U përpëlit disa herë mbi shtrat, ngjeshi pëllëmbat e dorës mbi sytë e tij të kristaltë derisa ju picërruan dhe e bardha e syrit ju skuq si mos më keq.Nuk ishte momenti i duhur për t'iu afruar pasqyrës! Do të trembej nga vetja! Apo më mirë nga kujtimet e tij?Pa rreth e përqark , nuk ishte asgjëkundi përveçse në hapësiren e tij të vogël , brenda asaj dhomës ngjyrë pana ai hodhi sytë përqark dhe pa një pirg të gjatë rrobash të hedhura plot me shkujdesje sa andej këtej. Buzëqeshi! Mendoi kishte të drejtë ajo sa herë e kritikonte fytyrëngrysur e plot maraz për pakujdesinë dhe përtacine e tij.Korniza me foton e saj që buzëqeshte mbi komedinë, kishte ditë që nuk i fliste , që nuk i telefonin njeri tjetrit...Zënkat e tyre sa vinin e shtoheshin! Nuk e po e kuptonim më njeri tjetrin! Mos kishin nevojë të qëndronin pak çaste larg , mos ndofta kishte mbaruar gjithçka pa filluar ende?Mos duhet të largoheshin me pushime të mbylleshin aty në dhomë dhe çmendurisht të bënin dashuri me njeri tjetrin!Mos ndoshta?
Sa herë duhet ti thoshte vetes së tij fjalën ndoshta!
Budalla i gjorë; thosh me veten! Të lipset vetëm një telefonata , vetëm një përqafim e zëri i saj për të gjallëruar fillimin e ditës! Por prapë , ngurroj e plot me kokëfortesi vazhdoj si më parë! S'kish paqe me veten e tij.
Mendoi të kridhej edhe njeherë nëpër fanzine e tij , ktheu papritmas sytë nga ora ,u kujtua që
kishte takim me Xhonin shokun e tij të fëmijërise...Kishte kohë që nuk ishin bëre bashke, do të kthenin nga një gotë vere ashtu me një të dytë e me nje të trete rradhazi ,
e nga t'ia nis më rrëfimin...