une nuk e mora per shaka. perkundrazi mendova se Hope te vlereson aq shume saqe kalon edhe pertej gjinise.![]()
Ti vjen ëmbël dhe qetësisht me fjalet dhe mendimin tënd , mirekuptuese! : ))

Edhe unë e vlerësoj naqukun @Hope.
une nuk e mora per shaka. perkundrazi mendova se Hope te vlereson aq shume saqe kalon edhe pertej gjinise.![]()
mamaja shikon me larg se babai, dihet kjo. ajo qe eshte e padukshme per te tjeret, perfshire edhe per veten, eshte e qarte per mamane. e ke pyetur ndonjehere veten ti, mos ndoshta je dhe i mencur dhe nuk e di?
sepse qe thote te verteten edhe mamaja jote, kjo eshte e padiskutueshme qe eshte keshtu.
E vertet eshte kjo per mamat e te tjereve, por per kete nenoken time behet e vertet vetem kur ve syzetjo! Pa syze Cheryl... E-he!
Vete nje here ne shtepi dhe cte shoh... Ishte kthyer shtepia me bytheperpjet. Ngaqe skishte vene syzet kishte marre macokun e komshise dhe e kishte futur ne shtepi se e dinte per macen tone. Mire shenjat e gjinise qe nuk i shikonte pa syze, po ajo ka filluar te mos dalloj as ngjyrat pa syze. Tjeter ngjyre macja tjeter ngjyre macoku. Pastaj ai shejtan macok ndiqte macen time neper dhome dhe e kishte bere dhomen te vije duart ne koke. Se macen e kam te mire une Cheryl. Nuk i jep muabet kollaj macokeve te botes. Vetem po qe ndonje i shpejt dhe e kap, se bredh me vrap ajo. Mirpo ngaqe ishte dhome e mbyllur atje e kishte kapur rufiani i macokut dhe se leshonte me. Dhe kur vajta une ta merrja e ta nxirrja jashte mazalla se shqitej nga divani ku benin muabet. Si llastik u be ne doren time kur e mora.
Hahahahaha sa mirë me kuptonMos e ke ngatërruar , por gjithsesi nuk ka problem unë bëhem pjesë e shakave të tua. : )
Kam njohur nje une Cheryl nga keta qe thua ti me mustaqe... Pirat e kishte emrin. I vinte verdall kesaj Pisolines time. Per macen e kam fjalen. E vogel kjo imja ne ate kohe. E vogel dhe e pafajshme.
Nje here mjau bente ai poshte ne rruge, bridh kjo pisolina ime menjehere ne dritare. Nga ja dallonte zerin xhanem. Dhe ai shejtan kaprdisej me mustaqet varur pertej rruges hipur lart mbi nje kazan plehrash dhe rrinte serioz rufiani. Njerin sy nuk e kishte, dhe njerin vesh te kafshuar e te cjerr ia shikoja gjithmon ta kishte, po pse vinte mend kjo Pisolina ime. E shikonte sikur te ishte perendia. Ma semuri macen shejtani. Filloi mos te hante. As hante e as pinte per nje jave. Ca i pelqente atij xhanem. Me siguri ato te shuara mustaqe. Ehhh sa nete pa gjume ka kaluar kjo shejtania ime per hire te atyre mustaqeve.
Moj mos ti leviznin nje cik mustaqet atij, se gerr ia bente zemra kesaj Pisolines sime. Ma semuri ma beri me zemer macen mua ai. Apo shkulej qe atje. Atje rrinte ter diten rufiani. E kishte ndare mendjen ai, o do shkoqiste mubetin me Pisolinen time nje here e pergjithmon, o do perfundonte tek fusha e plehrave bashke me plehrat e kazanit. Se ishte si llokume atehere kjo shejtane Pisolin. Dhe nuk ma ha mendja te kishte provuar llokume te tilla ne jeten e tij pirate.
Nejse Cheryl histori te vjetra keto.
Per Universal.
e une qe klikova e bindur se do kesh zgjedhur gurax![]()