Re: Vazhdo fjaline...
Papritmas, e zgjoi një zë i çuditshëm, zhurmë e madhe ish....filluan ta kaplojnë djersët e ftohta. Shikoi rreth vetes, në secilën anë që shikonte, shihte shumë njerëz. Turmë e madhe. Disa qëndronin të ngrirë, duke shikuar rreth vetes, disa vraponin herë djathtas e herë majtas, krejtësisht të humbur, përderisa disa prej tyre ishin gjunjëzuar me duar të mbledhura, vetëm duke pritur... E kaploi një frikë e madhe dhe ndjenjë paniku kur e kuptoi se ku gjendet. Kjo ishte Dita e Gjykimit.Derisa ishte gjallë kishte dëgjuar për dhënjen e llogarisë në Ditën e Gjykimit, por kjo i dukej shumë largë pothuajse e pamundur! A thua kjo mund të jetë fryt i imagjinatës së tij, diçka mendja e tij kishte trilluar?! Jo, pritja dhe frika ishin aq të mëdha, është e pamundshme që kjo të jetë e pavërtetë. Hulumtimet ende vazhdonin. I dëshpruar filloi të vrapojë herë tek njeri e herë tek tjetri duke pyetur se a e kishin thirrur emrin e tij. Askush nuk kishte mundësi t’i përgjigjet.Papritmas, dëgjoi një zë duke thirrur emrin e tij, turma e njerëzve filloi të ndahej duke i bërë rrugë për të kaluar. Dy veta e kapën për dore dhe e tërhiqnin përpara. Kaloi në mes të turmës duke mos shikuar fare...
Mendoi..