Re: vrojtime
kurse une vrojtoj se disa situata dhe persona jane te pashprese.
Vrotoj se logjika nuk ka vend ne jeten, mendimin dhe veprimin e disa njerezve dhe se cdo veprim i tyre eshte i palogjikshem.
Vrojtoj se kur keta njerez te palogjikshem jane ne pozita pushteti e ka marre ferra uraten dhe gjendja eshte e pashprese.
Vrojtoj se eshte shume e veshtire te kesh besim se neser gjerat do te rregullohen prej nje mrekullie, persa kohe vullneti per t'i rregulluar eshte zero, dhe njerezit sillen si bagetia.
Vrojtoj qe per shume te martohen, te shumohen, te plaken, te martojne kalamajte dhe te vdesin eshte e vetmja aspirate qe kane ne jete.
Vrojtoj se jam ndryshe, dhe kjo te qenit ndryshe me ben te lire dhe skllave ne te njejten kohe.
Vrojtoj se kur di, nuk kthehesh dot prapa e te besh sikur nuk di.
Vrojtoj se ne nje vend ku nuk ka rregulla, neser mund te vdesesh dhe te jete nje gje e natyrshme dhe e merituar, ashtu si edhe pasneser te kthehesh ne martir, dhe diten e trete te te harrojne te gjithe.
Vaj medet moj nena ime!!!