"Më mërzit fakti se ti nuk luftove aspak për të qëndruar. Madje as nuk u mundove. Ti i kishe arsyet per te mos ikur dhe une nuk te lashe asnje shteg per t'u larguar, por e verteta pas kesaj ishte se ti nuk ke qene kurre ketu. Ndaj arrite te largoheshe pa e çarë kokën, sepse nuk ke qene asnjehere me mua, nuk beje pjese ne rrethin perqark meje. Ti ishe e drojtur, e larget, e ftohte dhe e mbyllur ne boten tende te fshehte. Vije afer ne jeten time sa per kureshtje, veshtroje nga porta oborrin tim shpresepak, pergjoje mos shihje ndonje copez lumturi, e me pas, nga gjithe ajo tabllo merzie qe shfaqej ne shqem te deres sime, largoheshe kokeulur. Mbase po te kishe hedhur nje hap drejt meje, une do te numeroja dy me teper per tek ti. Por ti nuk luftove. Bëre çmos që të mund të ikje.
Te pergezoj per nje gje, sepse nese ti zgjedh qe te ikesh, te pakten e ben ne menyren me te perkryer te mundshme dhe kjo eshte per t'u duartrokitur. Sikur edhe ne qendrim te ishe kaq e perpikte, kaq kryeneçe! Sikur!
Une ndoshta nuk mund te hiqja dore nga shume gjera, sepse jam gatuar i tille i pandryshueshem, por ama ja ku po ta them, se ndoshta vec per ty, do te kisha hequr dore nga trileçja, me nje kusht te thjeshte qe ti te me beje te pelqeja ballokumen. Tani une pelqej trilecen perdite, teksa dhembet ballokumes ja ngul vec nje here ne vit dhe kete te fundit e bej vec si force zakoni.
Ti mungoje shume rreth meje, ti zhdukeshe aq pakuptimshem, ti beheshe e rralle dhe e humbur, ti s'gjendeshe kurrkund kur ne oborrin tim binte vec shi. Ti mund te ishe bere diell ne stinen time te ngushte, e ndersa tani je nje vjeshte ne ikje per gjithe boten e gjere.
E sot, teksa ti dhe te tjerat si ti kerkojne mesime per ndjenjat nga te rriturit me pervoje, une nderkohe leksionet e dashurise i marr nga femijet. Ngase, vec femijet dashurojne pa kushte, ata dijne vetvetiu te dashurojne vertete, dhe jo si ju, ashikë borgjezë që kerkoni arsye mes ndjenjes."