Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET
vazhdon
PS

o të reagojmë ndaj vendimit absurd
Tiranë- Partia Socialiste ka deklaruar se do të reagojë fort kundër vendimit për shembjen e mbikalimit të Zogut të Zi. Madje ajo do të rradhitet në krah të qytetarëve që do të mblidhen tek objekti për ta mbrojtur atë nga sulmet barbare të këtij pushteti që di vetëm të shkatërrojë dhe aspak të ndërtojë. Vetëm një muaj më parë, kjo forcë politike organizoi një miting të madh, ku mijëra qytetarë kërkuan që mbikalimi të mos shembej, por të lihej të ndërtohej dhe të ngrihej, pasi është vetëm në favor të tyre. Protesta e madhe është shoqëruar edhe me manifestime të tjera ku me dhjetëra qytetarë kanë protestuar tek Zogu i Zi dhe mbikalimi, duke kërkuar rifillimin e punimeve. Ndonëse turma është shpërndarë shpejt për shkak të dhunës së ushtruar nga policia që nuk i ka lejuar të protestojnë, qytetarët kanë arritur të përcjellin mesazhin se situata e krijuar në këtë zonë të kryeqytetit është tërësisht e padurueshme. Me parrulla kundër ministrit të Punëve Publike, Lulzim Basha turma e njerëzve ka kundërshtuar gjendjen e krijuar në rrugë, baltën dhe pluhurin, që e bëjnë këtë zonë të pakalueshme si për këmbësorët ashtu edhe për automjetet. Ata kanë reaguar edhe ndaj dhunës së përdorur nga policia për t'i shpërndarë, duke theksuar se ata do të vazhdojnë cdo ditë protestat, në orë të ndryshme, derisa të rifillojnë punimet tek Zogu i Zi dhe gjendja t'i kthehet normalitetit. Pas tentativave të tjera për të shkelur pavarësinë e këtij institucioni me ngritjen e KRRT-ve fantazma nëpërmjet akteve normative të paligjshme, kryeministri ka marrë vendimin për të shkelur edhe mbi vullnetin e zgjedhësve. Ndonëse tërësisht jashtë kompetencave të tij, Berisha ka vendosur të shembë një prej investimeve më të mëdha në kryeqytet dhe i pari i këtij lloji, në emër të shkatërrimit në vend të ndërtimit dhe të kthimit prapa në vend të ecjes përpara. Megjithatë Bashkia e Tiranës i ka lënë replikat me kryeministrin dhe ftesat e tij të manguta. Që nga fillimi përgjigja e tyre është vetëm puna dhe shndërrimi i kryeqytetit.
Mbikalimi i ligjshem, ndertimi ne rregull
Tiranë- Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Avokati i Popullit deklaruan se nuk ka asnjë shkelje të procedurave ligjore në punimet për mbikalimin e Zogut të Zi. Pas verifikimit të dokumentacionit të vënë në dispozicion, dy institucionet që kanë autoritetin për të kontrolluar edhe pushtetin vendor, ata kërkuan heqjen e masës së pezullimit. Megjithatë edhe pse KLSH, që u shpreh i pari, Policia Ndërtimore nuk ka reaguar. E njëjta gjë ka ndodhur edhe kur kërkesën për rifillim të punimeve e ka bërë edhe Avokati i Popullit. Mbikalimi vazhdon të mbetet peng i ndërtimorëve, që kryetari i Bashkisë e ka cilësuar si vegël të qeverisë. Pas shprehjes së dy institucioneve, ndërhyrjen e të cilave e kishte kërkuar vetë kryeministri dhe ministri i kabinetit të tij, Lulzim Basha, edhe Rama ka kërkuar që strukturat që mbajnë peng mbikalimin të lejojnë rifillimin e punimeve në të. Asnjë dokument zyrtar dhe në asnjë lloj procesverbali të mbajtur nga Policia Ndërtimore nuk bëhet fjalë për pretendim se projekti rrezikon jetën e qytetarëve. Gjatë debateve mediatike të kësaj çështjeje, kanë dalë probleme që lidhen me fondet e caktuara për ndërtimin e objektit apo taksën që duhet derdhur gjatë marrjes së lejes së ndërtimit. Nga ana e Policisë Ndërtimore është cënuar një nga parimet kryesore të parashikuara në Kodin e Procedurës Administrative, parimit të marrjes së vendimeve nga ana e organit të administratës publike, duke mos e marrë atë në kohën e duhur. Si rrjedhojë, ka penguar vazhdimin e punimeve dhe ka sjellë edhe dëm ekonomik firmës zbatuese, e cila legjitimohet në çdo kohë të kërkojë dëmshpërblim ndaj Policisë Ndërtimore.
Procesi gjyqësor për mbikalimin në vazhdim
Tiranë- Vendimi për prishjen e mbikalimit është marrë, pavarsisht se cështja i ka kaluar Gjykatës dhe prej saj pritet edhe verdikti përfundimtar. Por ky proces vetëm sa është stërzgjatur, pa dalë asnjëherë në asnjë konkluzion, madje në shumë raste seancat janë shtyrë për shkaqe nga më asburdet. Në sallën e gjyqit janë paraqitur përfaqësuesit e Bashkisë së Tiranës dhe ata të KRRTRSH, por mungesa e gjykatëses e ka bërë të pamundur fillimin e seancës. Pavarsisht justifikimit me një raport mjekësor, kjo ishte vetëm një tjetër zvarritje për të penguar marrjen e një vendimi të drejtë lidhur me këtë cështje. E njëjta gjykatëse, në datë 9 Janar, vetëm 5 ditë pas dorëzimit të padisë nga ana e Bashkisë së Tiranës, nuk ka dhënë vendim për pezullim të vendimit të Policisë Ndërtimore. Kjo do të thotë se ajo nuk mori masën e sigurimit të provës, që në këtë rast është objekti i mbikalimit, deri në nxjerrjen e një vendimi pas përfundimit të procesit gjyqësor. Duket se ky proces gjyqësor do të vazhdojë shumë më gjatë nga sa ishte parashikuar, në një kohë që gjykata në asnjë rast nuk mori vendim për të mbrojtur mbikalimin nga shembja deri në përfundim të këtij procesi. Pak kohë më parë, Policia Ndërtimore është shprehur se do të presë ankimimin e vendimit nga ana e Bashkisë, por ka siguruar se nuk ka asnjë vendim gjykate që mund të shpëtojë mbikalimin nga prishja. Kurse përsa i përket kryetarit të Këshillit të Rregullimit të Territorit dhe njëkohësisht kryeministrit Berisha, ky e ka hequr njëherë e mirë objektin e ngritur tek nyja e Zogut të Zi nga axhenda e KRRTRSH, duke e cilësuar si një cështje tashmë të ezauruar. Vendimi i është lënë për zbatim ndërtimorëve dhe janë vetëm këta ata që kanë të drejtën të vendosin se cfarë do të bëjnë me mbikalimin. Shumë të vakëta kanë qenë reagimet edhe pas deklarimeve të presidentit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, Xhovani Di Stasi, i cili e vlerësoi Këshillin e Rregullimit të Territorit si jo shumë demokratike.
Di Stasi: Policia Ndërtimore tejkalon kompetencat
Tiranë- Presidenti i Autoriteteve Lokale të Kongresit Europian, Xhovani Di Stasio ka mbërritur në Tiranë pas ankesave që bëri kryetari i bashkisë Edi Rama, njëherësh Kryetar i Partisë Socialiste të opozitës, se qeveria po cënon kompetencat e pushtetit vendor. "Pushteti i Policisë Ndërtimore në planifikimin dhe funksionimin e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë nuk është konform standarteve të kërkuara nga Kongresi Europian i vetëqeverisjes lokale dhe kjo krijon shumë keqkuptime dhe konfuzion. Një Gjykatë kompetente duhet të vendosë nëse në organizimin dhe funksionimin e qeverisjes lokale, Kushtetuta, Kongresi Europian dhe Ligji Organik respektohen plotësisht në këtë rast, por i takon qeverisë dhe Parlamentit të bashkëpunojë dhe të adoptojë ligje të reja për të garantuar se zbatohen principet e ndarjes së pushteteve. Ne morëm në konsideratë gatishmërinë e qeverisë për të ndryshuar disa prej këtyre ligjeve, duke shpresuar se kjo do të kontributojë në përshpejtimin e punimeve në bashki. Situata do të ekzaminohet më në detaje nga delegacioni monitorues i Kongresit i cili do të mbërrijë në Shqipëri në pak javë. Autoritetet shqiptare mund të besojnë në mbështetjen e Kongresit të Këshillit të Europës për cuarjen përpara dhe realizimin e reformave të decentralizimit". Megjithatë, një raport shumë më i detajuar do të jetë ai i hartuar nga ekspertët e Këshillit të Europës. "Të gjithë zyrtarët pa përjashtim kanë rënë dakord që të punojnë me ekspertë të Këshillit të Evropës, që do të mbërrijnë në Shqipëri javën e ardhshme, për të ndryshuar ligjet në përputhje me standardet evropiane".
Lajme nga Agjensia Telegrafike shqiptare
Departamenti i Informacionit prane Keshillit te Ministrave
Presidenti i Republikes se Shqiperise
Kuvendi i Republikes se Shqiperise
Agjensia e Lajmeve Kosovapress