Re: TURQIZMAT... Mjaft më! Zëvendëso këtu!
Jane te lavderuar ato qe shprehin mendime dhe mbajne gjalle rrymen se si ta pastrojne gjuhen Shqipe nga fjalet e huaj (ne kete rast nga turqizmat), kur nderkohe ne Shqip egzistojne fjalet perkatese.
Per fjalet qe nuk kane perkatëset ne Shqip, do te ishte mire qe Akademite e Shkencave Shqiptare (te Tiranes, Prishtines, etj.) te formojne nje grup te perbashket qe te merret me gjetjen apo formimin e fjaleve qe mungojne ne keto kohera te tanishme.
Nuk shtohet vlera per nje njeri kur fut e perdor fjale te huaja kur flet e shkruan Shqip; ne fakt kjo tregon paaftesi per t'u shprehur ne menyre te plote.
Sa per turqizmat (qe permbajne fjale oasmane dhe persiane), jo te gjitha jane turqizma, pavaresisht se eshte trasheguar thenia qe i quan turqizma fjale te caktuara. Dallimi ne kete rast per cdo fjale te dyshueme si turqizëm (apo fjale tjeter e huaj) eshte vezhgimi nese ajo fjale e caktuar perfaqson nje fjali te shkurter me KUPTIM te qarte Shqip.