Vazhdo fjaline...

joetisti_

Locus omnem
"jo se me dukesh burre" - i thote ai- "por mendoj se s'ke te holla. Vajzes i shkoi mendja per keq. Tha me vete: mos ndoshta ky kerkon qe te kem breke te holla! Dhe i thote: "pse, mami...
 

joetisti_

Locus omnem
...ne bel. Duke menduar keshtu, vuri re se polici po e shikonte nga beli. "Uh", tha, "me duket se filluan komplimentet tani per bel te holle". Por polici...
 

joetisti_

Locus omnem
...ndodhi hataja. Polici filloi t'i kerkoje llogari per ofendimin qe ajo i beri. "Kujt i kthen prapanicen ti moj?" i tha. "Po ti a s'me the te mbeshtetem pas makines?" i tha ajo. "Te thashe" thote ky "por...
 

bobo

marksist-enverist
... jo me tyte, desha tthem jo me arme natyrore-, cbela, duket sikur cdo gje fillo nga vrima dhe mbaron ne vrimen e ...zeze!-eh, mendoj me ze te larte, polici: vrim o vrim e zeza vrime, nga ty dolem dhe kur te vdesim e zeza vrime do therresim!... se kuptova tha ajo...
 

Frank

Forumium maestatis
Qe jeta eshte e padrejte! Koke ulur vazhdoi rrugen e saj duke menduar per nje kapitull te ri....
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Pas shume perpjekjesh te kota te cilat nuk funksionuan, duke u dredhur nga te ftohtet, i uritur dhe i dekurajuar ai, befas, sheh se largu driten e nje shtepie si dhe oxhakun qe leshonte fjolle flolle nje tym te bardhe te cilen era e drejtoi drejt narinave (vrimave) te hundes se tij dhe ne te cilin ai ndjeu aromen e bukes se pjekur.... I babezitur dhe pa dashje, gati ne menyre instinktive, kembet e cuan drejt dritareve te shtepise ku salloni i ndricuar dhe i mobiluar bukur vinte ne pah si centerpiece nje Grandfather clock dhe nje oxhak bubulak flake flake. Ndersa babai shtronte tavolinen dhe e ema mbushte pjatat me pjaten e pare te darkes, nje supe dimerore, atmosfera e ngrohte familjare e ben te vinte ne dyshim menyren e ekzistences se tij. Nuk ishte jete ajo qe bente. Thjeshte ekzistence! Atehere ai beri nje betim brenda vetes se duke filluar qe nga e nesermja, ai do te kerkonte pune, merrte nje apartament me qera dhe do te ndertonte familjen e tij. Endrra iu pre ne mes nga hapat e policeve te cilet e urdheruan te ndalte ne vend.
 

Johana

Forumium praecox
Me ne fund, shpetova tha. Kush can trapin te kerkoje pune kur fare mire strehen, buken, veshjet, internetin, biblioteken mund t'i gjej ne burg. FALAS. Madje edhe pastrimin e dhomes se fjetjes, te hales, te guzhines si dhe larjen e zbardhjen e teshave e kam te garantuar nga punonjesit e burgut. Qejf o qejf o qerrata!

J.C
 

Frank

Forumium maestatis
Qerratai ashtu mendoi por burgu ishte shume i veshtire per te. E keshtu mori rrugen per Eladha....
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Eladha e priti mire se ai mbante anen e Eladhes. Nje shije e hidhur i kishte mbetur ne goje. Kishte humbur dicka te pazevendesueshme. Dicka qe shansi e sjelle cdo 5000 vjete. Te pakten meritoj respekt tha me vete, sepse e nxorra fytyren qe ne fillim dhe u shpalla armik. Rivali e njeh armikun dhe mbrohet prej tij. Humba por bera lufte te drejte. Puna eshte a e di personi ne fjale se ata qe i shtirren si miq jane edhe armiqte e tij me te medhenj. Sigurisht tani duhet t'a dije.

EK
 

Artin

Papirus rex
E dinte, por ai kishte nevojë për punë. Kjo ishte tani për tani gjëja më e rëndësishme për të. Pasi eci disa ditë në këmbë, rrugës, në një fshat malor, takoi një burrë, që i tha se kishte një javë punë për të, punë bujqësie. Atë natë e mori në shtëpinë e tij për të fjetur, e të nesërmen në mëngjes i tha se do ta çonte në punë.

Famija e tij, e përbërë nga gruaja, një djalë dhe një vajzë, e priti mirë. Në darkë u ulën afër sobës me dru dhe hëngrën bukë. Ishte një familje e thjeshtë, e cila për nga mënyra e jetesës dhe orenditë që kishin në shtëpi, dukej sikur jetonin në shekullin e 18-të.

Në oborr, në trungun e një peme, varej një bidon i madh prej llamarine, të cilit i kishin bërë një çarje në formë katrore dhe e kishin sajuar si kafaz. Në këtë bidon-kafaz jetonte një çift pëllumbash , të cilin, vajza e tyre, Urania, e ushqente çdo mëngjes me misër.

Urania në shqip përkthehet qiell, ose qiellore. Ishte një vajzë e bukur, rreth 20 vjeçe, me trup të gjatë dhe të drejtë, me flokë ngjyrë lajthie, pak të dredhur, kurse faqet i kishte të kuqe, si me quka. Ardhja e djalit të huaj në shtëpi ishte një ngjarje e re dhe interesante për jetën e saj monotone në fshat. Ajo e shihte ngultas dhe sytë e tyre ndesheshin shpesh...

Kulmi arriti të shtunën, kur ai shkoi të bënte dush. Urania i solli një peshqir për t'u fshirë dhe ia la mbi derën e banjës, por duke qenë se dera ishte e ulët, ajo përfitoi nga rasti që t'i hidhte një shikim të shpejtë. Ai ishte me kurriz, po lahej dhe nuk e pa, po kur u kthye dhe pa peshqirin mbi derë, e kuptoi se vajza kishte qenë aty...

Të hënën në mëngjes ai iku, u nis me autobus drejt Athinës. Në mendimet e tij kishte shqetësim dhe pasiguri për të ardhmen. E në këto mendime të trazuara, i shfaqej herëpashere edhe Urania...
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Ne mendje i kishte mbetur bujaria e asaj familjeje. Urania ishte jo vetem e bukur por edhe gojebilbil. I kishte mbetur, megjithate, ne mendje, menyra se si ajo i ishte pergjegjur te atit. Nuk kishin tavoline dhe hanin gjithnje ne nje sofer rrumbullake. Ne cep te dhomes ishte nje shtembe me uje. Kur dikush kishte etje ishte detyra e Uranise te rimbushte gotat e zbrazura. I ati kishte shume etje dhe vajza detyrohej te ngrihej shpesh nga sofra per te marre shtemben dhe mbushur goten e tij. Nje here, dy here dhe me ne fund Urania vendose ta veje kete te fundit prapa kurrizit te te atit. Kur ai ngriti syte dhe zgjajti perseri goten bosh ajo nuk e la te fliste por tha: Mbrapa bythe e ke baba. Kujtoi te gjitha keto dhe filloi te qeshte me te madhe. Per nje gje ishte i sigurte. Diten qe Urania u fut ne banje, ajo si capkene qe eshte kishte bere edhe nje fotografi te tij nudo.

EK
 

Johana

Forumium praecox
Ose ashtu ia kishte qejfi te mendonte. Dicka e beri te ndaloje. Do kem ngaterruar kohe tha me mendje. Nje familje qe ulet ne perdhe per te ngrene dhe ku te gjithe ngulin pirunin ne te njejten pjate nuk mund te kene dush, aparat fotografik jo e jo. Vazhdoi rrugen e i menduar dhe ne mendje i erdhi biseda qe Urania kishte bere me te emen ne mengjesin kur ai vendosi te largohej per te gjetur pune. Kam ftohte shume dhe nuk me ben te futem ne vaske POR po pyes veten ne ka ndonje metode efikase te ndroj te perbrendshmet pa hequr getat e trasha. Imagjinata e coi ne tjeter vend dhe me ne fund kur kthehet ne realitet veren se ka mbrritur ne nje park kamionesh te ngarkuar. Nje pankarte e madhe ne mur: Ofrojme pune. Shofer kamioni. Transportim pulash.

JC
 

Artin

Papirus rex
Për shofer kamioni duhej leje, e ai s'kishte. Synimi i tij ishte të shkonte në Athinë dhe atje të gjente ndonjë punë të rëndomtë... çfarë t'i dilte përpara.

Ky ishte shqetësimi i tij më i madh, se Uraninë e dinte që me kohën do ta harronte. Jo fare, se ka disa njerëz që nuk i harron për gjithë jetën, por do t'i mbetej si një kujtim i bukur dhe i ëmbël, pa e pasur në gjoks atë ndjenjën e shtrëngimit. Koha do të sillte Urani të tjera, nga ato që në fillim të bëjnë të harrosh çdo gjë, por që më pas të djegin fare, e ti do të doje të mos i kishe njohur kurrë.

Autobusi vazhdonte rrugën dhe pasi kaloi Larisën, hyri në rrugën qendrore që të çonte drejt Athinës.
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Kujtimi i greckes se bukur ne Larisa e beri te ndjente nje kenaqesi dhe neveritje, ndjenje kjo aq pardoksale, sa ai nuk ishte ne gjendje te kuptonte cfare ndjente vertete. E kishte takuar ne nje buzuk. Nate. I ulur prane banakut me nje kokteil ne dore dhe me cigaren ne doren tjeter ngeli i ngrire kur dy sy te bukur i ngulen veshtrimin. Ai nuk e shihte, i lindur me talentin e madh te ndjesise se dikush po e shikon (sikur te kishte dy sy prapa kokes) ai ngre koken dhe gjeja e pare qe vuri re ishin dy pale gjokse te medhenj. Po te udhetonte poshte me veshtrim ndoshta do te gjente me imagjinate nje pyll me peme te shartuara e te prera bukur, po si nje njeri shume shpirteror qe eshte ai udheton larte ku pritet nga dy sy te mrekullueshem qe leshonin xixa pafajesie. Xhaje u dogje thote grecka. Aq jam djegur thote ai sa nuk e merr dot me mend. Ore u dogje vertete. Ne ate kohe hedh veshtrimin poshte dhe sheh nje tym qe po dilte nga pantallonat. Nje shkrumb cigareje jo vetem qe i kishte lene nje vrime ne pantallona por kishte depertuar aq thelle sa mishi, dhimbjen e te cilit e kishte injoruar nga dhimbja e embel qe shkakton deshira me e madhe, filloi t'a digjte. U ngrit i alarmuar dhe ndersa u ngrit edhe iu ul. Po te kishte qendruar i ulur, nuk do te kishte bere ate gafe. Por ngritja, kjo lavdi e madhe, triumfoi dhe bashke me te edhe ulja e parave qe mbante ne xhep. Ndersa mendonte keto kenga e Selanikut iu kujtua: Me dogji, me rropi me la pa para, meshire nuk pati se jam fukara ...


EK
 

Johana

Forumium praecox
Rruga eshte e gjate. Autobuzi ndalon herepashere per kryerjen e nevojave personale, per rifreskim me uje, per kafe, per ndonje pirje cigare apo ngrenie ne ndonje restorant te vogel rrugor te tipit Casse croute (thyerje buke). Te kishte qene aq budalla sa te kishte besuar tek «qeveritaret» te cilit i kishin dhene nje «pune» pa page te tipit «agjent». Te kishte qene aq budalla qe ishte shkrekofur si gjel me mendimin se ishte nje tip Tom Cruise qe po kyente nje Mission Impossible ku agjentet ne dem te vetes se tyre pranojne te punesohen nga «qeveritare» motoja e te cileve eshte: Misioni eshte i fshehte. Ne do te mohojme cdo lidhje qe kemi patur me ju. Te kishte qene aq budalla sa ti kishte kushtuar ore te tera asaj pune qe jo vetem e kishte shkaterruar shoqerisht, moralisht, menderisht por edhe financiarisht. Si oh si te hiqte mendjen nga te gjitha keto mendime ogurzeza kur... befas.... fytyra e qeshur e Uranise iu shfaq ne mendje. Kenga e bukur labe shoqeronte imazhin e saj : Ule koken poshte moj prashit lule dielli, ngrije bythken larte moj ta shoh brigadieri. Ishte e paturp (totally shameless) dhe nje dite edhe pse e ndjente afersine e pranise se tij e leshoi nje pellumb nga kafazi (mender pordhe) dhe tha : U pika... qe u ndoq nga nje U qyqja pas leshimit te pellumbit te dyte dhe e perfundoi me nje ...Opo ky eshte kulmi pas leshimit te pellumbit te trete.

JC
 
Top