Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Shkrihen akujt, Meta takon Ina Ramën Ilir Meta u shpreh pas takimit se Kuvendi është i gatshëm të votojë pro heqjes së imuniteteve
TIRANË- Shkrihen akujt mes qeverisë dhe kryeprokurores, Ina Rama. Për më shumë se një orë, zv-Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta dhe Kryeprokurorja Ina Rama kanë zhvilluar dje një takim në zyrën e kësaj të fundit.
Pas takimit, Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, u shpreh se, takimi me Ina Ramën ishte në kuadër të koordinimit të punës me qellim përmbushjen e detyrimeve, që lidhen me liberalizimin e vizave. “Ka qenë thjesht një takim pune me Prokuroren e Përgjithshme Znj.
Rama, në kuadër të koordinimit tonë me gjithë institucionet e pavarura për të përmbushur të gjitha detyrimet që kanë të bëjnë me udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, dhe në përgjithësi për procesin e integrimit evropian”, – tha Meta, duke shtuar se, ishte një takim i frytshëm dhe bashkëpunues.
Ministri i Punëve të Jashtme është pyetur edhe për faktin nëse takimi në fjale mund të konsiderohet si ngrohje e marrëdhënieve, duke pasur parasysh akuzat që qeveria dhe vetë kryeministri Sali Berisha ka adresuar ndaj Prokurores së Përgjithshme. Nga ana e tij, Ilir Meta, është shprehur se bashkëpunimi mes qeverisë dhe organit të akuzës do të jetë i ngushte.
“Ne do të bashkëpunojmë shumë ngushtë me Prokurorinë dhe me gjithë institucionet e tjera të pavarura, pasi shteti është një, pavarësisht nga funksionet e ndryshme. Ne të gjithë duhet të bashkërendojmë punën për të zbatuar ligjin me forcë, me qëllim forcimin e shtetit ligjor dhe arritjen e standardeve evropiane”,- tha Meta.
Zv-kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme ka mohuar që gjatë takimit të jetë diskutuar për çështjen e imuniteteve, por në të njëjtën kohë ka siguruar për gazetarët se vota e Kuvendit do të jetë pro, sa herë që organi i akuzës do ta kërkojë. “Për sa i përket çështjes së imuniteteve, mendoj se përgjigjja është dhënë me kohë.
Sa herë që Prokuroria të kërkojë heqjen e imunitetit për cilindo deputet do të ketë votën time, dhe besoj se do të ketë votën e të gjithëve në parlament. Dhe së dyti, për të zgjidhur njëherë e mirë çështjen e imuniteteve, ne ftojmë opozitën të hyjë në parlament dhe të votojë për kufizimin e imuniteteve”, – tha ai.
Ky është takimi i parë që një përfaqësues i nivelit të lartë të qeverisë pranon të zhvillojë një takim me kreun e organit të akuzës. Deri më tash, kontaktet mes qeverisë dhe organit të akuzës kane qenë thjesht protokollare.
Debati mes qeverisë dhe Kryeprokurores ka kulmuar me çështjen e Gërdecit dhe hetimin Durrës- Kukës, ndërkohë që përplasjet kanë qenë të vazhdueshme edhe për drafte të rëndësishme, që janë diskutuar në Kuvend si ligji për prokurorinë, apo ligji i dosjeve. (SHekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25554. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25554

SHBA, republikanet marrin dy guvernatore Barak Obama dhe Partia Demokratike marrin goditjen e pare politike qe pas triumfit te zgjedhjeve presidenciale.
Shtetet e Virxhinias dhe Nju Xhersit, te cilat votuan per kandidatin demokrat ne presidenciale, kane preferuar guvernatore republikane. Ne Virxhinia, per here te pare qe prej vitit 1964 eshte zgjedhur si guvernator nje republikan.
Ai quhet Bob McDonnell dhe ka mundur demokratin Creigh Deeds. Nderkohe, ne shtetin e Nju Xhersit demokratet kane marre goditjen e dyte, pasi kandidati Jon Corzine i mbeshtetur ne fushate edhe nga Obama, u mposht nga Chris Christie. Mesa duket amerikanet ne keto dy shtete nuk i mbeshtesin me shpresat e tyre tek administrata Obama per daljen nga kriza.
Yes we can nuk eshte me nje parrulle shprese per amerikanet ne keto dy shtete, pasi mbi te gjitha, njerezit duan me shume te ardhura dhe pune. Keto zgjedhje jane vetem nje mini-test per ato te vitit 2010 ku do rinovohet nje pjese e mire e Kongresit, 1/3-ta e Senatit dhe guvernatoret e disa shteteve te rendesishme. (TCH)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25539. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25539

SHBA, republikanet marrin dy guvernatore Barak Obama dhe Partia Demokratike marrin goditjen e pare politike qe pas triumfit te zgjedhjeve presidenciale.
Shtetet e Virxhinias dhe Nju Xhersit, te cilat votuan per kandidatin demokrat ne presidenciale, kane preferuar guvernatore republikane. Ne Virxhinia, per here te pare qe prej vitit 1964 eshte zgjedhur si guvernator nje republikan.
Ai quhet Bob McDonnell dhe ka mundur demokratin Creigh Deeds. Nderkohe, ne shtetin e Nju Xhersit demokratet kane marre goditjen e dyte, pasi kandidati Jon Corzine i mbeshtetur ne fushate edhe nga Obama, u mposht nga Chris Christie. Mesa duket amerikanet ne keto dy shtete nuk i mbeshtesin me shpresat e tyre tek administrata Obama per daljen nga kriza.
Yes we can nuk eshte me nje parrulle shprese per amerikanet ne keto dy shtete, pasi mbi te gjitha, njerezit duan me shume te ardhura dhe pune. Keto zgjedhje jane vetem nje mini-test per ato te vitit 2010 ku do rinovohet nje pjese e mire e Kongresit, 1/3-ta e Senatit dhe guvernatoret e disa shteteve te rendesishme. (TCH)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25539. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25539

Dështon seanca për Gërdecin, nuk formohet dot trupi gjykues TIRANË- Dështon seanca e radhës për dosjen “Gërdeci”. Shkak këtë radhë është bërë mungesa e prokurorit dhe e një gjyqtareje, që kanë detyruar trupin gjykues të vendosë shtyrjen e gjyqit për një tjetër datë.
Në seancë sot nuk është paraqitur prokurori Genti Qano dhe gjyqtarja Fatmira Hajdari, gjë që e ka bërë të pamundur zhvillimin e gjyqit.
Pas kësaj është caktuar seanca e radhës në 12 nëntor, ditë që ka shkaktuar reagimin e avokatëve. Sipas tyre, kjo datë është shumë e ngarkuar me gjyqe.
Në 28 tetor, Prokuroria e Përgjithshme ka arritur të lexojë të plotë akt-akuzën për çështjen Gërdeci, duke deklaruar se shpërthimi erdhi si pasojë e gabimit njerëzor. Pas pafajësisë në Gjykatën e Lartë, tashmë në këtë akt-akuzë, prokuroria e quan Mediun ’shtetas’ dhe jo ‘i pandehur’.
Seanca në ngarkim të 29 personave ish-zyrtarë dhe drejtues të fabrikës, nisi në atë datë në Gjykatën e Tiranës, pas dëshmive të njëpasnjëshme për arsye nga më të ndryshmet.
Gjykata e Tiranës fillimisht ka rrëzuar 14 kërkesat paraprake te te pandehurve ne kete proces mes te cilave kishte kërkesa për shkelje të afateve hetimore, kërkesa per gjykim te shkurtuar, apo edhe kërkesa për pavlefshmëri te ekspertizave te kryera nga prokuroria.
Më tej, grupi i prokurorëve ka nisur leximin e akt-akuzës prej 108 faqesh ku jane dhene provat me te cilat akuza kërkon gjykim për 29 të pandehurit mes te cileve ushtaraket me te larte shqiptar te periudhës 2005 – 2009, si drejtoi i MEICO Ylli Pinari.
Pjesa më madhe e provave te sjella nga prokuroria qe pothuajse janë bere publike deri me tani i përkasin mënyrës së paracaktuar te zhvillimit te tenderit per dhënien me koncesion firmes “Albademil” për demontimin e fishekëve ne Gërdec.
Ndër të tjera prokuroria tha se ne momentin qe po kryhej një saldim brenda ambienteve ku kryhej demontimi shkëndijat elektrike kane rene mbi masën e madhe te barutit dhe kane shkaktuar shpërthimin gjigant që hodhi në erë një fshat të tërë.

seancat e deshtuara
TIRANË – Gjykata e Tiranes vendosi seancen e radhes më 7 tetor. Gjyqi për “Gerdecin” hasi serish ne rezistencen e avokateve. Kesaj radhe ata kerkuan vecimin e dosjeve, duke motivuar se shperdorimi i detyres duhet te gjykohet vec akuzave per vrasje.
Avokatet kerkuan ndarje te dosjes nga te akuzuarit Delijorgji, Pinari e Gjeci. Do të jetë seanca e 7 tetorit ajo që do të vendosë për veçimin ose jo të dosjes.
Seanca e sotme nisi rreth ores 11:00 dhe zgjati jo me shume se nje ore duke mos u shqyrtuar asnje akuze. Edhe para nje jave seanca u shty për shkak të mungesës së avokatit Artan Kodheli që mbron interesat e të pandehurit Agim Lala një prej ushtarakeve ne Ministrinë e Mbrojtjes.
Asnjë seancë nuk është zhvilluar deri tani për shkak të shtyrjeve të njëpasnjëshme. Procesi eshte zvarritur prej 7 muajsh, që nga koha që prokuroria ka dorëzuar dosjen në gjykatë.
Mes të pandehurve janë edhe, administratori i “Alba Demil”, Mihal Delijorgji dhe ish-kreu i MEICO-s, Ylli Pinari si de disa ish-ushtarakë të lartë akuzohen si përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit.
Pak dite me pare, Presidenti i Republikës Bamir Topi në cilësinë e kreut të Këshillit të Lartë të Drejtësisë kërkoi gjykim të pandërprerë të çështjeve gjyqësore, gjykim me përgjegjësi e larg influencave.
Ndërkohë, i pandehuri Fatmir Mediu, ish ministër i Mbrojtjes në kohën e tragjedisë u lirua nga akuza, pasi gjykata e Lartë vendosi të pushojë çështjen në ngarkim të tij me argumentimin se ai është person me imunitet.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25529. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25529

Uje drejt Katarit ne kembim te gazit Shqiperia mund te dergoje anije me uje te pijshem drejt shteteve te Gjirit Persik, duke perdorur balastat e cisternave te gazit, ne rast se projekti per kompleksin energjetik te Semanit realizohet.
Lajmi ishte perfolur prej kohesh, por u be publik per here te pare dje nga Agim Gjinali, drejtor i kompanise ASG Power. Gjithe ai shi qe bie ne Shqiperi, shkon dem ne Adriatik pa u perdorur, deklaroi Gjinali, ndersa prezantonte projektin e tij ne konferencen e dyte nderkombetare mbi investimet e huaja ne Shqiperi.
Konferenca qe nisi dje, e organizuar nen kujdesjen e Bankes Islamike per Zhvillim dhe ASG Power, eshte nje nga sponsoret kryesore.
Kam negociuar personalisht ne Katar per sigurimin e kontratave te furnizimit me gaz, deklaroi Kryeministri Sali Berisha ne fjalen pershendetese. Sipas Gjinalit, eficienca e projektit do te rritet ndjeshem per shkak se anijet do te mund te perdoren jo vetem per te sjelle gaz nga Katari ne Shqiperi, por edhe per te derguar uje te pijshem nga Shqiperia per ne shtetet e Gjirit Persik. Qeveria shqiptare duket se ka shprehur mbeshtetje te drejtperdrejte per projektin e ASG permes bisedimeve te nivelit te larte me Katarin, nje prej vendeve me te rendesishme ne eksportin boteror te gazit te lengshem. Gazi natyror lengezohet ne temperaturen -163 grade Celsius, ne menyre qe te mund te transportohet, por duhet te degazifikohet para se te shperndahet per konsum.
Kryeministri Berisha kreu bisedime ne Katar ne mars te ketij viti, ndersa ne maj Shqiperia nenshkroi nje marreveshje per bashkepunim ekonomik, tregtar dhe teknik mes dy vendeve. Tani per tani, bisedimet jane vetem ne nivelin e mirekuptimit.
ASG Power ka kryer studimet per ndertimin e nje impianti degazifikimi te gazit te lengshem ne Seman me kapacitet prej 30 miliarde meter kub (BCM) ne vit, shoqeruar me nje termocentral me fuqi te instaluar 1200 MW, si dhe dy tubacione, njeri per ta euar nje pjese te gazit ne Itali dhe tjetri per te furnizuar gazsjellesin Nabueo ne Bullgari.
Rreth 150 anije ne vit do te vijne per te sjelle gazin qe do te magazinohet ne Seman para se te shperndahet te klientet, tha Gjinali. Anijet zakonisht mbushin balastet me uje deti gjate rruges se kthimit per te fituar baraspeshim ne lundrim. Sipas planit, balastet do te mbushen me uje te pijshem ne Shqiperi, qe do te shitet ne vendet e Gjirit.
Disa vende Arabe perdorin teknologjine e shkripezimit te detit per te fituar uje te embel te cilesise se keqe, por kjo metode e prodhimit te ujit kushton rreth 50-60 cent te dollarit per meter kub, pra vleresohet si shume e kushtueshme. Sipas Gjinalit, i gjithe kompleksi energjetik i Semanit do te rrise eficiencen e komponenteve te ndryshem, gje qe e ben projektin terheqes nga shume drejtime.
Termocentrali do te prodhoje energji te ngrohte, e cila do te perdoret per degazifikatorin. Gazi i importuar do te perdoret per prodhim energjie elektrike dhe energjia se bashku me gazin do te eksportohen ne dy drejtime te ndryshme, tha Gjinali. (TCH)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25533. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25533

Perleshje ne Teheran, gaz lotsjelles ndaj manifestuesve Perleshje ne Teheran mes policise dhe manifestuesve ne diten e 30-vjetorit te sulmit ndaj ambasades amerikane, nje prej ngjarjeve me dramatike dhe domethenese te revolucionit islamik.
Forcat e sigurise, sipas deshmitareve, kane qelluar me gazlotsjelles per te shperndare manifestuesit, te cilet kane vendosur te zbresin ne shesh kunder qeverise se Mahmoud Ahmadinejad. Shume persona duket se jane arrestuar.
Nje dite me pare, Teherani ka kercenuar se do t’i pergjigjet me force manifestimeve te opozotes reformatore ne nje dite kaq domethenese per republiken islamike.
Ne 4 nentor te vitit 1979, nje grup studentesh integraliste islamike sulmuan ne ambasaden amerikane ne qender te Teheranit, duke mbajtur 52 qytetare amerikane peng per 444 dite.
Cdo vit kjo dite kujtohet nga regjimi iranian me nje seri manifestimesh. (TCH)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25536. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25536

Rihanna flet per incidentin me Chris Per here te pare pas 9 muajsh nga ngjarja e dhunshme me ish-te dashurin e saj, Rihanna thyen heshtjen dhe ka folur per ate cfare ka ndodhur.
Chris Brown u akuzua se rrahu te dashuren e tij, ndersa fotot u shperndane ne te gjithe boten per pak minuta.
Pop Star, gjate nje interviste ne “Good Morning America”, deklaroi se ajo cfare i kishte ndodhur asaj, mund t’i ndodhe kujtdo.
Rihanna u shpreh se ka qene shume e veshtire ta perballonte sa ndodhi, duke qene se Chris ishte dashuria e saj e pare.
Nderkohe kariera e saj po ecen shkelqyeshem dhe ne 23 nentor, pritet te dale edhe albumi i ri. (TCH)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25513. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25513

Sherr i dhunshem i Paris dhe te dashurit Grindje e dhunshme mes Paris Hilton dhe Doug Reinhardt.Bjondja e pasur dhe lojtari i fubtollit duket se kane patur nje zenke te ashper, pikerisht ne naten e Halloween, pasi kane marre pjese ne nje feste te organizuar nga Heidi Klum.
Sipas te mireinformuarve, celulari i Paris fluturoi nga makina, ndersa Reinhardt e mbante shtrenguar fort te dashuren e tij.
Zedhenesi i Hilton mohoi te kete ndodhur grindje por sqaroi se celulari u hodh ne drejtim te nje makine tjeter dhe aksidentalisht ra ne toke. Paris tentoi te zbriste nga makina per te marre aparatin e per te mos e lene te perfundonte ne doren e forografeve. Po duke qene se makina ishte duke ecur, i dashuri i saj e mbajti me force ne sejdilje nga frika e ndonje incidenti. (TCH)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25516. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25516

Mischa Barton harron nje detaj te vogel Ikone e modes me te fundit? Duke pare daljen e fundit ne publik nuk mund te thuhet saktesisht keshtu sepse Mischa Barton ka harruar nje detaj te vogel ne getat e saj.
Protagonistja e The Beautiful Life ka nxjerre shetitje qenushin, por me siguri ka lene pas dore nje detaj shume te rendesishem, pjesen e getes mbi gjurin qe tregon se aktorja e The O.C e ka lene disi pas dore look-un.
Shume e lavderuar nga revistat e modes, aktorja e momentit i ka zhgenjyer gjate shetitjes se saj ne New York. Ajo buzeqesh ndersa mban ne dore litarin e qenushit, por a e dinte se fotoja e saj me geten e grisur do te bente xhiron e botes?(TCH)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25519. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25519

Pattinson urren jeten prej VIP-i Eshte i famshem, i pasur dhe shume i talentuar por asnje nga keto avantazhe nuk e ka ndihmuar qe te gjeje nje te dashur.
Behet fjale per aktorin Robert Pattinson, i cili nuk arrin te gjeje nje femer me te cilen te dale dhe te argetohet. Sot nese dal me nje femer me fotografojne dhe me pas e perndjekin ne Facebook duke gjetur adresen e saj.
Ne fund ajo fillon te me urreje, shprehet protagonisti i Twilight. Gazetat apo revistat gossip nuk reshtin se radhituri te dashurat e Pattinson, madje shpesh here eshte shkruar edhe per nje lidhje te tij me Kristen Stewart. Asgje nuk eshte e vertete. Une jam single sepse gjithcka eshte thene per jeten time private jane te paverteta. Ndersa xhiroj nje film jam i mbyllur ne hotel dhe dal vetem per te punuar, shprehet aktori.
Ai shton se jeta private nuk duhet te kthehet ne nje show. Nese shikoj ndonje gazetar perreth largohem dhe nuk jap intervista nese nuk behet fjale per promovimin e filmave. Nuk dua qe pas nje apo dy vjetesh njerezit te thone se nuk e durojne dot me fytyren time, shton ai. (TCH)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25522. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25522

Dhuna ndaj Bazes, tubim te Kryeministria Shoqatat e gazetareve, njerez te medias dhe qytetare te thjeshte jane tubuar para kryeministrise ne shenje proteste per ngjarjen e dhunshme te dy diteve me pare, ku mbeti i plagosur Mero Baze.
Mbledhja e gazetareve behet per te denuar ushtrimin e dhunes ndaj perfaqesuesve dhe punonjesve te medias.
Gazetari Aleksander Cipa u shpreh se protesta behet per te mbrojtur fjalen e lire dhe nuk ka ngjyrime politike. (TCH)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25525. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25525

Kore e Jugut, taksistet mund te shikojne tv Taksistet ne Korene e Veriut mund te mbajne nje televizor ne kroskotin e makines per te pare programe te ndryshme.
Vendimi eshte marre nga nje gjykate ne Seul pas ankeses se nje taksisti qe ishte gjobitur me 344 euro per shkak se mbajti te hapur televizorin gjate sherbimit. Gjykatesit dolen ne perfundimin se ligji nuk e pengon nje gje te tille pas abrogimit te bere ne vitin 1961.
Sipas faqes ne internet te BBC, shume taksi per te perballuar stresin e trafikut, mbajne televizor. Por nga ana tjeter, ne vitin 2009 policia ka regjistruar 200 aksidente te shkaktuar pikerisht nga shoferet qe shihnin televizor gjate kohes qe ishin ne timon.
Ne vitin 2005 Koreja e Jugut hodhi ne tramsmetin sistemin Digital Media Broadcasting qe transmeton programe televizive edhe ne ekrane te levizshem. (TCH)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25501. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25501

Skandal ne Spanje, deputetja arketon 3 rroga Deputetja paguhet me shume se kryeministri? Kjo ndodh ne Spanje ku Maria Dolores de Cospedal arrin te arketoje te ardhura me shume se shefi i qeverise, Jose Luis Zapatero.
Por ajo qe duhet theksuar ne kete ceshtje eshte fakti se ajo i arketon gjithe keto te ardhura konform te gjitha rregullave dhe ligjeve te shtetit spanjoll pasi kryen tre pune njekohesisht. Dolores de Cospedal ka deklaruar se ne vitin 1998 fitoi plot 165 mije euro.
Ne cilesine e deputetes ajo mori 51 mije, si sekretare e Partise Popullore 64 mije dhe 41 mije te tjera si avokate e Shtetit. Nese bejme nje krahasim te thjeshte, Jose Luis Rodríguez Zapatero paguhet rreth 92 mije euro ne vit dhe ndryshimi eshte shume i dukshem.
Kjo ceshtja ka marre permasat e nje skandali ne Spanje, ku menjehere deputetja ka reaguar, duke hequr dore nga dietat qe shkojne rreth 13 mije euro ne vit. (TCH)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25504. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25504

Siberi, zbulohet trupi i mamuthit te mitur Shkencetaret kane bere nje zbulim mjaft interesant duke zbardhur shume te dhena rreth jetes se mamutheve ne nje habitat shume armiqesor.
Paraardhesit e elefanteve tashme perfaqesohen me nje trup te pajete te konservuar ne menyre perfekte nga akulli qe eshte quajtur Lyuba. Ky ekzemplar ka ngordhur rreth 40 mije vjet me pare pasi eshte mbytur ne nje lume balte ne Siberi. Kete e vertetojne mbetjet e gjetura ne stomak.
Ishte vetem nje muajsh dhe peshonte 110 kg, ndersa ne stomak jane vene re edhe gjurme te qumeshtit qe ka pire nga mamaja. Fale ketij zbulimi, shkencetaret po perpiqen te kuptojne se si mamuthet e zhdukur rreth 10 mije vjet me pare, i rezistonin te ftohtit. Duhet thene se nje nga shkaqet kryesore jane shtresat e dhjamit, cka bente qe temperatura e trupit te ngelej konstante.
Trupi i mamuthit eshte gjetur nga disa gjahtare te zones, ndersa behet e ditur se deri ne vitin 2014 Lyuba do zhvilloje nje turne boteror ne muzete panteologjike me te medhenj te planetit. (TCH)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25507. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25507

Carla Bruni ne Venezia pa Sarko Pasdite veneciane per Carla Brunin, e cila shkoi ne Itali per te marre pjese ne nje ceremoni.
Zonja e pare franceze ndodhet ne kete udhetim pa bashkeshortin e saj, Nicolas Sarkozy.
Presidentit francez iu desh te kthehej ne minuten e fundit, nderkohe qe prezenca e tij ishte e konfirmuar prej ditesh.(TCH)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25510. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25510
Top