Re: MBIKALIMI PO SHKATERROHET
Se kush kishte pyetur diku me larte per punen e kostove. Lexova tek panorama qe ne ky mbikalim kish nje investim prej 1.2 milion dollarësh.
Dhe vazhdonin disa te dhena qe po i ve ketu nese keni interes ti lexoni dhe ju. /pf/images/graemlins/wink.gif
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
kalendari i mbikalimit
------------------------
* 2 prill 2005
Eshtë data kur kanë filluar punimet për mbikalimin dhe afati i përfundimit ishte përcaktuar përgjatë 13 muajve. Kjo nyje përballon një masë të madhe të trafikut në rrugën hyrëse për në Tiranë, si dhe në Unazë. Ndërkaq, investimi në këtë objekt i përket pikërisht Bashkisë së Tiranës, me vlerë të përafërt prej 200 milionë lekësh.
* 2 nentor 2005
Eshtë data kur Bashkia e Tiranës deklaroi se punimet te mbikalimi i “Zogut të Zi” u bllokuan nga ana e Policisë Ndërtimore. Që prej kësaj dite, firma që zbatonte projektin e ndërtimit të kësaj nyjeje, “Euroteorema”, nuk është lejuar të vazhdojë punimet.
* 8 nentor 2005
Mbikalimi i “Zogut të Zi” ka ngjallur grindje gjatë gjithë kësaj kohe me akuza dhe kundërakuza mes Bashkisë së Tiranës, Policisë Ndërtimore dhe Ministrisë së Punëve Publike. Por, në këtë zënkë janë përfshirë edhe anëtarë të Këshillit Bashkiak dhe të KRRT-së. Këshilltarët e Partisë Demokratike në mbledhjen e kësaj date kanë hedhur akuza për shkelje të ligjit nga Edi Rama.
* 10 nentor 2005
Me zgjidhjen e çështjes së bllokimit të punimeve te mbikalimi i “Zogut të Zi” nga ana e Policisë Ndërtimore, do të merret Kontrolli i Lartë i Shtetit. Kështu ka deklaruar më datë 10 nëntor 2005 këshilltari i kryeministrit, Sali Berisha, për Territorin dhe Punët Publike, Besnik Aliaj, që i është rikthyer sërish çështjes së bllokimit të punimeve publike.
* 15 nentor 2005
Mbikalimi shkon në dorë të KRRTRSH-së. I shpallur si ndërtim pa leje nga ana e Policisë Ndërtimore dhe Ministria e Punëve Publike, sistemi i nyjës së “Zogut të Zi” dhe mbikalimi nuk është miratuar nga KRRTRSH-ja. Prandaj, është kjo e fundit ajo që duhet të japë një vendim.
* 19 nentor 2005
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka urdhëruar që Ndërtimorët të zhbllokojnë mbikalimin e “Zogut të Zi”. I vetmi detyrim që duhet të plotësojë Bashkia e Tiranës, sipas raportit përfundimtar të KLSH-së, është pagesa e detyrimit të investimit. “Kundërvajtja rezulton e shqyrtuar, e dënuar dhe dënimi i ekzagjeruar”, theksoi deklarata e KLSH-së.
* 21 nentor 2005
Pas KLSH-së, edhe Avokati i Popullit i jep të drejtë Bashkisë së Tiranës për mbikalimin. Ermir Dobjani i ka kërkuar Ndërtimorëve të zhbllokohet “Zogu i Zi”, duke dhënë kështu edhe një votë pro për mbikalimin. Ky i fundit i është drejtuar zyrtarisht qeverisë dhe institucioneve për zhbllokimin e punimeve në disa objekte.
* 29 nentor 2005
Ministri i Punëve Publike, Lulzim Basha, ka kërkuar “ndihmën” e ndërtuesve. Në këtë datë është zhvilluar një mbledhje e përbashkët, ku ministri Basha “futi në lojë” ndërtuesit për të zgjidhur “ngërçin” e krijuar me bllokimin e mbikalimit dhe disa rrugëve në kryeqytet. Sipas tij, punimet e pezulluara mund të rifillojnë vetëm nëse do të rishqyrtohen në KRRT.
* 29 dhjetor 2005
Kryeministri Berisha kërkoi ndjekje penale për ata që bashkëpunuan për “këtë krim të vërtetë urbanistik”, siç e quajti ai mbikalimin. Në mbledhjen e KRRTRSH-së u anulua vendimi për “Zogun e Zi”, sipas ekspertëve rrethrrotullimi është mëse i mjaftueshëm për trafikun e kësaj zone. Policia Ndërtimore do të zbatojë vendimin për prishjen e objektit, pasi të jetë zbardhur vendimi.
* 30 dhjetor 2005
Eshtë data kur Bashkia e Tiranës dorëzoi në gjykatë kërkesën e parë për sigurimin provës, më konkretisht të objektit të mbikalimit te “Zogu i Zi”, derisa gjykata të jepte një vendim për pranimin ose jo të kërkesës për shfuqizimin e prishjes. Kjo kërkesë u rrëzua po atë ditë nga gjyqtarja, Miranda Ndoja, me pretendimin se kërkesa nuk ishte e bashkëngjitur me vendimin e KRRTRSH.
* 5 janar 2006
Në këtë datë Bashkia e Tiranës dorëzoi sërish në gjykatë një padi me objekt shfuqizimin e vendimit të KRRTRSH-së për prishjen e objektit të mbikalimit të “Zogut të Zi”. Pika e parë e padisë ishte sërish sigurimi i provës, në këtë rast vetë objekti, por edhe kjo kërkesë u rrëzua nga gjyqtarja e dytë, Anila Kristani, me pretendimin se e njëjta kërkesë ishte rrëzuar edhe nga apeli.
* 7 janar 2006
“Euroteorema” në këtë datë dorëzoi në Gjykatën e Tiranës padinë ndaj Policisë Ndërtimore, me objekt shfuqizimin e vendimit të KRRTRSH-së për prishjen e mbikalimit. Ky gjyq u pezullua me kërkesë të vetë palës paditëse, e cila i kërkoi gjyqtares, Farie Budo, pezullimin e përkohshëm të gjykimit, deri sa gjyqtarja, Anila Kristani, të japë vendimin për padinë që po gjykohet prej saj, me të njëjtin objekt.
[/ QUOTE ]
-----------------------------
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Gjykimi
---------
Mbikalimi, seanca e radhës më 3 prill.
Seanca e radhës e padisë së Bashkisë për prishjen e mbikalimit te "Zogu i Zi" do të zhvillohet në Gjykatën e Tiranës, në 3 prill. Aktualisht procesi është në fazën përfundimtare, ku pas paraqitjes se konkluzioneve të palëve gjykata do të shprehet me vendim për prishjen, apo jo të mbikalimit. Padia është ngritur ne Gjykatën e Tiranës nga Bashkia, e cila ka kërkuar shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë për prishjen e objektit. Procesi po gjykohet nga një treshe gjyqtarësh të kryesuar nga gjyqtarja Anila Kristani. Në seancën e parë të padisë, gjyqtarja Kristani ka rrëzuar kërkesën e përfaqësuesve të bashkisë, të cilët kërkuan sigurimin e provës, që do të thotë, pezullimin e prishjes derisa gjykata të shpallë një vendim përfundimtar. Të njëjtën vendim ka dhënë më parë edhe gjyqtarja, Miranda Ndoja, e cila nuk ka pranuar sigurimin e objektit. Ndërkohë në gjykatë është ngritur edhe një padi e tretë, që ka të njëjtin objekt, por këtë radhë midis firmës ndërtuese, Euroteorema dhe Policisë Ndërtimore, por ky proces është pezulluar përkohësisht, në pritje të vendimit që do të marrë gjyqtarja Kristani.
[/ QUOTE ]