Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

App Store to record Shop online record already trading applications for mobile phones is approaching figure of 100,000 applications to offer.
Shop online applications named Apple App Store is approaching a new record, at least if you can believe the data from page Shopper App, App Store will soon be able to cross the figure of 100,000 applications available – until far approved 102 631, but users can download anything more than 93,000.
The total number of applications offered 20,000 of them are free, while the statistics page Yappler to purchase all applications that are not free to be allocated 235 thousand dollars (average price of dollars 3:25 without free games ).
Official announcement from Apple is expected these days, when the App Store finally and officially get the offer of 100,000 applications.
Share this on del.icio.usShare this on RedditDigg this!Stumble upon something good? Share it on StumbleUponBuzz up!Share this on TechnoratiTweet This!Share this on BlinklistShare this on FacebookPost this to MySpaceSubscribe to the comments for this post?Share this on LinkedinSeed this on NewsvineShare this on FriendFeedPost this on DiigoShare this on Mixx Ky artikull eshte marre nga: http://it-resources.org/?p=1234. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://it-resources.org/?p=1234

Antropologu Claude Levi-Strauss nderron jete Nderron jete antropologu i famshem francez, Claude Levi-Strauss, i lindur ne 28 nentor te vitit 1908 ne Bruksel.
Ai eshte bere i njohur me vepren Te Trishte dhe Tropike dhe e ka kaluar nje pjese te madhe te jetes se tij me studimin e popujve primitive, strukturat dhe simbolet e tyre. Sipas Strauss, te gjitha aspektet e kulturalizmit te nje shoqerie drejtohen nga strukturat fondamentale.
Libri Te Trishte dhe Tropike bazohet ne shenimet e udhetimit te kryer rreth viteve 60 ne pyjet amazonike ku ai studioi populljt tribu. Asgje, ne gjendjen aktuale te kerkimit nuk na lejon te konfirmojme superioritetin ose inferioritetin e nje race ndaj nje tjetre, shkruan mes te tjerash Strauss.
Kjo fjali ve ne dukje gjenialitetin e shkencetarit dhe antropologut, si nje nga me te medhenjte e botes moderne. Shkrimet e Strauss kane tronditur edhe ambientin shkencor. Studimet e para Strauss i kreu ne Paris, ndersa ne vitin 1935 ai u transferua ne San Paolo dhe me pas u transferua ne SHBA. Ne vitin 2008 u festua 100 vjetori i lindjes se tij. (TCH)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25498. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25498

Liga e Kampioneve: Milan-R.Madrid 1-1, derbi i Europës mbyllet në paqe Përfunduan ndeshjet e raundit të katërt të fazës në grupe, të vlefshme për Ligën e Kampioneve. Kryesfida e ditës, e luajtur në San Siro, mes Milanit dhe Realit të Madridit, ka përfunduar në barazim 1-1. Të parët kanë kaluar në epërsi miqtë nga Madridi, me anë të Benzemasë, ndërkohë që për kuqezinjtë ka barazuar me penallti Ronaldinjo. Një 90 minutësh i luftuar fort nga të dyja palët, por që në fund nuk mundën të marrin më shumë se nga një pikë në këtë përplasje titanësh. Me fitore e ka mbyllur ndeshjen e tij në Izrael, me Makabi Haifa, edhe Juventusi, 1-0, falë golit të shënuar nga Kamoranezi që në fillimin e pjesës së dytë të lojës. 3 pikë të cmuara për bardhezinjtë, që bëjnë njëfarë autokritike pas humbjes shokuese në Seria A me Napolin. Humbje ka pësuar Bajerni i Mynihut, në fushën e vet, ndaj Bordosë së Francës, duke i minimizuar skajshëm shanset për të vijuar më tej. 2 golat e miqve nuk u kanë dhënë asnjë mundësi gjermanëve për të shpresuar qoftë edhe në një pikë në këtë ndeshje. Bollëk golash në ballafaqimin e luajtur në Old Trafford, mes Mancester Junajtid dhe CSKA së Moskës. Plot 6 gola, nga 3 për secilën skuadër, kanë sigluar në fund të lojës barazimin 3-3. Fitore tenistike ka arritur ish-skuadra e Lorik Canës, Olimpik i Marsejës, i cili ka mundur 6-1 Zyrihun e Zvicrës. Shokues për turqit e Beshiktashit ka qenë humbja 3-0, brenda në shtëpinë e tyre, në Inonu, me gjermanët e Volfsburgut. Celsi i Karlo Ancelotit ka dalë me një barazim 2-2 nga transferta spanjolle e ditës, në një ndeshje me plot emocione ndaj Atletiko Madridit. Në fund ka mundur të marrë tri pikët, me një gol të vetëm, Porto, në fushën e Apoelit qipriot. Pas këtyre ndeshjeve, të raundit të katërt në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, në Grupin A kryeson Bordo me 10 pikë, e ndjekur nga Juventusi me 8 pikë. Në Grupin B, i pari është Mancesteri, i kualifikuar tashmë, me 10 pikë, i ndjekur nga Volfsburgu me 7 pikë. Sa i takon Grupit C, situata është mjaft e ndërlikuar. Në dy vendet e para është Milani dhe Reali i Madridit, me nga 7 pikë, ndërkohë që pas tyre, në vendin e tretë, me një pikë më pak, me 6 pikë, është Olimipiku i Marsejës. Pra, gjithcka është e hapur, sa i takon kualifikimit, në këtë grup. Në Grupin D, Celsi kryeson me 10 pikë, ndërsa pas tij, i dyti, është Porto, me 9 pikë.(SportiShqiptar)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25495. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25495

Zbulohet trupi i mamuthit te mitur Nje grup shkencetaresh kane zbuluar shume te dhena rreth jetes se mamutheve ne nje habitat shume armiqesor. Paraardhesit e elefanteve tashme perfaqesohen me nje trup te pajete te konservuar ne menyre perfekte nga akulli qe eshte quajtur Lyuba.
Ky ekzemplar ka ngordhur rreth 40 mije vjet me pare pasi eshte mbytur ne nje lume balte ne Siberi. Kete e vertetojne mbetjet e gjetura ne stomak.
Ishte vetem nje muajsh dhe peshonte 110 kg, ndersa ne stomak jane vene re edhe gjurme te qumeshtit qe ka pire nga mamaja.
Fale ketij zbulimi, shkencetaret po perpiqen te kuptojne se si mamuthet e zhdukur rreth 10 mije vjet me pare, i rezistonin te ftohtit. Duhet thene se nje nga shkaqet kryesore jane shtresat e dhjamit, cka bente qe temperatura e trupit te ngelej konstante.
Trupi i mamuthit eshte gjetur nga disa gjahtare te zones, ndersa behet e ditur se deri ne vitin 2014 Lyuba do zhvilloje nje turne boteror ne muzete panteologjike me te medhenj te planetit.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=883. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=883

Suzuki presents four models Kizashi
Multi-national Japanese manufacturer Suzuki has announced it will present four different models of Suzuki Kizashi. One of the versions is worked by Road Race Motorsport.
Platinium edition of Kizashi has a black ceiling, special graphics, new bumper and other parts.
Also, the presentation will also find the model by WestSide Auto Group, he Kizashi Soleil. Last separate with a special coloring of two layers, new Grill and new fascia.
Other companies involved are: Delta Tech Engineering, Import Tuner and ICON Vehicle Dynamics.
Share this on del.icio.usShare this on RedditDigg this!Stumble upon something good? Share it on StumbleUponBuzz up!Share this on TechnoratiTweet This!Share this on BlinklistShare this on FacebookPost this to MySpaceSubscribe to the comments for this post?Share this on LinkedinSeed this on NewsvineShare this on FriendFeedPost this on DiigoShare this on Mixx Ky artikull eshte marre nga: http://it-resources.org/?p=1229. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://it-resources.org/?p=1229

Në Spanjë, deputetja arkëton 3 rroga Një skandale ka ndodhur ne Spanjë. Ku Maria Dolores de Cospedal arrin te arketoje te ardhura me shume se shefi i qeverise, Jose Luis Zapatero.
Por ajo qe duhet theksuar ne kete ceshtje eshte fakti se ajo i arketon gjithe keto te ardhura konform te gjitha rregullave dhe ligjeve te shtetit spanjoll pasi kryen tre pune njekohesisht. Dolores de Cospedal ka deklaruar se ne vitin 1998 fitoi plot 165 mije euro.
Ne cilesine e deputetes ajo mori 51 mije, si sekretare e Partise Popullore 64 mije dhe 41 mije te tjera si avokate e Shtetit.
Nese bejme nje krahasim te thjeshte, Jose Luis Rodríguez Zapatero paguhet rreth 92 mije euro ne vit dhe ndryshimi eshte shume i dukshem.
Kjo ceshtja ka marre permasat e nje skandali ne Spanje, ku menjehere deputetja ka reaguar, duke hequr dore nga dietat qe shkojne rreth 13 mije euro ne vit.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=879. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=879

Soon smartbook by Asus
Asus quarter of next year will issue its sale computer smartbook with Android based in Snapdragon.
Asus Chief Executive Jerry Shen has announced the launch of the first sale of the company smartbookut. According to him, the device will be out in stores till the first three months of 2010.
The device is based on the Qualcomm Snapdragon processor, the operating system uses it for Android from Google.
The warnings, the price could be around 185 dollars, respectively netbook half the price of an average based on Atom processor. Full details of the device has not yet been published.
It is assumed that the official presentation time smartbookut from Asus will be the next fair of electronics spending CES.
Share this on del.icio.usShare this on RedditDigg this!Stumble upon something good? Share it on StumbleUponBuzz up!Share this on TechnoratiTweet This!Share this on BlinklistShare this on FacebookPost this to MySpaceSubscribe to the comments for this post?Share this on LinkedinSeed this on NewsvineShare this on FriendFeedPost this on DiigoShare this on Mixx Ky artikull eshte marre nga: http://it-resources.org/?p=1226. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://it-resources.org/?p=1226

Kaprolli mysafir në një hotel Një hotel në qytetin Dalian të Kinës ka pasur një mysafir të papritur dhe të jashtëzakonshëm.
Një kaproll ka ngecur në hollin e hotelit, duke befasuar stafin dhe mysafirët.
Televizioni shtetëror i Kinës CCTV ka transmetuar pamje ku kaprolli i drejtohet një pellgu në paradhomën e hotelit.
Mbajtësit e kopshtit zoologjik janë thirrur për të kapur kafshën së cilës i është dhënë një qetësues dhe më pas është dërguar me veturë për tu lëshuar në mal.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=875. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=875

Borana nga Tirana në Amici-n e Maria De Filipit Pas tre meshkujve shqiptarë që kanë marrë pjesë në shkollën “Amici” të Maria de Filipit, këtë herë, Shqipëria do të “përfaqësohet” nga një femër. Borana Qirjazi është një 19 vjeçare, e cila ka lindur në Tiranë, por jeton në Leko të Italisë dhe merr pjesë në këtë edicion të nëntë të “Amici” në disiplinën e kërcimit klasik. Vajza ka arritur të fitojë zemrat e shumë shikuesve, qofshin këta italianë, por edhe shqiptarë që jetojnë në Itali dhe jo vetëm dhe ka arritur të bëjë shumë fansa të saj. Por, kjo nuk do të thotë se kanë munguar kritikat, edhe pse janë javët e para të provave, mësuesja ka nisur nga kritikat për nxënësit e saj. Kritika për Boranën ka qenë shumë e veçantë. Nuk kishte të bënte as me mënyrën e të kërcyerit, as më stilin e kërcimit, por me gjoksin… Vetë mësuesja Adriana Celentano ka thënë: ” Është i tmerrshëm ky gjoks. Nuk e kisha vënë re gjatë provave. Është shumë i madh dhe kërcen bashkë me trupin e Boranës. Duhet të gjejmë një zgjidhje”.
*** Për koincidencë edhe Bjordi konkurenti i famshëm i Big Brother, jeton në Leko të Italisë, siç duket shqiptarët që jetojnë në Leko qenkan shumë të talentuar dhe të aftë
Në një intervistë të shkurtër, ajo ka zbuluar disa gjëra për veten e saj:
Cilët njerëz mendon se nuk të pëlqejnë ty? Unë mendoj se u pëlqej të gjithëve Çfarë do ndryshojë nga karakteri yt? Asgjë, më pëlqen karakteri im Zakonisht, çfarë mendojnë të tjerët për ty kur të shikojnë për herë të parë? Që jam një vajzë e bukur dhe simpatike Ku dhe kur ndjehesh e papërshtatshme? Nuk ndihem asnjëherë e papërshtatshme(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25492. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25492

Të akuzuarit, seks oral me fëmijët e tortura Dy ish- punonjëse të qendrës “Fëmijët e tij”, kanë rrëfyer se dje abuzimet e dy të akuzuarve Arnold dhe Kristodulu me të miturit
Një nga fëmijët e qendrës i birësuar në Kaliforni, konfirmon nëpërmjet prindërve se do dëshmojë në proces
TIRANË- Fëmijët e mitur që gjenin strehë në qendrën bamirëse “Fëmijët e tij” të drejtuar nga Xhon David Braun (John David Broën) detyroheshin të kryenin seks oral nga “punonjësit” e kësaj qendre.
Ky fakt tronditës, është mësuar dje në sallën e gjyqit, në procesin gjyqësor ndaj të pandehurve Dino Kristodoulu dhe Robin Arnold, kur prokurorja e çështjes lexoi para togave të zeza dy dëshmitë e dhëna në prokurori nga dy anglezët vullnetare të kësaj qendre.
Boni Sprigthrat dhe Silvi Belferv, janë dy vajza të cilat kanë qenë të punësuara në qendrën bamirëse “Fëmijët e tij” nga David Braun gjatë vitit 2003-’06. “Në vitin 2004 ka ardhur në qendër Dino Kristodoulu nga Skocia dhe ka ndenjur rreth 6 muaj. Një ditë një fëmijë ka bërë një gabim.
Dino i futi një lodër në goje, ia lidhi gojën me ngjitës që të mos bërtiste dhe i dogji dorën me çakmak.
Fëmijët më kanë treguar se Dino abuzonte me ta pastaj. Fëmijët më kanë treguar se Dino iu fuste penisin në gojë, ndërsa gërshërët nga pas.
Po ashtu fëmijët më kanë treguar se Dino u kërkonte atyre që t’i urinonin në gojë dhe më pas pinte urinën e tyre”,- mësohet të ketë treguar para prokurorisë dëshmitarja Sprigthrat e cila tashmë është larguar nga Shqipëria.
Gjithashtu, ajo ka theksuar se një ditë e kishte parë Dinon që i kishte futur dorën tek pjesa e parme fëmijës me inicialet G.B. duke shtuar se edhe David Brauni flinte me 5 fëmijë në dhomë, kur dhoma nuk kishte kushte të mira.
“Në dhomë ishte një vazo me lule, e cila ne mëngjes ishte me urinë, pasi Braun përtonte të shkonte në banje natën dhe urinonte aty. Këtë veprim më pas kryenin edhe vetë fëmijët. Gjithashtu, çdo fundjavë Braun merrte tre fëmijë në shtëpinë e tij, ku më pas edhe bënin dush me derë të hapur, pasi Davidi iu kishte thënë se dera e banjës ishte e prishur”-thuhet në dëshminë e Sprigthrat.
Dëshmitarja tjetër Silvi Belferv në shpjegimet e saj përpara organit të akuzës kishte treguar se banesa në të cilën funksiononte qendra “Fëmijët e tij”, nuk kishte kushte te mira, nuk kishte higjienë, kishte pak staf dhe kishte kushte të vështira ekonomike.
“I kisha thënë David Braun të shtonte stafin, por ai nuk u besonte shqiptarëve. Nga Boni mësova se në vitin 2004 në qendër erdhi një farë Dino, i cili abuzonte me fëmijët. Ishte edhe një person tjetër që abuzonte me fëmijët dhe që punonte aty vullnetar”,-thuhej në deklarimet e anglezes Belferv.
Në përfundim të leximit të këtyre dëshmive, gjykata njoftoi palët në proces se fëmija i birësuar në SHBA me inicialet G.B. ka shprehur gatishmërinë që i shoqëruar nga prindërit adoptues të tij të vijë dhe të dëshmojë në gjyq kundër abuzuesve të tij.
Në këtë proces gjyqësor akuzohen Dino Kristodoulu dhe Robin Arnold për abuzime me fëmijët në qendrën bamirëse “Fëmijët e tij” të drejtuar nga David Braun që tashmë është dënuar me 20 vjet heqje lirie për “pedofili”.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/aktualitet/te-akuzuarit-seks-oral-me-femijet-e-tortura.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/aktualitet/te-akuzuarit-seks-oral-me-femijet-e-tortura.html
Orikum, banorët protestë pas premtimit të Berishës: Sduam fjalë ORIKUM- Banorët e Orikumit kanë protestuar sot para bashkisë, jo vetëm në vijim të problemit të pronave të tyre, por për t’i kujtuar kryeministrit se deklaratat dhe premtimet duhet t’i bëjë realitet.
Protesta e tyre vjen dy ditë pas deklaratës së kreut të qeverisë, Sali Berisha, i cili i garantoi banorët se do t’i marrin pronat e tyre dhe se ai është njeri që i mban premtimet që bën.
“Kërkojmë që zgjidhja e propozuar nga kryeministri Sali Berisha të bëhet konkrete dhe afatshkurtër. Nuk mund të presim më gjatë. Ne nuk duam më fjalë boshe por veprime konkrete”- kanë thënë protestuesit, të cilat shtojnë se kjo protestë shërben si një kujtesë për Berishën.
Ata janë mbledhur për pak kohë para Bashkisë së Orikumit, ndërkohë që protesta ka qenë e qetë dhe paqësore, ndryshe nga ajo e ditëve më parë ku u shënuan konfrontime fizike dhe ndërhyrje e dhunshme e policisë.

Berisha: Orikumasit do marrin tokën. Unë mbaj çdo premtim
UPDATE – Kryeministri Sali Berisha reagoi në mbledhjen e grupit parlamentar të PD -së për skandalin e tokave në Orikum, ku është implikuar edhe miku i familjes së tij, Rrahman Selmanllari. Pa përmendur Selmanllarin, Berisha ka pohuar se pronën që kanë marrë tokën në bazë të ligjit 7501, do ta kenë edhe në pronësi. “Rama u tha qytetarëve të Orikumit se Berisha nuk ka mbajtur premtimin. E garantoi zotin Rama se Berisha do të mbajë çdo premtim. Kjo nuk ka diskutim. Atë premtim që kam bërë për tokat e fermave, atë e kam dekretuar dhe në radhë të parë, i dal zot vetes time. Unë si President i Republikës bëra dekretin, e kam bërë me vetëdijen më të plotë, bëra dhe ligjin. Ndodhi një manovër parlamentare e zakonshme që ma dështoi, por kjo shumicë do ta kalonte atë ligj”, – tha dje Berisha. Sipas tij, ky premtim nuk është bërë vetëm për Orikumin, por edhe për shumë zona të tjera. Kreu i ekzekutivit u shpreh gjithashtu, se mënyra e sjelljes së Edi Ramës duke nxjerrë njerëzit jashtë nga salla në Orikum nuk është një sjellje produktive. Berisha shtoi se, kryetari socialist nga njëra anë u thotë banorëve të Orikumit se Berisha nuk ka mbajtur premtimet dhe nga ana tjetër i nxjerr jashtë nga salla. “Ai premtim nuk është bërë vetëm në Orikum, është bërë në Ksamil dhe në shumë vende të tjera dhe do të mbahet. Ai nga njëra anë u kujton premtimin tim dhe nga ana tjetër i nxjerr jashtë. T ë mos nxjerrë njerëz nga salla. Ato çfarë kam premtuar, unë do t’i zbatoj,”- u shpreh dje Berisha. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të partisë që ai drejton, Berisha bëri të ditur edhe piketat kryesore të buxhetit të vitit 2010, sipas të cilit pushteti vendor do të marrë gjithë fondet e nevojshme për zhvillimin e bashkive dhe komunave.
************ Pas Selmanllarit, nje tjeter email ka mberritur ne redaksite e mediave pasdite vone. Emaili (i cili drejtohet tek i njejti grup-emailesh si emaili i Selmanllarit) eshte nenshkruar nga nje perfaqesues i familjes Sinanaliaj, emrat e te cileve figurojne ne dokumentacionin e prezantuar sot ne disa media, bashke me emrin e mikut te ngushte te djalit te kryeministrit. Ne Emailin e z.Sinanaliaj thuhet:
‘…Pronesia e familjes Sinanaliaj, (objekt i sotem mediatik) rrjedh prej trashegimlenesit Sadik Sinani, i cili me dokumenta arkivore qe te vitit 1910 (defter Daimi) nr.13, ka pase ne zoterim e pronesi nje prone te ndodhur ne vendin “Paska”, Orikum, Dukat me siperfaqe 185 vreten aproksimativisht 23 ha e 800m2 (sot e tjetersuar ne. truall). Gjithashtu prona vazhdon te ligjerohet edhe ne vitin 1933 permes rregjistrit kadastral nr.21. Fillimisht subjekti Sinanaliaj ka aplikuar per kerkirn pronesie ne vitin 1994, ne baze te ligjit 7698. Pretendimi eshte ngritur ne mbeshtetje te plote me dokumentin arkivor burim pronesie dhe vendimin e gjykates, permes te ciles eshte fiksuar ligjerisht edhe njehere pronesia ne emer te subjektit Sinanaliaj, sipas edhe planvendosjes bashkelidhur ketij vendimi. KKKP ne vitin 1994 I ka njohur 13 ha e 800 m2 dhe I ka kthyer 10.000 m2 ne emer te familjes Sinanaliaj dhe Shabanaj (pasardhes te Rodakut) dhe ne vitin 1995 me vendimin e gjykates nr.782 I bazuar ky vendim edhe ne dokumentat arkivor te kohes, eshte bere njohja e se drejtes se pronesise duke e shtuar masen e njohjes se pronesise nga 13 ha ne 23 ha e 880 m2. Ish komisioni gjate shqyrtimit te pretendimit konstatoi fillimisht se subjekti Sinanaliaj dhe Shabanaj kishte nje konflikt gjyqesor per nje pjese te siperfaqes me subjektin Skender Muco, dhe per kete vendosi nxjerrjen e ceshtjes jashte juridiksionit. Ky konflikt u mbyll deri ne gjykate te Apelit ne favor te subjektit Sinanaliaj dhe Shabanaj. Mbi bazen e ketyre njohjeve subjekti Sinanaliaj dhe Shabanaj ne vitin 2006, ne referim edhe te kritereve te reja te ligjit 9235 i drejtohet ZRKKP V1ore, duke kerkuar kthimin e pjeses se pakthyer me pare (per shkak te kondicioneve te ligjit te kohes), Konkretisht kthimin ne natyre te sip 10 ha dhe diferencen e pakthyer nga njohja e meparshme e 13 ha e 880 m2. ZRKKP pas hetimit administrative e ne perputhje me Iigjin dhe konkretisht nenin 22 e legjitimoi pronesine e tyre duke qene se kishin vendim gjykate te formes se prere dhe dokumenta arkivore si edhe vendim njohje dhe pjeserisht kthim ne natyre per kete prone. M.gj.th ZRKKP Qarku Vlore veproi jo per te gjithe siperfaqen e njohur . Per piesen nen rruge e cila ishte e lire fizikisht dhe pa pretendime ZRKKP Oarku Vlore veproi perseri pieserisht duke kthyer nie siperfage me te vogel nga sa u qe niohur subiekteve te siperpermendur Sade Shabanai dhe Nabile Sinanaliai, duke kthyer ne teren vetem siperfagen e lire ( bosh) pa ndertime dhe pretendime nga te tjere. P.S: Siperfaqja ne konflikt eshte ndare fillimisht si toke buke ne perdorim per punetoret e NB Rinia Orikum. Keto siperfaqe nuk u kaluan asnjehere ne pronesi pasi: Eshte pjese e zones turistike Perfituesit nga N.B nuk aplikuan per rregjistrim sipas kritereve te dekretit nr. 1254 date 19.10.1995 Dekreti ne vitin 2004 u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese Dhe ajo qe perben edhe nje argument te forte ligjor eshte fakti se ne vitin 2006 kur subjektet riaplikuan per kthimin e prones, siperfaqa ishte kthyer ne toke truall me vendim te KRRTRSH. (ndaj kur u konfirmua gjendja juridike e kesaj siperfaqe ne ZRPP dhe ne Kadaster, rezultoi te ishte me gjendje juridke pasuri shtet. Si e tille automatikisht i kthehet pronarit.) Asnje prej ish anetareve te NB sot nuk eshte se, nuk i njeh pronen Sinanaliajve por, pretendojne se ende ekzistojne variantet e rregjistrimit ne hipoteke te titujve te perdorimit te disa siperfaqeve(!!) Me besimin se gjithcka do ta paraqisni me vertetesi Me respect, Gentian Sinanaliaj

Reagimi i Selmanllarit
Rahman Selmanllari, emri i të cilit figuron në listën e personave të përfshirë në incidentet e ditëve të fundit në Orikum, ka reaguar sot me anë të një emaili dërguar në adresat e drejtuesve të disa mediave të shkruara dhe televizive në Tiranë.
Teksti i emailit te z.Selmanllari, eshte si me poshte:
‘….Sot ne disa te perditshme te kontrolluara dhe financuara nga opozita u publikuan disa shpifje sipas te cilave Rahman Selmanllari ka vjedhur, zaptuar apo zbuar njerez nga tokat e tyre. Pa dashur te polemizoj me mediat ne fjale dua te sqaroj publikun se une njelloj si pronaret e mediave qe me sulmojne kam blere toke te certifikuar si te lire e te rregullt ne hipoteke, e per te cilen brenda ligjit kam paguar parate si dhe kam leshuar apartamente ne Tirane ne perfitim te pronareve te tokes. Toka qe une kam blere brenda te gjitha rregullave eshte e ndare dhe e percaktuar me kufinj Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25484. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25484

Zhduket kallëzuesi i gjyqtarit pa imunitet Personi që denoncoi në prokurori Qani Hasën disa muaj më parë, nuk gjendet nga prokuroria për t’i marrë deklarim
Veç Hasës, organi i akuzës ka nisur hetim edhe për familjarët e të dënuarit për veprën penale të korrupsionit
TIRANË- Njësia e Task-Forcës në prokurorinë së kryeqytetit, menjëherë pas njohjes me vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë për heqjen e imunitetit të gjyqtarit Qani Hasa, nisi veprimet hetimore ndaj tij.
Në këtë mënyrë është regjistruar procedimi penal në emër të gjyqtarit, “sekserit” të tij dhe pjesëtarëve të familjes së të dënuarit Geront Toska, që kanë dhënë ryshfetin prej 300 mijë lekësh të reja. Lajmi konfirmohet nga burime të prokurorisë, që shtuan se po kërkohet edhe I.H, nga Elbasani, personi që denoncoi këtë rast “korrupsioni”. Ky i fundit prej disa ditësh nuk ndodhet në adresën e lënë në prokurori.
Sipas akuzës, kallëzuesi I.H, ka denoncuar “sekserin” e gjyqtarit Hasa, i cili në emër të tij i kishte kërkuar familjarëve të të dënuarit tashmë Geront Toska, 3 milionë lekë të vjetra, për dhënien e dënimit minimal që e parashikonte dispozita ligjore. “I.H, pasi ka denoncuar faktin e këtij korrupsioni Hasës, “sekserit” të tij është larguar për në qytetin e Elbasanit, duke lënë edhe një adresë dhe një numër kontakti.
Por, këto dy javët e fundit, kur është tentuar të kontaktohet me të për t’i rimarrë dëshminë, ai nuk gjendet në adresën e dhënë. Madje ka mbyllur edhe numrin e kontaktit”,-thanë burimet. Sipas tyre, arsye e thirrjes dhe kërkimit të kallëzuesit është për t’i marrë dëshminë e tij me cilësinë e personit që ka dijeni mbi faktet.
Ndërkaq, dosja shumë shpejt mund të dërgohet për gjykim, pasi një sërë provash të rëndësishme tashmë janë siguruar gjatë hetimit të “sekserit” dhe familjarëve të të dënuarit Toska. “Gjatë kryerjes së hetimeve paraprake, është provuar se në këtë aferë korrupitve janë përfshirë, përveç gjyqtarit, edhe një person tjetër në rolin e sekserit. Emri i tij nuk bëhet publik për arsye hetimore, ndërsa po hetohet edhe një i afërm i Geront Toskës.
Këta të fundit, hetohen për veprën penale të “korrupsionit aktiv”, duke i ofruar një shumë të konsiderueshme parash kundrejt dhënies së vendimit të dënimit minimal, parashikuar për veprën penale për të cilën akuzohej Toska,- thuhet nga prokuroria.
Sipas burimeve, vetë gjyqtari Qani Hasa, pas marrjes së shumës prej rreth 3 milionë lekë të vjetra në vendimin e tij të dhënë pasi ka dëgjuar pretendimet e palëve, ka vendosur që të pandehurin Toska ta dënojë me 5 vjet burg për kryerje e veprave penale të “prodhimit, mbajtjes dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe “falsifikimit të dokumenteve”. Prokurori i çështjes në leximin e konkluzioneve kishte kërkuar deklarimin fajtor të të pandehurit për akuzat e dënimin e tij me 10 vite e 6 muaj burg.
Mbi gjyqtarin Hasa rëndon akuza e “korrupsionit pasiv të gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”. Për të provuar akuzat e ngritura, sipas burimeve nga prokuroria, mësohet se kjo e fundit ka siguruar biseda të përgjuara, foto të takimeve të ndryshme dhe një video me pamjet filmike ku “sekseri” iu merr familjarëve paratë e më pas ia jep gjyqtarit. Pas heqjes së imunitetit, KLD-ja vendosi edhe pezullimin e tij nga detyra në Gjykatën e Elbasanit.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25487. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25487

Vdes nga dhuna fëmija 7 vjeç, dyshohet e ëma SHKUP – Një fëmijë shtatë vjeçar të hënën në darkë është rrahur deri në vdekje në shtëpinë e tij ku banonte me nënën, Suzana Gjakoviq në lagjen Draçevë të Shkupit, e cila dyshohet si autore e krimit te rëndë.
Fëmija i përgjakur rreth orës 20:00 është transferuar nga pronari i shtëpisë në Klinikën Spitalore të kësaj lagje. Fëmija nuk i ka rezistuar lëndimeve dhe kështu ka ndërruar jetë. Ministria e Punëve të Brendshme njofton se menjëherë nënën e tij e ka marrë në pyetje në stacionin policorë të Draçevës.
Policia po heton rastin për të zbuluar se kush e ka rrahur në atë gjendje djalin shtatëvjeçar. Jo zyrtarisht mësohet se nëna e viktimës ka jetuar në kushte të vështira dhe për ti ushqyer katër fëmijët e saj, ka shitur edhe trupin e saj./INA/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25478. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25478

Baze: Taçi mbështetet nga kryeministri. Berisha për liri njeh vetëm të shoqen INTERVISTE – Mero Baze shprehet mosbesues ndaj policisë, duke thënë se “policët janë të aftë por të diktuar”. Sipas tij në krye të Ministrisë së Brendshme është një ministër nën akuzë, tek i cili nuk beson se do të ndalojë agresorin Rezart Taçi.
Zoti Baze, një përshkrim të shkurtër të ngjarjes?
Dy kolegët e mi, Andi Bushati dhe Arban Hasani, më ftuan për një kafe pasi përfundoi emisioni “Zonë e Ndaluar”. Shkova rreth orës 23 tek lokali ku po më prisnin, diku afër bllokut. Ndërsa po bisedonim normalisht, në tavolinë shfaqet Rezart Taçi nga errësira e fundit të lokalit. U gjendëm shumë të papërgatitur dhe thjesht tentova të tërhiqem pas kur ai më qëlloi duke më sharë. Por befas pashë që tavolina ishte rrethuar nga bodyguard-ë të tij, të cilët nën shembullin e pronarit të vet nisën të gjuajnë. Nuk mbaj mend shumë detaje se humba vetëdijen për pak çaste, por me ç’pashë më vonë, pozicioni ku isha, më kishte mbrojtur nga ndonjë dëmtim fatal. Po ashtu kolegu im Bushati, që ishte para meje, ishte bërë në një farë mënyre barrikadë për të mos më qëlluar dot në pjesën përpara.
A dukej se sulmi ishte i menduar apo i çastit?
Nuk di të them sa kohë më parë ka qenë i menduar, por natyrisht që ka qenë diçka që mund ta kenë menduar dhe kanë pritur të gjejnë rastin. Mënyra si u sollën me dy kolegët e mi, duke bërë kujdes të mos i preknin, do të thotë se nuk janë sjellë si vrasës të papërgjegjshëm, por si mafiozë të mirëinstruktuar. Dhe përpjekja për të qëlluar vetëm në pjesën e pasme të kokës, ku dhe mund të traumatizohesh përjetë, ishte kriminale. Mendoj se ata kanë vendosur të qëllojnë kur kanë parë që unë hyra në lokalin ku ata rrinin. Ndoshta pas 20 minutash ata vendosën të sulmojnë, dhe na rrethuan papritur duke më sulmuar.
Sa i vetëdijshëm keni qenë për rrezikun për shkak të profesionit?
Rreziku i shoqëron gazetarët si ndryshku hekurin. Sa herë që shoqëria degradon, sa herë për lirinë ka mjedis të papërshtatshëm, aq herë ky ndryshk priret të sulmojë që të brejë profesionin e gazetarit. Nuk është në dorën tonë shmangim rreziqet. Jemi të dënuar të bashkëjetojmë me to. Në dorën tonë është të bëjmë punën tonë. Rrezikun nga mjedisi ynë duhet ta zhdukë shteti ligjor dhe një qeverisje që jep shembull frymëzimi kundër krimit, kundër këtyre personave dhe pro standardeve të lirisë për median. Fatkeqësisht qeveria ime dhe e bashkëqytetarëve të mi është aleate e këtij banditi, frymëzuese e keqe kundër lirisë së medias dhe degraduese e standardeve të lirisë në këtë vend.
Kryeministri bëri një deklaratë ku dënoi aktin e dhunës?
E dëgjova dhe mu dhimbs sa i pafuqishëm është të përmendë emrin e Rezart Taçit. E di që emri i viktimës i krijon probleme, por së paku emrin e kriminelit duhet ta përmendte dhe ta dënonte. S’ka denjuar as vetë të bëjë deklaratë, por zyra e tij ka bërë një deklaratë të modës kineze të viteve ‘70 ku në vend që tu adresohet problemeve, flet për parime që i shkel nga mëngjesi në mbrëmje. Është e dhimbshme të shikosh kryeministrin e vendit tënd në atë pozicion, peng të një njeriu të përzgjedhur prej familjes së tij për tu bërë miliarder brenda natës.
Ç’mund të thoni për reagimin politik në përgjithësi?
Nuk pres të ngushëllohem nga reagimi politik, por nga shteti ligjor. Reagimi politik vlen vetëm për të kuptuar sa e inkriminuar është politika me krimin dhe sa fuqi ka të ndahet prej tij. Po të lexosh deklaratat e partisë së Berishës dhe partisë së Ilir Metës, e kupton sa të pafuqishëm janë të zënë në gojë emrin e kriminelit dhe t’i adresohen problemit me kurajë. Për kaq vlen reagimi politik. Vlen për të qenë shembull frymëzimi ose model i bashkëjetesës me krimin. Ajo ç’më kujton reagimi i partisë së Berishës dhe partisë së Ilir Metës është reagimi i njeriut në hall, kur djali i shtëpisë kapet në krim dhe përpiqesh të mos flasësh më për djalin, por për atë çfarë atij duhet t’i mësojnë në shkollë. Ato po sillen si njerëz në hall. Por shteti ligjor duhet të sillet më me dinjitet se pushteti politik.
Si ka qenë reagimi i forcave të rendit?
Nëse ka njerëz në hall pas gazetarëve në këtë vend, janë ata. Ekziston një polici që kërkon të bëjë detyrën e saj dhe një frymëzim politik kundër misionit të saj. Nuk mund të thuash asgjë të qortueshme për policët e Tiranës si profesionistë ose njerëz kurajozë. Ata janë shumë të mirë. Por ata nuk janë të lirë të jenë policë. Dhe ndryshe nga ne gazetarët që e kemi në dorë lirinë tonë, për ta mbrojtur apo dorëzuar, ata nuk e kanë dhe aq në dorë lirinë e tyre për të qenë profesionistë. Ata u sollën shumë korrekt me ngjarjen, erdhën në vendngjarje, më shoqëruan në spital dhe më dorëzuan tek mjekët. Morën provat dhe u larguan. Drejtori i policisë së Tiranës dhe Drejtori i Përgjithshëm më vizituan dhe në spital. Pastaj më tej ata s’kanë asgjë në dorë. Të vinte keq për ta. Rezart Taçin nuk kishin fuqi ta arrestonin. Ai i merrte në telefon dhe u tregonte se kur mund të kishte kohë të shkonte t’i takonte. Përfytyroni një shtet që nuk ndalon dot një miliarder, që i ka zyrat në mes të Tiranës dhe që nga mëngjesi në mbrëmje përmend vetëm emrin e kryeministrit. Si mund të afrohet polici tek një njeri që sapo i afrohesh, bën sikur flet në telefon me Sali Berishën.
Cilat mund të jenë shkaqet që Rezart Taçi nuk u ndalua qysh në fillim?
Ata duan të shkatërrojnë provat. Mos harroni që tani Ministër i Rendit është një person në kërkim, që i ka shpëtuar një dënimi me procedurë. Ata thjesht duan të shikojnë dëshmitë tona dhe pastaj të shpikin ose shkatërrojnë prova të reja për rrethana lehtësuese për të. Ky është regjimi që ka shpikur mosndëshkimin me ligj, por me vetëgjyqësi. Vetëm ky regjim ka mundur të mbyll çështje të mëdha, për të cilat bota mund të kishte bërë luftëra civile, me procedura afatesh apo imunitete ministrash. Vetëm ky regjim ka mundur të mbyllë me procedurë gjykimin për vrasje të 26 personave apo pastrime të pastra paresh përmes sekserëve të familjes në pushtet. Mosndëshkueshmëria e krimit është identiteti i këtij regjimi. Lexoni progres-raportin e Bashkimit Europian se sa qartë e ka theksuar me dëshpërim faktin që në Shqipëri po krijohet modeli i të pandëshkueshmëve. Rezart Taçi, nëse më lejohet në krahasim, në këtë rast, është “kriminel race”.
Si e gjykoni solidaritetin e medias?
As që kam dyshuar ndonjëherë tek solidariteti i kolegëve të mi. Nuk më ka munguar kurrë. Edhe kur regjimet në këtë vend janë përpjekur të izolojnë gazetarë të veçantë përmes trustit mediatik, gazetarët nuk e kanë braktisur njëri- tjetrin. Në këtë rast duhet që solidariteti të mos jetë një gjest në mbështetje time, por një instrument për të vrarë frikën dhe për tu shkuar deri në fund të vërtetave të hidhura të këtij regjim. Solidariteti më i madh për mua, është që të shikoj sa më pak lajme të gënjeshtra për Rezart Taçin, sa më pak gënjeshtra të paguara prej tij, sa më pak përpjekje për të penguar shtetin të hetojë evazionin e tij fiskal prej qindra miliona eurosh për shkak të lidhjeve me pushtetin. Solidaritet për mua është që kolegët e mi të kenë mundësinë të thonë të vërtetën për këtë njeri që ka blerë pushtetin politik dhe atë publik me para që ua merr nga xhepat taksapaguesve shqiptarë. Ky solidaritet më bën të ndjehem i dobishëm për kolegët e mi.

Rezart Taçi në TV: Nuk po fshihem. Policia: Është person në kërkim
Biznesmeni Rezart Taçi ka duke deklaruar ne linje telefonike per disa TV se “une nuk po fshihem dhe jam gati te perballem me drejtesine”.
Ndersa policia e Tiranes thote se e ka shpallur person ne kerkim, per rrahjen e gazetarit Mero Baze. Në pranga jane qe prej mengjesit dy nga agresorët e gazetarit Mero Baze Bledar Lilo dhe Jurgen Selfo . Sipas policisë dy personat qëlluan Bazen për shkak të detyrës. Policia e Tiranës ka bërë me dije se gazetari Mero Baze ka bërë kallëzim penal për ngjarjen.
Z.Taçi pretendoi se kanë qenë bodygard-et ata që kanë qëlluar, pas provokacioneve, sipas tij, të Bazes në lokalin ku kishin rastisur se bashku mbremjen e së hënës.
Ai mohon te kete qelluar vete mbi Bazen. “Hedh poshtë me indinjatë këtë akuzë të ulët në drejtimin tim dhe siguroj të gjithë opinionin publik se jo vetëm nuk është në karakterin tim të shmangem por jam i gatshëm të përballem me këto shpifje në çdo kohë përpara drejtësisë së vendit tim”, tha Rezart Taçi.
Më parë, policia e Tiranës, informoi se pas kallëzimit të bërë nga Mero Baze, policia ka ndaluar dy persona të akuzuar si agresorët e gazetarit dhe ka shpallur në kërkim policor Rezart Taçin.
Gjatë një konference për shtyp, zedhenesia e Policise, tha se “janë shoqëruar shtetasit Bledar Lilo dhe Jurgen Selfo, punonjës te kompanisë “Taçi Oil”, truproja te Taçit.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25481. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25481

Hartografët: Humbim më shumë se 354.4 km2 nga Pakti Detar Shqipëria ka humbur më tepër se 354.4 km katrorë det nga kufijtë e vendosur sipas marrëveshjes për mënjanimin e ujërave detarë dhe ndarjen e shelfit kontinental.
Një grup ekspertësh hartografë, kanë arritur me anë të formatit satelitor (numerik) të nxjerrin të dhënat për gjatësinë e vijave bregore të Shqipërisë dhe Greqisë si dhe të sipërfaqeve ujore që kanë përfituar sipas marrëveshjes së prillit 2009.
Grupi i ekspertëve hartografë, e ka bërë matjen pak ditë më parë dhe në mënyrë të pavarur nga qeveria, e cila nuk ka pranuar deri më sot asnjë oponencë për marrëveshjen detare me Greqinë, e cila pritet të ratifikohet në Parlament për të hyrë në fuqi.
Matjet u llogaritën me një hartë në formatin satelitor (numerik) në shkallën 1: 100 000, ku u hodh vija e marrëveshjes, e prej saj morën të dhënat për gjatësitë e vijave bregore të dy shteteve si dhe të sipërfqeve ujore që janë përfituar.
Sipas matjeve 1km vijë bregore shqiptare përfiton 10.2 km2 ujëra detarë dhe shtratdet Kontinental, ndërsa 1km vijë bregore e Republikës së Greqisë përfiton 17.2 km2 ujëra detarë dhe shtratdet Kontinental. Studimi me metodën satelitore ka “zhvlerësuar” edhe një pjesë të studimit të Prof. Asoc. Dr. Myslim Pasha, të kryer pak kohë më parë.
Sipas mjeshtrit të kërkimeve duke përdorur testi ndërkombëtar të përpjestueshmërisë, dilte rezultati që 1km gjatësi bregore shqiptare përfitonte 10.2 km2 ujëra detare, ndërsa 1 km gjatësi bregore e Republikës së Greqisë përfitonte 15.8 km2. “Rrëzimi” i matjeve të bëra nga Pasha, nga ana e hartografëve të pavarur, me anë të hartës satelitore ka shtuar dukshëm sipërfaqen e detit që humbi Shqipëria, nëse lihen kufijtë e fiksuar në marrëveshjen e nënshkruar 7 muaj më parë.
Sipas studimit më të ri, diferenca e krijuar, nuk e rrëzon studimin dhe oponencën e kolonelit në rezervë Pasha, ajo vetëm sa thellon skandalin. Hartografë që bënë matjet e reja thonë se Konventa e vitit 1958 e përcakton “equidistance line” (vijën e baraslarguar) si vijën çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta nga të cilat matet gjerësia e detit Shtetëror ndërmjet dy shteteve “.
Por, roli i privilegjuar i kësaj metode u godit rëndë nga disa vendime të Gjykatës Ndërkombëtare të cilat nuk e morën për bazë këtë metodë në gjykimin e tyre, pasi ajo çonte në pabarazi.
Diskutime të shumta u bënë por goditja e metodës së baraslargësisë shkoi aq larg, sa në Konventën e 1982, ky nocion (pra baraslargësia) hiqet fare nga nenet 74 (që ka të bëjë me Hapësirën e veçantë Ekonomike = Exlusive Economic Zone) dhe 83 (Shtratdeti Kontinental= Continental Shelf) të Konventës, dhe mbeten vetëm në nenin 15 (që ka të bëjë vetëm me detin Shtetëror). Sipas nenit 74 të UNCLOS.
“Mënjanimi i Hapësirës së Veçantë Ekonomike (Exlusive Economic Zone) ndërmjet shteteve me brigje kundruall, apo ngjitur do të kryhet sipas marrëveshjes bazuar në ligjin ndërkombëtar siç referohet në nenin 38 të statutit të Gjykatës Ndërkombëtare, me qëllim që të arrijë në zgjidhje të BARABARTË (EQUITABLE SOLUTION).” Po kështu edhe neni 83 paragrafi i parë përdor të njëjtën gjuhë.
Marrëveshja me Greqinë sipas hartografëve nënkupton se për përcaktimin e vijës bazë mund të jenë përdorur kritere që lidhen me konceptin e arkipelagut (Neni 47 i Konventës), çka i mundëson palës greke përdorimin “edhe të një shkëmbi mbi sipërfaqen e ujit …si pikë referimi për ndarjen e sipërfaqes ujore”, siç është përdorur shkëmbi Barketa.
Kjo duket tek përmbajtja e Nenit 1 të Marrëveshjes, ku në tekstin e paqartë shqip, në kllapa, përmendet termi “Vijë bazë ishullore”. Kjo ka sjellë një vijë bazë kryekëput në favor të palës greke dhe rrjedhimisht cënon në thelb parimin e baraslargësisë dhe dëmtimin e interesave të palës shqiptare.
Rastet, si ka ndodhur me shtetet e tjera
Rasti i parë ka qenë rasti i Libisë me Maltën ku Gjykata vendosi mënjanimin e kufirit ne favor të Libisë. Por raste të tjera, ku ky test është përdorur janë pa fund në negociata dhe në Gjykatë. I tillë ka qenë rasti i Ukrainës me Rumaninë.
Ky test është përdorur gjerësisht si argument nga Turqia, për çështjen e Detit Egje me Greqinë ku edhe ata përballen me arkipelagun e ujdhesave Egjeane ( të Greqisë). Në arbitrazhin e vitit 1985, kur u shqyrtua largësia midis Guinea-Guinea Bissau, Gjykata vendosi refuzimin e përdorimit të metodës së baraslargësisë sepse ajo çonte në pozita të pabarabarta të palëve në kontrollin e hapësirave ujore.
Po kështu, në rastin e mënjanimit të kufirit midis Danimarkës dhe Norvegjisë, në zonën midis Greenland dhe Jan Mayen, Gjykata Ndërkombëtare, pasi vendosi vijën mesore të përkohshme, e korrigjoi atë mbi bazën e parimeve të barazisë, duke konsideruar ndarjen e bregdeteve si dhe rëndësinë ekonomike në peshkim. Të tilla janë rastet e arbitrazhit të vitit 1977 për vendosjen e kufirit detar midis Francës dhe Anglisë etj.

UPDATE – Presidenti i vendit, Bamir Topi ka kërkuar që opinioni publik të ketë më shumë besim tek institucionet shtetërore lidhur me paktin e kufijve ujorë me Greqinë.
Sipas tij në këtë proces që ende nuk është finalizuar duhet të ketë transparencë të plotë.
“Sot nuk jetojmë në kohën e marrëdhënieve të izoluara bilaterale. Ka një realitet të ri dhe Shqipëria, Greqia dhe Italia janë vende anëtare të NATO-s. Sot janë të përparuara teknologjitë për të përcaktuar me saktësi detajet. Procesi do te jete i monitoruar dhe dua të siguroj qytetarët se zgjidhjet institucionale do të jene korrekte”- tha Topi.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25475. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25475
Top