Vendi i fundit ku kam qene: te pritura e te papritura

Albforumi

Primus registratum
Vendi i fundit ku kam qene: te pritura e te papritura

Le te ndajme se bashku pershtypjet nga vendi i fundit ku kemi qene si turiste apo eksplorues. Cfare pritem te shihnim dhe cfare te papriturash perjetuam?
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: Vendi i fundit ku kam qene: te pritura e te papritura

Nje nga vendet e fundit ku kam qene eshte nje qyteze/fshat jashte qytetit te New York-ut.
Eshte krejt ndryshe nga qyteti i madh. Ka shpirtin e fashtit tone, ku te gjithe e njohin njeri-tjetrin e i thone mirmengjes te gjitheve ne rruge, ashensor, kafene, etj etj
COLD SPRING quhet. Eshte i ulet e me shtepi te bardha. Shume me i paster se qyteti i madh, me i organizuar dhe me mikprites. Them mikprites se nuk e ka ate agresivitetin e qytetit te madh, ku te perplasin njerezit neper trena a stacione autobuzi e nuk te thone as "me fal".
Kur merr trenin e linjes per te shkuar atje (nese nuk shkon me makine dmth), po te zbresesh nje stacion me larg, ne nje tjeter qyteze qe quhet Nelsonville, ka nje mal shkembor qe nje faqe e ka nga Henry Hudson River dhe nje faqe ne Cold Spring, te cilin shume njerez e kalojne ne kembe, thjesht per kenaqesine e "hiking" ecje/alpinizem/eksplorim.
Merr rreth 6 ore te kalosh nga nje ane tek tjetra, dhe pamjet jane te mrekullueshme. Neper pyllin qe kalon per te dale ne Cold Spring, natyra eshte krejt e virgjer. Mund te shikosh lloj-lloj kafshesh te cuditshme qe nuk tremeben aspak nga prania e njerezve, por kurioze ndalojne e te ndjekin me sy /pf/images/graemlins/smile.gif Gjithcka ruhet me shume fanatizem aty. Burimet e vogla natyrore, kafshet (jo te rrezikshme) qe popullojne pyllin, dhe tere shenjat e vogla qe te ndihmojne te orientohesh me lehtesi per te gjetur rrugen e duhur gjate alpinizmit nga nje ane e malit ne tjetren.
Nese dikush nga ju do mund t'a beje kete kalim, i keshilloj te marre uje e ushqim me vete e te jete sadopak i pregatitur fizikisht, se perndryshe...me shume se nje jave dhimbje muskujsh ju pret /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Vendi i fundit ku kam qene: te pritura e te papritura

Gjermania

Kur kam qene adoleshente e adhuroja, ndoshta per faktin se te gjitha grupet e mia ne fillim shkonin ne Gjermani per te promovuar kenget e tyre dhe, me pas, nese kishin sukses atje, dilnin ne gjithe tregjet boterore.

Te pritura
Prisja mot te ngrohte, meqe ishte mesi i veres; prisja ushqim te keq, laker e mish derri /pf/images/graemlins/laugh.gif ; prisja njerez te ftohte.

Te papritura
Moti ishte shume i ftohte dhe kam marre nje plevit, sa diten qe u ktheva me tmerroi vapa. Ushqimi nuk ishte i keq, m'u dha mundesia te shikoja/shijoja Muzeun e Cokollates se Këlnit. Shetita me aftobuz te vogel neper qytet, pashe katedralen e famshme, ku Papa Benedikti kremtoi javen e rinise katolike. Me pas u ula buze lumit dhe kundrova panoramen (Ketu Këlni me kujtoi shume Zyrihun) dhe shetita ne nje rruge lagjeje, ku pashe plot shitesa ambulante, dy koncerte 'live' dhe ushqim e birre, nga te cilat perfitova per te kaluar nje mbremje te kendshme.
Njerezit nga ana e tyre te thjeshte e te kendshem. Kjo vertet me beri pershtypje. Nje miresjellje e jashtezakonshme, qe bente kontrast te madh me vrazhdesine e njerezve ne Shqiperi.
Dhe e bukura e gjithe kesaj eksperience ishte se isha vetem, por e shijova aq shume pas nje viti pune te sterlodhshme, sa e di qe s'keni per te me besuar.
It was a wonderfully peaceful week. /pf/images/graemlins/wub.gif
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: Vendi i fundit ku kam qene: te pritura e te papritura

Akoma nuk jane bere 24 ore qe jam kthyer nga Los Angeles. Koha ishte si te ishte Qershor, dmth te merrte malli per pak diell.
Ne pergjithesi ne Qershor dielli eshte i turpshem e fshihet pas reve. Njesoj ishte dhe tani ne Tetor, qe zakonisht eshte si te qe pranvere.
Gloomy June came back per mua besoj /pf/images/graemlins/laugh.gif
Los Angeles eshte krejt ndryshe nga New York city. Eshte shume i ulet nga ndertesat, por dhe ka shume kodra, qe nuk i gjen ne New York city. E vetmja lagje me ndertesa te larta, qiellgervishtese dmth, eshte pjesa e poshtme e LA, ku eshte dhe qendra e biznesit.
Pastaj vijne "royal palm trees", palmat e mrekullueshme qe jane shume te larta e kane nje xhufke degesh ne maje. Jane shume gracioze dhe delikate.
E papritura ishte nje termet i fuqise 3.5, qe ra te shtunen e na shkundi mire, aq sa menduam se s'na kishte dale pija e nje nate me pare /pf/images/graemlins/lol.gif
E pritura ishte qe takova te njetet miq me shume deshire e kenaqesi dhe kaluam edhe me mire se zakonisht.
Nese ju qellon te shkonin ne Los Angeles eshte e pamundur te mos flasesh te pakten nje here ne dite per ushqimin e mire te ketij ose atij restoranti. Pastaj konversacioni qe vazhdon, eshte termeti i fundit, kur ra dhe sa i fuqishem ishte. E me pas, patjeter qe do perfundohet ne stare kinematografie, qe i gjen duke bere pazar si gjithe te tjeret neper dyqanet me te papritura ushqimore ose kinkalerie /pf/images/graemlins/laugh.gif. Meqe ne na jane dukur gjithmone irreale e te paprekshem, na terheqin vemendjen e me shume skuqemi ne (publiku dmth) nga eksitimi dhe ideja qe pame filanin apo filnanen, se sa vete personi, qe duket qarte eshte mesuar te jete qender e vemendjes /pf/images/graemlins/laugh.gif
Ja vlen te vizitosh Rodeo Drive, thjesht nga filmi
"Pretty Woman", qe na ka lene gojehapur ne europianeve. Gjithashtu Beverly Drive dhe Beverly Hills (lagjia) e filmit te famshem. Pastaj Plazhi i Santa Monica ose Malibu ku xhirohej "Bay Watch", dhe patjeter Teatri i vjeter Kinez, ku jane trotuaret te shtruar me pllaka ne forme yjesh me emrat e aktoreve qe kane bere histori.
Nje here tjeter, ju flas per restorantet me interesante e vertete jo te shtrenjte ku ja vlen te hash ne Beverly Hills /pf/images/graemlins/laugh.gif Jam e sigurte qe dhe ne Tirane haet me shtrenjte, per jo te njejten cilesi.
Por...para se te shkoj te bej nani, doja te thoja qe "Chateau Marmont" http://www.chateaumarmont.com/chateau4.html eshte vendi ku duhet shkuar per nje pije te pakten nje here, vetem per kenaqesine e te parit te artisteve qe e frekuentojne rregullisht...dhe nese nuk ka asnje, eshte kaq kendshem, sa ja vlen mundimin.

Naten e mire /pf/images/graemlins/wave.gif


P.S. Udhetimi NY-LA eshte gjeja me shokuese dhe mbreselenese. Relievi dhe hapesira e pafund e tokes se pabanuar, jane aq te bukur sa edhe te frikshem. Do sjell foto neser. Dhe Kanionin e Madh /pf/images/graemlins/wave.gif
 

abs

nuk e di...
Re: Vendi i fundit ku kam qene: te pritura e te papritura

ShiraZ /pf/images/graemlins/kiss.gif , qenkeni knaq /pf/images/graemlins/smile.gif.
Gjate leximit, mu duk sikur sapo u ktheva dhe une,u bane pak vite qe e kam vizituar.
Pervec gjithe vendeve qe paskeni(mi) pare, kam qene dhe ne hollywood.

Sic e permende,mban nje individualitet dhe atmosfere komplet tjeter nga NY /pf/images/graemlins/cooli.gif

Fotot schnell please /pf/images/graemlins/wave.gif
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Vendi i fundit ku kam qene: te pritura e te papritura

Vendi i fundit ku kam qene..ka qene Shqiperia!

Njerezit nuk ishin ma aq te vrazhde sa perpara.
Nuk mungonte asgje.
Restorantet-baret-pasticerite ishin ne nivelin me te larte te sherbimit.
diell gjith kohes.
goca te bukura.
njerezit ne pergjithsi elegante(ndryshim i madh ky me knej ne Evrope/Amerike).
te veshur me sqime-gusto!
njerez te qeshur(e rralle kjo knej)

Kjo vlente per Tiranen :=)...mos u futni me thelle tani:=)
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: Vendi i fundit ku kam qene: te pritura e te papritura

/pf/images/graemlins/frown.gif Nuk i sjell dot fotot /pf/images/graemlins/cry.gif

Abs /pf/images/graemlins/kiss.gif Kam shkuar dhe ne Hollywood, por jo kete radhe, heret e tjera. Eshte vertete i kendshem.
 

sweet eda

Primus registratum
Re: Vendi i fundit ku kam qene: te pritura e te papritura

Shirazo c'na e ngre mendjen kot please stop me keto, se LAs VEgas e kemi enderr, po mendojme te marrim package, 3 days +2 nights, they're great you know
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Vendi i fundit ku kam qene: te pritura e te papritura

ST-Tropez,ST-Raphael, Monaco, Nice
pppppppppffffffffff ska fjal me e pershkrujt sidomos by night nje mrekulli e vertete
 

Guest
Re: Vendi i fundit ku kam qene: te pritura e te papritura

Ne Prill te ketij viti, isha ne France.
Hera e pare, qe pash Parisin dhe mbresat ishin te vecanta.
Ne qershor isha ne Shqiperi, ku s´diskutohet
kenaqesia eshte e dyfishte pasi njehkohesisht, nxjerr dhe mallin.
Ne Gusht, isha ne Venezia.
Nje mrekulli.
Fjalet jane te teperta, per ta pershkruar.
Deshire kam, te shkoj ne Spanje.

venedig1.jpg


Venedig.jpg


Paris_NATEN.jpg


Shqiperi2.jpg


Shqiperi4.jpg


P.s Foto (qe kam bere), thjesht per simbolizim.
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: Vendi i fundit ku kam qene: te pritura e te papritura

Vendi i fundit ku kam qene eshte TIRANA ime e dashur, me ato rruget qe dhe gati 10 vjet me pas ishin cope-cope, por s'te ben shume pershtypje se cdo 50 hapa do takosh nje komshi ose shok qe se ke pare prej shume vitesh.
Balta njesoj e embel, me dhimbset t'a laj nga kepucet. Malli me ben ti rikthehem pas disa javesh udhetimit teper te gjate 13 oresh, por gjithcka ja vlen.
E papritur ne Tirane /pf/images/graemlins/smile.gif Eh, sa shume te papritura...
Le te them qe ajo qe me beri pershtypje eshte bukuria e rraces tone /pf/images/graemlins/laugh.gif se e kisha harru pak.
E pritur besoj se mund te quhet e ndjera tamam ne shtepine tende /pf/images/graemlins/wub.gif
Do preferoja t'a kisha me te lehte te orientohesha ne qytetin ku jam rritur, por dhe pse me pak veshtiresi, ja mora doren rruges nga shtepia per tek blloku e per tek QTU-ja /pf/images/graemlins/laugh.gif
Tirana ka gjithcka per tu argetuar e shijuar kohen e lire dhe nje muaj pushime, s'dalin...
Deshira e madhe per tu kthyer te jetoj aty, me ben te besoj ate thenien "mos ngaterro turizmin me emigracionin" /pf/images/graemlins/laugh.gif se pas kaq kohesh e konsideroj veten cik si te huaj ne vendin tim /pf/images/graemlins/shrug.gif
Ah, nje e papritur tjeter shume e kendshme /pf/images/graemlins/smile.gif shoqeri te reja interesante...fale albforumit /pf/images/graemlins/wink.gif
/pf/images/graemlins/wave.gif
 

Leana

Primus registratum
Re: Vendi i fundit ku kam qene: te pritura e te papritura

vendi i fundit ku kam qene ka qene Dhermiu.pervec bukurise ,ka patur dhe persona te rendesishem afer meje.megjithate kam deshire te iki ne Maqedoni per disa dite.Te papriturat e Dhermiut :shume ,po shyqyr qe mbaruan..
 

Marathonman

Primus registratum
Re: Vendi i fundit ku kam qene: te pritura e te papritura

Vendi i fundit qé vizitova qe Tirana, té udhetosh nga Berlini né Tirané eshte si te shkosh mbrapa nja 2 shekuj.
 

pippo

Primus registratum
Re: Vendi i fundit ku kam qene: te pritura e te papritura

Udhetime ne kohe e hapsire /pf/images/graemlins/smile.gif

Une Siena_ qytet i shtrenjte_vendalinjte jane ftohte si koha
qyteti fantastik_ sa here vizitoj qytete te tilla mendoj po shqipot ça benin kur bota krijonte keto mbrekullira
 

Dani83

Primus registratum
Re: Vendi i fundit ku kam qene: te pritura e te papritura

Valencia (Spanje)
St.Moritz (Zvicer)
SHQIPERI

zvicra ja vlen per ajer, pasterti (maniake), peisazhe

shqiperia dihet me, shtepi e embla shtepi.. pit stopi jone

kurse spanja hata fare.. muzike, jete nate "hola amigo, todo que quieres..", plazh (edhe nudist), femra nga e gjithe europa.. qe vijne me obiektiva te qarta atje.. te vendosura /pf/images/graemlins/thumbsup.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/wink.gif ah.. sikur te shkoja prape
 

Legjionixx

Forumium maestatis
Re: Vendi i fundit ku kam qene: te pritura e te papritura

para 2 oreve u ktheva nga
Parisi. /pf/images/graemlins/goofy.gif /pf/images/graemlins/goofy.gif /pf/images/graemlins/thumbsup.gif /pf/images/graemlins/thumbsup.gif
 

Odea

Primus registratum
Re: Vendi i fundit ku kam qene: te pritura e te papritura

Hmmm...vendi i fundit qe kam qene?
Well, patem nje ekskursion ne Niagara anej nga fillimi i janarit, si me festu fillimin e ferrit mo...lol

Ikem, prisnim te ishte kohe i mire ate dite dhe sigurisht, doli berrnut, ndoshta dita me me fortune e gjithe janarit. Prisnim te harxhonim gjithe ato pare ne kasino e jo te paguheshim $15 me lujt, prisnim te blishim ushqim per pak pare e jo te pagushim ato pare qe fitum ne kasino per ushqimin e nje mengjesi, si dhe prisnim ta shijonim ujevaren me te madhe ne bote ne dimer e jo te boheshim qulle e te ktheheshim gjysem akull ne autobus.

Pritshim shume gjona, nuk morem asgje nga ajo qe donim dhe gjithcka nga ajo qe duhej...:)

All in all, it was a fun trip, sidomos kur rame te gjithe me radhe me ¨te pasme¨ pertoke gjate rreshqitjes tone neper rruge:D

Anyway, I had fun...
 

MLK

Primus registratum
Re: Vendi i fundit ku kam qene: te pritura e te papritura

Vendi i fundit fare ka qene Geneve kur u ktheva nga Tirana.
Qytet qe e njof mire, i bukur, i kendshem qytet tipik zviceron po me ngrohtesine e Zvicres frankofone, komplet e kunderta e ftohtesise se kantoneve gjermane /pf/images/graemlins/smash.gif
Avioni me vonese, nuk kapa dot korespondencen, keshtu qe nje xhiro te FBI, pub simpatik afer qendres, nje nate ne hotel, dmth pasi mu kujtu se te cili isha /pf/images/graemlins/laugh.gif e hop kthim ne "atdhe" te nesermen ne mengjes.
Avioni me iku perseri se sme doli gjumi /pf/images/graemlins/laugh.gif keshtu qe u ktheva me tren.
 

b.k.

Primus registratum
Re: Vendi i fundit ku kam qene: te pritura e te pa

Tirane,
KU cdo gje ka shije te vecante
Takova nje pjese te shoqerise qe kam me per zemer dhe lash disa pa takuar..
Pjese me e vecante - nje takim pas 2 vjetesh qe nuk ishim pare- koha nuk ndryshon pothuajse asgje
 

blendiys

Primus registratum
Re: Vendi i fundit ku kam qene: te pritura e te pa

Amsterdami.
Ajo qe me ka bere me shume pershtypje, ishin njerzit. C'do rrace, c'do moshe, c'do ngjyre dhe te gjithe me te buzeqeshjen karakteristike ne fytyre.
Femrat dallohen per gjymtyret e medhenj, floket bjonde dhe rozen ne te kuqe ne fytyre.
Ndersa meshkujt, bukuria femerore.

Per jete nate nuk behej fjale, sepse dhe ne fundjave ne oren 3AM, nuk gjeje asgje hapur.
Gjate dites mund te bredhesh ne nje nga ato varkat/restorante dhe ti biesh perqark qytetit.
Muzeumet e Rmbrandit, Van Gogh dhe ate te Tortures nuk duhet ti humbisni.
Per Madame Tussauds, me kane thene qe ne Angli eshte shume here me interesante, por nuk ja vlen rradha e gjate qe duhet te mbash per tu futur brenda. Red Light district dhe Koffie Shop-et, hmmmmmmm, lodhesh /pf/images/graemlins/laugh.gif
China Town, nuk ja vlen ti afrohesh!
Per te ngrene mire duhet te kerkosh shume.(po kush shkon per te ngrene ne Amsterdam?) /pf/images/graemlins/wink.gif
Cmimet jane shume te 'kripura' sidomos ne qender.
(mos harroni te beni foto ne Groote Markt)
Me pak shanc mund t'ju mbaje kohe e mire /pf/images/graemlins/laugh.gif, dhe nese keni ndermend qe nje dite do shkoni, bejeni prenotimin e hotelit me perpara!
 
Top