WRESTLING!!!

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Eddie Guerrero!

vazhdoj por dhe 2 puntata kan mbet dhe "THE END" nuk e rinovun kontraten keshtu qe...
 

ujku81

Primus registratum
Re: Eddie Guerrero!

Isha mesuar me ty... /pf/images/graemlins/frown.gifpo do ven noj tjeter apo kan ndermend me e heq fare si program? /pf/images/graemlins/mad.gif
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Eddie Guerrero!

nuk di cte them se dhe vete u habita nga vendimi telesportit per te mos rinovu! Megjithate jam i bind qe do ta riblejn pasi ai stacion televiziv kete program e ka shume te ndjekur; nejse nese vendosin te mos e blejne pastaj une do diskutoj me ndonje tv tjeter alternativ qe mund ta marre.
 

disku

UNI
Re: Eddie Guerrero!

Kot kurioz. E transmeton njeri ne Shqiperi federaten TNA. Eshte nje federate qe po gezon nje sukses te vecante edhe po rritet nga dita dites.
slammi300216.gif


E vecante eshte se e kane ringun ne shumicen e rasteve jo katror po me 6 cepa. Edhe ne roster kane shume ish yje te ECW, WCW edhe WWE.
Jeff hardy
Jeff Jarret
Kevin Nash
Kip James (Billy Gun ne WWE)
Raven
Scott Steiner
Sting
Christian Cage (Christina ne WWE)
Bubah Ray and Devon Dudly (Bashke me Spike Dudleyn)
BG James (Jessie James ne WWE)
Jackie Gayda etj etj.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Eddie Guerrero!

vertete qe tna eshte nje federate qe po zhvillohet, por vazhdoj te mendoj se wwe eshte e paarritshme! duhet kohe dhe para qe federata e jarrett-ve te dali nga nashvilli /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

regele

Forumium maestatis
John Cena - shqiptar! :)

Lexoni pak kete shkrimin tej mase interesant te botuar tek Sporti Shqiptar! Do dali dhe Mark Hendry shqiptar me duket /pf/images/graemlins/smile.gif



Faqet e enciklopedisë botërore konfirmojnë shqiptaro amerikanin e skenës së "wrestling" &nbsp22-07-2006
John Cena, shqiptari "keçer"
Driton Latifi


Gjithkush e mban mend Hulk Hoganin, njeriun që për një kohë ishte simbol i sportit "të pakuptimtë" dhe të rrezikshëm amerikan, që ata e quajnë "wrestling" (mundje), por pakkush e di se në skenën e këtij sporti është i suksesshëm edhe një shqiptaro amerikan. Në fakt, për pjesën më të madhe të adoleshentëve shqiptarë, John Cena është gati-gati një idhull, pavarësisht se shumë prej tyre e njohin si amerikan dhe kurrë s'u ka shkuar ndër mend se idhulli i tyre i "keçit" të ishte një shqiptaro-amerikan. Këtë fakt e konfirmojnë faqet e enciklopedisë botërore. Pikërisht këto faqe e paraqesin mundësin John Cena si shqiptaro amerikan. Kampioni i mundjes amerikane mban emrin e të atit, nga i cili trashëgon dhe genin shqiptar. Dhe mbiemri Cena të bindë plotësisht për një gjë të tillë. I lindur më 23 prill 1977 në Ëast Newbury të shtetit Massachusetts, Cena më parë ka luajtur futboll amerikan dhe është marrë me bodibillding para se të futet në botën e "World Wrestling Entertainment" në vitin 2000.
Në vitin 2004, popullariteti i Cenës fillon të rritet, pasi fiton titullin e kampionit të Shteteve të Bashkuara. Një vit më vonë fiton edhe titullin e botës "WWW Championship", duke mposhtur Kurt Angle, një nga të mëdhenjtë e këtij sporti. Më 8 janar të këtij viti Cena e humb titullin e "WWW Championship", por vetëm tri javë më vonë e rimerr brezin e tij. Popullariteti i tij te tifozët ka rënë kohët e fundit. Në një meç të zhvilluar më 9 janar ai ishte fërshëllyer nga tifozët, ndërsa si për të treguar se nuk e shqetëson një gjë e tillë, i kishte thënë pjesës së publikut, që nuk ishte në anën e tij, se mund "ta puthnin në prapanicë".
Në kohën kur nuk është në ring, Cena është edhe një rap këngëtar. Ai ka realizuar të gjitha këngët me të cilat futet në ring, ndërsa ka nxjerrë edhe albumin e tij "You can't see me". Së shpejti, ai do të debutojë edhe në botën e filmit, ku do të ketë një nga rolet kryesore në filmin "The Marine" të regjisorit John Bonito dhe që do të shfaqet nëpër kinema në shtator të këtij viti.
 

X-TREME

Primus registratum
Re: John Cena - shqiptar! :)

Po po dhe Jean Claude Van Damme e Hulk Hogan shqiptar nga Dukagjini ishin. /pf/images/graemlins/devil.gif
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: John Cena - shqiptar! :)

kur ta shof qe t'haj pershesh me raki kom per ta besu. /pf/images/graemlins/tonguee.gif
 

Admir

Forumium maestatis
Re: John Cena - shqiptar! :)

Mark Predka e ka emrin kusheriri i tij me te cilin ka bashkepunuar ne albumin e tij. Preka psh ne veri eshte mbiemer qe ekziston jo rralle. Me te vertet Cena ka tipare Shqiptare, dhe Shqiptari nuk e mohon nese eshte i tille.

Si nuk ka ndonje grek ne WWE ta zhdepte ne dru Cena! /pf/images/graemlins/devil.gif
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: John Cena - shqiptar! :)

BATISTA eshte grek plako /pf/images/graemlins/laugh.gif (mos me thuj qe nuk e dije???)
 

karabina

Primus registratum
Re: John Cena - shqiptar! :)

Sa per ti hedhur pak romuz muhabetit te kesaj teme, John Cena mund te jete shqiptar edhe per nje fakt tjeter, me duket se ai vjen nga nje vend diku ne Massachuset dhe si shtet eshte nder me heterogjenet ne USA se aty jane ngulur pothuajse gjithmone refugjatet ne fillim /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Wrestling

Do doja informacion nga kompetenti /pf/images/graemlins/laugh.gif, a do vazhdoj me Telesport me Smackdown?
 

Daniel H

Primus registratum
Re: WRESTLING!!!

Po shif Batisten dhe John Cenan, s'i humbasin heronjte ketij sporti /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

MALINA

Primus registratum
Re: WRESTLING!!!

BATISTA DHE JOHN CENAN , JANE AKTUALISHT NJESHI NE RING.

PASTAJ KE EDHE KURT ANGLE ,EDHE AI JEVGU IA HARROVA EMRIN QE E
SHOQERON GRUAJA GJITHMONE.

PO AI IDIANI I GJATE QE ISHTE SI RANGO TANGO ME FLOKE TE GJATA?

THUAJ QE NUK SHOH WRESTLING
 

Daniel H

Primus registratum
Re: WRESTLING!!!

Jo me vret Zoti te te bie me qafe kot /pf/images/graemlins/laugh.gif
Sic duket te ka pelqyer komenti tek Telesport, qe je bere kaq e apasionuar pas Wreslngut? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top