TVSH-ja. Si duhet te jete ne Shqiperi

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

Vetëm se rrugës ka shum që përfundojn keq derisa të sofistikohen metodat e evazionit. Uroj të mos të të bjeri ty ky hall /pf/images/graemlins/smile.gif.

P.S hoqa vetem citimin e Toreros (EBM)
 

minardi

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

Thanks . /pf/images/graemlins/wave.gif
Po une nuk kam frike te riskoj .Kjo eshte diferenca ne mes te atyre qe merren me bisnes dhe atyre qe edhe pse kane bere shkolle per bisnes ,perfundojne me rroge ne sherbim te atyre te pareve.. /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

Torero, ishe shume i parashikueshem nga historia qe tregove...
Sa per aftesine tende per te bere gjithmone evazion, bahesh trim se je ne Shqiperi e inspektoret tatimore korruptohen kollaj, por nje profesionist te te auditoje sdo kishe mundesi te perfitoje asgje nga evazioni tatimor. Dy dite po te kontrolloja pseudo-biznesin tend do dilnin shume abuzime.
Torero, sna the gje me perrallat
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

Kete punen e riskut Torero, e kam degjuar dhe nga disa biznesmene te tjere qe kane falimentuar. Eshte e para gje qe duket sikur di nje pronar shqiptar dhe ehte e para gje per te cilen mburret lart e poshte. Me pas po ashtu eshte e para gje per te cilen falimentojne, duke kuptuar me pas, se cfare eshte ne te vertete biznesi
 

minardi

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

Faleminderit per prognozen ,por kam vetem 15 vjet qe merrem me kete pune .Kjo qe thua ti eshte njelloj ,sikur une te filloj te bej parashikime se c'do te behet neser ,kur te nderojne qeverite ,me ata qe sot punojne ne dogana e tatime ,e mer me mend ti ,se je cun i zgjut ..
Nuk me the me ke nga ata tre te paret te ngjan vetja..se shume paske qef me ja bere gropen tjetrit /pf/images/graemlins/laugh.gif
Tani per ta ngare pak muhabetin ..Nga mbi 20 shkrime qe mund te kesh bere ne kete teme ,si nuk fole njehere per telefonat dhe internetin qe perdor administrata shteterore me parate e taksapaguesve shqiptare ,dhe gjysmen e kohes flasin me 0900-ten ,apo dhe me keq ..Nuk te dhimbsen keto leket eee..?
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

O Toro, kjo ska lidhje fare me TVSH, gjithsesi per dijenine tende keto shpenzime qe hyjne te zeri 602 ne thesar jane zvogeluar ndjeshem kete vitin e fundit. Po deshe hapim nje teme tjeter per shpezimet e shtetit dhe shpenzimet e sektorit privat se ka cudira plot. Bizneset eksituese ne Shqiperi nuk jane te suksesshme prej sipermarrjes, por per shume aspekte te lidhura dhe me rastesine. Tregjet tani po kristalizohen, keshtu qe deri tani ka pas hapesire per te gjithe, dhe per ty...
 

minardi

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

O Sinte ,me nxore mallin e Kasem Seferit ,me kete perkushtimin tend per TVSH .Ne mos qofsh ti ..beje shok se keni te njejten koke /pf/images/graemlins/laugh.gif
Gjithsesi,ne te dy i perkasim dy paleve antagoniste dhe ashtu si ti kerkon te shtosh te ardhurat e tua duke futur doren ne xhepin tim ,ashtu dhe une perpiqem ta mbroj djersen time nga taksidare si puna jote ,prandaj keto pune nuk zgjidhen neper forume ,por me forma te nendheshme ..Pra s'kemi c'i themi me njeri-tjetrit. /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

Hahaha, permende Kasemin...
Torero, e di si e shef Kasemin te shumefishuar ti. Shko hap nje dyqan apo miniaktivitet ne Maqedoni e do e shohesh qe nuk do mbrosh djersen tate, por lekuren, dhe jo epidermen, por dermen pas saj. Merr fryme lirrisht qe je nje shtet me kuazi tax heaven, cioe paradizo fiskale, se perndryshe sdo flisje kshu, lepe peqe...
 

irene

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

kujdes me ate paradiso fiskale ti ... /pf/images/graemlins/tonguee.gif
 

minardi

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

Per shkak te kesaj paradiso fiskale* ,ke plot dyqane qe jepen me qerra ,sepse nje pjese e mire qe kaluan apriori ne Biz te madh ,nuk e perballuan dot .Nuk flas per veten time ,une vazhdoj punen dhe nuk qahem.Por me duket se nuk ka vend per parajse.
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

Thashe kuazi tax heaven. Nuk kam asgje me Toreron, nuk e njoh aspak, po ketu ne Shqiperi nuk ka njerez qe te mbrojne krahun e Public Sector. Une kam zgjedhur te mbroj kete krah pa asnjelloj interesi...
Ju duhet te dini qe ka tre lloj interesash qe kryqezohen kur mblidhen tatimet.
1. Eshte interesi i sektorit publik, qe te mbledhe tatime per te financuar shpenzimet publike.
2. Jane interesat private te bizneseve, te cileve tatimet u marrin nje pjese te konsiderueshme te rezultatit.
3. Jane interesat vetjake te inspektoreve tatimore apo doganore, qe ne fakt jane perfaqesuesit ligjore te mbrotjes se interesit te pare, por pergjithesisht e shperdorojne ate interes dhe mendojne me shume per interesin e tyre vetjak.

Ketu vertiten te gjitha diskutimet...
 

irene

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

ti ben mire qe interesohesh per sektorin publik, po je ne kendveshtrimin e gabuar...
e kam thene dhe diku me lart, nuk zgjidhen probs ne makro duke injoruar mikron, te flasim konkretisht per te evitu bal bla bla e teperta, koncepti i realizimit te planit ne masen 100% i mbledhjes se tatimeve nga administrata tatimore pavaresisht sesi jane mbledhur ato per mua eshte komplet i gabuar, pavaresisht se keto para shkojne dhe per interes te sektorit publik...
nuk mund te pretendosh qe 100 lek qe ne baze te ligjit duheshin mbledhur nga 100 subjekte tatimoret ti mbledhin vetem nga 10 subjekte duke i ngarkuar me detyrime te paqena vetem se keto 10 subjekte kane zgjedhur te jene ne rregull me fiskun. Ne makro plani realizohet po eshte dicka afatshkurter qe detyrimisht te con ne rritjen e korrupsionit se ato 10 subjekte do i rezistojne ne nje fare menyre tregut duke ja gjet anen si simotrat e tyre... ndaj zgjidhja e prob per mbledhjen e tatimeve eshte administrata e cila ka fajin kryesor, te persekutosh bisneset per evazion kur ti vete i detyron te ndjekin ate rruge per mua nuk ka sens

si thu ???
 

ujku81

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

Analize perfekte. /pf/images/graemlins/thumbsup.gif

Po dilni ca nga tema per TVSH e kaluat tek evazioni. Para se EBM te na editoje rendshem, kthehemi tek TVSH, cfare mendimi keni per TVSH ne ndertim?

P.S: Per evazionin hapni teme tjeter, se eshte goxha interesante. /pf/images/graemlins/wave.gif
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

Ska teme tjeter, ketu do i themi te gjitha.
Sa per TVSH ne ndertim, ketu po qe duhet bere perjashtim i furnizimeve, ose mund te diferencohen ndertimet per banim (duhet te perjashtohen) dhe ndertimet per biznes qe duhet te tatohen plotesisht. Ne kete rast, jam ne krahun e aplikimit te perjashtimit, ose te mbetjes ne situaten aktuale, meqe kemi te bejme me perjashtim te pjesshem.
E kujt ishte analiza perfekte???
 

MLK

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

Mendoj se Iren ka te drejte ne menyren si e shtron problemin.
Kur diskutohet per ekonomine e sitemin fiskal, nuk mendoj se duhet te pozicionohemi ne mbrojtesin e interesave te nje pale, pasi kjo automatikisht na pengon te shprehemi me objektivitet e rrjedhimisht i largohemi asaj ç'fare mund te jete me e drejte (ose me pak penalizuse) per te gjitha palet.
Per sa i perket ndertimit, per mendimin tim se pari duhet bere transparence per proçeduren e dhenies se lejeve pasi eshte gangrenizuar sistemi ne ate forme sa qe dhe mafia do ta kishte zili. Pra bleresit e apartamenteve paguajne nje shume te konsiderueshme per komisionet qe u jepen "lejedhenesve" /pf/images/graemlins/wink.gif
Per sa i perket TVSH, ajo mund te aplikohet plotesisht ne ndertim, pasi ne nje vend ku "promotoret immobiliare" propozojne deri ne 40% si siperfaqes se ndertuar ne shkembim te truallit, fitimet jane maramendese pra ka vend per te paguar dhe TVSH /pf/images/graemlins/wink.gif
 

ujku81

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

E kujt ishte analiza perfekte???

[/ QUOTE ]

E IRenes! /pf/images/graemlins/smile.gif

MLK problemi eshte se gjithsesi TVSH do te mbartet tek bleresit e apartamenteve. Ajo qe thote Sintetiku me duket me me vend, cfare jane per banim te jene te perjashtuara, dhe cfare jane per biznes jo. Do thuash ti qe do abuzohet, se do ti deklarojne te gjitha per banim. Kjo besoj se rregullohet qe kur jepet leja e ndertimit, percaktohet destinacioni i objektit, p.sh dy kate tregtare + 6 kate banim.
 

MLK

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

Ujku81, sot ne Tirane (aty ku jane dhe çmimet me te larta) kostoja e ndertimit eshte rreth 200€/m² (flas ne pjesen me te madhe te rasteve pasi jane pakice ato ndertime qe behen siper kesaj kostoje). Pjesa me e madhe e apartamenteve deklarohen te shitura me 350€/m², kjo per efekt taksash te noteret dhe hipoteka, ne nje kohe qe apartamentet po shiten deri 1200€/m². Pra ndertuesit po fusin fitime marramendese ne xhepa dhe qahen per taksat e paguara!
Ndertuesit paguajne aktualisht me shume bakshish per te mare lejet ne bashki se sa TVSH e kjo me duket absurde e teper problematike.
Duke u nisur nga ky fakt mendoj se Tvsh ne ndertim eshte llogjike e duhet aplikuar, ajo qe duhet luftuar eshte bakshishi per lejen e ndertimit e kjo mund te arrihet duke qartesuar e thjeshtesuar proçedurat e marrjes se lejes.
 

ujku81

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

Pikerisht pra, futja e TVSH pa eleminuar bakshishet do ti shtoje dhe ca Euro te tjera cmimit. Nese qellimi eshte te "goditen" ndertuesit (vlera e shtuar ne ndertim) te siguroj se nuk do ta ndjejne fare. Une e prenotova shtepine para nje viti (diskutohej atehere per vendosjen e TVSH ne shitje) dhe kontrata qe me paraqiti firma ishte e tille qe parashikonte nje klauzole qe nese vendosej TVSH, une do te paguaja dhe ca para me teper (2500 Euro ishte diferenca, qesharake apo jo) /pf/images/graemlins/crazy.gif
Kostoja aktualisht shkon 250-350 Euro. Gjithe sistemi i ndertimit funksionon me nje evazion skandal.
Kompanite qe importojne hekur, cimento, pllaka, etj deklarojne ne dogane cmime jo reale dhe ja faturojne kompanive te ndertimit me gjysmen e cmimit. Normal qe dhe keto e deklarojne shitjen pastaj me cmime qesharake (350-450Euro/m2) shteti i mbyll te dy syte faaaaaaaap dhe keshtu vazhdon. Duhet keputur zinxhir qe ne fillim. /pf/images/graemlins/smash.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

Kur ish kryeministri deklaron se ka blere 380m² apartament ne mes te Tiranes me 38000€ behet teper e veshtire per tu luftuar evazioni fiskal.
 

irene

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

kur bie fjala per ndertimin tvsh eshte e fundit per tu rregullu, faktikisht te gjitha "perjpektjet" e tatimoreve per ti vene ne kontroll firmat e ndertimit duke fillu qe nga faturat e shitjes mbi baze situacioneve jo mbi shitje reale dhe deri tek fitimi i percaktuar mbi m2 (qe eshte absurditet gjithsesi) kane rezultuar qe jane ne kurriz te konsumatorit final. per sa kohe qe oferta eshte e kufizuar ne menyre artificiale (pa u fut ne politike ) nuk shoh ndonje te mire nga aplikimi i tvsh ne ndertim, ne nje te ardhme ku mund te flitet per nje liberalizim te ofertes, mund te rishihet si argument ...

jam kurioze te di mendimin tuaj persa i perket sistemit informatik qe perdorin tatimoret dhe fuqise qe i jep ligji ketij sistemi ... ???
 
Top