U SHEMB MBIKALIMI!!!

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: MBIKALIMI PO SHKATERROHET

Italia kampion kurse shqiptarët e shkret vujn hala për men.

A e vonçi i her Edvin Ramën n'krye t'venit se me ja fut Tironës nuk ju del juve, doni qê t'ja fusi gjith Shqipnis.

Edvini mo i zoti se Sala.
Edvini mo i zoti se Zogu
Edvini mo i zoti se ... joooooo, s'ësht më i zoti se Enveri!!!!!!!!!!!!!!
 

ujku81

Primus registratum
Re: MBIKALIMI PO SHKATERROHET

Nuk ja vlen te diskutohet me, mbikalimi u prish, rruga e Durresit duket shume bukur ne perspektive, 1 milion dollaret iken per lesh dhe pronari i pallatit ne buze te rruges eshte shume i kenaqur.

Per te ardhmen e ndritur: Lul Basha ka ndermend me ndertu nje mbikalim te papare tek kthesa e Kamzes (shume i nevojshem) por kur te vije PS ne pushtet do ta prishi se ka per te qene pa leje.

Lum si ne per drejtuesa qe kemi. /pf/images/graemlins/pickellonja.gif
 

Boby

Primus registratum
Re: MBIKALIMI PO SHKATERROHET

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Italia kampion kurse shqiptarët e shkret vujn hala për men.

A e vonçi i her Edvin Ramën n'krye t'venit se me ja fut Tironës nuk ju del juve, doni qê t'ja fusi gjith Shqipnis.

Edvini mo i zoti se Sala.
Edvini mo i zoti se Zogu
Edvini mo i zoti se ... joooooo, s'ësht më i zoti se Enveri!!!!!!!!!!!!!!

[/ QUOTE ]
Vallaj me i zot se Enveri s'ka dale burre deri me sot ne politiken shqiptare...vertet per te ardh keq.
 

ujku81

Primus registratum
Re: MBIKALIMI PO SHKATERROHET

ja nje rast kur nxenesit nuk ja kane kalu hala mesuesit /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: MBIKALIMI PO SHKATERROHET

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
si more qenka me i zoti se sala?!

e prishte dot mbikalimin edi?

[/ QUOTE ]

Oj të prishme. Ose së paku do e lyte me bojnat e veta e shoferat n'ven që me hy n'te do u përplasshin onash prej hutimit /pf/images/graemlins/goofy.gif.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: MBIKALIMI PO SHKATERROHET

duket sikur nga vapa shkrin truri dhe "rreshket"

mbase edhe rama do te preket nga virusi RR.Kr1 qe ka prekur doktorrin po deri tani vetem njeri e meriton vendin e pare: Naltmadhnia e tij Birisha i pare.

Tre urra per Birishn!

moooooooooooooosss se "urra" ngjan me "ura" dhe po i celim ndonje tjeter fantazi doktorrit
Rrini urte njerez se mbase e ze gjumi dhe nuk ben me idiotesira

shshshshsh

Flisni me ze te ulet
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: MBIKALIMI PO SHKATERROHET

Rr.k.izmi ka prek pjesën mo t'modhe t'shqiptarve fatkeqsisht që nuk shofin "kisha e xhamija" po kan kthy si fe t'shqiptarit socializmin alla shqiptarçe.
 

GrifshAAA

Primus registratum
Re: MBIKALIMI PO SHKATERROHET

Eeeeee u prish mbikalimi, po ishalla rregullojne rrugen, se gjynaf te vdesi dhe ndonje plak i mbaruar e te cmenden te gjitha ata qe shkojne per ne aeroport /pf/images/graemlins/tongue.gif Te gjithe shohin veten e? /pf/images/graemlins/wink.gif

Nejse se verte eshte per te ardhur keq, se thjesht per shpenzimet qe ishin hedhur ne te, duhet ta kishin lene them une.
 

GrifshAAA

Primus registratum
Tek "shekulli online" shkruhet:

Kryebashkiaku i Tiranës, kërkon nisjen e procedimit penal për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Ndërtimore dhe atë të Tiranës

Rama, kallëzim penal për “Zogun e Zi”


Nevila Perndoj

TIRANË- Pas fillimit të prishjes se Mbikalimit të Zogut të Zi, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka depozituar pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Tiranë kallëzimin penal për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Ndërtimit dhe Drejtorin e Policisë së Ndërtimit-Dega Tiranë. Ndër të tjera, Rama ka sqaruar në materialin e kallëzimit penal se vendimi dhe veprimi i Policisë së Ndërtimit është në kundërshtim flagrant më ligjin. Sipas tij, asnjë organ tjetër kompetent sipas ligjit apo më i lartë në hierarkinë administrative (apo gjyqësore) nuk ka vendosur për prishjen e këtij objekti publik, dhe Policia e Ndërtimit është në kapërcim të kompetencave të saj të vendosë dhe veprojë vetë për prishjen e një objekti publik. Kështu, sipas tij, pretendohet se KRRTRSH, në asnjë akt të sajin nuk ka vendosur për prishjen e këtij objekti publik. Materiali citon se me këtë Vendim të KRRTRSH-së (deklarativ) është vendosur shfuqizimi i Vendimit të KRRT-së për nënkalimin (që PS e ka ankimuar gjyqësisht). Së dyti, në material sqarohet se sipas nenit 1 dhe nenit 2 të Ligjit Nr. 8408, dt. 25.09.1998 “Për Policinë e Ndërtimit”, Policia e Ndërtimit është organ ekzekutiv që ekzekuton vendimet e marra nga KRRT dhe/ose KRRTRSH dhe nuk është organ vendimmarrës. Përmes një materiali shpjegues duke iu referuar ligjit, në material citohet ndër të tjera se, për pasojë, policia ka shkelur haptazi kompetencat që i jep ligji, ka kapërcyer kufijtë e veprimtarisë së saj të përcaktuar në ligj, sepse ka vendosur dhe vepruar për një çështje që është në kompetencë të organeve të tjera shtetërore dhe për të cilat këto të fundit kanë disponuar tashmë me vendim (akt administrativ). “Policia e Ndërtimit ka vepruar me dashje në shkelje të ligjit, pasi ajo ka qenë e informuar si për Vendimin e KRRTRSH-së, Vendimin e KRRT-së (pra që organe të tjera kanë vendosur për këtë çështje dhe çështja tashmë nuk është më në kompetencat e saja), ashtu edhe për Vendimet e Gjykatës etj. Veprimet e Policisë së Ndërtimit kanë të gjithë elementët e veprave penale të Shpërdorimit të Detyrës dhe të Shkatërrimit të Pronës Publike, vepra penale këto të parashikuara në nenet 248 dhe 150 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”,- thuhet në materialin kallëzues. Për sa më sipër, Kryebashkiaku ka kallëzuar drejtuesit e Policisë Ndërtimore, Drejtorin e Përgjithshëm Elez Ahmetaj dhe Drejtorin e Degës Tiranë, Hysni Gjoci, të cilët, “duke qenë në krye të këtij institucioni të Policisë Ndërtimore, kanë urdhëruar, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës dhe me autoritetin që ju jep ligji, dhe kanë drejtuar veprimet për shkatërrimin e pronës publike”
 

GrifshAAA

Primus registratum
Tek "shekulli online" shkruhet:

KALLEZIMI PENAL

OBJEKTI: Kërkohet fillim i Procedimit Penal për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Ndërtimit dhe Drejtorin e Policisë së Ndërtimit-Dega Tiranë, në vijim të materialit kallëzues të depozituar më datë 13.01.2006

Prokurorisë së Përgjithshme

Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Tiranë

I nderuar Zoti Prokuror

Më datë 05.07.2006, rreth orës 22.00, u njoftuam nëpërmjet medias se Policia e Ndërtimit filloi të shkatërrojë objektin publik, nënkalimin në hyrje të Tiranës, (i njohur si nënkalimi i “Zogut të Zi”).
Bashkia e Tiranës, në cilësinë e investitorit dhe pronarit të këtij objekti, nuk kishte asnjë njoftim zyrtar nga Policia e Ndërtimit për këtë çështje, ashtu siç e kërkojnë procedurat e parashikuara në legjislacionin në fuqi.
Siç e dini, kjo çështje është bërë objekt i shqyrtimit gjyqësor, i cili ende nuk ka përfunduar. Gjithashtu, theksoj se Vendimi dhe veprimi i Policisë së Ndërtimit është në kundërshtim flagrant më ligjin:

Së pari, asnjë organ tjetër kompetent sipas ligjit apo më i lartë në hierarkinë administrative (apo gjyqësore) nuk ka vendosur për prishjen e këtij objekti publik, dhe Policia e Ndërtimit është në kapërcim të kompetencave të saj të vendosë dhe veprojë vetë për prishjen e një objekti publik.

Kështu, pretendohet se KRRTRSH, në asnjë akt të sajin nuk ka vendosur për prishjen e këtij objekti publik. Këtë e provon qartë si vetë përmbajtja e Vendimit të KRRTRSH-së ku nuk urdhërohet prishja, por edhe fakti që kur nga Bashkia e Tiranës, për të shmangur pasojat, u kërkua pezullimi i ekzekutimit të këtij Vendimi të KRRTRSH-së nga Gjykata, kjo e fundit, në Vendimin e saj të datës 05.01.2006 u shpreh shprehimisht se: “Me aktin e të paditurit objekt gjykimi është vendosur shfuqizimi i një akti tjetër administrativ, ai i një Vendimi të KRRT-së së Bashkisë së Tiranës dhe nuk është urdhëruar kryerja e ndonjë veprimi, thjesht është shfuqizuar vendimi i një organi tjetër administrativ”. Pra, Vendimi i KRRTRSH-së Nr. 3, dt. 29.12.2005 është një akt me karakter deklarativ dhe që nuk urdhëron prishjen e këtij objekti.

Me këtë Vendim të KRRTRSH-së (deklarativ) është vendosur shfuqizimi i Vendimit të KRRT-së për nënkalimin (që e kemi ankimuar gjyqësisht). Sipas Kodit të Procedurës Administrative neni 121, paragrafi 2, kjo do të thotë se ky Vendim i KRRT-së është vlerësuar kështu nga KRRTRSH-ja si një akt relativisht i pavlefshëm (vetëm këto akte mund të revokohen apo shfuqizohen, sipas nenit 121/2 të Kodit që përcakton shprehimisht se: “Aktet administrative absolutisht të pavlefshëm nuk mund të shfuqizohen apo të revokohen”, sepse po sipas nenit 117 të Kodit aktet absolutisht të pavlefshëm janë nul dhe thjesht shpallen si të tillë nga Gjykata. Nisur nga fakti që ky Vendim i KRRT-së u shfuqizua nga KRRTRSH dhe nuk u deklarua nga Gjykata si absolutisht i pavlefshëm, do të thotë që ky akt nuk është absolutisht i pavlefshëm, por është konsideruar si relativisht i pavlefshëm).

Po ashtu, në lidhje me pasojat e këtij akti (Vendimit Nr. 309 të KRRT-së), sipas nenit 116 dhe 117 të Kodit të Procedurave Administrative, vetëm akti administrativ absolutisht i pavlefshëm nuk prodhon pasoja (pasojat e tij janë nul), ndërsa për aktin relativisht të pavlefshëm, pasojat kanë ardhur deri në momentin e shfuqizimit të tij. Shfuqizimi i Vendimit të KRRT-së së Tiranës, nuk ka fuqi prapavepruese. Kjo do të thotë që punimet e ndërtimit në objekt nuk mund të konsiderohen si pa leje, meqë Vendimi i KRRT-së u shfuqizua nga KRRTRSH. Ky vendim i KRRTRSH-së për shfuqizim ka fuqi juridike nga momenti që është marrë dhe për të ardhmen dhe jo për punime që janë kryer para miratimit të tij. Në këtë kuptim, punimet e ndërtimit që janë kryer në këtë vepër janë kryer sipas Vendimit të KRRT-së, deri në momentin që KRRTRSH e shfuqizoi atë.

Ndaj, Policia e Ndërtimit është në shkelje të ligjit, kur vepron për prishjen e tyre si ndërtim pa leje. Vendimi shfuqizues nuk mund të ketë fuqi prapavepruese, që Policia Ndërtimore të mund ta quajë këtë ndërtim pa leje që në fillimin e ndërtimit të tij e të veprojë për prishjen e tij.
As ndërtimi nuk ka qenë pa leje (po krejt e kundërta, përderisa KRRTRSH e njohu ekzistencën e këtij akti si të tillë, duke e shfuqizuar atë) dhe as ndonjë akt i ndonjë organi tjetër si KRRT ose KRRTRSH nuk ka autorizuar apo urdhëruar Policinë të kryeje këtë veprim prishjeje.

Së dyti, sipas nenit 1 dhe nenit 2 të Ligjit Nr. 8408, dt. 25.09.1998 “Për Policinë e Ndërtimit”, Policia e Ndërtimit ëshë organ ekzekutiv që ekzekuton vendimet e marra nga K.RR.T dhe/ose K.RR.T.R.SH dhe nuk është organ vendimmarrës.

Kështu, sipas nenit 6 të këtij ligji ajo vetëm pezullon aktet e marra nga K.RR.T-ja dhe njofton KRRTRSH-në, ajo nuk vendos vetë për çështje dhe akte që kanë qenë objekt shqyrtimi nga KRRT.

Nëse organi kompetent për lejet e ndërtimit për territorin në juridiksion që është KRRT ka vendosur për një vepër (siç është ndërtimi i nënkalimit), Policia e Ndërtimit nuk është një organ mbi këtë të fundit që, me autoritetin e saj, të vendosë që këto punime të kryera janë pa leje, aq me tepër kur edhe KRRTRSH vetë e ka njohur ekzistencën e aktit të KRRT-së (duke e shfuqizuar atë) dhe nuk ka urdhëruar prishje. Policia e Ndërtimit nuk mund të vendosë e veprojë për çështje që janë në kompetencë të organeve të tjera shtetërore (si KRRT, që në këtë rast ka vendosur për ndërtimin e kësaj vepre publike, apo KRRTRSH, që ka vendosur shfuqizim vendimi, por jo prishje).

Policia e Ndërtimit mund të konstatojë ndërtime pa leje vetëm në rastet kur nuk kanë disponuar me Vendim organet kompetente si KRRT (në këtë rast, me Vendimin Nr. 309, dt. 05.07.2004 të KRRT-së së Bashkisë së Tiranës) apo KRRTRSH (me Vendimin Nr. 3, datë 29.12.2005). Sipas nenit 77 të Ligjit Nr. 8405, dt. 17.09.1998 “Për Urbanistikën” është KRRT ajo që vendos për prishjen e ndërtimit të kundërligjshëm dhe pastaj Policia e Ndërtimit, mbi bazën e Vendimit të KRRT-së mund të urdhërojë prishjen. Për të njëjtën çështje nuk mund të marrin Vendim 2 organe shtetërore: dhe KRRT dhe Policia e Ndërtimit. Dhe në këtë rast ligji ka përcaktuar qartë ndarjen e funksioneve mes këtyre 2 organeve (Ligji Nr. 8405, dt. 17.09.1998 “Për urbanistikën”, neni 16, përcakton se KRRT funksionon si organ vendimmarrës për territorin në juridiksion, ndërsa sipas nenit 1 i ligjit Nr. 8408, dt. 25.09.1998 “Për Policinë e Ndërtimit” përcakton se Policia e Ndërtimit është organ ekzekutiv).
Në këtë kuptim, Policia ka shkelur haptazi kompetencat që i jep ligji, ka kapërcyer kufijtë e veprimtarisë së saj të përcaktuar në ligj, sepse ka vendosur dhe vepruar për një çështje që është në kompetencë të organeve të tjera shtetërore dhe për të cilat këto të fundit kanë disponuar tashmë me vendim (akt administrativ).
Gjë që do të thotë se Policia e Ndërtimit ka vepruar mbi një terren absolutisht të paligjshëm, kur ka filluar prishjen e këtij objekti publik, vlera e të cilit, pa llogaritur fitimin e munguar, është mbi 1 milion dollarë. Theksojmë se ky investim është tërësisht i bërë nga fondet e taksave të qytetarëve të Tiranës.


Policia e Ndërtimit në këtë rast e ka shkelur ligjin me dashje, duke kapërcyer kompetencat e saj dhe duke vendosur me arbitraritet prishjen. Çështja nuk ka qenë në kompetencë të saj vendimmarrëse dhe ajo as nuk ka vepruar si organ ekzekutiv që është, për të ekzekutuar ndonjë vendim të organeve të tjera që urdhërojnë prishjen.

Policia e Ndërtimit ka vepruar me dashje në shkelje të ligjit, pasi ajo ka qenë e informuar si për Vendimin e KRRTRSH-së, Vendimin e KRRT-së (pra që organe të tjera kanë vendosur për këtë çështje dhe çështja tashmë nuk është më në kompetencat e saja), ashtu edhe për Vendimet e Gjykatës etj.

Veprimet e Policisë së Ndërtimit kanë të gjithë elementët e veprave penale të Shpërdorimit të Detyrës dhe të Shkatërrimit të Pronës Publike, vepra penale këto të parashikuara në nenet 248 dhe 150 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Për këto vepra penale kallëzoj drejtuesit e Policisë Ndërtimore, Drejtorin e Përgjithshëm z. Elez Ahmetaj dhe Drejtorin e Degës Tiranë Z. Hysni Gjoci. Këta persona, për shkak të cilësive të veçanta që kanë, duke qenë në krye të këtij institucioni të Policisë Ndërtimore, kanë urdhëruar, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës dhe me autoritetin që ju jep ligji, dhe kanë drejtuar veprimet për shkatërrimin e pronës publike.

E paraqesim këtë kallëzim, si bashkëlidhje të materialit kallëzues të mëparshëm, të bërë në datë 13.01.2006 për këtë vepër publike, si për efekt të argumenteve të përdorura atje, ashtu edhe për të theksuar edhe njëherë se këto vepra penale janë kryer në bashkëpunim me të gjithë ata zyrtarë të lartë të shtetit të kallëzuar më parë.

Mbetem ende i bindur se ky material kallëzues do të konsiderohet seriozisht nga ana Juaj, për të mirën e në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe qytetit të Tiranës!


Edi Rama
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Tek "shekulli online" shkruhet:

D.M.TH qënënkalimi duhej të qëndronte në atë stad ku ishte në jetë të jetëve pasi akti është relativisht i pavlefshëm?

Hajde kryepsikopat që i kanë dhuruar PS-së /pf/images/graemlins/laugh.gif.
 

Boby

Primus registratum
Re: Tek "shekulli online" shkruhet:

jo lal,nenkalimi duhej te qendronte ne ate gjendje derisa gjykata te merrte nje vendim...Tani se saaaaa zgjaaaat gjygji ne shqiperi ate se di une...
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Tek "shekulli online" shkruhet:

Man, baba (gjykata) e dha pëlqimin e saj /pf/images/graemlins/laugh.gif.

Faktikisht duhej të ishte pritur edhe vendimi i gjykatës së apelit /pf/images/graemlins/shrug.gif. Po katunarlliku (pa dasht me fy njeri) s'njef respektim deri n'fun t'ligji. Megjithate, dy shkallë gjygji pritën. Ky për mu është përparim n'Shqipni!
 

Boby

Primus registratum
Re: Tek "shekulli online" shkruhet:

gjithmone te shkalla funit ngelet.ata te shkretet s'dine kujt tja japin se FAP ndrohet qeveriu dhe iku veni punes
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Tek "shekulli online" shkruhet:

Normalisht duhet t'ja japin atij që ka të drejt!!!!!!! /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

GrifshAAA

Primus registratum
Re: Tek "shekulli online" shkruhet:

Boooo me mire ta linin si mbikalim dhe te vazhdonin punimet. :d

Gjynaf them une te hedhesh para...apo kemi shume ne si komb. :s
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Tek "shekulli online" shkruhet:

Me ç'pashë tek fotot jam bindur që ai duhej shembur dhe të ribëhet siç duhet. Megjithatë më mirë pa gjë se me gjëra gjysmake /pf/images/graemlins/shrug.gif.

Kur të bëhet, të bëhet si duhet.
 

GrifshAAA

Primus registratum
Re: Tek "shekulli online" shkruhet:

Mbi te gjitha qe nuk ka vendim Apeli, sepse i bie qe eshte i ezauruar si vendim ( nuk e di nese quhet kshu shqip /pf/images/graemlins/frown.gif). Boooo nga njera ane diskutohet qe nuk eshte i ligjshem punimi, dhe pastaj nuk "durojne" deri ne vendimmarrjen perfundimtare dhe te shkalles se fundit. :S boooooooooo atje cdo gje ecen per se prapthi. Lum ne juridiksat qe as do na duhet per gje shkolla /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Tek "shekulli online" shkruhet:

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Mbi te gjitha qe nuk ka vendim Apeli, sepse i bie qe eshte i ezauruar si vendim ( nuk e di nese quhet kshu shqip /pf/images/graemlins/frown.gif). Boooo nga njera ane diskutohet qe nuk eshte i ligjshem punimi, dhe pastaj nuk "durojne" deri ne vendimmarrjen perfundimtare dhe te shkalles se fundit. :S boooooooooo atje cdo gje ecen per se prapthi. Lum ne juridiksat qe as do na duhet per gje shkolla /pf/images/graemlins/frown.gif

[/ QUOTE ]

Ku je tu e bo shkollën ti? Po qe n'Shqipni mos e vrit menien se do t'hyj n'pun se do krijosh lidhje /pf/images/graemlins/shrug.gif.
 
Top