Re: Vdekja
E fillojme nga perkthimi i Kur'anit pasi ceshtja tjeter eshte ca me e gjate. Edhe sikur te hiqet fjala "ndoshta" nuk ndryshon kuptimi apo ajo qe desha te them, pasi ne rastin ne fjale nuk ishte shenje dyshimi, une thashe: </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Zbriti ne arabisht se (provo te mos e konsiderosh fjalen "ndoshta")ndoshta duhej te ishte ne gjuhen e te derguarit,
[/ QUOTE ]
Sic e sheh, nuk ishte per te treguar ndonje dyshim timin.
Ti perseri nuk e kupton ate qe thashe une me lart. Duke qene se profeti ishte arab, me duket e arsyeshme qe te zbritej ne arabisht, te kishte qene kinez ose shqiptar do ishte zbritur ne kinezce ose shqip. Eshte gjithashtu paradoksale te pretendosh qe sapo zbriste ndonje ajet te ishte njeheresh ne te gjitha gjuhet ekzistente dhe qe do vinin ne vijim, shqipja e atehershme p.sh. nuk eshte si kjo qe flasim ne sot greqishtja gjithashtu(kte te dyten "ne", te pakten une, nuk e flasim por per ato qe e kane ate barre).
Mos harro pastaj se Kur'ani nuk zbriti i gjithi ne nje dite te bukur por pjese pjese pergjate 23 vitesh.
Falja ka per qellim bashkimin e muslimaneve, gjithashtu edhe faktin qe kur nje musliman te leviz nga nje vend ne tjetrin te mund te kryeje ritin e faljes pa patur nevoje te dije gjuhen e vendit, ka falje si p.sh. ajo e dites se premte nuk behen ne menyre individuale. Arsye tjeter eshte se duke qene se ka azbritur ne nje gjuhe tjeter dhe se, sic e the edhe ti mjaft bukur, eshte e pamundur te perkthehet 100% pa i humbur kuptimi origjinal nga nje gjuhe ne nje tjeter, pra nuk do ishte me fjale e Zotit.
Pyetja me "sakte" qe mund te beje ne kete rast do ishte pse ishte arab e jo shqiptar, p.sh.??? Ndonje kombi duhej t'i perkiste ne fund te fundit, te ishte shqiptar s'do kenaqeshin greket e serbet pastaj e keshtu me rradhe.
Marrim tani pyetjen tjeter, nga mudn t'a di une qe Zoti nuk genjen, pasi cdo gje qe dime rreth tij vjen nga ai? Ehh, ngjan e veshtire, apo jo.
Permende edhe fete politeiste me lart, per mendimin tim nuk ia vlen t'i futesh si fe po nuk i biem ne qaf njeriu dhe i marrim per te mira. Nese konsideron hyjnite e vjetra greke, Zeusin & Co. qe mes vehti vriteshin, priteshin, q...shin, etj, etj. ato, sic eshte e qarte nuk ishin tjeter vecse frut i mendjes njerezore dhe si rrjedhoje pra edhe kishin dobesite dhe veset e njerezve duke iu atribuar gjithashtu edhe disa fuqi te mbinatyrshme. Ngjan ca si e veshtire qe qenie te tilla te mund te vihen ne te njejten shkalle me Zotin e pershkruar ne fete kryesore monoteiste, Hebraizmi, Kristianizmi dhe Islami.
Fillojme te arsyetojme nga supozimet qe ben ti se "Zoti" ndoshta(them ndoshta pasi nuk mund te jemi te sigurte qe genjen ashtu sic,duke ndjekur supozimin fillestar, nuk mund te jemi te sigurte per te kunderten) genjen.
Supozojme se Ai, fjale e te cilit Kur'ani mendohet te jete nuk eshte ne te vertete Krijuesi i gjithckaje por dikush qe hiqet si i tille, sic mund te mendonin "ty" femijet e marre ne ishull, pra eshte vete nje krijese superiore qe ka dije me shume se njerezit dhe ka dhene ca per te na hedhur hi syve.
- Ne Kur'an "Zoti" pershkruhet me 99 emra, me i nohuri eshte "Allah" qe i perkthyer ne shqip do te thote ZOT(nje nga te "paktet" perkthime 100% le te themi). Nder fete e tjera, hiq 3 monoteistet qe permenda me lart, kryesisht hyjnive qe nderoheshin u jepeshin emra te pervecem, solla me lart shembullin e Zeusit, ishte Ra ne Egjipit etj. Autori i Kur'anit nuk i referohet qofte edhe nje here vetvetes me nje emer te pervecem por gjitmone me atribute: Mbizotëruesi, Fuqiploti, i Gjithëfuqishmi, Krijuesi etj. Therret ne besim ndaj KRIJUESIT pra edhe ne qofte se paska genjyer duke pretenduar te jete Zoti, thjesht luan rrolin e nje mesazheri, te nje profeti gje qe gjithashtu nuk paragjykon ekzistencen e Krijuesit dhe te botes se pertejme. Ai qe krijoi kete univers duke e vene cdo gje ne vend te vet me nje harmoni te persosur, supozohet mos e kete te veshtire te beje dhe boten e pertejme.
Marrim nje shembull konkret, ne jeten e perditshme kur komunikon me dike nuk e di nese bashkebiseduesi po te genjen apo po te thote te verteten por nese eshte dikush tek i cili ke besim, nuk te ka dhene arsye t dyshosh tek fjala e tij, i beson edhe nese nuk ke mundesi te verifikosh personalisht nese ajo qe thote eshte e vertete ose jo. E njejta analogji mund te behet dhe me rastin qe po diskutojme ne. Aktualisht nuk kemi mjete per te "vertetuar" nese ato qe thuhen ne Kur'an jane e verteta ose jo por i marrim ne mirebesim duke qene se nuk na jane dhene deri me sot arsye per te dyshuar mbi vertetesine e atyre qe thuhen aty.
Te dhena historike kemi vetem nga qyteterimet me te zhvilluara te lashtesiste dhe megjithekete akoma nuk mund te rindertojme te gjithe periudhen e tyre historike. Emrat e disa profeteve, sidoqofte permenden ne pllakat e qytetit te lashte te Ebles, rrenojat e te cilit gjenden ne Siri dhe datojne rreth 2500 vjet p.e.s. pra rreth 1500 vjet me te vjetra se vete Teurati(libri i shenjte i hebrenjve), keto pllaka jane deshifruar ne 1975 nga nje profesor i "La Sapienza" te Romes.
Mos shko dhe aq larg pastaj se ne dhe per vete shumicen e mbretereve Ilire kemi vetem emrat dhe fare pak nga ajo qe kane bere.
Ia kalofsh mire edhe ti. /pf/images/graemlins/thumbsup.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif