Re: VIRTYTI MË FISNIK
Erik Fromi, te libri i tij “Njeriu për vete”, teksa shqyrton dallimin midis etikës autoritare dhe etikës humaniste, shprehet edhe mbi virtytin:
“Dallimin ndërmjet etikës humaniste dhe autoritare e ilustrojnë kuptimet e ndryshme lidhur me fjalën ‘virtyt’. Aristoteli (shekulli 3 para Krishtit) e përdor ‘virtytin’ në kuptimin e përsosmërisë – të përsosmërisë së një veprimi, me të cilin mundësitë që janë karakteristike për njeriun realizohen. Paracelsusi (shekulli 15 pas Krishtit), për shembull, e përdor ‘virtytin’ si sinonim për karakteristikat individuale të çdo gjëje – domethënë, për cilësitë e tyre. Guri apo lulja, secili ka virtytin e vet, kombinimin e vet të cilësive specifike. Në këtë mënyrë, edhe virtyti i njeriut është një përmbledhje e caktuar e cilësive që e karakterizojnë gjininë njerëzore, ndërsa virtyti i çdo personi është individualiteti i tij unik. Ai është ‘i virtytshëm’ në qoftë se e realizon ‘virtytin’. Përkundër kësaj, ‘virtyti’, në kuptimin modern, është një koncept i etikës autoritare (gjë që Fromi e denoncon gjatë gjithë kreut të parë). Të jesh i virtytshëm nënkupton vetëmohimin dhe dëgjueshmërinë, më shumë shtypjen e individualitetit sesa realizimin e tij të plotë.”
(Fq. 25, kreu 1, “Njeriu për vete”, Erik From, botimi shqip 2003)