Vazhdo fjaline...

Balahk

Locus omnem
Ben po si,te paralizon trurin.por ne jete ndodh qe te kete momente qe vertet te duash te fshish cdo mendim dhe gjene streh tek pija qe ......
 

katsune

cherry blossom
...rrezikon te te coje ne nje gjendje deliri te tmerrshem por njekohesisht te pashmangshem nese pasi i je dorezuar teresisht me mish e shpirt dhe prej shume kohesh tashme deri ne piken sa behesh mjerisht i varur prej saj, ne momentin qe nuk e ke prane ate (pijen) por trupi e ndien te nevojshme, kjo gjendje e pakontrollueshme konvulsioni te brendshem dhe mpierje te plote te vetedijes qe ne gjuhen medikale perkufizohet me termin delirium tremens, te rremben krejtesisht ne nje dimension tjeter. Ajo ndiente...
 

gurax

Pan ignoramus
... se ne fund te fundit, shpresat me te medha ishin te paketuara ne nje placebo, fllusken e genjeshtert te ruajtur me fanatizem nga te tjere qe nuk eshte vetvetja, pavaresisht zerave dhe zhurmes perreth. Te gjithe njerezit e dine se ata qe jane te intoksikuar, duhet te ndjekin terapite dhe regjimet neper qendrat e detoksikimit. Por sa nga keta te gjthe e dine se 80% e ketyre rasteve deshtojne te te clirojne nga varesia? Apo qe me pas, rreth gjysma e te cliruarve rikthehen brenda dy vjetesh perseri ne boten qe lane pas? Edhe nje tjeter shembull se si...
 

katsune

cherry blossom
keshtu do mendonte shumica e njerezve ne kulmin e deshperimit- keto ide silleshin ne mendjen e saj te turbullt por si duket ende koshiente per te menduar edhe pak brenda realitetit- ndoshta edhe ajo vete mendonte keshtu, por ne fund ne mendjen e saj ca per solidaritet e ca per indiference vendosi t'ia linte Zotin fqinjes qe banonte nje kat me poshte saj, e cila nuk kursehej ta therriste ne ndihme Zotin edhe per gjerat me irrelevante, si psh sot ne mengjes kur nuk mungoi permendja e emri te tij nga fqinja qe duke qene teper vone per t'u rikthyer edhe njehere ne shtepi, para se te dilte vendosi ta linte ne doren meshiruese te Zotit fatin e rrobave te telat qe rrezikonin te lageshin nga shiu i parashikuar nga lajmet e motit. E si kishte arritur te mendonte per fqinjen tani nuk e kuptonte, pikerisht tani kur...
 

gurax

Pan ignoramus
... ajo cfare kishte ne xhep ishte nje flakon i vogel me uje te distiluar, por mbi etikete kishte shume emra shkencore dhe instruksione perdorimi. Gabim. Ne etikete duhet te shkruhej 'Bottled Placebo - Made in EU'. Por placebo e komshies nuk kishte nevoje per flakone dhe kjo i jepte nje avantazh. A ishte bere ndonjehere tape xurxull komshia? Kishte ndejtur ndonjehere para deres se gabuar per dhjetera minuta duke share celsin qe nuk i bente braves? Apo deri sa...
 

joetisti_

Locus omnem
...perdhunuan. Kurse shoqes se saj qe ishte me te, nuk i bene gje se nuk deshte. Ndersa...
(iu pergjigja nje tjeter shkrimi une. sorry!)
 

gurax

Pan ignoramus
(hahaha :D )
... tere pallati doli ne dritare dhe ballkone dhe benin video me celular! Komshia mund te kishte tifoze me shumice ne lagje, por...
 

Balahk

Locus omnem
Hic nuk e nxorren koken per te bere tifo,nga inati se nuk ishin ne vendin e atij,qe po bente punen,qe po "rrifte" komshien .......
 

abs

nuk e di...
...per here te pare ne jeten e tij dhe u fut ne vaske te relakset deri sa te vinte ajo. Ajo erdhi si perhere plot hare ne shtepi, kishte marr dhe shoqet e saja me vehte. Kur pane Salcen e Kosit...
 

gurax

Pan ignoramus
... dy prej tyre u afruan me kureshtje dhe njera nuk rezistoi por menjehere zhyti gishtin dhe me pas e lepiu duke mbyllur syte nga kenaqesia dhe beri me shenje si per te thene 'e shkelqyer'.
Ajo sikur ndjeu qe iu mor pak frymemarrja. Nga casti ne cast do te vinte pyetja: "Eshte shume e mire, vete e ke bere?"
Ai sidoqofte nuk e dinte se dhoma ishte plot me femra. I kenaqur u shtriq brenda vaskes dhe filloi te kendoje:

"Kur te pashe un more djale ty rruges tuj kalu,
Kur te pashe un more djale ty rruges tuj kalu,
u mahnita e nuk fola se mu pre mu fjala
se mu pre mu fjala hajde aman aman..."

Shkumezoi sfungjerin dhe...
 
Top