Shembull
Si s'te desha pak me shume
Unë e desha përtej vdekjes,
Ashtu dashurova unë
Edhe prap s'ia fal dot vetes:
S'i s'e desha pak më shumë...
Pak më shumë ku shpirti thyhet,
T'i them ndarjes: - Prit, ca pak...
Të gënjejmë mallin që s'shuhet,
Kujtimin të gënjejmë pak.
Përtej vdekjes, përtej botëve,
Atje ku nis "ca pak" tjetër,-
Asaj që më rri mes Zotave:
"Si s'të desha pak më tepër...".
E lexove kete?Bukur e shkroi xhaxhi Fatosi,me ndjenje,me mjeshterine qe secili prej nesh ta lexonte njelloj e te ndjente ndryshe,gjera te tijat,kujtime a te ardhme,po te ndryshme.
Une jo vetem ne kete moment po edhe kur ma vune para surratit,pak kohe me pare,buzeqesha si i buzeqeshet nje te njohuri.Buzeqshja ime i drejtohet fjales se bukur,ose stilit,ose autorit qe e studionim permendesh ne shkolle te mesme.
Po poezia eshte shkas per ngacmim.Poezia,si cdo forme tjeter arti germon,kerkon,bren brenda njeriut.Dhe shumekush ne vendin tim do e kish gjetur veten duke imagjinuar fytyren e njeriut te dashur,ose duke kujtuar dicka te kendshme,a te dhimshme.Ose dikush i bashkohet pengut "si s'te desha pak me shume".
Te gjitha analizat e tipit dashuror(e di se dashuria eshte universale,vec djemave thatuke qe me marrin ne qafe eshte familja,shoku,shoqja,plani shumedimensional,etj,po nuk i bashkengjis dot ne kete rast kto lloj analizash) nuk me joshin me,nuk me joshin as per te rejat e as per te vjetrat.
Une them se kam ecur para,por me duket ndonjehere se kam ecur pas.Njelloj si ato orat e murit qe kane mbetur me sahatin dymbedhjete(ajo ora blu ne kuzhinen time ka mbetur 6.) ashtu kam ngelur dhe une.S'me bejne fajde tere trillet e njeriut per te mallengjyer shpirtin.Po me e tmerrshmja eshte se metmorfoza nuk ka lindur per shkak plagosjesh e per kete shpresohet ne sherim.Metamorfoza ka qene brenda meje,eshte proces i paevitueshem.Si atehere kur u shnderrova ne dele e me pas ne akrep.Tani ndjehem pa emer por bota(Gjinoooooooooo bota) me therret te rritur .Dhe ky emer eshte shkak pergjegjesie por edhe motiv mbyllje.Madje jo,kjo nuk eshte mbyllje,eshte ftohje,akullim,ngurtesim.Eshte ajo pika kur e kthen koken pas dhe e quan veten idiote,romantike,kokekrisur.Kur e sheh veten ne gjera qe sot nuk do i beje kurre,kur kujton formen qe kishin ndjenjat,dashurite,miqesite dhe e din se jane te paperseritshme .Kur asgje s'te emocionon sa duhet per te lene veten te shkoje.Kur ti ecen dhe te tjeret vazhdojne te apasionohen.
Kur flet dhe nuk te kuptojne,kur heq dore dhe nga e folur se veshet jane shurdhe,kur ky cope forumi me te cilin na jane lidhur zorret te ben te flasesh per idealet qe nuk i ke me.
Se ideali s'eshte dashuria.Ideali,utopia eshte te jesh e lumtur. Dhe meqe gjetja e lumturise eshte bere gjithnje e me e lodhshme ulesh kembekryq dhe i keput nje muhabet me tastieren e kompiuterit.
Une thoja,do ndryshoj boten.Pastaj do jem keshtu,ashtu,do dua kesisoj.Te gjitha i kam gabuar,edhe as nuk zura mend nga gabimet.Dhe tmerri i gjithe kesaj qendron ne faktin qe asgje nuk perseritet.Nese Einmal ist keinmal athere gjithcka do ishte si nje enderr e keqe.Po ne na kane mbetur ne fyt shijet e corbave qe kemi ngrene.
(Si ishte ajo shprehja te filmi :"ha nje luge corbe te prishur dhe... ???,mah s'me kujtohet).
Kur isha kalama kishim nje bibloteke fantastike ne shtepi.Lexoja libra qe nuk i kuptoja as vete po qe me tregonin bote te reja,tregonin si jeton njeriu anekend botes,si vuan,si do.Dhe une u rrita si ndonje personazh libri,dashurova dashurine si Karenina,u bera luftarake si Zhan D'arka,enderrova si Tereza.Te gjitha keto heroina,ato qe me shoqerojne edhe sot darkave kur kthehem me autobuz per ne shtepi me bene te jetoj ne nje bote virtuale,ashtu si shume shoke parafoles.Si ne te gjithe qe kemi shteg per shfrim forumin,kane ekzistuar shoket imagjinare,jeta si duhet te ishte,ndjenjat perfekte...
Dhe tani,provo te ndalosh kohen sepse koha nuk ekziston.Hidh syt rreth e qark teje (jo per tu ndjere i pakuptuar por per te pare se ku jemi vertet,ku jetojme,c'toke shkelim cdo dite,c'qenie jane ato qe duken si kutia shkrepseje nga gratacelat...):
"Sa njerez jetojne si ty?";
"Sa njerez mendojne si ty?";
"Me sa te tille je vetja?" dhe
"A ke me ideale,apo i je dorezuar me se fundmi jetes?"
/pf/images/graemlins/confused.gif