Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

VW Beetle with more space The new version of the Volkswagen Beetle is to appear on the market in 2012, the exterior but will improve even more space is provided in its interior, said President of the American subsidiary of VW’s Stefan Jacobi.
Volkswagen first man to the United States of America has confirmed that the first generation of popular model will also provide rich package that will contain equipment. The main novelty, at least at the moment, is warning of increasing the space, especially in the back seats.
The New Beetle also expected better results to sales, the avoidance of the problem with lack of space in the back seats is part of the initiative to meet more requirements of buyers. How will affect the expansion of space travelers in external appearance of this vehicle is not currently known.
Share this on del.icio.usShare this on RedditDigg this!Stumble upon something good? Share it on StumbleUponBuzz up!Share this on TechnoratiTweet This!Share this on BlinklistShare this on FacebookPost this to MySpaceSubscribe to the comments for this post?Share this on LinkedinSeed this on NewsvineShare this on FriendFeedPost this on DiigoShare this on Mixx Ky artikull eshte marre nga: http://it-resources.org/?p=1040. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://it-resources.org/?p=1040
50 Cent flet për albumin më të ri nga Jay-Z Click here to view the embedded video.
Ky artikull eshte marre nga: http://hiphopi.com/50-cent-flet-per-albumin-me-te-ri-nga-jay-z.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hiphopi.com/50-cent-flet-per-albumin-me-te-ri-nga-jay-z.html
Funny Candid Camera Click here to view the embedded video.
Ky artikull eshte marre nga: http://hiphopi.com/funny-candid-camera.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hiphopi.com/funny-candid-camera.html
Ju lutem një foto Click here to view the embedded video.
Ky artikull eshte marre nga: http://hiphopi.com/ju-lutem-nje-foto.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hiphopi.com/ju-lutem-nje-foto.html
Kamera e Fshehur Click here to view the embedded video.
Ky artikull eshte marre nga: http://hiphopi.com/kamera-e-fshehur.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hiphopi.com/kamera-e-fshehur.html
KRS-ONE flet për Keane West dhe 50 Cent Click here to view the embedded video.
Ky artikull eshte marre nga: http://hiphopi.com/krs-one-flet-per-keane-west-dhe-50-cent.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hiphopi.com/krs-one-flet-per-keane-west-dhe-50-cent.html

Jep motin thuajse nudo, plas skandali ne Greqi Quhet Petroula Kostidou, ish-lepurueshe e Playboy, e cila tani jep motin ne kanalin grek Star cdo mbremje. Por jo te gjithe e pelqejne… Qe prej kesaj vere mban te ngjitur pas ekranit pjesen me te madhe te spektatoreve greke dhe nga imazhet mund te kuptohet fare mire motivi. Ajo quhet Petroula Kostidou, ish-lepurueshe e Playboy, e cila tani jep motin ne kanalin grek Star. Cdo mbremje, kanali teliviziv regjistron shikime rekord dhe sigurisht jo per kuriozitetin per te njohur parashikimet e motit, por per paraqitjet e bjondes Petroula. Ideja e “sexy-motit” merr spunto nga programet naked te perhapur ne Angli apo SHBA, domethene emisione qe merren me argumente te ndryshem, si lajme te kronikes, apo kuriozitete, me drejtues qe zhvishen ne transmetim direkt, duke mbetur deri edhe plotesisht nudo.
Kete here, te pakten sic perflitet, bjondja plot piper e ka kapercyer limitin, duke bere qe te shpertheje skandali. Gjate parashikimeve, parashikuesja seksi e motit shfaqet thuajse e zhveshur, duke treguar te prapmet, fale edhe bikinit teper te holle qe mban. Imazhe te ekzgjeruara qe nuk jane pelqyer nga disa spektatore, duke e cilesuar me shije te keqe, nderkohe qe kanali eshte ne stratosfere per popullaritetin e arritur./ikubinfo/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24568. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24568

Samantha Geimer: Ajo natë me Polanskin Tridhjetë e dy vjet më parë, regjisori polak abuzoi me një trembëdhjetëvjeçare dhe u largua nga Shtetet e Bashkuara. U arrestua para disa javësh në Zvicër dhe tani rrezikon të dënohet me 50 vjet heqje lirie. Viktima rrëfehet: “Ja çfarë ndodhi me të…
“Nuk kam dashur kurrë që Roman Polanski të përfundonte në burg për atë që bëri. Pavarësisht të gjitha sukseseve që ka arritur në jetë, gjithmonë do të kujtohet si regjisori i madh që abuzoi me një minorene dhe kjo, për një njeri të famshëm si ai, është ndëshkim. Unë e kam falur!”
Kështu, Samantha Geimer gjashtë vjet më parë, në një intervistë të gjatë për “Larry King Live”, emisioni shumë i ndjekur i CNN, kishte shprehur publikisht për herë të parë ndjenjat e saj ndaj Roman Polanskit, regjisori polak që e përdhunoi më 10 mars të 1977-s, kur ajo ishte vetëm 13 vjeçe. Për të mos u përgjigjur për atë krim, Polanski u largua nga Shtetet e Bashkuara në prag të procesit dhe shkoi në Francë. Një arratisje që tanimë përfundoi në Zyrih, ku regjisori kishte shkuar për të tërhequr një çmim për karrierën. Në fakt, kundër tij rëndonte gjithmonë një mandat arresti, i lëshuar nga autoritetet amerikane rreth 30 vjet më parë.
Tashmë Polanski, 76 vjeç, pritet të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara, ku rrezikon një dënim me 50 vjet burg. Për të do të ishte disfata e radhës, pasi jeta e tij karakterizohet nga dramat dhe problemet. I lindur në Paris nga një familje hebrenje, ku i mbijetoi persekutimeve naziste, gjatë të cilave humbi nënën, Polanski arriti famën dhe suksesin në fund të viteve 60 në Shtetet e Bashkuara. U martua me një aktore bukuroshe, Sharon Tate, por lumturia e tyre zgjati shumë pak. Sharon, nëntëmuajshe shtatzënë, u masakrua në vilën e saj bashkë me katër persona të tjerë. Kjo ishte vepër e sektit të Charles Manson, një grup satanist nga Kalifornia.
Tetë vjet pas masakrës, Polanski bën sërish një tjetër marrëzi. Abuzimi me Samantha Geimer e detyron të arratiset nga Amerika. Pas tridhjetë e dy vjetësh Polanski ndihej i sigurt, edhe pse nuk shkeli kurrë më në Shtetet e Bashkuara, ku e pret ende procesi gjyqësor, pasi ligji nuk e parashikon shlyerjen e dënimit për krimet e rënda.
Për të shmangur ekstradimin e tij nga Zvicra u mobilizuan krerët më të lartë të kulturës europiane. Por është një pjesë e konsiderueshme e opinionit publik amerikan që kërkon të dijë se për çfarë arsyesh nuk duhet të paguajë për krimin e tmerrshëm që ka bërë, pavarësisht se viktima e tij e ka falur.
“I kërkova gjykatësit të Los Anxhelosit që çështja të arkivohej”, ka deklaruar Samantha, që tashmë është e martuar dhe nënë e tre fëmijëve. “Për mua Polanski është një i huaj që e kam takuar dy ose tri herë gjithsej para 30 vjetësh. Ka paguar dhe ende vazhdon të paguajë për atë që më bëri”.
Edhe një herë Samantha, jashtë sallës së gjyqit, ka treguar atë çka ndodhi atë ditë. E bëri në vitin 2003 para mikrofonave të Larry King: “E takova Polanskin kur erdhi në shtëpinë time për ti kërkuar nënës që të më linte të bëja disa fotografi për një revistë franceze”, ka treguar Samantha. “Mu duk një mundësi e mirë. Doja të bëhesha aktore. Kisha xhiruar disa spote publicitare dhe provime. Mendova se ishte mundësia më e mirë për të nisur karrierën time. Polanski e njihte time më: fundja çtë keqe kishte këtu? Në atë kohë Polanski ishte 40 vjeç, por nuk e dija me saktësi moshën e tij”.
Në fillim regjisori i propozoi të pozonte për një provim. “Ishte një punë në natyrë, jo shumë larg shtëpisë sime. Herën e dytë duhej të ishte një shërbim më i vështirë, për këtë arsye më çoi në shtëpinë e Jack Nicholson në Mulholland Canyon”. Vajza kishte besim tek ai. Ishte i rritur, i famshëm dhe e njihte nënën time. Pse Samantha duhej të dyshonte? Vajza që ëndërronte një karrierë në kinema, nuk dyshoi as kur vuri re se në vilën e Nicholson ishin vetëm ata të dy. Nuk ishte asnjë asistent fotografie, asnjë teknik dritash, asnjë grimier.
Në fillim gjithçka shkoi mirë. “Më fotografoi gjithë ditën”, është shprehur Samantha për CNN. “Gjatë shërbimit fotografik unë kisha pirë shampanjë. Ndoshta prandaj ndihesha gjithnjë e më qetë. Kështu, kur filloi të errësohej dhe Polanski më tha të bëja një banjë në vaskën me hidromasazh që gjendej jashtë vilës, mendova se mos ishte ndonjë gjë e fortë. Isha e gjitha e zhveshur, por përpiqesha të mbulohesha me duar. Mendoja se këto fotografi ishin për ndonjë revistë europiane dhe e dija që andej standardet e censurës ishin ndryshe”.
Samantha e njihte seksin. Prej disa muajsh ishte lidhur me një djalë, me të cilin kishte kryer edhe marrëdhënie seksuale. Por sigurisht nuk e priste atë që do të ndodhte më pas.
Polanski hyri në vaskë me mua. Kuptova se gjërat nuk po shkonin ashtu siç duhej. I thashë se duhet dilja dhe se doja të më çonte në shtëpi, sepse temperatura e ujit të nxehtë po më shkaktonte një krizë astme. Sigurisht që po shtiresha. Dola nga vaska dhe u mbështolla me një peshqir. Më pas hymë në shtëpi. Vazhdoja të thosha se nuk ndihesha mirë, se doja të më çonte në shtëpi”. Por regjisori 40-vjeçar ishte i pashpirt ndaj kërkesave të vajzës.
“E gjeta veten të shtrirë në shtrat, në një dhomë të errët. Aty e kuptova se cili ishte qëllimi i tij i vërtetë, edhe pse vazhdoja ti thosha: Jo, jo. Nuk dua të futem në atë dhomë. Jo. Por pastaj nuk dija çtë bëja më. Ishim vetëm. Nuk e di se çfarë mund të kishte ndodhur nëse unë do të isha rebeluar. Kisha frikë. Kështu mendova që nëse do të dorëzohesha dhe do të bëja ashtu siç donte ai, do të shkoja herët në shtëpi. Dhe kështu patëm një marrëdhënie seksuale”.
Duke u bazuar te rrëfimi i Samantha-s, i përzier me frikë dhe konfuzion, Polanski thotë se ishte “seks i ndërgjegjshëm” dhe kishte si miratimin e vajzës ashtu edhe të familjes. Por gjykatësit thanë se do ta rishqyrtonin çështjen. Nga reagimi i tyre, Polanski e kuptoi se kishin si qëllim ti jepnin një dënim të rëndë. Për drejtësinë, regjisori kishte detyruar një vajzë 13-vjeçare të kishte marrëdhënie seksuale me të. Një përdhunim ndëshkohet me 50 vjet burg, prandaj ai u largua përgjithmonë nga Shtetet e Bashkuara për të mos u kthyer më kurrë, madje as për të tërhequr çmimin “Oskar” që fitoi në vitin 2003 me filmin “Pianisti”.
Tashmë kush kërkon mëshirë në favor të tij bazohet edhe te falja e viktimës. Por shumë femra në të gjithë botën e shohin këtë kërkesë faljeje thjesht si një shfaqje që drejtësia ka një tjetër gjykim për pasanikët dhe njerëzit e famshëm. Përdhunimi mbetet përdhunim. Falja e një viktime si Samantha është një gjest i drejtë dhe shumë fisnik, ashtu siç është i drejtë edhe fakti që kush ka përfituar nga një vajzë 13-vjeçare, gjeni apo çfarëdo qoftë ai, duhet të përgjigjet para drejtësisë për veprimin e tij.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24561. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24561

Modelja e shpërfytyruar vendos të shfaqet në publik Vajza u është nënshtruar 30 operacioneve, ndërsa agresorët e saj janë dënuar me burgim të përjetshëm
“Ju tregoj fytyrën time të re” Katie Piper u dogj në fytyrë me acid sulfurik nga një kriminel që ishte paguar nga i fejuari i saj. Tani, ish-modelja rrëfen jetën e saj në një dokumentar televiziv
Sytë e saj blu janë të mbushur me lot. Pas 19 muajsh heshtje vendosi të tregonte historinë e saj. Katie Piper, ish-modele angleze dhe prezantuese televizive mjaft premtuese, ka rrëfyer ngjarjen tragjike që papritur e transformoi jetën e saj në dokumentarin “Katie: my beautiful face”, i cili do të transmetohet më 29 tetor në kanalin televiziv britanik “Channel 4″. Ndryshe nga të gjitha historitë, ajo e Katie i ngjan një përralle. Bukuria e saj dallohej që në fëmijëri. Ishte shumë e dashur dhe e respektuar nga njerëzit. E nisi karrierën e saj si modele dhe dihet që në këtë profesion suksesi është i garantuar. Por, jeta e saj mori kthesë në mars të 2008-s. Fillimisht Katie u rrah dhe u dhunua nga Daniel Lynch, i fejuari i saj tepër xheloz dhe i tërbuar pas arteve marciale. Më pas, ky i fundit angazhoi kriminelin Stefan Sylvestre që tia digjte me acid sulfurik fytyrën ish-modeles, ndërsa ajo po ecte në “Golders Green High Street” në Londër. “Po bëja pazar dhe kur dola nga dyqani, një djalosh me kapuç vrapoi drejt meje. Gjërat ndodhën shumë shpejt: djali më derdhi një lëng në fytyrë dhe lëkura filloi të më digjej”, ka thënë Katie. “Por ai nuk u kënaq me kaq. Fillimisht vodhi dinjitetin tim, më pas fytyrën prej kukulle. Donte që këto shenja të ishin një kujtim i përjetshëm i së keqes së tij. Unë dua ti tregoj botës që ia dola mbanë”.
Vajza u verbua nga njëri sy, nuk ishte në gjendje të hante me gojë dhe ndërkohë iu nënshtrua 30 operacioneve për të riparuar dëmet. Sulmuesit e saj janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe tani Piper, pavarësisht ndërhyrjeve, i tregon ende shenjat e masakrës që pësoi, ndërsa ka vendosur të shfaqet në televizor.
Ndërhyrja e parë
Gjatë operacionit të parë kirurgët e spitalit “Chelsea and Westminster Hospital”, të udhëhequr nga doktor Mohammad Jawad, e hoqën të gjithë lëkurën që kishte rënë në kontakt me acidin. Pastaj përdorën një teknikë të avancuar për ti rimodeluar fytyrën, duke marrë lëkurë nga pjesët e tjera të trupit të saj. Tani Piper mban në fytyrë një maskë plastike tepër të ngushtë, për të shtrirë rrudhat dhe për ta mbajtur të njomë fytyrën.
Modelja ka vendosur të marrë pjesë në dokumentarin “Katie: my beautiful face” për tu treguar njerëzve fatin e trishtë të personave të djegur. “E tregoj historinë time që njerëzit të dinë se çfarë më bënë mua ata djem, por edhe për tu treguar se cilat janë shkaqet që e transformojnë në mënyrë të pandreqshme fytyrën e njeriut. Në fund dua që njerëzit të mos frikësohen nga fytyrat tona të djegura, por të kuptojnë që pas këtyre shenjave të përjetshme,është gjithmonë i njëjti person”, është shprehur ajo për “News of the world”.
Para pasqyrës
Pavarësisht guximit dhe forcës shpirtërore, Katie i kujton me nostalgji kohërat kur ishte modele: “Isha shumë e qeshur”, thotë 26-vjeçarja. “Kisha shumë miq. Sa herë që shkoja diku, njerëzit që më takonin për herë të parë thoshin: Oh, je vërtet e bukur, dhe unë mendoja, Po, është e vërtetë”. Pas operacionit, kur pa për herë të parë fytyrën e saj, Katie u trondit: “Më kujtohet që mendova: Dikush duhet të më japë një pasqyrë tjetër, sepse kjo është e thyer. Më pas u mendova dhe kuptova se ajo aty isha unë”. Kur Katie mbeti vetëm me të ëmën në dhomë, i tha: “Mama, të lutem më vrit”.
Njohja
Katie nuk e mendonte kurrë këtë tmerr, kur u njoh me Lynch-in në “Facebook” në mars të vitit të kaluar. Ajo punonte me kohë të pjesshme “si vajzë unazë” (që tregon raundet) për artet marciale. Po ashtu pozonte për katalogë dhe shfaqej si e ftuar në televizionet kabllore. “Më pëlqeu, sepse ishte djalë simpatik. Folëm shumë për artet marciale. Gjatë një fundjave më duhej të punoja dhe ai më tha se do të përpiqej të ishte i pranishëm në mes të publikut. Unë e pashë në radhën e parë. Pastaj u shfaq në festën pas spektaklit, filluam të bisedonim dhe më qerasi me një pije. Kaluam disa ditë bashkë në punë dhe më në fund unë i dhashë numrin tim të telefonit. Më pas vendosëm të darkonim së bashku. Në takimin e parë më solli lule dhe një arushë prej pelushi”.
Një jetë e re
Ankthi vazhdon ta torturojë ish-modelen. Çdo natë u kërkon prindërve të mbyllin mirë dritaret dhe derën. Por, pavarësisht kësaj, vajza vazhdon ti besojë jetës: “Edhe pse këto shenja do të më shoqërojnë gjatë gjithë jetës, jam shumë e lumtur që kam fytyrën time të re e të bukur. Kur shoh fotografitë e vjetra imagjinoj sikur ajo është vajza me të cilën kam kaluar shumë kohë. Është njësoj sikur të ishte shoqja ime më e mirë, të cilën nuk do ta shoh më. Tani jam e lumtur. Qesh dhe bëj shaka çdo ditë. Gjithashtu falënderoj të gjithë njerëzit e mrekullueshëm që më rrethojnë dhe më bëjnë të ndihem mirë”. Në fund Katie thotë se ende ëndërron të martohet: “Dua të bëj një jetë normale dhe pas të gjithë asaj që më ndodhi, ëndërroj të takoj sërish dikë dhe të kem besim tek ai. E natyrisht dua të martohem dhe të kem fëmijë”.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24564. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24564

Zhduket varka, 15 kosovarë dyshohen të mbytur në lumin Tisa Një varkë me shtetas kosovar, në të cilën udhëtonin të paktën 15 persona, është mbytur në ujërat e lumit Tisa, afër brezit kufitar Serbi- Hungari. Ky lajm tragjik është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, zyrtarë të së cilës pritet të udhëtojnë drejtë Hungarisë. Edhe pse ngjarja ka ndodhur një javë më parë, ende nuk dihet saktësisht numrin i viktimave. Media hungareze deri më tani raportojnë se nga kjo tragjedi kanë mbijetuar vetëm tre persona. Siç mëson agjencia e lajmeve INA të mbijetuarit janë, Blerim Ramaj, bashkë me dy fëmijët e tij Erilden, tre vjeçe dhe djalin Rendi, afër dy vjeç. Ramaj ka deklaruar se aksidenti ka ndodhur natën e 16 tetorit, rreth orës 23:00. Ai i tronditur nuk ka mundur të jap më shumë detaje rreth rastit, duke treguar se nuk di akoma asgjë as për fatin e bashkëshortes së tij, Elvira Jaha, 23 vjeçe. Deri më tani akoma nuk bëhet të ditura detajet. Dyshohet se viktimat e kësaj tragjedie po tentonin për të emigruar në vendet të Bashkimit Evropian. Ministria e Jashtme e Kosovës ka vendosur kontaktet me organet hungareze dhe në koordinim thuhet se janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rastit. (INA)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24536. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24536

Kreu i PS: Kryeministri kërkon të burgosë të vërtetën Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e cilësoi si absurd pozicionimin e Kryeministrit Sali Berisha për të mos lejuar hapjen e kutive të votimit për zgjedhjet e 28 qershorit. Pak orë pas deklaratave të Kryeministrit në mbledhjen e qeverisë, kreu i selisë rozë reagoi duke paralajmëruar përshkallëzimin e reagimit opozitar deri në përmbushjen e kushteve, pa hequr dorë nga bojkoti dhe protestat. Veç të tjerash, Rama foli edhe për raportin e publikuar nga “Reporterët pa kufij”, si dhe për procesin e shumëpërfolur të liberalizimit të vizave.
“Dua të reagoj lidhur me pozicionin tërësisht absurd të Kryeministrit, i cili pasi i ka vjedhur zgjedhjet e 28 qershorit, kërkon që me pushtetin e grabitur të mbajë në burg të vërtetën, duke këmbëngulur se kutitë e 28 qershorit nuk mund të hapen”, tha ai. Sipas Ramës, Berisha po përdor vendimet e gjykatës, ndërsa Partia Socialiste nuk dëshiron të mbivendosë sistemin e drejtësisë. “Ajo çfarë kërkojmë ne, nuk ka të bëjë me asnjë lloj mbivendosjeje ndaj sistemit të drejtësisë. Ne kërkojmë hapjen e kutive të votimit për të bërë transparencë përmes Komisionit Hetimor Parlamentar, i cili nuk është absolutisht një shkallë tjetër gjykimi dhe nuk ka të bëjë fare me procesin juridik që u mbyll me vendimin e Kolegjit Elektoral. Janë dy gjëra të ndryshme që skanë lidhje me njëra-tjetrën, por që Kryeministri i bashkon sepse kërkon ti ikë me çdo kusht të vërtetës që fshihet në kutitë e 28 qershorit”, deklaroi Rama. Për të mbështetur kërkesën e selisë rozë, ai përmendi rinumërimin që po ndodh aktualisht në Greqi, por edhe zgjedhjet në Afganistan. Në Shqipëri, sipas tij, rinumërimi, edhe pse është e shkruar e zeza mbi të bardhë në ligj, u ndalua me pushtetin arbitrar të administratës zgjedhore dhe të Kolegjit Zgjedhor, e tashmë kjo gjë i ndalohet edhe vetë Parlamentit, i cili pa as më të voglin dyshim mund të hapë çdo çështje, çdo kuti, çdo dosje për hir të së drejtës që të hetojë lidhur me çështje të caktuara.
Edhe pse Kryeministri u përpoq ti japë pozicion përfundimtar çështjes së hapjes së kutive, Rama garantoi se nuk ka asgjë përfundimtare në këtë çështje, e cila është një temë e hapur dhe që do të mbyllet vetëm atëherë kur e vërteta të dalë në pah.
“Ne nuk do të hyjmë në Parlament. Ne do ti përshkallëzojmë protestat tona dhe do ti japim përgjigjen e merituar Sali Berishës dhe vartësve të tij, sa në Ministrinë e Jashtme, sa në karrige të tjera të qeverisë, që përpiqen më kot të bëjnë sikur kjo çështje është e mbyllur apo ekziston vetëm për opozitën”, vijoi ai. Në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave, Rama kërkoi nga mediat që të mos bëhen pjesë e farsës, pasi në janar të 2010-ës nuk do të ketë liberalizim vizash. Ndërsa në lidhje me raportin e “Reporterëve pa kufij”, Rama tha se shifrat që përmenden në të nuk janë asgjë përpara realitet në Shqipëri, ku demokracia ndodhet në udhëkryq. “Notat negative të Reporterëve pa kufij janë asgjë në krahasim me realitetin shumë më negativ me lirinë e medias në Shqipëri. Sot media në Shqipëri vuan si asnjëherë më parë rrezikun e asimilimit brenda një sistemi të korruptuar dhe korruptiv që administrohet nga Sali Berisha”, konstatoi Rama.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24539. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24539

Berisha: Hetoni gjithçka! Kutitë nuk mund të hapen Shumica parlamentare kundërshton hapjen e kutive, por i hap rrugë opozitës të ngrejë komisionin e hetimit parlamentar për zgjedhjet e 28 qershorit. Kryeministri Sali Berisha ftoi deputetët e PS, të hetojnë çdo aspekt të procesit, por për sa i përket kërkesës për hapjen e kutive, shefi i mazhorancës tha prerazi se kjo është një kërkesë ogurzezë. Megjithëse Partia Socialiste ka paralajmëruar përshkallëzimin e protestave për rinumërimin e votave nga një komisionin hetimor parlamentar, kreu i qeverisë nuk ka bërë asnjë hap prapa për çështjen e hapjes së kutive. “E konsideroj të papranueshme dhe ogurzezë kërkesën e Partisë Socialiste, për hapjen e kutive të votimit, duke shkelur vendimin e gjykatës”, tha Berisha. Kryeministri e cilësoi antikushtetuese kërkesën e opozitës, duke argumentuar dhe referuar një vendimi të gjykatës më të lartë që i kufizon Parlamentit të drejtën e objektit të hetimit, kur bëhet fjalë për ndërhyrje në pushtetin gjyqësor. “Për 4 qarqet që pretendon rinumërim Partia Socialiste, Gjykata e Kolegjit Zgjedhor ka vendosur për mosrinumërimin e tyre. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2003 e përcakton qartë se komisioni hetimor nuk mund të hetojë për çështje që kanë qenë apo janë në hetim gjyqësor apo janë gjykuar”, u shpreh Berisha.
Të vetmin kompromis që Berisha i ofroi opozitës është marrja e shumicës në komisionin hetimor parlamentar që mund të hetojë gjithçka, përveç vendimeve gjyqësore.
“Ftoj zotin Rama të lexojë me objektivitet raportin. Kërkon zotëria e tij të hetojë ndikimin e administratës në zgjedhje, le ta hetojë, përfshirjen e të burgosurve në zgjedhje, le të hetojë gjithçka, por jo vendimet e gjykatave”, theksoi Berisha.
Unë e pranoj, vijoi Kryeministri, që të ndërtojmë komisionin sipas ligjit, por e garantoj se një anëtar i komisionit i shumicës në mënyrë konstante nuk do të shkojë në komision dhe nuk do të zëvendësohet, për ti lënë atij shumicën. Kryeministri shtoi se nuk mund të ndodhë kurrë në një vend demokratik që politika të mund të thyejë vendimet gjyqësore.
“Sovrani i ka dhënë të gjitha ato pushtete ekzekutivit, Parlamentit, Presidentit, por nuk u ka dhënë gjithçka atyre. Një pjesë të pushtetit jua ka dhënë trupave gjykuese, të cilat, edhe pse nuk kalojnë në votë, kanë themel të çeliktë në Kushtetutat e vendeve demokratike për veprimtarinë e tyre”, theksoi Berisha.
Shefi i qeverisë deklaroi publikisht se është i gatshëm të krijojë brenda 24 orëve komisionin hetimor, pavarësisht se ligji nuk e lejon diçka të tillë. Kryeministri i bëri një përqasje situatës aktuale me atë të viteve 53-54 kur anëtarët e Byrosë Politike u ulën në tavolinë dhe vendosën ekzekutimin e intelektualëve, për bombën në ambasadën sovjetike, ndërkohë që gjyqin e bënë formalisht dy ditë më vonë. “Por nuk mund të ndodhë kurrë në një vend demokratik që politika të mund të thyejë vendimet gjyqësore. Ato vendime sovrani ia ka besuar gjykatës. Ky është parimi i ndarjes së pushteteve”, tha Berisha.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24542. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24542

Prokuroria: Si e kontrolluam zyrën e Pinarit Akuza hedh poshtë pretendimet e ish-drejtorit të MEICO-s: Zyra është e shtetit. Gjyqi i hapur, ska sekrete
Sot, gjykata do të vendosë për kërkesat për pavlefshmëri të ekspertimeve
Prokuroria e Tiranës ka hedhur poshtë pretendimet e avokatëve të ish-drejtorit të MEICO-s, Ylli Pinari, i marrë i pandehur pas tragjedisë së Gërdecit, për të shpallur të pavlefshme kontrollet e oficerëve të policisë gjyqësore në zyrën e tij. Prokurori Petrit Bica ka kundërshtuar avokatët Klodian Gjermeni dhe Vladimir Bineri, sipas së cilëve, kontrolli i zyrës është realizuar në mënyrë të njëanshme dhe pa prezencën e një përfaqësuesi të Pinarit, duke kërkuar në seancën e kaluar edhe shpalljen e pavlefshme të këtij kontrolli, ku, sipas prokurorisë, janë gjetur prova të rëndësishme për procesin hetimor dhe gjyqësor. “Kontrolli në zyrën e ish-drejtorit të MEICO-s është realizuar në prani të sekretares së Ylli Pinarit. Zyra nuk është personale e z.Pinari, por e shtetit dhe oficerët e policisë gjyqësore kanë vepruar në bazë të urdhrave të drejtuesve të hetimit duke zbatuar të gjithë legjislacionin”, tha prokurori Petrit Bica. Në lidhje me kërkesën e dy avokatëve të Pinarit që gjyqi i “Gërdecit” të zhvillohej me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave, prokurori Bica deklaroi se procesi është publik dhe i ndjeshëm për mbarë opinionin, pasi ngjarja ishte shumë e rëndë. “Në lidhje me kërkesën e avokatëve të ish-drejtorit të MEICO-s, se në procesin gjyqësor ka sekrete, do të deklaronim se në organin e prokurorisë nuk ka asnjë kërkesë nga institucionet kompetente që mund të deklaronin se ka sekrete në këtë proces dhe si rrjedhojë i kërkojmë gjykatës të hedhë poshtë këtë kërkesë”, sqaroi prokurori.
Procesi dhe debatet Si rrallëherë, avokatët kanë njoftuar gjykatën për mungesën në fillimin e seancës gjyqësore në procesin e “Gërdecit”. Duket se apeli i Gjykatës së Tiranës drejtuar Dhomës së Avokatisë për të ndikuar tek avokatët që ata të mos mungojnë në procesin e “Gërdecit” ka dhënë efektet e para. Avokatët ishin prezentë në procesin e radhës, ndërsa avokati Hysni Beti dhe Maks Haxhia mbërritën në gjykatë me vonesë, por ishin treguar korrektë, pasi e kishin njoftuar gjykatën paraprakisht që të zëvendësoheshin nga kolegët e tyre derisa ata të mbërrinin. Pasi verifikoi prezencën e palëve, gjykatësi Ridvan Hado njoftoi nisjen e gjyqit aty ku kishte ngelur dy seanca më parë. Duke qenë se avokatët mbrojtës të 28 të pandehurve dhe shoqërisë nën akuzë “Alba Demil” i kishin bërë kërkesat e tyre paraprake ishte radha e prokurorisë të jepte qëndrimin e saj. Prokurori Petrit Bica lexoi kërkesën me shkrim për rrëzimin e të gjitha pretendimeve të avokatëve mbrojtës. Prokurori kërkoi rrëzimin e kërkesave për pavlefshmëri aktesh, rrëzimin e kërkesave për pavlefshmëri të akt ekspertimit financiar dhe ushtarak, rrëzimin e kërkesave për pavlefshmërinë e dëshmive të dhëna nga të pandehurit në cilësinë e deklaruesit. Pasi përfundoi prokurori, fjalën e mori mbrojtësi ligjor i të pandehurve, Adriatik Mullai dhe Shpëtim Spahiu. Duke debatuar me prokurorët, avokati Vladimir Meçi tha se organi i akuzës nuk i kishte kuptuar kërkesat dhe si rrjedhojë pretendimet nuk duhet të merreshin parasysh. Ai tha se kërkesa për gjykim është dërguar, pasi kishin përfunduar afatet e hetimit dhe si rrjedhojë ajo nuk duhet të merret parasysh. Ai tha se heqja e emrit të Fatmir Mediut nga kërkesa sjell pavlefshmërinë e të gjithë kërkesës për gjykim. Megjithatë, gjykatësi Hado e shtyu procesin për ditën e sotme në orën 10:00 për tu shprehur me vendim mbi kërkesat e të dyja palëve.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24545. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24545
Jo më hakmarrje tatimore ndaj biznesit Kreu i Tatimeve, Papajani, rrëfen për “Shqip” të vërtetat mbi raportin biznes-tatime. Biseda me Berishën dhe mbështetja e Bodes. Kasat, falimenti, kriza…
Ti paguash taksat nga shtëpia ose zyra! Mjafton të kesh kompjuter me internet dhe e gjitha përfundon brenda pak minutash. Radhët e gjata në tatime dhe banka, koha e humbur për të dorëzuar formularët, stresi dhe kontaktet me tatimorin, shumë shpejt do ti përkasin së shkuarës. “Puna jonë e madhe do të jetë me deklarimin e të ardhurave personale dhe faturat”. Kreu i Tatimeve, Artur Papajani, rrëfen për “Shqip” raportet me biznesin dhe ndryshimin e mentalitetit, pasojat e krizës, falimenti dhe kasat. “Iku koha kur ndaj biznesit kishte hakmarrje tatimore”, thotë kreu i Tatimeve, i cili flet edhe për rastet e korrupsionit dhe denoncimet ndaj tij.
Z. Papajani, për herë të parë u duk se në zgjedhjet e 28 qershorit politika nuk u mor shumë me tatimet. Çfarë ndodhi?
Ndodhi një gjë normale. Në momentin kur ministri i Financave më propozoi marrjen përsipër të kësaj detyre që kam sot, u mendova shumë pak. Kjo, për faktin se nga hierarkia e Ministrisë së Financave kisha gjetur një mbështetje të vazhdueshme. Sidomos te ministri Bode kam gjetur një mirëkuptim të plotë, sepse me firmën e tij janë miratuar disa ide të miat që i kam pasur me kohë, duke punuar për organet fiskale të vendit. Kështu që nuk kisha mëdyshje për ta marrë përsipër këtë detyrë.
Por kjo nuk justifikon faktin që politika nuk preku tatimet në zgjedhjet e fundit…
E justifikon, pse me të marrë detyrën, Kryeministri Berisha më thirri në zyrën e tij dhe më tha: “Nga organet fiskale shqiptare dua ta zhduk termin politikë”. Kjo ishte një mbështetje e madhe për mua, pse kisha kohë që punoja në stafin teknik të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe vullneti i Kryeministrit krijonte ambientin e duhur për të vënë në jetë disa ide teknike që kisha për rritjen e profesionalizmit në punën e tatimeve.
Kjo periudhë është e vështirë për ju, pasi po përballeni me pasojat e krizës botërore. Si paraqitet situata?
Në fakt, trysnia mbi tatimet është vërejtur që në gjysmën e parë të këtij viti. Ishin presione ekonomike. Jemi hasur me trysninë e eksportuesve tanë. Presioni i tyre ishte i ndjeshëm. Kemi pasur vështirësi, si organ tatimor. Vështirësitë ishin reale, pse preknin marrëdhënien që ata kishin me administratën tatimore. Një marrëdhënie e vështirë, e trashëguar. Kishim problemin e rimbursimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar(TVSH) me të gjithë klasën e eksportuesve. Vonesat në rimbursim, duke pasur parasysh edhe vështirësitë që ata hasnin me krizën, ishin kthyer në shumë problematike. E zgjidhëm shpejt, duke rimbursuar në kohë. Trysnia e dytë ishin zgjedhjet e 28 qershorit. Si në çdo vit elektoral, presioni ndaj financave ishte i ndjeshëm. Kam 18 vjet në tatime dhe mund tju them se trysnia është shumë e fortë. Këtë vit, për mua ishte ndryshe, pse ndodhesha në krye të strukturës. E quajta detyrën time kryesore të ruaja profesionalizmin në të. Ishte e vetmja mënyrë për të mos iu dorëzuar politikës dhe për të zbatuar vullnetin e Kryeministrit. Kështu që konstatimi juaj se politika u mor pak ose asfare me tatimet në zgjedhje, për mua nënkupton që kjo detyrë u krye.
Reforma në tatime, term i dëgjuar shpesh nga krerët e qeverisë. Në fakt, çfarë nënkupton?
Në mbledhjen e parë të qeverisë, e cila zgjati vetëm pesë minuta (qeveria bëri betimin) u përmend edhe reforma fiskale. Kjo për ne tatimorët është shumë e rëndësishme. Jemi përpara një ndryshimi thelbësor për ne, që lidhet me tatimin mbi të ardhurat. Pjesë e rëndësishme e këtij ndryshimi është dixhitalizimi i sistemit tatimor. Këto dy detyra do ti mbajnë shumë të zëna me punë strukturat tona tatimore në 4 vitet e ardhshme. Reforma nënkupton modernizim. Shqipëria është ai vend në rajon që ka barrën më të ulët fiskale. Në këtë këndvështrim, nuk do të ndodhë gjë për një vit. Por ndryshimi i mirëfilltë është modernizimi, lehtësimi i procedurave për biznesin që paguan detyrimet tatimore. Pakësimi në maksimum i kohës për të paguar detyrimin. Me fjalë të tjera, dixhitalizim tërësor i sistemit. Këtë do ta mundësojmë nëpërmjet deklarimit elektronik të rezultateve të veprimtarisë së biznesit. Kemi kontakte me administratat e vendeve fqinje. Jemi në një nivel me ata, ose edhe më të avancuar. Kemi kontakte edhe me administrata tatimore të vendeve perëndimore dhe mund tju them se me dixhitalizimin e deklarimeve jemi në udhën e duhur. Shumë shpejt qeveria do të miratojë dhe dërgojë në Kuvend për ta kthyer në ligj detyrimin për taksapaguesit që deklarata tatimore të vendoset në internet online. Me këtë largohet përfundimisht “suporti i letrës”, mundësia që bizneset të hyjnë në marrëdhënie ryshfeti me punonjësit e tatimeve, pse gjithçka do të jetë elektronike. Deklaratat tatimore do të shikohen në kohë reale në internet dhe do të kontrollohen lehtësisht. Ky përafrim do të vendoset nga Kuvendi si detyrim ligjor dhe do të fillojë që nga 1 janari 2010.
Disa biznese janë ankuar se organet tatimore po i falimentojnë, ndërkohë që ato kanë mundësi financiare për të vazhduar biznesin. Çfarë po ndodh?
Jemi në një ekonomi tregu. Falimentimi është dukuri e tij. Ndodh dhe do të ndodhë gjithmonë, për shkak të konkurrencës në treg. Interesi ynë si administratë tatimore është të mos ketë falimentime, pse me të pakësohen bizneset, pra subjektet që paguajnë taksat dhe na japin të ardhura. Por falimentime ka dhe do të ketë. Administrata tatimore përballet këtu me një detyrim ligjor, i cili është taksativ. Ndërkohë, ka disa analistë të ekonomisë që shprehen se tatimet kanë thyer ligjin. Nuk e kuptoj nga çmotive nisen që deklarojnë një kundërsens të tillë. Në fakt, ne kemi zbatuar Ligjin e Procedurave Tatimore, i cili është i prerë. Ai thotë se në rast se një tatimpagues rezulton për tre vite radhazi me bilanc negativ, pra me humbje, atëherë administrata tatimore është e detyruar që ta çojë dosjen e tij në gjykatë për të hapur procedurat e falimentimit. Ligji, nëse tatimet nuk e zbatojnë këtë detyrim, ka sanksione për punonjësit përkatës të fiskos. Këto sanksione disiplinore fillojnë me një vërejtje të thjeshtë dhe mbarojnë me largim nga puna të atij/asaj punonjëseje, deri dhe në procedim penal. Prandaj dhe ne si administratë tatimore thjesht kemi zbatuar ligjin. Kemi dërguar në gjykatë dosjet e bizneseve që rezultojnë me bilanc negativ për tre vitet e fundit. Çfarë ndodh në gjykatë? Asgjë e jashtëzakonshme. Tatimpaguesi do të ketë provat e tij. Do ti japë gjykatës planin financiar të kompanisë, investimet e kryera dhe do të justifikojë rezultatin ekonomik të veprimtarisë së vet. Administrata tatimore nuk ndërmerr asnjë veprim penalizues me këtë rast. As i bllokon aktivitetin tatimpaguesit, as llogaritë bankare. Thjesht dërgon një dosje në gjykatë.
Si ecën deklarimi elektronik, duke pasur parasysh përdorimin e internetit nga biznesi?
Mendoj se biznesi e njeh dhe e përdor gjerësisht internetin. Nga të dhënat që kemi nga departamenti ynë i Informatikës, rezulton se faqja jonë e internetit www.tatime.gov.al klikohet mjaft dendur. Është pikërisht tek interesi i biznesit për të paguar detyrimet përmes internetit. Më parë ka ndodhur që tatimpaguesi është sorollatur me orë të tëra nëpër zyrat e tatimeve për të tërhequr deklaratën tatimore. Tani atë ai mund ta sigurojë duke e shkarkuar në më pak se një minutë nga faqja jonë e internetit. Mundësia tjetër është që deklaratën ta mbushë “online” (pra drejtpërsëdrejti në internet nga kompjuteri) nga dritarja elektronike ku ofrohet ky shërbim i yni. Me gjithë dobitë e këtij sistemi të ri, vërej se biznesi ende nuk ka besim te dixhitalizimi. Kam zhvilluar takime me shoqatat e biznesit në shumë rrethe të vendit, për ti bindur për domosdoshmërinë e përdorimit të internetit në raportet me ne. Ende bizneset hezitojnë. Deri tani, vetëm 30% e tyre i bëjnë deklarimet tatimore “online”. Ende shumica duan të shohin një letër me një vulë banke, Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24548. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24548

E gjithë bota Made in China Yiwu nuk ekziston në hartë, por është zona tregtare më e madhe e planetit. Aty prodhohet dhe shitet gjithçka, nga fustanet e nusërisë tek arkivolet nga ku niset 92 për qind e dhuratave që shkëmbehen për festat e fundvitit. Në hartat kineze nuk është shënuar, as nëpër guidat e ndryshme. Yiwu nuk është vetëm qyteti më i pasur i Kinës. Për ekonomistët e Bankës Botërore është qyteti më i rëndësishëm i planetit. Deri 20 vjet më parë ishte një fshat me orizore dhe fusha gruri, në rrjedhën e lumit Yangzi dhe kishte një popullsi me vetëm 100 mijë fshatarë të varfër. Vendi krenohej vetëm me faktin se aty kishte lindur njeriu që kishte përthyer Biblën në gjuhën mandarine. 30 mijë të huaj punojnë tre mijë ndërmarrje ndërkombëtare. Ka një aeroport gjigand, 4 mijë hotele, 600 grataçiela, 110 banka. Gjithçka të re. Për me tepër, tani vendi ka një arsye më shumë për tu krenuar: ka tregun më të madh në botë. Të mendosh që dikur me urdhër të Pekinit gjithçka kishte nisur me disa kioska të vogla. Në tetë vitet e fundit, pasi shteti investoi dhjetë miliardë euro, janë ndërtuar katër milionë metër katrorë sipërfaqe e mbuluar për ekspozim të vazhdueshëm të mallrave. Brenda dy viteve mendohet se sipërfaqja do ti kalojë 5 milionët. Yiwu u bë kështu eksperimenti më impresionues i prodhimit dhe tregtisë së mallrave pwr konsum në histori. Ai është vendi ku sot prodhohet dhe shitet 90 për qind e mallrave me kosto të ulët që blihen në dyqanet e gjithë botës. Për këtë arsye, është i vetmi që nuk është prekur nga kriza. Ka një xhiro vjetore zyrtare prej 400 miliardë euro dhe një rritje konstante prej 15 për qind . Sekreti i “International Trade Mark” është i thjeshtë: të prodhojë dhe shesë me çmimin më të ulët, çdo ditë të vitit dhe në të njëjtin vend, gjithçka. Yiëu nuk është më një qytet biznesi, është një laborator perfekt i programuar për të transformuar çdo lwndw të parë në para, e që bazohet në “konsumin global”. Për ta mbajtur “gjallë” tregun janë të punësuar 200 mijë tregtarë dhe 100 mijë industri të ndryshme. Ofron një milion e 700 mijë produkte të ndryshme rreth 200 mijë klientëve në ditë, që vijnë nga çdo cep i planetit. Dorëzon më shumë se 600 mijë kontenier me mallra në vit, në 200 vende të ndryshme të botës. Zemra e kësaj makine është tregu gjigand. Çdo tregtar aty ka një dyqan prej 14 metrash katrorë të dhënë nga funksionari lokal i partisë Komuniste, ku shteti fiton rreth 50 mijë dollarë në vit. Por, 14 metra katrorë këtu vlejnë më shumë para se dyqanet prestigjioze në qendër të metropoleve të pasur si SHBA dhe Japonia. Përballë këtyre vitrinave, janë vendosur kapanonet. Disa milionë punëtorë, punojnë me cikël të vazhdueshëm, jo më larg se një orë nga vendi i shitjes dhe prodhojnë në moment atë që grosisti u kërkon. Përveç stabilimenteve, të gjitha kapanonet e fjetjes janë njëlloj e dallohen vetëm nga numrat. Çdo mall që kërkohet mbërrin në destinacionin e duhur brenda dy javëve. Të duhen javë të tëra për të shëtitur përgjatë korridoreve ku është ekspozuar gjithçka që njerëzimi mund dhe duhet të shkëmbejë. Hun Yan Hu, administratori i qyteti simbol të kapitalizmit tregon: “Duhet ti mbajmë gjithmonë sytë hapur mbi atë që do të ndodhë më vonë, duhet të jemi gjithmonë gati për të bërë diçka të re. Të përfitojmë nga kriza dhe të bëjmë gjithmonë të parët atë që tregu kërkon”. Tregtarët e “China Commodity City”, në këtë drejtin duket që janë më të mirët në botë. Në çdo stend ka pesë shitës ku njëri bisedon më klientët që kalojnë dhe krkojnw informacion, tjetri hedh në kompjuter kërkesat që vijnë, njëri investon menjëherë paratë e fituara në Bursën e Shangait apo të Hong Kongut, një tjetër viziton tregun dhe industritë e zonës për të studiuar produktet dhe çmimet e konkurrentëve, kurse i fundit ha dhe fle mes mallit. Bërtasin e numërojnë dengjet me kartëmonedha, stërvitin fëmijët e lindur dhe të rritur mes kartonëve. Gjithmonë buzëqeshin dhe thonë se “gjërat nuk kanë ecur kaq mirë kurrë më parë”. Për çdo produkt, dinë të thonë përmendësh çmimin me të cilin shitet në çdo vend t planetit dhe marshin e fitimit për tregtarin. Nuk kanë ndjekur universitete, aplikojnë pak rregulla, por që janë të arta. “Qëllimi është të ofrojmë mall të mirë dhe me çmimin më të ulët. Duhet të kemi atë që askush tjetër nuk e bën dhe që kanë nevojë të gjithë. Në Yiwu, për të kontribuar për suksesin e Kinës”, thotë Jin Fang një shitës i produkteve elektrike. Ndoshta të gjitha janë angazhuar nga pak për ta shndërruar Yiwu në mrekullinë ekonomike të mijëvjeçarit të ri. Një qytet më vete për tenxheret, një për paruket, një për peshoret, një për topat, një për tullumbacet, një për lapsat, një për kravatat, një për trapanot, një për tavolinat , një për çantat, një për veprat e artit një për mobiliet antike të çdo epoke. Në tregun më të madh në botë shiten rreth 34.217 produkte. Është lagja që mendon për martesat, ajo që mendon për vdekjet, për pagëzimet, Krishtlindjet, për diplomimin, për Shën Valentitni, për Hallouinin, për Pashkë apo Vitin e ri. Që këtu del 92 për qind e dhuratave që bota do të shkëmbejë në dhjetor, 94 për qind e atyre që do të vendosen në bredha dhe 86 për qind e produkteve për dekorimin e shtëpive, dyqaneve dhe zyrave. “Këtu është fare e thjeshtë. Mjafton të shëtisësh dhe të zbulosh atë që ke parë diku , ose që nuk e ke imagjinuar kurrë, duke zbuluar që nuk kushton thuajse asgjë”, thotë Jamal Flaieh, një eksportues jordanez. Por ajo çka të habit më shumë është se këtu vlera e gjërave është nga 50 deri në 200 herë, madje për disa mallra deri në 1000 herë më e ulët se ajo që na ofrohet kur vendosim të blejmë diçka. “Tre vjet më parë, vrojtuam një problem. Bota nuk ka më paratë e nevojshme për të paguar jetën që të gjithë duan të bëjnë zgjidhja nuk është, të heqësh dorë nga diçka, or që ta gjesh për pak para dhe ta blesh në kohë të ndryshëm kështu që duke ulur çmimet në mënyrë katastrofike ne zbuluam se porositë u katërfishuan menjëherë. Yiwu nuk është vetëm fabrika e planetit, por edhe dyqani i vetëm nën moton: konsum prej pasaniku dhe çmime prej të varfëri. Një metamorfozë e padukshme që po ndryshon gjeografinë e pasurisë. “Amerika dhe Evropa blejnë më pak. Janë zëvendësuar nga Kina, India dhe Lindja e mesme”, thotë kryetari i bashkisë, Lu Xunhang. Klientët më të rinj janë Afrika e Jugut dhe Brazili. Për në Kejptaun do të niset gjithçka që duhet për Botërorin e futbollit të vitit tjetër, ndërsa nga Rio de Janiero sapo ka mbërritur delegacioni që do nisë bisedimet për Olimpiadën e vitit 2016. Por në Yiwu, nuk ekziston vetëm tregu. Aty ka gjithçka; parqe, fusha golfi, vila luksoze. Dikur një eksperiment ekonomik komunist, sot modeli më i adhuruar i jetës kapitaliste.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24551. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24551
Top