U SHEMB MBIKALIMI!!!

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

Në fakt albinfo nuk është e thjeshtë të shpjegohet në ajër ajo që dua të them.

Kalimi nga Durrësi për në Unazë (drejtimi i 21) bëhet direkt me një dalje të drejtë (çerekrrethi) ndërsa për Unazën në drejtim të burgut me një dalje rrethore që e fut në unaze nën mbikalimin mu përpara pallatit tek cepi i Zogut të Zi.


Megjithatë nëse kostoja nuk do ishte më e ulët, niveli i punës padyshim që do të ishte. Megjithatë, së paku nuk do kishim të bënim me gërmim.
 

lover boy

Primus registratum
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

Sigurisht qe do e shkaterronte. Sali Berisha vetem ate di te beje. Do e shkaterroje per inat te Edit, po do e shkaterroje edhe qe ata qe ka vene ne pushtet te fillojne te mbledhin ca para nga kontratat e reja qe do bejne me kompanite ndertuese. Kafshllek shqiptar. Gjithe ato para ikin dem nga shkaterrimi se idiotet shkuan e votuan prape. Popull i trashe. Po mire i behet; sipas kokes edhe festen.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

Ja edhe gafa tjetër e Ramës.

Pjesë nga ligji mbi Agjencinë e Prokurimit Publik marrë tek : http://www.app.gov.al/ligji.asp

Neni 8



Agjencia e Prokurimit Publik


(1) Agjencia e Prokurimit Publik eshte organi qendror, person juridik,publik,buxhetor,ne varesi te Kryeministrit.

(2) Ne kryerjen e detyrave te saj Agjencia e Prokurimit Publik :

(a) paraqet ne Keshillin e Ministrave propozime lidhur me rregullat e prokurimit;

(b) nxit dhe ndihmon ne kualifikimin e punonjesve te organeve qendrore e lokale, qe merren me prokurimin publik;

(c) harton dhe nxjerr nje buletin te prokurimit publik qe do te perdoret per botimin e ftesave per oferte dhe te njoftimeve te tjera ne lidhje me prokurimin publik. Ne fillim te çdo viti Agjencia e Prokurimit Publik boton ne Buletinin e Prokurimit Publik listen e ofertuesve, te perjashtuar nga marrja pjese ne prokurimet publike, sipas nenit 12 pika 5 dhe 7 te ketij ligji;

(ç) pergatit dokumentet standarde, qe do te perdoren ne lidhje me prokurimin publik;

(d) jep udhezime dhe, sipas kerkeses, keshilla e ndihme enteve prokuruese qe ndermarrin nje procedure prokurimi;

(dh) paraqet nje raport vjetor ne Keshillin e Ministrave ne lidhje me funksionimin e pergjithshem te sistemit te prokurimit publik;

(e) ne ate shkalle qe ajo e gjykon te nevojshme, inspekton dokumentet dhe procesverbalet e enteve prokuruese, me qellim qe te verifikoje zbatimin e tyre ne perputhje me kete ligj;

(ë) kryen shqyrtimin administrativ te ankesave, te parashikuar ne kreun VIII;

(f) bashkepunon me institucione nderkombetare dhe me ente te tjera te huaja per ceshtjet lidhur me sistemin e prokurimit publik;

(g) planifikon dhe koordinon ndihmen teknike te huaj ne fushen e prokurimit publik;

(gj) Pergatit dhe shpall Regjistrin Qendror te Parashikimeve te Prokurimeve dhe Regjistrin Qendror te Realizimit te Prokurimeve .

(h) nxit dhe mbeshtet perdorimin e standarteve teknike nderkombetare per pergatitjen e specifikimeve teknike, si dhe mban lidhje te vazhdueshme me Drejtorine Kombetare te Standartizimeve

(3) Drejtori i Agjencise se Prokurimit Publik emerohet,lirohet dhe shkarkohet nga Kryeministri.

(3/1) Per nenpunesit, drejtues dhe specialiste,te Agjencise se Prokurimit Publik zbatohen dispozitat e parashikuara ne ligjin “Statusi i Nenpunesit Civil “ ,ndersa per punonjesit e tjere zbatohen dispozitat e Kodit te Punes.

(4) Kryeministri emeron gjithashtu nje grup konsultativ nderdikasterial, te perbere nga perfaqesues te enteve prokuruese kryesore te organeve qendrore e lokale, i cili do te jape keshilla dhe mendime lidhur me funksionimin ne pergjithesi te sistemit te prokurimit publik dhe per propozimet qe Agjencia e Prokurimit Publik do te paraqese per shqyrtim ne Keshillin e Ministrave.

Pra në bazë të ligjit në fuqi, APP ka fuqinë ligjore të kryejë kontrolle në Bashkinë e Tiranës apo në cilindo institucion që e parashikon ligji.

Deti po vjen tallaz tallaz për Ramën.

P.S. Sa do mu bote qefi ta hajte sa krahu kjo hale.

Dhe pjesa e fundit nga e cila duhet të ruhet haleja:

Neni 16



Veprimet korruptive



Enti prokurues duhet te refuzoje nje oferte, propozim ose kuotim, ne rast se kandidati qe e ben ate jep ose premton te jape drejtperdrejt ose terthorazi, cdo zyrtari te tanishem apo te meparshem ose nepunesi te entit prokurues a organeve te tjera, nje shperblim ne cfaredo forme, nje punesim ose cdo sherbim apo vlefte, si stimul per nje akt, vendim ose procedure, qe do te ndermarre enti prokurues lidhur me procedurat e prokurimit. Refuzimi dhe arsyet per nje veprim te tille duhet te shkruhen ne procesverbalet e procedurave te prokurimit dhe duhet t'i njoftohen zyrtarisht menjehere kandidatit.

Çdo shperblim i dhene ose i marre per perfitim vetjak nga nepunesit e enteve prokuruese ose te organeve nga te cilat ato kane varesi, si stimul per nje akt, vendim ose proçedure prokurimi, quhet veprim korruptiv dhe, kur nuk perben veper penale, vleresohet si shkelje administrative dhe denohet sipas dispozitave te ketij ligji.

Marrë po aty!
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

Kondre ti mendon se do ta haje sa krahu Edi nga kontrolli i cdo agjensie te mundshme publike qe ka s(h)ala ne dore. Ndersa Di Stassi (BE) thote qe Policia e Ndertimit shkel ligjet europiane, ti Kondre i madherishem si s(h)ala, do qe te vije perseri Stassi e te thote APP shkel ligjet e autonomise dhe ne te rrime prape nen Bajrakun qe ke fiksim ti, larg cdo mundesie per integrim.
Kondre te te vije turp
Nqs ka bere ndonje shkelje ligjore bashkia, nuk duhet perdorur cdo arsenal per ta kontrolluar, eshte KLSH, jane auditet e brendshem te Bashkise, mund te jete kontrolli periodik i APP, por jo te gjithe do te godasin ne nje pike dhe aty pike do behet heroike, sepse ne e dime mire qe i gjithe shteti yne ne cdo moment ben shkelje ligjore dhe ne par condition te gjithe e hame sa krahu. Ne lidhje me prokurimet publike Bashkia e Tiranes ka treguar prezencen me te madhe ne shtyp me ate qe mund te shohim ne lidhje me njoftimet e prokurimeve publike. Nese te paaftet e APP (disa prej tyre i njoh) pas tre javesh kontroll do gjejne disa ceshtje me te cilat do t'i marrin mikrofonin Ibrahim Morines, atehere te pakten mireqenia jote Kondre dhe e bajraktareve te tu do te kete nje permiresim te ndjeshem.
Kondre te dija me te pjekur, gjyhah mergimi te ka bere te fluturosh. Ka mundesi te jesh nje nje ortaket e Mergimi Air.
 

Ergler

Primus registratum
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

Simbas mendimit tim nqse jane bere shkelje ligjore dhe mbikalimi eshte ndertuar jashte parametrave teknike te shembet,por nqse eshte e kunderta ne asnje menyre.Dua te shtoje se ligjet e decentralizimit per pushtetin lokal i ka bere partia e Edvinit e cila ishte ne maxhorance per 8 vjet.Edhe qeveria e partise se tij ja ka kthyer dy vendime per ndertime ne Tirane ,sepse eshte kompetence e qeverise dhe ashtu thote ligji.Sa per ate pipinon qe erdhi nga kshilli i Europes, dua te them ku ka qene gjer dje? Pse nuk e ka ngritur zerin me pare dhe te thoshte se Policia Ndertimore ne Shqiperi paska kometenca te medha,por na u kujtoka tani.Asnje shtet tjeter ne Europe nuk do ta pranonte nje te ardhur te tille qe do te conte nje pordhe dhe do te ikte.Qeveria nqse ka nje ligj qe e autorizon te nderhyje ne raste te tilla,te zbatoje ligjin dhe Edvini te hidhet perpjete, nqse ka vepruar ne kundershtim me ligjin.Qeveria nuk merr urdhera nga italiani i KE por zbaton ligjet e vendit te miratuara edhe me ndihmen e KE.Nuk ka si te luftohen ndryshe monopolet e krijuara mafioze te cilat kane vjedhur dhe punen e kane bere me cilesi te dobet.Mbas nje viti te gjitha asfaltimet prishen.Si spiegohet kjo?Mos doni qe edhe tek mbikalimi te ndodh e njejta gje.Mua nuk me behet vone as per Salen as per Edvin psikopatin,une kerkoj qe ti jepet fund praktikave korruptive dhe te mos lejohet me vjedhja e parave taksapaguesve te vobeket shqiptar.Une nuk e mohoj punen e Edvinit,por mos harroni se edhe ai eshte perfshire ne vorbullen e korrupsionit.Do apo nuk do Edvini, S Berisha eshte kryeminigter i vendit dhe ai eshte i detyruar te bashkpunoje ne menyre institucionale me qeverine,gje te cilen ai nuk po e bene.Shume pune neper rruget e Tiranes jane lene pergjysem,sepse Edvini e ka kaluar Bashkine ne plan te dyte.Ne plan te pare eshte PS-ja e corganizuar,ku njeri i bie gozhdes dhe tjetri patkoit.Cfare duhet te beje qeveria? Te Beje sehir pislleqet e bashkise dhe te firmave qe asfaltojne rruget e Tiranes,te cilat e kane kthyer ate si dikur kenetat e Myzeqese.
 

pppppaa

Primus registratum
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

Mire vlla, une jam i mendimit qe ne burg te futen gjithe socialistet madje do te shtoja dhe socialdemokratet. Per partine e Xhuvelit nuk po them, tani per tani, po te shohim nje here si do sillet..... Jeni dakort ju bashkeluftetare demokrate??? Hajt ti fusim te gjithe dhe pastaj jetojme te lumtur.....

Po ca thoni keshtu se late nam.....Silluni si njerez te pjekur dhe lejani pasionin adoleshences, gjithmone nese s'jeni adoleshente....Po qe se jeni, me falni qe ju thashe... /pf/images/graemlins/lol.gif
 

OROSHI

Primus registratum
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

Poster vellai,nuk kemi faj ne qe shumica e njerezve te korruptuar vijne nga PS-ja!
Ne Perendim hyn ne burg per ca shifra me te vogla se te ketyre taneve!
 

pppppaa

Primus registratum
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

Mire thua Orosho, po them ta nisim qe nga '92 ate punen e korrupsionit..... Se Kakavija dhe Kapshtica kane filluar punen qe ne '92, Lufta ne Bosnje eee me naften qe i cohej Milloshevicit kur te gjithe i benin embargo....dhe fuqishem madje.... qe te mos flasim pastaj per leket e fajdeve.....

Dhe si perfundim them ta leme ne aspektin ekonomik, se po iu futem dhe ceshtjeve sociale, tip rrafje, shkelje te drejtash njeriu te sanksionuara me ligj, tip '97 etj si keto, e di se kur mbarojme???? Kur ti mbaroje storage AF...

Prandaj te them qe per korrupsionin, ditet e burgut shkojne gjate..... Me gjate sesa vjec kemi te gjithe ne ne AF....
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Kondre ti mendon se do ta haje sa krahu Edi nga kontrolli i cdo agjensie te mundshme publike qe ka s(h)ala ne dore. Ndersa Di Stassi (BE) thote qe Policia e Ndertimit shkel ligjet europiane, ti Kondre i madherishem si s(h)ala, do qe te vije perseri Stassi e te thote APP shkel ligjet e autonomise dhe ne te rrime prape nen Bajrakun qe ke fiksim ti, larg cdo mundesie per integrim.
Kondre te te vije turp
Nqs ka bere ndonje shkelje ligjore bashkia, nuk duhet perdorur cdo arsenal per ta kontrolluar, eshte KLSH, jane auditet e brendshem te Bashkise, mund te jete kontrolli periodik i APP, por jo te gjithe do te godasin ne nje pike dhe aty pike do behet heroike, sepse ne e dime mire qe i gjithe shteti yne ne cdo moment ben shkelje ligjore dhe ne par condition te gjithe e hame sa krahu. Ne lidhje me prokurimet publike Bashkia e Tiranes ka treguar prezencen me te madhe ne shtyp me ate qe mund te shohim ne lidhje me njoftimet e prokurimeve publike. Nese te paaftet e APP (disa prej tyre i njoh) pas tre javesh kontroll do gjejne disa ceshtje me te cilat do t'i marrin mikrofonin Ibrahim Morines, atehere te pakten mireqenia jote Kondre dhe e bajraktareve te tu do te kete nje permiresim te ndjeshem.
Kondre te dija me te pjekur, gjyhah mergimi te ka bere te fluturosh. Ka mundesi te jesh nje nje ortaket e Mergimi Air.

[/ QUOTE ]

Sintetiku, Rama duhet të hyjë në burg e pas tij me radhë Berisha, e kusuri nga janë, majtas-djathtas (ose të paktën t'i bëhet presion të largohen nga politika).
LIGJI është LIGJ dhe derisa të ndryshohet ai mbetet në fuqi dhe duhet të respektohet.

APP (pavarësisht nga kush përbëhet) ka ndër të tjera një funksion verifikues dhe varet nga Kryeministri. Kjo i jep mundësinë Kryeministrit të verifikojë efektin e subvencionimeve që qeveria i bën Pushtetit Lokal.
KLSH është një organ sovran i cili varet vetëm nga Kuvendi Popullor dhe si i tillë i merr direktivat nga ai (mjafton 1/5 e deputetëve të Kuvendit për të nisur një kontroll). Pra nëse është APP apo KLSH Sala do arrijë të kontrollojë Bashkinë e Tiranës deri në themel (kot nuk thonë kokë maloku). Këtë Rama e din dhe po mundohet të blejë kohë. Mirëpo Di Stasi nuk ka ç'thotë në lidhje me APP pasi ajo nuk merr vendime por vetëm kryen kontrolle e rezultatet e tyre ja paraqit Kryeministrit i cili më pas mund të ngrejë padi. Por mund t'i përdori këto rezultate edhe në mënyrë tjetër. Mund t'i bëjë shantazh Ramës p.sh. me qëllim që ky ta ndihmojë të qëndrojë në pushtet edhe më gjatë. E atëherë bëhen ortakë të dy në kurrizin tonë.

Ky është rreziku i kontrollit nga APP dhe është një pikë e ligjit e cila duhet ndryshuar faktikisht.
Në krahun tjetër, KLSH ka një kosto më të lartë, merr më shumë kohë por është më i "saktë". Megjithatë, në fund të fundit, akuzat do drejtohen në Gjykatë dhe është gjithmonë ajo që vendos nëse ka shkelje të ligjit dhe sa serioze janë ato.

Për hir të demokracisë, Sala duhet kundërshtuar për veprimet idiote që bën, por duhet mbështetur për veprimet e mira që bën. Në mos, cinizmi arrin kulmin.

P.S. Sintetiku, nuk ka pse të më vijë turp.
Dhe kupto diçka, fakti që sulmoj Ramën nuk do të thotë që jam me Berishën por do të thotë që pretendoj rrespektimin e ligjit, i mirë apo i keq qoftë ai.
Di Stasi thotë që ligjet shqiptare janë në kundërshtim me ligjet europiane e jo që Policia Ndërtimore shkel ligjet europiane. Policia Ndërtimore si dhe çdo subjekt tjetër brenda territorit të Republikës së Shqipërisë duhet të zbatojë ligjet e Republikës së Shqipërisë. Këto ligje janë të gabuara? Bujrum gjithë gjykatësve, prokurorëve, avoketërve të mblidhen apo t'ja mbledhin qeverisë për të përmirësuar ato që duhet.

Se ç'tha Di Stasi ka më shumë kuptim se ato që ti ke lexuar në gazetë.

Dhe shumë faleminderit për përshtypjen që ke patur për mua, unë vazhdoj të kem të njëjtën për veten.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

"Mireqenia e popullit Amerikan nuk negociohet"
"Mireqenia e popullit Shqiptar nuk negociohet"
Ah sikur te ishte keshtu!
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

Jam larg dhe ndoshta nuk di shume detale e prandaj desha te pyes per ato qe jane ne Tirane. Pyetja e pare eshte se sa para jane prishur deri tani per projektin e Zogut te Zi dhe pyetja e dyte eshte se ne cfare faze ka ngelur, pra sa eshte ndertuar.
 

GrifshAAA

Primus registratum
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

Mua thjesht me erdhi keq, kur isha duke kaluar ne rrugen per nje shetitje jashte tirane, qe per disa "kunja" politike, te mbetet nje qytetim pas, te shkaterrohen shume makina, te bllokohet qarkullimi (dhe mesa degjova madje ka vdekur dhe nje burre per kete arsye /pf/images/graemlins/eek.gif ) e shume te tjera si keto. Ndoshta gaboj, por mua me duket anti-atdhetare, qe per teka nje dikujt te mbetet nje mbikalim pa ndertuar, dhe ne fund te fundit eshte populli i shkrete qe i vuan pasojat. Mjer ne dhe vecanerisht ata ne Tirane per keto "mendje-ndritur". /pf/images/graemlins/rolleyes.gif
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

Askush nuk po me pergjigjet dhe ndoshta jane vetem marrje me mend te ngjarjeve, por do isha kurjoze se sa leke jane prishur deri tani per kete projekt dhe sa shume eshte ndertuar. A eshte prishur 70% e buxhetit qe ishte caktuar per kete projekt per te ndertuar 2 kembe te ures vetem? Lexova diku ca shifra te medha qe jane prishur dhe pashe nje pamje qe ishte ndertuar nje seksion i vogel fare. Ndoshta qeveria e sotme mendon se shpenzimet e medha qe jane bere deri tani do jene futur ne bankat e disave?
 

pppppaa

Primus registratum
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

Jane ne raporte te barabarta.... jane kryer 50% e punimeve dhe jane paguar po kaq....Nuk mendoj se ishte ky problemi, po Dr.Zhivagos i hypi nje delir madheshtie per nja 1 muaj dhe filloi te fluturonte me presh, se kujtoi se meqe u be kryeminister gjithe zogjte ne qiell fluturonin per te....Duhet te vinte burri i huj nga an'e anes ta kapte nga preshet e ta ulte ne toke....

Aman pune doktoresh te dale mendsh
 

regele

Forumium maestatis
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

Po, po, po !
/pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Ergler

Primus registratum
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

Poster ty mos te te vij keq per asnje rob te tipit Anastas Angjeli e te tjere.Mos i kane cuar gje paret ne shtepine tende ai dhe te tjere? Jo.Po qe per mua ,le te filloj jo nga '92 por nga '91.Mendoj qe midis forumistave ka edhe ndonje qe i ka kryer apo po i kryen studimet jashte shtetit me keto para te zeza korrupsioni.Shteti dhe drejtesia nuk duhet te kene asnje meshire ndaj ketyre bastardeve qe na shesin mend.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
ej po mire mo

si vajti puna?

do e prishim apo jo?!

[/ QUOTE ]

Pritet vendimi i gjykatës. Ma do mendja që do gjehen parregullsira por nuk do prishet. Mund të ndryshohet si projekt apo vetëm firma e ndërtimit ...


Janë harxhuar gjysma e parave dhe është kryer gjysma e punës? /pf/images/graemlins/eek.gif /pf/images/graemlins/eek.gif

Nuk e di për paratë por nëse gjysma e punës është ajo që është bërë nuk e di se ku do kalonin makinat se nuk puqen dy anët me njëra-tjetrën /pf/images/graemlins/laugh.gif.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

AnaBlue... esht dhen nje fond prej 1milion Euro... qe e ka fituar nje firm ndertimi nga Peqini... dhe esht ndertuar Gozha... (koh e humbur, dhe lek te shperdorura) sepse kjo Firm Ndertimi... i ka hedhur ne gjygj si ne Shqiperi ashtu dhe ne Komisionin Parlamentar Europian kte qeveri te krimbur.
 

pppppaa

Primus registratum
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

Ej po me e bukura eshte se Dr.Jeckil ka shku dhe ka genjy Di Stasin dhe i ka thene qe "Ne kemi nje projekt qe do te na financohet nga BB, per rikonceptimin e Nenkalimit e bla bla bla...." dhe dje kishte dale BB-ja ne Shqiperi me nje deklarate dhe kishte pergenjeshtru ca ishte thene. "Ne s'kemi asnje projekt as aktiv as ne pritje per Mbikalimin e Zockes. Te gjitha jane vetem llafe"-thoshte deklarata.

E hajt me thoni tani qe nuk eshte idiot Dr.Zhivagua.....
 
Top