John Cena - shqiptar!
Lexoni pak kete shkrimin tej mase interesant te botuar tek Sporti Shqiptar! Do dali dhe Mark Hendry shqiptar me duket /pf/images/graemlins/smile.gif
Faqet e enciklopedisë botërore konfirmojnë shqiptaro amerikanin e skenës së "wrestling" &nbsp22-07-2006
John Cena, shqiptari "keçer"
Driton Latifi
Gjithkush e mban mend Hulk Hoganin, njeriun që për një kohë ishte simbol i sportit "të pakuptimtë" dhe të rrezikshëm amerikan, që ata e quajnë "wrestling" (mundje), por pakkush e di se në skenën e këtij sporti është i suksesshëm edhe një shqiptaro amerikan. Në fakt, për pjesën më të madhe të adoleshentëve shqiptarë, John Cena është gati-gati një idhull, pavarësisht se shumë prej tyre e njohin si amerikan dhe kurrë s'u ka shkuar ndër mend se idhulli i tyre i "keçit" të ishte një shqiptaro-amerikan. Këtë fakt e konfirmojnë faqet e enciklopedisë botërore. Pikërisht këto faqe e paraqesin mundësin John Cena si shqiptaro amerikan. Kampioni i mundjes amerikane mban emrin e të atit, nga i cili trashëgon dhe genin shqiptar. Dhe mbiemri Cena të bindë plotësisht për një gjë të tillë. I lindur më 23 prill 1977 në Ëast Newbury të shtetit Massachusetts, Cena më parë ka luajtur futboll amerikan dhe është marrë me bodibillding para se të futet në botën e "World Wrestling Entertainment" në vitin 2000.
Në vitin 2004, popullariteti i Cenës fillon të rritet, pasi fiton titullin e kampionit të Shteteve të Bashkuara. Një vit më vonë fiton edhe titullin e botës "WWW Championship", duke mposhtur Kurt Angle, një nga të mëdhenjtë e këtij sporti. Më 8 janar të këtij viti Cena e humb titullin e "WWW Championship", por vetëm tri javë më vonë e rimerr brezin e tij. Popullariteti i tij te tifozët ka rënë kohët e fundit. Në një meç të zhvilluar më 9 janar ai ishte fërshëllyer nga tifozët, ndërsa si për të treguar se nuk e shqetëson një gjë e tillë, i kishte thënë pjesës së publikut, që nuk ishte në anën e tij, se mund "ta puthnin në prapanicë".
Në kohën kur nuk është në ring, Cena është edhe një rap këngëtar. Ai ka realizuar të gjitha këngët me të cilat futet në ring, ndërsa ka nxjerrë edhe albumin e tij "You can't see me". Së shpejti, ai do të debutojë edhe në botën e filmit, ku do të ketë një nga rolet kryesore në filmin "The Marine" të regjisorit John Bonito dhe që do të shfaqet nëpër kinema në shtator të këtij viti.