Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Napoli, Saviano komenton videon: Kështu vret Kamorra NAPOLI- Një rrugë e ngushtë, një burrë që pret vdekjen duke tymosur një cigare dhe killeri që pasi i ka shtënë në kokë viktimës largohet me pistoletën në dorë me një shikim krenar dhe gati të buzëqeshur, indiferenca e qytetarëve që gati e kapërcejnë kufomën pa ndaluar fare, ndërkohë që pellgu i gjakut sa vjen e shtrihet mbi asfalt.
Kështu e përshkruan Roberto Saviano videon shok, që transmeton vrasjen e Mariano Bacioterracino, në 11 maj në Sanità, në qendër të Napolit. Sipas tij, ky është tregues që Gomorra nuk është vetëm një libër dhe më pas një film, por është për fat të keq realiteti krudel i një qyteti që (si thotë Saviano) është në luftë. Kurrë më parë filmimet për një vrasje mafioze nuk kanë qenë më të qarta se kaq, me shpresën se dikush mund të përdorë elementët e duhur për të bërë identifikim e duhur. “Sot, sipas Prokurorisë së Napolit, nuk është e mundur të identifikohet as ekzekutori dhe as urdhëruesit e krimit”.
Ajo që godet më së shumti është normaliteti i gjithë ngjarjes, ajo që ngjet rreth vrasjes, para dhe veçanërisht më pas. Në pamje gjithçka shfaqet qartë, duket rruga e ngushtë, dyqani para të cilit ka xhiro njerëzish: dy vajza duken me motorr, një grua që sheh flokët në vitrinë, shitësi që shet cigare kontrabandë…
Bacioterracino, me pantallano gri e këmishë të bardhë për plot 4 minuta rri mbështetur para dyqanit, shikon përreth por duket krejt i pashqetësuar. Edhe kur nga ana tjetër e hyrjes ndalon një burrë i veshur me xhinse dhe këmishë të bardhë, syze dielli. Edhe ky vështron rrugën deri sa kryqëzohen shikimet me viktimën. Më pas shikon orën dhe largohet. Dhjetë sekonda më pas shfaqet killeri. Atlete, xhins, xhup i gjelbër dhe kapele në kokë, hyn në bar dhe del në më pak se 20 sekonda me pistoletë në dorë. Bacioterracino kupton se i ka ardhur fundi vetëm kur i afrohet vrasësi; por bie përtokë nga një e shtënë pas koke. Më pas, një tjetër goditje dhe vrasësi largohet, i qetë, me hapa të lehtë, me pistoletë në dorë, edhe pse është në sytë e të gjithëve që ndodhen aty dhe me një shikim që të sfidon.
Dëshmitarë, një grua, ambulanti i cigareve dhe një burrë q mban një fëmijë në krahë; edhe ajo e detyruar të shohë gjithë horronin. Në këtë pikë shfaqet indiferenca; ndërsa Bacioterracino vdes, ambulanti largohet duke i hedhur vetëm një shikim burrit të shtrirë përtokë. ‘Pra kush qëllon, është krejt i qetë, nuk ka reagime nga njerëzit rrotull. Ky qytet është në luftë dhe njerëzit përjetojnë atë që ndodh me natyrshmëri, qetësi e indiferencë”- thotë Saviano.(Shekulli)
Shikoni Video http://www.youtube.com/watch?v=r9LrRhEx3t8
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25177. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25177

Rekord në Angli, baba i dy binjakeve në moshën 71-vjeç Në moshën 71-vjeç është bërë rekordmen; Ai është në fakt babai më i moshuar me dy binjake në Angli. Richard Roden, saldator në pension është martuar me 25-vjeçaren dhe vetëm pak ditë më parë ka festuar sjelljen në jetë të dy fëmijëve Emily e Ruby dhe është kënaqur teksa ia ka treguar gëzimin e tij “The Sun”. Ai rrëfen se si reagojnë njerëzit kur ai u thotë se dy vogëlushët nuk janë mbesat e tij, por vajzat. “Është më e thjeshtë të jesh baba në këtë moshë, kam më shumë eksperiencë krahasuar me shumë vite më parë”- thotë ai. Richard, përveç binjakeve ka edhe 10 fëmijë të tjerë nga dy martesat e mëparshme. “Unë dhe Lisa mendojmë të kemi edhe një fëmijë tjetër, plan ky për dy vitet e ardhshme”- rrëfen 71-vjeçari , duke shtuar se ka vetëm 3 djem dhe do t’i pëlqente të kishte edhe një tjetër.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25165. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25165

Universitetet, emrat e 3800 fituesve të fazës të tretë dhe përfundimtare TIRANË- Marrin fund ethet e konkurseve dhe përfundon ankthi i të rinjve që aplikuan për një të drejtë studimi në universitetet shqiptare.
Pas një raundi të gjatë spostimesh të listave fituese, së fundi Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar edhe atë që doli nga regjistrimi i formularit A3.
Më poshtë, gjithë të interesuarit mund të lexojnë emrat e të rinjve që kanë fituar fazën e tretë dhe përfundimtare të konkurseve të pranimit në universitetet e vendit.
Në listat bashkëngjitur janë emrat e 3800 fituesve, atyre që dolën nga spostimet e listave për vendet e mbetura bosh dhe emrat e atyre për degët e reja që u hapën ndërkohë.
Formularin A3 e plotesuan të gjithë kandidatët, të cilët: nuk kanë mundur të përfshihen në listat e fituesve për t’u regjistruar në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë në vitin akademik 2009 – 2010; janë përfshirë në listat e fituesve dhe nuk janë regjistruar në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë në vitin akademik 2009-2010; janë fitues të regjistruar në një program studimi në vitin akademik 2009-2010 dhe nuk preferojnë të ndjekin atë program studimi;
Pas kësaj, formulari A3 u shpernda në DAR/ZA. Agjencia e Pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë (APRIAL) beri shpalljen e listës përfundimtare të kandidatëve fitues të ndarë, sipas programeve të studimit përkatës, të renditur, sipas rendit zbritës të pikëve dhe të preferencës më të lartë të kërkuar prej tyre në formularin A3, në përputhje me kuotat e rishpërndara.(Shekulli)
Shikoni Listen http://www.shekulli.com.al/2009/10/31/renditja_sipas_degeve_AFISHIM.pdf
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25168. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25168

Rama në Lushnje: Hapja e kutive është fundi i Sali Berishës LUSHNJE- Qeveri në shërbim të një familjeje të vetme e ka quajtur qeverinë Berisha, lideri i socialistëve Edi Rama gjatë fjalës së tij në protestën e Lushnjes, mbajtur dje pasdite.
Me poshte eshte fjala e plote e z.Rama ne kete proteste:
‘…Një tren i pafund abuzimesh e grabitjesh, shkeljesh të ligjit e të së drejtës, është lëshuar turr mbi Shqipërinë, mbi qytetarët e thjeshtë të këtij vendi, mbi hapësirën e tyre të lirisë së mendimit e të veprimit,
mbi pronat e pasuritë e njerëzve dhe të atdheut tonë të përbashkët.
Shteti i shqiptarëve ka dalë nga binarët e Kushtetutës e të ligjit dhe është vënë në shërbim të familjes në pushtet, duke shpërfillur e shkelur brutalisht liri e të drejta kushtetuese kudo ku pushteti i familjes ka interesa ekonomike, abuzive, korruptive. Përditë po e shohim, përmes ngjarjesh e faktesh rrënqethëse, se pushteti i dalë nga padrejtësia mbi zgjedhjet e 28 qershorit e ka kthyer tërësisht shtetin e së drejtës në një fuqi të padrejtë që nuk i shërben ligjit e as qytetarëve shqiptarë, po Sali Berishës dhe familjarëve të tij.
Sali Berisha i grabiti zgjedhjet për të vazhduar të grabisë Shqipërinë e shqiptarët. Pushteti i familjes Berisha dhe i sojit e sorrollopit të tij është shtrirë si një rrjetë merimange në çdo sektor të jetës së vendit. Pronat publike e private të shqiptarëve nuk janë të sigurta, sepse janë nën kërcënimin e oreksit të pashuajtshëm të familjes që qeveris Shqipërinë.
Sali Berisha nuk do që kutitë e votimit të 28 qershorit të hapen, sepse ato kuti janë fundi i pushtetit të familjes së tij, që e ka zhytur në krizë demokracinë, shtetin e së drejtës, ekonominë e familjeve shqiptare. Sali Berisha nuk do që ato kuti të hapen, sepse hapja e kutive të 28 qershorit i mbyll rrugën vjedhjeve e mashtrimeve me pronat publike e private të shqiptarëve.
Rasti rrënqethës i Orikumit, ku Sali Berisha ka tjetërsuar 900 mijë metra katrorë prona në favor të tij e të sorrollopit të tij, dhe ku Policia e Shtetit rreh e arreston pronarë e qytetarë që protestojnë për këtë grabitje kriminale, është fatkeqësisht vetëm një fije e rrjetës së merimangës që po gllabëron prona publike e private në Shqipëri – në rradhë të parë për llogari të familjes së Sali Berishës, pastaj edhe për llogari të shërbëtorëve të familjes.
Sali Berisha nuk do që ato kuti të hapen, sepse hapja e kutive të 28 qershorit i hap rrugën drejtësisë për të gjykuar lirisht dhe ndëshkuar me forcën e ligjit fajtorët për tragjedinë e Gërdecit e për grabitjen marramendëse të fondeve të rrugës së kombit. Mbyllja pa afat e tunelit të Kalimashit, për shkak të dëmtimeve të rënda që kanë ardhur si pasojë e korrupsionit dhe nxjerrja e më shumë se njëqind milionë eurove të tjera nga arka e shtetit shqiptar, për të riparuar dëmtimet e atij tuneli duke thelluar dëmin kriminal ekonomik që u ka shkaktuar shqiptarëve korrupsioni me atë vepër madhore, është fatkeqësisht
vetëm një tjetër fije e rrjetës së merimangës që po gllabëron fonde publike në Shqipëri – në rradhë të parë për llogari të familjes së Sali Berishës, pastaj edhe për llogari të shërbëtorëve të familjes.
Sali Berisha nuk do që ato kuti të hapen, sepse hapja e kutive të 28 qershorit është çlirimi i zgjedhjeve në Shqipëri nga zgjedha e pushtetit të rradhës, është çlirimi i shqiptarëve nga zgjedha e pushtetit të grabitur, është çlirimi i qytetarëve të këtij vendi nga zgjedha e injorancës, harbutllëkut dhe korrupsionit që mishëron politika e vjetër e pushtetit familjar dhe klanor të Sali Berishës.
Hapja e kutive është çlirimi nga vetë Sali Berisha.
Shpresat dhe ëndrrat tuaja për të ardhmen janë të burgosura në ato kuti, aspiratat e nevojat tuaja për familjen tuaj, për qytetin e fshatin tuaj, për vetë Shqipërinë, janë të burgosura në ato kuti, mjetet e shpëtimit nga varfëria, papunësia, injoranca, dhuna e korrupsioni janë të burgosura në ato kuti. Nëse ne do të pranojmë që kutitë e 28 qershorit nuk do të happen për ne e për të gjithë popullin shqiptar, nën dritën e diellit, me të drejtën që ligji dhe me të drejtën që Zoti i jep popullit sovran, atëherë kemi pranuar për kushedi sesa kohë akoma zgjedhën e këtij pushteti të padenjë për këtë vend.
Të padenjë për shpresat e për ëndrrat tona e të fëmijëve tanë.
Të padenjë për aspiratat e për nevojat e qyteteve e fshatrave tona.
Të padenjë për ëndrrën e madhe europiane të Shqipërisë.
Shqipërinë Europiane nuk mund ta bëjnë grabitësit e zgjedhjeve, nuk mund ta bëjnë grabitësit e pronave, nuk mund ta bëjnë grabitësit e arkës së shtetit. Shqipërinë Europiane nuk mund ta bëjnë gënjeshtarët profesionistë, mashtruesit publikë, propagandistët e paturpshëm të një pushteti që shqiptarëve u flet për luftë ndaj korrupsionit, ndërsa të ardhmen e tyre e jep me koncesione e privatizime që qelben era korrupsion. U flet shqiptarëve për luftë frontale ndaj varfërisë, ndërsa pasuron frontalisht vetëm familjen dhe sojin e vet duke varfëruar përditë e më shumë shqiptarët. U flet shqiptarëve për luftë me tolerancë zero ndaj krimit, ndërsa vrasësit e trafikantët i nxjerr nga burgjet për të marrë me ndihmën e tyre mafioze vota shqiptarësh. E kemi shpallur në çdo qytet ku ka kaluar lëvizja jonë për hapjen e kutive të 28 qershorit, dhe po e përsërisim edhe këtu mes jush, se në 20 Nëntor ne do të rimblidhemi të gjithë në Tiranë, më të shumtë e më të vendosur se kurrë, për të kërkuar me më shumë forcë se asnjëherë tjetër, një të drejtë që nuk na e ka dhënë Sali Berisha dhe nuk na e mohon dot Sali Berisha.
Jam i bindur se ka ardhur koha, jam i bindur se është pikërisht ky momenti historik, kur Shqipëria dhe shqiptarët duhet të ndahen një herë e mirë, në mënyrë të pakthyeshme, nga tradita e mbrapshtë e zgjedhjeve të deformuara e të kontestuara, nga standardet e padenja për një vend europian, nga politika e vjetër e pushtetarëve të korruptuar e korruptues që i grabisin zgjedhjet e shqiptarëve për të forcuar zgjedhën e interesave të tyre mbi shqiptarët.
Mospranimi për t’i hapur kutitë e votimit dhe për t’i dhënë popullit sovran të drejtën e transparencës për zgjedhjen që ka bërë në 28 qershor, është prova e frikës së madhe që ka Sali Berisha nga e vërteta. Por edhe prova e së vërtetës së madhe që ne do ta mbrojmë pa frikë dhe pa lodhje deri në fund, deri kur të realizohet kërkesa jonë legjitime, deri kur Shqipëria të jetë përgjithmonë e qytetarëve të saj dhe kurrë më preja e pushtetit të rradhës. Ne nuk hyjmë dhe nuk do të hyjmë në kuvend për t’u bërë bashkëfajtor në mbylljen e syve përpara të vërtetës dramatike të 28 qershorit, e për të mbyllur kushedi për sa vite të tjera mundësinë që Shqipëria të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
20 nëntori është një ditë e shënuar në këtë përpjekje historike, për t’u ndarë nga një traditë e shëmtuar që arriti kulmin në 28 Qershor.
Në 20 nëntor, jo vetëm ju që jeni këtu, por së bashku me fqinjët, miqtë e të afërmit, së bashku me të gjithë ata që mund të lajmëroni, duhet të vini medoemos në Tiranë, në sheshin “Skënderbej”, për një manifestim të madh në emër të lirisë. Të cilën nuk na e ka dhënë Sali Berisha, por na e ka dhënë Zoti që na ka bërë të gjithëve njësoj dhe e drejta jonë e fituar në një përpjekje kundër një diktature të vjetër, që nuk mund të rikthehet në rrugën tonë në asnjë formë të re.
Në 20 nëntor në sheshin Skënderbej në Tiranë, për të vijuar të kërkojmë hapjen e kutive të votimit, me vetëdijën se duke hapur ato kuti hapet rruga e zhvillimit të vendit, hapet rruga e daljes nga kriza ekonomike e nga varfëria e patolerueshme, hapet rruga e fitores së betejës me papunësinë e madhe dhe korrupsionin mbytës.
Në 20 nëntor në sheshin Skënderbej në Tiranë që të gjithë ata që duan punë, dinjitet dhe shpresë.
Të gjithë ata që u flakën në rrugë nga ky pushtet pushtuesish.
Të gjithë të goditurit tek prona që zhvishen përditë nga e drejta e tyre për interesat e familjes Berisha.
Të gjithë të palegalizuarit që ky pushtet i quan mish për topat elektoralë.
Të gjithë mësuesit e mjekët që trajtohen si qytetarë të dorës së dytë. Të gjithë bujqit e fermerët që nuk ushqejnë dot më as familjet e tyre. Të gjithë peshkatarët që nuk ekzistojnë fare për këtë pushtet armiqësor me detin e Shqipërisë.
Të gjithë në Sheshin Skënderbej në 20 nëntor.
Të gjithë të përndjekurit që tallen prej 20 vjetësh nga pushtetet e rradhës po mbi të gjitha nga pushteti ilegjitim i këtij ish-sekretari të zellshëm të partisë së Enver Hoxhës që ka internuar njerëz të pafajshëm.
Të gjithë në 20 nëntor në Tiranë.
Të gjithë ushtarakët e liruar që nuk e marrin dot nga ky pushtet banal të drejtën që Gjykata Kushtetuese u ka dhënë me ligj.
Të gjithë minatorët e ish-minatorët që u gënjyen e më pas u tallën nga Sali Berisha dhe nga nusja e tij Ilir Meta.
Të gjithë ata që s’paguajnë dot energjinë elektrike.
Të gjithë ata që s’paguajnë dot ilaçet.
Të gjithë ata që s’blejnë dot librat e shkollës së fëmijëve.
Të gjithë në 20 nëntor në sheshin Skënderbej për lirinë e munguar, për dinjitetin e cënuar, për jetën e shtrenjtuar.
Të gjithë biznesmenët e vegjël që falimentuan, që po falimentojnë, që do të falimentojnë, sepse Sali Berisha është jo në krye të qeverisë që duhet të zgjidhë hallin e tyre, po në krye të një familjeje biznesmenësh të mëdhenj që nuk e di dhe në fakt nuk do t’ia dijë fare për hallin e tyre.
Të gjithë biznesmenët e mëdhenj që nuk janë klientë të familjes Berisha e që po mbyten nga shtrëngimi i lakut të krizës ekonomike dhe shkatërrimi i konkurencës për qëllimet e familjes Berisha.
Të gjithë njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, qytetarë e qytetare që duan një vend ku konkurenca dhe merita të jenë më të fortë sesa pushteti i rradhës duhet të vijnë në sheshin Skënderbej në 20 nëntor.
Hapja e kutive të 28 Qershorit dhe mbyllja e historisë 20 vjeçare të zgjedhjeve të deformuara e të kontestuara, është më shumë sesa beteja politike e një pale, është shumë më shumë sesa interesi për pushtet i një partie apo një koalicioni partish, është shumë më shumë sesa e majta dhe e djathta. Eshtë një e drejtë dhe detyrim që shkon përtej të majtës e të djathtës. Ashtu siç është vetë Shqipëria përtej të majtës e të djathtës. Ashtu siç janë vetë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut përtej të majtës e të djathtës. Ashtu siç është shteti demokratik përtej të majtës e të djathtës.
Ja pse 20 nëntori është manifestimi i njerëzve pa dallim bindjesh e partish, pa dallim ngjyrash e idesh, pa dallim tjetër përveç dallimit të madh që ndan Shqipërinë e qytetarëve nga Shqipëria e pushtetarëve. Mirupafshim në Tiranë! Në 20 nëntor! Për të fituar lirinë dhe të drejtën e zgjedhjeve, nga burojnë të gjitha liritë dhe të drejtat e tjera..’

Gjinushi: Populli votoi largimin e Berishës
‘Vota e shqiptarëve ishte për largimin e Berishës ndaj ai duhet të ikë”. Kështu është shprehur gjatë fjalës në protestën e Lushnjes, kreu i PSD-së Skënder Gjinushi, duke theksuar se më 28 qershor shqiptarët votuan për ndryshimin e ofruar nga e majta dhe largimin e Berishës. “Edhe ata që votuan për LSI-në, votuan për të majtën jo për t’u bashkuar me Berishën dhe të largoheshin persona nga puna”- tha ai. Sipas Gjinushit, me këto zgjedhje u cenua besimi i popullit, gjë që sipas tij e ka faktuar edhe raporti i OSBE/ODIHR-it.
Ruçi: Berisha ta dijë, se ky është vetëm fillimi Sipas kryetarit të Asamblesë Kombëtare të PS-së Gramoz Ruçi gjithë ata që protestojnë janë pa ngjyrime partiake, pasi kauza që mbron PS-ja është kauzë e shqiptarëve pa ngjyrime partiake. Ai ka deklaruar se të gjithë shqiptarët kanë nevojë për votën e lirë, për lirinë e punës dhe të pronës dhe janë në luftë me krimin. “I bëjmë thirrje Berishës që ky është vetëm fillimi sepse fundi do të jetë shumë i hidhur për të, por i ëmbël për të gjithë shqiptarët”- tha ai.
Protesta e Lushnjes vjen pas asaj të Tiranës, Beratit e Shkodrës, qarqe ku socialistët pretendojnë manipunimin gjatë numërimit dhe vjedhjen e mandateve.
PS-ja arriti të siguronte mandatin e 9-të në Fier, pas ankimimit dhe pas rinumërimit që bëri vetë KQZ-ja, pas zgjedhjeve të 28 qershorit.
Deri tani, hapja e kutive është kërkuar në Tiranë, në Berat, në Shkodër. Ndërkohë lideri i PS-se, Edi Rama ka njoftuar edhe protestën madhështore në Tiranë më 20 Nentor.

Rama: Ka dështuar shteti, jemi në krizë
TIRANË- Shqipëria është në krizë të gjithanshme, ndërkohë që shteti ka dështuar me politikat sociale. Kështu është shprehur kreu i PS-së Edi Rama përmes një konference për shtyp, ku ka theksuar se përpos krizës financiare që prek gjithnjë e më shumë njerëzit, vendi përballet edhe me krizën morale të qeverisjes. “Shqiptarët po përballen me degradimin çdo ditë e më shumë, kriza financiare që i prek çdo ditë është dëshmi e këtij degradimi. Këto ditë opinioni është ballafaquar me ngjarje çnjerëzore, njerëzit trajtohen si në mesjetë për shkak të varfërisë. Pamjet shokuese në Dibër dhe Fier tregojnë jo vetëm shkallen e varfërisë por dështimin e plotë të strukturave të shtetit”-tha Rama. Sipas tij, rindarja në mënyrë abuzive e pronave për interes të familjes qeveritare dhe klientëve të saj, strehimi në qeveri i përgjegjësve për shpërthimin e Gërdecit, përplasja e dy policive në Fier, janë fakte absurde për një vend që po troket për të marrë statusin e kandidatit në BE, Më tej lideri socialist ka përsëritur bindjen opozitare për ta çuar deri në fund betejën për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. Protesta e radhës sipas tij do të jetë në Lushnje.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25171. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25171

Gjuha totalitare ushqen mendësi totalitare Shqipja Totalitare – tipare të ligjërimit publik në Shqipërinë e viteve 1945-1990″, një vepër me të cilë Ardian Vehbiu e pajis gjuhësinë shqiptare me të parën monografi në fushë të filozofisë së ligjërimit
Deri më tash, analizat me natyrë semantike të Ardian Vehbiut kanë shqyrtuar kryesisht stadet aktuale të repertorit gjuhësor, duke nxjerrë shpesh në pah simptomat e lëngatës nga të cilat vuan përdorimi gjuhor sot, sikundër mangësia fjalore, pasaktësia kuptimore apo huazimet e panevojshme.
Mund të thuhet me siguri se Vehbiu mbetet një cilësues aktiv e objektiv i këtyre simptomave. Mjafton të këqyret rubrika tejet e pasur e publicistikës gjuhësore të tij në shtypin e përditshëm, apo përmbledhja e zhdërvjellët “Fraktalet e shqipes” (Excipere, Çabej 2007) për të kuptuar shumësinë dhe kompleksitetin e patologjive ligjërimore të ballafaquara aty.
Natyrisht, përsa kohë ato thjesht evidentohen, kemi të bëjmë vetëm me proces receptimi, i cili, për të qenë i vijuar e funksional, do duhet ndjekur nga një stad i mëtejshëm: perceptimi.
Ky perceptim nis duke interpretuar shkaqet prej nga simptomat burojnë; ndaj pra, për mendimin tonë, duke ndjekur rendin e arsyeshëm, “Shqipja Totalitare – tipare të ligjërimit publik në Shqipërinë e viteve 1945-1990″ e Vehbiut paraqitet si një punim mëse i pritshëm në studimet mbi shqipen. Këtu, autori bën një kapërcim të bindshëm, duke kaluar nga vrojtimet semantike, në një tjetër nivel, që i takon një tjetër disipline: filozofisë së ligjërimit.
Për nga këndvështrimi global, fatmirësisht Vehbiu në këtë itinerar nuk shënon “risìnë e zakonshme”, por ndjek shtegun profesional që përvijoi gjithkush u mor së pari me semantikë, mjaft të sillen ndërmend figura si Ogden, Richards, Miller, Croce, Pagliaro, De Mauro, Auroux, Calvet, e teevona, edhe Maniglier.
Ndërsa për nga këndvështrimi lokal, ku vepra mbetet brenda sinorëve të mendimit shqip, puna qëndron krejt ndryshe; me këtë libër Vehbiu e pajis gjuhësinë shqiptare me të parën monografi në fushë të filozofisë së ligjërimit.
Duke dalë nga skemat e ngurta të debatit gjuhësor “gegnisht apo toskërisht, standard apo jashtëstandard, huazim apo burimor”, këtu merret në shqyrtim gjithë ajo karabiná gjuhësore që u ngrit në Shqipëri fill pas luftës, dhe vështrohen në të elementet e manipulimit linguistik që u krijuan e u përsosën për t’i shërbyer ekskluzivisht regjimit politik.
Për këtë ndërtohen paralelizma të goditura kritike me parashikimet orwelliane të “1984″ apo me alterimet gjuhësore që u kryen në Gjermaninë naziste e në Bashkimin Sovjetik.
Ravgimet filozofike në “Shqipen Totalitare”, mbi të dhëna e fakte nga korpusi ynë gjuhësor, nuk mëtojnë të japin pika përmbylljeje siç ndodh rëndom, por të krijojnë pikënisje për rrugën që shpie drejt dëgjimit të “fjalës”, madje edhe të “mos-fjalës”, aty ku fjala zëvendësohet nga heshtja.
Kësaj ideje i shërben edhe paragrafi i mbramë i monografisë, në të cilin autori shkruan: Shqipja totalitare, si ndërmarrje masive e ndërhyrjes së pushtetit politik në komunikim, ishte e drejtuar para së gjithash kundër HESHTJES. Heshtjes si e vetmja shprehje reale e rezistencës dhe distancimit të publikut nga pushtetarët.
Duke iu referuar po të njëjtës periudhë, totalitarizmit në Shqipëri, poeti Primo Shllaku, pat zgjedhë ta çelë me këto fjalë vëllimin e tij poetik “Lule nate” (2008): Na mbërrijtëm deri te kufijtë e ekzistencës, te koma sociale, te HESHTJA, dhe atje ndërtuem çerdhen tonë të fundit.
Nuk është gand, pra, që një gjuhëtar dhe një poet përkojnë në mesazhin filozofik, duke e konsideruar heshtjen si strehëz që individi shqipfolës zgjodhi për t’iu ruajtur molepsjes totalitare.
E kështu njeriu, kjo qenie vullnetplotë, zgjodhi vetë të flasë ose të heshtë. Të flasë jo vetëm kur ka diçka për të komunikuar, por edhe kur ka besim në aftësitë e veta komunikuese; në të kundërt, të heshtë, i shtrënguar nga njëri prej dy motiveve të mësipërme, ose nga të dyja njëherit. I mposhtur nga mosbesimi se nuk do të kuptohet, apo do të “keqkuptohet”, ai zgjedh të flasë pak ose aspak; pra të heshtë.
Në të tillë marrëdhënie tëhuajzimi u gjend dora-dorës edhe individi shqipfolës ndaj atij newspeak-u që Vehbiu e shenjon si Shqipja Totalitare, duke shtuar se “të bëheshe qytetar i shtetit totalitar donte të thoshte edhe të fitoje aftësinë për t’u shprehur e përgjithësisht për të komunikuar në publik në pajtim me rregullat e kodit të ligjërimit totalitar; çka ishte veçanërisht e rëndësishme për të gjithë ata që synonin një farë karriere çfarëdo.
Të përdorje rrjedhshëm shqipen totalitare ishte kështu kyç për suksesin shoqëror dhe profesional.”. E për ta shkoqitur këtë proces tëhuajëzues, autori e ndan analizën e vet në dy makro-etapa: 1945-1980 dhe 1980-1990, duke e përcaktuar të parën si “fazë të ndërhyrjes në gjuhë”, ndërsa të dytën, më fort si “fazë të ndërhyrjes në ligjërim”.
Sa i takon fazës së parë, dihet tashmë se hapi fillestar që ndërmori regjimi diktatorial, i vetëquajtur “demokraci popullore” (vërej këtu manipulimin semantik të këtij togfjalëshi), qe thyerja e plotë me të kaluarën, duke ia nisur së pari me ndërrimin e bazës historike të gjuhës.
E kaluara duhej manipuluar ngaqë, sikundër thotë Orwell, kush sundon të shkuarën, sundon të ardhmen; kush sundon të sotmen, sundon të shkuarën. Kësisoj duke thyer vjimësinë gjuhësore dhe kulturore me të djeshmen, e shkuara bëhej menjëherë mjaft e largët për kujtesën kolektive, e për pasojë rezultonte më i suksesshëm manipulimi.
Prapësimi i “gegnishtes së përafruar” nga funksioni i gjuhës zyrtare e më pas ndalimi me dekret i lëvrimit të çdo forme të saj, deri edhe të çdo fjale, shënon në fakt lindjen e Shqipes Totalitare.
Një subversion i tillë u shoqërua nga pushteti edhe me të tjera maipulime gjuhësore të tërthorta, apo sikundër shkruan Vehbiu se: përdorimi mimetik i dialektit u shfrytëzua për të ravijëzuar armiq ose anti-heronj të ndryshëm si personazhe “negative” në situata politikisht të ngarkuara – me klishe të tilla si prifti katolik manipulues ose diversanti i parruar nga malësitë e Veriut.
Një pjesë e publikut do ta përshoqëronte diksionin geg me role sociale të vjetëruara, reaksionare ose thjesht armiqësore. Kësisoj komunistët e lidhën fatin e formave gjuhësore me fatin e lëvruesve të tyre.
Veç kësaj, politika gjuhësore që krijoi dhe diktoi Shqipen Totalitare, i mveshi asaj një funksion unifikues dhe përjashtues njëherit; unifikues sepse mëtoi një gjuhë të gjithunjishme, dhe përjashtues (paradoksalisht) pasi shqipja që ndërtoi regjimi shmangu me dhunë gegnishten që gjer atëherë ish gjuhë zyrtare e administratës shtetërore shqiptare.
Ky vullnet për afirmim përmes përjashtimit – që toskëzoi çdo formë ku mundi e fshiu forma të tëra ku nuk mundi – është dëftues i qartë se beteja politike në Shqipëri e konsideroi trajtën gjuhësore si armë për amëshimin e regjimit. Ndaj është mëse e vërtetë dhe e saktë lidhja direkte që vendos Ardian Vehbiu mes monolitizmit gramatikor dhe totalitarizmit, kur shkruan se: “gjithçka ishte e përcaktuar paraprakisht, në kudhrën e farkëtarëve të fjalës, të cilët e hidhnin produktin e tyre në treg së bashku me udhëzimet e përdorimit. Pikërisht këtu do ta gjeja lidhjen domethënëse midis gramatikalizimit të shqipes standard dhe koncepteve të reja që kërkonin veshje të reja gjuhësore.
Në këtë vështrim, gramatikalizimi i leksikut të shqipes standard është edhe shprehje e raporteve të shqipes së njësuar me ligjërimin totalitar; ose me nevojën e regjimit për ta përdorur shqipen e njësuar si instrument për disiplinimin e mendimit.”. Natyrisht alterimi gjuhësor nuk pat pasojë vetëm mbi shenjuesin, mblojën e fjalëve; Vehbiu vëren më tej se pushteti i epërm politik sulmoi po aq fort edhe thelbin e tyre, kuptimësitë e fjalëve.
Duke e ndarë ligjërimin në sferën e shenjuesve konkretë dhe të atyre abstraktë, veçojmë së pari se sfera e ligjërimit abstrakt bëhej “pronë” gjuhësore e regjimit apo siç shkruan studiuesi ynë: kuptimësia e atyre fjalëve ishte rigorozisht e përcaktuar, madje e mbrojtur nga shteti; që këtej, polisemia, ose vetia e fjalëve për të pasur disa kuptime paralele, do të konsiderohej vetvetiu si formë e revizionizmit modern.
Monosemia e termave kyç të ligjërimit politik totalitar ishte kërkesë dhe garanci e palëkundshmërisë në vijë. Kështu, përmes manipulimit semantik ndërhyrja totalitare kërkoi të sundojë mbi shpirtrat e njerëzve.
Përmes këtij aksioni u atrofizua spektri kuptimor i mjaft fjalëve si demokraci, liri, besim, shpirt, revolucion, fatos, pionier, partishmëri (madje për këtë fjalë në libër nënvizohet se ajo sillej në shqipen si kalk i fjalës përkatëse të rusishtes ‘partiinost’; në përdorimin e saj nuk kishte vend për dykuptimësi, metafora, referime në përdorime të mëparshme të traditës, aluzione ndaj tekstesh poetësh ose mjeshtrash të gjuhës) etj.
Ky tjetërsim u krye nisur nga ideja se folësit e analizojnë përvojën e tyre nëpërmjet fjalëve, dhe se çdo ndryshim semantik do të çojë edhe në një modifikim të vetë perceptimit të tyre mbi botën.
Kështu Newspeak-u orwellian me: joycamp = fusha e lumturisë, me të cilën emërtoheshin burgjet, apo minipax = ministria e paqes, me të cilën emërtohej ministria e luftës, ngjan si manual për Shqipen Totaliare ku diktatura e proletariatit është demokraci e vërtetë.
E po ashtu kjo shprishje semantike, e diktuar nga pakica drejtuese mbi shumicën përdoruese, të kujton dialogun e famshëm që Lewis Carroll vë në gojë të Humpty-Dumpty tek “Liza në botën e çudirave” teksa thotë:
- Kur unë përdor një fjalë, ajo fjalë ka atë kuptim që më pëlqen mua, as më shumë e as më pak! - Puna është se ju nuk mund t’u jepni fjalëve kuptime të ndryshme nga çfarë kanë – ngulmoi Liza. - Puna është se këtu urdhëroj unë! – ia preu shkurt Humpty-Dumpty.
Sot, gjuhësia shqiptare ndodhet para një udhëkryqi të vështirë, pasi nga njëra anë nuk mund të vijojë rrugëtimin e saj si trashëgimí e pastër genetike e Shqipes Totalitare, e nga ana tjetër nuk mund të mëtohet për një kthim në stadin paratotalitar, pra për një rivendosje të gjendjes gjuhësore të periudhës së monarkisë; e po ashtu nuk mund të pritet që këto korrigjime të kryhen vetiu prej prirjeve a proceseve të brendshme vetërregulluese, (ngaqë siç u pa në këto 20 vjet, veprimi i forcave të vetvetishme vërtet e përtërin vijimisht gjuhën, por edhe rrezikon ta kthejë atë në një gjendje sauvage).
Ndaj kjo kohë po shtron para hartuesve të politikave gjuhësore nevojën e ndërhyrjeve delikate, sa pragmatike aq edhe shkencore, në mënyrë që të çlirohet shqipja nga kallëpet e parafabrikuara të cilat formësojnë përditë me miliona akte komunikimi. Ky është kumti i këtij libri.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25156. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25156

Kultura e Pirjes apo Kultura e Dehjes ? Një studim-strategji i MSH, vë gishtin mbi një nga plagët më të lënduara të shoqërisë: Stresi i jetës po mbytet me alkool..
Ndoshta përdoruesit e rregullt të alkoolit e njohin termin “pirje binxh”. Për ne të tjerët që e dëgjojmë për herë të parë, “pirja binxh” është pirja “rëndshëm” e një sasie të madhe alkooli në një periudhë të shkurtër kohe, ose pirja e vazhdueshme për disa ditë apo javë rresht.
Pirja binxh është një nga modelet e abuzimit me alkoolin, që prezantohet në një strategji të re të Ministrisë së Shëndetësisë për alkoolin në Shqipëri.
Veç binxh-ëve që janë shtuar në masë, kategoritë e tjera të trajtuara në studimin që shoqëron strategjinë janë alkoolistët kronikë, të intoksikuarit nga alkooli, alkoolistet shtatzana etj
Nëse keni menduar se e vetmja gjë e keqe që mund t’ju ndodhë nga alkooli është një dehje, marrje mendsh dhe gjumë deri në mesidtën e ditës tjetër, e keni gabim. Alkooli lë pasoja shumë më të rënda se kaq.
Grupi i punës i Ministrisë së Shëndetësisë, që ka hartuar strategjinë shqiptare për reduktimin e dëmeve nga alkooli, konkludon se ajo çka është më preokupuese, është se kultura e të pirit po zëvendësohet dendur nga “kultura e dehjes”. Pasojat? Të shumta! Që nga sëmundjet e deri tek plagosjet, vdekjet, krimet, dhuna fizike dhe verbale, zjarret, papunësia etj.
Strategjia synon të sigurojë një bazë të fortë, ku shteti duhet të ndërhyjë dhe të drejtojë. Nga e thëna në të bërë është në mes një mal i tërë, por sidoqoftë hapi i parë është hedhur.
Në këtë strategji gjejmë edhe të dhëna interesante mbi konsumin e alkoolit. Del se tek ne ekzistojnë tri burime të prodhimit të alkoolit – prodhimi i brendshëm legal, produktet e importuara dhe produktet e prodhuara në kushte artizanale. Në renditjen e preferencave, rakia mbetet produkti më popullor i shqiptarëve, më pas vijnë vera dhe birra.
Një nga pasojat më të rënda dhe që lidhet ngushtë me abuzimin me alkoolin janë krimet, çregullimet e sjelljes dhe sjelljet anti – shoqërore. Është konstatuar se përsa i përket dhunës që lidhet me alkoolin, ajo është më evidente në fundjavë.
Sipas studimeve të Ministrisë, rezulton se krimet dhe dëmet që lidhen me alkoolin po shtrihen drejt periferisë së qyteteve, por po vihet re edhe përhapja e zakonit të daljes jashtë qytetit për të pirë. Nga rezultatet e studimeve, të cilat flasin hapur për shtim të përdoruesve të alkoolit, strategjia paraqet disa rrugë për minimizimin e dëmeve.
Kërkohet një bashkëpunim më i gjerë me policinë dhe gjykatat, për të forcuar ligjet për sjelljet joshoqërore me shkak alkoolin, masa më të ashpra ndaj lokaleve, të cilët u shesin alkool individëve të dehur etj.
Një vend të rëndësishëm në strategji ka zënë edhe mënyra se si duhet të trajtohen alkoolistët në burgje apo veprimet që duhen ndërmarrë për të parandaluar pirjen e alkoolit nën moshën e lejuar.
Strategjia ka një pikë interesante edhe për lidhjen e alkoolit me aksidentet automobilistike.
Siç edhe kuptohet nga kronikat e përditshme të përgjakjes së rrugëve, aksidentet e ndodhura për shkak të abuzimit me alkoolin janë në rritje të dukshme. Çelësi i zgjidhjes mbeten efektivat e policisë dhe niveli i angazhimit të tyre në terren.
Të dhënat e studimeve
- rreth 340 mijë persona përdorin pije alkoolike - 40% e meshkujve nga 20 – 49 vjeç janë konsumues të rregullt - Nga këta 7 % konsumojnë mbi masën e arsyeshme - Rreth 2, 1 % e popullsisë kanë varësi alkoolike - 4,8 % e femrave të moshës riprodhuese janë përdoruese të rregullta - Rreth 16 % e drejtuesëve të atuomjeteve konsumojnë rregullisht alkool - 19 % e drejtuesve janë konsumues rastësorë - 98 % e përdoruesve të përhershëm të alkoolit janë të dhunshëm - Në Tiranë rreth 20% e konsumatorëve mbi 15 vjeç abuzojnë me përdorimin e alkoolit - Konsumi vjetor i alkoolit për person për popullsinë mbi 15 vjeç, mbas vitit 1995 është 3 litra alkool puro.
Masat për alkoolistët në burgje
- të shqyrtohet problemi i alkoolit para vendimit - parashikimi i mjekimit për problemet e lidhura me alkoolin - duhet që burgjet të disponojnë kushte për disintoksikimin alkoolik - të caktohen ekipe në burgje për aplikimin e terapisë kundër alkoolit
masat për të ulur pirjen nën moshë
- rritje të kontrollit për respektimin e minimumit të moshës së blerjes së pijeve alkoolike (18 vjeç, parashikuar me ligj) - implementim të programeve trajnues dhe ndërgjegjësues për prindërit, punonjësit socialë, arsimtarët - pakësimin e ekspozimit të pijeve alkoolike të treg - ndjekje të një politike çmimesh të efektshme te të rinjtë - OJF – të kontribuojnë në përfshirjen e shoqërisë civile, për të marrë pjesë në monitorimin e respektimit të ligjeve dhe rregullave ekzistuese.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25159. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25159

Sekset përgjigjen ndryshe ndaj stresit ” Fight or Flight” & “Tend and Befriend”
Nuk do të shkruaj për stresin në tërësi, sepse kjo është jashtë fushës për të cilën unë shkruaj. Por, në këtë shkrim do të përqendrohem në kuptimin më të ri të mënyrës se si femrat dhe meshkujt përgjigjen ndaj stresit
Çfarë është stresi?
Sot, gjithkush flet për stresin, por vetëm pak njerëz dinë me përpikëri çfarë është ai. Nuk ka gazetë dhe program televiziv ku nuk do të shikosh dhe të dëgjosh për seksin. Qindra njerëz në botë, japin leksione dhe shkruajnë për të. Të gjithë janë të gatshëm të japin këshilla
Praktikisht, stresin duhet ta kuptojmë kështu: Në momentet kur ndjehemi të kërcënuar nga agjentë të ndryshëm, sistemi ynë nervor, përgjigjet duke çliruar një kaskadë hormonesh stresore. Çlirimi i këtyre hormoneve, ka për qëllim ta “zgjojë” e ta “shkundë” trupin, që ai të ndërmarrë veprime urgjente adaptuese.
Çfarë ndodh në trupin tonë gjatë stresit? Zemra fillon të rrahë më shpejt, muskujt shtrëngohen, tensioni i gjakut rritet, frymëmarrja shpejtohet dhe shqisat bëhen më vigjilente e më të mprehta.
Këto shenja fizike, rritin forcën dhe qëndrueshmërinë e trupit, e bëjnë më të shpejtë përgjigjen dhe rritin përqendrimin. Në këtë mënyrë, trupi përgatitet për të luftuar, ose për t’u larguar, nga rreziku i momentit.
Stresi është një përgjigje fizike normale e trupit, ndaj ngjarjeve që na kërcënojnë, ose që na prishin ekuilibrin në mënyra të ndryshme.
Kur ndjejmë rrezikun, qoftë ai real, ose imagjinar, mekanizmat mbrojtës të trupit vihen në gatishmërinë më të lartë. Ky proces automatik njihet si reaksioni “lufto, ose fluturo”, ose ndryshe “përgjigja stresore”. Përgjigja stresore është mënyra që zgjedh trupi për t’u mbrojtur.
Kur këto mekanizma funksionojnë si duhet, kjo ndihmon që ne të përqendrohemi, të bëhemi më energjikë dhe më vigjilentë. Në situata urgjente, stresi mund të na shpëtojë jetën, duke na dhënë më shumë forcë për t’u mbrojtur. Është stresi, që na nxit të shtypim frenat, për të evituar një aksident me makinën që drejtojmë.
Përgjigja stresore, gjithashtu, na ndihmon të përballemi me sfidat. Është stresi që na bën të performojmë mirë në një skenë para spektatorëve, që të shpalosim oratorinë para turmave, që të mbajmë një ligjëratë shkencore para një auditori.
Është stresi, gjithashtu, që na bën ta ndjekim të përqendruar lojën e ekipit të zemrës, ose që na bën të studiojmë për provimin, ndërkohë, që mund të uleshim para televizorit, ose të shkonim në një klub. Siç shikohet, deri në këtë pikë, stresi, është i dobishëm, por kur e kapërcen këtë pikë të caktuar, stresi nuk është më ndihmues.
Ai fillon të shkaktojë dëmtime të mëdha në shëndetin tonë fizik, në gjendjen tonë psikologjike, në prodhimtarinë tonë, në marrëdhëniet tona me njerëz të tjerë, pra në të gjithë kualitetin e jetës sonë.
Në vitin 2000, kur unë akoma jetoja në Kaliforni, në San Leandro, ndodhi një skenë e frikshme: Pronari i një fabrike sallamesh, papritur, hapi zjarr mbi katër inspektorë shtetërorë të mishit, duke vrarë tre prej tyre. Pyetjes se pse ai e humbi kontrollin, një miku i tij i dha këtë shpjegim të thjeshtë: “Ai ishte një burrë i mirë, por presioni, çdo njeri shpërthen kur është nën presion” Sa histori të tilla ndodhin edhe në vendin tonë të vogël, që ne i lexojmë e i dëgjojmë në lajmet.
Në vitin 1930, fiziologu i njohur Valter Cannon, tha se stresi bën të shpërthejnë dy reaksione kryesore: “fshikullo, ose vrapo” . Që nga ajo kohë, koncepti “lufto, ose fluturo”, ka dominuar në mendimin shkencor, lidhur me përgjigjen ndaj stresit. Por “lufto, ose fluturo”, është vetëm një pjesë e pikturës të madhe.
Shkencëtarët, kohët e fundit, thonë se stresi, nxjerr në pah edhe një tjetër mënyrë sjelljeje, që ata e quajtën “Tend and Befriend”. Kjo mënyrë e dytë është karakteristike te femrat. Kjo teori e re na lejon të kuptojmë diferencat, në mënyrën se si burrat dhe gratë reagojnë ndaj stresit.
Ky është qëllimi i këtij shkrimi.
Për shumë vjet, që nga koha kur Hans Selye, përshkroi për herë të parë sindromin e adaptimit, shkenca mjekësore na ka mësuar se kafshët, përfshi edhe njerëzit, pa dallime gjinie, përgjigjen ndaj stresit duke u përgatitur të “luftojnë”, ose të “fluturojnë”. Ky sindrom fiziologjik, përgjithësisht, njihet si sindromi “lufto, ose fluturo” (”fight or flight”)
Por, studimet më të fundit, tregojnë se femrat shpesh reagojnë ndryshe nga meshkujt ndaj stresit. Ndryshimi qëndron në faktin, se reaksioni ndaj stresit te femrat shprehet duke treguar kujdes më të madh (nurturing) dhe mënyra sa më të mira mbrojtëse, ose mbështetëse për të tjerët.
Pra, reagimi i femrave ndaj stresit, nuk ngjan fare me agresionin dhe largimin (fight or flight), që është karakteristike për meshkujt. Kjo është njësoj e vlefshme për kafshët dhe për njerëzit.
Pra, kur jeta vështirësohet, gratë rritin kujdesin, ndërsa burrat largohen. Pse reaksioni i grave ndaj stresit ndryshon, madje, është i kundërt me atë të burrave?
Shkakun e këtij ndryshimi, shkencëtarët, e gjejnë në ndryshimet që ekzistojnë në sistemet hormonale të të dy sekseve.
Sipas studiuesve, përgjigja e ndryshme e grave ndaj stresit, është shkaku pse gratë janë më pak të prekshme prej disa sëmundjeve që lidhen, kryesisht, me stresin, siç janë tensioni i lartë i gjakut, abuzimi me drogat dhe alkoolizmi.
Sipas kërkuesve, grave gjatë gjithë kohës u është dashur të përgjigjen në një mënyrë më sociale ndaj faktorëve stresues. Kjo përgjigje më sociale e grave, padyshim, është avantazh i fituar gjatë evolucionit.
Ky avantazh i çmuar evolucionar, u shërbeu dhe vazhdon t’u shërbejë atyre për të mbijetuar. Ky avantazh bëri që të pakësohen rreziqet për vetë ato dhe për pasardhësit e tyre, kur kërcënoheshin nga keqbërësit, nga fatkeqësitë e natyrës dhe nga plot kërcënime të tjera të Epokës Pleistocene.
“Fight, or flight”, që është përgjigja mashkullore ndaj stresit, ka në bazë të tij reagimin mashkullor egoist, ndaj rrezikut dhe nuk nënkupton ndihmën dhe mbrojtjen për të tjerët. Krejt ndryshe, femrave u duhet të mbrojnë dhe të kujdesen për fëmijët e tyre.
Aton kur ndodhen përballë rrezikut, i mbledhin fëmijët rreth vetes dhe bashkohen në grupe shoqërore, që të sigurojnë më shumë mbrojtje për fëmijët e tyre. Në këtë konkluzion kanë arritur sot shkencëtarët dhe këtë opinion shpreh edhe Profesoresha Dr. Shelley E. Taylor, në Universitetin e Ca, në LA, në raportin e saj të botuar në revistën “Psychological Review.”
A janë plotësisht të verifikuara këto opinione?
Dr. Bruce McEwen, profesor dhe drejtor i laboratorit të Neuroendokrinologjisë në Universitetin Rockefeller, thotë:
“Kjo teori, që të mund të lidhet me biologjinë, ka akoma shumë gjëra për të vërtetuar. Por, punimet e Taylor, që na ofrohen, “janë një kornizë e madhe e re” për të menduar lidhur me përgjigjen ndaj stresit dhe është kapur diçka, që unë nuk mendoj se ishte kapur më parë, në përshkrimin e diferencave gjinore, që duhet të aplikohen në të gjitha speciet e kafshëve”
Studimi për përgjigjen “tend and befriend” të grave ndaj stresit, filloi nga një student që kryente doktoraturën. Ai vuri re, se shumica e studimeve për stresin te kafshët, kryheshin në minjtë meshkuj.
Duke u thelluar më shumë, u konstatua se edhe në studimet për stresin te njerëzit, ndodhte e njëjta gjë. Në grupet që studioheshin, shumica e pjesëmarrësve ishin burra. Konkretisht, në laboratorët ku studiohej përgjigja biologjike ndaj stresit, vetëm 17 për qind e pjesëmarrësve në studim ishin gra.
Kështu, nocioni i luftëtarit të vetmuar që lufton, ose përfundon i mundur e i dorëzuar, që del nga këto modele kërkimesh, kryesisht mashkullore, nuk përputhet, plotësisht, me të dhënat e studimeve psikologjike. Krejt ndryshe, studimet psikologjike tregojnë se gjatë stresit, gratë, shumë shpesh, kërkojnë shoqërinë dhe mbështetin të tjerët, ose rritin kujdesin për fëmijët e tyre.
Shumë studime serioze lidhur me stresin te gratë, kanë treguar se nënat që kthehen në shtëpi të stresuara, pas një dite pune të lodhshme, janë më të motivuara dhe u kushtojnë më shumë kohë fëmijëve të tyre në shtëpi.
Ato nuk ulen të shohin televizor, nuk largohen nga fëmijët e zhurmshëm, por kujdesen për të gjithë familjen, përkëdhelin fëmijët, i lajnë, i pastrojnë ata dhe u shtrojnë tavolinën.
Ndodh krejt ndryshe me baballarët. Ata kur janë të stresuar, tërhiqen, ose largohen nga familjet dhe fëmijët e tyre, ndryshe, do të fillojnë konfliktet familjare.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25162. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25162

Zgjedhjet vendore në Kosovë, analistët: Fushatë kozmetike Analistët në Prishtinë vlerësojnë se fushata për zgjedhjet lokale nuk ka sjellë shumë risi për kah ofertat dhe premtimet. Ato premtime që janë dëgjuar deri tash, sipas tyre, nuk janë të reja dhe nuk joshin aq shumë votuesit kosovarë.
Fushata zgjedhore në Kosovë nuk ka sjellë shumë risi për kah premtimet, por më shumë të reja ka sjellë forma që disa kandidatë kanë zgjedhur për realizimin e fushatës, thonë analistët.
Sipas tyre, shkeljet më të mëdha vërehen te premtimet e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, që i bën në emër të mjeteve të buxhetit të Kosovës.
Analisti Belul Beqaj, në përgjithësi, e vlerëson fushatën si normale. Por, njëherësh, ai i sheh edhe disa mangësi, që vijnë edhe si rrjedhojë e mungesës së një oferte konkrete.
“Mendoj se fushata është në një ekspansion propagandistik të partive kryesore, që po mundohen me një kozmetikë mujore të ngjyrosin realitetin e zi, me një ngjyrë që atyre po u konvenon”.
“Po ashtu, kundërthëniet e porosive në mes PDK-së dhe LDK-së, posaçërisht në Prishtinë, do të ngrenë tensione aq të mëdha, saqë në fund do të dramatizohet dhe bartet psikoza edhe në pjesët tjera të Kosovës dhe do ta dëmtojë seriozisht imazhin e përgjithshëm të zgjedhjeve”, thotë Beqaj.
Në anën tjetër, analisti Halil Matoshi i sheh si abuzime premtimet e kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi, njëherësh kryeministër i Kosovës, për ndarjen e miliona eurove për komunat e caktuara.
Po ashtu, Matoshi i potencon si joreale edhe premtimet që po u bëhen komunave për shndërrimin e tyre në qendra universitare.
“E para, komunave po u premtohen nga ana e kryeministrit qindra miliona. Ai realisht vetëm me pesë komuna e ka shpenzuar, kushtimisht thënë, ‘buxhetin e Kosovës’. Kurse, abuzimi i dytë konsiston me një sindromë, për mua shumë të habitshme në këto zgjedhje, ku secilit qytet apo qytezë të Kosovës po i premtohet se do të bëhet qendër universitare”.
“Kur dihet që papunësia është në 40 për qind, ti të bësh universitete në tërë Kosovën dhe të krijosh njerëz me diploma, por të papunë – ky është absurd i llojit të veçantë”, vlerëson Matoshi.
Matoshi thotë se nuk sheh diçka të re lidhur me premtimet e kësaj fushate. Duke e marrë si shembull Prishtinën, ku rivaliteti është më i madh, Matoshi beson se do të jenë militantët e partive ata që do të vendosin dhe jo joshja e votuesve përmes programeve dhe premtimeve që bëhen gjatë fushatës.
“Kryetarin e Prishtinës do ta vendosin militantët. Ose, ajo parti që do të arrijë t’i mobilizojë anëtarët e vet që të dalin në zgjedhje masovikisht më 15 nëntor, do të fitojë; ajo parti që nuk do të arrijë t’i mobilizojë militantët e vet, ajo do t’i humbë zgjedhjet”, thotë Matoshi.
Ndërsa nuk shihet se ka ndonjë risi në ofertat programore, analistët i shohin si risi format e fushatave që aplikojnë disa nga kandidatët. Si shembull merren ata kandidatë që kanë zgjedhur reklamën negative për kundër-kandidatin në garë, në vend se të promovojnë programet dhe idetë e tyre.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25147. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25147

Pakti, Topi: Duhet të ketë transparencë të plotë Kreu i shtetit i kërkon opnionit publik të ketë besim tek institucionet
Presidenti i vendit, Bamir Topi, ka kërkuar që opinioni publik të ketë më shumë besim tek institucionet shtetërore, lidhur me paktin e kufijve ujorë me Greqinë.
Sipas tij, në këtë proces që ende nuk është finalizuar duhet të ketë transparencë të plotë. “Sot nuk jetojmë në kohën e marrëdhënieve të izoluara bilaterale. Ka një realitet të ri dhe Shqipëria, Greqia dhe Italia janë vende anëtare të NATO-s.
Sot janë të përparuara teknologjitë për të përcaktuar me saktësi detajet. Procesi do të jetë i monitoruar dhe dua të siguroj qytetarët se zgjidhjet institucionale do të jene korrekte”- tha Topi.
Deklaratën kreu i shtetit e ka bërë dje gjatë një konference shtypi me homologun hungarez, pas interesimit të medias për këtë çështje shumë të debatuar, për të cilën është shprehur se e ka ndjekur me shumë interes.
Më 12 tetor në një takim të 51 shoqatave atdhetare iu kërkua presidentit Topi që të mos miratohej marrëveshja pa u kryer më parë një transparencë e plotë me specialistët e të gjitha fushave, ndërsa iu kërkua Kuvendit të Shqipërisë që të mos e miratonte marrëveshjen mes vendit tonë dhe Greqisë, për ndarjen e vijës kufitare detare, për shkak se cënon integritetin territorial të vendit.
Një ditë më parë ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa i cilësoi “të zotë dhe atdhetarë të mirë”, negociatorët e palës shqiptare që u ngarkuan për bisedimet me palën greke, lidhur me përcaktimin e kufirit detar mes dy shteteve. Në një prononcim për mediat, Oketa është shprehur me superlativa në mënyrë të veçantë për Kundër-Admiralin Kristaq Gërveni “Është e gabuar të akuzosh një teknik që ke shitur atdheun.
Kjo është një akuzë shumë e rëndë. Unë kam biseduar dhe jam konsultuar në mënyrë të veçantë për këtë çështje me Kundër-Admiral Gërvenin, i cili është jo vetëm një nga ekspertët më të zotë, por edhe një nga atdhetarët më të mirë”,- deklaroi Oketa. Ai pretendoi se marrëveshja në fjalë nuk cenon sovranitetin territorial të Republikës së Shqipërisë, për shkak se sipas tij, ajo bazohet në parimin e baraslargësisë.
“Marrëveshja bazohet mbi një parim të thjeshtë, që është baraslargësia dhe pikërisht ato rrathë që duken në ato harta tregojnë se në të gjitha pikat e kësaj vije, distanca mes dy vendeve është e barabartë. Nuk më takon mua të hyj në shumë detaje teknike.
Por, di të them se është një marrëveshje politikisht e domosdoshme, e cila përcakton njëherë kufirin detar mes dy vendeve, kufi që nuk ka ekzistuar më parë”,- u shpreh ish – ministri i Mbrojtjes. Marrëveshja u miratua nga komisioni parlamentar i ligjeve me 25 shtator, ndërsa pritej të kalonte për miratim në Kuvend më 19 tetor. Ratifikimi është shtyrë për një datë të pacaktuar.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25150. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25150

Ushtaraku detar: Kufijtë që kemi me Greqinë Rrëfimi i ushtarakut për pjesëmarrjen në çminimin e kanalit të Korfuzit në 1958-ën dhe akuzat për mungesën e transparencës
Kisha kohë që isha në dilemë: të heshtja apo edhe unë, si shumë të tjerë, të jepja mendimet e mia për shumë të përfolurën Marrëveshje Detare, e cila në pranverën që shkoi u nënshkrua midis ministrave të Punëve të Jashtme të qeverive sreke dhe shqiptare këtu, në Tiranë.
Le të prezantohemi, të nderuar lexues: Jam Petrit Myftiu, oficer ushtarako-detar në ish Flotën Luftarako-Detare, në vitet 1957-1987, tani pensionist. Kam shërbyer për 17 vjet në Brigadën e nëndetseve, si edhe 13 vjet si komandant i ish – Bazës Ushtarako-Detare të Durrësit, sot Distrikti Ushtarako-Detar.
E them qysh në fillim të këtij shkrimi: edhe unë i përkas shumicës absolute të shqiptarëve, të të gjitha ngjyrave politike që janë sot te ne, se Qeveria jonë e shumicës parlamentare është nxituar, bile edhe shumë po nxitohet, për të miratuar këtë marrëveshje, në Parlamentin shqiptar.
Të gjithë ne, oficerët dhe nënoficerët pensionistë, e njohim dhe e kemi respektuar ish Komandantin e Flotës Ushtarako-Detare, sot Zëvendës i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, kundër-admiralin Kristaq Gerveni, i cili me stafin e tij drejtues na është treguar i gatshëm për të na respektuar në të gjitha aktivitetet që Shoqata jonë e Oficerëve dhe nënoficerëve detarë pensionistë ka zhvilluar në këto vite.
Na është dukur i dashur, i vëmendshëm ndaj nesh, por edhe i përgatitur nga ana profesionale. Në parantezë: Z. Gërveni më zhgënjeu shumë për mungesën e etikës dhe shfaqjen e prepotencës aspak të nevojshme e të pajustifikueshme që ai tregoi një natë, në një debat televiziv me kolonelin Pashaj, për çështje të veçanta të Marrëveshjes.
E megjithatë, kam mendimin se si specialisti me përgjegjësinë më të madhe shtetrore në fushën e Detit, zoti Kristaq është treguar shumë i nxituar, në mos e kanë nxituar, në përpilimin e këtij Dokumenti me përmbajtje të rëndësishme historike për Shqipërinë. Unë nuk jam përgatitur për të shkruar me kompetencë profesionale për të veçantat e kësaj marrëveshjeje. Në këtë shkrim unë vetëm do të preferoja të jepja disa nga mendimet dhe pretendimet e mia:
E para: Nuk kam asnjë dijeni se cili ka qenë ekipi i specialistëve që morën pjesë në përgatitjen e këtij dokumenti kaq të rëndësishëm, si edhe koha që iu dha atij në dispozicion, nga qeveria. Kjo ka pak rëndësi, që unë nuk e ditkam, por kur shikon zotin Kristaq në ekranin e televizorit të vetëm, me një kompas dhe një hartë detare, që s’ta mbush syrin, kuptohet që ai ka qenë i vetmi specialist detar dhe si i thonë, “i ka hyrë i vetëm detit me këmbë”.
Edhe unë, që jam specialist në fushën e detarisë, por i papërgatitur paraprakisht për të dhënë sygjerime për marrëveshjen në fjalë, lodhem kur lexoj apo dëgjoj debatet në studiot televizive, për të gjithë ato terma që kanë të bëjnë me hartografinë detare, e ca më tepër me ligjet ndërkombëtare të hapësirës detare.
12 vjet punoi OKB-ja për të hartuar Kodin Ndërkombëtar të Detit, ndërsa ne, pale nëse do të kemi patur nja 6 muaj në dispozicion dhe kjo si shumë më duket…, për t’u përgatitur si duhet për hartimin e marrëveshjes detare me Greqinë.
A nuk do të kishte qenë më serioze angazhimi i më shumë specialistëve për t’u përgatitur, fillimisht vetë pastaj me anën e konsultave gjithpërfshirëse me persona kompetentë, përfshi këtu edhe ne, veteranët e ish Flotës Luftarako-Detare, për të njohur sa më mirë të veçantat e bregdetit tonë jonik, në interes të përpilimit sa më saktë të kësaj marrëveshjeje kaq të rëndësishme për Shqipërinë?
Në ish Flotën Luftarako-Detare kanë drejtuar shumë kuadro të zotë, që e njohin shumë mirë detin dhe bregdetin dhe si të tillë, do të mund të kishin dhënë ndihmesë të vyer për punën përgatitore të komisionit qeveritar.
Unë ndjehem i zbrazët që nuk e paskam njohur Doktorin e nderuar, kolonelin Myslim Pasha, për atë kompetencë shkencore që ai na ka demostruar këto muaj në shtypin e përditshëm dhe debatet televizive, me oponencën e shkëlqyer ndaj marrëveshjes në fjalë.
Mendojeni, sa kanë humbur dhe sa përgjegjësi duhet të mbajnë Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Mbrojtjes, kur ato këtë personalitet profesionist nuk e kanë përfshirë në grupin e punës, megjithëse e kanë patur brenda strukturës ushtarake të Shqipërisë.
E dyta: Pretendimi që shfaqet, se midis Shqipërisë dhe Greqisë nuk ka pasur kufij detarë, nuk është e vërtetë. Greqia, sot e kësaj dite, nuk e ka hequr Ligjin e Luftës me Shqipërinë, pra edhe kufirin tokësor ajo nuk e njeh, por ka qenë e detyruar ta njohë…; disa shoqata ultra nacionaliste greke sot e kësaj dite pretendojnë për toka të tjera shqiptare. Ndërsa kufirin detar, ashtu si edhe kufirin tokësor, ka qenë gjithashtu e detyruar ta njohë.
Kam qenë pjestar i çminimit të kanalit të Korfuzit, në ndihmë të kryenavigatorit të Shtabit të Flotës, Seit Jonuzaj, në muajt maj, qershor dhe korrik të 1958, atëherë kur sipas një marrëveshjeje midis të dy qeverive (në atë kohë nuk kishim as marrëdhënie diplomatike me Greqinë) palët në marrëveshje çminuan zonat ujore, sipas këtij rregulli: pala shqiptare në ujrat e veta, ndërsa pala greke në ujrat e saj.
Ata deshën, që të dyja palët, të çminonin edhe në zonat e ndërsjellta ujore, por delegacioni i Flotës sonë, i kryesuar nga komandanti i saj i atëhershëm, kundëradmirali Abdi Mati, nuk pranoi. E rëndësishme, për mendimin tim, është fakti, se kufiri detar, në zonën e Kanalit të Otrantos, ka ekzistuar dhe se nuk është e vërtetë që ai nuk ka qenë i vizuar, ashtu siç po na deklarohet sot (?!).
Më i drejtë do të kishte qenë pohimi: Vija kufitare midis Shqipërisë dhe Greqisë ka ekzistuar, por tani edhe prej insistimit nga qeveria greke, jemi të detyruar ta rishikojmë, në bazë të Kodit Ndërkombëtar të Detit.
Po të mos kishin qenë të përcaktuar për tërë Botën, kufijtë detarë midis nesh dhe Greqisë, atëhere përse ne u quajtëm fajtorë nga OKB-ja dhe Gjygji i Hagës, për incidentin që i ndodhi kaçatorpedinierit anglez “Saumarez”, i cili, nga plasja e një mine në bordin e tij, humbi jetën e 40 marinarëve dhe pati edhe shumë të tjerë të plagosur?
Nuk ishte vetëm mina, ajo që e bëri Shqipërinë “të akuzuar dhe fajtore”, por si duket edhe fakti që ngjarja ndodhi në ujrat tona detare (2 mile nga kepi i Baladhës; kam frikë se mos edhe këto koordinata, në këte Marrëveshjen e Re, të jenë përfshirë në ujrat detare greke).
Kufirin tonë detar, nga kepi i Stillos deri në Bunë, e kanë pasë vrojtuar shumë pika sinjalo-vrojtuese, bile shumë prej tyre ishin të pajisura edhe me mjete të fuqishme radiolokative.
Vetëm në zonën operative të ish Bazës Ushtarako-Detare të Sarandës, pra në zonën ujore që përfshihet aktualisht në Marrëveshjen Detare midis Shqipërisë dhe Greqisë, ishin në vrojtim periodik stacionet radiollokative të Palermos dhe të Llogarasë.
Po të mos kishte qenë i fiksuar kufiri detar, atëherë edhe planshetat operative me anën e të cilave ndiqej situata detare në njësitë luftarake të Flotës, do të kishin qenë të panevojshme.
Përkundrazi, ato ndiqeshin me seriozitet e disiplinë të lartë, siç bëhej në ato vite nga grupe detarësh aktivë dhe oficerë, qëllimisht të përgatitur. Me të drejtë shtrohet pyetja: Çdo neni të kësaj marrëveshjeje detare i korrespondon vija konkrete e kufirit detar midis shteteve fqinjë.
Atëherë ku është Harta Detare, e cila do të shpalosë vizialisht kufirin konkret në zonën ujore, që lag shtetin tonë me atë të Greqisë? Përse ajo mbahet e mbyllur dhe nuk na tregohet e qartë mbarë popullit shqiptar, i cili edhe kështu, me mjaft halle e strese, nuk është aspak indiferent për fatin e kufijve ujore me Greqinë?
Duhet bërë diçka mjaft serioze e atdhetare: As të vjedhim, por as edhe t’i dhurojmë dikujt, qoftë edhe një metër katror sipërfaqe ujore. Ndryshe, brezat që do të vijnë më pas do të na radhisin pranë Mbretit tonë famëkeq, i cili iu fali Shën Naunin shtetit fqinjë.
Petrit Myftiu, oficer pensionist(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25153. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25153

Sinani i fyer me Adelën e BB: Unë, produkt i dalë nga populli, jo nga një laborator televiziv Kur bie fjala për Sinanin, njerëzit kanë mendime të ndryshme. Disa mbledhin buzët, të tjerët janë fansa dhe dashamirës, të tjerët janë indiferentë, por në fund mbetet ajo shprehja që dikush ma tha pesë minuta para se ta takoja Sinanin:
“Opo thoni ça të doni, po vetëm ai e mbush plot sallën e Pallatit të Kongreseve…” Sinani është i qetë për atë çka është. “Unë jam produkt i dalë 100% nga populli dhe jo nga një “laborator televiziv” – thotë ai.
“Po bëj një këngë të re, të cilën do e nxjerr nga dhjetori. Është një duet me një këngëtare shumë të njohur kosovare, por që nuk dua t’ia bëj publik emrin. Është një këngë që flet për shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës, – na tregon këngëtari, që fundjavat e kohëve të fundit e gjejnë thuajse përherë pranë shqiptarëve të diasporës.
“Çdo të shtunë dhe të diel këndoj me kontratë në Gjermani, Zvicër, Itali dhe Greqi. Vendet ku këndoj janë diskoteka shumë të mëdha, pronarët e të cilave, sigurisht janë shqiptarë, – thotë Sinani.
Por pyetjes nëse ka menduar ndonjëherë të marrë pjesë në festivale të muzikës popullore, ai i përgjigjet: “Për momentin nuk mendoj të marr pjesë, sepse mendoj që këto lloj organizimesh bëhen për lançimin e këngëtarëve të rinj. Unë besoj e kam kaluar atë fazë…”
Sinan, çfarë mendimi keni për atë që luhet “muzikë komerciale”.. Ju vetë bëni muzikë të tillë dhe jeni kritikuar për këtë gjë apo jo?
Muzikë komerciale ka bërë Madonna gjithë jetën dhe është kritikuar gjithnjë, por ajo mbetet mbretëresha e pop-it. Karamelja mbahet në gojë…
Unë vetëm në Shqipëri dëgjoj të flitet për muzikë të mirë dhe muzikë të keqe. Muzika është muzikë, ato janë nota dhe vetëm një injorant mund të thotë që notat janë të mira, apo të këqija. Po, kam bindjen se këto kritika bëhen nga këngëtarë të pasukseshëm në stilin e tyre.
Gjithashtu flitet se keni bërë “para” të madhe nëpër koncertet tuaja në diasporë… Pagesa është e kënaqshme, por mos harro që për realizimin e një albumi dhe të dy videoklipeve, duhet shkuar një vit rresht për koncert, por gjithsesi ngelet “diçka” dhe për ne.
A është i dashuruar Sinani?
Sigurisht që jam, nuk kam pse ta fsheh dhe nuk besoj se më prish punë.
Sinan, para disa ditësh u përhapën lajme mbi një ndodhi të supozuar që Adela e Big Brother ka patur një ofertë nga ju për të prezantuar disa nga koncertet tuaja në diasporë, por që nuk ka pranuar, sepse, ju nuk hynit te këngëtarët e saj “të pëlqyer”…
Çfarë mund të na thoni?
Nuk besoj që është faji im që Adelajda në këto momente ka ngelur keq, pas premtimit që nuk u mbajt kurrë për të qenë bashkëprezantuese tek “E Diell” me Adi Krastën.. I sugjeroj të merret me diçka konkrete, siç po merrem dhe unë.. Nuk besoj se më është dashur Adela gjatë këtyre 15 viteve që merrem me muzikë.
Nëse njëri prej nesh ka interes për tjetrin. ajo ka interes tek unë, jo unë tek ajo. Më vjen keq që është shprehur kështu.. Kam qenë fans i saj gjatë lojës në “Big Brother”. Në koncertin tim të fundit mund të ketë pasur mbi 5 mijë vetë dhe ky koncert ishte pa Adelën dhe pa askënd tjetër. Unë jam produkt i dalë 100% nga populli dhe jo nga një “laborator televiziv”.
Keni folur me Adelën për diçka të tillë.. Apo janë marrë menaxherët dhe miqtë me këto tratativa?
Unë me Adelajdën s’kam folur asnjëherë në telefon.. Por desha të them, jam shumë i sigurt, madje madje është e vërtetuar që Adela, që nuk pëlen muzikën time, ka të paktën një CD timen në shtëpi, por Adela kërkon të hiqet sikur është rritur me “50 Cent”.
Unë kam publik dhe nuk më duhet Adela. Oferta më e madhe që i është bërë Adelës i është bërë nga partitë politike, për fushata elektorale, gjë që mua s’më ka interesuar asnjëherë.
Je i sigurt dmth që Adela e pëlqen muzikën tënde?
Vetëm po të këndoja në gjuhën kinezçe do të mendoja që Adela nuk më dëgjon dhe nuk më pëlqen, dhe do e’i jepja të drejtë. Unë këndoj muzikë e Ballkanit, të cilit i përket dhe Adela nga Kavaja.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25144. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25144
Top