Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

U sa mire, Bekja shifka dhe plusvalenca te treni elektrik... Ti kadrafte il punto mer Beke se Nano ci ha preso nell collo me kete tren. Ku e paske plusvalencen e trenit te krahasuar me te Albtelekomit ne enderra, apo ne injorancen tende
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

Amon, mos na e hapni barkun me trenin elektrik, se po lini kokrrizen e nomit, mer Beke. Treni elektrik ci rimanra nelle mani, e more vesh, na ngeli ne dere thuaj si dopjo gjashte, dopio 96 thuaj...
 

leo110

Primus registratum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

...sdq, nuk shoh problemin tek shuma dhe interesat qe ushtrohen, por tek realizimi dhe funksionimi real i projektit.

Une, ne distance, e shoh nje hap perpara ne infrastrukture e mos prisni qe te vine gjerat nga qielli, duhet me nise ne nje menyre apo tjeter me koston ekonomike/sociale qe kane, sepse eshte sdq me mire se asgjeja apo pas n-vjetesh.
 

MLK

Primus registratum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

Kur ta blesh shpine tate 35% me shtrenjt se ç'e ofron tregu Bek mund ti thuash vetes qe rendesi ka qe futa koken se nuk eshte problem se do paguj 20 apo 40 vjet kredi /pf/images/graemlins/wink.gif
 

leo110

Primus registratum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

MLK,
edhe ekonomia, eshte si puna e makines, qe konsumon karburant me shume ne nisje sesa kur ka arritur nje shpejtesi te caktuar, e aq me keq kur karburantin duhet t'a marresh borxh.

Qellimi ngelet sdq qe makina(ekonomike) te vihet ne levizje /pf/images/graemlins/wink.gif , jo vetem per me shly borxhin, por me ushqy edhe robt e shpise e me arrit me pase nje shtepi normale ashtu si dhe komshijte.

Secila hallke ka vleren e vet ne zinxhirin e makines ekonomike.

E ne fund, pershendetjet e mia per pjesmarrjen aktive dhe per ngjyrat e seriozitetit qe i jep muhabetit!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

Bek, të metat e projektit shfaqen në disa aspekte.

1 - Projekti nuk ka kaluar nëpër etapat normale të aprovimit të një projekti (nuk i është nënshtruar konkurencës).

2 - Projekti nuk është prioritar për ekonominë e Shqipërisë pasi ai është një aks dytësor i autostradës Tiranë-Durrës. Pra këto pare duheshin investuar në objekte të tjera parësore.

3 - Si projekt nuk është i realizuar si duhet pasi gjithmonë bëhet fjalë për një trase të vetme, gjë që kufizon ndjeshëm trasnsportin e ven në rrezik edhe jetën e pasagjerëve!

Të mirat mund të nemurohen vetëm me një gisht.

1 - Është një projekt që po bëhet në Shqipëri.

Si thua ti tani a ja vlen që ky projekt të realizohet? Përse të mos bëhet rruga e re Tiranë-Elbasan (60 milionë $)? Përse këto para të mos futen në Korridorin e 8 që dihet që sjell shumë më tepër të ardhura?
 

MLK

Primus registratum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

Qe ekonomia te funksionoje per kete nuk mendoj se ka njeri kundra se perfiton nje pjese e madhe por kjo nuk ka lidhje me vjedhjen kolosale qe po behet /pf/images/graemlins/wink.gif
Flitet per nje projekt ku asgje nuk eshte bere publike, asnje lloj plani, si do arrihen rezultatet dhe per çfare do te sherbeje!
E njeta gje si me Albtelekomin qe degjojme te thuhet ne konferanca shtypi qeverie se do zhvillohet telekomi me hyrjen e turqeve e ne te njeten kohe nuk asnje shifer se sa do investohet, ku, si dhe cila eshte perberja e konsorciumit ne perqindje ndermjet Calik dhe Turkish Telekom!
Te gjitha qe thuhen jane fjale boshe e me shifra qe asnje nuk e di se nga kane dale :rolleyes:

P.s. Flm per pershendetjet po ekonomia mbeshtetet mbi shifra keshtu qe eshte vete serioze si teme papatur nevoje ta bej une te tille /pf/images/graemlins/wink.gif
 

bob

Primus registratum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

qe te gjithe ta dine enigmen e madhe:TRENI NUK ESHTE ELEKTRITK,KUJDES KETU!

ka nje kosto jashtezakonisht te madhe gje qe per SHqiperine eshte anormale marrje e nje kredi te tille tregetare.absurde!!!!!
nuk eshte mbeshtetur nga b.boterore dhe kjo e fundit ka ven si kusht prishjen e marreveshjes per ti dhene prioritet dhe mbeshtetje rruges DURRES MORINE:
ka nje kosto rreth 80.000.000 EURO :eek:
shume me te cilen mund te ndertohen 3 superstrada te tipit TIRANE - DURRES.
pra edhe nje here tjeter mashtrime vjedhje krime e poshteresi pa fund.

e dini sa km pune ka arritur rruga DURRES MORINE?
vetem 4.7 km dhe keto nga repartet e gjenios,hajde poci hajde! :eek:
prit se ka prape,1 km i rruges kushton 1.000.000 :eek: euro,rruga eshte 118 km dhe poci tha se arrin ne total 632.000.000 euro,ku po shkon more poci.
pastaj gati 100.000.000.euro jane paguar nga taksapaguesit shqiptare.

presim dhe pak dite qe te ndahemi nga e KEQJA dhe e ZEZA!

pershendetje te gjithe miqve debatues :wave:
 

MLK

Primus registratum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

Treni i solli Nano-se drejtorin e CIA-a ne Shqiperi keshtu qe ska te bej me rentabilitetin e projektit po me fuqizimin e mardhenieve Nano Shba /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Blendi

Primus registratum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

Banka Boterore e ka ndryshuar qendrimin ne lidhje me kontraten per rikontruksionin e hekurudhes Tirane-Durres. Tonet e BB jane zbutur se shumti javen e fundit, duke shprehur nder te tjera se Shqiperia eshte tashme ne gjendje te marre edhe kredi prej verteti ne vend te lemosheve. Artikulli qe po shtoj eshte nje interviste e Zerit e Amerikes me Drejtorin Egzekutiv te Bankes Boterore Biaggio Bossone.

Banka Botërore rishikon strategjinë e bashkëpunimit me Shqipërinë
Arben Xhixho
26-06-2005



Banka Botërore është duke rishikuar strategjinë e bashkëpunimit të saj me Shqipërinë. Sipas zyrtarëve të kësaj banke meqë të ardhurat për frymë të Shqipërisë janë ritur, vendi nuk do të kualifikohet për hua me interesa të ulta, por do të fillojë t’u nënshtrohet interesave të tregut. Në këtë fazë të re, sfida kryesore për Shqipërinë mbetet krijimi i kushteve të shëndosha për zhvillimin e sektorit privat. Në një intervistë me Zërin e Amerikës, Drejtori Ekzekutiv Biaxho Bosone, një prej anëtarëve të bordit drejtues të Bankës diskutoi mbi bashkëpunimin në të ardhmen të Shqipërisë me Bankën Botërore.

Zëri i Amerikës: Zoti Bosone, në muajin gusht përfundon programi i Bankës Botërore me Shqipërinë dhe ju pritet të shqyrtoni strategjinë e bashkëpunimit në të ardhmen. Cila do të jetë kjo strategji? Çfarë do të shikojmë ndryshe nga programet e deritanishme?

Biaxho Bosone: Le të ndalem fillimisht në një vlerësim të përgjithshëm për Shqipërinë. Shqipëria e filloi me një ekonomi të mbyllur, autokrate, e izoluar nga pjesa tjetër e botës, tmerrësisht e varfër. Sot vendi ka ndryshuar shumë. Të ardhurat për frymë janë rritur shumë. Gjendja sociale dhe politike e vendit po ashtu është përmirësuar. Dhe nuk kanë kaluar shumë vite që nga dalja nga izolimi. Për këtë kanë meritë qevertitë e ndryshme dhe populli shqiptar. Por pa dyshim që ka edhe dobësi dhe tek to po përqëndrohet komuniteti ndërkombëtar dhe Banka Botërore. Në Shqipëri ka ende varfëri, një pjesë e madhe e popullsisë jeton ende në varëfëri absolute. Në nivel institucional duhet të përmirësohet qeverisja. Megjithëse edhe aty ka patur përparim të madh. Pra ne shpresojmë vazhdimësinë e atyre që janë arritur deri tani. Ajo që Banka po nxit në Shqipëri është në radhë të parë krijimi i një klime që mbështet investimet e sektorit privat. Në fund të fundit sektori privat është baza e zhvillimit ekonomik. Një klimë favorizuese për biznesin do të thotë që në vend të ketë institucione dhe politika të shëndosha qeverisëse. Pra duhet të ketë një sektor të shëndoshë publik, që krijon klimën e përshtatshme për zhvillimin e sektorit privat. Veç kësaj, dhe që plotëson këtë element, është strategjia që mbështet faktorin e burimeve njerëzore, që u ofron njerëzve shërbimet bazë, kujdesin shëndetësor dhe arësimor, që ata të bëhen pjesë e procesit të zhvillimit, që nga aktorë pasivë të luajnë një rol aktiv në zhvillimin e vendit.

Zëri i Amerikës: Në bazë të programit të ri Shqipëria pritet të mos përfitojë më nga huatë e buta të deritanishme, me interesa të ulta dhe do të marrë hua me interesa më të larta. Si do të ndikojë kjo për vendin?

Biaxho Bosone: Kjo është një shenjë suksesi, është një shenjë përparimi e një vendi, kur si rezultat i zhvillimit ai duhet të dalë nga grupi i vendeve që përfitojnë nga huatë e buta të bankës. Në këtë fazë, që është e krahasueshme me atë të studentit që mbaron shkollën dhe del në jetë duke ecur me këmbët e tij, edhe Shqipëria, duhet të fillojë të mësojë të ecë me këmbët e saj në tregjet financiare të botës dhe të jetë një huamarrëse e besueshme, serioze, dhe e aftë të tërheqë kapital. Por kjo do të thotë nga ana tjetër se vendi do të humbasë përfitimet nga huatë e subvencionuara dhe duhet të përballojë kushtet e huave të tregut. Në se vendi është i përgatitur për këtë fazë, për këtë klimë biznesi, me institucione të forta, kjo do të thotë që edhe përfitimet do të jenë më të mëdha.

Zëri i Amerikës: Në kuadër të strategjisë së re Banka Botërore do të bëjë vlerësimin e gjendjes për Shqipërinë. Vlerësimi përmban edhe një koeficient rreziku dhe një prej faktorëve është ai politik. Shqipëria ndodhet në prag të zgjedhjeve të 3 korrikut. Si pritet të ndikojë klima politike në Shqipëri, për vlerësimin që do të bëni për të ardhmen e bashkëpunimit me këtë vend?

Biaxho Bosone: Do të shprehem në vija të përgjithshme. Shqipëria është një vend ku demokracia ka hedhur rrënjë. Unë do të prisja një proces normal elektoral, ku qeveria që do të dalë do të vazhdojë procesin e filluar, në mënyrë që Shqipëria të bëhet një vend kreditor i besueshëm në gjirin e komunitetit ndërkombëtar. Unë nuk do të prisja ndërprerje, që do ta nxirrnin Shqipërinë nga kjo rrugë e drejtë.

Zëri i Amerikës: Kohët e fundit Banka Botërore e ka përqëndruar vëmendjen e saj tek rajoni i Afrikës. A pritet që kjo strategji e Bankës Botërore të ketë ndikim tek programet për vende të tilla si Shqipëria?

Biaxho Bosone: Po, përpjekja në Afrikë, është një përpjekje shtesë veç asaj që Banka po bën sot dhe ka në plan të bëjë në të ardhmen. Unë nuk pres që Afrika të ndikojë në programet për vendet e tjera. Theksi i tanishëm është në Afrikë, pasi në se shihen synimet e mijë vjeçarit për vendet në zhvillim, Afrika ka nevojat më të mëdha. Por komuniteti ndërkombëtar, përfshirë edhe Bankën Botërore, ka thënë se këto përpjekje për Afrikën do të jenë shtesë dhe jo në kurriz të vendeve të tjera.

Zëri i Amerikës: Kohët e fundit Shqipëria nënshkroi një projekt me disa banka evropiane dhe me një firmë amerikane për hekurudhën elektrike Tiranë-Durrës. Banka Botërore dhe FMN-ja kanë shprehur disa rezerva për të. Cili është qëndrimi i Bankës Botërore lidhur me këtë projekt të qeverisë Shqiptare sot?

Biaxho Bosone: Ky është një program i rëndësishëm i infrastrukturës së transportit. Synimi është të lidhen dy qytete të mëdha dhe kjo në vetvete nxit zhvillimin. Kjo do të lejonte Shqipërinë të hynte në marrëdhënie me partnerët tregëtarë, me kushte tregu, dhe kjo është e rëndësishme në kontekstin e asaj që thashë më parë, se vendi duhet të mësojë si të ecë me këmbët e veta, në botën e sotme financiare. Pra ky projekt ofron mundësi për të hyrë në marrëdhënie biznesi me partnerë të rëndësishëm ndërkombëtarë. Pra në këtë kuptim është një hap i rëndësishëm. Por pa dyshim, duhet të meren masa që procesi të jetë transparent, që nga kjo nismë të ketë përfitime ekonomike, pra në se ka transparencë dhe në se projekti nuk shton barën për buxhetin e vendit, atëhere, ai duhet të vazhdojë ashtu siç është planifikuar.
 

MLK

Primus registratum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

Banka Boterore ne Shqiperi ka shkaterruar katastrofa te cilat kurre si ka pranuar e pa piken e turpit ndryshon çka thote para dy muajsh /pf/images/graemlins/frown.gif
Kur para dy vitesh ju kerkua mandimi per ralizimin e nje projekti per te rritur kapacitetin prodhues te energjise elektrike ne lumin Drin, projekt qe do te finacohej nga Banka e Detit te Zi (ku shteti shqiptar eshte aksioner me 2%), perfaqesuesi i saj ne Shqiperi nje pakistanez qe eshte trashur prej 7 vjetesh ne vendin tone me rrogat e majme qe i paguhen nga perqindjet e shqitareve, pasi u njoh me studimin e kryer nga nje kompani Evropiane e nuk kishte ku kapej me asnje vend, kerkoi te dinte se si mund te ishte projekti rentabel nese ne Shqiperi nuk binte me shi :eek:
Pra e njeta gje si te thuash nese nuk bie shi perse finacon BB-ja sistemet e ujesjellesit! E ky lloj absurditeti pranohet po nga qeveria Nano i cili ne te njeten kohe i premtoi presidentit te Bankes se Detit te zi i cili erdhi apostafat per kete pune ne Tirane, se projekti do te shihej me perparasi nga qeveria e tij dhe ai vet personalisht.
Ketu flitet per palaço si nga ana Tosit, nga ana e GE, ashtu dhe nga ana e Bankes Boterore qe pa pike turpi jep dy prononcime te kunderta ne nje hapesire kohore nje mujore :eek:
 

leo110

Primus registratum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

Kur kihet nje force e dobet kontratuale(jemi te kushtezuar per n-aresye e nga n-subjekte) dhe kerkon te arrish nje qellim ose te optimizosh nje loje, duhet me fut ne perdorim "Teorine e Lojrave" mbi te cilen J.Nash(kujtoni filmin 'Beautiful mind') mori Nobel-in ne ekonomi para ca vitesh, perkundrazi, do te thoja qe teoria ne fjale eshte shume e aplikueshme ne tregtine/financen nderkombetare mes kompanish te ndryshme e mes shtetesh(dhe politika, eshte pothuajse gjithmone e pranishme edhe ne lojen ekonomike).

MLK,
je me konkret ne bisede sepse je ne poses te nje info me te artikuluar, per eksperiencen qe ke pas dhe per personat/institucionet qe mund te njohesh mbi temen, ndersa une orientoj opinionin/mendimin tim drejt rezultatit qe na intereson mbi argumentin.
 

Santiago

Primus registratum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

Treni Elektrik perfundimisht NUK do te ndertohet.
Nuk e di ne duhet tju uroj apo ngushulloj /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

Nese nuk behet projekti i trenit "elektrik" kjo eshte diçka pozitive per taksapaguesin shqiptar dhe ekonomine shqiptare mbi te gjitha.
Pra nje jave, Ambasada Amerikane u prononcua per kete projekt dhe ishte e vetmja qe mbronte kete projekt! problemi eshte se argumentat qe ajo jepte per realizimin e tij ishin qesharake dhe vetem nje fshatar i cili kujdeset vetem per token e tij e pak i intereson pjesa tjeter mund ti gelltise!
Ambasada Amerikane deklaronte se ky projekt do te zhvilloje ekonomine, do te ndikoje ne uljen e kostos se mirembajtjes se autostrades Tirane Durres, do te uli ndotjen...
Problemi eshte se ne asnje moment nuk jepen shifra, sa sa do te ulet kosto e mirembajtjes, sa do te ulet ndotja?
Normalisht, 10km me transport hekurudhor faturohet 4 euro aktualisht (dhe parae nuk eshte rentabel pasi subvencionohen nga shteti), atehere cili do te jete çmimi qe do paguaje udhetuesi shqiptar per te perdorur kete lloj transporti?
Zgjerimi i autrostrades me nje korsi me teper (pjeserisht pasi ka vende ku nuk eshte e mundur) do te ishte nje zgjidhje shume me efikase, me kosto me te ulet e me e shpejte per permiresimin e transportit ne aksin Tirane-Durres. Per Rinas-Tirane mjafton te vihet ne dispozicion nje linje urbane me 10 autobuze, e cila do te çlironte shume kete aks, duke patur parasysh qe nje rruge e re per te shkuktuar distancen prej 7 km ka filluar punimet nga koncorsiumi qe ka mar shfrytezimin e aeroportit per 25 vjet.
Pra me nje budget prej 25 milion dollare rezultatet do te ishin te njeta.
Projekti i trenit eshte nje projekt vertikal per ekonomine shqiptare, e cila ka nevoje aktualisht per projekte horizontale pasi akoma nuk ka arritur pjekurine e saj per aplikimin e projekteve vertikale.
 

Nakenak

Primus registratum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />


argumentat qe ajo jepte per realizimin e tij ishin qesharake dhe vetem nje fshatar

[/ QUOTE ]

shyqyr si kemi qytetare si puna jote qe i kuptojne sakte keto "futje"....

qesharake eee,
e di cfare eshte qesharake.... qesharak eshe mendimi yt qe nuk ja ka idene e trenit elektrik.

Ne New York ekziston me shume se 100 vjet. Duke filluar na financieret e Wall Street e deri te Mayori Bloomberg e perdorin ate cdo dite. Normal qe nje tren nuk do te bej diference, por fillon me ate, pastaj zgjerohet ne Shkoder, Vlore. etj... Apo per ty nuk ka rendesi koha, ti e pranon qe te udhetosh 4 ore nga Tirana ne Shkoder, 100km, qe ne tren elektrik mund te bej per 60 min

Zgjerimi i autostrader... autostrades??? Kujt i thua autostrade? Apo ju katundaret e Frances nuk i perdorini sepse duhet 5 euro per te hyre... keni kohe boll per te mberritur lokal, shyqyr puna nuk ju ngut....
 

Santiago

Primus registratum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

Tirana nuk eshte Nju Jork
Dhe kur NY ndertoi para 100 vitesh ato qe thua ti besoj se nuk ka pasur keto probleme qe kemi ne.

ps.cne qe nxhesh dhe merr kot. Mos u fut ne komunitetin e atyre te cilet nga fjala fshatar kane alergji si ndaj nje rrobe te vjeter. /pf/images/graemlins/eek.gif
 

Nakenak

Primus registratum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

Por eshte per tu nxehur o burre...(sepse ma ka permend edhe ne nje pergjigje tek piramidat punen e fshatarit e katundarit)



Dhe ta siguroj une se kur nisi treni elektrik ne New York, ishte gjendje shume me e keqe se Tirana sot.
Ti thua jo po qeveria, degjo, cdo pozite ka opozite.(nuk flas per komunizem)


Mendoje sikur ti te shkoje nga Tirana ne plazhin e durresit per 20 min ose edhe per te bere shoping ose nje vizite te theshte.
Mendoje sikur une ve vi nga jashte dhe mos te keme nevoje qe te therras kusheri e kojshi te me dalin perpara ne Rinas (Se me shume bej te shkoi nga Rinasi ne Tirane sesa vi nga New Yorku)

Nuk eshte gjithcka u do paguajme taksa u do jete me mire neshe shtojme nje linje ne superstrade (edhe pse ne disa vende thote vete se nuk eshte e mundur)
 

MLK

Primus registratum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

Vetem do te shtoja qe punen e fshatarit se pari, e ke pergjysemuar frazen time, pasi kam thene qe fshatari neper bote eshte i lidhur pas tokes se tij e pjesa tjeter nuk i intereson shume ça behet. Per kete nuk i vura faj as mungeses se interesit te tij per pjesen tjeter e as nivelit qe ka, po ky eshte realitet Pepaj e nese ti nuk e njef nuk eshte me problemi im po i yti e ste ndihmoj dot.
Per sa i perket pjeses se trenit per tju kthyer temes, je komplet jashte fare me "argumenttat" qe sjell!
Se pari per rentabilitetin e trenave per fatin tend te keq kam punuar 12 vjet ne kompanine lider ne bote ne fushen e transportit Alstom, keshtu qe mendoj se duhet te dij pak me shume nga ti qe vetem na paske pa trenin e New York-ut.
Nga Tirana ne Shkoder Pepaj, nuk behet per 4 ore si thua ti po per 1 ore e gjysem maksimumi se eshte bere rruga, po keshtu dhe nga Tirana ne Durres behet per 20-30 min me veture.
Nga Rinasi ne Tirane nuk ke nevoje te therrasesh kushurinjte se per 15-20 dollare te çon taksia te dera e shtepise brenda 20-30 min (per katund ben pak me shume).
Nejse se sdo merrem me ty personalisht se se kam per tip, pyetja qe ngrita me larte ishte se ne çdo biznes plan flitet me shifra e çuditerisht te ky eshte ven nje rentabilitet prej 12% ne vit! Kete rentabilitet nuk mund ta gjesh dot ne vendet e zhvilluara perendimore ku transporti ze nje vend te rendesishem ne ekonomi pasi fluksi eshte shume me i dendur si per njerezit ashtu dhe per mallrat.
Nuk mund te merren keshillat nga kompania qe do fitoj 110 milione dollare per realmizimin e projektit pasi jemi ne konflikt te plote interesash.
Ne asnje vend normal te botes nuk mund te ndodhi diçka e tille ne menyre kaq te hapur, pasi ai qe perkrahte diçka te tille luante nje loje teper te rrezikeshme per te ardhmen e tij. Ne Shqiperi quhet diçka normale! Nuk eshte problemi nese eshte amrikane apo gjermane kompania, se as me kercet per asnje vend ne bote, problemi shtrohet qe po na shesin diçka qe nuk kemi nevoje ta blejme me çmimin qe duan te na e shesin.
 
Top