Vdekja e idealizmit

ana karenina

Primus registratum
Re: Vdekja e idealizmit

Po kur gjykon bazuar mbi kufij gjeografike, si quhesh? /pf/images/graemlins/rolleyes.gif
 

Mono

Forumium praecox
Re: Vdekja e idealizmit

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Perfeksionizmi eshte arrogance ne syte e te tjereve... dhe e vetmja dobesi e idealisteve; eshte qe duan te jene te mire me te gjithe ... dhe behen si te gjithe.

[/ QUOTE ]

<font color="brown">Dashuria per persosmerine nuk mund te permbaje arrogancen brenda, kjo e fundit e perjashtuar nga idealizmi. I mire me te gjithe eshte oportunisti, te cilit, duke i munguar ideali i te thenit te gjerave si i mendon, edhe kur shkon kunder disa njerezve apo grupeve, eshte i prirur te kerkoje te jete i drejte, edhe kjo shume relative. Idealisti i shprehur nuk mund te mbijetoje sot, por jo per kete shkak duhet te "pershtatet" deri ne ate nivel sa te harroje shtyllen ku mbeshtet veten. </font>

[/ QUOTE ]

ajo qe po thoja ishte dicka tjeter faktikisht:
Idealisti automatikisht eshte perfekt, por detyrohet te jete i tille vetem ne caste te caktuara dhe ne castet e tjera detyrohet te hidhet ne mediokritet, banalitet... thjesht sepse nuk mund te jete perfekt gjithe kohen, te tjeret te quajne arrogant nese reflekton idealizem dhe virtyte pozitive gjithe kohes.
 

Mono

Forumium praecox
Re: Vdekja e idealizmit

A ka mundesi ndonje moderator i ketij forumi, te editorje keta moderatoret e tjere qe prishin temen?
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Vdekja e idealizmit

vetem se ti dhe consequence beni nje gabim shume te madh: idealizoni njerezit dhe jo idete, vizionet apo te ardhmen e botes.
Ato lloj heronjsh (keshtu duhet te ishte titulluar tema: Vdekja e heronjve, mundesisht te heronjve te dashurise) jane thjesht instrumenta te nje ideali me te madh.

Kjo ishte e keqja e kesaj teme, qe pa perkufizuar idealizmin dhe idealet, u hodhem tek ka vdekur s'ka vdekur dhe secili foli per ate qe kishte ne mendje, perfshi edhe zogun qe nga deshira e mire per te thene dicka, ia keputi nje nga ato te trashat mbi pamundesine e ideallizmit ne Shqiperi dhe harroi se per idealin e nje bote komuniste, prinderit e disave prej nesh punuan si qener e vdiqen te braktisur prejt tij...
 

Ema

Goddes
Re: Vdekja e idealizmit

Njereit jane ata qe tentojne ti afrohen ideales vajza.Idealet ne vetvete jane vetem idete qe ne kemi krijuar,zbukuruar dhe vene ne fron si Ideale.Po mos ishin njerezit idealiste Idealet nuk do ekzistonin fare.

Prandaj M flet per njeriun jo per idete,se po eshte njeriu i bukur,po kerkoi pa fund,po ndoqi perfekten ai eshte i vetmi qe i ka ndjere eren Utopise.

Isha e qarte?
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Vdekja e idealizmit

s'e di! Nganjehere kam pershtypjen se ti shkruan per te sqaruar veten ose hapesin e temes, duke harruar lexuesin.

Megjithate po perpiqem, qe te mos me dale nami se s'marr vesh nga keto pune:

pra ti dhe hapesi i temes (te cilit i ke lexuar mendjen! Me do te thote mashkull apo jo?) mendoni se idealja ekziston ne natyre, dhe eshte njeriu ai qe perpiqet t'i afrohet. Pra ne duhet te kerkojme per idealen, jo per njeriun. Shume e qarte, posi!!!

/pf/images/graemlins/wave.gif
 

Ema

Goddes
Re: Vdekja e idealizmit

Une e shkrova qe ne fillim te temes.Idealet kane rene,idhujt jane shembur,tere statujat te cilave u faleshim jane gremisur dhe jam ne nje pike ku ndjehem goxha pa mbeshtetje morale.

Secili pastaj shtron mendimin e tij ne diskutim dhe meqe rashe dakord se mbase eshte mosha,arritja ne nje pike qe na ben te ndjehemi bosh arrita ne perfundimin qe Idealja athere,idhujt dhe Zotat,e mira dhe e keqja qendroka me shume ne koken tone se ne teorite e botes.
Shkurt njeriu krijon,njeriu shkaterron,idete,utopite,kjo deri ne nje limit shume madhor mendoj une perderisa nuk preket Perfektesia.

Te gjitha keto mendime jane absolutisht personale,nuk tentojne te behen aksioma as rregulla jete dhe mendimi per asnjeri.Se une nuk shkruaj per te dhene mesim(pa te keq,pa te lige) por per te komunikuar,per te shprehur,per te bere Outing(mire e shkrova?) dhe per tu perpjekur qe ne kete menyre te krijoj dialog,te marr dhe ndonjehere,rralle te jap.

M eshte hapesi i temes.
Ciao!
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Vdekja e idealizmit

Is it better to live happily in an idealistic dream world or unhappily in harsh reality?
Certainly it is better to live in a world where you can be happy the IDEAL amount of time /pf/images/graemlins/wub.gif. But is such a thing possible?
As with anything you can take things two ways. You can either let the thing defeat you, or you can rise to defeat it. Truly great people take what little happiness the world has to give, and dwell so much in that little corner of the world that they truly are happy..
 

Al-Punk

Still here
Re: Vdekja e idealizmit

faktikisht eshte me mire te jetosh ne nje bote ku ta pranosh qe idealizmi eshte virtyt i budallait. Eshte me mire te dorezohesh se te merresh gjithe diten me mbushje mendjes qe do ndryshoje.. dhe ka 25 vjet qe nuk po ndryshon!
 

eniad

Forumium maestatis
Re: Vdekja e idealizmit

<font color="brown"> Kjo nenkputon qe idealizmin tend ta fshehesh ne sy te te tjereve, apo ta shkelesh fare e te besh sikur nuk ekziston per "t'u pershtatur" me boten? </font>
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Vdekja e idealizmit

Ne fakt idealizmi nuk eshte gje tjeter vecse nje imazh i sajuar i njeriut, i pergjithesuar pa dallim feje, krahine, hapesire kohore etj etj, shkurt pa asnje kufi, i cili perfshin ne menyre pushtuese gjithe njerezimin e natyren bashke. Idealizmi nuk ka qene kurre ne gjendje t'i harmonizoje te dy, t'i shkrije ne nje te vertete te vetme, ndaj dhe njeriu e natyra kane mbetur varur pezull nga ky imazh genjeshtar, pa cikur kurre njeri tjetrin.

Nuk e shaj pse nuk i shkova dot pas valles deri ne vdekje, as sepse m'u desh ta vras per te mbijetuar, aspak. Perkundrazi, une u hidherova me te para shume e shume vitesh, atehere kur e natyrshmja virgjeri u gris e mu desh te shihja pertej perdes, aty ku natyra kish zaptuar lirisht njerez e fate. Kjo perde idealizmi u rrenua kur dashuria nuk jepej "for granted" por duhej fituar, kur edhe prindi kerkonte prej teje ta meritoje dashurine, ashtu si vetja, ashtu si shoket. Kur dashuria nuk ishte besim, por nje palaco i lyer ne roze, ose ne rastin me te mire nje njeri me te mirat e te keqiat e veta, po ku e mira e zoteron te keqen e keshtu ke me pak kompromisa per te bere me veten. Nuk bazohej as ne ndjenje te paster e te verber, por ne perllogaritje hesapesh largpamese, qe ndodh te merren ne konsiderate edhe bazuar ne ndjenja.

Idealizmi ishte nje makine e semure oksigjeni qe me mbante gjalle me oksigjen fars.

Perdja e idealizmit ra atehere kur bota nuk rrotullohej me rreth meje, une nuk isha as qendra e saj, as me e drejta, me e bukura, me e mira. Une isha ajo qe duhet t'i shkoja botes nga pas, ta shihja ne sy e t'i isha mirenjohese sa here te me rrezonte. Nese beson ne ideale e vuan sa here zhgenjehesh nga mungesa e tyre, e ke pyetur ndonjehere veten: Pse here here perpiqem t'ia hedh njeriut qe dua per te mbrojtur veten? Pse here here genjej? Pse i kam bere keq dikujt qe me ka dashur? Pse kam abuzuar me lirine e besimin e prinderve e i kam genjyer ne vend qe ti bindja ose t'u bindesha ne emer te besimit tek ta?

Ne kujtojme se duam pa kushte, ne emer te dashurise... Por duam duke zgjedhur! Dmth kush i permbush kriteret, dmth truri mbi zemren! Ne duam me kushte, dhe me nje mori kushtesh biles. E kjo eshte e vertete. Ne e duam te drejten edhe pa qene idealiste, dhe e dime qe nuk jemi te barabarte sepse jemi realiste. Drejtesia nuk eshte ideal, eshte nje kusht i domosdoshem ose jo, ne vartesi te rrethanave. Nuk ka njerez te perkryer, eshte jashte natyres njerezore, as kohe te paperseritshme, as njerez, as dashuri te perjetshme, ndershmeri te virgjera, thjesht nuk ka, jane imazhe farse, imazhe te krijuara nga njeriu qe eshte i prirut te kerkoje gjithmone ate qe nuk e ka. Kur kam floket e gjata i dua te shkurtra, pavaresisht se te gjata me shkojne me shume e dukem me e bukur. I dua te shkurtra vetem e vetem se nuk i kam tani.

Nese e verteta bazohet ne realitet, ku bazohet ideali pervecse ne ate qe nuk egziston? Dhe a nuk eshte ajo cka nuk egziston genjeshter?
 

irene

Primus registratum
Re: Vdekja e idealizmit

gjerat nuk vdesin dhe as mbarojne, trasformohen, riformatohen, ridimensionohen... por jane po aty ... !!!
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Vdekja e idealizmit

po! por qe kjo te ndodhe duhet te ekzistojne ne formen e materies, perndryshe asnje nga proceset qe ke permendur nuk mund te ndodhe...
 

irene

Primus registratum
Re: Vdekja e idealizmit

e mora te mireqene ekzistencen, kur permenda "vdekjen dhe mbarimin", nese do flisja per ekzistencen dhe inekzistencen do dilja jashte teme ...
 

Ema

Goddes
Re: Vdekja e idealizmit

Une shkarravita per Idealin.Idealet junior,bijte e idealit te madh marrin fryme me zor po u la ne harrese prindi.
Une e kam kerkuar te verteten gjithmone dhe kam dashur me shpirt ata qe kane kerkuar gjithnje pergjigje,arsye,emertime ose dhe thjesht ndjesi.Por ne kohen kur zbulova nje te Vertete te madhe mbulova syte me duar.Pse ju e shikoni diellin pa syze?
Keshtu tani jam duke u endur ne hije.E shikoj diellin por eshte kaq e forte joshja e hijeve.Ne fund te fundit eshte rrjedhoje e Diellit erresira /pf/images/graemlins/wink.gif
 
Top