U SHEMB MBIKALIMI!!!

GrifshAAA

Primus registratum
Re: Tek "shekulli online" shkruhet:

Normal kondre qe me mire te behet tamam se pergjysem, por une e kam pare me syte e mi se si ishte bere kur isha ne dimer ne tr. Dhe qe skandal dhe rruga. Nuk e imagjinon dot duhej 2 ore per te kaluar 50 metra rruge. Dhe nje mbikalim eshte mese i nevojshem ne ate segment rruge, sepse kishte shume trafik.

Ku di une sesi jane keto gjera andej. Punohet, shpenzohet e vjen dikush tjeter e thote nuk eshte konform ligjit..dhe vete ben te njejten gje.

Gjynah per popullin qe i duhet te duroje keto gjera se ne thelb ai i vuan. :s
 

GrifshAAA

Primus registratum
Re: Tek "shekulli online" shkruhet:

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />


Ku je tu e bo shkollën ti? Po qe n'Shqipni mos e vrit menien se do t'hyj n'pun se do krijosh lidhje

[/ QUOTE ]

Pffffff po e bej jashte pra gjoja. Qe kur te kthehem ne atdhe ti "sherbej" nenes parti. /pf/images/graemlins/shrug.gif /pf/images/graemlins/smash.gif
pffff mesa degjoj une andej ligji eshte ekonomi tregu, po dhe fiton, po nuk dhe....... e hengre. /pf/images/graemlins/confused.gif

Ligji dhe ...maliqi ende.... /pf/images/graemlins/cry.gif
 

GrifshAAA

Primus registratum
Nga "shekulli"

Ndërtim-shkatërrimi apo “ideologjia” e sakrificës”?


Rexhep Meidani

Në Evropë (p.sh., në Gjermani, Zvicër, Britaninë e Madhe etj.) apo në Amerikë ( p.sh., në Guatemala, Kosta Rika etj.) mund të gjesh disa ura të vjetra të njohura me emrin “ura e shejtanit” apo e djallit . Po ashtu, janë të shumta urat që kanë emra të tjerë, por prapa të cilave, në pikëpamje historike, qarkullojnë të njëjtat legjenda. Për to veçohen apo qarkullojnë ngjarje të ngjashme, sipas të cilave, për realizimin apo përfundimin e këtyre veprave, sidomos kur nuk ecte më puna, ndërtuesit e tyre ishin të detyruar, në njëfarë mënyre, të futeshin në “marrëdhënie” me shejtanin, djallin apo demonin. Ky i fundit për të mundësuar apo përshpejtuar ndërtimin e një ure rezistente e afatgjatë kërkonte pagesë-sakrificën, viktimën e tij (që sipas shumë legjendave ishte ajo qenie e gjallë, që do të kalonte e para urën). Por njerëzit, edhe pse e dinin çfarë kërkonte djalli, nuk mund t’i bindeshin kësaj sakrifice mizore, prandaj e zëvendësonin mjaft shpesh qenien njerëzore të kërkuar me një kafshë shtëpiake (lopë, kalë, buall, dash, qen, gjel apo pulë, etj.). Kur e mësonte këtë djalli tërbohej nga inati por tashmë mallkimi i tij nuk arrinte më mbi urën e përfunduar. Kështu, p.sh., në legjendën për urën Saksenhojzer (Sachsenhäuser) pranë Frankfurtit, ndërtuesi duke kaluar për të parën herë urën e sapo përfunduar, vuri përpara tij një kaposh të shtëpisë, që, sipas marrëveshjes, e nënkuptonte atë kafshë si sakrificë për djallin. Por ky i fundit që ishte në pritje të një qenieje njerëzore, për të rrëmbyer shpirtin dhe trupin e saj, në kulmin e zhgënjimit dhe të inatit e rrëmbeu kaposhin e shqeu në dysh dhe e hodhi tutje në urë (Sipas legjendës, ende sot në urë ka dy bira që nuk ngjasojnë fare me atë të dy predhave mortaje…).
Pra, në legjenda, që një urë, kullë, kala apo ndërtim tjetër, të mbetej një vepër e fortë dhe solide, kërkohej një sakrificë, një jetë e gjallë. Por me thellimin e procesit të kristianizimit në Evropë, sidomos me vlerësimin e sakrificës së Krishtit si aktin më sublim, kjo lloj sakrificë e trashëguar nga periudha më të hershme, filloi të zbehej deri të konsiderohej si një veprim jo i drejtë, madje djallëzor...
Kështu, gradualisht, në përvojën evropiane filloi të zhdukej tradita dhe “ideologjia” e sakrificës (më shumë me origjinë pagane), apo dhe vetë jehona e saj humane e zëvendësimit të viktimës apo sakrificës njerëzore me atë të një kafshe shtëpiake. Traditë kjo që ndeshet ende në vende të tjera të botës, por që mund të qëndrojë gjysmë e përgjumur e gjysmë aktive dhe në disa koka tonat...

***
Duke biseduar me një mikun tim inxhinier konstruktor, kur mora vesh “hedhjen në erë” të mbi një milion eurove të taksapaguesve të kryeqytetit ai në mënyrë disi të çuditshme, filloi të analizonte ngjarjen e fundit të Zogut të Zi, në një plan pothuajse paralel me traditën e “ideologjinë” e mësipërme. Pra, sipas tij, këmbëngulja për shembje të këtij mbikalimi lidhej me mos sakrifikimin, që në nisje të veprës, të ndonjë kafshe shtëpiake në themelet e saj! Apo akoma se, ndoshta, ndërtuesi apo porositësi kishin refuzuar apo neglizhuar një marrëveshje me “djallin”, që të lejohej vazhdimi e mbarimi i saj! Apo dhe ndonjë marifet tjetër të ngjashëm me atë të legjendës së kalasë, por jo me “tre vëllezërit e gratë e tyre”, por me “qypa zairesh, lokalesh të vdekura apo parash nën dorë”! Kur unë e pyeta se me mos me këtë punën e “mosmarrëveshjes me djallin” nënkuptonte mos respektim të ligjit dhe të rregullave të nevojshme proceduriale e teknike, ai, pa e zgjatur, m’u përgjigj se “motoja ligjore” apo teknike nuk hynte fare në këtë mesele! Dhe me të vërtetë, kur është fjala për një vepër publike në shërbim të qytetarëve, me para të po këtyre qytetarëve, bëhet mjaft e vështirë të mos gjesh arsye e mundësi për kërkim të rrugëve të zgjidhjes nga ana ligjore, procedurale e teknike, qoftë dhe me gjobitjet përkatëse!...
Edhe pse këto gjykime, si gjysmë ironi e gjysmë shaka, të lëshuara nga një mendje tepër serioze dhe gojë mjaft e kursyer, përsëri m’u duk fare i çuditshëm e befasues ky interpretim i mikut tim. Kjo, megjithëse ai më përmendi dhe një ngjarje tragjike që unë nuk e kisha dëgjuar më parë (ndoshta, do të kem qenë në atë kohë jashtë shtetit), por që kishte ndodhur në periudhën e ndërprerjes së punimeve tek mbikalimi i Zogut të Zi, pikërisht në “zjarrin” e përplasjeve pushtet vendor-pushtet qendror.
Sidoqoftë, dhe duke mos e besuar bashkëbiseduesin e specializuar, me këtë lloj “interpretimi”, në mënyrë normale të lindin dhe shumë pikëpyetje që lidhen qoftë me ndonjë konceptim “ekzotik” mbi qeverisjen dhe “filozofinë e sajimit” të viktimës, qoftë dhe me sjelljen arrogante qeverisëse si pronare arbitrare e parave të taksapaguesve shqiptarë. Ndërkohë, që në fakt duhet të ishte fare e kundërta. Sepse, përdorimi i këtyre parave të taksapaguesve nuk është dëshirë e thjeshtë apo çështje vetëm e ndonjë shtetari, as lojë politike e kujtdo qoftë në qeverisje (sado i pushtetshëm dhe i gjithëfuqishëm mund të shitet sot ai), por një detyrim politik-institucional për administrim e shfrytëzim të tyre me nikoqirllëk, me racionalitet e efektivitet, dhe mbi të gjitha vetëm në shërbim të qytetarëve, të jetesës, punës, edukimit, shëndetit dhe sigurisë së tyre. Në fund të fundit, ajo është paraja e tyre, puna dhe djersa e tyre dhe në një mënyrë apo tjetrën duhet të rikthehet tek ata. Prandaj, pavarësisht se veprimet e komentet e shkatërrimit të Zogut të Zi janë sot thjesht partizane apo marrin vetëm ngjyra të pastra politike, do të vijë një ditë që do të duhet të jepet dhe llogari ekonomike-ligjore. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë humbje ose lloj abuzimi, i cili po të amplifikohet politikisht në mënyrë të skajshme (sidomos në kushte presioni, kërcënimi e frike) mund të hedh në erë apo të bëj zero (deri negativ) çfarëdolloj kontributi taksapaguesish





09/07/2006
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Nga "shekulli"

Amon sa të moralshëm që i kemi social-punistat /pf/images/graemlins/tipsy.gif.

Yyyyt he dreq se ju ja falët Dreqit Shqipnin e tashti ngreheni e lefni si buçe t'plakme!!!!!!!!!!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Nga "shekulli"

au
ca i ka cu ne men mejdani sales

ta prishim kalane e rozafes se thuhet (dallaveret mjaftojne per salen) qe kur e ndertuan kane bere nje krim (kane murosur nje grua)


ta prishim, socialiste kane qene edhe ata.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Nga "shekulli"

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Amon sa të moralshëm që i kemi social-punistat /pf/images/graemlins/tipsy.gif.

Yyyyt he dreq se ju ja falët Dreqit Shqipnin e tashti ngreheni e lefni si buçe t'plakme!!!!!!!!!!

[/ QUOTE ]

social punista, moral

ketu behet fjale per nje ure betoni qe prishet. C'ke me moralin apo me ideologjite (qe edhe i shpik here pas here)?????!!!!!!!!!!
 
H

harap

Guest
Re: Nga "shekulli"

hajde shife vete tani ate vendin ku ishte bunkeri edhe shife se duket sikur ka marr fryme perseri ajo pjese nga bunkeri i Edi Rames.Mos flisni kot.Te ndertohej ai mbi kalim do ishte turpi i Tiranes
 

Nobis

Primus registratum
Re: Nga "shekulli"

ore kalamaja, /pf/images/graemlins/laugh.gif
po pse diskutoni akoma ? mbikalimi iku (ndjese paste) /pf/images/graemlins/lol.gif
mendoni te bejme ndo1 tjeter andej nga bathorja. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Tarasi

Primus registratum
Re: Nga "shekulli"

Harap diskutimi ishte diku tjeter.Ishte te respektimi i ligjit e jo te boshtisja e nji vendi te nje objekti ndertimi.Me ec me logjiken qe thua per mua mire eshte edhe me u heq pallatet anash pa hyre te zogu i zi dhe pastaj eshet yll bote komplet...HATA...
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Nga "shekulli"

gene, nuk bohet fjal për ur betoni se ura lidh dy brigje.

Kurse me moralin e me ideologjinë (të cilën në këtë rast të paktën nuk e kam shpikur) e kam me Meidan halenë apo të tjerët që diskutojnë sikur i preu për Shqipërinë.

Prandaj them un që ata që vijnë nga PPSH e duan plumbin ballit. Mbase jetojnë si duhet të tjerët!!!!!!!!!!!!!!!!!
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Nga "shekulli"

zoguzi-m.gif


Prishja e kesaj vepre publike eshte edhe nje here ne sinkronizim te plote me mentalitetin primitiv te zgjidhjes se problemeve ne Shqiperi. Ky shkaterrim mund te kalohej me pak diplomaci e mirekuptim, qe sigurisht nuk mund ta presesh prej Saliut. Edhe nje here ne i treguam brezave se mosmarrveshjet ne i zgjidhim me shkaterrim dhe mohim te cdo gjeje qe e ka ndertuar apo eshte perpjekur per ta ndertuar kundershtari yne. Kompromis nuk ka, hakmarrje deri ne fund. A nuk u nis keshtu edhe ne 1990 me "gjendjen e shokut" nen parrulen "oburra ta shkaterrojme se e ka bere komunizmi"?

Ka edhe nga ata qe e shikonin ate mbikalim si nje "monster" betoni ne mes te nje qyteti e qe ankoheshin duke pyetur se ku do kalonin kalimtaret? Per mua keta ishin me injornatet. Tirana eshte metropol dhe jo me nje province nga qendra e se ciles mund te ngresh pak koken dhe ti shikosh fundin. Sigurisht qe ne cdo metropol ka mbikalime betoni, apo struktura te tilla gjigande mu ne mes te qytetit. Kjo behet ne emer te funksionalitetit te ketij qyteti, ku ai qe jeton ne periferi te mos ngele 2 ore ne trafik per te shkuar ne qender, dhe anasjelltas. Kjo i sherben edhe biznesit per tu rritur e zgjeruar e per te mos ngelur biznes lagjeje. Sigurisht qe nenkalimi parashikonte edhe ndertimin e trotuareve, por nuk lejonte qe kembesoret te futen ne mes te rruges ne kembe pa rregull sic jane mesuar deri me sot. Po perpiqem te shpjegoj se sa funksional ishte zgjidhja me ate nenkalim dhe se cfare kemi humbur ne vertet.

Vetem ai qe nuk do ta kuptoje se sa jete i jepte ai nenkalim trafikut. Se pari makinat qe levizin ne aksin Tirane Durres, do kalonin kete nyje pa asnje ndalim dhe duke rruajtur shpejtesine e plote te levizjes, sic shihet edhe ne figure. Shiko aksin tjeter qe vjen terthor, ate te unazes se dikurshme. Ata ne kete aks qe vijna nga ana veriore (unaza qe kalon perpara stacionit te trenit) nuk kane asnje ndalim gjithashtu, bile as ulje shpejtesie pasi kane vetem nje kthese djathtas pa asnje konflikt, kurse ata qe vijne nga 21 Dhjetori, do bejne nje rrotullim me 30 km ne ore dhe futen rruge. Ata kane nje konflikt me ata qe duan te vazhdojne rrugen drejte per tek 21 Dhjetori, por ky eshte i vetmi konflikt per ta, dhe qe ndodh pasi eshte eleminuar 70% e trafikut tjeter. Zgjidhja eshte perfekte dhe ne menyre shume efikase i eleminon vijat e trfikut per tu mos perplasur aspak me njera tjetren. Pikat a konfliktit jane minimale, dhe ndryshe praj rreth-rrotullimit qe kerkojne xhahilet e Sales, makinat nuk u duhet te bejne nje ndalim te plote ne kryqezim, sic kerkohet ne rreth-rrotullim. Ato vazhdojne levizjen vetem me nje ulje shpejtesie ne 30km/ore, por aspak ne ndalim te plote.

Eshte vertet gjynah. Shkaterrimi i ketij nenkalimi vertet vret cdo shprese qe dikush mund te kete per ate vend. Kete duhet ta kuptojne ne rradhe ta pare ata qe llapin si papagalle idiote se ai mbikalim po pastronte para, apo ishte i paligjshem, dhe se Rama kishte vene njerez per te vrare kete apo ate. Sa kafshe.
 

Boby

Primus registratum
Re: Nga "shekulli"

ej po rrethi prape aty qeka.pse e ka kaq merak Sala?vetem se ja ka ngrit Edi ne hava /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Nga "shekulli"

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
zoguzi-m.gif




[/ QUOTE ]

E në cilën pjesë të këtij projekti futet kjo pjesa ktu?

IMG_2768.jpg
 

receli

Primus registratum
Re: Nga "shekulli"

banoret e Tranes do i jene mirnjohes Saliut qe e ndali xhambazllekun e pakufi te ed rames.
presim te tjera nderhyrje nga shkencetari Sali Berisha ndaj mafies se edvinit qe ve miliarda mbi mushkerite e foshnjeve.
 
H

harap

Guest
Re: Nga "shekulli"

ajo ishte nje turp per tiranen.Nje projekt skandaloz.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Nga "shekulli"

O shkencetare e inxhiniere, pse nuk jepni ndonje mendje ca mund te behet tani aty, apo eshte surprize per zgjedhje. /pf/images/graemlins/smirk.gif
 
H

harap

Guest
Re: Nga "shekulli"

Ujku me habit fakti qe jeton ne Tirane edhe nuk e di akoma se ca do behet.Ajo eshte vendosur me kohe dhe projekti eshte ne perfundim e siper.
 
Top