Re: ZERO TOLERANCE !!
Igli,
Po e filloj pergjigjen per ato qe shkruajte ti duke nenvizuar serisht faktin qe ke bere pune te mire goxha per dhomen. Nuk ta hedh poshte kurresesi.
Eshte e vertete qe nuk futem shpesh ne chat. Por per mendimin tim, nuk eshte gje negative. Nqs te kujtohet chati i Drinit, te gjithe aop/sop i zinte frika kur hynte Drini ne chat. Megjithse ka edhe te mira, kjo metode nuk me eshte dukur e mire per drejtimin e nje dhome. Mbi te gjitha, fakti qe nuk futem shume ne chat, ben qe Sopet te jene drejtuesit aktual te dhomes. Plus fakti qe nuk e kam konsideruar veten si me me shume akses se nje Sop, por si i njejte ne mes te Sopve.
Pyetjen tende nese do te kisha hequr aksesin Sop nqs nuk do te kisha qene admin, mund ti pergjigjem me PO. Ne te gjitha shkrimet ne kete forum nuk kam shkruajtur qe Eri_2 ka pasur te drejte. Mua thjesht nuk me pelqeu menyra ne te cilen ti je perpjekur te marresh te drejten tende. Nuk e di nese do me kuptosh, por po perpiqem te ta spjegoj me poshte.
Kur dy persona kan mosmarrveshje me njeri tjetrin dhe nuk ka nje zgjidhje, si ne rastin tend me Eri_2, keto persona fillojne te veprojne sipas nje te ashtuquajturi "spiral force". Pra ne fillim fillon me fjale, pastaj fjale te renda, ofendime, kercenime, shtyrje te lehta, grushta, hedhje gurash, gjuajtje me shkopa, thika, pistoleta, pushke, murtaja etj. Pra njeri kryen nje veper, tjetri i pergjigjet me nje veper tjeter te nje shkalle me te larte te "spiralit te forces". Nqs shikon se ne shkallet e larta te ketij spirali, pra te thika, pistoleta etj, nuk ka me shume rendesi se kush e ka filluar sherrin, pasi nuk eshte e drejte te marresh nje jete njeriu per nje mosmarrveshje. Kete te fundit mund ta gjesh ne te gjithe ligjet penale te shteteve demokratike.
Ne akademine policore, qe e kishe permendur ti, mua me mesojne keto gjera. Zotesia eshte te mos marresh pjese ne "spiralin e forces", por te gjesh rruge tjeter te kerkosh te drejten tende, te jesh de-eskalues.
Ah po, me kishe shkruajtur qe duhet te isha konsultuar me pare me ty para se te merrja vendimin. Shume e drejte. Ne shkrimin e pare te kesaj teme, kam shkruajtur qe kam folur me Eri_2. Por kjo bisede nuk ishte aq e gjate, pasi ai me beri vetem te qarte se kishte pasur ferkime me ty dhe ishte nje bisede me gjithsej 2-3 fjali. Vendimin e bazova ne logset qe kishe hedhur ti ne forum, plus qe fola edhe me adamin.
Si perfundim, ndofta ti dhe Eri_2 mendoni qe masat qe morra une ndaj jush jan te padrejta. Une jam njeri, dhe te gjith njerzit gabojne, keshtu qe e imagjinoj qe mund te kem gabuar edhe ne kete rast. Per ty (Igli) jam gati te bej nje mbledhje me te gjith Sopet e kanalit dhe te japin ata mendimin rreth mases qe morra une. Per Eri_2, jam gati te bej nje mbledhje me te gjith adminsat/ircopet dhe te japin ata mendimin rreth mases qe morra.
Nqs e kerkoni nje mbledhje te tille, me shkruani ketu ose ne email:
klpd@albnetwork.net