Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Myslimanët, 3 persona firmosën kontrata të dyshimta Këshilli i Komunitetit Mysliman ka vendosur shkarkimin nga detyra për disa funksionarë dhe zëvendësimin e tyre.
Është shkarkuar nga detyra nënkryetari i Komunitetit Mysliman, Saimir Rysheku, dhe imami i Tiranës, Shaban Saliu.
Vendimi është marrë dy ditë më parë nga Këshilli i Përgjithshëm i Komunitetit. Vendimet u bënë publike përmes një deklarate zyrtare nga kryetari i Komunitetit Mysliman, Selim Muça, i cili bëri të ditur se ndryshimet u hodhën në votim në bazë të statutit dhe u miratuan me shumicë votash.
“Në mbledhje kaluan për miratim disa vendime të Kryesisë të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Lirimin nga detyra të nënkryetarit të Komunitetit Mysliman, Saimir Rysheku, dhe emërimin e tij në detyrën e këshilltarit të kryetarit dhe përgjegjës në rubrikën fetare pranë Drejtorisë së Kulturës në Komunitetin Mysliman. Emërimi i zotit Bujar Spahiu në postin e nënkryetarit të Komunitetit. Lirimin nga detyra të Myftiut të Tiranës, Shaban Saliu, dhe emërimin e tij këshilltar i kryetarit të komunitetit dhe imam në xhaminë pranë Sahatit. Emërimi i zotit Ilir Vokshi, myfti i rrethit të Tiranës”, deklaroi kreu i Komunitetit Mysliman.
Sakaq, nënkryetari i Komunitetit Mysliman, Saimir Rysheku, ka hedhur akuza kundër kreut Selim Muça për përfshirje të dyshimtë në biznesin e shitjes së trojeve, ndërsa ky i fundit i cilësoi të pabaza akuzat kundër tij.
Konflikti
Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman, Ilir Hoxholli, ka sqaruar se vendimi për zëvendësimin të dy ditëve më parë ka ardhur si pasojë e një ngërçi të krijuar në komunitet për shkak të mungesës së transparencës dhe problemeve të mbartura të cilat nuk po zgjidhen prej shumë kohësh.
“Rrezikun e kësaj krize të cilën njerëzit e papërgjegjshëm drejtues të KMSH-së e futën institucionin e kishim paralajmëruar më parë. Pas zgjedhjeve kaçakshe të kryetarit Muça ndodhën edhe një valë shkarkimesh, të cilat prekën direkt statutin e KMSH-së. Sot abuzimet duken si një politikë dashakeqëse që po mundohet ta mbaj këtë institucion të varur nga donacionet e huaja”, sqaroi Hoxholli. Sipas tij, sekretari Betim Truçi është përgjegjësi kryesor i kësaj situate. Hoxholli sqaron më tej se: “Vula është një përgjegjësi që nuk mund të shpërdorohet dhe fryma e tij selektive e ka kthyer KMSH-në pronë të tre emrave të cilët kanë firmosur kontrata shitje të tepër të dyshimta.
Ngërçi
Hoxholli sqaron se mungon transparenca që është themel i demokracisë dhe myslimanët duan që institucioni të mos i braktisë, tu largohet ndikimeve të huaja, zgjedhjet të jenë demokratike, gjithëpërfshirëse, të drejta dhe mbi të gjitha nga baza. “Realisht zgjedhje nuk ka, KMSH-ja i ngjan një ndërmarrjeje që vazhdon të prishë imazhin e myslimanëve. Largimi i figurave dhe zëvendësimi me njerëz pa identitet e ka bërë këtë institucion me një performancë shumë të dobët dhe inekzistente në shoqëri”, sqaroi Hoxholli.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25125. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25125

Rrihet egërsisht në spital infermierja Dhunohen bluzat e bardha të Krujës. Pas vrasjes së një mjeku radiolog në spitalin e Durrësit një muaj më parë, një tjetër ngjarje e rëndë ndodh në ambientet e spitalit të Krujës, në Qarkun e Durrësit. Një infermiere është shndërruar në objekt të dhunës së një 31-vjeçari për motive tejet banale, ndërkohë që ambienti është shndërruar në një arenë të vërtetë sherresh e agresiviteti të paparë edhe kur në të janë shfaqur forcat e policisë lokale.
Albert Berhami, një person i njohur nga policia lokale si kontingjent i krimit të rrugës dhe i dënuar për “grabitje” dhe “kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë”, është arrestuar sërish këtë herë nën akuzat e “goditjes për shkak të detyrës” dhe “kundërshtim të punonjësve të policisë së rendit”.
Gjithçka ka ndodhur mbrëmjen vonë të së mërkurës në spitalin e Krujës, kur 50-vjeçarja N.K., me detyrë infermiere në këtë spital, po futej në godinën e punës. Berhami banon fare pranë spitalit dhe ka lëshuar disa batuta fyese ndaj saj. Gruaja ka reaguar dhe i është kundërpërgjigjur duke i thënë të shikojë punën e vet. Kaq ka mjaftuar që 31-vjeçari nga qyteti i Krujës, me arsim 8-vjeçar dhe i papunë, të futet brenda në spital dhe ka nisur ta godasë me grushte e shqelma infermieren 50-vjeçare.
Duke parë se kolegia e tyre është bërë viktimë e një dhune të egër fizike, punonjës të personelit kanë ndërhyrë, po pa mundur tia nxjerrin nga duart dhe as të shuajnë agresivitetin e Berhamit. Të tjerët kanë njoftuar policinë për të ndërhyrë dhe dhënë fund asaj që po ndodhte në ambientet e institucionit ku shërohen pasojat e dhunës dhe mbrohet jeta.
Patrulla e përgjithshme e policisë që ka shkuar në vendngjarje për të bërë shoqërimin e dhunuesit në ambientet e Komisariatit të policisë së Krujës është kundërshtuar me forcë prej tij. Megjithatë, punonjësit e policisë kanë mundur ta neutralizojnë dhe ta shoqërojnë në polici, ku më pas është marrë dhe masa e arrestit në flagrancë. Burime të pakonfirmuara nga policia e Krujës thanë për gazetën se i arrestuari ishte në liri me kusht dhe ngjarja e djeshme e rëndon shumë pozicionin e tij.
Ndërkaq, mësohet se infermierja ka hematoma të shumta në trup, por më shumë dëmtime shfaqen pjesën e krahëve dhe kofshëve. Policia e ka komentuar rrahjen e infermieres, si një ngjarje të ndodhur për motive të dobëta, ndërsa akuzat bazë ndaj të arrestuarit mbështeten në sjelljen e tij kundërshtuese ndaj forcave të policisë.
Situata është përjetuar keq jo vetëm nga personeli mjekësor i spitalit të Krujës, që është bërë dëshmitar i një dhune të pakuptimtë, por edhe nga shumë pacientë e familjarë të tyre që kanë dëgjuar britmat dhe më pas kanë mësuar ngjarjen, duke u ndjerë të pasigurt brenda godinës shëndetësore.
Një muaj më parë, në spitalin e Durrësit, për shkak të motiveve të dobëta, një lidhjeje jashtëmartesore të paverifikuar asnjëherë, një bashkëshort i ve dhe “i tradhtuar” vrau me pistoletë në kokë një mjek, ndërsa ishte në dhomën e punës me një paciente në vizitë.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25128. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25128

Vllaznia-Tirana, për Mukajn është një derbi, por del 2 Java e nëntë e sezonit 2009-2010 propozon një nga përballjet më klasike të viteve të fundit, ku sfidojnë njëra-tjetrën dy rivalet më të spikatura në këtë 20-vjeçar, Vllaznia dhe Tirana. Kjo sfidë do të luhet sot në orën 17.00 në stadiumin më të nxehtë shqiptar, “Loro Boriçi”. Ajo është konsideruar si një ndeshje përcaktuese për ecurinë e mëtejshme të të dy ekipeve në këtë sezon, ku, është për tu thënë se kanë bërë një start që ka lënë shumë për të dëshiruar. Në kampin shkodran gjërat po përgatiten në heshtje. Të pakta kanë qenë deklaratat për shtyp, ku është vënë re edhe një lloj pesimizmi në radhët e kuqebluve, që gjithsesi nuk harrojnë të përdorin shprehjen standarde se “me Tiranën duhet të shënojmë kthesën dhe të ruajmë ende shpresat për të luftuar për titullin kampion. Pas shumë kohësh është shfaqur dje në shtyp edhe presidenti Valter Fusha se “një humbje e mundshme me Tiranën do të ishte fatale për Vllazninë, që do ti thoshte lamtumirë titullit”. Por një atmosferë më e ndezur është në radhët e bardhebluve, të cilat besojnë se mund të përsërisin suksesin e viteve të fundit në shtëpinë e kuqebluve. Skuadra duket se e ka kaluar momentin e vështirë të javëve të para të sezonit dhe tashmë duket më e kolauduar në kërkim të rikuperimit të pikëve drejt kreut. Tiranasve u buzëqeshin edhe statistikat e fundit të përballjeve mes dy ekipeve në “Loro Boriçi” dhe objektivi është që të ruajnë këtë traditë edhe në ndeshjen e sotme. Vetëm 24 orë para superndeshjes së javës së 10, është kapiteni i bardhebluve, Devis Mukaj, ai që ka hedhur dorashkën e sfidës në shtëpinë e shkodranëve. “Historiku i përballjeve mes nesh ka folur vitet e fundit për ne. Gjithmonë në Loro Boriçi jemi ndierë si në fushën tonë dhe unë kam besim të madh se edhe këtë herë do të jemi ne fituesit”, u shpreh dje Mukaj. Ai thekson se sot në “Loro Boriçi” kampionët duhet të luajnë me kujdes, të mbrohen mirë dhe të kërkojnë të realizojnë të parët në portën e kundërshtare. Këto ishin disa nga këshillat e tij për shokët e skuadrës, të cilët dëshiron ti shikojë të luajnë sot në lartësinë e duhur. “Pa dyshim që Vllaznia është skuadër e shkëlqyer dhe pavarësisht problemeve që ata kanë, ndaj nesh kanë prodhuar gjithmonë futboll të bukur”, komplimenton kapiteni i bardhebluve kundërshtarët. Sipas tij, Tirana vjen në këtë sfidë më e qetë, pavarësisht vështirësisë së fushës dhe faktit që ashtu si bardheblutë, edhe shkodranët do të kërkojnë fitoren. “Sidoqoftë, vazhdon më tej vlonjati i Tiranës, kam bindjen e plotë se në këtë ndeshje do të fitojmë ne. Kjo është një përballje përcaktuese për ecurinë dhe ne e kemi të qartë rëndësinë e saj. Por kemi dy mungesa të rëndësishme në këtë ndeshje, Osmanin dhe Abilaliajn, dy lojtarë të formacionit bazë, që kanë peshën e tyre specifike në repartet respektive. Me Osmanin në mbrojtje ndiheshim më mirë, por unë kam besim se edhe lojtarët e tjerë do ta justifikojnë besimin e stafit. Por ashtu, në mungesë të Abilaliajt në sulm, Memellit i bie përgjegjësia të tregojë vlerat e veta në këtë sfidë”. Faktin se kjo është një ndër sfidat më interesante të viteve të fundit e konfirmon edhe vetë Mukaj. “Nga çdo pikëpamje ta shohësh, ky do të jetë një derbi i madh kombëtar, pasi e tillë ka qenë gjithnjë në vitet e fundit, por një peshë edhe më specifike ia kanë dhënë edhe pozicionet që mbajnë skuadrat, gjë që do të diktojë spektaklin sot në fushë”. Barazimi është një rezultat që nuk i intereson asnjërës skuadër, ndaj në këtë përballje pritet një lojë e hapur. Si ne ashtu edhe kundërshtarët, do të synojmë fitoren. Ndeshja i mbart të tri rezultatet dhe kjo është e kuptueshme, megjithatë, unë besoj te Tirana dhe fitorja e saj”, ka përfunduar Mukaj, i cili ka shënuar në shumicën e takimeve të luajtura në “Loro Boriçi”.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25131. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25131

Rama: Familja e Kryeministrit e ka futur shtetin në krizë Interesat dhe aferat korruptive ku është e përfshirë familja e Kryeministrit po degradojnë shtetin shqiptar. Me këtë konstatim doli dje para opinionit publik kryetari i opozitës, Edi Rama, duke u bërë rikujtesë të hollësishme të gjitha ngjarjeve të ditëve të fundit. Rama iu referua përplasjes mes dy policive për kompaninë ARMO, ngjarjes në Dibër me motrat e lidhura me zinxhirë apo projektligjit për shitjen e trojeve në bregdet. Kreu socialist vlerësoi se vendi ndodhet në një krizë të gjithanshme, politike, ekonomike e sociale, ku varfëria dhe papunësia janë rritur ndjeshëm. Sipas tij, gjithçka vjen pasi Parlamenti dhe qeveria janë rezultat i vullnetit të deformuar të zgjedhjeve të 28 qershorit. PS-së, sipas tij i shtohen arsye të tjera mjaft të forta për të vijuar protestat në vend. “Është kjo arsyeja që shumica e shqiptarëve që më 28 qershor nuk e votuan dhe nuk investuan për riciklimin e këtij pushteti dhe sot janë të bindur se kjo situatë duhet të ndryshojë”, tha Rama. Kjo situatë, vijoi ai, mund të ndryshojë duke vazhduar beteja për zbardhjen e gjithë maskaradës së 28 qershorit për çmontimin e mekanizmit që riciklon një pushtet të kësaj natyre dhe i jep mundësi këtij lloj pushteti që të sundojë dhe jo të qeverisë dhe për të krijuar kushtet që në Shqipëri të kemi një ndryshim real, të vërtetë dhe rrënjësor.
Kreu socialist iu rikthye sërish çështjes së dy ministrave, Fatmir Mediu e Lulzim Basha, të cilët, sipas tij, janë fajtorë e duhet ti dorëzohen drejtësisë ndërsa i konsideroi simbole të krizës morale. “Shqipëria përballet sot me krizën më të thellë morale të qeverisjes, rastet e Fatmir Mediut dhe Lulëzim Bashës, janë simbole të së keqes që ka mbërthyer qeverinë, shtetin ligjor të kthyer në vegël të pushtetit të paligjshëm. Tragjedia e Gërdecit vazhdon të hapë plagë për viktima, ndërkohë që përgjegjësit për shpërthimin vrastar strehohen në qeveri dhe mbrohen nga qeveria”, insistoi Rama. Lideri i opozitës nënvizoi se tuneli i Kalimashit u mbyll për të ashtuquajtura riparime që kapërcejnë shumën e 100 milionëve, ndërkohë që përgjegjësit janë gjithashtu të strehuar në qeveri. Rama përmendi edhe krizën institucionale duke përfshirë këtu përplasjen mes Policisë Tatimore dhe asaj të Shtetit për interesat e pushtetit të familjes. Sipas tij, përplasja mes dy policive është një akt i pashembullt turpi për një vend dhe për një shtet, aq më tepër është edhe absurd për një vend si Shqipëria që po troket për të marrë statusin e kandidatit për në BE. “Gjatë dy ditëve të fundit, konflikti në Orikum mes policisë së shtetit dhe palëve të ndryshme të pronarëve, tregon se problemet e pronësisë jo vetëm nuk kanë gjasë të zgjidhen, por në fakt janë kthyer në pengje të një politike qeveritare që synon kthimin e Sali Berishës e të fëmijëve të tij në pronarë të mëdhenj”, vijoi Rama. Më tej ai renditi një sërë skandalesh, çka sipas tij, tregojnë për krizën ku është zhytur vendi nga varfëria dhe papunësia. Referuar rastit të Dibrës dhe Fierit ku janë denoncuar skandale se si të sëmurë mendorë janë lidhur me zinxhirë nga familjarët e tyre, pasi nuk kishin mundësi të kujdeseshin për ta, kreu i PS-së vuri në dukje se pamjet tregojnë shkallën e patolerueshme të rrënimit moral e social ku bien përditë shqiptarët, familje e komunitete të pafajshme e të pambrojtura. “Në radhë të parë tregojnë dështimin e plotë të strukturave të një shteti që në fakt i shërben vetëm pushtetit, dhe që ekziston përditë e më shuam vetëm për pushtetin, Pushtetin e një Familjeje”, përfundoi Rama.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25118. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25118

Prifti takon minatorët: Do rishikojmë koncesionet Ankesat e shumta të minatorëve, si dhe mosplotësimi i kushteve në kontratë, e detyrojnë ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, të rishikojë marrëveshjen koncesionare me kompaninë “ACR-Albania Crome” (ish-Darfo). Deklarata u bë dje gjatë takimit që ministri pati me sindikatat e minatorëve, të cilët u ankuan për kushtet e dobëta të punës. Në takim merrnin pjesë sindikalistë dhe punëtorë të Konfederatës së Qarkut Dibër, përfaqësuar nga Petrit Frangu, si dhe nga kryetari i Konfederatës Sindikaliste të Uzinës së Ferro-kromit Burrel, Arben Mali.
Ankesat
Minatorët i paraqitën ministrit të Ekonomisë problemet shumëvjeçare të koncesionit, që vepron në bazë të ligjit 8791 datë 10.05.2001 për Uzinën e Ferro-kromit Burrel, Minierën Bulqizë, Fabrikën e pasurimit Bulqizë, si dhe impiantin e seleksionimit Klos, duke e quajtur këtë koncesion të dështuar në vite. “Ndryshimet e herëpashershme të kontratave nënkoncesionare kanë dhënë rezultate vetëm negative. Akoma problemet e trashëguara nga këta nënkoncesionarë vazhdojnë sot e kësaj dite duke krijuar vështirësi të mëdha financiare, duke qenë akoma debitorë ndaj subjekteve private dhe shtetërore që operojnë në Qarkun e Dibrës”, thanë sindikalistët.
Gjithashtu ata e vunë në dijeni ministrin dhe për shumë raste korruptive në lidhje me këto kontrata nënkoncesionare dhe i kërkuan Priftit vënien në punë sa më parë të uzinës.
Kontrata
Nisur nga këto kushte, ministri Prifti informoi sindikalistët se ka filluar procedura për heqjen e koncesioneve të shoqërisë ACR (ish-Darfo), “duke pasur parasysh që asnjë nga kriteret e kontratës koncesionare për rreth shtatë vjet nuk është plotësuar”. Ministri e vlerësoi ketë koncension të dështuar dhe premtoi se gjëra të kësaj natyre nuk do të ndodhin më.
Uzina e Ferro-kromit Burrel dhe Miniera e Bulqizës janë punëdhënës shumë të rëndësishëm në Qarkun e Dibrës, me rreth 1000 vetë. “Duke qenë se kryefjala e programit të qeverisë është punësimi, nuk do të lejohet që dështime të tilla të shkaktojnë akoma probleme sociale dhe papunësie, të cilat ulin standardet e jetesës së banorëve të Qarkut Dibër”, deklaroi Prifti në fund të takimit me sindikatat.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25121. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25121

Një tjetër vajzë e lidhur me zinxhirë Një tjetër realitet i dhimbshëm për situatën e personave me probleme të shëndetit mendor vjen nga Rrethi i Kavajës. Kutia e Pandorës është hapur tashmë dhe dy raste të tjera të keqtrajtimit dhe shkeljes së të drejtave të personave me probleme të rënda të shëndetit mendor që janë konstatuar në dy fshatra të thellë të Komunës Kryevidh të Kavajës në Qarkun e Tiranës, vijnë si dëshmi rrëqethëse e një realiteti që vret.
Një shoqëri që në mungesë të mjeteve të tjera, trajtimit të duhur, e gjen zgjidhjen te zinxhirët për ti dhënë vetes mundësi të jetojë përditshmërinë e hidhur. Armenda Tani, një 22-vjeçare nga fshati Rreth Greth, mbahet prej vitesh e lidhur me zinxhir në qafë nga prindërit, në një dhomë të zhveshur dhe pa asnjë ndihmë ekonomiko-sociale, ndërsa një 40-vjeçar mbahet i izoluar në një dhomë të shtëpisë nga familjarët e tij. Bërja publike e rastit të djalit rom nga Levani i Fierit dhe dy motrave nga Maqellara e Dibrës, ka nxitur komunitetin të raportojë për të tjerë individë që mbahen në të njëjtat kushte.
Armenda 22 vjeçe
Armenda Tani është 22 vjeçe dhe që në muajt e parë të jetës u konstatua se nuk ishte një fëmijë normal. Babai i saj, Spiro Tani, tregon se për herë të parë nisën ta lidhin kur ishte 7-8 vjeçe, për shkak të agresivitetit që manifestonte, ndërsa më pas, që nga mosha 18 vjeçe e në vazhdim, vajza është lidhur në mënyrë të vazhdueshme, për të shmangur dhunën që shfaq ndaj të tjerëve, mjedisit dhe vetes.
Gjendja në të cilën ndodhet, është e mjerueshme: me një bluzë me mangë të shkurtra dhe këmbët e mbledhura e të futura nën të, krejt e zhveshur poshtë saj. “Nuk e kam gruan sot këtu dhe nuk ka kush tia vendosë panolinën”, justifikohet babai 54-vjeçar. Ndërsa ajo, viktima e një jete që nuk i dha asnjë mundësi të jetojë si qenie njerëzore, me një zinxhir në qafë si kafshët që nuk kanë nga të shkojnë, lëshon buzëqeshjet e pafajshme të një njeriu të pajtuar me atë që i ndodh. “Tani është e qetë”, thotë babai, ndërsa i hedh sipër një çarçaf për të mbuluar lakuriqësinë e dukshme poshtë bluzës ngjyrë ulliri. Në duar vajza ka shenja të dukshme kafshimesh, hematoma. Përveçse ndaj të tjerëve, ajo është e dhunshme edhe ndaj vetes.
Babai i saj denoncon strukturat shëndetësore të Kavajës për braktisjen e këtij rasti, ndërsa sheh si shpresë vetëm Kryeministrin e vendit. Zhvillimi mendor i Armendës, sipas të atit, u konstatua në spitalin e Kavajës që kur vajza ishte vetëm 2 muajshe e gjysmë. Është trajtuar me medikamente dhe trajtime të veçanta në mënyrë sporadike: “Kemi bërë aq sa kemi mundësi”. Përtej kësaj, zgjidhja është gjetur te zinxhiri. Në fëmijëri, kur nisi të bëhej agresive ndaj njerëzve të tjerë të familjes dhe vetes, nisën ta lidhin me litar, më pas adoleshenca dhe ndryshimi hormonal u shoqëruan me një agresivitet më të madh. Litari i la vendin zinxhirit të fortë.
“Kam marrë pension invaliditeti për të vetëm për një vit dhe ma ndërprenë në mars të këtij viti. Kërkoj drejtësi”, thotë Spiro Tani, duke akuzuar KEMP-in e Kavajës. Mungesën e mbështetjes ai e lidh dhe me bindjet e tij politike, të ndryshme nga ato të shumicës në Kavajën demokrate. Ata jetojnë në një shtëpi të vjetër njëkatëshe me dy dhoma. Njërën prej tyre e ka zënë Armenda dhe në të ka vetëm një shtrat, ndërsa tjetrën familja e saj, prindërit bashkë me dy fëmijët e tjerë që vijojnë rregullisht shkollën. Historia e Armendës është e njohur në fshat. Edhe mjeku i fshatit, Muhamet Radeci, e pohon trajtimin aspak njerëzor, po të paevitueshëm të saj: “Gjendja është e rënduar dhe ajo mbahet e lidhur për shkak të agresivitetit që ka. Rasti sigurisht që njihet nga ne”.
Pëllumbi 40 vjeç
Më pas mjeku të drejton në një tjetër fshat të Kryevidhit të Kavajës, në Domaj, ku prej 15 vjetësh familjarët mbajnë të izoluar 40-vjeçarin Pëllumb Elmadhi. Ai ka shfaqur probleme të shëndetit mendor që prej dy dekadash, të cilat nisën me keqtrajtimin e tij në Greqi kur ishte emigrant dhe u rënduan pas vdekjes së babait të tij. Ka dy fëmijë dhe grua, por Pëllumbi nuk mund ti përmbushë detyrimet ndaj tyre. Nuk është i aftë për prindërim dhe as për bashkëshortësi. Komuna e trajton me një ndihmë ekonomike që, sipas gruas së tij, Dëshirës, nuk i kalon 20 mijë lekët e vjetra, dhe është e pamjaftueshme për të mbajtur frymën gjallë. Rreth 8 vjet më parë, Pëllumbi u shtrua në Spitalin nr.5 në Tiranë për pak kohë dhe më pas u kthye në shtëpi. Pamundësia ekonomike e ka lënë atë jashtë trajtimit mjekësor, qoftë edhe me qetësues. E mbajnë të mbyllur në një dhomë të shtëpisë, që është e lagur me ujë dhe në të cilën ai lëviz zbathur me një veshje të varfër e të shqyer, duke mbajtur fjalimet e tij të pakuptueshme që nuk dihet se ndaj kujt drejtohen. Vëllai i tij, Qashipi, që i bën shërbimet e higjienës personale, tregon se KEMP-i i Kavajës nuk e ka pranuar si rast, pasi kërkojnë ryshfet për ta bërë këtë, ndërsa ata nuk kanë asgjë për të dhënë. Nuk kanë parë kurrë asnjë ndihmë. As nga shteti, as nga aktorët e shoqërisë civile a fondacionet që propagandojnë me forcë punën e tyre për të drejtat e njeriut. Të vetmit që ndihmojnë janë njerëzit gjatë muajit Ramazan, kur duhet të japin Sadaka dhe ky është rasti më i mirë për tu njohur nga Allahu.
Në të dyja rastet, nga ana e familjarëve denoncohet indiferenca e strukturave shëndetësore të Kavajës dhe e shoqërisë për të ndërhyrë në lehtësimin e rasteve përmes ndihmës shëndetësore në trajtimin e sëmundjeve mendore dhe asaj ekonomiko-financiare të të sëmurëve dhe familjeve të tyre. Çfarë do të ndodhë me to? Të dyja familjet presin që diçka të bëhet pas publikimit të historive të tyre. Dhe me siguri që nuk janë të vetmet në vend. Kutia e Pandorës është çelur dhe prej saj pritet të dalë gjithçka që zbardh fatet e njerëzve që jetojnë në një shoqëri dhune. Jo me dëshirë, por të detyruar nga rrethanat, kushtet e munguara, nga një shtet ku politikat sociale mungojnë.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25115. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25115

Një tjetër vajzë e lidhur me zinxhirë Një tjetër realitet i dhimbshëm për situatën e personave me probleme të shëndetit mendor vjen nga Rrethi i Kavajës. Kutia e Pandorës është hapur tashmë dhe dy raste të tjera të keqtrajtimit dhe shkeljes së të drejtave të personave me probleme të rënda të shëndetit mendor që janë konstatuar në dy fshatra të thellë të Komunës Kryevidh të Kavajës në Qarkun e Tiranës, vijnë si dëshmi rrëqethëse e një realiteti që vret.
Një shoqëri që në mungesë të mjeteve të tjera, trajtimit të duhur, e gjen zgjidhjen te zinxhirët për ti dhënë vetes mundësi të jetojë përditshmërinë e hidhur. Armenda Tani, një 22-vjeçare nga fshati Rreth Greth, mbahet prej vitesh e lidhur me zinxhir në qafë nga prindërit, në një dhomë të zhveshur dhe pa asnjë ndihmë ekonomiko-sociale, ndërsa një 40-vjeçar mbahet i izoluar në një dhomë të shtëpisë nga familjarët e tij. Bërja publike e rastit të djalit rom nga Levani i Fierit dhe dy motrave nga Maqellara e Dibrës, ka nxitur komunitetin të raportojë për të tjerë individë që mbahen në të njëjtat kushte.
Armenda 22 vjeçe
Armenda Tani është 22 vjeçe dhe që në muajt e parë të jetës u konstatua se nuk ishte një fëmijë normal. Babai i saj, Spiro Tani, tregon se për herë të parë nisën ta lidhin kur ishte 7-8 vjeçe, për shkak të agresivitetit që manifestonte, ndërsa më pas, që nga mosha 18 vjeçe e në vazhdim, vajza është lidhur në mënyrë të vazhdueshme, për të shmangur dhunën që shfaq ndaj të tjerëve, mjedisit dhe vetes.
Gjendja në të cilën ndodhet, është e mjerueshme: me një bluzë me mangë të shkurtra dhe këmbët e mbledhura e të futura nën të, krejt e zhveshur poshtë saj. “Nuk e kam gruan sot këtu dhe nuk ka kush tia vendosë panolinën”, justifikohet babai 54-vjeçar. Ndërsa ajo, viktima e një jete që nuk i dha asnjë mundësi të jetojë si qenie njerëzore, me një zinxhir në qafë si kafshët që nuk kanë nga të shkojnë, lëshon buzëqeshjet e pafajshme të një njeriu të pajtuar me atë që i ndodh. “Tani është e qetë”, thotë babai, ndërsa i hedh sipër një çarçaf për të mbuluar lakuriqësinë e dukshme poshtë bluzës ngjyrë ulliri. Në duar vajza ka shenja të dukshme kafshimesh, hematoma. Përveçse ndaj të tjerëve, ajo është e dhunshme edhe ndaj vetes.
Babai i saj denoncon strukturat shëndetësore të Kavajës për braktisjen e këtij rasti, ndërsa sheh si shpresë vetëm Kryeministrin e vendit. Zhvillimi mendor i Armendës, sipas të atit, u konstatua në spitalin e Kavajës që kur vajza ishte vetëm 2 muajshe e gjysmë. Është trajtuar me medikamente dhe trajtime të veçanta në mënyrë sporadike: “Kemi bërë aq sa kemi mundësi”. Përtej kësaj, zgjidhja është gjetur te zinxhiri. Në fëmijëri, kur nisi të bëhej agresive ndaj njerëzve të tjerë të familjes dhe vetes, nisën ta lidhin me litar, më pas adoleshenca dhe ndryshimi hormonal u shoqëruan me një agresivitet më të madh. Litari i la vendin zinxhirit të fortë.
“Kam marrë pension invaliditeti për të vetëm për një vit dhe ma ndërprenë në mars të këtij viti. Kërkoj drejtësi”, thotë Spiro Tani, duke akuzuar KEMP-in e Kavajës. Mungesën e mbështetjes ai e lidh dhe me bindjet e tij politike, të ndryshme nga ato të shumicës në Kavajën demokrate. Ata jetojnë në një shtëpi të vjetër njëkatëshe me dy dhoma. Njërën prej tyre e ka zënë Armenda dhe në të ka vetëm një shtrat, ndërsa tjetrën familja e saj, prindërit bashkë me dy fëmijët e tjerë që vijojnë rregullisht shkollën. Historia e Armendës është e njohur në fshat. Edhe mjeku i fshatit, Muhamet Radeci, e pohon trajtimin aspak njerëzor, po të paevitueshëm të saj: “Gjendja është e rënduar dhe ajo mbahet e lidhur për shkak të agresivitetit që ka. Rasti sigurisht që njihet nga ne”.
Pëllumbi 40 vjeç
Më pas mjeku të drejton në një tjetër fshat të Kryevidhit të Kavajës, në Domaj, ku prej 15 vjetësh familjarët mbajnë të izoluar 40-vjeçarin Pëllumb Elmadhi. Ai ka shfaqur probleme të shëndetit mendor që prej dy dekadash, të cilat nisën me keqtrajtimin e tij në Greqi kur ishte emigrant dhe u rënduan pas vdekjes së babait të tij. Ka dy fëmijë dhe grua, por Pëllumbi nuk mund ti përmbushë detyrimet ndaj tyre. Nuk është i aftë për prindërim dhe as për bashkëshortësi. Komuna e trajton me një ndihmë ekonomike që, sipas gruas së tij, Dëshirës, nuk i kalon 20 mijë lekët e vjetra, dhe është e pamjaftueshme për të mbajtur frymën gjallë. Rreth 8 vjet më parë, Pëllumbi u shtrua në Spitalin nr.5 në Tiranë për pak kohë dhe më pas u kthye në shtëpi. Pamundësia ekonomike e ka lënë atë jashtë trajtimit mjekësor, qoftë edhe me qetësues. E mbajnë të mbyllur në një dhomë të shtëpisë, që është e lagur me ujë dhe në të cilën ai lëviz zbathur me një veshje të varfër e të shqyer, duke mbajtur fjalimet e tij të pakuptueshme që nuk dihet se ndaj kujt drejtohen. Vëllai i tij, Qashipi, që i bën shërbimet e higjienës personale, tregon se KEMP-i i Kavajës nuk e ka pranuar si rast, pasi kërkojnë ryshfet për ta bërë këtë, ndërsa ata nuk kanë asgjë për të dhënë. Nuk kanë parë kurrë asnjë ndihmë. As nga shteti, as nga aktorët e shoqërisë civile a fondacionet që propagandojnë me forcë punën e tyre për të drejtat e njeriut. Të vetmit që ndihmojnë janë njerëzit gjatë muajit Ramazan, kur duhet të japin Sadaka dhe ky është rasti më i mirë për tu njohur nga Allahu.
Në të dyja rastet, nga ana e familjarëve denoncohet indiferenca e strukturave shëndetësore të Kavajës dhe e shoqërisë për të ndërhyrë në lehtësimin e rasteve përmes ndihmës shëndetësore në trajtimin e sëmundjeve mendore dhe asaj ekonomiko-financiare të të sëmurëve dhe familjeve të tyre. Çfarë do të ndodhë me to? Të dyja familjet presin që diçka të bëhet pas publikimit të historive të tyre. Dhe me siguri që nuk janë të vetmet në vend. Kutia e Pandorës është çelur dhe prej saj pritet të dalë gjithçka që zbardh fatet e njerëzve që jetojnë në një shoqëri dhune. Jo me dëshirë, por të detyruar nga rrethanat, kushtet e munguara, nga një shtet ku politikat sociale mungojnë.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25115. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25115

Udhëheqësit e BE-së shpëtojnë Traktanin e Lisbonës Udhëheqësit e Bashkimit Evropian gjatë një takimi në Bruksel kanë rënë dakord për formulimin e një marrëveshje, e cila do të hiqte pengesën e fundit për hyrjen në fuqi të Traktatit të Lisbonës.
Traktati synon ta bëjë me funksional procesin e vendimmarrjes së bllokut 27 anëtarësh.
Hyrja në fuqi e tij është shtyrë për shkak të refuzimit që i ka bërë nënshkrimit të dokumentit presidentit çek, Vaclav Klaus.
Z. Klaus ka argumentuar se Karta e të Drejtave Themelore të BE-së, i mundëson gjermanëve etnikë të dëbuar nga Çekosllovakia pas Luftës së dytë Botërore, që të kërkojnë pronat e tyre atje.
‘Sukses’
Udhëheqësit e Be-së ranë dakord që ta lejonin Republikën Çeke që të mos e nënshkruante Kartën.
Një zëdhënës për presidentin Klaus tha se ai nuk do të ngrinte shqetësime të tjera.
Marrëveshja e arritur në Bruksel tani duhet të hapë rrugën që z. Klaus, një euroskeptik i zjarrtë, të përfundojë procesin e ratifikimit të Traktatit.
Diplomatet nuk arritën të tejkalonin mosmarrëveshjet në një çështje tjetër të rëndësishme: atë të fondeve që duhet tu japin vedneve në zhvillim për të luftuar ndryshimet klimatike.
Proces i gjatë
Udhëheqësit e BE-së e nisën procesine Traktatit të Lisbonës para tetë vjetëve.
Traktati, thanë atëherë ata, synonte që ta bënte BE-në një institucion më demokratik, më transparet dhe më efikas dhe që t’i mundësonte funksionim më të mirë gjatë procesit të zgjerimit.
Me traktatin krijohen dy poste: ai i Presidentit Evropian dhe i Ministrit të Jashtëm të BE-së.
Komisioni, Parlamenti Evropian dhe Gjykata Evropiane e Drejtësisë do të marrin kompetenca të reja, ndërkohë që vendet anëtare do të humbasin të drejtën e vetos në disa fusha.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25109. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25109

Kompozitorët: Ku ta gjejmë stimulin për të krijuar? Gjendja e kompozicionit të muzikës klasike në Shqipëri. Buxhetet e Ministrisë në nivelin zero dhe e drejta e autorit që nuk njihet.
Sa krijohet dhe përse nuk guxohet me vepra skenike dhe koncertale? Infrastruktura vullnetare për muzikën e re shqiptare. Flasin Peçi, Qerimi, Kraja, Çekiçi.
Ka pak ditë që në Akademinë e Arteve ka nisur festivali “Ditët e Muzikës së re Shqiptare”, këtë vit edicioni i 16-të i tij.
Në këtë edicion, shoqata “Muzika e Re Shqiptare”, organizatore e festivalit, solli 10 premiera të kompozitorëve shqiptarë. Publiku dëgjoi krijime të Thoma Gaqit, Aleksandër Peçit, Endri Sinës, Nestor Krajës, Shpëtim Kushtës, Kozma Larës, Fatos Qerimit, Hajg Zacharianit, Dorian Çenes, Vaso Toles etj. Sipas drejtorit artistik, Nestor Kraja, Festivali shërben si një tribunë e hapur e krijimtarisë së autorëve shqiptarë, nuk është një konkurs dhe nuk ka një kontroll paraprak të veprave. “Hapja e tij në vitin 1992 ishte shumë e nevojshme pas boshllëkut muzikor që u krijua me rënien e regjimit.
Pas viteve ‘90, dyert u hapën dhe pati krijime, por infrastruktura mungonte. E vetmja infrastrukturë ishin organizimet vullnetare të disa grupeve të mbedhura në shoqata, të cilat filluan aktivitetin. Një nga këto, ishte edhe shoqata “Muzika e re Shqiptare”,- tregon Kraja.
Por, aktivitete të tilla si “Ditët e Muzikës së re Shqiptare” janë të pakta në Tiranë. Programet e koncerteve me muzikë dhome janë të mbushura me emra autorësh të huaj, po ashtu edhe koncertet simfonike dhe ato operistike.
Për këtë situatë biseduam me 4 kompozitorë, të cilët tregojnë për gjendjen e sotme të krijimeve shqiptare, krahasuar me dy dekadat e fundit, gjithashtu për kushtet në të cilat punon një kompozitor sot.
Të gjitha përgjigjet e tyre të çojnë drejt një rezultanteje: Nuk ka një fond të përcaktuar nga institucionet e Kulturës për krijuesin e veprës, për ta stimuluar atë dhe për ta vënë në gjendje pune. Nuk ka asnjë porosi nga institucionet kulturore, të cilat mjaftohen me autorët e huaj.
Kompozitorët shqiptarë nuk mund të jetojnë me krijimin e tyre, pasi në Shqipëri nuk njihet e drejta e autorit. Po çfarë idesh japin ata për problemet e krijimit të muzikës klasike? Flasin për “Shekullin” kompozitorët Aleksandër Peçi, Fatos Qerimi, Nestor Kraja dhe Ajet Çekiçi.
Nestor Kraja, Kompozitor Drejtor Artistik i Festivalit “Ditët e Muzikës së Re Shqiptare”
Si është gjendja e krijimeve muzikore sot, krahasuar me kohën kur u hap edhe ky festival?
Sasia e veprave që prodhohet sot nga kompozitorët shqiptarë është akoma shumë më e vogël. Kjo për faktin se akoma nuk po i jepet rëndësia që duhet artit muzikor shqiptar. Po të bëjmë një krahasim me skenat evropiane, do të shikojmë që aty ka një prurje të konsiderueshme të veprave kombëtare, në të gjitha gjinitë, ndërkohë që në Shqipëri akoma ne po lëvrojmë gjini deri te muzika e dhomës dhe sivjet me një sukses dhe me një sforco të madhe, po shkojmë deri te veprat e orkestrave të harqeve.
Mungojnë veprat skenike, mungojnë veprat koncertale. Megjithëse jemi duke bërë përpjekje individuale për ta ndryshuar këtë gjendje, mungesat nuk janë pak.
Përse krijimi ka rënë në këtë apati?
Ka shumë pak vëmendje nga shteti për të krijuar një reformë të tërë në fushën e artit dhe për të patur arritje të rëndësishme.
A mund të jetojë një kompozitor shqiptar vetëm me krijimin?
Ky është i vetmi festival që përpiqet të paguajë veprat, të paguajë atë mund të krijuesit, i cili kërkon ditë të tëra të konsolidojë mendimin e tij, ditë të tëra ta materializojë veprën, ditë të tëra ta vërë në jetë veprën dhe një staf i tërë që duhet t’ia ekzekutojë. Mungon infrastruktura që stimulon artin muzikor, rregullat dhe ligjet që shteti duhet të vendosë për ta stimuluar artin.
Të gjitha orkestrat simfonike në Evropë kanë kompozitorë rezidentë, ne s’kemi. Të gjitha orkestrat simfonike kanë të drejtë të porosisin vepra, ne nuk e kemi. Nuk ka fonde krijimtarie për kompozitorët.
Aleksandër Peçi, kompozitor Kryetar i Shoqatës “Aelfior”
Cila është gjendja e kompozicionit sot?
Që kompozicioni të zhvillohet e që krijimtaria muzikore të ushqejë me gjak të ri muzikën, grupi i interesit, pra kompozitorët kërkojnë një politikë e strategji krejt tjetër në shpërndarjen e fondeve publike. Sot për sot kompozicioni zë vetëm 0.5 % në fondin e projekteve të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Në RadioTelevionin Shqiptar kompozicioni zë 0,0 % dhe në TOB 0,0 %, 0,0 % në Akademinë e Arteve 0,0 % ne Lice 0,0 %. Nëse kompozicionin, të cilin unë do ta quaja kordoni kërthizor që ushqen muzikën me gjak, insitucionalisht e kanë lënë në nivelet e 0.0%”, atëherë përpjekja që bëjnë kompozitorët në Shqipëri për të zhvilluar vetveten dhe kompozicionin është e jashtëzakonshme. Ministria e Kulturës akordoi para disa vjetësh çmimet “Muza”, të cilat u hoqën. Përse? Këtu nuk flas për veten, por në përgjithësi për komunitetin e kompozitorëve.
Ku ta gjejnë stimulin? Si ka mundësi që as Teatri i Operës dhe as Radio – Televizioni Shqiptar nuk e kanë në statut të paguajnë krijimtarinë? Si ka mundësi që në buxhetet e Teatrit të Operës dhe të të tjerave nuk ka fonde për të paguar të drejtën e autorit? Si ka mundësi që për 25 vjet s’ka një premierë serioze Baleti Kombëtar?
Janë harxhuar në Ministrinë e Kulturës rreth 40 miliardë lekë dhe ende Shqipëria është pa një balet serioz e kontemporan kombëtar. Ka ardhur momenti emergjent që Identiteti Kombëtar dhe integrimi të jetë drita jeshile për Ministrinë e Kulturës dhe gjithë institucionet e tjera artistike.
Fondet publike, fondi i projekteve, kërkon një strategji krejt tjetër. Unë do t’ju jap vetëm një shifër që shteti shqiptar dhe Ministria e Kulturës të kuptojnë se ç’bën fqinji ynë, Maqedonia, për kulturën.Vetëm “Ohri Festival” ka një buxhet prej 500 mijë eurosh, kjo sa gjysma e gjithë fondit të projekteve të Ministrisë sonë. Por edhe sikur të katërfishohet buxheti për kulturën, është ende pak për atë ringritje që ka nevojë kultura kombëtare.
Kompozitori sot has shumë vështirësi, e në mënyrë të veçantë të rinjtë, sepse në institucionet kombëtare nuk bëhet një politikë kombëtare. Për ta pasur më të qartë i lutem gazetës të bëjë një sondazh në institucionet artistike.
Shihni në përqindje faturën që shpenzohet për artin shqiptar, shihni faturën tjetër për vlera të trashëgimisë botërore. Shihni faturën sa harxhon bordi i projekteve në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për të interpretuar e stërinterpretuar vlera, ku asgjë e re nuk krijohet dhe shihni sa harxhohet për krijimtarinë shqiptare!
Pra, një muzikant nuk jeton dot me krijimin e tij?
Kush ia dha atij të drejtën e autorit? Një shembull: Një televizion privat ka përdorur rregullisht një këngë timen, “Në shtëpinë tonë”. Megjithëse jam ankuar te drejtuesit, duke i kujtuar që duhet të më paguajnë të drejtën e autorit, ata jo vetëm nuk më paguajnë, por as më kërkojnë ndjesë që e kanë transmetuar “Në shtëpinë tonë” çdo mëngjes, para emisionit të gatimit për disa muaj rrjesht.
Po gazetarët janë të parët që atë çka na e jep Kushtetuta dhe ligji, të drejtën pasurore të veprës sonë, të na e mbrojnë dhe jo ta shkelin, ata të parët me këmbë, si rasti flagrant i Babaramos ka me mijëra raste të tjera. Dhe në të drejtat themelore që ka vënë kusht Evropa është dhe e drejta e autorit.
Kjo është edhe arsyeja që krijohet pak?
Megjithë këto vështirësi, përsëri krijohet dhe jo pak. Kompozitorët janë në proçes dhe vitet e fundit radhët janë shtuar edhe me kompozitorë të rinj.
Nëse unë do t’ju them një shifër që asnjëherë Shqipëria nuk ka pasur brenda 3 – 4 vjetësh, 530 tituj partiturash të botuara, këtë duhet ta konsideroni një rekord të vërtetë. Kur, për 50 vjet në sistemin e parë, kishte jo më shumë se 15 – 20 tituj të botuar, Pra “Aelfior Editions” sjell për herë të parë termin “Letërsi muzikore e botuar”, e cila është pasuri e shkollave, Akademisë.
Fatos Qerimi, kompozitor, klarinetist
Si është gjendja e krijimeve muzikore krahasuar me të shkuarën?
Ka qenë një periudhë që kompozitorët shqiptarë kanë shkruar vepra shumë më serioze në drejtimin e kërkimit. Vitet ‘93 – ‘95 ishin vite shumë të mira dhe kishte një auditor të plotë të muzikës, ku ndihej edhe një farë konkurrence midis kompozitorëve. Gjithashtu, edhe midis organizatorëve pati një mirëkuptim për të gjetur se cilat do të ishin rrugët e muzikës së re dhe cili do të ishte drejtimi i saj.
Po tani?
Kjo lloj muzike që interpretohet në “Ditët e Muzikës së Shqiptare” dhe ky festival i duhet patjetër Tiranës. Dhe kjo muzikë të jetë jo vetëm në një festival, por edhe në të gjitha institucionet tona artistike.
Jo Akademia e Arteve, sepse ajo lëvron mënyrën e interpretimit kontemporan, por institucione të rëndësishme si Radio – Televizoni Shqiptar, apo Teatri i Operës, kanë nevojë të kenë vepra të kompozitorëve shqiptarë, të cilat të jenë në axhendën e sezoneve koncertore, ose operistike që zhvillohen këtu. Kjo për mua është mangësi e madhe.
Ka vite që institucionet nuk porosisin një kompozitor për të shkruar një vepër. Këtu ka kompozitorë shumë të mirë, të cilët jetojnë me kompozicionin, siç është Shpëtim Kushta, Aleksandër Peçi e të tjerë.
A mund të jetojë një kompozitor shqiptar vetëm me krijimin?
Ky kompozitor, për të cilin flisni, nuk mund të jetojë në Tiranë. Një kompozitor që jeton me krijimin e tij është diku në Evropë, ku i njihet e drejta e autorit. Një shpërblim shumë i mirë që i rimburson punën.
Ajet Çekiçi, kompozitor
Cila është gjendja e krijimit sot?
Brezat që mbarojnë kompozicion në Akademinë e Arteve marrin drejtime të tjera sepse nuk kanë mundësinë ekonomike për të shkruar muzikë serioze. Nuk kanë stimulim për t’u vënë në pozitë pune. Këtu nuk ka porosi për të shkruar dhe nuk të njihet as e drejta e autorit, siç ndodh jashtë.
Atëherë, ç’të shtyn të krijosh?
Vetëm pasioni. Është një dëshirë vetjake për të mbijetuar në aspektin profesional, duke marrë pjesë në konkurset e pakta që zhvillohen, ose në ndonjë festival siç është “Ditët e muzikës së re shqiptare”. Personalisht, jam duke krijuar individualitetin tim, pasi e shoh që ajo që kam krijuar para pesë vitesh nuk ndryshon shumë nga pjesët që po krijoj tani.
Cila mund të jetë zgjidhja?
Janë strukturat shtetërore që duhet të mendojnë për këtë. Duhet të na mbështesin që të na njihet e drejta e autorit.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25112. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25112

Ismail Kadare: Shteti më ka borxh 2 milionë dollarë Shkrimtari më i madh shqiptar në një rrëfim interesant për çmimin që ka fituar pak ditë më parë në Spanjë, marrëdhëniet me Ramiz Alinë, largimin në Francë, botimin e librave jashtë vendit dhe honoraret e 20 viteve që nuk i mori asnjë herë
Në Paris jeni më i qetë apo ka një ritëm tjetër jete midis Parisit dhe Tiranës?
Dhe qetësia dhe shqetësimi janë ndryshe në Tiranë dhe Paris. Janë të natyrave të ndryshme.
Në ç’kuptim?
E kam të vështirë ta shpjegoj, por nga të gjitha kuptimet.
Ju keni marrë një prej çmime më prestigjioze botërore sot, i cili në debatet e sotme në të gjithë botën, konsiderohet në përzgjedhjen e tij, jo në të tjerat, ndoshta më serioze edhe se vetë çmimi
Nobel, i cili mbetet më i njohuri. Kur e morët vesh që e fituat këtë çmim, kur u shpall publikisht apo e dinit përpara?
Kandidatët janë shpallur përpara. Ky ishte një çmim transparent, nuk është i fshehtë. Domethënë, do të merret nga një prej kandidatëve të shpallur.
Dhe vitin e kaluar keni qenë i dyti në mos gaboj…
Po kam qenë i dyti.
Në vitin e kaluar, menduat që e humbët shansin për ta marrë një ditë këtë çmim?
Jo, aspak. E kam humbur më duket për një votë, e ka marrë një shkrimtar izraelit të cilin e njoh shumë mirë.
E njihnit personalisht?
Po, e kam takuar disa herë. Është një shkrimtar i mirë dhe një njeri me reputacion njerëzor, shumë të mirë.
Çmimi Princi i Asturias më shumë se tek vlera e tij, apo tek prestigji, është edhe një derë shumë e rëndësishme për të hyrë në letërsinë ose për t’u përkthyer në botën hispanike. Sa prezent jeni ju në këtë botë?
Unë jam shumë i botuar në botë, prej gati 40 vitesh, që në fillim, pas Francës, kanë qenë disa shtete evropiane që kanë botuar veprën time.
Spanja ka qenë një ndër të parat…
Ndër katër pesë të parat, ka qenë paralelisht që është botuar pas Francës, ka botuar Gjermania, Anglia, SHBA, Spanja etj.
Si ka qenë reagimi i kritikës dhe i publikut në Spanjë?
Të them të drejtën nuk e kam ndjekur në mënyrë të detajuar, ka qenë përgjithësisht si kudo në Evropë…
Shumë e çuditshme, meqenëse ju më përmendet vendet të cilët botuan të parët, Franca, Gjermania, Anglisht, SHBA, Spanja, të gjitha vende që në fund të viteve ‘60, kur ju keni botuar në Perëndim, ishin vendet më armiqësore me Shqipërinë komuniste të asaj kohe…
Po absolutisht po.
Nuk përbente një problem kjo për ju?
Problem që ende s’kuptohet nga një gjë unikale që një shkrimtar nga vendi më i ashpër stalinist, komunist, deri në Evropë si të thuash, reaksionare, tipike për mendimin tonë, për mendësinë tonë. Në Evropë qe një përzgjedhje, Shqipëria ishte armike, s’kishte as marrëdhënie diplomatike, veç Francës.
Dhe ju shkaktonte kjo probleme në Shqipëri në atë kohë?
Besoj se po. Krijonte dhe ishte normale që të krijonte probleme, militantët e partisë thoshin pse ne kemi një shkrimtar që edhe vetë e duam edhe e pranojmë, por na e do edhe borgjezia. Këtu është një gjë bazike, është themelore, nuk e shmang dot një dilemë të tillë, kush është e vërteta. O ne nuk jemi në rregull, o ata s’janë në rregull. O ne s’e kuptojmë këtë shkrimtar, ose ata e kuptojnë ndryshe. Unë kam qenë në një pozitë vërtet të habitshme, paradoksale, për shumë vite, vazhdoi për 20 vite kjo histori. Ka qenë nga fillimi i viti 1970 që kam botuar unë, me një bujë të madhe, me një tralala të madhe, pasi kaloi gradualisht.
Po, ishte një botim i bujshëm, versioni i parë…
Po, ishte shumë i bujshëm.
Si është përkthyer fillimisht dhe është botuar në Francë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”?
Është botuar në Tiranë dhe jo në Francë. Është botuar falë nismës së Jusuf Vrionit, i cili kishte dalë nga burgu, ishte pa punë dhe për qejf të tij, si të thuash, për nevojë të tij, i pëlqeu ky libër, erdhi tek unë, e kam njohur për herë të parë. Më tha, zoti Kadare, do të doja që ta botoja. Po si, i thashë unë.
Ju nuk e njihnit?
Fare, nuk e njihja. E ka filluar ta përkthejë që në 1963-1964. Që në fillim. Kanë kaluar shumë vite dhe pastaj rastësisht u botua nga shtëpia botuese “8 Nëntori”, frëngjisht, në kolonën e letërsisë që botoi tek ne, gjithmonë thuhet që iu bë një privilegj Kadaresë. S’është e vërtetë, të gjithë shkrimtarët shqiptarë, pak a shumë të njohur, kishin libra të përkthyer anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht.
Por nuk dilnin në tregun perëndimor…
Sigurisht që nuk dilnin, por shpërndaheshin me anë të ambasadave, me anë të shoqatave. Ishte pjesë e propagandës komuniste të kohës… Absolutisht, pjesë e propagandës për botën e jashtme… Në radhë të parë ishin veprat politike sigurisht, të Enver Hoxhës, pastaj ishin vepra letrare, ishin pothuajse të gjitha vepra të përkthyera.
Dhe u botua në Shqipëri, në gjuhën frënge “Gjenerali ushtrisë së vdekur”… Në 1967-1968.
Më pas…?!
Rastësisht i ka rënë në dorë një kryeredaktori të revistës “Evropa”, në Francë, Pier Parath, mik i vjetër i Shqipërisë, mik që nga koha e Zogut, jo mik për arsye të komunisteve. E ka marrë për ta lexuar, dikush ia dha në Tiranë, është habitur nga romani dhe është habitur edhe nga përkthimi. Më ka marrë leje, më ka telefonuar në ambasadë, më ka telefonuar, a mund ta çojë gjëkundi. Ajo ishte vepër publike, e ka çuar dhe e ka botuar tek shtëpia botuese parisiene, është botuar menjëherë.
Menjëherë?
Po, pasi e ka çuar ai. Dy vite pasi ka dalë në Tiranë.
Cili ishte buja që shoqëroi romanin?
Menjëherë është pritur që në javën e parë me një tufë artikujsh.
Ndërkohë ju e ndiqnit këtë bujë në Shqipëri?
Jo shumë.
Por e dinit që libri ishte botuar në Francë?
E mora vesh, nuk e kisha parë që ishte botuar, pas një farë kohe e kam parë botimin, pasi nuk kishte asnjë mekanizëm për të bërë lidhjen.
Kur kontaktuat për herë të parë me botuesin tuaj? Ishin ata që ju kërkuan pas botimit të parë?
Është një histori shumë e gjatë, nuk besoj se ka shumë kohë për ta treguar. Është një histori krejtësisht paradoksale. Në të gjithë Shqipërinë u hap fjala që unë jam ftuar nga botuesi francez, por shteti shqiptar, sipas zakoneve që diheshin, nuk lejoheshin shkrimtarët shqiptarë që të venin në Perëndim. Kanë vazhduar thashetheme dhjetë muaj, një vit, ishin thashetheme, nuk ishte e vërtetë.
Nuk ishte e vërtetë?
Jo, s’isha ftuar. Dukej e logjikshme saqë mekanizmat qeveritare e besuan që një mekanizëm tjetër, një organizëm tjetër e ka mbajtur ftesën, nuk e kanë dhënë. Unë vetë kujtoja se jam i ftuar, sigurisht.
Por në fakt nuk ishit i ftuar?
Po. Pastaj kam ardhur, më kanë thirrur në komitetin e partisë, për të më thënë që partia, për t’i vënë fre thashethemeve dashakeqëse që nuk e duam letërsinë dhe artin, as ne s’duam që të vazhdojnë, ju lejon të shkoni t’i përgjigjeni ftesës… Unë nuk thashë që nuk kam marrë asnjë ftesë, pasi kujtoja se diku është ndalur ftesa. Në Komitet të Partisë…
… Pra ju s’kishit ftesë dhe komiteti i partisë duke u nisur nga një thashethem ishte gati…
Të gjithë e dinim që kishte ftesë, qeveria e dinte se e dinte partia, partia se e kishte një organizëm tjetër më i lartë i partisë, të tërë ishin të bindur që unë kisha një ftesë. Ju erdhët në Paris…
Erdha në Paris dhe ishte ambasadori Javer Malo, i cili gjithashtu kujtonte se unë kisha ftesë. Pastaj botuesi ju priti për hir të…
Botuesi në fakt, është një çështje shumë enigmatike që ka mbetur. Botuesi im i parë francez më ka takuar si me pahir si të thuash, a ishte puna se ata e kanë botuar pa kontratë si duket, kanë marrë çdo gjë falas, e kanë shitur në 15-20 vende, pa pyetur. Është kjo arsyeja krejt e vockël, por kjo doli për mbarë për mua, pasi nga ky shkak unë kalova tek një botues tjetër shumë i madh, tek “Hasheti”. Ka ndodhur kjo në një restorant, që e mbaj mend edhe sot, jo vetëm që Malo ishte shumë i shqetësuar, që unë erdha dhe të mos më priste kush. Kam shkuar në një drekë, me një personalitet të rëndësishëm, drejtorin e “Hashetit”. Ishte një burrë i shquar dhe në drekë e sipër më thotë: zoti Kadare, pas suksesit që patët, çfarë do të botoni. Unë i thashë që s’do të bëj gjë, pasi mu kthyen edhe dy dorëshkrime të tjera. Jusuf Vrioni, ndjesë pastë, punoi me një vrull të madh, i ngazëllyer nga suksesi edhe i përkthimit të tij, që të tërë thoshin sa mirë është i përkthyer, pa vënë emrin, ishte e ndaluar të vihej emri, përkthimi ishte anonim. Atëherë ai përktheu me shpejtësi dy romane të tjera të miat, që ishin botuar ndërkaq, “Kështjella” dhe “Kronikë në gur”, i kisha dorëshkrimet me vete. Kur erdhëm, ambasadori i çoi Javer Malon, së paku për të korrigjuar këtë gjë tek botuesit. Ata dhanë përgjigje pas dy javësh, negative. Prandaj thashë, përdora fjalën enigmë, unë s’e kam marrë vesh ende sot se çfarë ka ndodhur. Drejtori i “Hashet” më pyeti, ai shikoi ambasadorin në sy, duke kujtuar, që ky njeri është në vete apo jo, është në rregull nga mendja që po thotë këtë gjë. I dukej absurde si të mos botosh më pasi… Ambasadori tha që po është e vërtetë. Ai i tha “ok” shumë të drejtë, por a mund të mi tregoni mua ato dy dorëshkrimet e tjera, po sigurisht i thashë, sa të dalim nga restoranti, shkojmë në hotel, t’ua jap. Pas tre ditësh më ka marrë në telefon, më tha se do t’i blej të dyja. Kështu unë e mbylla me botuesin e parë, me të cilin s’kisha kontratë dhe kalova tek një botues shumë herë më i madh dhe më shumë serioz, është një perandori më vete.
Të dy librat u pritën me një sukses të madh?
Menjëherë. Të dy librat ishin të njëjtë si tek “Gjenerali…”, prandaj iu duk edhe më absurde edhe më e pabesueshme. Unë këtë s’e kam thënë gjëkundi, e kam biseduar shumë rrallë, pasi ishte e pabesueshme.
E pabesueshme, por e besueshme për një vend si Shqipëria…
Mund të ndodhin të tilla keqkuptime, por si mund të ndodhin me një botues francez, është e habitshme.
Drejtuesi i Hashetit tha se i blen menjëherë. Kam përshtypje që “i blej” ishte shumë vrastare për veshët tuaj në atë kohë…
Unë s’merrja as honorar, isha krejt shpërfillës për anën financiare. Prandaj kur shkoi i pari dëm…
Ku shkonin honorarët tuaja?
Vinin në Tiranë.
Për 20 vjet rresht?
Po.
Dërgoheshin në rregull?
Nuk besoj se dërgoheshin në rregull, se ata e kuptuan që unë s’kisha asnjë interes, ose autori s’merrte vesh nga llogaritë, as nuk konsultohesha, me siguri, nuk jam i sigurt…
Por paratë vinin në Tiranë për 20 vite rresht…
Po, në fillim kalonin tek shteti. Pastaj u bë një si ligj, që autorët nga botimet e huaja përfitojnë një përqindje të vogël, e cila llogaritej në mënyrë raciste, në kuptimin e dollarit amerikan, në një vlerë shumë të vogël, dhjetë herë më pak, vetë përqindja ishte e vogël, vetë vlera ulej, na katandisej në një gjë… Unë kur bëja udhëtime jashtë, që kisha ftesa herë pas here, që përgjigjesha pozitivisht, shkoja me këto honorarë. Nuk i menaxhoja unë, i kishte shteti.
A e keni idenë se sa ishte kjo shumë për 20 vjet?
Jo, nuk e kam idenë. Mund të kem një ide të turbullt, duke ditur sa janë honorarët që kam marrë në këto 20 vite që kam marrë në Francë.
Sa mund të ishte kjo shumë?
Pak a shumë, rreth 2 milionë dollarë, por s’besoj se kanë arritur të gjitha në Shqipëri.
Ju nuk i kërkuat më këto para nga shteti shqiptar?
Jo, s’më është dukur, nuk e di. S’më është dukur e arsyeshme t’i kërkoj, është shtet i varfër sidoqoftë, nuk më vjen mirë t’i kërkoj.
Të rikthehem edhe një herë në një pikë shumë interesante. Do të doja të kthehesha tek “Princi i Asturias”, por po e kaloj në kohë. Meqenëse folëm për mënyrën se si ju erdhët dhe u botuat fillimisht në Francë, dhe më pas se si filloi një karrierë e juaja në Perëndim, pasi nisi nga Franca. Sot jemi pothuajse katër-pesë ditë, nga 19 vjetori i largimit tuaj nga Shqipëria dhe vendosjes në Paris. Një gjest i cili radikalizoi krejtësisht lëvizjet në Shqipëri dhe dërgoi pastaj në lëvizjet e dhjetorit, dhe ndryshimin e sistemit në Shqipëri. Si e morët vendimin për të qëndruar në Francë, në tetor të vitit 1990?
Nuk ka qenë i menjëhershëm. Ishte më i gjati i shtrirë në kohë. Vendimi ishte marrë në fillim të vitit 1990, unë kam pasur një korrespondencë me Ramiz Alinë, e cila është botuar. Atje duket krejt qartë…
Kishit shpresë tek Ramiz Alia në fillim fare?
Po, sepse siç kishte njerëz në Shqipëri, megjithëse siç kishte shumë njerëz që thoshin se nuk ka çfarë bën…
Ju e njihni dhe personalisht mirë, në mos gaboj…
E njihja, e kam takuar shumë herë, të gjithë shkrimtarët e kishin takuar, ai kishte marrëdhënie, ishte i lehtë shumë në marrëdhënie…
Nuk e ruante staturën e ashpër të drejtuesit…
Absolutisht ishte i afrueshëm shumë. Me të mund të flisje, mund të flisje edhe me guxim dhe gjëra që nuk thuheshin zakonisht mund të shpëtonin, mund të bëje shaka të rënda. Të gjithë ne e njihnim, ishte i afrueshëm. Por në këtë rast, korrespondenca me të për mua ishte fatale, ishte një zhgënjim absolut.
Ky ishte zhgënjimi i parë i juaji me Ramiz Alinë, apo kishit pësuar edhe një zhgënjim të mëparshëm?
Herë pas here të justifikueshme ishin zhgënjimet, ky njeri s’ka çfarë bën, është sekretar i partisë. Ka dy gjëra, ka bindje të tilla dhe s’ka çfarë bën. Disa anonin nga njëri shpjegim, disa nga tjetri. Letërkëmbimin me të mund ta lexojë kushdo, është botuar disa herë. Ishte vërtet skandaloz nga ana e tij, një njeri që s’e njeh më, sikur të del përpara një njeri i shfytyruar, unë kuptova të gjitha dyshimet që kisha përpara…
Që ishin…?
Këtu është një gjë e keqe që nuk shpjegohet se çfarë po ndodh me Shqipërinë. Këtë e kam shpjeguar edhe më parë, kur kam kaluar nga Gjermania, kur ambasadori ynë në Bon gati po ikte nga mendja nga kjo tronditje, përse Shqipëria nuk do.
Gjermanët i kishin propozuar Shqipërisë në atë kohë, sipas kujtimeve të djalit të Shtrausit, një projekt pilot për ta futur Shqipërinë në Bashkimin Evropian, brenda një kohe të shkurtër, prej 18-24 muaj.
Kjo është krejt e vërtetë, unë këtë e kam mësuar nga të parët, nga një udhëtim që kam bërë në Gjermani. Kemi shëtitur natën në Bon, ambasadorin që ishte në Gjermani e kisha fqinj, zoti Shpëtim Çaushi, ai në gjendje depresive gati më tregoi se Shqipëria nuk kuptoi që po i binte të mirës me shkelm. I thashë, që ti më pyet mua, unë do të pyes ty që je ambasador, pasi unë s’kuptoj asgjë sepse ne nuk kuptonim në atë kohë. Vetë këtë dija, që ne po i binim të mirës me shkelm.
Por për çfarë arsye? Për arsye të mosdijes, të mosnjohjes, apo ishte një bindje…
Nga ajo që konstatova unë, shteti shqiptar kishte marrë një vendim të fshehtë, nuk e di se çfarë instancash është marrë dhe asnjë s’e pranon ende sot këtë gjë, që ne me perëndimin nuk shkojmë. Popullit i premtohej për të ulur tensionin, sepse tensioni kishte filluar në Shqipëri, trysnia kishte filluar dhe mbahej në shpresë. Më vonë, dihej që kishte një enigmë, një vendim i fshehtë, se përse nuk dihej arsyeja. Merrni me mend një tru i mykur i tyre nuk kuptonte që kishin frikë të shtyhej nga perëndimi.
A kishte lidhje klasa drejtuese komuniste e asaj kohe me Bashkimin Sovjetik?
Ashtu… Më vonë pas një viti, kur fitoi puçi, ahere u bënë të qarta disa gjëra, u hap fjala që puçistët kishin lidhje, kishin shtirë në dorë Ministrinë e Jashtme dhe të Brendshme, praktikisht kontrollonin Rusinë shumë kohë më përpara. Me sa duket kishte hyrë në lidhje me Jugosllavinë dhe me Shqipërinë. Kjo është ajo që mendoj unë se ka ndodhur. Në Shqipëri nuk e pranon askush këtë gjë. Janë zbuluar dokumentet për marrëdhëniet e tyre me Jugosllavinë dhe ka qenë një arsyet hovëzimit të Millosheviçit, që në atë kohë po vinte në pushtet, nuk është vërtetuar asgjë nga ana historike dokumentare lidhur me Shqipërinë. Kudo thuhet që në atë kohë ka pasur bisedime të fshehta me ta dhe është një tjetër thashethem, që është përhapur kudo, që në Tiranë natën e parë, atë pasdite gushti, kur kujtuan se puçistët fituan, janë bërë festa kudo, në rrethe të nomenklaturës të asaj kohe. U siguruan si duket, hipoteza është se ata i kanë thënë mbahuni-mbahuni me fjalë sa të vijë dita që do të zgjidhet ky problem.
Nga zhgënjimi që pësuat nga Ramiz Alia, ishte një zhgënjim që e pësuat nga ai vetë, apo mendoni që as Ramiz Alia nuk ishte i lirë për të marrë vendime?
Një kompleks. Ky vend thashë unë, këtu nuk ndreqet më, tani për tani. Këtu ka diçka, unë s’e dija këtë të puçistëve. Ndonjëherë gazetarët kur unë kam pyetur, e kanë rrumbullakosur sikur unë e dija këtë. Unë s’mund ta dija në atë kohë, dija vetëm që ka një bllokim misterioz gati të afrimit me perëndimin, me pretekste absurde, jo na kërkon të hapi kisha, xhamitë, jo na kërkuan këtë, jo na kërkojnë shumë, jo na ndërhyjnë, ato ishin të gjitha gënjeshtra.
Ju u larguat në atë kohë në Francë me të gjithë familjen. Si ishte e mundur kjo?
Kjo ka qenë kështu, unë jam përgatitur gjashtë-shtatë muaj për të ikur, do të gjeja rastin, se nuk ikja dot kollaj. I kam dërguar fjalë botuesit tim, vajzën e kisha për studime dhe i ka treguar të vërtetën, babai do që të vijë në Francë, por do një ftesë shumë këmbëngulëse. Pasi ftesat, është vërtetë që unë kam udhëtuar shpesh, por edhe në shumicën e ftesave refuzoheshin, duhet të bënin një ftesë të tillë që të ishte e parefuzueshme, e sajuar, që të ftohet bashkë me të shoqen. Botuesi im, pastaj, gjithmonë nëpërmjet vajzës, arrita t’i them që të vinte vetë, ndoshta të arrinte ta merrte për një vizitë tjetër, ta merrte vetë, të vinte me gruan, erdhi me gruan. Ishte koha kur Ramiz Alia ishte gati të shkonte në Amerikë, vëmendja e të gjithë shtetit shqiptar ishte drejtuar tek vizita e Ramiz Alisë në OKB. Ishte lëkundja e fundit, që të mos i prish punë, e kam menduar këtë gjë, e them me sinqeritet, e dija këtë gjë. Unë erdha në Francë që në fund të shtatorit dhe do të prisja këtë vizitë.
Ramiz Alia ka thënë që ju e përcollët në aeroport…
S’është e vërtetë, është absurde, unë kam qenë në Paris në atë kohë, kam ikur në shtator. Është një fantazi, ose është një transferim i kujtesës së gabuar të tij, nuk besoj se e bën me ndonjë qëllim, por është fare absurde. Para një muaji kam qenë në Paris dhe prisja mbarimin e kësaj vizite. Thosha që nëse ky merret vesh më në fund me Amerikanët, unë s’po i prish punë, do të kthehem në Shqipëri, s’ka nevojë të iki.
Pra ju e kishit dilemën që mund të ktheheshit?
Absolutisht, deri në ditën e fundit. Ka bërë vizitën në Amerikë dhe prisja me padurim rezultatin. Rezultati ishte ky, takoj ambasadorin, e fjala e parë që më thotë është se la nam shoku Ramiz në Amerikë, e shoqëronin 70 shqiptarë të armatosur. I thashë more je në vete apo si, çfarë janë këta shqiptarë të armatosur, po nga entuziazmi. Po çfarë është ky vend që lejuaka shqiptarë të armatosur të shoqërojnë Presidentin. Pyeta pak botuesin, që pyeti në Ministrinë e Jashtme, ishte gafë e gjitha, ishte një bllof, vizita ishte një takim me diasporën, ishte për të hedhur hi syve.
Dhe ju morët vendimin për të qëndruar në Francë?
Absolutisht, menjëherë të nesërmen, sapo e dëgjova këtë gjë, ishte e fundit lëkundje e imja. Nuk kam dashur t’i krijoj telashe vendit tim.
Si ndodhi?
Unë shkova menjëherë të nesërmen bashkë me time shoqe dhe dy vajzat, e dinin ata të ministrisë që u kam thënë se kam ndërmend, por ndoshta do të shikoj.
Ishte i informuar ministria e Jashtme?
Ishte e informuar sepse botuesi im, ishte një personalitet kulturor, shumë i famshëm në Paris, kanë lidhje me shtetin, jo për t’i shërbyer shtetit, por për t’i shërbyer interesave të Francës. Dhe i kam lajmëruar menjëherë, nuk kisha asnjë lëkundja. Na ka pritur vetëm ministri i Jashtëm. Janë bërë dokumentet në Ministrinë e Jashtme, kanë ardhur të policisë, të prefekturës, për të bërë dokumentet atje, i kanë bërë urgjent dhe unë jam larguar.
Ndërkohë ju kishit përgatitur një deklaratë, e cila u shpërnda për të gjithë shtypin francez…
Deklarata u shpërnda, ishte po ajo që u lexua edhe në Zërin e Amerikës. A ishit ju në mbrojtjen e policisë franceze?Kam përshtypjen, ju keni thënë në një intervistë për revistën Klan se ishit në një zonë ku nuk mund të takonit njerëz të tjerë, apo jo? Po të doja po, kontaktoja. Shteti francez është sjellë me mua me shumë respekt, nuk më ka kërkuar asgjë, çdo gjë është bërë si të doni ju, shtëpinë unë kur kam shkuar në një pronë të largët, në pyjet e Luarës, nuk ia tregova askujt, as shtetit francez. Dikush më tha që është më mirë, pasi ka lloj-lloj organizmash, do të jesh më i qetë. Unë kisha miq, nuk kërkova nga shteti francez, siç u tha ishte në një vilë të fshehtë…
As mbrojtje dhe asgjë…
S’kisha nevojë, po të kisha nevojë do të kërkoja, nuk ishte e nevojshme. As bëra ndonjë alarm të kotë.
Cili ishte reagimi i ambasadës këtu?
Nuk kam asnjë ide, por me siguri janë hutuar, nuk kanë qenë agresivë.
A i ndiqnit lajmet në Shqipëri?
Po, dëgjoja Zërin e Amerikës. Natën e parë kur u shpall këtu, u shpall edhe në të gjitha televizionet francezë, kam qenë në një apartament në Paris te miqtë dhe nuk kam dashur t’i shikoj kronikat. Nuk e di pse, por nuk kisha dëshirë ta shikoja lajmin që u dha. Dëgjova vetëm “Zërin e Amerikës”, i cili u transmetua në orën 6 të mbrëmjes.
Ju kishit qenë në një eveniment të rëndësishëm në Paris, një vit më parë në korrik të vitit 1989, me rastin e 200- vjetorit të Revolucionit Francez. Në këtë ceremoni ju jeni takuar edhe me presidentin Bush, plakun. Përse nuk vendosët të qëndronit që atëherë në Francë, por vetëm një vit më pas?
Nuk isha përgatitur ende për një gjë të tillë, nuk e kisha menduar. Pas një muaj e gjysmë i bëra një letër presidentit Bush, e cila është e dokumentuar. Kjo letër është shkruar në bashkëpunim me botuesin tim për të qenë me një frëngjishte të përkryer dhe i është çuar në dorë në dorë presidentit nga Viser, novelist dhe një miku ynë. Ajo letër ende në atë kohë të kushtonte kokën dhe ishte tepër e rëndësishme, për këtë arsye miku im, më ndihmoi t’ia dorëzonte personalisht presidentit amerikan.
Nuk pati asnjë reagim ndaj kësaj letre?
Në fund të letrës shkruaja që nuk doja asnjë përgjigje. Letra ishte treçerek faqe, unë vetë nuk kam mbajtur një kopje. Letra mbështetej në dy motive, e para i kërkoja ndjesë për qëndrimin antiamerikan të qeverisë shqiptare, ku i thosha që populli shqiptar mendon ndryshe dhe këtë do ta tregojë koha. Kombi shqiptar vuan nën dy diktatura komuniste, një shqiptare dhe një serbe në Kosovë. Të dyja këto kanë shpresë nga ndihma juaj. I thoshja të mos besonte asgjë nga ato që dëgjonte, se të dyja pjesët e kombit të ndarë, kishin një tjetër vizion për Amerikën.
Marrë me shkurtime nga “Opinion”(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25103. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25103

Selmanllari, miku i familjes Berisha vodhi tokat në Orikum TIRANË- Miku i djalit të kryeministrit Sali Berisha, Rrahman Selmanllari, fshihet pas skandalit të tokave në Orikum të Vlorës dhe ndërhyrjes së policisë, e cila është përleshur me protestuesit. Njeriu “hije” i “familjes” është rishfaqur sërish dhe këtë herë si një pronar tokash në një nga zonat më të kërkuara të Vlorës.
Në mënyrë të çuditshme, edhe pse nuk ka lidhje me Vlorën, Selmanllari shfaqet si një nga njerëzit që ka pronësinë e tokës ku po ndërtohen pallatet. E ndërkohë banorët e zonës duhet të përleshen me policinë për të treguar se janë pronarët e vërtetë të tokës.
Protesta e banorëve të Orikumit me policinë bëri jehonë mediatike dhe shumëkush u habit përse duhet të dërgoheshin forcat speciale nga Tirana për tu marrë me disa fshatarë që ishin në konflikt me një firmë ndërtimi. Policia jo vetëm që mori krahun e firmës por nisi të godasë protestuesit.
Misteri u shua kur Rrahman Selmanllari, njeriu më i afërt i Shkëlzen Berishës, është shfaqur tashmë si pronar tokash edhe në Orikum. Banorët e zonës i kanë dërguar një kërkesë bashkisë për të mësuar se kush ishin pronarët që kishin dokumentet e tokës dhe mes tyre ka dalë një emër “i dyshimtë”. Rrahman Selmanllari është i shtati në listën e pronarëve zyrtarë të tokës në Orikum.
Sipas dokumenteve zyrtare, Selmanllari ka vite që është pronari i kësaj toke, në një kohë që banorët pretendojnë të njëjtën pronësi. Ende nuk dihet se në bazë të çfarë dokumentesh Selmanllari, i cili nuk ka asnjë lidhje me Vlorën, është bërë pronar i tokës. Madje toka është edhe e “certifikuar” nga Hipoteka.
Emri i Rrahman Selmanllarit u shfaq për herë të parë kur nipi i tij u arrestua me drogë në Itali. Djali i ri, Arsen Selmanllari, ishte shoferi i ambasadës shqiptare. Shumë shpejt dolën në pah edhe lidhjet e tij të afërta me djalin e kryeministrit, Shkëlzen Berisha.
Pothuajse në çdo aferë korruptive ku dyshohet familja kryeministrore, shfaqet edhe Rrahman Selmanllari. Rasti më flagrant ishte tragjedia e Gërdecit por ai u cilësua vetëm dëshmitar ndërsa Shkëlzen Berisha u zhduk nga të gjitha materialet hetimore të organit të akuzës.
Selmanllari deshmitar për Gerdecin
Rrahman Selmanllari,është renditur nga prokuroria në listën e dëshmitarëve të saj që do të thirren për të dëshmuar para Gjykatës së Shkallës së Parë në lidhje me tragjedinë e Gërdecit.
Sipas burimeve nga akuza, mësohet se Selmanllari i njohur në rrethin shoqëror me shkurtimin “Rafi” do të pyetet para togave të zeza për detyrën e tij në ngritjen e fabrikës së Gërdecit, lidhjet me të pandehurin kryesor të çështjes Mihal Delijorgji, lidhjet me kompaninë amerikane SAC-i si dhe informacionet për “grupin hije” që mendohet se bënte pjesë edhe ai në drejtimin e kësaj punishteje demontimi në ish-repartin e tankeve në Gërdec.
Punishte e cila mesditën e datës 15 mars 2008, si pasojë e një shkëndije zjarri të filluar nga këmbëza e një kontenieri të mbushur me barut, që solli shpërthimin e pak minutave më pas të të gjithë sasisë së barutit që ndodhej në këtë punishte, ku për pasojë humbën jetën 26 persona dhe mbi 300 të tjerë u plagosën. Sipas burimeve nga prokuroria, mësohet se Selmanllari është marrë në pyetje dy herë nga hetuesit e çështjes në fazën hetimore, i cili ka mohuar të gjitha lidhjet e tija me punishten e demontimit në Gërdec.
Por, që hetuesit kanë mundur të sigurojnë prova dhe materiale që provojnë se miku i djalit të kryeministrit Sali Berisha, “Rafi” ka qenë përfaqësues i kompanisë amerikane SAC-i për të ndjekur demonstrimin e parë të demontimit të municioneve të kalibrit të vogël në fabrikën e “ferrit”.
Sipas dëshmive të siguruara, dyshohet se “Rafi” ka qenë prezent në pazaret mes Efraim Diverolit, president i kompanisë AEY, drejtorit të MEICO-s, Ylli Pinarit dhe Mihal Delijorgjit për trafikun fishekëve, ku një fakt i tillë është mohuar nga vetë Rrahman Selmanllari. Në dosjen hetimore të Gërdecit ndodhet edhe dëshmia e Selmanllarit.
Kur ai është pyetur për marrëdhëniet me Shkëlzen Berishën është përgjigjur “Jemi miq të mirë prej më shumë se dhjetë vjetësh. Sa herë që ai ndodhet në Shqipëri, kalojmë shumë kohë bashkë”. F.Vezaj
Prefekti i Vlorës: Banorët t’i drejtohen gjykatës
Pas protestave të dy ditëve të fundit në Orikum dhe pretendimit të ngritur nga protestuesit lidhur me dhënien dhe pronësinë e tokës në bazë të ligjit 7501, prefekti i Vlorës, Hasan Halili, ka kërkuar një zgjidhje të drejtë dhe pa probleme të çështjes në fjalë. Banorët apo protestuesit, tha Halili, mund dhe duhet t’i drejtohen gjykatës.
“Për këtë qëllim, – ka theksuar prefekti, – edhe një ditë më parë i kam kërkuar kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, të fusë në rendin e ditës së parlamentit, projektligjin i cili është propozuar qysh një vit më parë rreth faktit se si duhet të veprohet me banorët që zotërojnë apo kanë marrë një tokë në bazë të ligjit 7501 për tokat bujqësore. Një projektligj i tillë ishte për diskutim edhe një vit më parë, por për arsye të ndryshme nuk u votua apo të kalohej në parlament.
Në Orikum ka shumë banorë nga zona të tjera të Vlorës, të cilët kanë lënë një tokë në vendet ku banonin dhe tashmë kërkojnë ta përfitojnë atë në zonën ku banojnë aktualisht. Thjesht kjo çështje duhet të zgjidhet me konsensus të plotë dhe pa kaluar në tubime apo protesta rë rënda”,- tha prefekti Halili.
Orikum, ndërtuesit: Kemi të gjitha dokumentet
Pronarët e tokës, si dhe investitorët në Orikum kanë mbledhur llamarinat e gardhit të cilat u shkatërruan të mërkurën, teksa kanë pritur rinisjen e punimeve për hapjen e themeleve të ndërtimeve që po kryhen aty.
Një prej investitorëve të këtij kompleksi, Gentjan Binaj, u shpreh se “për ndërtimin e këtij kompleksi deri më sot janë investuar rreth 1 milion euro dhe deri në përfundimin e tij do të shpenzohen 12 milionë euro.
Për të bërë një investim të tillë ne si firmë ndërtimi i kemi të gjitha dokumentet në rregull, që nga pronësia e tokës, deri tek leja e ndërtimit e cila është marrë para disa muajsh”. Po ashtu duke pohuar se është pronar i ligjshëm i tokës Sadik Sinanaliaj tha se dispononte që nga viti 1910 dokumente të shkruara turqisht.
“Jam i gatshëm të përballem dhe me ligjin në se më kërkohet”, u shpreh pronari i tokës. Ndërsa kryetari i Bashkisë së Orikumit tha se objekti i kishte të gjitha dokumentet në rregull, por se ai kishte kërkuar pezullimin e punimeve deri në qetësimin e situatës nga ana e banorëve të Orikumit.
Policia: Një në pranga për përleshjet me blutë
Ngjarjet e Orikumit nuk kanë kaluar qetësisht për disa nga banorët protestues, të cilët janë shoqëruar në ambientet e policisë, ndërsa ka pasur edhe një të arrestuar. Në një deklaratë për shtyp zëdhënësi i policisë së Vlorës, Saimir Koçiaj, është shprehur se ky tubim është i shoqatës “Për mbrojtjen e Tokave bujqësore Orikum Radhimë”.
Ai u shpreh se policia kishte mbërritur në Orikum pas ndihmës së kërkuar nga investuesit e objektit për zhvillimin normal të punimeve, pasi nga persona të veçantë ka pasur veprime të paligjshme. Koçiaj tha se këta persona kanë penguar me të gjitha format ndërtimet, deri në dhunim të policisë.
“Kemi vërejtur se në datat 27 dhe 28 nëntor disa persona të identifikuar si “Shoqata për mbrojtjen e tokave bujqësore Orikum Radhimë” kanë organizuar në bulevardin kryesor një tubim të paligjshëm të shoqëruar me dhunë fizike ndaj forcave të policisë, si dhe pronës së firmës investitore”,- tha Koçiaj.
Ai bëri të ditur se mbrëmjen e së mërkurës është vënë në pranga Zeqir Blushi, 38 vjeç, i akuzuar për “kundërshtim me dhunë të punonjësve të policisë”, si dhe “shkatërrim të pronës dhe grumbullime të paligjshme”.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25106. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25106

Çështja e emrit, Papandreu dhe Gruevski takohen në Bruksel Kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë, Jorgos Papandreu dhe Nikola Gruevski, kanë biseduar në Bruskel për zgjidhjen e kontestit rreth emrit.
Takimi ishte i vështirë, por i dobishëm dhe i suksesshëm, kanë cituar mediat e Maqedonisë burime të kabinetit të Gruevskit, për të shtuar se takimi është bazë e mirë për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet Shkupit dhe Athinës.
Mbështetur në kumtesën nga kabineti i Gruevskit, kryeministrat biseduan për “rajonin dhe sfidat që gjenden para Maqedonisë dhe Greqisë”. (rel)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25100. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25100

Rama: Ka dështuar shteti, jemi në krizë. Lushnje, protesta e rradhës Shqipëria është në krizë të gjithanshme, ndërkohë që shteti ka dështuar me politikat sociale. Kështu është shprehur kreu i PS-së Edi Rama përmes një konference për shtyp, ku ka theksuar se përpos krizës financiare që prek gjithnjë e më shumë njerëzit, vendi përballet edhe me krizën morale të qeverisjes. “Shqiptarët po përballen me degradimin çdo ditë e më shumë, kriza financiare që i prek çdo ditë është dëshmi e këtij degradimi. Këto ditë opinioni është ballafaquar me ngjarje çnjerëzore, njerëzit trajtohen si në mesjetë për shkak të varfërisë. Pamjet shokuese në Dibër dhe Fier tregojnë jo vetëm shkallen e varfërisë por dështimin e plotë të strukturave të shtetit”-tha Rama. Sipas tij, rindarja në mënyrë abuzive e pronave për interes të familjes qeveritare dhe klientëve të saj, strehimi në qeveri i përgjegjësve për shpërthimin e Gërdecit, përplasja e dy policive në Fier, janë fakte absurde për një vend që po troket për të marrë statusin e kandidatit në BE, Më tej lideri socialist ka përsëritur bindjen opozitare për ta çuar deri në fund betejën për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. Protesta e radhës sipas tij do të jetë në Lushnje.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25095. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25095

Tablet stable from Dell
From Dell comes first tablet computer dedicated for use in harsh working conditions and brings with him 12.1 inches screen of multi-touch.
After this strange beautiful name Dell Latitude XT2 XFR hiding a powerful computer. It is about a TABLET which comes with 12.1 inches screen with multi-touch can be packaged in a very stable Lodge.
Computer is dedicated for users who work in difficult weather conditions. The manufacturer says its resistance to rain, pollution, vibration, extreme temperatures and decreased by one meter height.

Specifications include Core 2 Duo SU9600 processor of 1.6m MHz, to be able to integrate up to 5 gigabytes DDR3 RAM, and for storage of data can be resolved classical disk of 160 GB or 128 GB SSD it. Integrated graphics is the Intel GMA 4500MHD has signs of finger reader, GPS and camera web design.
Tabletit initial price in market is 3600 U.S. dollars, while sold with new operating system Windows 7 Microsoft company.
Share this on del.icio.usShare this on RedditDigg this!Stumble upon something good? Share it on StumbleUponBuzz up!Share this on TechnoratiTweet This!Share this on BlinklistShare this on FacebookPost this to MySpaceSubscribe to the comments for this post?Share this on LinkedinSeed this on NewsvineShare this on FriendFeedPost this on DiigoShare this on Mixx Ky artikull eshte marre nga: http://www.it-resources.org/?p=1199. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.it-resources.org/?p=1199

Google Wave will have online shop applications
The company Google in a meeting in London has announced that its Wave service shop will have its additional applications, or App store.
Tool for communication in real time and exchange files, Google Wave, will have the option of integration through applications online store, as the highest priority applications mentioned buying those that are not based on the Internet.
According to store warnings will be similar to that used for Android applications as well as the Apple operating system, so in this way will share the benefit developers as well as Google.
Google Wave imposed a substitute for regular email and rich exchange between users.
Share this on del.icio.usShare this on RedditDigg this!Stumble upon something good? Share it on StumbleUponBuzz up!Share this on TechnoratiTweet This!Share this on BlinklistShare this on FacebookPost this to MySpaceSubscribe to the comments for this post?Share this on LinkedinSeed this on NewsvineShare this on FriendFeedPost this on DiigoShare this on Mixx Ky artikull eshte marre nga: http://www.it-resources.org/?p=1196. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.it-resources.org/?p=1196
Top