Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
avash ti avash
qetesohu se nuk e kemi salinin ketu
nuk ka asnje lidhje korrupsioni me prishjen e nje ndertimi publik.
Nese jane vjedhur para atehere atehere hajduti duhet te ndeshkohet. Pse u dashka te ndeshkohen per se dyti taxapaguesit (nje here nga hajduti dhe nje here nga shkaterrimi)???????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
qe kur iu kthyem parimit "i fajshem deri sa te provohet e kunderta"?
dokumentat e mbikalimit u kontrolluan nga KLSH qe vendosi se nuk kish vend per prishje e as per bllokim te punimeve. (nuk e di a ka ndryshuar mendje se fundi KLSH)
meqenese une nuk marr vesh nga ndertimet por fatmiresisht i kuptoj paksa konceptet e kostove, te lutem me sqaro se ku i pe ti punimet e bera (i mban mend psh traversat qe te permenda me lart e qe ndertohen diku tjeter e pastaj montohen) dhe si e arrite te besh vleresimin e tyre (ne nen 1 milion)????!!!!!! do te ishte vertet shume interesante nje pergjigje ketu
[/ QUOTE ]
Vallaj o Gene nuk i kom pa as traversat e asnai gjo tjetër të ktij lloji. Mbi çështjen e çmimit thjesht po spekulloj nga ajo që shoh e nga ajo që deklarohet se është paguar. Megjithatë mund të jetë edhe si thua ti.
Sa për lidhjen e korrupsionit me prishjen e një objekti të them që ka lidhje që ç'ke me të. Nëse korrupsioni ka hyrë në mes, duhen riverifikuar të gjitha proçedurat, të gjithë projektet, të gjithë hapat e ndërtimit. Nëse ka probleme me këto pika, atëherë shembja e plotë ose e pjesshme mund të jetë një alternativë. A janë verifikuar si duhet këto pika? Nuk e kam idenë fare. Di të them që kontrolli mbi dosjen në fjalë nuk është ushtruar plotësisht dhe se KLSH nuk është marrë akoma me këtë dosje. Deri tani ka ndërhyrë PRRTRSH dhe Policia Ndërtimore së bashku me Ministrinë e Transporteve e Punëve Publike. Pra akoma nuk është qartësuar si çështje e kjomë shumë i rëndon Ramës pasi ai mund ta zbardhë këtë çështje duke treguar dokumentacionin përkatës.
Në mitingun e bërë tek Zogu i Zi ai premtoi se do të paraqiste pikërisht dokumentet që vërtetonin të drejtën e tij, mirëpo në fakt nuk paraqiti tjetër përveç se disa trakte ku ai premtonte se nuk kishte bërë asgjë të paligjshme.
E para, kur dikush që është i korruptuar (thuaj sa të duash që Rama nuk është) kërkon t'i mbushë mendjen publikut se ai nuk është me mënyra të tilla të pështira do të thotë që kërkon të fshehë diçka. Së dyti, ai kërkon të më bëjë për budalla (si pjesë e elektoratit të Tiranës edhe pse jashtë vendit) kur deklaron se do provojë pafajësinë e tij e më pas tall menderen me letër haleje.
Gene, nuk po mbroj njeri dhe e kemi diskutuar gjatë këtë çështje. Vazhdoj të mundohem të qëndroj i paanshëm dhe të mos fus bindjet e mia në diskutime. Nëse për ju paanshmëria nuk mund e nuk duhet të egzistojë atëherë kjo është punë për ju.