Re: VIRTYTI MË FISNIK
Fillimisht postuar nga Vis Elbasani:
[qb] Kështu titullohet paragrafi 64 i pjesës së dytë të librit të Fridrih Niçes, “Udhëtari dhe hija e tij”, që thotë:
-Në epokën e parë të njerëzimit të lartë, vlera është konsideruar si më fisnikja ndër virtytet, në të dytën drejtësia, në të tretën maturia, në të katërtën urtësia. Në cilën epokë jetojmë ne? Në cilën jeton ti? (Nga “Udhëtari dhe hija e tij”, Fridrih Niçe)
Pyetja ime për ju, pra, është: “Kë quani ju virtyt më fisnik dhe pse?”
Nëse doni, mund të listoni edhe ndonjë listë virtytesh sipas arsyes tuaj... [/qb]
Vis Elbasani! Ma merr mendja se rrjeshtat e cituara prej Nitzsche jane:
64
Die vornehmste Tugend. - In der ersten Ära des höheren Menschentums gilt die Tapferkeit als die vornehmste der Tugenden, in der zweiten die Gerechtigkeit, in der dritten die Mäßigung, in der vierten die Weisheit. In welcher Ära leben
wir ? In welcher lebst
du ?
dhe duke bere disa saktesime ne perkthim:
vornehmste - me e dalluara, me e vecuara
die Tapferkeit - trimeria, guximi
atehere perkthimi do te dukej keshtu:
Virtyti me i dalluar .- Ne eren e pare te civilizimit te larte vlen trimeria si me i dalluari i virtyteve, ne te dyten drejtesia, ne te treten maturia, ne te katerten urtesia. Ne cilen ere jetojme
ne ? Ne cilen jeton
ti ?
Nitzsche nuk ka bere ketu nje renditje te virtyteve ne nje liste, por thjesht ka bere nje konstatim, se cili virtyt eshte me i dalluar per cilen ere, pra per eren e pare ishte trimeria, per eren e dyte vlen drejtesia si me e dalluara, per eren e trete eshte maturia dhe per eren e katert eshte urtesia. Pra Nitzsche, ne kushtet e civilizit te larte njerezor, konceptin "kohe" nuk e llogarit si te gjithe te tjeret ne minuta, ore e vite, por e ndan ne era, ku seciles i mvesh nje virtyt dhe njerezit vete duke verejtur se cilin virtyt e dallojne me teper, asaj ere i perkasin. Prandaj edhe pyetja: "Ne cilen (ere) jeton
ti ?
Per sa i perket termave "fisnik" dhe "fisnikeri" do te thoja qe ne shqipe ashtu si edhe ne cdo gjuhe tjeter europiane keto terma qendrojne si per a) status klasor edhe per b)vetí e karakterit.
Pershendetje Archi.
:wave: :wave: :wave: