbPC SPOT FaceBook i merr vendin Yahoo-s Si ishin faqet 10 vite me pare? 10 fakte interesante rreth Google Google Redesigned Ky artikull eshte marre nga: http://albpc.com/?p=1238. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://albpc.com/?p=1238

Ronaldo Vs Bugatti Veyron Kjo eshte nje reklame mjaft interesante e NIKE ku Cristiano Ronaldo ben gare shpejtesie me nje Bugatti Veron me 1000 Kuaj fuqi,duke reklamuar modelin e ri te takave te futbollit me lekure speciale.

Artikuj qe mund tju interesojne:
AlbPC SPOT FaceBook i merr vendin Yahoo-s Si ishin faqet 10 vite me pare? 10 fakte interesante rreth Google Google Redesigned Ky artikull eshte marre nga: http://albpc.com/?p=1238. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://albpc.com/?p=1238

I shfaqet tekst nga Kurani në lëkurë Një djalosh nga Dagestani, Rusi, është kthyer në një monument për së gjalli për myslymanët pasi i janë shfaqur pjesë nga Kurani në lëkurë. Shpatullat, krahët, këmbët dhe barku i Aliut, kështu quhet djaloshi, janë mbushur me pjesë nga libri i shënjtë i Islamit. Shënjat u shfaqën në trupin e fëmijës qysh nga lindja e tij, ndërsa fjala Allah u shfaq në fillim në mjekrën e vogëlushit.
Në fillim përindërit e fshehën këtë fakt, por të trembur nga fakti se pjesët zhduken dy herë në javë duke u lënë vendin pjesëve të tjera, vendosën te shkojnë me vogëlushin tek doktori.
Pasi e ekzaminuan Aliun e vogël mjekët nuk mundën të bënin gjë, ky rast është një enigmë totale për ta.Ali ndjehet shumë keq kur ndodh kjo gjë.
Qan dhe temperatura i ritet mënjëherë. Është e pamundur ta mbash në krahë kështu që e lëmë tek krevati i tij. E kemi shumë të vështirë ta shohim tek vuan, deklaroi nëna e vogëlushit.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=666. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=666

CIA, shoqeri per monitorimin e Facebook-ut Syri i CIA-s per Facebook-un.
Inteligjenca amerikane ka vendosur te shtoje kontrollin e vete ne blogjet, rrjetet dhe faqet personale te perdoruesve te internetit duke blere nje shoqeri informatike qe do te monitoroje ate cfare ndodhe ne Facebook apo Twitter.
Qeveria amerikane ne kuader te masave kunder terrorizmit eshte duke pare me prioritet kontrollin e veprimtarive qe behen ne rrjet./tch/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=661. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=661

5 femra dhunojne ushtarin, 6 muaj burg Pese femra, pjesetare te se njejtes familje jane denuar pasi kane dhunuar nje ushtar jashte sherbimit pa asnje motiv duke e gjakosur keq.
Ngjarja ka ndodhur para nje pub-i ne Britanine e Madhe dhe sipas gjykatesit qe ka denuar secilen me nga 6 muaj heqje lirie, shkaku kryesor qe coi ne gjestin ekstrem te femrave ka qene sasia e madhe e alkoolit qe kishin konsumuar.
Ne trupin e te riut ishte ushtruar shume dhune, madje shenja e kepuces se nje prej femrave ngeli gjate ne fytyren e tij.
Ngjarja u filmua nga nje telekamer sigurie jashte pub-it, gje qe ndihmoi edhe gjyqtarin e ceshtjes te merrte nje vendim te shpejte dhe te sakte.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=657. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=657

Kine, gruaja i pret organet gjenitale, mjeket ia ngjisin Mes ciftit nuk ka pasur asnje konflikt dhe mendohet se shkak per gjestin ekstrem te femres jane bere cregullimet mendore te saj. Gruaja ne shtrat eshte njeriu me i sigurt per sigurine e nje mashkulli? E keni gabim sepse e kunderta i ka ndodhur nje kinezi, i cili eshte ngritur ne mengjes pa nje pjese te organeve te tij gjenitale.
Gruaja e 24 vjecarit ne Shangai i ka prere organin gjenital bashkeshortit te saj. Mes ciftit nuk ka pasur asnje konflikt dhe mendohet se shkak per gjestin ekstrem te femres jane bere cregullimet mendore te saj.
Por cudia nuk mbaron ketu sepse motra e gruas e ka cuar ne spital ku mjeket kane nderhyre me shpejtesi duke arritur qe me ane te nje operacioni te veshtire tia bashkojne serish organin gjenital te riut. Ka rezultuar me fat 24 vjecari Lu, i cili duhet te heqe dore per ca kohe nga jeta bashkeshortore./tch/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24441. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24441

Bjordi e Adela, me një Peugeot sportiv në rrugët e Tiranës Koha e lirë, tani që nuk janë më të angazhuar në TV duket se u ka bërë shumë mirë Bjordit dhe Adelës. Ata tani kanë mundësinë dhe të bëjnë ndonjë udhëtim të shkurtër, apo ndonjë xhiro nëpër Tiranë. Dje pasdite ne të “SH2″ kemi parë Bjordin dhe Adelën në makinë. Radhët e trafikut ndonjëherë këtu në Tiranë bëhen të gjata dhe ndërsa je ndaluar në trafik ke mundësinë të shohësh makinat në krah. Në fillim nuk e dinim fare që ishin Adela dhe Bjordi, por na bëri përshtypje mënyra se si “djali” ngiste makinën. Pas një vëzhgimi më të hollësiëshëm kuptuam se ishte Bjordi, i cili brenda në makinë, dhe në rolin e shoferit, kësaj here nuk ta jepte fare përshtypjen e një çunaku dhe nuk dukej fare fëminor (ashtu siç duket shpeshherë në ekran). Vendosëm t’i shkonim nga pas makinës, (e cila ishte një Peugeot blu sportive me targa italiane). Çifti i njohur i të rinjve, pasi përshkroi qendrën e Tiranës, mori rrugën e Kavajës, vazhdoi drejt, jashtë Tiranës. Bjordit, dhe pse është rritur në Itali, do t’i duhet të mësohet pak me këto “huqet” e shqiptarëve dhe të jesh “dhëndër” i ri… ke disa detyrime, duhet t’i bësh pak qefin nuses… Qëndrimi i Adelës dhe Bjordit gjatë gjithë rrugës ishte goxha i heshtur. Nga Brryli e deri në dalje të Tiranës, në rrugën që të çon drejt Kombinatit, Bjordi ishte i përqëndruar totalisht te timoni i Peugeot-it sportiv, ndërsa Adela krejt indiferente, e zhytur në kolltukun e pasagjerit përpara, shihte rrugën. Kjo gjendje ndryshoi si me magji, vetëm në një moment. Gjatë ndalimit në trafik, pasi kaluan semaforin përbri Xhamisë së rrugës së “Kavajës”, papritur Adela zgjati kokën drejt Bjordit dhe më në fund u puthën. Sepse, Adela, kur duhet, di të jetë dhe shumë e dashur. Por na bëri përshtypje monmenti që ajo zgjodhi. Ndërsa kishin qenë gjithë rrugën të heshtur, Adela u “ndez” vetëm në momentin kur Bjordi frenoi për t’u lënë rrugën të lirë dy kalimtareve (vajza të reja) Pikërisht aty, Adela u zgjat dhe të dy shkëmbyen një puthje në buzë. Të ishte kaq e rastësishme kjo puthje ??? Hmm../shekulli/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24435. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24435
Top