Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

komino

Valoris scriptorum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

ata qe shkarkuan file me lart dhe prisnin ndonje plan biznesi sigurisht qe u zhgenjyen
edhe po kish ne kete forum ndonje inxhinier qe priste ndonje projekt konkret do te ish zhgenjyer shume

aty kish ca fotografi te stacioneve te trenave italiane dhe ca shkarravina per ndonje stacion te ardhshem ne rinas

linja tr-dr do te mbese me nje binar
rinas vore me dy binare

do te vendosen sisteme te kontrollit elektronik ne vend te rojeve (sa kushtojne rojet?) ne kryqezime

do te shtrohen fibrat optike


do te blihen vagona te perdorur

prodhim i 1993!!!!!!!!!!

asnje analize financiare
asnje analize teknike (psh x km binare)

asgje te re nga fronti i hekurudhes ...
 

antares

Primus registratum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

Aman c'e zgjasni shikoni hekurudhat ne France, Gjermani, Japoni dhe krahasoini me ato ne Jankistan!
Shikoni peshen specifike qe ze tranpsorti hekurudhor ne raport me transportin global te mallrave ne Europe e krahasoheni e ate ne Jankistan......
Do mbeteni shume te zhgenjyer......
Une kur dua nje ore te mire, nje makine te mire dhe vere te mire, nuk marr veren te Zvicerani oren te Gjermani e makinen te Francezi po marr vere franceze, ore zvicerane e makine gjermane.

Dhe te imagjinosh qe do ta paguajme si frengu pulen!
 

antares

Primus registratum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

Aman c'e zgjasni shikoni hekurudhat ne France, Gjermani, Japoni dhe krahasoini me ato ne Jankistan!
Shikoni peshen specifike qe ze tranpsorti hekurudhor ne raport me transportin global te mallrave ne Europe e krahasoheni e ate ne Jankistan......
Do mbeteni shume te zhgenjyer......
Une kur dua nje ore te mire, nje makine te mire dhe vere te mire, nuk marr veren te Zvicerani oren te Gjermani e makinen te Francezi po marr vere franceze, ore zvicerane e makine gjermane.

Dhe te imagjinosh qe do ta paguajme si frengu pulen!

Po sidoqofte ceshtja nuk shtrohet se kush duhet ta beje, po a duhet te behet ne keto kushte dhe me keto shpenzime?
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

behet fjale per GE international SPA (societa per azioni) dhe eshte e te drejtes italiane (me qender ne firenze me duket)

edhe kredia eshte kredi exporti e garantuar nga SACE (e shtetit italian)

Problemi i vertete eshte qe ne nuk njohim praktikisht asgje nga ky projekt dhe per mua nuk vlen dy groshe edhe thjesht per mungese trasparence.


Mos harroni qe askush nuk ia do te miren shqiperise. Perndryshe industrite tona te texstileve e veshjeve nuk do te ishin shkaterruar por do te ishin rindertuar te parat ne vitet e pas komunizmit.

Ajo qe me "tremb" me shume eshte fakti
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

behet fjale per GE international SPA (societa per azioni) dhe eshte e te drejtes italiane (me qender ne firenze me duket)

edhe kredia eshte kredi exporti e garantuar nga SACE (e shtetit italian)

Problemi i vertete eshte qe ne nuk njohim praktikisht asgje nga ky projekt dhe per mua nuk vlen dy groshe edhe thjesht per mungese trasparence.


Mos harroni qe askush nuk ia do te miren shqiperise. Perndryshe industrite tona te texstileve e veshjeve nuk do te ishin shkaterruar por do te ishin rindertuar te parat ne vitet e pas komunizmit.

Ajo qe me "tremb" me shume eshte fakti qe disa here eshte permendur "integrimi europian" dhe kjo me bie era mashtrim (kur degjojne fjalen integrim shqipetaret "i ulin breket" menjehere).
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

nuk na mbetet vecse te lexojme gazetat

www.shekulli.com.al

“Treni elektrik”, një skandal finanicar


Feti ZENELI

Mungesa e vlerësimit të duhur të efektivitetit ekonomik dhe konflikti i pastër i interesit që krijon prania e një dore të vetme në kryerjen e studimit të fizibilitetit dhe zbatimin e projektit të “trenit elektrik”, kanë qenë dy nga argumentet kryesore ku është mbështetur kundërshtimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar për një investim të tillë, sa të shtrenjtë aq dhe të parakoshëm për kushtet e Shqipërisë që vuan ende “për bukën e gojës”. Përfaqësuesi i FMN-së në vendin tonë, Jan Peter Oleters, qysh para disa muajsh i kërkoi qeverisë shqiptare që para se sa të vendosë për bashkëpunimin e shumëpërfolur me “General Electric”, për modernizimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, projekti duhet të vlerësohet mbi bazën e një studimi fizibiliteti nga një kompani prestigjioze e painteresuar për zbatimin e tij. “Ne kemi argumentuar që për projektet publike është i nevojshëm një studim fizibiliteti i pavarur dhe për të shpallur tenderat, -thotë zoti Olters. -Studimi i fizibilitetit do ta ndihmojë qeverinë për të marrë vendimin, nëse projekti ka vlerë ose jo”. Përfaqësuesi i FMN-së në Tiranë e bëri këtë kërkesë në kohën që nuk dihej asgjë publikisht lidhur me studimin e fizibilitetit dhe fondet që do të përdoreshin për realizimin e një projekti të tillë, por që në terma të përgjithshme gjithçka tjetër ishte përfunduar lidhur me marrëveshjen për një investim të tillë të qeverisë shqiptare nëpërmjet “General Electric”, taman si në një ceremoni martese ku dhëndri dhe nusja nuk e njohin njëri-tjetrin. Në mesin e vitit të kaluar, ish-kryeministri socialist, Ilir Meta, pas reflektimit në ndërgjegje që i shkaktoi përplasja politike tashmë e njohura me Fatos Nanon, zbardhi publikisht faktin se “e njëjta kompani që ka bërë studimin e fizibilitetit ka marrë përsipër dhe zbatimin e projektit”. Në këto kushte Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore i kërkuan qeverisë shqiptare që të nxiste rikryerjen e studimit të fizibilitetit të bërë nga “General Electric”, nëpërmjet një kompanie tjetër konsulence, që nuk kishte interesa direkte apo indirekte te ky projekt.
Por konflikti i intersave është vetëm maja e ajzbergut të skandalit financiar me trenin elektrik, pasi në thellësi të ujërave të pista të mungesës së transparencës dhe turbullirës së korrupsionit fshihen përmasat e vërteta të tij. Sidoqoftë për t’u kuptuar më gjerësisht fenomeni në fjalë, interpretimi fizik i rregullave dhe ligjeve duhet kombinuar me interpretimin ligjok të çështjeve përkatëse. Pikënisja në këtë rast duhet të jetë përfundimi i arritur nga studimi i fizibilitetit të kryer nga “General Electric”, sipas të cilit, projekti rezulton fitimprurës, pavarësisht shkallës së ulët të besueshmërisë së tij. Janë faktet e mëtejshme të azhornimit tinzar të kësaj kompanie, gjithsesi të mirënjohur, me projektin dhe mënyrën e realizimit apo financimit të tij, që thërrasin në skenë logjikën e mospranimit të një konkluzioni të tillë për efektivitetin e ulët të investimit. Dyshim dhe njëkohësisht pyetja e parë kundërshtuese që shtrohet në këtë rast është: Po të ishte kaq fitimprurës një projekt i tillë, pse “General Electric” nuk e mori me koncesion këtë objekt? Duke parë dhe gatishmërinë e qeverisë shqiptare në përdorimin vend e pa vend të praktikës koncesionare, këto kohët e fundit, një alternativë e tillë sipërmarrjeje besoj se nuk do të kishte pengesë institucionale që të plotësohej. Në praktikën investuese të kompanive serioze, projekte të tilla infrastrukturore kërkohet të realizohen vetëm me koncesion. Nga ana tjetër, një projekt fitimprurës është gjithnjë i vetëfinancueshëm nga sipërmarrësi, gjë e cila do të thotë më tej se nuk është e nevojshme marrja e një kredie me terma komerciale nga qeveria shqiptare. Dyshimet mbi të vërtetën e efektivitetit të investimit për modernizimin e hekurudhës Tiranë-Durrës dhe krijimin e nje degëzimi të ri për në aeroportin e Rinasit, shtohen edhe më shumë kur huamarrësi nuk është “General Electric”, por qeveria shqiptare dhe huadhënësi një bankë e huaj, megjithëse mjaft e njohur në botë siç është holandezja “ABN AMRO”. Por fakti që sipërmarrësi për realizimin e një projekti të tillë dhe banka kredidhënëse, janë emra mjaft të njohur të biznesit ndërkombëtar, nuk mund të shërbejnë si profilaksi për praktikën dhe bashkëpunimin e ndjekur me qeverinë e korruptuar shqiptare. Nuk ka diskutim që “ABN AMRO” nuk është futur në lojë prej ekzekutivit tonë, po prej sipërmarrësit të huaj amerikan. Marrja e kredisë komerciale nga qeveria shqiptare për të financuar punimet e një sipërmarrësi të huaj, pavarësisht se objekti ndërtohet në truallin shqiptar, nuk ka sens të mirë dhe përmban mjaft të fshehta për sytë dhe mendjen e opinionit të gjerë publik. Dhe qytetarët shqiptarë në këtë rast nuk janë thjesht vëzhgues apo përfitues fatmëdhenj të vlerave materiale të investimit, por para së gjithash janë kontribues të pandërgjegjësuar teknikisht dhe ekonomikisht për financimin e këtij investimi. “General Electic” dhe banka holandeze “ABN AMRO”, që në pamje të parë duken si kontribues fizikë e monetarë për një investim të tillë, janë faktikisht përfituesit e vërtetë të këtij investimi, i pari nëpërmjet përqindjes së fitimit për punën e kryer në ndërtimin e objektit dhe i dyti nëpërmjet përqindjes së interesit për huadhënien 95 milionë dollarë. Nga ana tjetër, ekspertë të ndryshëm e konsiderojnë shumë të madh fondin prej 95 milionë dollarësh për rikonstruksionin dhe modernizimin e hekurudhës ekzistuese Tiranë-Durrës dhe ndërtimin 6 km hekurudhë të re për në aeroportin e Rinasit me 8 stacionet përkatëse të udhëtarëve.
Normalisht rruga e zgjedhur për të financuar një projekt të tillë supermodern për kushtet e Shqipërisë, nëpërmjet kredidhënies bankare, tregon për pazare të ulëta të qeverisë shqiptare për të shpërdoruar paratë e pakta të buxhetit. Gjysma e së keqes në këtë rast do të ishte emetimi i bonove të thesarit për të shmangur të paktën pagimin e interesave të kredisë komerciale, e cila deri në kthimin e qindarkës së fundit së saj bankës arrin në mbi 45 milionë dollarë. Dikush mund të thotë se, edhe bonot kanë interesin e vet, por në rastin e marrjes së kredisë për kthimin e kësteve vjetore të saj, buxheti i varfër i shtetit nuk ka rrugë tjetër për të gjetur financime, përveçse nëpërmjet bonove të thesarit, gjë e cila tregon për dublim interesash. Por pazari “tresh” është bërë me kohë, ndaj marrëveshjet e nënshkruar me këtë rast çojnë ujë vetëm në “mullin” e “GE”-së dhe “ABN AMRO”-së. Kjo është arsyeja, jo vetëm e kryerjes së studimit të fizibilitetit nga po e njëjta firmë që do të zbatojë projektin, por edhe e shmangies së tenderit për prokurimin e fondit përkatës. Në botë ka mjaft firma të tjera më të specializura dhe më të fuqishme se “General Electric”, që kryejen sipërmarrje të tilla në infrastrukturën hekurudhore. Të gjitha këto fakte tregojnë se, para së gjithash një investim i tillë ndërmerret për të plotësuar interesa individësh fizikë dhe juridikë, vendës dhe të huaj e jo për intersat e qytetarëve shqiptarë, të cilët nga Tirana në Durrës mund të udhëtojnë shumë mirë dhe besojë edhe shumë herë më lirë, madje edhe për shumë kohë më pas nëpërmjet autostradës dhe rrugës tjetër automobilistike që lidh këto dy qytete. Aktualisht buxheti i shtetit shqiptar nuk është në gjendje të financojë një riparim të vogël të hekurudhës ekzistuese Tiranë-Durrës, ku si rezultat i rrëshqitjes së dherave tek ura e Limuthit kjo hekurudhë ka mbi 5-6 muaj që s’funksionon, ndërsa befas na del në skenë një iniciativë për rikonstruksionin modern të saj. Sipas një llogaritjeje të thjeshtë, kredimarrja bankare për modernizimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, do t’i kushtojë çdo vit buxhetit të shtetit gati 1% të të ardhurave të përgjithshme dhe më shumë se një të dhjetën e fondit të investimeve të përgjithshme publike. Por kostoja më e madhe është ajo e nxjerrjes jashtë liste të shumë investimeve të tjera buxhetore për infrastrukturën rrugore, mjaft të domosdoshme për interesat e përditshme të qytetarëve shqiptarë dhe kërkesat e integrimit ekonomik të vendit. Mjafton të përmedim këtu vetëm apelin e ministrit Sapartak Poçi, i cili jo shumë kohë më parë ka deklaruar në një konferencë shtypi se mbi 90% e rrugëve dhe urave në Shqipëri janë të amortizuara, pa përmendur këtu investimet që kërkohen për rrugë të reja.
Sidoqoftë, projekti për “trenin elektrik” Tiranë-Durrës i plotëson përmasat e një skandali financiar në trajtë absolute, pa marrë në konsideratë krahasueshmërie hartën e mungesës dhe prioritetit të investimeve në infastrukturën rrugore. Pabesueshmëria në efektivitetin e investimit, panevojshmëria e kredimarrjes komerciale, dorëzënia e qeverisë shqiptare, konflikti i hapur i interesave, moszbatimi i procedurave të prokurimit, mungesa e transparencës për qytetarët, kundërshtimi i institucioneve financiare ndërkombëtare etj., fakte të kësaj natyre tregojnë se “treni elektrik” Tiranë-Durrës s’është gjë tjetër veçse një skandal i ri financiar në kurriz të taksapaguesve shqiptarë. Në këto kushte, drejt një inicative të tillë investuese mund të të shtyjë vetëm ndjenja e korrupsionit, pazarllëqeve politike dhe steriliteti i moralit qeverisës, vese këto që i ka me shumicë kryeministri ynë dhe që i ka manifestuar rregullisht në mjaft kontrata investimesh koncesionare të nënshkruara gjatë këtyre dy viteve të fundit. Sillni ndërmend marëveshjen koncesionare me Petroliferën për vendosjen e depozitëve të karburantit në bregdetin e Vlorës, koncesionin e Rinasit, projektmarrëveshjen me Albaniabeg-un për importin dhe përpunimin e plehrave në territorin shqiptar, privatizimin e Albtelekomit, tash së fundi etj. Në të gjithë këto raste, asnjëherë nuk është vendosur në interes të qytetarëve shqiptarë, ekonomisë vendëse dhe shëndoshjes së buxhetit të shtetit, por në interes të monopoleve dhe klaneve të ndryshme qeveritare apo ndërkombëtare që mbështesin padrejtësisht pushtetin nanoist në Shqipëri. Por efektin e këtyre investimeve për bujë kemi për të ndjerë gjatë si një kamzhik në shpinë edhe kur Nano, që është strumbullari i të gjithë këtyre perversiteteve në përdorimin e fondeve publike të buxhetit të shtetit, të mos jetë më kryeministër i këtij vendi, të cilin e deshi vetëm për interesat e veta personale dhe të miqve të tij të huaj që investojnë në mënyrë abuzive dhe korruptive në Shqipëri.


03/06/2005
KATEGORIA: Analiza
 

MLK

Primus registratum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

Atehere tani eshte akoma me e qarte. Nese eshte GE Spa pas ketij projekti dhe SACE qe e siguron ne rast problemesh pra ABN AMRO ka si garanci shtetin italian nepermjet SACE (qe eshte dhe Siguracion apo Insurance apo Assurance shteterore a gjysem shteteroe italiane) do te thote qe ky projekt eshte pergatitur te behet pa tender. Mund tju them me gojen plot qe 99.9% çmimi i projektit eshte i fryre artificialisht. Me thoni vetem nje arsye qe e detyron GE Spa qe te ofroje nje çmim kompetitiv ne nje projekt ku nuk ka asnje shanc te marrin pjese konkurenca? Projekti eshte montuar ne nje forme te tille qe nese GE Spa nuk e fiton projekti prishet pasi financimi eshte vetem per kete projekt e me kusht qe te jete i garantuar nga Sace. Sace ligjerisht garanton vetem projektet per kompanite italiane keshtu qe nese nje kompani e huaj ben nje oferte me te mire ajo nuk e fiton dot kete projekt pasi nuk ka Garancine bankare qe kerkon ABN AMRO. Nese ky projekt do te realizohet ne kete forme kjo do te jete fundi i gjithçkaje ne Shqiperi e sinjali i dhene nga pushtetaret e qeverise tone eshte teper i forte.
Qe te ndalohet sadopak plaçkitja e pronave dhe e djerese se te pareve tane do te duhet vetem nje kryengritje e tipit rumun apo ukrahinas. Nano jo vetem turp qe nuk behet fjale se nuk ka me po nuk ka me asnje lloj frike se mund te kalbet burgjeve per vjedhje kolosale e kaq te hapura!
Vjedhja ne kete projekt mund te jete mbi 10 milion euro per xhepat e qeveritareve + 5 milion per ndermjetesit+ 5 a 10 milion per bankat e GE Spa duke e krahasuar me nje projekt me tender te hapur internacional.
 

antares

Primus registratum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

Kjo te kujton ata spitalet super te shtrenjte qe ndertonin italianet ne maje te malit, thjesht qe te fusnin ca pare tenderash dhe te benin emrime fiktive mjekesh. (Ka kritere te mirenjohur per hapje spitalesh si nr. i popullsise, distanca nga qendrat e banuara, disponibiliteti i mjekeve......). Eshte si te duash te ndertosh hidrocentral ne Sahara ku uji nxirret me pompa nga thellesi te medha!
Mos u cudisni, te njejten gje beri Pol Bremeri ne Bagdad!
 

TONY

Primus registratum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

ore ,mendoj qe ka ardhur koha qe edhe ne te kemi dicka te bukur pse jo ,nje tren elektrik,tani ne e dime qe ekonomia shqipetare eshte disi ne rritje kjo eshte nje investim i vlefshem vecanarisht per turizmin,apo te perdorim trena me avull akoma per turistet qe vijne nga mbare bota te shohin dicka te bukur,une mendoj qe ne duhet te mendojme pozitivisht,,
 

antares

Primus registratum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

Ky Alberti nuk e ka keq! Ne vazhdim te kesaj llogjike do te ishte mire qe me paret e fituara nga djegja e plehrave (mundesisht jo me larg se 5 km nga Tirana) te bejme nje Dizneyland qe te argetojme turistet. Nderkohe fitojme edhe ndonje pare nga shitja e kundergazeve!
Impiante riciklimi plehrash (pasi te marrim ndonja 800 000 000 $ borxh nga FMN) mund te ngreme edhe ne Sarande, Vlore, Himare, Durres, Shengjin!
Grekte jane gati te na i ndertojne keto impiante falas!
Do ta bejme Shqiperine fanar ndricues te Neoliberalizmit ne Europe....
Pse te mirembajme p.sh. hidrocentralet komuniste te Dulles? Ndertojme termocentrale (me naften qe nuk e kemi dhe qe po i ulet cmimi dita-dites)!
Nderkohe punesojme dhe mjeke meqe do rritet "oferta" e pacienteve si pasoje e "ndotjeve" demokratike!
Edhe Pashko "ekonomistit" nuk do ti pillte mendja kesi margaritaresh!
 

MLK

Primus registratum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

Malaj nënshkron kredinë e parë tregtare për qeverinë

Kredia u realizua me prokurim të drejtpërdrejtë dhe do të shlyhet brenda 10 vitesh. Ka interes 5 për qind

Gjergj Erebara

TIRANË- Shqipëria nënshkroi dje kredinë e parë me terma tregtare që nga koha e rënies së komunizmit, pavarësisht vullnetit të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar që kishin kundërshtuar marrjen e një kredie të tillë. Dje në darkë, në hotel “Tirana International”, ministri i Financave, Arben Malaj, nënshkroi dy marrëveshjet; e para me ABN-Amro për shumat 54 milionë e 85 mijë euro dhe 11 milionë e 518 mijë dollarë amerikanë, si dhe marrëveshjen me disa banka shqiptare për kreditë me shumat 9 milionë e 544 mijë euro dhe 2 milionë e 32 dollarë. Kontrata parashikon kredi me interes libor plus 5% për pjesën në dollarë dhe euribor plus 5% për pjesën e kredisë në euro. Me normën aktuale të liborit vjetor është 3,8%, ndërsa eurobori vjetor është 2,14%. Kredia është relativisht e shtrenjtë, duke parë faktin se interesat e kredive nga bankat tregtare për individët dhe kompanitë në Shqipëri variojnë në të njëjtat nivele ose në disa raste janë edhe më të ulëta. Disa kohë më parë, qeveria bullgare emetoi obligacione afatgjata në euro me normë interesi 4,75%.
Kredi pa ankand
Kredia e parë tregtare në historinë e re të Shqipërisë u arrit falë negociatave të drejtpërdrejta dhe jo nëpërmjet një ankandi. Kredia përbën një rritje jo të vogël të të gjithë borxhit të jashtëm të Shqipërisë, i cili arrin në rreth 1,2 miliardë dollarë. Kredia pritet të sjellë edhe një rritje të fortë në bilancin e buxhetit për pagesat e borxhit të jashtëm. Gjatë këtij viti, pagesat për borxhin e jashtëm pritet të jenë rreth 17,6 miliardë lekë, shifër që do të rritet me 30% nga viti kur do të fillojë shlyerja e kredisë së re.
Banka Botërore dhe FMN-ja kundër
Qeveria vendosi kësaj here, në kundërshtim të hapur me këshillat e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, gjë që përbën shkelje për marrëveshjet e bashkëpunimit me këto institucione. Menjëherë pas publikimit të vendimit përkatës të qeverisë, FMN-ja dhe Banka Botërore kundërshtuan së bashku kredinë, duke e konsideruar atë “të kotë, shumë të shtrenjtë dhe të panevojshme”. Banka Botërore deklaroi se vetë destinacioni i kredisë, rinovimi i hekurudhës Tiranë-Durrës nuk e justifikon një investim kaq të madh dhe norma e kthimit të saj është shumë e ulët.
Tri herë më e shtrenjtë se autostrada
Kostoja e rinovimit të hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimit të disa kilometrave hekurudhë të re për lidhjen me Rinasin rezulton, sipas projektit të General Electric, tri herë më e shtrenjtë se kostoja e autostradës Tiranë-Durrës, e cila u ndërtua me një kosto mesatare prej rreth 1 milion dollarësh për kilometër. Natyrisht, gjithçka në këtë projekt është kryer pa konkurrim. General Electric kreu projektin. Ajo ishte iniciatore dhe do të jetë edhe zbatuese e projektit, ndihmoi qeverinë në gjetjen e kredituesve gjithashtu pa një konkurs, ku interesat u përcaktuan me negocime.
Investim i keq
Studimi i fizibilitetit i realizuar nga përfituesi kryesor, General Electric, thotë se hekurudha do të ketë një normë kthimi prej 12% në vit. Sipas parashikimit, në këtë linjë do të udhëtojnë rreth 3,2 milionë vetë në vit, prej të cilëve, rreth 1,2 milionë do të kenë për destinacion ose prejardhje Rinasin. Kredia do të sigurohet 100% nga SACE dhe do të risigurohet nga Banka Eksport Import e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por Banka Botërore, në deklaratën e kryer një muaj më parë, kur qeveria miratoi marrjen e kredisë, njoftoi se ky investim nuk ka asnjë shans të rekuperojë vetveten, për shkak se vlera e investimit është shumë e madhe. Në rast se numri i udhëtarëve do të jetë aq sa deklarohet, pra 3,2 milionë vetë në vit, ky është një numër që do të sjellë të ardhura jo më të mëdha se 3 milionë dollarë në vit.
 

MLK

Primus registratum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

Qeveria Nano kesaj rradhe nuk do tja dije per keshillat e FMN-se dhe Bankes Boterore dhe vendos te marri kredi e te realizoje projektin e trenit elektrik pa tender por me prokurim te drejtperdrejte! libor + 5% nuk eshte skandaloze per nje tregeti komerciale por kur shteti behet garant atehere kjo perqindje eshte me e larte se sa aplikohet ne treg.
Para 3 vitesh qeveria Nano ka refuzuar te marre nje kredi me libor + 4% per te bere projektin e optimizimit te ujrave te kaskades se lumit Drin i cili ishte shume me i domosdoshem dhe shume me rentabel se sa projekti i trenit elektrik!
Me optimizimin e kaskades flitej per nje rritje rreth 6% ne vit te prodhimit te energjise e per nje investim rreth 11 milon dollare pritej nje fitim rreth 4 milion ne vit (35% perqindje rentabilitti), pra rritej prodhimi i energjise gati sa prodhimi vjetor i nje hidrocentrali si Bushati i cili nese do te realizohej kushtonte 150 milion dollare.
Nuk e di se çfare luhet pas ketij projekti po nje gje eshte e sigurte qe interesat personale te qeveritareve duhet te jene aq te medha sa qe i kane shtyre te vendosin kundra deshires se FMN dhe BB-se e kur dihet qe deshirat e ketyre institucioneve ne Shqiperi (dhe jo vetem ne Shqiperi) jane urdhera per qeverine....
Llogarite sejcili mund ti bej sipas njohurive te veta ne kete fushe po me aq sa di mendos se flitet per komisione nga 5 deri 10 milione dollare /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Santiago

Primus registratum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

Tosi e paska fiksim me e mbaru kete punen e trenit para se te lere pushtetin....qe do te thote se eshte tu nxjerr ndonje lek (apo komision sic tha MLK) goxha te mire.
:rolleyes:
 

MLK

Primus registratum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

Kur nje projekt behet pa tender ne pergjithesi komisionet shkojne te 10% e vkeres se projektit /pf/images/graemlins/wink.gif OSBE ne ligjet e saja per komercin nderkombetar ka parashikuar komisione 4deri ne 4.5% maksimumi per ndermjetesit ne menyre qe te uli sadopak korrupsionin pasi dihet pa komisione nuk ka projekte. Problemi eshte se ne rastin konkret jane shkel thuaj te gjitha principet e qeveria shume mire mund te kishte pritur fundin e zgjedhjeve per te filluar nje projekt te tille.
95 milion dollare nuk firmosen diten e fundit te qeverisjes pasi ketu mban era vjedhje ne mes te dites :confused: Ajo qe me shokon me teper eshte se opozita as qe eshte ndier per kete problem dhe nga menyra si u zhvilluan ngjarjet edhe po mori Sala pushtetin nuk do bej asgje te hetoje per kete skandal te ri.
 

leo110

Primus registratum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

Lajmi mbi firmosjen e kontrates ne fjale u dha para 4 ditesh nga e perditshmmja ekonomiko-financiare me prestigjose ne Itali(Il Sole 24 Ore) e po nenvizonte qe edhe Shqiperia po pershkohet nga kapilaret e flukseve te tregut nderkombetar te kapitaleve e ne te cilen perfshihen operatoret qe tashme ne i dime.

Mendoj qe, nuk duhet me vene theksin tek interesi i MisterX apo MisterY, por tek projekti i pare ne teresi dhe i mbaruar.

Ka nje dobishmeri publike ky projekt?

Arrin te kthehet ne fitimprures dhe, projekti i realizuar, te ece mbi kembet e veta ne periudhe afatgjate, edhe pas shlyerjes se kredise qe po i akordohet?

Ndokush mund te thote qe mund te perdorej ky financim per diçka tjeter me te nevojshme dhe urgjente, mirepo, ana tjeter qe akordon financimin do ishte dakort me projektin tjeter qe ne e shohim me te pershtatshem?

Vendi jone ka nevoje dhe duhet te trasmetoje kredibilitet ne tregun nderkombetar te kapitale, per aq sa ka nevoje, dhe ky projekt duhet pershendetur ne kete kendveshtrim.

Komisionet, nqs nuk do ishte X-i do i merrte Y-i, nuk çalon gomari ketu.
Ajo qe mund te shqetesoje eshte qe MisterX, per hir te interesave te ngushta personale(komisione) jep ne shkembim favore qe i kushtojne shume rende shoqerise.
 

Indulgence

Primus registratum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

Fillimisht postuar nga -:
[qb] behet fjale per GE international SPA (societa per azioni) dhe eshte e te drejtes italiane (me qender ne firenze me duket)

edhe kredia eshte kredi exporti e garantuar nga SACE (e shtetit italian)

[/qb]
Ohuuuuu! Po c'pate o derebardhe qe e zbulove qe ne faqen #3 qe qenka GE International SPA/Italiane!!! Sapo e kishte fillu "Jankistan-Gallate-Terapine" Antares edhe tek kjo teme, dhe erdhe ti... party pooper!
E verteta mbi GE ka rendesi, por jo aq sa ta veme mbi interesin e kurimit te shokut tone Antares... Tani Antares duhet t'i bjere perseri nga Kina te dale ne Jankistan. Pfffff :tipsy:

P.S. Vetem MLK e di arsyen e vertete pse shkrova une tek kjo teme /pf/images/graemlins/wink.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

Bek,
Jam dakort kur thua se Shqiperia ka nevoje te japi sinjale te qarta komunitetit finaciar e sipermares nderkombetar per hapjen e tregut shqiptar e kjo eshte pozitive.
Problemi ne rastin konkret eshte shume i i komplikuar se kaq pasi studimi i tregut eshte bere nga GE kompani e cila eshte dhe realizuese e projektit /pf/images/graemlins/wink.gif
Nuk e di je mare ndonjehere me projekte te tilla po ne rastin tim mundte them se po e ne vende te ndryshme te botes e proçedura qepo ndiqet ka shume hallka te dobeta e jo normale.
Ne skema te tilla kompania qe kryen studimin e tregut duhet te jete komplet e pavarur nga ajo qe realizon dhe bankat qe financojne e vene si kusht per te dhene kredite.
Ajo qe me ben te dyshoje fort se ka lidhje te ngushta ndermjet bankave, GE dhe qeverise e mbi interesat e perbashketa dalin ato personale eshte fakti qe bankat nuk kane kerkuar nje konsulent tepavarur e kjo hedh poshte gjithe kredibilitetin e merave ABN AMRO dhe te GE /pf/images/graemlins/wink.gif
Albtelecom, Hotel Dajti, treni elektrik po behen si shume shkelje e po ndodhin gjera anormale ne nje periudhe te shkurter e eksperienca ka treguar qe tymi do ti dali me mbrapa ketyre gjerave e fatkeqesisht do jete prape popullis si gjithmone qe do paguj billat e Tosit me banden e tij!
Kam bere projekte dhe per vende Afrikane po gjera te tilla nuk kan ndodh as atje dhe pse republika bananesh :rolleyes:
Shqiperia ka nevoje per projekte horizonate e jo vertikale e aq me teper ne fushen e transportit po behet nje projekt "non senc".
Transporti aktualisht ka nje konkurence ne Shqiperi ndermjet kompanish private si mund te imagjinojme qe shteti po krijon nje kompani per te konkuruar privatin ne nje kohe qe gjithe ekonomia po shkon drejt privatizimit?!
Nuk eshte puna te GE dhe amerikanet se ata fundi fundi kerkojne tregje e nuk po bejne as me shume e as me pak se homologet e tyre netregun shqiptar, problemi eshte te faturat qe do paguajne shqiptaret ne 30 vitet e ardheshme ne borxhet e mara pa asnje lloj pergjegjesie /pf/images/graemlins/wink.gif

INDULGENCE ti je si natyre indulgjente keshtu qe kritikat e tua te rralla apo sygjerimet jane te mirepritura /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

leo110

Primus registratum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

Mendoni segmentin TR-DR(40 km) te pershkohet ne 10-15 min. e ne komoditet, do te lehtesoje trafikun rrugor me incindentet qe ndodhin, do jete gjithashtu nje zgjidhje shume e pershtatshme edhe per Rinasin dhe kjo ben te mendosh qe do te thithe nje nr. te madh udhetaresh.
Nqs projekti do te kete nje ROI(return on investment) 12%, siç parashikohet, nuk eshte keq, por eshte per t'u verifikuar kjo stime.

Per sa i perket planit financiar, mund edhe te kishte hapesire per t'u optimizuar, por mos harrojme qe vendi jone ben pjese akoma ne grupin e vendeve me risk te larte investimi, me sa di une s'marrim akoma pjese ne listen e vleresimit 'rating'(S&P,Moodys,Fitch).

Dhe ne fund, fakti qe shteti investon qe te ktheje nje kompani publike ne fitimprurese dhe qe ti pergjigjet nevojave te tregut, mirese te vije, nje te neserme mund edhe t'a shese me nje plusvalence te theksuar.
 

MLK

Primus registratum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

Bek keto qe thua ti na ithoshte Enver Hoxha ne kohen e vet (pa dashur te ofendoj se nuk eshte qellimi /pf/images/graemlins/wink.gif ).
Se pari Tregu hekurudhor nuk eshte fitimprures thuajse ne asnje vend, Franca kompani publike e ka 25 vite me humbje e mbahet me subventione, Anglia e privatizoi dhe kaloi ne katastrofe...
12% ne vit jane pallavra se ska se si ti nxjerri 12 milione dollare ne vit fitime pasi nuk eshte e vetme ne treg dhe po te ishte e vetme e te kishte 100% te tregut te transortit prape vetem ne aksin Durres Tirane prape sdo ta bente ate fitim!
Ketu flitet per projekt pa tender dhe kompania qe realizon projektin fryn çmimet me 25% + u jep dhe 10% komisione ndermjetesve qe do te thote 35% me shtrenjt se nje projekt normal pra me koston e vertete.
Kur paguajme nje projekt 35% se sa vlera reale do te thote qe rreth 35 milione dollare jane fikstive pra vjedhje ne mes te dites /pf/images/graemlins/wink.gif
E keto para do ti pagujane bizneset shqiptare e taksapaguesi shqiptar pra me rritje taksash e bukosje ekonomie rrjedhimisht.
Mos u mundoni te pozitivoni dhe skandale te tilla se i bie qe deri tani Tosi tallte malalken me hajvonat qe nuk morrin vesh nga lidhet gomori e tani po e tall keq dhe me ata qe kane ber nje far shkolle.
E sa per Ameriken ne kete rast e di shume mire qe paguhen komisione e mbyll gojen kurse kur vjen puna dhe dhen leksione morale kundra luftes se korrupsionit eshte e para qe hap gojen.
 
Top